Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation no. 301 date 20.4.2016 amending and supplementing Regulation No. 320 date 21.4.2011 of Council of Ministers approving the procedures and criteria of bidding and the review schedules of the mineral permits applications

Made 2016-04-20 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr. 301, datë 20.4.2016 për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 320, datë 21.4.2011, të Këshillit të Ministrave, “për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkurruese”.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Mineral resources
Keywords
minerals, mining, authorization/permit, fees/royalties
Categories
metals-base, metals-precious, minerals-critical

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Shkronja “dh” e pikës 7.19, ndryshohet me këtë përmbajtje: “dh. Të gjithë ofertuesit kanë të drejtë të paraqesin ankesë, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së subjektit fitues, pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). KPP-ja ndjek procedurat administrative të shqyrtimit dhe procedurat e hetimit administrativ, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik.”.

  2. 2. Pas shkronjës “dh”, të pikës 7.19, bëhen shtesat si më poshtë vijon: “dh/1. Ankesa, e paraqitur në rrugë elektronike pranë KPP-së nga çdo person që ka pasur një interes të ligjshëm në një procedurë për dhënien e lejeve minerare në zonat konkurruese, duhet të përmbajë dokumentin bankar, që vërteton pagesën paraprake të tarifës përkatëse. Përjashtimisht, kur legjislacioni në fuqi parashikon një mjet tjetër komunikimi, ankesa e paraqitur pranë KPP-së shoqërohet me dokumentin bankar, që vërteton pagesën paraprake të tarifës përkatëse në numër të llogarisë së KPP-së. dh/2. Përveçse kur parashikohet ndryshe në akte të tjera ligjore, për shqyrtimin e ankesës nga KPP-ja,subjekti duhet të paguajë 10% të vlerës së sigurimit të ofertës. Në rast se nuk është kërkuar sigurim oferte, subjekti duhet të paguajë 0.2% të vlerës së parashikuar të kontratës për marrjen e lejes minerare që ankimohet. dh/3. Parapagimi i tarifës nga ankuesi përbën element të domosdoshëm për paraqitjen e ankesës dhe moskryerja e tij është shkak për mospranimin e ankesës nga KPP-ja. dh/4. Pagesa e tarifës i kthehet ankimuesit kur, në fund të procesit të ankimit, ankesa e tij pranohet. Kur ankesa nuk pranohet, të ardhurat e arkëtuara nga tarifa e ankimimit derdhen 100 për qind në buxhetin e shtetit.”.

  3. 2. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Komisioni i Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation no. 301 date 20.4.2016 amending and supplementing Regulation No. 320 date 21.4.2011 of Council of Ministers approving the procedures and criteria of bidding and the review schedules of the mineral permits applications · Nelum