Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 524 date 20.7.2016 on the organization and functioning of the Technical Secretariat of National Water Council

Made 2016-07-20 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr. 524, datë 20.7.2016 për organizimin dhe funksionimin e sekretariatit teknik të këshillit kombëtar të ujit.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Water
Keywords
institution, water resources management, public water, policy/planning, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 524, datë 20.7.2016 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SEKRETARIATIT TEKNIK TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 1, shkronja “b”, e 11, të ligjit nr. 111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, si organ ekzekutiv i Këshillit Kombëtar të Ujit, është institucion qendror, person juridik publik, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit. 2. Misioni i Sekretariatit është ndërtimi i një sistemi të integruar të qeverisjes dhe menaxhimit të burimeve ujore, me qëllim përmbushjen e të gjitha nevojave jetësore, duke mbajtur në vëmendje qëndrueshmërinë e ekosistemeve dhe duke nxitur konkurrueshmërinë e përdorimeve dhe prioritizimin drejt përfitueshmërisë ekonomike. 3. Funksionet dhe kompetencat e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit janë ato të përcaktuara në ligjin nr. 111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. 4. Detyrat dhe objektivat e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, në cilësinë e sekretariatit teknik të Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave - GMIP (KKU) në fushën e menaxhimit të integruar të ujit janë, si më poshtë vijon: a) Udhëheq procesin e vendosjes së objektivave strategjikë të sektorit; b) Udhëheq procesin e menaxhimit të integruar të burimeve njerëzore, financiare dhe aseteve të sektorit; c) Mirëmban inventarin e përditësuar të të gjitha programeve të asistencës financiare dhe projekteve të sektorit; ç) Organizon takimet e GMIP-së dhe nëngrupeve tematike; d) Udhëheq procesin e hartimit dhe miratimit të matricës unike të prioritizimit të projekteve të sektorit; dh) Koordinon të gjitha palët e përfshira në procesin e përgatitjes dhe zbatimit të Planit Kombëtar Sektorial. 5. Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit financohet nga buxheti i shtetit dhe nga çdo burim tjetër financiar i ligjshëm. 6. Sekretari Kombëtar i Ujit përfaqëson sekretariatin në marrëdhëniet me të tretët. Marrëdhëniet e punës të nëpunësve të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit rregullohen sipas legjislacionit të shërbimit civil. Për nëpunësit ekzistues zbatohen dispozitat e nenit 67, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar. 7. Rregullorja e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit miratohet nga Këshilli Kombëtar i Ujit, sipas përcaktimeve të shkronjës “d”, të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. 8. Vendimi nr. 230, datë 23.4.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit”, shfuqizohet. 9. Ngarkohen Ministria e Financave, Kryeministria dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi

Regulation No. 524 date 20.7.2016 on the organization and functioning of the Technical Secretariat of National Water Council · Nelum