Regulation No. 267 date 6.4.2016 removing from forestry fund the forest economies of ‘Zall-Devoll’ and ‘Mollas’ of Elbasani district
Made 2016-04-06 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr. 267, datë 6.4.2016 për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomive pyjore “Zall-Devoll” dhe “Mollas” të qarkut Elbasan, që do të përdoret nga shoqëria “delia group” shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve “Thanë” dhe “Mollas”.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Forestry
- Keywords
- forest management/forest conservation, forest service, public forest, business/industry/corporations, special fund, afforestation/reforestation
- Categories
- *
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 267, datë 6.4.2016 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMIVE PYJORE “ZALL-DEVOLL” DHE “MOLLAS” TË QARKUT ELBASAN, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “DELIA GROUP” SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “THANË” DHE “MOLLAS” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqja pyjore prej 90 ha, në ngastrat 1b, 3, 4a, 4b, 5a, 5b, 6, 7c 8b, 9c, 10c, të ekonomisë pyjore “Zall-Devoll”, dhe në ngastrat 2, 3, 4, të ekonomisë pyjore “Mollas”, të qarkut Elbasan, që do të përdoret nga shoqëria “Delia Group” sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve “Thanë” dhe “Mollas”, të hiqet nga fondi pyjor dhe Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Subjekti “Delia Group” sh.p.k., detyrohet të rehabilitojë një sipërfaqe të barabartë me atë të marrë në përdorim. Vlera e sipërfaqes së hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga subjekti “Delia Group” sh.p.k., në bazë të lidhjes 4, të vendimit nr. 391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar. 3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Delia Group” sh.p.k., të pyllëzojë me fondet e veta, brenda 5 (pesë) viteve, sipërfaqen 90 ha, fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara nga Ministria e Mjedisit në marrëveshjen e lidhur me subjektin “Delia Group” sh.p.k. 4. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit të sipërfaqes nga shoqëria “Delia Group” sh.p.k., sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet “fond pyjor”, sipas mënyrës së rehabilitimit. 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi