Regulation No. 383 date 25.5.2016 supplementing Regulation 103 date 4.2.2015 of the Council of Ministers on the establishment, organization, and functioning of the State Inspectorate of Environment and Forests
Made 2016-05-25 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr. 383, datë 25.5.2016 për disa shtesa në vendimin nr. 103, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve”.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Environment, Forestry
- Keywords
- institution, governance, forest management/forest conservation, forestry protection measures
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 383, datë 25.5.2016 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 103, DATË 4.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË INSPEKTORATIT SHTETËROR TË MJEDISIT DHE PYJEVE” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11 e 51, pika 3, të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në kreun IV, të vendimit nr. 103, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesat, si më poshtë vijon: 1. Pas fjalës “Stema” shtohet fjala “…identifikimi…”; 2. Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje: “5. Punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe të degëve rajonale pajisen me uniforma me shenja dalluese, me dokumente identifikimi dhe me mjete të tjera teknike të domosdoshme e të nevojshme për kryerjen e detyrës, për mbrojtjen, parandalimin e dëmtimeve, zbulimin e veprimtarive kriminale dhe mbikëqyrjen në mjedis dhe në pyje. Llojet e uniformave, shenat dalluese, specifikimet teknike dhe çdo element tjetër për prodhimin dhe mbajtjen e uniformave e pajisjeve teknike miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi