Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 240 date 2.5.2018 approving the financing agreement between the Council of Ministers of the Republic of Albania and the European Commission on behalf of the European Union regarding IPARD II 2014-2020, Assistance for the Agriculture and Rural Development, according the Pre-Accession Assistance Instrument, IPA II

Made 2018-05-02 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
VENDIM Nr. 240, datë 2.5.2018 PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT EVROPIAN, NË EMËR TË BASHKIMIT EVROPIAN, PËR IPARD II 2014-2020, ASISTENCA PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR DHE RURAL, SIPAS INSTRUMENTIT PËR ASISTENCËN E PARAADERIMIT, IPA II.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development, Fisheries and aquaculture
Keywords
financial agricultural measures, fiscal and market measures, governance, international agreement-implementation, international agreement-text, international cooperation, international organization, agricultural extension, capacity building, credit, rural development, agricultural development, fish products, policy/planning, processing/handling

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 240, datë 2.5.2018 PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT EVROPIAN, NË EMËR TË BASHKIMIT EVROPIAN, PËR IPARD II 2014-2020, ASISTENCA PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR DHE RURAL, SIPAS INSTRUMENTIT PËR ASISTENCËN E PARAADERIMIT, IPA II Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në emër të Bashkimit Evropian, për IPARD II 2014-2020, asistenca për zhvillimin bujqësor dhe rural, sipas Instrumentit për Asistencën e Paraaderimit, IPA II, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama IPARD II ASISTENCA PËR ZHVILLIMIN BUJQËSOR DHE RURAL SIPAS INSTRUMENTIT PËR ASISTENCËN E PARAADERIMIT IPA II MARRËVESHJE FINANCIMI 2014–2020 NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT EVROPIAN NË EMËR TË BASHKIMIT EVROPIAN MARRËVESHJE FINANCIMI 2014–2020 Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni”, duke vepruar për dhe në emër të Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si “Bashkimi”, nga njëra anë dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, duke vepruar për dhe në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim e referuar si “Shqipëria”, nga ana tjetër dhe bashkërisht të referuara si “Palët Kontraktuese”, Duke pasur parasysh se: 1. Është vendosur një Instrument i ri i Asistencës së Paraaderimit me Rregulloren (BE) nr. 231/20141 (në vijim e referuar si “Rregullorja IPA II”) që parashikon asistencën financiare të Bashkimit Evropian, ndërmjet të tjerash, në fushën e politikës për bujqësinë dhe zhvillimin rural në përfituesit e renditur në shtojcën I të kësaj Rregulloreje. 2. Në pajtim me shtojcën I të Rregullores IPA II, Shqipëria është e pranueshme për të qenë përfituese sipas programeve të zhvillimit rural IPA II. 3. Neni 7 i Rregullores IPA II parashikon që asistenca e Bashkimit do të zbatohet me ndërmjetësimin e programeve të ngritura nga përfituesit e IPA II, në pajtim me prioritetet e përcaktuara në Dokumentin e Strategjisë Orientuese. Dokumenti i Strategjisë Orientuese është hartuar për kohëzgjatjen e kuadrit financiar shumëvjeçar të BE-së nga Komisioni në partneritet me Shqipërinë, në pajtim me nenin 6 të Rregullores së IPA II. Komisioni ka miratuar Dokumentin e Strategjisë për Shqipërinë, me vendimin C(2014) 5770, të datës 18 gusht 2014. 4. Neni 2(1) i Rregullores (BE) nr. 236/20142 (në vijim e referuar si “Rregullore zbatuese e përbashkët”) parashikon që Komisioni mund të miratojë programe veprimi shumëvjeçare, në pajtim me nenin 6(3) të kësaj Rregulloreje. 5. Neni 55 i Rregullores Zbatuese të Komisionit (BE) 447/20143 (në vijim e referuar si “Rregullore zbatuese IPA II”) përmban dispozitat për përpilimin e programeve shumëvjeçare të zhvillimit rural sipas Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit IPA II. 6. Në pajtim me paragrafin e dytë të kësaj dispozite, programet e zhvillimit rural zbatohen 1 Rregullore (BE) nr. 231/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars 2014, që vendos një Instrument të Asistencës së Paraaderimit (IPA II) (GZ L 77, 15.3.2014, f. 11). 2 Rregullore (BE) nr. 236/2014 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars 2014, që vendos rregullat dhe procedurat e përbashkëta për zbatimin e instrumenteve të Bashkimit për financimit e masave me efekt të jashtëm (GZ L 77, 15.3.2014, f. 95). 3 Rregullorja Zbatuese e Komisionit (BE) 447/2014, e datës 2 maj 2014, mbi rregullat e posaçme për zbatimin e rregullores (BE) nr. 231/2014 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, që vendos një Instrument për Asistencën e Paraaderimit (GZ L 132, 3.5.2014, f. 32). mbi bazën e menaxhimit jo të drejtpërdrejtë në pajtim me nenin 59(1) të Rregullores (BE EURATOM) nr. 966/20124 (në vijim e referuar si “Rregullore Financiare”). 7. Shqipëria ka miratuar një program shumëvjeçar për zhvillimin rural për periudhën 2014–2020 sipas IPA II (në vijim i referuar si Programi IPARD II) dhe ia ka paraqitur atë Komisionit për miratim në datën 2 mars 2015. Programi IPARD II u miratua me vendimin e Komisionit C(2015) 5073 të datës 20 korrik 2015. 8. Sipas nenit 6(1) të Rregullores Zbatuese IPA II, Vendimi i Komisionit që miraton programin përbën edhe një vendim financiar në lidhje me nenin 84(3) të Rregullores Financiare dhe nenin 94 të Rregullores së Deleguar (BE) nr. 1268/20125. 9. Për zbatimin e asistencës IPA II, neni 5 i Rregullores Zbatuese IPA II parashikon lidhjen e marrëveshjeve kuadër dhe sektoriale ndërmjet Komisionit dhe përfituesve IPA II. 10. Marrëveshja Kuadër e miratuar nga vendimi i Komisionit C(2014) 6014, e datës 27 gusht 2014 dhe e lidhur ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë më 16 prill 2015, përcakton parimet menaxhimit dhe të zbatimit të asistencës IPA IPA II ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë. 11. Marrëveshja Sektoriale e miratuar me vendimin e Komisionit C(2015) 1662, e datës 18 mars 2015 dhe e lidhur ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë më 26 prill 2016, plotëson Marrëveshjen Kuadër dhe mbulon dispozitat specifike të zbatueshme për zbatimin e Programit IPARD II. 12. Më 21 qershor 2017, Shqipëria njoftoi Komisionin në lidhje me listën e shpenzimeve të pranueshme për masat e mëposhtme të programit IPARD II: Investim në asetet fizike të njësive bujqësore; Investime në asetet fizike në lidhje me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit; 4 Rregullore (BE Euratom) nr. 966/2012 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 25 tetor 2012, që vendos rregullat financiare të zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit dhe që shfuqizon Rregulloren e Këshillit (KE Euratom) nr. 1605/2002 (GZ L 298, 26.10.2012, f. 1). 5 Komisioni, Rregullore e Deleguar (BE) 1268/2012, e datës 29 tetor 2012, mbi rregullat e zbatimit të Rregullores (BE Euratom)) nr. 966/2012 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, mbi rregullat financiare të zbatueshme për buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit (GZ L 362, 31.12.2012, f. 1). Diversifikimi fermer dhe zhvillimi i biznesit; Asistencë teknike. Më 19 korrik 2017, me letrën Ares (2017) 3641066, Komisioni, pas rishikimit të letrës, njoftoi Shqipërinë për pranimin e saj. 13. Marrëveshja Financiare ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë parashikon përfundimin e angazhimeve ligjore shumëvjeçare për vitet 2014– 2010, sipas parashikimit në shtojcën e kësaj marrëveshjeje dhe në nenin 2 të vendimit të Komisionit C(2015) 5073, të datës 20 korrik 2015, miratoi programin IPARD II. 14. Në pajtim me nenin 58(1), pika (c) të Rregullores Financiare dhe nenin 7 të Rregullores IPA II, Komisioni do ta zbatojë buxhetin me ndërmjetësim, duke ua besuar zbatimin e detyrave të buxhetit përfituesve të IPA II. 15. Në pajtim me nenin 13(1) të Rregullores Zbatuese IPA II, caktimi i detyrave për zbatimin e buxhetit Shqipërisë do të kryhet duke lidhur një marrëveshje financiare në pajtim me nenet 60(1) dhe (2), 61 dhe 184(2)(b) të Rregullores Financiare. 16. Neni 14(3) i Rregullores Zbatuese IPA II parashikon që para se Komisioni të caktojë detyrat e zbatimit të buxhetit të asistencës IPA II, ai rishikon kërkesën e Zyrtarit Autorizues Kombëtar për caktimin e detyrave të zbatimit të buxhetit Shqipërisë dhe strukturave dhe autoriteteve dhe, për qëllimet e vlerësimit ex-ante në pajtim me nenin 61(1) të Rregullores Financiare, merr prova që janë përmbushur kërkesat e përcaktuara në pikat (a) deri (d) të nënparagrafit të parë të nenit 60(2) të Rregullores financiare dhe atyre të nenit 13(3) të Rregullores Zbatuese IPA II. 17. Neni 12 i Marrëveshjes Kuadër përcakton kushtet për caktimin e detyrave të zbatimit të buxhetit përfituesit të IPA II. Në veçanti, përfituesi i IPA II, gjatë menaxhimit të fondeve IPARD II, respekton parimet e menaxhimit të qëndrueshëm financiar, transparencës dhe mosdiskriminimit dhe garanton vizibilitetin e asistencës IPA II. Përfituesi IPA II garanton një nivel mbrojtjeje të interesave financiare të Bashkimit Evropian të barasvlershëm me atë që kërkohet sipas Rregullores Financiare. 18. Në pajtim me nenin 13 të Marrëveshjes Kuadër, NAO, në emër të Shqipërisë, është përgjegjëse për paraqitjen në Komision të një kërkese për t’iu besuar detyrat e zbatimit të buxhetit sipas Programit IPARD II. Para paraqitjes së kërkesës, NAO garanton që struktura e menaxhimit dhe struktura operative përkatëse përmbush kushtet e pikave (a) deri (d) të nenit 12(3) dhe ato të shtojcës B të Marrëveshjes Kuadër. 19. Kushtet e hollësishme për caktimin e detyrave janë përcaktuar më tej në nenet 23 dhe 24 të Marrëveshjes Sektoriale. 20. Strukturave dhe autoriteteve të parashikuara në nenin 10 të Marrëveshjes Kuadër u caktohen funksionet dhe përgjegjësitë në pajtim me shtojcën A të Marrëveshjes Kuadër dhe shtojcën 1 të Marrëveshjes Sektoriale. 21. Shqipëria ka ngritur strukturat dhe autoritetet përgjegjëse për menaxhimin me ndërmjetësim të asistencës IPARD II: Koordinatorin Kombëtar IPA (NIPAC), Zyrtarin Autorizues Kombëtar (NAO), Zyrën Mbështetëse NAO (NAO SO), Fondin Kombëtar (NF), Autoritetin Menaxhues (MA), Agjencinë IPARD (IA) dhe Autoritetin e Auditimit (AA). Shqipëria ka caktuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përmbushur funksionet e caktuara NIPAC-ut. Konfirmimi i vetë NIPAC-ut për gatishmërinë e tij përfshihet në kërkesën për caktimin e zbatimit të buxhetit. 22. Shqipëria ka caktuar Ministrinë e Financave për të përmbushur funksionet dhe përgjegjësitë e caktuara NAO-s, sipas parashikimit në nenin 7 të Marrëveshjes Sektoriale. Konfirmimi i vetë NAO-s për gatishmërinë e tij përfshihet në kërkesën për caktimin e zbatimit të buxhetit. 23. Zyrtari Autorizues Kombëtar ka ngritur një strukturë të përbërë nga një fond Kombëtar dhe një Zyrë Mbështetëse për NAO-n brenda Ministrisë së Financave. 24. Për strukturën operative të referuar në pikën (c) të nenit 10(1) të Marrëveshjes Kuadër, Shqipëria ka caktuar: i) Drejtorinë e Programimit dhe Monitorimit të IPARD-it pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të vepruar si Autoritet Menaxhues që përmbush funksionet dhe përgjegjësitë e përcaktuara në nenin 8 të Marrëveshjes Sektoriale; dhe ii) Ka ngritur Agjencinë IPARD që përmbush funksionet dhe përgjegjësitë e përcaktuara në nenin 9 të Marrëveshjes Sektoriale. 25. Shqipëria ka ngritur Autoritetin e Auditimit. Konfirmimi i vetë Autoritetit të Auditimit për gatishmërinë e tij përfshihet në kërkesën për caktimin e zbatimit të buxhetit. 26. Në pajtim me nenin 25 të Marrëveshjes Sektoriale, NAO i paraqiti më 20 shtator 2016 Komisionit, kërkesën zyrtare për t’iu ngarkuar detyrat e zbatimit të buxhetit sipas masave të mëposhtme të Programit IPARD II: Investim në asetet fizike të njësive bujqësore; Investime në asetet fizike në lidhje me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit; Diversifikimi fermer dhe zhvillimi biznesit. Kërkesa përfshinte të gjithë dokumentacionin e kërkuar në pajtim me shtojcën 3 të Marrëveshjes Sektoriale dhe në pajtim me paragrafin e dytë të nenit 13(2) të Marrëveshjes Kuadër. 27. Në pajtim me nenin 13(4) të Marrëveshjes Kuadër, Komisioni ka rishikuar kërkesën për caktimin e detyrave për zbatimin e buxhetit dhe strukturat dhe autoritetet e ngritura. Për qëllimet e vlerësimit ex-ante në pajtim me nenin 61(1) të Rregullores Financiare, Komisioni ka marrë prova që që janë përmbushur kërkesat e përcaktuara në pikat (a) deri (d) të nenit 12(3) dhe atyre të shtojcës B të Marrëveshjes Kuadër. 28. Si rrjedhojë, është e përshtatshme që të përmbushet kërkesa për caktimin e detyrave të zbatimit të buxhetit, duke hequr dorë nga e drejta e Komisionit të përmendur në nenin 50(1), nënparagrafi dytë, pika (a) e Marrëveshjes Kuadër. 29. Si rrjedhojë, është e nevojshme të përcaktohen në Marrëveshjen Financiare: i) angazhimet financiare të Bashkimit për zbatimit e Programit IPARD II për Shqipërinë për periudhën 2014–2020 dhe për të caktuar afatin e vlefshmërisë së këtyre angazhimeve në pajtim me nenin 189 të Rregullores Financiare; dhe ii) dispozitat për caktimin Shqipërisë të detyrave për zbatimin e buxhetit. 30. Të gjitha shërbimet, furnizimet dhe kontratat e punës jepen dhe zbatohen në pajtim me procedurat dhe dokumentet standarde të përcaktuara dhe të publikuara nga Komisioni për zbatimin e masave me efekt të jashtëm, në fuqi në kohën e fillimit të procedurave në fjalë. Duke u shmangur nga neni 18(2) i Marrëveshjes Kuadër, marrëveshjet e grantit jepen dhe zbatohen në pajtim me procedurat IPARD, në fuqi në kohën e shpalljes së kërkesës për aplikim, të paraqitura dhe të pranuara nga Komisioni, në pajtim me nenet (5) dhe 12(1) të Marrëveshjes Kuadër dhe nenit 25 të Marrëveshjes Sektoriale. Kanë rënë dakord si më poshtë: Neni 1 Objekti 1. Kjo Marrëveshje Financiare, në shtojcën bashkëlidhur, përcakton angazhimet financiare të Bashkimit për Programin IPARD II për Shqipërinë për vitet 2014–2020 dhe vlefshmërinë e këtyre angazhimeve. 2. Kjo Marrëveshje Financiare përmban dispozita për caktimin Shqipërisë të detyrave të zbatimit të buxhetit. Neni 2 Marrëveshjet dhe interpretimi Marrëveshja Financiare plotëson dispozitat e Marrëveshjes Sektoriale dhe të Marrëveshjes Kuadër. Në rast konflikti ndërmjet Marrëveshjes Financiare dhe dispozitave të Marrëveshjes Sektoriale dhe Marrëveshjes Kuadër, këto të fundit kanë përparësi. Përveç kur është parashikuar shprehimisht ndryshe në këtë Marrëveshje Financiare, termat e përdorur në këtë Marrëveshje Financiare kanë të njëjtin kuptim që u jepet atyre në Marrëveshjen Sektoriale, Marrëveshjen Kuadër, Rregulloren IPA II, Rregulloren e Përbashkët për Zbatimin, Rregulloren e Zbatimit IPA II dhe Rregulloren Financiare, të ndryshuar, të plotësuar ose të zëvendësuar, sipas rastit. Neni 3 Asistenca financiare 1. Në pajtim me nenin 58(1)(c) të Rregullores Financiare, Programi IRD II për Shqipërinë do të zbatohet nën menaxhimin me ndërmjetësim sipas parashikimit në vendimin e Komisionit C(2015) 5073, të datës 20 korrik 2015. 2. Asistenca IPARD do të zbatohet me menaxhim me ndërmjetësim pa verifikim ex-ante të tenderimit dhe kontraktimit nga Komisionit ose Delegacioni i Bashkimit. 3. Në pajtim me nenin 31 të Marrëveshjes Sektoriale, Programi IPARD II bashkëfinancohet nga Bashkimi dhe Shqipëria. Detajimi i kontributeve përkatëse financiare parashikohet në Programin IPARD II të miratuar me vendimin e Komisionit C(2015)5073, të datës 20 korrik 2015. 4. Kontributi i Bashkimit bashkëfinancon shpenzimet publike që u paguhen faktikisht përfituesve. Kontributet e ndihmës dhe norma e kontributit të Bashkimit janë në pajtim me normat dhe limitet e parashikuara në shtojcën 4 të Marrëveshjes Sektoriale. 5. Kontratat, në ndryshim nga shërbimet, furnizimet dhe kontratat e punës jepen dhe zbatohen në pajtim me procedurat IPARD, në fuqi në kohën e shpalljes së kërkesës për aplikim, të paraqitur dhe të pranuar nga Komisioni në pajtim me nenet (5) dhe 12(1) të Marrëveshjes Kuadër dhe nenit 25 të Marrëveshjes Sektoriale. 6. Financimi i Bashkimit i nënshtrohet përmbushjes së detyrimeve nga Shqipëria të parashikuara në Marrëveshjet Kuadër dhe Sektoriale dhe në Marrëveshjen Financiare. PJESA I ANGAZHIMET FINANCIARE 2014–2020 Neni 4 Angazhimet 1. Kontributi financiar i Bashkimit për secilin prej viteve nga 2014–2020 është i kufizuar në shumat për vit të parashikuara në vendimin e Komisionit, të datës 20 korrik 2015 dhe në shtojcën bashkëlidhur kësaj Marrëveshjeje. Këto angazhime janë të vlefshme vetëm për zbatimin e Programit IPARD II, në pajtim me Marrëveshjen Kuadër dhe Marrëveshjen Sektoriale të lidhur përkatësisht ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë më 16 prill 2015 dhe 26 prill 2016. 2. Angazhimet buxhetore të Bashkimit jepen në këste vjetore. Angazhimi buxhetor për këstin e parë pason miratimin e Programit IPARD II nga Komisioni. 3. Në pajtim me paragrafin e fundit të nenit 6(3) të Rregullores së Përbashkët të Zbatimit, angazhimet buxhetore i nënshtrohen disponibilitetit të pjesëve që pasojnë miratimin e buxhetit të përgjithshëm të Bashkimit për vitin përkatës ose sipas parashikimit në sistemin e dymbëdhjetësheve provizore. 4. Komisioni informon me shkrim Shqipërinë në lidhje me miratimin e çdo angazhimi buxhetor vjetor që tregohet në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje. Neni 5 Afati i anulimit të angazhimit Në pajtim me nenin 34 të Marrëveshjes Sektoriale, Komisioni anulon automatikisht çdo pjesë të angazhimeve buxhetore të treguara në shtojcën për Programin IPARD II që nuk është përdorur deri më 31 dhjetor të vitit të tretë pas atij të angazhimit buxhetor (rregulli “n+3”). Për qëllimin e parafinancimit në pajtim me nenin 38 të Marrëveshjes Sektoriale; ose Duke kryer pagesa të ndërmjetme në pajtim me nenin 37 të Marrëveshjes Sektoriale; ose Për të cilin NAO e besuar me detyrat e zbatimit të buxhetit, nuk ka paraqitur një pagesë për kërkesë, duke përfshirë një pasqyrë të vërtetuar të shpenzimeve në pajtim me nenin 35(1) të Marrëveshjes Kuadër dhe nenin 37(1) të Marrëveshje Sektoriale. Megjithatë, në rrethanat e justifikuara sipas rregullave, të pranuara nga Komisioni, afati prej tre vjetësh i përmendur në paragrafin 1 mund të zgjatet deri në pesë vjet, në pajtim me nenin 34(2) të Marrëveshjes Sektoriale. Afatet faktike për anulimin e pjesëve tregohen në shtojcën e kësaj Marrëveshjeje. PJESA II CAKTIMI I DETYRAVE PËR ZBATIMIN E BUXHETIT Neni 6 Caktimi i detyrave për zbatimin e buxhetit 1. Komisioni i cakton Shqipërisë detyrat e zbatimit të buxhetit për masat e mëposhtme të Programit IPARD II: Investim në asetet fizike të njësive bujqësore; Investime në asetet fizike në lidhje me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit; Diversifikimi fermer dhe zhvillimi biznesit. 2. Detyrat e zbatimit të buxhetit të përcaktuara në paragrafin 1 caktohen dhe zbatohen në bazë të strukturave, organeve dhe autoriteteve të mëposhtme të caktuara nga Shqipëria: a) Koordinatori Kombëtar IPA (NIPAC); b) Zyrtari Autorizues Kombëtar (NAO); c) Zyra Mbështetëse NAO (NAO SO); d) Fondi Kombëtar (NF); e) Autoriteti Menaxhues (MA) (f) Agjencia IPARD (IA); g) Autoriteti i Auditimit (AA). Neni 7 Kushtet 1. Pa cenuar kushtet e tjera të përcaktuara në Marrëveshjen Kuadër, Marrëveshjen Sektoriale dhe Programin IPARD II, caktimi i detyrave për zbatimin e buxhetit të specifikuara në nenin 6, u nënshtrohet kufizimeve dhe kushteve të mëposhtme: i) Thirrjet për aplikime sipas IPARD II nuk duhet të bëhen para se DG AGRI të ketë verifikuar dhe njohur me letër zyrtare që: a) Një numër i mjaftueshëm personeli është rekrutuar dhe trajnuar siç duhet në departamentin përgjegjës për miratimin e aplikimeve dhe kontraktimin në Agjencinë IPARD për të garantuar trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë; b) Komiteti i vlerësimeve është ngritur sipas rregullave, me qëllim që të verifikojë arsyeshmërinë e shpenzimeve; c) Struktura e Autoritetit të Auditimit dhe kapaciteti i auditimit të jetë stabilizuar dhe konfirmuar. ii) Angazhimet me përfituesit (kontratat), sipas IPARD II, nuk duhet të nënshkruhen derisa DG AGRI të ketë verifikuar dhe njoftuar me letër zyrtare, që: a) Një numër i mjaftueshëm personeli është rekrutuar dhe trajtuar siç duhet në Departamentin përgjegjës për kontrollin në terren dhe autorizimin e pagesave në agjencinë IPARD për të garantuar trajtimin në kohë të kërkesave për ndihmë dhe pretendimet për pagesa; b) Programet kompjuterike të kontabilitetit janë përshtatur me kërkesat e IPARD II. iii) Pa cenuar asnjë dispozitë specifike në Marrëveshje, asnjë pagesë nuk kryhet në favor të një kërkuesi ose të caktuarit e tyre për të cilët është vërtetuar se ata kanë krijuar artificialisht kushtet e kërkuara për përftimin e këtyre pagesave, me qëllim përftimin e një avantazhi në kundërshtim me objektivat e mbështetjes. 2. Për qëllimet e kërkesave të raportimit të parashikuara në nenin 59(2)(a) të Marrëveshjes Kuadër, NAO përdor formularët e parashikuar në shtojcat 6 dhe 9 të Marrëveshjes Sektoriale sipas specifikimit në nenin 45 të Marrëveshjes Sektoriale. Neni 8 Pranueshmëria e shpenzimeve 1. Pa cenuar asnjë rregull tjetër pranueshmërie të përcaktuar në Marrëveshjen Kuadër, Marrëveshjen Sektoriale dhe Programin IPARD II, zbatohen rregullat për pranueshmërinë e shpenzimeve të propozuar nga Shqipëria në letrën nr. 4848/prot., të datës 20 korrik 2017, të regjistruar në komision me referencën Ares (2017)6125895 dhe çdo ndryshim tjetër i mëvonshëm i këtyre rregullave të miratuara nga Komisioni. 2. Data e fundit e pranueshmërisë për shpenzimet sipas Programit IPARD II është 31 dhjetor 2023. Neni 9 Pezullimi ose anulimi i pjesëve të Marrëveshjes Financiare Marrëveshja Financiare nuk ndikon në asnjë vendim që mund të marrë Komisioni sipas Marrëveshjes Kuadër dhe Marrëveshjes Sektoriale, duke përfshirë, pa kufizim, ndërprerjen dhe pezullimin e pagesave dhe korrigjimeve financiare. Neni 10 Hyrja në fuqi Kjo Marrëveshje hyn në fuqi në datën në të cilën e fundit nga Palët njofton Palën tjetër me shkrim në lidhje me miratimin e saj, në pajtim me legjislacionin e brendshëm në fuqi ose procedurën e Palës. Neni 11 Nënshkrimi Kjo Marrëveshje hartohet në dy kopje në gjuhën angleze. Nënshkruar për dhe në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në Tiranë, më ........ ..... Nënshkruar për Komisionin Evropian në emër të Bashkimit Evropian, në Bruksel, më ................. Z. Jerzy Plewa Drejtor i Përgjithshëm për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural SHTOJCË Shumat treguese maksimale vjetore për kontributin vjetor të BE-së, sipas fushës së IPA II të politikës për bujqësinë dhe politikën e zhvillimit për vitet 2014–2020 (IPARD II) (në EUR) (zëri i buxhetit 05.05 03) Kontributi vjetor për Programin IPARD II (në euro) Viti 2014 2015 2016 2017 2018 2019 shumëtregues e 2020 shumëtregues e Totali IPARD II -- 13 000 000 14 000 000 12 000 000 16 000 000 16 000 000 Shpenzimet treguese të plota për zbatimin e Programit IPARD II në Shqipëri, duke përfshirë kontributet e BE-së, kombëtare dhe private, për periudhën 2014–2020 është 161 milionë euro. Kontributi tregues i BE-së është 71 milionë euro. Afatet faktike për pjesët e mbetura të buxhetit përcaktohen si më poshtë: Pjesa e buxhetit të vitit 2016 duhet të shpenzohet deri më 31.12.2019. Pjesa e buxhetit të vitit 2017 duhet të shpenzohet deri më 31.12.2020. Pjesa e buxhetit të vitit 2018 duhet të shpenzohet deri më 31.12.2021. Pjesa e buxhetit të vitit 2019 duhet të shpenzohet deri më 31.12.2022. Pjesa e buxhetit të vitit 2020 duhet të shpenzohet deri më 31.12.2023.

Regulation No. 240 date 2.5.2018 approving the financing agreement between the Council of Ministers of the Republic of Albania and the European Commission on behalf of the European Union regarding IPARD II 2014-2020, Assistance for the Agriculture and Rural Development, according the Pre-Accession Assistance Instrument, IPA II · Nelum