Regulation No. 32 date 20.10.2016 amending and supplementing regulation no. 1555 date 12.11.2008 on the rules of registration and assessment of plant protection products (PPP)
Made 2016-01-20 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr. 32, datë 20.1.2016 për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 1555, datë 12.11.2008, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e rregullave të regjistrimit dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Cultivated plants
- Keywords
- pesticides, registration, international trade, legal proceedings/administrative proceedings, plant protection
- Categories
- *, agriculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 32, datë 20.1.2016 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 1555, DATË 12.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË REGJISTRIMIT DHE KRITEREVE TË VLERËSIMIT TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr. 9362, datë 24.3.2005, “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Në vendimin nr. 1555, datë 12.11.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Në fund të pikës 5, të kreut I, shtohet pika 5.41, me këtë përmbajtje: “5.41. “Prodhim i PMB-ve”, prodhimi dhe/ose ambalazhimi i tyre. Veprimtaria e prodhimit të PMB-ve përfshihet në kategorinë II.5.A.1. dhe licencohet sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, lejet dhe autorizimet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe vendimin nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar.”. 2. Në kreun II bëhen këto ndryshime: a) Shkronja “a”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon: “a) Drejtuesi i strukturës përgjegjëse të mbrojtjes së bimëve në ministrinë që mbulon fushën e bujqësisë, i cili kryeson këtë komision.”. b) Pika 2.3 ndryshohet, si më poshtë vijon: “2.3 Komisioni shërben si organ vendimmarrës, funksionimi i të cilit rregullohet me urdhër të ministrit, që mbulon fushën e bujqësisë. Kryetar i komisionit caktohet drejtuesi i SPMB së.”. c) Pika 7.1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “7.1 Është e regjistruar: a) në një shtet anëtar të BE-së, kur aplikimi i regjistrimit të PMB-së bëhet vetëm për: i) përdorim në sera; ii) trajtim pas vjeljes së bimëve e të produkteve me origjinë bimore; iii) trajtim të mjediseve bosh të mbyllura, si dhomave, magazinave etj.; iv) trajtim të farave; v) rastet kur ka funksion rodenticid ose moluskicid; vi) rastet kur është me përmbajtje vajrash të bardha; vii) rastet kur është me natyrë inorganike. b) në një nga shtetet mesdhetare dhe ballkanike, anëtare të BE-së, si: Greqia, Qipro, Italia, Kroacia, Sllovenia, Franca, Spanja, Portugalia, Malta, Rumania dhe Bullgaria, kur aplikimi i regjistrimit të PMB-së bëhet për përdorime të tjera, përfshirë dhe ato sipas shkronjës “a”, më sipër. 3. Në kreun IV bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Nënndarja “ii”, e shkronjës “b”, të pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon: “ii. Të dhënat që provojnë se PMB-ja është e regjistruar në një shtet anëtar të BE-së (Certifikatën e regjistrimit ose vërtetimin e lëshuar nga institucionet zyrtare kompetente dhe numrin e regjistrimit sipas adresës elektronike të shtetit që ka regjistruar PMB-në) si dhe etiketën përkatëse. Etiketa të jetë e përkthyer dhe në gjuhën shqipe.”. b) Në fund të pikës 16 shtohen fjalët “…, ose vërtetohet se të dhënat e regjistrimit të PMB-së në një shtet anëtar të BE-së janë false ose të gabuara.”. 4. Në kreun V bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “1.Dokumenti i regjistrimit të PMB-së përmban certifikatën e regjistrimit dhe etiketën e saj. Dokumenti i regjistrimit të PMB-së lëshohet nga kryetari i komisionit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e mbledhjes së KSHRPMB-së. Dokumenti i regjistrimit të PMB-së mbahet në tri kopje origjinale, nga të cilat njëra mbahet në arkivin e ministrisë që mbulon fushën e bujqësisë, njëra në arkivin e SPMB-së, ndërsa kopja tjetër i jepet aplikantit.”