Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 450 on the re-evaluation and re-distribution of the ex-agricultural cooperative property

Made 1993-09-16 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
land subdivision, land valuation

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. V E N D I M Nr.450 datë 16.9.1993 PER RIVLERESIMIN DHE RISHPERNDARJEN NE VLERE TE PASURISE SE ISH-KOOPERATIVAVE BUJQESORE Në zbatim të ligjit nr.7745, datë 26.7.1993 "Për rivlerësimin dhe rishpërndarjen në vlerë të pasurisë së ish-kooperativave bujqësore", me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I : 1. Duke u mbështetur në dokumentacionin për vlerësimin e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore dhe të provave të tjera të bëra nga komisionet e ngritura për këtë ëqllim sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.266, datë 8.8.1991 "Për ndarjen e pasurisë në kooperativat bujqësore", si dhe të komisioneve për rivlerësimin dhe rishpërndarjen e pasurisë së ish-koopertivave bujqësore, në çdo ish-kooperativë bujqësore të bëhet rivlerësimi i kësaj pasurie si vijon : a) Kur pasuria e vlerësuar është bërë sipas kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.266, datë 8.8.1991, dhe ende nuk është shpërndarë, shpërndarja të bëhet me çmimet e asaj periudhe, por duke bërë indeksimin e lekut në çastin e rivlerësimit. b) Kur pasuria e vlerësuar është bërë sipas kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.266, datë 8.8.1991, dhe u është shpërndarë personave, por nuk është arkëtuar vlefta, të bëhet rivlerësimi i pasurisë me çmimet e asaj periudhe, duke bërë indeksimin e lekut në çastin e rivlerësimit. c) Kur pasuria është vlerësuar e shpërndarë dhe janë kryer arkëtimet nga shitja para datës 30 nëntor 1991, quhet e mirëqenë, pra nuk bëhet indeksimi i lekut. 2. Për zbatimin e ligjit nr.7745, datë 26.7.1993, formohet komisioni qeveritar me këtë përbërje : Fahri Dahri drejtor i financës në Ministrinë e Bujqësisë dhe të ushqimit Niko Gjokoreci drejtor i Bankës së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rasim Borici drejtor i Policisë në Ministrinë e Rendit Publik Nezir Aldeta specialist në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë Aleksandër Nushi drejtor në Bankën e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Naim €elmeta specialist në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit Fatos Gjini specialist në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit Këshillat e rretheve të formojnë komisionet në shkallë rrethi, në përbërje të të cilave të jenë specialistë nga drejtoria e bujqësisë dhe e ushqimit, seksioni i kontrollit të rrethit, dega e bankës së bujqësisë dhe të zhvillimit, seksionet e financës dhe të degës së rendit publik. €do komunë ose bashki krijon komisionet për vlerësimin, rivlerësimin dhe rishpërndarjen e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore. Komisionet e komunës ose bashkisë i paraqesin llogaritjet për rivlerësimin dhe rishpërndarjen e bërë në këshillin e komunës ose bashkisë, të cilët i miratojnë brenda datës 31.12.1993. Vendimet e Këshillit të Komunës ose bashkisë për rivlerësimin dhe rishpërndarjen e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore janë tituj ekzekutive. 3. Në punën e tyre komisionet e komunës ose bashkive mbledhin çdo deklarim për pasurinë e ish-kooperativave bujqësore, të marrë në mënyrë të paligjshme e të padokumentuar. Nëse personi që ka kryer përvetësim e mohon atë dhe nuk shlyen detyrimin që rrjedh nga kjo, çështja dërgohet për ndjekje penale nga komisioni i komunës ose bashkisë. Rivlerësimit sipas kritereve të nenit 1 të ligjit nr.7745, datë 26.7.1993, i nënshtrohen edhe detyrimet që kanë personat fizikë a juridikë, të cilët janë debitorë ndaj ish-kooperativave bujqësore, pra duke bërë indeksimin e lekut. 4. Në pasurinë e ish-kooperativave bujqësore do të vlerësohen të gjitha mjetet themelore të tyre, pavarësisht nga burimet e financimit, si ato të krijuara me mjetet e tyre financiare, me kredi bankare e me pjesëmarrje shtetërore. Nga kjo bën përjashtim vetëm vlefta e tokës që paguajnë blerësit, pasi këto të ardhura derdhen në buxhetin e shtetit. 5. Në përfundim vlera totale e llogaritur sipas këtij rivlerësimi do të shpërndahet sipas kontributit të çdo personi që nga krijimi i pasurisë së ish-kooperativës bujqësore. Kontributi i secilit matet me shpërblimin e marrë prej tij për punën e kryer në kooperativave nga çasti i krijimit deri në shpërndarjen përfundimtare të saj. 6. Të gjithë personat që kanë pretendime për rivlerësimin e rishpërndarjen e vlerës së pasurisë së ish-kooperativave bujqësore, t'ia paraqesin ato konkretisht e me argumente me shkrim komisionit të komunës ose bashkisë brenda muajit nëntor të vitit 1993. Këtë të drejtë e kanë edhe trashëgimtaret. Pas këtij afati nuk merret në konsideratë asnjë pretendim. Për kooperativat bujqësore që janë ndarë pas datës 1 janar 1991, rishpërndarja bëhet mbi bazën e ish-kooperativës së bashkuar. 7. Komisionet e komunës ose bashkisë, kur e çmojnë të nevojshme për të marrë shpjegime nga gjithë personat që kanë qenë me përgjegjësi materiale e administrative në ish-kooperativat bujqësore, u jepet e drejta për t'i thirrur dhe ata janë të detyruar të paraqiten para komisionit. 8. Komisionet e ngritura në zbatim të ligjit nr.7745, datë 26.7.1993, detyrohen të bëjnë denoncim në organet e drejtësisë për rastet kur vërejnë abuzime, falsifikime etj. gjatë procesit të vlerësimit dhe shpërndarjes së pasurisë. 9. Mbi bazën e vendimeve të vlerësimit e të shpërndarjes së pasurisë, zyrat e financës në këshillin e komunës ose bashkisë vjelin detyrimet e personave fizike e juridike që kanë për të kthyer, edhe ua shpërndajnë ato personave që kanë për të marrë. Kështu veprohet edhe për detyrimet e tjera që kanë klientë të ndryshëm dhe që nuk kanë shlyer detyrimin ndaj ish-kooperativave bujqësore. Edhe veprimet me bankë për efekt të zbatimit të këtij vendimi kryhen nga këto zyra. Vjelja dhe rishpërndarja e pasurisë realizohet brenda vitit 1994. Për realizimin e vjeljes së detyrimeve zyrat e financës në komunë ose bashki zbatojnë kriteret e përcaktuara në dekretin "Për nxjerrjen e të ardhurave shtetërore dhe detyrimeve të tjera". 10. Këshillat e komunave ose të bashkive, përveç specialistëve të tyre (financierë, agronomë, zooteknikë, veterinerë) dhe specialistë të asistencës teknike të drejtorive të bujqësisë e të ushqimit në rrethet që do të caktohen nga komuna, pjesëtre të komisioneve të rivlerësimit e rishpërndarjes së pasurisë së ish-kooperativave bujqësore kanë të drejtë të caktojnë edhe një ekonomist që të jetë kryetar i këtij komisioni, i cili paguhet sipas klasës XVII, pagë që përballohet nga rishpërndarja e të ardhurave të ish-kooperativave bujqësore. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE Aleksandër Meksi

Regulation No. 450 on the re-evaluation and re-distribution of the ex-agricultural cooperative property · Nelum