Regulation No. 396 on the use and transfer of forests from local government units
Made 2006-06-21 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Forestry
- Keywords
- forest management/forest conservation, public forest, community management
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 396, datë 21.6.2006 PËR KRITERET E TRANSFERIMIT DHE TË PËRDORIMIT TË PYJEVE NGA NJËSITË E QEVERISJES VENDORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7 të nenit 23 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Njësitë e qeverisjes vendore, për marrjen, në pronësi ose në përdorim të pyjeve, prona publike të paluajtshme të shtetit, paraqesin kërkesën sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”. 2. Kërkesa shoqërohet me dokumente, ku përcaktohen: a) përshkrimi teknik i pyllit, përfshirë raportin ndërmjet pyjeve të larta, trungishteve, cungishteve e shkurreve, infrastrukturën përkatëse dhe largësinë e tij nga fshatrat; b) vendndodhja e pyllit, e pasqyruar në hartat përkatëse; c) vërtetimi, që pylli i kërkuar nuk është në pronësi private. 3. Njësive të qeverisjes vendore u jepen, në përdorim apo në pronësi, sipërfaqe pyjore, mbështetur në këto kritere: a) Sipërfaqja pyjore të jetë në territorin e komunës; b) Sipërfaqja që kërkohet, të ketë kufij të qartë ndarës me pyjet, pronë shtetërore, me pyjet e komunave kufitare dhe me pyjet, pronë private; c) Pylli i marrë, në pronësi apo në përdorim, të shërbejë për përmirësimin e gjendjes ekonomiko-sociale të fshatit/komunës, nëpërmjet rritjes të së ardhurave nga administrimi i kësaj pasurie; ç) Përdorimi i sipërfaqes pyjore të zbusë nevojat e domosdoshme për furnizimin e komunitetit me dru zjarri dhe për mbarështimin e blegtorisë; d) Administrimi i pyjeve të mbështetet në traditën e komunitetit, që pasqyrohet në planin e menaxhimit; dh) Të garantojë zbatimin e kërkesave ligjore, si dhe të kritereve e standardeve për pyjet; e) Të realizojë menaxhim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të pyjeve, duke kryer investimet e parashikuara në planin e menaxhimit, me financimet e veta a donacionet. 4. Njësia e qeverisjes vendore, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi, bën regjistrimin e sipërfaqes pyjore në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. 5. Pyjet e marra, në përdorim ose pronësi, quhen pyje komunale dhe përdoren nga njësitë e qeverisjes vendore sipas kritereve të mëposhtme: a) Respektimi i destinacionit dhe moszvogëlimi i sipërfaqes së pyllit komunal; b) Identifikimi i përdoruesve të pyjeve komunale në nivel përdoruesi, grup përdoruesish apo fshati dhe pajisja e tyre me kartela përdorimi; c) Ndihma për ngritjen dhe funksionimin e shoqatave të përdoruesve të pyjeve, në përputhje me ligjet në fuqi; ç) Hartimi, miratimi dhe zbatimi i planit të menaxhimit të pyjeve komunale, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Pyjeve dhe me kërkesën e parimit të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm dhe në bashkëpunim me këto shoqata; d) Sigurimi i pjesëmarrjes aktive të komunitetit në përdorimin, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve komunale; dh) Bashkëpunimi me strukturat rajonale të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, me shoqatat e pyjeve e ato mjedisore; e) Krijimi i fondeve për investime dhe mirëmbajtje të këtyre sipërfaqeve pyjore, në bazë të të ardhurave nga tarifat e lëndës drusore, bimëve medicinale, gjuetisë, kullotjes dhe gjobat. 6. Jo më pak se 70 për qind e fondit të krijuar sipas shkronjës “e” të pikës 6 të këtij vendimi, përdoret për përmirësimin e pyllit komunal. 7. Strukturat rajonale të pyjeve në rrethe ofrojnë shërbim këshillimor për përdoruesit e pyjeve komunale. 8. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave kontrollon zbatimin e kërkesave ligjore në përdorimin e pyjeve komunale. 9. Kur një njësi e qeverisjes vendore nuk zbaton kriteret dhe kërkesat për përdorimin e pyllit komunal, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, i propozon Këshillit të Ministrave shfuqizimin e së drejtës së përdorimit të tij. 10. Rregullat e përcaktuara në këtë vendim zbatohen edhe kur njësitë e qeverisjes vendore marrin, në përdorim ose në pronësi, kullota, pronë publike të paluajtshme shtetërore. 11. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha