Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 495 date 22.7.2014 amending and supplementing Regulation No. 693 date 10.11.2005 proclaiming the legatine complex of Butrinti as national park

Made 2014-07-22 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
cultural heritage, national parks, protected area

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 2/16/2015 Ligjet.org ­ Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 693, datë 10.11.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:495:22.07.2014 1/1 [Printo] [Google Translate] VEND IM Nr. 495, datë 22.7.2014 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 693, DATË 10.11.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT LIGATINOR TË BUTRINTIT "PARK KOMBËTAR"", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 1, shkronja "b", 4/2, 6 e 13, të ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002, "Për zonat e mbrojtura", dhe të nenit 10, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në vendimin nr. 693, datë 10.11.2005, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Në fund të fjalisë së parë, të shkronjës "a" të pikës 4, pas fjalës ". mesdhetare ." shtohen fjalët ". dhe zona të trashëgimisë kulturore e natyrore, përfshirë zonat arkeologjike të trashëgimisë kulturore "Park antik".". b) Pas pikës 4 shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje: "4.1. Nënzonat e shënuara në hartë me shkronjën A3, me sipërfaqe të përgjithshme 614,3 (gjashtëqind e katërmbëdhjetë presje tre) ha, kalojnë në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe në përdorim të Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, institucion në varësi të kësaj ministrie.". c) Pika 6 ndryshohet si më poshtë vijon: "6. Ngarkohet Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit për menaxhimin e nënzonaveA3, në përdorim të saj, e cila, së bashku me komitetin e menaxhimit të këtij parku e në bashkëpunim me institucionet e specializuara, të realizojnë menaxhimin e përgjithshëm të Parkut dhe të kontrollojnë zbatimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar.". ç) Kudo në vendim, emërtimet "Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve" dhe "Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave" zëvendësohen, përkatësisht, me "ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore" dhe "ministria përgjegjëse për mjedisin". 2. Ngarkohet Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit për të hartuar planin e menaxhimit të zonës. 3. Ngarkohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për kryerjen e regjistrimit, në zbatim të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama Copyright 2013 ­ www.ligjet.org javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:495:22.07.2014:1

Regulation No. 495 date 22.7.2014 amending and supplementing Regulation No. 693 date 10.11.2005 proclaiming the legatine complex of Butrinti as national park · Nelum