Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 489 proclaiming the natural complex of the “Prespa e Madhe” and “Prespa e Vogel” lakes and their surrounding territories as natural zone of special protection and including them in the list of wetlands of international importance especially for their water birds habitats

Made 2013-06-13 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
birds, protected area, protection of habitats, protection of species, biodiversity

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 489, datë 13.6.2013 PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT NATYROR TË LIQENEVE TË PRESPËS SË MADHE E TË VOGËL DHE TË TERRITOREVE PËRRETH ZONË NATYRORE VEÇANËRISHT E MBROJTUR DHE PËRFSHIRJEN NË LISTËN E LIGATINAVE ME RËNDËSI NDËRKOMBËTARE, VEÇANËRISHT SI HABITATE TË SHPENDËVE UJORË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2 e 4 të Konventës së Ramsarit “Për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitate të shpendëve ujorë”, të neneve 4/1, pikat 1 e 2, 4/3, pika 1, e 13 të ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, dhe të nenit 6, pikat 7 e 14 të ligjit nr. 10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e kompleksit natyror të liqeneve të Prespës së Madhe e të Vogël dhe të territoreve përreth zonë natyrore veçanërisht e mbrojtur dhe përfshirjen në listën e Konventës së Ramsarit “Për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitate të shpendëve ujorë”, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kufijtë e zonës natyrore veçanërisht të mbrojtur janë, si më poshtë vijon: Veri: Pika 1 te dogana, me koordinata 4491710.92 L dhe 4531669.34 V, vijon gjatë kufirit shtetëror me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, deri te pika 2, kuota 1178.5 m, me koordinata 4497778.10 L dhe 4529977.61 V; Lindje: Pika 2, kuota 1178.5 m, me koordinata 4497778.10 L dhe 4529977.61 V, vijon gjatë kufirit shtetëror me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe me Greqinë, pika 3, kuota 889.5 m, pika 4 (mali i Gagazit), kuota 1326.4 m deri te pika 5, kuota 1547.7 m, me koordinata 4504975.15 L dhe 4503812.55 V; Jug: Pika 5, kuota 1547.7 m, me koordinata 4504975.15 L dhe 4503812.55 V, vijon me kufirin e Parkut Kombëtar “Prespa”, pika 6 (maja e Kalasë së Trojanit), kuota 1188.0 m, deri te pika 7 (mali i Osojës), kuota 1335.9 m, me koordinata 4498389.01 L dhe 4505964.24 V; Perëndim: Pika 7 (mali i Osojës), kuota 1335.9 m, me koordinata 4498389.01 L dhe 4505964.24 V, zbret kurrizin në drejtim të kuotës 1072.0 m, ndjek krahun e poshtëm të rrugës, kalon te Qafa e Lisave, poshtë fshatit Rakickë, vijon me rrugën në drejtim të qafës së Çukës dhe të fshatit Zaroshkë, i ngjitet kurrizit në drejtim të pikës 8, kuota 1278.2 m (m. Vërtellkës), zbret te kuota 889.0 m, i ngjitet kurrizit në drejtim të kuotës 1132.1 m (maja e Padinës), pika 9, me koordinata 4490412.41 L dhe 4513756.10 V, ndjek anën e poshtme të rrugës në drejtim të fshatit Gollomboç; deri te pika 10, me koordinata 4494260.71 L dhe 4524540.87 V, i ngjitet kurrizit në drejtim të kuotave 1088.0 m, 1065.0 m, 1163.0 m (m. Hata-Drushit), 1108,0 m, 964.0 m, pika 11, kuota 1040.0 m, me koordinata 4491661.23 L dhe 4527638.41 V, zbret kurrizin në drejtim të kuotave 925.0 m, 9809 m e të pikës 12, me koordinata 4493116.41 L dhe 4529349.63 V, vijon gjatë rrugës në drejtim të doganës deri te pika 1, me koordinata 4491710.92 L dhe 4531669.34 V. 3. Zona natyrore veçanërisht e mbrojtur ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 15 118.58 (pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e tetë) ha dhe ndahet, si më poshtë vijon: Nr. Përdorimi i territorit Sipërfaqja në ha 1. Sipërfaqe ujore (liqene, laguna, lumenj, përrenj) 5 235.45 2. Sipërfaqe pyjore, shkurre dhe tokë me bimësi pyjore 7 262.40 3. Sipërfaqe me kullota dhe livadhe 320.17 4. Sipërfaqe bujqësore (arë, pemëtore, vreshta) 2 133.23 5. Sipërfaqe joprodhuese (shkëmbore, zhavorre, ranore, rrugë) 13.40 6. Sipërfaqe urbane 133.38 7. Sipërfaqe urbane të përzier me tokë bujqësore 20.55 Sipërfaqja e përgjithshme 15 118.58 4. Zonimi i territorit të zonës natyrore veçanërisht të mbrojtur është në përputhje me zonimin e territorit të Parkut Kombëtar “Prespa”, të përcaktuar në planin e menaxhimit të parkut. 5. Veprimtaritë social-ekonomike që lejohen të ushtrohen në zonën natyrore veçanërisht të mbrojtur, në përputhje me Konventën e Ramsarit, janë ato me karakter tradicional, që ruajnë vlerat mjedisore dhe që zhvillohen në përputhje me nivelin e mbrojtjes së zonës dhe me objektivat e planit të menaxhimit të parkut kombëtar. 6. Administrata e Parkut Kombëtar “Prespa”, në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, përgjigjet për ruajtjen dhe menaxhimin e zonës natyrore veçanërisht të mbrojtur, si habitate të shpendëve ujorë sipas Konventës së Ramsarit, në kuadër të programeve dhe planit të menaxhimit për parkun kombëtar. Komiteti i Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Prespa” mbikëqyr veprimtarinë e administratës së parkut kombëtar dhe në kuadrin e ruajtjes dhe të menaxhimit të zonës natyrore veçanërisht të mbrojtur si habitat të shpendëve ujorë në përputhje me Konventën e Ramsarit. 7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 489 proclaiming the natural complex of the “Prespa e Madhe” and “Prespa e Vogel” lakes and their surrounding territories as natural zone of special protection and including them in the list of wetlands of international importance especially for their water birds habitats · Nelum