Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 2 regulating fishing product markets

Made 2019-10-24 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Rregullore Nr. 2, Datë 24.10.2019 - Për Organizimin E Tregjeve Të Produkteve Të Peshkimit.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Food and nutrition
Keywords
fish products, internal trade, hygiene/sanitary procedures, food safety and quality, inspection, processing/handling, transport/storage

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Kjo rregullore përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tregjeve të shitjes me shumicë të produkteve të peshkimit.

  2. 2. Menaxhuesi i tregut të shitjes me shumicë mund të jetë Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës ose Organizata e Peshkimit ose Njësia e Vetëqeverisjes Vendore. Në një treg të shitjes me shumicë ushtrojnë veprimtaritë e tyre dhe organet shtetërore, si Inspektorati i Peshkimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, struktura të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe organe të tjera që kanë lidhje me funksionimin normal të një tregu të shitjes me shumicë.

  3. 3. Tregjet e shitjes me shumicë janë struktura me interes publik, qëllimi i të cilit është promovimi i marketingut të produkteve me qëllim që të sigurohet shpejtësia dhe efikasiteti i përgjithshëm i rishpërndarjes së prodhimeve të peshkimit, zhvillimi i profesionalizmit sipërmarrës, mbrojtja e komponentëve më të dobët të prodhimit dhe të tregtisë, duke lidhur konsumin me prodhimin, duke garantuar zinxhirin e tregtimit, për të ulur kostot e përgjithshme. KREU II MENAXHIMI I TREGUT TË SHITJES ME SHUMICË

  4. 1. Për menaxhimin e tregut të shitjes me shumicë krijohet Komiteti Këshillimor i tregut të shitjes me shumicë me mandat tre vjeçar. Anëtarët e Komitetit kanë të drejtë të rizgjidhen.

  5. 2. Në rastet kur menaxhimi kryhet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, Komiteti Këshillimor i tregut të shitjes me shumicë drejtohet nga kryetari i Bashkisë, i cili luan rolin e kryetarit dhe ka në përbërje: a) dy anëtarë të këshillit bashkiak nga të cilët njëri është përfaqësues i pakicës; b) dy përfaqësues të pronarëve të anijeve të peshkimit, njëri përfaqësues i peshkimit tregtar industrial dhe tjetri përfaqësues i peshkimit tregtar artizanal, bregdetar; c) një përfaqësues i tregtarëve me shumicë; d) një përfaqësues i tregtarëve me pakicë; e) një përfaqësues i industrisë përpunuese; f) Inspektori i Peshkimit; g) Inspektori i Drejtorisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; h) një përfaqësues i kapitanerisë së porteve; i) një përfaqësues i të punësuarve në tregun e shitjes me shumicë; j) një përfaqësues i Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

  6. 3. Në rastet kur menaxhimi kryhet nga organizatat, Komiteti Këshillimor i tregut të shitjes me shumicë drejtohet nga kryetari/presidenti i organizatës, i cili luan rolin e kryetarit dhe ka në përbërje: a) dy anëtarë të organizatës, përfaqësues të pronarëve të anijeve të peshkimit, njëri përfaqësues i peshkimit tregtar industrial dhe tjetri përfaqësues i peshkimit tregtar artizanal, bregdetar; b) një përfaqësues i tregtarëve me shumicë; c) një përfaqësues i tregtarëve me pakicë; d) një përfaqësues i industrisë përpunuese; e) Inspektori i Peshkimit; f) Inspektori i Drejtorisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; g) një përfaqësues i kapitanerisë së porteve; h) një përfaqësues i të punësuarve në tregun e shitjes me shumicë; i) një përfaqësues i Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

  7. 4. Në rastet kur menaxhimi kryhet nga institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës, Komiteti Këshillimor i tregut të shitjes me shumicë drejtohet nga titullari i saj, ose një përfaqësues i autorizuar, i cili luan rolin e kryetarit dhe ka në përbërje: a) dy përfaqësues nga Sektori i Menaxhimit të Porteve të Peshkimit: përgjegjësi i sektorit dhe përfaqësuesi lokal; b) një ekonomist; c) dy anëtarë të organizatës, përfaqësues të pronarëve të anijeve të peshkimit, njëri përfaqësues i peshkimit tregtar industrial dhe tjetri përfaqësues i peshkimit tregtar artizanal, bregdetar; d) një përfaqësues i tregtarëve me shumicë; e) një përfaqësues i tregtarëve me pakicë; f) një përfaqësues i industrisë përpunuese; g) Inspektori i Peshkimit; h) Inspektori i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; i) një përfaqësues i kapitanerisë së porteve; j) një përfaqësues i të punësuarve në tregun e shitjes me shumicë.

  8. 5. Komiteti Këshillimor i tregut mblidhet nga kryetari sa herë që e sheh të nevojshme ose me kërkesë të bërë nga një e treta e anëtarëve. Njoftimet e takimit, me rendin e ditës, dërgohen tek anëtarët të paktën shtatë ditë para datës së mbledhjes, pa paragjykuar asnjë kërkesë urgjente që dërgohet njoftim 24 orë nga çdo mjet i vlefshëm komunikimi.

  9. 6. Në punimet e Komitetit Këshillimor mund të marrin pjesë, pa të drejtë vote, ekspertë për çështjet që do të shqyrtohen ose përfaqësues të grupeve të tjera të interesit. Njoftimet e takimit, me rendin e ditës, dërgohen tek anëtarët të paktën shtatë ditë para datës së mbledhjes, pa paragjykuar asnjë kërkesë urgjente që dërgohet njoftim 24 orë nga çdo mjet i vlefshëm komunikimi.

