Regulation No. 206 date 15.3.2017 amending Regulation 547 date 9.8.2006 establishing the National Agency of Natural Resources, as amended
Made 2017-03-15 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Environment
- Keywords
- governance, institution, legal proceedings/administrative proceedings, taxes, fiscal and market measures
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 206, datë 15.3.2017 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 547, DATË 9.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Në vendimin nr. 547, datë 9.8.2006, të ndryshuar, bëhet shtesa, si më poshtë vijon: 1. Në fund të pikës 3 bëhet shtesa me përmbajtjen, si më poshtë vijon: “- Kryen, brenda fushës së veprimtarisë së vet, oponencën teknike për projektet e kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike, sipas tarifave të përcaktuara në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi, me përjashtim të oponencës teknike për punimet e ndërtimit, që kryhet nga institucionet e përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.”. II. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama ANEKSI 1 TARIFAT PËR OPONENCËN TEKNIKE PËR PROJEKTET E NDËRTIMIT TË KAPACITETEVE PRODHUESE TË ENERGJISË ELEKTRIKE Tarifat për oponencën teknike për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike janë, si më poshtë: I. Për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që janë objekt koncesioni në fazën e studimit të fizibilitetit: a) Deri në 1 MW tarifa e oponencës do të jetë 50 000 lekë. b) Mbi 1 MW deri në 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 100 000 lekë. c) Mbi 5 MW deri në 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 300 000 lekë. ç) Mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë. II. Për projektet e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike që janë objekt koncesioni në fazën e projektit të zbatimit: a) Deri në 1 MW tarifa e oponencës do të jetë 100 000 lekë. b) Mbi 1 deri në 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 200 000 lekë. c) Mbi 5 deri në 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë. ç) Mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 700 000 lekë. III. Për ndërtimin e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni: a) Deri në 1 MW tarifa e oponencës do të jetë 100 000 lekë. b) Mbi 1 MW deri në 5 MW, tarifa e oponencës teknike do të jetë 200 000 lekë. c) Mbi 5 MW deri në 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 500 000 lekë. ç) Mbi 15 MW tarifa e oponencës do të jetë 700 000 lekë.