Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 293 date 20.4.2016 approving the Memorandum of Understanding between the Government of Albania and the Government of Kuwait for cooperation in the areas of environment protection, natural resources conservation, and sustainable development

Made 2016-04-20 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr. 293, datë 20.4.2016 për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Kuvajtit, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Language
Albanian
Kind
Treaty
Country
Albania
Subjects
Environment, Wild species and ecosystems
Keywords
pollution control, international agreement-implementation, policy/planning, soil conservation/soil improvement, sustainable development, tourism, urban land, waste management, management/conservation, protection of environment

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 293, datë 20.4.2016 PËR MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KUVAJTIT, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E MBROJTJES SË MJEDISIT, RUAJTJES SË BURIMEVE NATYRORE DHE ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Kuvajtit, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama MEMORANDUM MIRËKUPTIMI NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KUVAJTIT, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E MBROJTJES SË MJEDISIT, RUAJTJES SË BURIMEVE NATYRORE DHE ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shtetit të Kuvajtit, më poshtë të quajtura “Palët”, me dëshirën për të forcuar bashkëpunimin e përbashkët në mbrojtjen e mjedisit, rehabilitimin dhe ruajtjen e burimeve natyrore për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, duke njohur rëndësinë për mbështetjen e rezultateve të zhvillimit të qëndrueshëm të konventave ndërkombëtare dhe rajonale dhe duke theksuar nevojën për të bashkërenduar qëndrimet dhe pikëpamjet në konferencat ndërkombëtare dhe rajonale në interes të të dyja palëve, kanë rënë dakord si më poshtë: Neni 1 Ky memorandum është një kuadër për bashkëpunimin ndërmjet dy palëve në fushat e mbrojtjes së mjedisit, rehabilitimit dhe ruajtjes së burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrue-shëm. Neni 2 Fushat e bashkëpunimit midis dy palëve, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, janë si më poshtë: parandalimi i ndotjes dhe menaxhimi i mbetjeve; ndërgjegjësimi dhe edukimi mjedisit; treguesit ekologjikë; treguesit e zhvillimit të qëndrueshëm; përmirësimi i mjedisit urban; lufta kundër dezenfiktimit (thatësira e tokës); turizmi ekologjik; ruajtja dhe menaxhimi i burimeve ujore. Neni 3 Të dyja palët do të shkëmbejnë periodikisht informacione, dokumente dhe publikime mjedi-sore në fushat e përmendura në nenin 2. Neni 4 Të dyja palët do të hartojnë në program punë, çdo dy vjet, në të cilin do të përcaktohen prioritetet dhe fushat kryesore të bashkëpunimit. Programi duhet të përfshijë informacionin për rolin dhe detyrimet e palëve dhe të identifikojë burimet e nevojshme financiare, teknike dhe njerëzore. Neni 5 Secila palë duhet të emërojë një koordinator për përgatitjen dhe ndjekjen e programit të veprimit, të përmendur në nenin 2 dhe të garantojë zbatimin e programit bazuar në burimet financiare të disponueshme të të dyja palëve. Neni 6 Çdo mosmarrëveshje për interpretimin apo zbatimin e dispozitave të këtij memorandum mirëkuptimi do të zgjidhet në rrugë diplomatike. Neni 7 Dispozitat e këtij memorandumi nuk bien në kundërshtim me ligjet e të dyja vendeve apo me të drejtat dhe detyrimet e tyre ndaj marrëveshjeve rajonale dhe ndërkombëtare në të cilat secili prej tyre është palë. Neni 8 Ky memorandum mirëkuptimi do të hyjë në fuqi që nga data e njoftimit të fundit, ku njëra nga palët informon me shkrim palën tjetër nëpërmjet kanaleve diplomatike se i ka përmbushur procedurat institucionale për hyrjen e tij në fuqi. Ky memorandum do të mbetet në fuqi për një periudhë pesëvjeçare, nga data e pranimit prej të dyja palëve dhe rinovohet automatikisht për periudha me kohëzgjatjeje të njëjtë, përveçse kur njëra nga palët njofton me shkrim palën tjetër nëpërmjet kanaleve diplomatike në lidhje me qëllimin e saj për të përfunduar këtë memo-randum brenda tre muajve nga data e përfundimit të tij. Ky memorandum mirëkuptimi mund të ndryshohet me pëlqimin e palëve. Këto ndryshime hyjnë në fuqi në përputhje me procedurat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. Bërë në Kuvajt Siti, më 19 nëntor 2014, në dy kopje, secila në gjuhën shqipe, arabe dhe angleze dhe të gjitha tekstet janë njëlloj autentike. Në rast mosmarrëveshjeje në interpretim të qëndrimeve të këtij memorandumi, palët do t'i referohen tekstit në gjuhën angleze. Për Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME Për qeverinë e shtetit të Kuvajtit Sabah Khaled Al-Hamad Al -Sabah ZËVENDËSKRYEMINISTRI I PARË DHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

Regulation No. 293 date 20.4.2016 approving the Memorandum of Understanding between the Government of Albania and the Government of Kuwait for cooperation in the areas of environment protection, natural resources conservation, and sustainable development · Nelum