Regulation No. 409 on the criteria of marketing and certification of material for the vegetative propagation of the vine
Made 2013-05-08 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Cultivated plants
- Keywords
- seeds/planting material, viticulture/oenological practices, plant production, packaging/labelling, certification, registration, access-to-information, internal trade, genetic resources
- Categories
- agriculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 409, datë 8.5.2013 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË TREGTIMIT DHE TË CERTIFIKIMIT TË MATERIALEVE TË SHUMËZIMIT VEGJETATIV TË HARDHISË1 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 pika 9, 14 pika 3, 15 pika 3 dhe 16 pika 4 të ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1.1. Qëllimi Qëllimi i këtij vendimi është të përcaktojë kriteret për tregtimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë, për kategoritë, identitetin dhe cilësinë e tyre, rregullat e paketimit dhe etiketimit, si dhe kriteret e procedurat e kryerjes së certifikimit. 1.2. Përkufizime Të gjithë termat e përcaktuar në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa me termat e mëposhtëm do të nënkuptohet: 1. “Hardhi”, bima e gjinisë Vitis L., e destinuar për prodhimin e rrushit ose për përdorim si material shumëzimi për bimë të tilla. 2. “Klon”, pasardhësi vegjetativ i një varieteti që është zgjedhur saktë nga një hardhi mëmë, për shkak të njëjtësisë varietore për tiparet e tij fenotipike, si dhe për gjendjen e tij shëndetësore. 3. Materiale shumëzimi vegjetativ të hardhisë janë: a) Fidanët e hardhisë, që mund të jenë: i) “fidanë të pashartuar” janë bimë njëvjeçare të përftuara nga sharmendat ose lastarët e hardhisë, të rrënjëzuara, të cilat janë të destinuara për mbjellje të pashartuar, si dhe për përdorim si nënshartesa për shartim në vend; ii) “fidanë të shartuar” janë bimë njëvjeçare të përftuara nga sharmendat ose lastarët e hardhisë të bashkuara nëpërmjet shartimit, pjesa nëntokësore e së cilës formohet nga nënshartesa dhe pjesa mbitokësore formohet nga mbishartesa. b) Pjesët përbërëse të fidanëve të hardhisë, që janë: i) “copë ose talee” është pjesë sharmende e përftuar prej hardhive të disa specieve të gjinisë Vitis L. ose të hibrideve ndërmjet tyre, të qëndrueshme ndaj filokserës. Destinimi i copave ose talee-ve është formimi i pjesës nëntokësore ose nënshartesës së bimës së rrënjëzuar në përgatitjen e fidanëve të shartuar; ii) “kalem” është pjesë sharmende e hardhisë Vitis Vinifera L. e destinuar për të formuar pjesën mbitokësore ose mbishartesën e bimës, në përgatitjen e fidanëve të shartuar ose për shartimet në vend; c) “copë për fidanë të pashartuar” është copë ose talee, pjesë nga sharmendat apo lastarët e hardhisë të destinuar për prodhimin e fidanëve të pashartuar. 4. “Sharmendë”, dega njëvjeçare e hardhisë e drunjëzuar. 5. “Lastar”, dega e hardhisë e padrunjëzuar; 6. “Nënshartesë”, pjesa nëntokësore e fidanit të shartuar, e destinuar për formimin e sistemit rrënjor të hardhisë. 7. “Mbishartesë”, pjesa mbitokësore e fidanit të shartuar, e destinuar për formimin e sistemit ajror të hardhisë dhe për prodhimin e rrushit. 1 Ky vendim është bazuar dhe përafron pjesërisht direktivën e Këshillit 68/193/EEC të datës 9 prill 1968 për tregtimin e materialit për shumëzim vegjetativ të hardhisë (me CELEX nr. 31968L0193, Gazeta Zyrtare L 93, datë 17.4.1968, faqe 15 23), e ndryshuar së fundi nga direktiva e Komisionit 2005/43/EC e datës 23 qershor 2005 (me CELEX nr. 32005L0043, Gazeta Zyrtare L 164, datë 24.6.2005, faqe 37-45) për ndryshimet e anekseve në direktivën e Këshillit 68/193/EEC. 8. “Vreshti mëmë ose vreshti i bimëve mëmë” janë: a) “Vreshti mëmë antifilokserik” është mjedisi ku kultivohen hardhitë mëmë të disa specieve të gjinisë Vitis ose të hibrideve ndërmjet tyre, të qëndrueshme ndaj filokserës. Destinimi i vreshtit mëmë antifilokserik është prodhimi i copave ose talee-ve për nënshartesa në procesin e shartimit dhe i copave për fidanë të pashartuar, ku pastërtia e species apo e hibridit ndërmjet specieve është e siguruar; b) “Vreshti mëmë i kalemave” është mjedisi ku kultivohen hardhitë mëmë të varieteteve ose sipas rastit, të kloneve të parapëlqyera, të species Vitis Vinifera, të mirëmbajtura me destinim kryesor prodhimin e kalemave për mbishartesa në procesin e shartimit, ku pastërtia varietore është e siguruar. 9. “Vreshtë prove”, një sipërfaqe vreshti për kryerjen e disa fazave përzgjedhëse të materialeve kandidate për përftimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ parabazë dhe për ruajtjen e të gjitha të dhënave për nevojat e vreshtit mëmë. 10. “Fidanishte”, një sipërfaqe toke e destinuar për kultivimin e fidanëve të pashartuar ose fidanëve të shartuar. 11. “Materiale shumëzimi standard”, materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të përftuara nga bimët e mbjella në vreshtin e bimëve mëmë të kategorisë standard dhe që plotësojnë kërkesat për materialet e shumëzimit standard, të përcaktuara në anekset 1 dhe 2 të këtij vendimi. 12. “Mjedise prodhimi”, vreshti mëmë antifilokserik, vreshti mëmë i kalemave, fidanishtja dhe infrastruktura tjetër ndihmëse për prodhimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë. 13. “Ngarkesë”, sasia ose numri i materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të një ose më shumë loteve që transportohen së bashku. 14. “Numri i referencës së lotit” ose “numri i referencës së ngarkesës”, çdo shenjë numerike, e cila bën të mundur që një lot ose ngarkesë të jetë e dallueshme dhe e gjurmueshme. 15.“Identitet varietor”, tërësia e veçorive botanike, morfologjike, biologjike dhe agroteknologjike, që zotëron një varietet ose një klon në rastin e nënshartesave, një specie ose hibrid ndërmjet specieve, vlera e të cilit është e njohur dhe plotëson qëllimet e përdorimit. 16. “Pastërti varietore”, kërkesa për gjendjen e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë pa përzierje të varieteteve, që nuk janë deklaruar në dokumentacionin përkatës ose nuk janë shenjuar si të tillë. 17. “Pastërti shëndetësore”, kërkesa për gjendjen e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë pa infeksione ose simptoma të organizmave të dëmshëm dhe sëmundjeve të listuara në aneksin 1 të këtij vendimi dhe në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve. 18. “Treguesit e cilësisë”, kërkesat për gjendjen e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë, në lidhje me pastërtinë varietore, pastërtinë shëndetësore dhe pastërtinë teknike, në përputhje me përcaktimet e bëra në aneksin 2 të këtij vendimi. 19. “Person përgjegjës i kualifikuar”, çdo person, fizik ose juridik, me profesion agronom me arsim të lartë, i specializuar për vreshtarinë, në cilësinë e furnizuesit ose i punësuar prej tij dhe që ka akt përfaqësimi nga furnizuesi për të vepruar në emër të tij për detyrimet që rrjedhin nga ligji nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”. II. KRITERET E TREGTIMIT TË MATERIALEVE TË SHUMËZIMIT VEGJETATIV TË HARDHISË 11.1. Kërkesat e përgjithshme për vendosjen në treg 1. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë mund të tregtohen vetëm nëse: a) i përkasin njërës prej kategorive të përcaktuara në këtë vendim; b) kanë pastërti dhe identitet varietor në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aneksin 1 të këtij vendimi; c) plotësojnë kërkesat në lidhje me cilësinë të përcaktuara në aneksin 2 të këtij vendimi; ç) janë paketuar dhe etiketuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në anekset 3 dhe 4 të këtij vendimi; d) janë certifikuar zyrtarisht si materiale të kategorive parabazë, bazë, të certifikuar ose në rastin e materialeve të shumëzimit vegjetativ që nuk destinohen për t’u përdorur si nënshartesa, janë certifikuar si materiale të kategorisë standard. 2. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë duhet t’u përkasin varieteteve ose, në rastin e nënshartesave, specieve dhe hibrideve ndërmjet specieve të regjistruara në katalogun kombëtar. Në rastin e kloneve, materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë duhet t’u përkasin kloneve që janë regjistruar në listën e kloneve të pranuara zyrtarisht në procedurën për certifikim zyrtar. 3. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë duhet të plotësojnë kërkesat për pastërtinë shëndetësore në përputhje me rregullat e përcaktuara në aneksin 1 të këtij vendimi, në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve, si dhe në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e biodiversitetit. 11.2. Kriteret dhe kërkesat për kategoritë 1. Kritere për përcaktimin e kategorisë për materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë janë prejardhja dhe shkalla e garancisë për identitetin dhe pastërtinë varietore, pastërtinë shëndetësore dhe treguesit e cilësisë. 2. Kategoritë e materialeve të shumëzimit janë: a) Materiale shumëzimi vegjetativ të hardhisë, të certifikuara zyrtarisht, ku bëjnë pjesë kategoritë: i) parabazë; ii) bazë; iii) të certifikuar. b) Materiale shumëzimi vegjetativ të hardhisë, të certifikuara, ku bën pjesë kategoria standard. 3. Për materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorive të certifikuara zyrtarisht si parabazë e bazë, pas kryerjes së procedurave të certifikimit lëshohet “Certifikatë zyrtare” sipas modelit 7 të përcaktuar në aneksin 5 të këtij vendimi. 4. Për materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë së certifikuar dhe të kategorisë standard, lëshohet “Certifikatë zyrtare” sipas modeleve 2 e 3 të aneksit 5 të këtij vendimi. 5. Kërkesat, që duhet të plotësojnë materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, sipas kategorive, janë si më poshtë vijon: a) të jenë përftuar sipas rregullave teknike të përcaktuara; b) të sigurojnë ruajtjen e identitetit të varietetit dhe të pastërtisë fitosanitare. 6. Rregullat teknike për kërkesat që duhet të plotësohen nga materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, për kategorinë, si dhe për ruajtjen e identitetit varietor dhe të pastërtisë fitosanitare përcaktohen me udhëzim të ministrit. II.3. Kriteret për identitetin varietor 1. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë tregtohen me emërtimin e varietetit ose sipas rastit të klonit të cilit i përkasin. Në rastin e nënshartesave që nuk i përkasin një varieteti ose kloni, referenca bëhet për speciet ose hibridet ndërmjet specieve të caktuara. 2. Varietetet për të cilat bëhet referenca duhet: a) të jenë regjistruar në katalogun kombëtar; b) t’u përkasin varieteteve dhe sipas rastit, kloneve dhe në rastin e nënshartesave, t’u përkasin specieve dhe hibrideve ndërmjet specieve të cilat janë pranuar zyrtarisht për certifikim. 3. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, për ruajtjen e identitetit dhe pastërtisë varietore, duhet të plotësojnë kërkesat në lidhje me gjurmueshmërinë, si më poshtë vijon: a) Të mbahen në lote të ndara, të shënjuara e të etiketuara gjatë: i) rritjes në vreshtin mëmë; ii) prerjes, marrjes, transportit e shpërndarjes nga vreshti mëmë; iii) shartimit dhe rritjes së bimëve për prodhimin e fidanëve në fidanishte; iv) vendosjeve, shkuljeve e lëvizjeve të ndryshme; v) paketimit, ruajtjes, transportit dhe shpërndarjes. b) Nëse materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të origjinave të ndryshme, gjatë paketimit, magazinimit, ruajtjes, transportit ose shpërndarjes janë vënë së bashku ose të përziera, furnizuesi duhet të mbajë të dhëna, për përbërjen e bashkësisë ose përzierjen, si dhe për origjinën e përbërësve individualë të saj. II. 4. Kriteret për cilësinë 1. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, përveç pastërtisë varietore ose klonale ose në rastin e nënshartesave, pastërtisë së species ose të hibrideve ndërmjet specieve e pastërtisë shëndetësore, duhet të plotësojnë dhe pastërtinë teknike. 2. Pastërti teknike është kërkesa për gjendjen e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë, në lidhje me përmasat e tyre, tharjet dhe dëmtimet fizike që prishin cilësinë ose ulin vlerën e tyre për përdorim. 3. Kërkesat e hollësishme në lidhje me cilësinë e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë përcaktohen në aneksin 2 të këtij vendimi. II.5. Kërkesat në lidhje me paketimin dhe etiketimin 1. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë tregtohen vetëm në ngarkesa ose lote homogjene dhe nëse ata janë të paketuara e të etiketuara në përputhje me kërkesat e përcaktuara në anekset 3 dhe 4 të këtij vendimi. 2. Paketimet e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë mbyllen dhe, sipas rastit, rimbyllen e etiketohen nën mbikëqyrjen zyrtare të ESHFF-së, në një mënyrë të tillë që nuk mund të hapen pa dëmtuar paketimin ose pa e hequr etiketën zyrtare. 3. Për më shumë se një paketë, tufë, lot ose ngarkesë me të njëjtat karakteristika etiketimi mund të bëhet me një etiketë dhe, në raste të tilla, paketimet ose tufat bashkëngjiten me një shirit lidhës me etiketën, të fiksuar në një mënyrë të tillë që lidhja të dëmtohet në ndarjen dhe nuk mund të zgjatet e të vihet përsëri. 4. Marrësit e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë ruajnë etiketat dhe certifikatën e origjinës për të paktën një vit dhe, kur është e nevojshme, vihen në dispozicion të inspektorit. III. KËRKESAT PËR CERTIFIKIMIN E MATERIALEVE TË SHUMËZIMIT VEGJETATIV TË HARDHISË III.1. Kërkesa të përgjithshme për certifikim 1. Procedurat e certifikimit realizohen nga autoriteti certifikues ose nga subjekte publike apo private sipas përcaktimit në kreun IX të ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”. 2. Për kryerjen e procedurave të certifikimit, furnizuesi paraqet kërkesë pranë autoritetit certifikues sipas rregullave të mëposhtme: a) Kërkesa duhet të paraqitet deri në datën 30 prill të vitit kur pritet të fillojë prodhimi I kalemave dhe copave për vreshtat mëmë dhe deri në datën 20 qershor të vitit të rritjes e të parashikimit për shkulje për fidanët e shartuar e të pashartuar, si dhe të përmbajë të dhënat për: i) furnizuesin; ii) aktivitetin që kryhet; iii) materialet e shumëzimit vegjetativ; iv) personin përgjegjës të kualifikuar. b) Kërkesës i bashkëlidhen plani i prodhimit, dy kopje të modelit të etiketës dhe dy kopje të modelit të certifikatës së origjinës të propozuara për miratim nga autoriteti certifikues. Forma, përmbajtja e kërkesës, si dhe dokumentacioni që i bashkëlidhet janë sipas modelit 1 të paraqitur në aneksin 5 të këtij vendimi. c) Shqyrtimi i kërkesës për certifikim duhet të përfundojë brenda 20 (njëzet) ditëve nga paraqitja e saj dhe autoriteti certifikues njofton zyrtarisht furnizuesit e pranuar ose jo, brenda 10 (dhjetë) ditëve pas shqyrtimit. ç) Kërkesa e furnizuesit për certifikim pranohet nëse: i) përmbajtja e kërkesës dhe dokumentacioni bashkëlidhur janë sipas kërkesave të përcaktuara në këtë vendim; ii) materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë prodhohen, etiketohen dhe vendosen në treg nga persona përgjegjës të kualifikuar; iii) materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, që kërkohen për certifikim, u përkasin varieteteve ose, në rastin e nënshartesave, u përkasin specieve dhe hibrideve ndërmjet tyre që janë regjistruar në katalogun kombëtar ose kloneve që janë regjistruar në listën e kloneve të pranuara zyrtarisht në procedurën për certifikim zyrtar në përputhje me rregullat e përcaktuara për katalogun kombëtar dhe në këtë vendim; iv) modeli i etiketës së propozuar nga furnizuesi është në përputhje me kërkesat e këtij vendimi dhe sipas përcaktimit në aneksin 4 të tij dhe modeli i certifikatës së origjinës është sipas përcaktimit në aneksin 6 të këtij vendimi. III.2. Kërkesat për certifikimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë standard 1. Vreshti mëmë për certifikim në kategorinë standard, përveç kërkesave të përcaktuara në aneksin 1 të këtij vendimi, duhet të përmbushë edhe kërkesat e mëposhtme: a) Ngritja e vreshtit mëmë të jetë realizuar sipas një projekti paraprak, të hartuar sipas rregullave teknike të miratuara me udhëzim të ministrit; b) Toka ku është ngritur vreshti mëmë ose terreni ku rriten bimët mëmë të sigurojë pastërtinë nga organizmat e dëmshëm dhe sëmundjet e listuara në aneksin 1 të këtij vendimi, dhe në legjislacionin për mbrojtjen e bimëve. Kjo kërkesë vërtetohet me fletanalizë laboratorike, të lëshuar nga shërbimi fitosanitar; c) Bimët e mbjella të jenë përftuar nga materiale shumëzimi vegjetativ, vizualisht të pastra nga ana varietore dhe shëndetësore, me origjinë të njohur e të dokumentuar, të vërtetuar me certifikatën fitosanitare dhe certifikatën zyrtare; ç) Bimët e mbjella të jenë shënjuar qartë, për çdo varietet e klon në përputhje me emërtimet e dhëna në skemën e mbjelljes, të ruajtur në dosjen e bllokut mëmë; d) Të jenë kryer të gjitha praktikat e nevojshme për mirëmbajtjen e bllokut; dh) Furnizuesi të mbajë dokumentacionin e nevojshëm sipas rregullave teknike të përcaktuara me udhëzim të ministrit. 2. Fidanishtja e destinuar për prodhimin e fidanëve të shartuar të kategorisë standard, përveç kërkesave të përcaktuara në aneksin 1, të këtij vendimi, për certifikim duhet të përmbushë edhe kërkesat e mëposhtme: a) Fidanët e shartuar standard të prodhohen nga shartimi i kalemave të certifikuar si material shumëzimi të kategorisë standard me copa ose talee, të certifikuara zyrtarisht që përftohen nga hardhi mëmë të kategorive parabazë, bazë ose të certifikuar dhe që vërtetohen me certifikatën fitosanitare dhe certifikatën zyrtare; b) Ngritja e fidanishtes të jetë realizuar sipas një projekti paraprak të hartuar sipas rregullave teknike të miratuara me udhëzim të ministrit; c) Toka ku ngrihet fidanishtja të sigurojë pastërtinë nga organizmat e dëmshëm dhe sëmundjet e listuara në aneksin 1 të këtij vendimi, dhe në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e bimëve. Kjo kërkesë vërtetohet me fletanalizë laboratorike të lëshuar nga shërbimi fitosanitar; ç) Për të siguruar pastërtinë e varieteteve apo të kombinimeve, varietetet mbishartesë e nënshartesë, materialet e shumëzimit dhe të fidanëve të shartuar të mbillen të ndara e të shënjuara, sipas rregullave teknike të miratuara me udhëzim të ministrit; d) Furnizuesi të mbajë dokumentacionin e nevojshëm sipas rregullave teknike të miratuara me udhëzim të ministrit. IV. PROCEDURAT E CERTIFIKIMIT PËR MATERIALET E SHUMËZIMIT VEGJETATIV TË HARDHISË IV.1. Procedurat e certifikimit. Rregulla të përgjithshme 1. Autoriteti certifikues kryen mbikëqyrje periodike të procesit të prodhimit të materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë në mënyrë që të sigurohet në vijimësi përputhja me kërkesat e përcaktuara për certifikimin. 2. Në përfundim të çdo mbikëqyrjeje nga ana e autoritetit certifikues mbahet aktverifikimi, sipas modelit që i bashkëngjitet certifikatës zyrtare të përcaktuar në aneksin 5 të këtij vendimi. 3. Përmbajtja e kërkesës për certifikim, modeli i certifikatës zyrtare dhe aktverifikimeve që i bashkëlidhen certifikatës zyrtare, për materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorive parabazë dhe bazë përcaktohen në modelet 6, 7 dhe 7/1 të aneksit 5 të këtij vendimi. IV.2. Procedurat për certifikimin e vreshtit mëmë dhe autorizimin e prerjes së kalemave të kategorisë standard 1. Në bazë të kërkesës së furnizuesit për certifikim, autoriteti certifikues, nga data 30 korrik deri më 30 shtator, sipas kohës së pjekjes dhe të vjeljes të çdo varieteti, kryen procedurat për certifikimin e vreshtit të bimëve mëmë, si më poshtë vijon: a) Shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga furnizuesi në lidhje me kërkesat që duhet të plotësojë vreshti i bimëve mëmë, për sigurinë e pastërtisë varietore dhe shëndetësore; b) Në momentin e pjekjes për vjelje të varietetit, kryen në vend mbikëqyrjen vizuale, lidhur me pastërtinë varietore e shëndetësore; c) Nëse nga dokumentacioni i paraqitur nga furnizuesi, nga mbikëqyrja vizuale dhe nga aktverifikimet e mbajtura në vend vërtetohet se vreshti mëmë plotëson kërkesat e përcaktuara për certifikim, autoriteti certifikues i lëshon furnizuesit certifikatën zyrtare për vreshtin mëmë standard, sipas modelit 2 të aneksit 5 të këtij vendimi; ç) Mbështetur në aktverifikimet e vreshtit të bimëve mëmë sipas modelit 2/1 të aneksit 5 të këtij vendimi, autoriteti certifikues, të paktën një muaj para prerjes ose marrjes së kalemave, autorizon furnizuesin për nxjerrjen e etiketës dhe të certifikatës së origjinës. Përmbajtja e autorizimit është sipas modelit 4 të aneksit 5 të këtij vendimi. 2. Gjatë paketimit dhe vendosjes së etiketave, furnizuesi mbikëqyret nga autoriteti certifikues, i cili vërteton sasinë përfundimtare të kalemave, plotësimin e kërkesave të cilësisë, paketimin dhe etiketimin, si dhe numrin e etiketave të lëshuara nga furnizuesi. IV.3. Procedurat për certifikimin e fidanishtes dhe autorizimin e lëshimit të etiketave për fidanët e shartuar standard 1. Furnizuesi, që prodhon për tregtim fidanë të shartuar të kategorisë standard, lejohet t’i tregtojë ato, pasi të jenë certifikuar nga autoriteti certifikues dhe të ketë marrë autorizim për nxjerrjen dhe lëshimin e etiketave. 2. Në bazë të kërkesës së furnizuesit për certifikim dhe deklarimit të prodhimit të parashikuar vjetor të fidanëve të shartuar, të paraqitur jo më vonë se data 20 qershor e vitit të rritjes, autoriteti certifikues gjatë muajve shtator e tetor kryen mbikëqyrje dhe mban aktverifikime, sipas formularëve të përcaktuar në aneksin 5 të këtij vendimi, nëse furnizuesi plotëson detyrimet e përcaktuara për mbajtjen e të dhënave, si më poshtë vijon: a) për kalemat, copat ose talee-t e përdorura në procesin e prodhimit të fidanëve, dokumentet që provojnë origjinën e tyre, si dhe pastërtinë varietore e shëndetësore; b) për tokën e fidanishtes; c) për masat e marra për parandalimin e shfaqjes e të përhapjes së organizmave të dëmshëm dhe sëmundjeve, si dhe masat e tjera, kryesisht largimin e bimëve ose materialeve të shumëzimit apo shkatërrimin e tyre; ç) për masat e marra për ruajtjen e pastërtisë varietore në fidanishte; d) për fidanët e shartuar që plotësojnë kërkesat për shkulje ose zhvendosje për përgatitjen e tyre për tregtim. 3. Në bazë të të dhënave nga mbikëqyrjet e kryera dhe nga aktverifikimet e mbajtura në vend sipas modelit 3/1, autoriteti certifikues i lëshon furnizuesit “Certifikatën zyrtare” për fidanishten e kategorisë standard, sipas modelit 3 të aneksit 5 të këtij vendimi. 4. Nëse vërtetohet se materialet e shumëzimit, që janë përdorur për prodhimin e fidanëve të shartuar, plotësojnë kërkesat edhe gjatë rritjes, autoriteti certifikues, jo më pak se dy muaj para shkuljes ose lëvizjes së fidanëve për tregtim, autorizon furnizuesin për nxjerrjen e etiketës dhe certifikatës së origjinës. Përmbajtja e autorizimit është sipas modelit 5 të aneksit 5 të këtij vendimi. 5. Gjatë paketimit dhe vendosjes së etiketave, furnizuesi mbikëqyret nga autoriteti certifikues, i cili vërteton nëse fidanët e shartuar përmbushin kërkesat e përcaktuara në anekset 2 dhe 3 të këtij vendimi, si dhe sasinë përfundimtare të fidanëve të prodhuar, si dhe numrin e etiketave të lëshuara nga furnizuesi. IV.4. Kërkesat dhe procedurat për certifikimin zyrtar të materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorive parabazë, bazë dhe të certifikuar 1. Kërkesat e përgjithshme të pranimit, për kryerjen e procedurave të certifikimit zyrtar janë, si më poshtë vijon: a) Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë u përkasin varieteteve që janë regjistruar në katalogun kombëtar ose që janë në proces pranimi për regjistrim në këtë katalog; b) Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë rrjedhin nga materiale shumëzimi që janë përftuar në përputhje me rregullat teknike të miratuara me udhëzim të ministrit. 2. Kërkesat specifike për certifikim zyrtar, sipas kategorive, janë, si më poshtë vijon: a) Për bimët mëmë parabazë janë metodat dhe procedurat e përftimit dhe të mirëmbajtjes së tyre; b) Për bimët mëmë bazë janë mënyra e përftimit dhe të mirëmbajtjes së tyre; c) Për vreshtin e bimëve mëmë të certifikuara janë mënyra e përftimit dhe metodat e rritjes dhe mirëmbajtjes; ç) Për fidanishten e prodhimit të fidanëve të shartuar, të certifikuar dhe për nënshartesa të certifikuara janë metodat e prodhimit dhe praktikat e mira të rritjes. 3. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të certifikuara zyrtarisht dhe të importuara nga vendet e BE-së mund të përdoren e të mirëmbahen si material bazë ose dhe si bimë mëmë për ngritjen e vreshtit mëmë të kategorisë i certifikuar, me kusht që të zbatohen rregullat për regjistrim në katalogun kombëtar dhe rregullat e tjera, të përcaktuara në legjislacionin për mbrojtjen e bimëve. 4. Rregullat teknike, që duhet të përmbushin materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, sipas kategorive të sipërpërmendura dhe procedurat e certifikimit zyrtar të tyre, përcaktohen me udhëzim të ministrit. V. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT 1. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, që, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, janë prodhuar në përputhje me legjislacionin e mëparshëm, do të konsiderohen se plotësojnë kërkesat sipas këtij vendimi. 2. Deri në vitin 2018, prodhuesit individualë ose të bashkuar të materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë duhet të ngrenë vreshtat e bimëve mëmë të kategorisë standard për marrjen e kalemave dhe vreshtat mëmë antifilokserikë të kategorisë të certifikuar. 3. Përjashtimisht nga përcaktimet e bëra në këtë vendim, deri në shkurt të vitit 2019, lejohet marrja e kalemave, copave ose talee-ve nga vreshtat ekzistues për prodhim rrushi dhe vreshtat ekzistues antifilokserik, të përzgjedhur e të shënjuar sipas qëllimit, në koleksione ose bimë të veçanta, me kusht që të plotësojnë kërkesat njëlloj si për vreshtin mëmë të kategorisë standard në lidhje me identitetin dhe pastërtinë varietore e shëndetësore, si dhe të jenë certifikuar nga autoriteti certifikues. 4. Procedurat për certifikimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë standard fillojnë në prill 2014. 5. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI 1 KËRKESAT NË LIDHJE ME RUAJTJEN E PASTËRTISË VARIETORE DHE SHËNDETËSORE TË BIMËVE TË HARDHISË GJATË RRITJES NË VRESHTAT MËMË DHE NË FIDANISHTE 1. Bimët e hardhisë të kultivuara në vreshtat mëmë dhe në fidanishte duhet të kenë identitet dhe pastërti në lidhje me varietetin dhe, sipas rastit, me klonin 2. Kushtet kulturale dhe niveli i zhvillimit të bimëve të kultivuara do të jetë i tillë që të lejojë kontrolle të mjaftueshme për njëjtësinë dhe pastërtinë e tyre në lidhje me varietetin dhe, sipas rastit, klonin, si dhe për gjendjen e tyre shëndetësore 3. Toka ose, sipas rastit, substrati rritës të ketë garanci të mjaftueshme në lidhje me mungesën e organizmave të dëmshëm apo organizmave bartës të tyre, veçanërisht nematodave të cilat bartin sëmundje virale. Vreshti i bimëve mëmë dhe fidanishtja krijohen në kushte të përshtatshme për të shmangur ndonjë rrezik të infektimit nga organizmat e dëmshëm. 4. Prania e organizmave të dëmshëm që ulin vlerën e përdorimit të materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë nuk lejohet ose sipas rastit merrem masat e nevojshme për eliminimin e tyre. 5. Në mënyrë të veçantë, në lidhje me organizmat e dëmshëm të përmendur në pikat “a”, “b” dhe “c” më poshtë, kushtet e përcaktuara në pikat 5,1-5,5 do të zbatohen në përputhje me pikën 5.6: a) ndërnyjeshkurtra e hardhisë ose degjenerimi infektiv i hardhisë: Grapevine fanleaf virus (GFLV), Arabis mosaic virus (ArMV); b) përdredhja e gjetheve të hardhisë: Grapevine leafroll-associated virus 1 (GLRaV-1) dhe Grapevine leafroll-associated virus 3 (GLRaV-3); c) njollosja infektive e hardhisë: Grapevine fleck virus (GFkV) (vetëm për nënshartesat). 5.1. Vreshtat mëmë të destinuar për prodhimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë parabazë, pasi të mbikëqyren zyrtarisht nga shërbimi fitosanitar dhe nga ESHFF, duhet të rezultojnë të pastra nga organizmat e dëmshëm të listuar në pikat 5 (a), 5 (b) dhe 5 (c). Kjo mbikëqyrje bazohet në rezultatet e testeve për shëndetin e bimëve të kryera me indeksim ose me metodën e testimit ekuivalent të pranuar ndërkombëtarisht duke iu referuar të gjitha bimëve. Këto teste do të konfirmohen nga rezultatet e testeve të shëndetit të bimëve të kryera në të gjitha bimët çdo pesë vjet, për organizmat e listuar në pikat 5 (a) dhe 5 (b). Bimët e infektuara duhet të eliminohen nga shumëzimi. Arsyet për dështimet e atribuara organizmave të dëmshëm të mësipërm apo faktorëve të tjerë, do të regjistrohen dhe futen në dosjen e të dhënave që mbahen për vreshtin mëmë. 5.2. Vreshtat mëmë të destinuar për prodhimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë bazë, pasi të mbikëqyren zyrtarisht nga shërbimi fitosanitar dhe nga ESHFF, duhet të rezultojnë të pastra nga organizmat e dëmshëm të listuar në pikat 5 (a) dhe 5 (b). Kjo mbikëqyrje bazohet në rezultatet e testeve shëndetësore duke iu referuar të gjitha bimëve. Këto teste do të kryhen të paktën çdo gjashtë vjet duke filluar nga vreshtat mëmë trevjeçarë. Në ato raste kur mbikëqyrjet zyrtare vjetore të bimëve janë kryer në të gjitha bimët, testet shëndetësore bimore do të kryhen të paktën çdo gjashtë vjet duke filluar nga viti i gjashtë i moshës së vreshtit mëmë. Bimët e infektuara duhet të eliminohen nga shumëzimi. Arsyet për dështimet e atribuara organizmave të dëmshëm të mësipërm apo faktorëve të tjerë, do të regjistrohen dhe futen në dosjen ku mbahen të dhënat që kanë të bëjnë me vreshtat mëmë. 5.3. Vreshtat mëmë të destinuar për prodhimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë të certifikuar, pasi të mbikëqyren zyrtarisht nga shërbimi fitosanitar dhe nga ESHFF, duhet të rezultojnë të pastra nga organizmat e dëmshëm të listuar në pikat 5 (a) dhe 5 (b). Kjo mbikëqyrje bazohet në rezultatet e testeve shëndetësore të bimëve, të kryera me anë të anketimeve, sipas metodikës së procedurave të analizë-kontrollit që përmbushin normat e përgjithshme të pranuara dhe të standardizuara. Këto teste do të kryhen të paktën çdo 10 vjet, duke filluar nga mosha pesëvjeçare e vreshtit mëmë. Në ato raste kur mbikëqyrjet fushore, zyrtare, vjetore kryhen në të gjitha bimët, testet shëndetësore bimore do të kryhen të paktën çdo 10 vjet, duke filluar nga mosha 10-vjeçare e vreshtit mëmë. Shkalla e dështimit të vreshtave mëmë që u atribuohet organizmave të dëmshëm të listuar në pikat 5 (a) dhe 5 (b) nuk duhet të kalojë 5 për qind. Bimët e infektuara duhet të eliminohen nga shumëzimi. Arsyet për dështimet e atribuara organizmave të dëmshëm të mësipërm apo faktorëve të tjerë, do të regjistrohen dhe futen në dosjen ku mbahen të dhënat për vreshtat mëmë. 5.4. Në vreshtat mëmë të destinuar për prodhimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë standarde, shkalla e dështimit që u atribuohet organizmave të dëmshëm të listuar në pikat 5 (a) dhe 5 (b) nuk duhet të kalojë 10 për qind. Bimët e infektuara duhet të eliminohen nga shumëzimi. Arsyet për dështimet e atribuara organizmave të dëmshëm të mësipërm apo faktorëve të tjerë, do të regjistrohen dhe futen në dosjen ku mbahen të dhënat për vreshtat mëmë. 5.5. Fidanishtet, pas kryerjes së mbikëqyrjes zyrtare, fushore, vjetore të bazuar në metodat pamore dhe, nëse është e nevojshme, e mbështetur me teste të përshtatshme dhe/ose me një mbikëqyrje fushore të dytë, duhet të rezultojnë të pastra nga organizmat e dëmshëm të listuar në pikat 5 (a) dhe 5 (b). 6. Fidanishtja nuk do të ngrihet brenda një vreshti ose një vreshti mëmë. Distanca minimale nga vreshti ose nga vreshti mëmë të jetë jo më pak se 10 (dhjetë) metra. 7. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë që përdoren për krijimin e vreshtave “mëmë” për prodhimin e copave (talee-ve) për nënshartesa, kalemave për mbishartesa, copave për fidanë të pashartuar, për fidanët e pashartuar dhe për fidanët e shartuar duhet të merren nga fidanishte, të cilat janë inspektuar dhe certifikuar. 8. Pa paragjykuar mbikëqyrjen zyrtare të parashikuar sipas pikës 5 më lart, duhet të ketë të paktën një mbikëqyrje zyrtare fushore. Mbikëqyrje fushore shtesë kryhen në rastet e kundërshtimeve mbi çështjet që mund të vendosen pa cenuar cilësinë e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë. ANEKSI 2 KËRKESAT E VEÇANTA NË LIDHJE ME CILËSINË E MATERIALEVE TË SHUMËZIMIT VEGJETATIV TË HARDHISË I. Kërkesa të përgjithshme 1. Materialet e shumëzimit të kenë njëjtësi dhe pastërti varietore dhe sipas rastit, pastërti klonale, të cilat në kohën e tregtimit të materialeve të shumëzimit standard të jetë 100 për qind; 2. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kenë një pastërti teknike prej 100 për qind. Papastërti teknike konsiderohen si vijon: a) materialet e shumëzimit të thara tërësisht ose pjesërisht edhe kur janë provuar, duke i futur në ujë; b) materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të dëmtuara, të thyera ose të plagosura fizikisht, në veçanti kur janë dëmtuar nga breshëri ose nga ngrica ose të copëtuara ose të prishura fare; c) materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë që nuk plotësojnë kërkesat për parametrat e cilësisë të përcaktuar më poshtë. 3. Sharmendat e hardhisë të kenë arritur një gjendje të mjaftueshme të pjekurisë së drurit. 4. Prania e organizmave të dëmshëm dhe sëmundjeve që ulin vlerën e përdorimit të materialeve të shumëzimit nuk lejohet. 5. Materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë që paraqesin shenja ose simptoma të qarta që u atribuohen organizmave të dëmshëm, për të cilat nuk ekzistojnë trajtime të efektshme nuk lejohen, duhet të eliminohen. II. Kërkesa të veçanta 1. Fidanët e shartuar Fidanët e shartuar që përbëhen nga një kombinim i së njëjtës kategori të materialeve të shumëzimit klasifikohen në atë kategori. Fidanët e shartuar që përbëhen nga një kombinim i kategorive të ndryshme të materialeve të shumëzimit klasifikohen në kategorinë më të ulët të elementeve (nënshartesë apo mbishartesë) nga të cilat ato përbëhen. 2. Përjashtim i përkohshëm Përjashtimisht me përcaktimin e bërë në pikën 1 më sipër, fidanët e shartuar deri më 31 korrik 2017, mund të klasifikohen në materiale shumëzimi të kategorisë parabazë edhe nëse kalemat e kategorisë parabazë janë shartuar mbi nënshartesa të kategorisë bazë. III. Kërkesa për parametrat e cilësisë 1. Copat (talee) për shartim, copat (talee) për prodhim fidanësh të pashartuar dhe kalemat për shartim Diametri Kjo ka të bëjë me diametrin më të madh të seksionit të prerjes. Këto përmasa klasifikimi nuk zbatohen për lastarët; a) Copat (talee-t) kalemat për shartim: (k) diametri në majë: 6,5 deri në 12 mm; (l) diametri maksimal në pjesën fundore: 15 mm, përveç kalemave të destinuar për shartim në vend; b) Copat për prodhim fidanësh të pashartuar: diametri minimal në majë: 3,5 mm. Gjatësia a) copat (talee-t) për shartim 40 + ose - 2 cm; b) kalemat për shartim 6 sytha e lart; c) Copat për prodhim fidanësh të pashartuar: diametri minimal në majë: 3,5 mm dhe gjatësia 50 ose dyfish dhe, sipas rastit + ose - 10 cm. 2. Fidanët e pashartuar A. Diametri Diametri i matur në mes të ndërnyjës, nën pikën ku dalin degët dhe përgjatë aksit më të gjatë, do të jetë të paktën i barabartë me 5 mm. Ky parametër nuk është i zbatueshëm për fidanët e pashartuar që rrjedhin nga materiale shumëzimi barishtore (lastarë). B. Gjatësia Gjatësia nga pika më e ulët në të cilin rrënjët dalin deri në bazën e pikës ku dalin degët do të jetë jo më pak se: a) 40 cm për fidanët e pashartuar, të destinuar për shartim; b) 30 cm për fidanët e pashartuar të tjera. Ky parametër nuk është i zbatueshëm për fidanët e pashartuar që rrjedhin nga materiale shumëzimi barishtore (të padrunjëzuara, lastarë). C. Rrënjët Çdo bimë të ketë të paktën tri rrënjë të zhvilluara mirë dhe të shpërndara mirë. Megjithatë, varieteti 420 A mund të ketë vetëm dy rrënjë të zhvilluara mirë, me kusht që ata të jenë në anët e kundërta. D. Thembra Prerja të jetë bërë në një distancë të mjaftueshme poshtë diafragmës deri sa të mos dëmtojë atë, por jo më shumë se një centimetër poshtë saj. 3. Fidanët e shartuar A. Gjatësia Nga thembra e nënshartesës deri në vendin e daljes së sharmendës së mbishartesës të jetë me gjatësi jo më pak se 35 cm. Ky parametër nuk është i zbatueshëm për fidanët e shartuar që rrjedhin nga materiale shumëzimi barishtore (lastarë). B. Rrënjët Çdo bimë të ketë të paktën tri rrënjë të zhvilluara mirë dhe të