. b) Në fund të fjalisë së parë të pikës 3 shtohen fjalët “.., ose figura të bimëve, pjesëve të bimëve, produkteve bimore, insekteve si dhe objekteve të tjera, të cilat tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe sidomos të fëmijëve.”. c) Pika 12 ndryshohet, si më poshtë vijon: “12. Çdo person fizik apo juridik i regjistruar në QKR dhe që kërkon të licencohet për prodhimin e PMB ve duhet të plotësojë dokumentacionin si vijon: a) Vetëdeklarimin për llojet (tipat) e formulimit të PMB-ve që do të prodhohen; b)Planimetrinë në shkallën 1:100 me një përshkrim të detajuar të ambienteve si dhe të treguesve të destinacionit të përdorimit të tyre; c) Raportin teknik-përshkrues për: i) vendndodhjen e aktivitetit; ii) llojin e pajisjeve dhe të teknologjive të prodhimit; iii) aparaturat (laboratorin) e kontrollit dhe të analizave (nëse aktiviteti është vetëm prodhim dhe jo ambalazhim i PMB-ve); iv) sistemet e sigurisë. ç) Certifikatën e drejtuesit teknik dhe aktin që vërteton marrëdhëniet e kërkuara të punës. 12.1. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit verifikon plotësimin e dokumentacionit të përcaktuar në pikën 12, të certifikuar nga organet përkatëse kompetente për pajtueshmërinë e tyre me kërkesat sipas legjislacionit në fuqi. 12.2. Drejtuesi teknik: a) ushtron aktivitetin e tij bazuar në kontratën e punës me orar të plotë; b) duhet të zotërojë diplomë në një prej fushave: kimi, inxhinieri e teknologjisë, agronomi, nëse aktiviteti i tij është vetëm ambalazhim, dhe shkencat biologjike, nëse aktiviteti i tij përfshin PMB-të me natyrë biologjike; c) ka për detyrë të ndjekë dhe të kontrollojë të gjitha fazat e procesit të prodhimit të PMB-ve. 12.3 Lejohet vetëm prodhimi i PMB-ve që janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë. 12.4 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pezullon përkohësisht apo i propozon ministrit revokimin e licencës me kërkesë të subjektit apo në rast se gjatë kontrollit rezulton se nuk plotësohen kërkesat sipas legjislacionit në fuqi. 12.4.1 Kundër vendimit për pezullimin e përkohshëm të licencës mund të bëhet ankimim te titullari i AKU-së, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së vendit. Titullari i AKU-së duhet të kthejë përgjigje brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së ankimimit. Kundër vendimit të titullarit të AKU së ose kur ai nuk ka kthyer përgjigje brenda afatit të përcaktuar mund të bëhet ankimim në gjykatën administrative sipas legjislacionit në fuqi. 12.4.2. Kundër vendimit për revokimin e licencës mund të bëhet ankimim te ministri, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së vendit. Ministri duhet të kthejë përgjigje brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së ankimimit. Kundër vendimit të ministrit ose kur ai nuk ka kthyer përgjigje brenda afatit të përcaktuar mund të bëhet ankimim në gjykatën administrative sipas legjislacionit në fuqi.”. 5. Pika 9, e kreut VI, ndryshohet, si më poshtë vijon: “9. Kur mbaron afati i regjistrimit të një PMB-je, mund të kryhet rinovimi i regjistrimit (riregjistrimi) të saj, nëse: a) kjo kërkohet me shkrim nga aplikanti para përfundimit të afatit të regjistrimit; b) aplikanti paraqet: i) dokumentacionin me të dhënat e sigurisë së PMB-së (MSDS); ii) të dhëna të tjera lidhur me etiketën e saj, nëse ka ndryshime nga regjistrimi i mëparshëm. c) të dhënat e paraqitura nga aplikanti që provojnë vlefshmërinë e regjistrimit në një vend të BE-së, sipas përcaktimit në pikën 4, të këtij vendimi. Rinovimi i regjistrimit kryhet me procedurë të thjeshtë, me miratim nga KSHRPMB-ja.”. II. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama