Regulation No. 231 on refusal of ownership or possession of land and concerning requests to return land
Made 1993-05-19 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- ownership, land tenure, public land, property rights
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
V E N D I M Nr.231, datë 19.5.1993 PER TOKAT QE REFUZOHEN TE MERREN NE PRONESI OSE NE PERDORIM DHE ZGJIDHJEN E KERKESAVE TE SHTETASVE PER LENIEN E TOKES. Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I : 1. Tokat e llogaritura në fondin e tokës bujqësore të ish-kooperativave bujqësore për t'u ndarë sipas ligjit nr.7501, datë 19.7. 1991 "Për tokën" dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, të cilat refuzohen të merren në pronësi a në përdorim, mbeten toka bujqësore disponibël shtetërore. 2. Tokat bujqësore disponibël shtetërore janë në administrim të Ministrisë së Bujqësisë e të Ushqimit dhe rishpërndahen nga ajo. 3. Tokat bujqësore të ndërmarrjeve bujqësore, kur nuk merren në pronësi ose në përdorim nga familjet që u takon të marrin tokë, vihen në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit (Agjencisë Qendrore të Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore), për të bërë rishpërndarjen e tyre, në bazë të kërkesës së komisionit të ndarjes së tokës të rrethit. 4. Familjet që refuzojnë të marrin tokë bujqësore në pronësi ose përdorim, duhet t'i deklarojnë në çdo rast me shkrim komisionit të ndarjes së tokës së fshatit. Zyrat e kadastrës regjistrojnë për këto familje vetëm atë sipërfaqe të tokës bujqësore që ka mbajtur familja, qoftë kjo edhe nën normat e caktuara sipas kritereve të vendosura me akte të Këshillit të Ministrave. 5. Mbi bazën e kërkesës së pronarit ose të përdoruesit të tokës në prani të komisionit të ndarjes së tokës së fshatit dhe përfaqësuesit të komunës, bëhet dorëzimi i tokës, duke mbajtur procesverbal në dy kopje të firmosura nga të pranishmit, ku shënohet numri kadastral, vendi, kufizimet dhe sipërfaqja e tokës. Ky akt, pasi të legalizohet nga kryetari i komunës ose i bashkisë që e ka në juridiksionin e tij, depozitohet një kopje në komunë ose bashki dhe një kopje dorëzohet në zyrën e kadastrës, e cila kryen veprimet përkatëse, duke anuluar aktin e marrjes së tokës. Kur komisioni i ndarjes së tokës së fshatit ka përfunduar funksionin e vet, dorëzimi i tokës bëhet në prani të përfaqësuesit të komunës. 6. Për familjet që refuzojnë marrjen e tokës bujqësore, masa e përfitimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.428, datë 5.10.1992 "Për kriteret e dhënies së përkrahjes ekonomike familjeve fshatare me sipërfaqe të kufizuar toke dhe të ardhura të pakta", nuk ndryshon. 7. Familjet e ndërmarrjeve bujqësore që refuzojnë marrjen e tokës, nuk përfitojnë përkrahje sociale. 8. Udhëzimi i Këshillit të Ministrave nr.8, datë 17.10.1992 "Për tokat që refuzohen të merren në pronësi në fshat dhe zgjidh jen e kërkesave të shtetasve për lënien e pronësisë së tokës", shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE ALEKSANDER MEKSI