shpërndara mirë. C. Bashkimi në pikën e shartimit Çdo bimë, në pikën e shartimit ku është kryer kallusimi, të ketë një bashkim të plotë, të rregullt dhe të sigurt. D. Thembra Prerja të jetë bërë në një distancë të mjaftueshme poshtë diafragmës deri sa të mos dëmtojë atë, por jo më shumë se një centimetër poshtë saj. ANEKSI 3 PAKETIMI PËRBËRJA E PAKETAVE OSE TUFAVE Lloji i materialeve të shumëzimit Numri i materialeve të shumëzimit për çdo paketim ose tufë Sasia maksimale 1. Fidanë të shartuar 25, 50, 100 ose shumëfishet e 100 500 2. Fidanë të pashartuar 50, 100 ose shumëfishet e 100 500 3. Kalema (mbishartesa): me të paktën pesë sytha të përdorshëm; 100 ose 200 200 me një syth të përdorshëm; 500 ose shumëfishet e 500 5000 4. Copa (talee) (nënshartesa) 100 ose shumëfishet e 100 1000 5. Copa për fidanishte 100 ose shumëfishet e 100 500 KUSHTET E VEÇANTA I. Për sasitë e vogla Kur është e nevojshme, madhësia (numri i materialeve të shumëzimit) e paketave dhe tufave të të gjitha llojeve dhe kategorive të materialeve të shumëzimit të listuara në kolonën 1 të mësipërme, mund të jetë më e vogël se sasitë minimale të pasqyruara në kolonën 2 (numri i individëve) më sipër. II. Për bimët e hardhisë me rrënjë në ndonjë substrat në vazo, arka dhe kutia Numri i individëve dhe sasia maksimale nuk zbatohet. ANEKSI 4 SHËNJIMET A. ETIKETA I. Informacioni i detyrueshëm I.a) Etiketa e furnizuesit për materialet standarde. 1. KE standard: (në rastin e importeve nga vendet e tjera). 2. Shteti: (emri i shtetit, RSH për prodhimin vendas). 3. Struktura përgjegjëse për certifikimin: (emërtimi i strukturës së caktuar nga ligji). 4. Furnizuesi: (emri i furnizuesit dhe adresa e tij). 5. Kodi i regjistrimit të furnizuesit: (numri). 6. Loti ose lotet ose ngarkesa: (numri ose numrat referues të tyre ose serisë). 7. Data e lëshimit të etiketës së furnizuesit. 8. Lloji: (emërtimi i materialit shumëzues. 9. Kategoria: (që mund të jetë parabazë, bazë ose të certifikuara). 10. Specia: (emri botanik). 11. Varieteti dhe sipas rastit, kloni: (emri i varietetit të mbishartesës). 12. Nënshartesa: (sipas rastit: emri i varietetit, hibridit apo kodi i saj bazë). 13. Sasia: (në një paketim ku vendoset etiketa). 14. Vendi i prodhimit: (emri i shtetit në rastin e importeve nga vendet e tjera). 15. Viti i prodhimit. I.b) Etiketa zyrtare e lëshuar nga autoriteti certifikues për materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, të certifikuara, të kategorive parabazë, bazë ose të certifikuara, përmban të dhënat si vijon: 1. KE standard: (në rastin e importeve nga vendet e tjera). 2. Shteti: (emri i shtetit, RSH për prodhimin vendas). 3. Struktura përgjegjëse për certifikimin: (emërtimi i strukturës së caktuar nga ligji). 4. Loti ose lotet ose ngarkesa: (numri ose numrat referues të tyre ose serisë). 5. Lloji: (emërtimi i materialit shumëzues). 6. Kategoria: (që mund të jetë parabazë, bazë ose të certifikuara). 7. Specia: (emri botanik) 8. Varieteti dhe sipas rastit, kloni: (emri i varietetit të mbishartesës). 9. Nënshartesa: (sipas rastit: emri i varietetit, hibridit apo kodi i saj bazë). 10. Sasia: (në një paketim ku vendoset etiketa). 11. Viti i prodhimit. 12. Gjendja shëndetësore: (në përputhje me gjendjen shëndetësore, në etiketën zyrtare jepen të dhëna si: “pa viruse” (p.v.) ose “kontrolluar për viruse” (k.v.). II. Kushtet minimale Etiketa duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme: 1. Të shkruhet në gjuhën shqipe me tekst të shtypur në mënyrë të paheqshme dhe qartësisht të lexueshme; 2. Ngjyra e etiketës për materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë, sipas kategorive, të jetë si vijon: a) për kategorinë parabazë, e bardhë me një shirit diagonal ngjyrë vjollcë; b) për kategorinë bazë, e bardhë; c) për kategorinë të certifikuar, blu; d) për kategorinë standard, e verdhë e errët. 3. Etiketa fiksohet në një vend të dukshëm, në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht e dallueshme; 4. Informacioni i përcaktuar në pikën A.I nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë i fshehur, i errësuar apo i ndërprerë nga çështje të tjera të shkruara apo ilustrime; 5. Informacioni i përcaktuar në pikën A.I duhet të duket në të njëjtën fushëpamje. III. Shmangie për sa u përket sasive të vogla për blerësin e fundit 1. Për më shumë se një njësi Informacioni i kërkuar për etiketën, sipas pikës I.10 më sipër, jepet “numri i saktë i njësive në paketë ose deng”. 2. Për një njësi të vetme Informacioni i mëposhtëm i përcaktuar në pikën A.I nuk është i nevojshëm: a) Lloji i materialit: b) Kategoria: c) Numri referues (i serisë) i ngarkesës ose dhe i paketimit (porcionit): d) Sasia: e) Gjatësia për copat (talee-të) për nënshartesë: f) Viti i prodhimit: IV. Shmangie për sa u përket hardhive në vazo, arka apo kuti Në rastin e bimëve të hardhisë me rrënjë në ndonjë substrat në vazo, arka dhe kuti, kur paketat e materialeve të tilla nuk mund të plotësojnë kërkesat për vulosje e mbyllje (përfshirë etiketimin) për shkak të përbërjes së saj: a) materialet e shumëzimit do të mbahen në paketime të veçanta të identifikuara në mënyrë të përshtatshme për varietetin dhe, sipas rastit, për klonin dhe numrin e individëve; b) etiketa zyrtare nuk është e detyrueshme; c) materialet e shumëzimit shoqërohen me dokumente shoqëruese siç përcaktohet në pikën B më poshtë. B. DOKUMENTET SHOQËRUESE B.1. Certifikata e origjinës (aneksi 6 bashkëngjitur) I. Kushtet që duhet të përmbushen Certifikata e origjinës e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë me përmbajtje sipas aneksit 6 të këtij vendimi, duhet të plotësojë kërkesat që vijojnë: a) duhet të plotësohet së paku në dy kopje nga të cilat një kopje për dërguesin dhe një kopje për marrësin; b) kopja e marrësit do të shoqërojë dorëzimin nga vendi i dërguesit në vendin e marrësit; c) do të pasqyrojë të gjitha të dhënat e përcaktuara sipas pikës II në vijim në lidhje me paketimet (porcionet) individuale të dërgesës; d) ruhet për të paktën një vit dhe vihet në dispozicion të autoritetit zyrtar të kontrollit. II. Të dhënat që do të përfshihen Certifikata e origjinës (e furnizuesit), që tregon origjinën e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë, përveç informacionit që përmban etiketa e furnizuesit, përmban edhe: sasia totale: (sasia e llojit apo llojeve të materialeve të shumëzimit apo fidanëve frutorë sipas kategorive, sipas varieteteve, në një lot, në një ngarkesë ose në një dërgesë); data e dërgimit. Certifikata e origjinës plotësohet dhe për materialet e shumëzimit të prodhuara për nevojat e vetë furnizuesit dhe i bashkëngjitet të dhënave të regjistruara nga furnizuesi për origjinën e materialeve të shumëzimit. B.2. Fletëdalje tatimore Gjatë tregtimit, transportit, shpërndarjes dhe shitjes te përdoruesi final, brenda vendit, materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë shoqërohen me dokument shoqërues në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor. Modeli 1 ANEKSI 5 DOKUMENTET PËR CERTIFIKIM KËRKESË PËR CERTIFIKIM Të materialeve të shumëzimit vegjetativ të kategorive standard dhe i certifikuar Drejtuar: (autoritetit certifikues) I nënshkruari , në cilësinë e furnizuesit për: prodhimin prodhimin dhe tregtimin përgatitjen për treg dhe tregtimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë, kërkoj aprovimin e vreshtit të bimëve mëmë të kategorisë ose dhe të fidanishtes të kategorisë , për prerjen dhe marrjen, shkuljen dhe lëvizjen e materialeve të shumëzimit vegjetativ si vijon: a) Të dhëna për furnizuesin: 1. Emri e mbiemri : Emërtimi i subjektit (firmës) 2. Adresa: E vendbanimit E zyrës 3. Vendndodhja e aktivitetit: 4. Kodi i furnizuesit: 5. Numri i licencës: b) Të dhëna për personin përgjegjës të kualifikuar: 1. Emri e mbiemri : 2. Adresa: E vendbanimit E zyrës 3. Arsimi: 4.Specializimi: c) Të dhëna për vreshtin e bimëve mëmë për certifikim dhe parashikimi i prodhimit të materialeve të shumëzimit: Varietetet dhe, sipas rastit, klonet ose, për nënshartesat, speciet ose hibridet ndërmjet specieve Sipërfaqja, m2 Numri i bimëve gjithsej Parashikim prodhimi për vitin në vijim Nr. I. 1 II. 1. 2. Kalema Kalema Copa (talee`) për shartim Copa Copa për fidanë të pashartuar Copa Gjithsej Vreshti mëmë për kalema Varieteti ... Kloni ... Vreshti mëmë për antifilokserik Specia ... Hibridi ... c) Të dhëna për fidanishten Nr. Varietetet dhe, sipas rastit, klonet ose, për nënshartesat, speciet ose hibridet ndërmjet specieve Sipërfaqja gjithsej, m2 Nga kjo: Parashikim prodhimi për vitin në vijim Për fidanë të shartuar m2 Për fidanë të shartuar m2 Fidanë të pashartuar Fidanë Fidanë të shartuar Fidanë Fidanishte gjithsej 1. Specia .... Varieteti ... Kloni Hibridi Bashkëngjitur kërkesës së përmendur më sipër është plani i prodhimit me përmbajtje si vijon: 1. Në rastin e vreshtit mëmë: planvendosja e vreshtit mëmë me të gjitha të dhënat e detajuara në skemën e mbjelljes për speciet, varietetet dhe në rastin e nënshartesave, për hibridet ndërmjet specieve, si dhe origjina e tyre; 2. Në rastin e prodhimit të fidanëve: një dokument në lidhje me çdo fushë të fidanishtes, i cili të përmbajë: kopje të hartës së regjistrit të tokës, ku tregohet vreshti i bimëve mëmë ose dhe fidanishtja me të gjitha fushat dhe mjediset e saj; skemën e ngritjes së vreshtit mëmë ose dhe planin e mbjelljes së fidanishtes (sipas specieve dhe kombinimeve të shartuara, varieteti i mbishartesës dhe nënshartesës); të dhënat për metodat e prodhimit të materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë, regjistrat e ekzaminimeve të kryera dhe masat e zbatuara, duke pasur parasysh, në veçanti, kontrollin dhe mbikëqyrjen e organizmave të dëmshëm e të sëmundjeve; të dhënat mbi përshtatshmërinë e tokës për çdo fushë të fidanishtes. 3. Në lidhje me etiketat: dy kopje të modelit të etiketës zyrtare që furnizuesi propozon të lëshojë për materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë standard; Shënim. Deklaroj se jam i informuar për detyrimet e furnizuesit që lëshon etiketat e furnizuesit, në përputhje me ligjin për materialin mbjellës dhe me këtë vendim. Kërkuesi (emri e mbiemri i furnizuesit ose përfaqësuesit të tij) firma e vula , më 201 E vlefshme: - për vreshtin e bimëve mëmë deri më 30 prill të një viti më pas. për fidanishten deri më 20 qershor të një viti më pas. Modeli 2 ANEKSI 5 Autoriteti certifikues Nr. i serisë CERTIFIKATË ZYRTARE Për vreshtin mëmë të kategorisë standard ose i certifikuar Lëshuar furnizuesit: (emri e mbiemri) , (emërtimi i subjektit) , Adresa e vendbanimit: Vendndodhja e aktivitetit: Kodi i furnizuesit: Bazuar në mbikëqyrjen e kryer nga autoriteti certifikues me datë , sipas ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, pasi është konstatuar se përmbushen kërkesat e përcaktuara, Certifikoj në kategorinë vreshtin mëmë që vijon: a) vreshti i bimëve mëmë është ngritur në ngastrën me nr. pasurie , në zonën kadastrale nr. , në vendin e quajtur , fshati , komuna , rrethi , qarku , me sipërfaqe m2 dhe me rrënjë bimë mëmë gjithsej. Të dhënat për vreshtin mëmë të mbjellë janë: Për vreshtin mëmë të kalemave sipas varieteteve e kloneve dhe për vreshtin mëmë antifilokserik sipas specieve dhe hibrideve ndërmjet specieve, janë si vijon: Nr. Varietetet dhe, sipas rastit, klonet Sipërfaqja Numri i bimëve Parashikohet të prodhohen ose, për nënshartesat, speciet ose hibridet ndërmjet specieve m2 gjithsej rr Kalema copë Copa (talee) copë Gjithsej I. Vreshti mëmë për kalema 1 Varieteti ... Kloni ... II. Vreshti mëmë për antifilokserik 1. Specia ... 2. Hibridi ... Bashkëngjitur janë aktverifikimet e plotësuara nga personi i ngarkuar nga autoriteti i certifikimit për të mbikëqyrur plotësimin e kërkesave për certifikim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga furnizuesi. Certifikuesi Emri, mbiemri e firma Vula Lëshuar më 201 E vlefshme deri më 30 prill të një viti më pas. ANEKSI 5 Modeli 2/1 Autoriteti certifikues AKTVERIFIKIM Për plotësimin e kërkesave për certifikim të vreshtit mëmë të kategorisë Nga verifikimi i kryer për gjendjen në terren dhe nga mbikëqyrja e dokumentacionit përkatës të mbajtur më datë rezulton si vijon: Nr. Kërkesat që duhet të plotësohen për t’u certifikuar në kategorinë Plotësuar Po ose Jo Nëse Jo: Afati (nëse është e mundur) kur duhet të plotësohet Vërejtje Si përfundim: (Këtu personi i ngarkuar nga autoriteti certifikues jep opinionin personal lidhur me plotësimin ose jo të kërkesave për certifikim.) Personi i ngarkuar nga autoriteti i certifikimit Furnizuesi (Emri e mbiemri, firma) (Emri e mbiemri, firma) ANEKSI 5 Modeli 3 Autoriteti certifikues Nr. i serisë CERTIFIKATË ZYRTARE Për fidanishten e kategorisë standard ose i certifikuar Lëshuar furnizuesit: (emri e mbiemri) , (emërtimi subjektit) Adresa e vendbanimit: Vendndodhja e aktivitetit: Kodi i furnizuesit: Bazuar në mbikëqyrjen e kryer nga autoriteti certifikues me datë , sipas ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, pasi është konstatuar se përmbushen kërkesat e përcaktuara'", Certifikoj në kategorinë fidanishten që vijon: a) Fidanishtja e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë është ngritur në ngastrat me nr. pasurie , në zonën kadastrale nr. , në vendin e quajtur , fshati , komuna , rrethi , qarku , me sipërfaqe m2. Të dhëna për fidanishten Nr. Varietetet dhe, sipas rastit, klonet ose, për nënshartesat, speciet ose hibridet ndërmjet specieve Sipërfaqja gjithsej m2 Nga kjo: Parashikim prodhimi për Për fidanë të pashartuar m2 Për fidanë të shartuar m2 vitin në vijim Fidanë të pashartuar Fidanë Fidanë të shartuar Fidanë Fidanishte gjithsej 1. Specia ... Varieteti ... Kloni Hibridi Bashkëngjitur janë dokumentet e plotësuara nga personi i ngarkuar nga autoriteti i certifikimit për të mbikëqyrur plotësimin e kërkesave për certifikim në lidhje me planin e prodhimit të paraqitur nga furnizuesi. Certifikuesi Emri, mbiemri e firma Vula Lëshuar më 201 E vlefshme deri më 20 qershor të një viti më pas. ANEKSI 5 Modeli 3/1 Autoriteti certifikues AKTVERIFIKIM Për plotësimin e kërkesave për certifikim të fidanishtes së kategorisë Nga verifikimi i kryer për gjendjen në terren dhe nga mbikëqyrja e dokumentacionit përkatës të mbajtur më datë rezulton si vijon: Nr. Kërkesat që duhet të plotësohen për t’u certifikuar në kategorinë Plotësuar Po ose Jo Nëse Jo: Afati (nëse është e mundur) kur duhet të plotësohet Vërejtje Si përfundim: (Këtu personi i ngarkuar nga autoriteti certifikues jep opinionin personal lidhur me plotësimin ose jo të kërkesave për certifikim.) Personi i ngarkuar nga autoriteti i certifikimit Furnizuesi (Emri e mbiemri, firma) (Emri e mbiemri, firma) ANEKSI 5 Modeli 4 Autoriteti certifikues Nr. i serisë AUTORIZIM Për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatën e origjinës për kalemat, copat dhe fidanët e pashartuar të kategorisë standard ose të certifikuar Lëshuar furnizuesit: (emri e mbiemri) , (emërtimi i subjektit) Adresa e vendbanimit: Vendndodhja e aktivitetit: Kodi i furnizuesit: Bazuar në mbikëqyrjen e kryer nga autoriteti certifikues, sipas ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, në certifikatën zyrtare të bllokut mëmë të kategorisë me nr. serie , lëshuar më 201 dhe në certifikatën zyrtare të fidanishtes të kategorisë me nr. serie , lëshuar më 201 , pasi është konstatuar se përmbushen kërkesat e përcaktuara, Autorizoj furnizuesin: 1. Për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatave të origjinës për materialet e mëposhtme: 2. Sasia dhe numri serial i etiketave që autorizohen janë si më poshtë vijon: Nr. Emërtimi i llojeve të materialeve të shumëzimit Varieteti ose sipas rastit për nënshartesat hibridi Sasia e prodhuar gjithsej copë Numri i lotit Etiketat Gjithsej copë Nr. i serial nga deri 1. Kalema 2. Copa për shartim 3. Copa për fidanë të pashartuar 4. Fidanë të pashartuar Bashkëngjitur këtij autorizimi janë modelet e miratuara të etiketës dhe certifikatës së origjinës të furnizuesit. Certifikuesi Emri, mbiemri e firma Vula Lëshuar më 201 E vlefshme : - për vreshtin e bimëve mëmë deri më 30 prill të një viti më pas. për fidanishten deri më 20 qershor të një viti më pas. ANEKSI 5 Modeli 5 Autoriteti certifikues Nr. i serisë AUTORIZIM Për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatën e origjinës për fidanët e shartuar të kategorisë Standard Lëshuar furnizuesit: (emri e mbiemri) (emërtimi i subjektit) Adresa e vendbanimit: Vendndodhja e aktivitetit: Kodi i furnizuesit: . Bazuar në mbikëqyrjen e kryer nga autoriteti certifikues, sipas ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, në certifikatën zyrtare të fidanishtes të kategorisë standard me nr. serie , lëshuar më 201 , pasi është konstatuar se përmbushen kërkesat e përcaktuara, Autorizoj furnizuesin: 1. Për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatave të origjinës për fidanët e shartuar sipas varieteteve të mëposhtme. 2. Sasia dhe numri serial i etiketave që autorizohen janë si më poshtë vijon: Nr. 1. Emërtimi i varieteteve Sasia e prodhuar gjithsej fidanë Numri i lotit Etiketat Gjithsej copë Nr. serial nga deri Shesh i zi Gjithsej Bashkëngjitur këtij autorizimi janë modelet e miratuara të etiketës dhe certifikatës së origjinës të furnizuesit. Certifikuesi Emri, mbiemri e firma Vula Lëshuar më 201 E vlefshme deri më 20 qershor të një viti më pas. ANEKSI 5 Modeli 6 KËRKESË PËR CERTIFIKIM Të materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorive parabazë dhe bazë Drejtuar: (autoritetit certifikues) I nënshkruari , në cilësinë e : krijuesit furnizuesit për : prodhimin , prodhimin dhe tregtimin përgatitjen për treg dhe tregtimin kërkoj aprovimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë dhe pajisjen me certifikatë zyrtare, si më poshtë vijon: a) Të dhëna për kërkuesin: 1. Emri e mbiemri: , emërtimi i subjektit (firmës) 2. Adresa e vendbanimit: , e zyrës 3. Aktiviteti që kryen: 3. Vendndodhja e aktivitetit: 4. Kodi i kërkuesit: , 5. Numri i licencës: b) Të dhëna për personin përgjegjës për krijimin e materialeve të shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorisë : 1. Emri e mbiemri : 2. Adresa: E vendbanimit E Zyrës 3. Arsimi: 4. Specializimi: c) Të dhëna për materialet e shumëzimit që kërkohet të certifikohen: Nr. Emërtimi i llojit të materialeve të shumëzimit sipas varieteteve dhe, për nënshartesat, sipas specieve ose hibrideve ndërmjet specieve Numri i bimëve të përftuara gjithsej Vitet e krijimit Mënyra aktuale e ruajtjes Bashkëngjitur kërkesës së përmendur më sipër është e gjithë praktika përzgjedhëse për krijimin e materialeve të shumëzimit të kategorisë . Kërkuesi (Emri e mbiemri, firma e vula) Shënim. Kërkesa paraqitet jo më vonë se më 30 prill. , më 201 ANEKSI 5 Modeli 7 Autoriteti certifikues Nr. i serisë CERTIFIKATË ZYRTARE Për materialet e shumëzimit vegjetativ të hardhisë të kategorive parabazë dhe bazë Lëshuar: (emri e mbiemri) , (emërtimi i subjektit) , Adresa e vendbanimit: , Vendndodhja e aktivitetit: Kodi: Bazuar në aktverifikimin e mbajtur nga autoriteti certifikues me datë , sipas ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, pasi është konstatuar se përmbushen kërkesat e përcaktuara” Certifikon në kategorinë , materialet e shumëzimit që vijojnë: b) Të dhëna për materialet e shumëzimit që certifikohen zyrtarisht: Nr. Emërtimi i llojit të materialeve të shumëzimit sipas varieteteve dhe, për nënshartesat, sipas specieve ose hibrideve ndërmjet specieve Numri i bimëve gjithsej Vitet e krijimit Mënyra aktuale e ruajtjes Bashkëngjitur është aktverifikimi i plotësuar nga personat e ngarkuar nga autoriteti i certifikimit për të mbikëqyrur plotësimin e kërkesave për certifikim zyrtar të materialeve të shumëzimit të kategorisë . Certifikuesi Emri, mbiemri e firma Vula Lëshuar më 201 ANEKSI 5 Modeli 7/1 Autoriteti certifikues Aktverifikim Për plotësimin e kërkesave për certifikim zyrtar të materialeve të shumëzimit të kategorisë (parabazë ose bazë) Nga verifikimi i kryer për gjendjen në terren dhe nga mbikëqyrja e dokumentacionit përkatës të mbajtur me datë rezulton si vijon: Nr. Kërkesat që duhet të plotësohen për t’u certifikuar zyrtarisht në kategorinë Plotësuar Po ose Jo Nëse Jo: Afati (nëse është e mundur) kur duhet të plotësohet Vërejtje Si përfundim: (Këtu personi i ngarkuar nga autoriteti certifikues jep opinionin personal lidhur me plotësimin ose jo të kërkesave për certifikim.) Personi i ngarkuar nga autoriteti i certifikimit Furnizuesi/kërkuesi 1. (Emri e mbiemri, firma) (Emri e mbiemri, firma) 2. (Emri e mbiemri, firma) ANEKSI 6 CERTIFIKATË ORIGJINE (Nxirret e plotësohet nga furnizuesi dhe ka vlerë pasi nënshkruhet nga certifikuesi) 1. Dërguesi: Emër e mbiemër Adresa: Adresa e vendndodhjes së aktivitetit (NIPT ose Kodi fiskal ) REPUBLIKA E SHQIPËRISË 2. Marrësi: Emër e mbiemër Emërtimi i subjektit Adresa e plotë: 3. Vendndodhja e prodhuesit (adresa e plotë) 4. Informacion në lidhje me transportin 5. Vërejtje (shënim) 6. Lista dhe sasia e materialeve të shumëzimit që dërgohen. Nr. Lloji i materialit të shumëzimit Varieteti dhe, sipas rastit kloni dhe, për Kategoria Njësia Sasia Sasia e paketimeve sipas llojit të paketimit Nr. i lotit Numrat serialë të etiketave nënshartesat specia ose hibridi Kuti Tufa Shënim. Kur lista është e gjatë bëhet një tabelë si kjo dhe i bashkëngjitet certifikatës së origjinës. Përdoruesve finalë të materialeve të shumëzimit dhe fidanëve të bimëve drufrutorë, përveç dokumentit të fletëdaljes i bashkëngjitet dhe një fotokopje e kësaj certifikate të origjinës të vërtetuar e vulosur njësia me origjinalin nga vetë furnizuesi (ndoshta furnizuesi është vetëm tregtar). 8. Autoriteti certifikues vërteton se materialet e shumëzimit (fare, ...) dhe ose fidanët frutorë (ulli, ......................... ) të listuara më sipër janë me origjinë sipas përshkrimit në kuadratin 3 të kësaj tabele. Certifikuesi Furnizuesi Firma e vula Firma e vula Vendi dhe data e lëshimit, emri, nënshkrimi dhe vula e autoritetit kompetent.