  10. 7. Mbledhjet quhen të vlefshme kur në të marrin pjesë 50% + 1 të anëtarëve të tij.

  11. 8. Anëtarët e Komitetit të cilët mungojnë për tri mbledhje rresht, pa arsye, humbasin mandatin.

  12. 9. Vendimet merren me shumicë votash dhe në rast barazimi, vota e kryetarit është përcaktuese.

  13. 10. Menaxhuesi i tregut vendos në mënyrë të pavarur mbi propozimet e Komitetit Këshillimor.

  14. 11. Detyrat e Komitetit Këshillimor, janë: a) të propozojë ndryshime dhe përmirësime për pajisjet dhe shërbimet e tregut, në mënyrë që të sigurohet produktiviteti maksimal dhe përmirësimi i efikasitetit funksional përfshirë edhe sigurinë ushqimore; b) të shprehë mendimin e tij për: i. oraret e funksionimit të tregut të shitjes me shumicë; ii. kriteret për ndarjen e vendeve të blerjes; iii. tarifat për dhënien me qira të frigoriferëve; iv. tarifat e shërbimeve të tregut të shitjes me shumicë; v. rregulloren e tregut, duke sugjeruar edhe ndryshime; vi. organizimin e personelit të nevojshëm për funksionimin e shërbimeve të tregut dhe për çdo ndryshim të këtij organizimi; vii. çdo çështje tjetër lidhur me aktivitetet në tregun e shitjes me shumicë.

  15. 12. Pjesëmarrja në Komitetin Këshillimor të tregut të shitjes me shumicë është pa shpërblim. KREU III DREJTORI I TREGUT

  16. 1. Drejtori i tregut emërohet dhe shkarkohet nga menaxhuesi i tregut, me propozim të Komitetit Këshillimor. Ai zgjidhet nga radhët e profesionistëve të fushave të peshkimit dhe akuakulturës, drejtësisë dhe ekonomisë, me eksperiencë pune të paktën 5 vjet në profesion.

  17. 2. Drejtori është përgjegjës për funksionimin e rregullt të tregut dhe shërbimeve, organizimi i të cilit do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai drejton, mbikëqyr dhe cakton detyrat për secilin punonjës, cakton turnet dhe orët e punës.

  18. 3. Drejtori i tregut kryhen detyrat e mëposhtme: a) konstaton plotësimin e kushteve për pjesëmarrjen në procedurën e ankandit; b) mbikëqyr kohën e hapjes dhe mbylljes së tregut; c) siguron që operacionet e furnizimit të tregut të mos pengohen; d) siguron që të gjitha transaksionet e blerjes dhe shitjes janë kryer sipas ligjeve dhe rregulloreve; e) autorizon në raste të jashtëzakonshme futjen dhe daljen e produkteve ushqimore përtej kohës së caktuar; f) propozon, me sugjerimin e operatorëve, nismat që synojnë favorizimin e furnizimit të tregut me produkte, zgjerimin e sipërfaqes së nevojshme për shitje; g) verifikon faktin që mallrat dhe ambalazhet përputhen me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi; h) verifikon, me kërkesë të palëve të interesuara ose kryesisht, cilësinë e produktit dhe dokumentacionin shoqërues; i) është përgjegjës për përmbushjen e të gjithë detyrave të lënë nga inspektori i ngarkuar për inspektimin dhe mbikëqyrjen e shërbimit në treg; j) siguron mospërdorimin e praktikave mashtruese lidhur me peshën e produktit apo të çdo praktike tjetër që mund të përdoret nga tregtarët; k) rregullon inspektimet gjatë orarit të mbylljes së tregut dhe veçanërisht natën; l) në raste urgjente, merr masat e nevojshme për të cilat raporton te menaxheri i tregut; m) siguron pajisjet e duhura për të mundësuar ruajtjen e mallrave në treg; n) miraton akte brenda përgjegjësive të tij, në funksion të mirë organizimit të tregut; o) siguron që veprimtaria e tregtareve të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi; p) kujdeset për ushtrimin e kontrollit veterinar dhe higjeno-sanitar të produkteve të peshkimit në përputhje më legjislacionin në fuqi; q) kujdeset për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin gjatë zhvillimit të ankandit. Brenda 30 ditëve nga lindja e mosmarrëveshjes palët e interesuar kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, pranë drejtorit të tregut. Drejtori, brenda 30 ditëve, shqyrton pretendimet e tyre dhe vendos mbi to. KREU IV SHËRBIMET

  19. 1. Shërbimi i ngarkimit/shkarkimit ofrohet prej tregut të shitjes me shumicë, kundrejt pagesës së tarifës, përveç rasteve kur ky shërbim mbulohet nga shitësi. Tregu i shitjes me shumicë ruhet nga punonjës shërbimi ose nga shoqëri private të sigurisë fizike për gjatë zhvillimit të procedurës së ankandit.

  20. 2. Tregu i shitjes me shumicë ofron dhënien me qira të frigoriferëve, kundrejt pagimit të tarifës. Çdo subjekt që dëshiron marrjen me qira të frigoriferëve i drejton kërkesë drejtorit të tregut.

  21. 3. Në tregun e shitjes më shumicë funksionon shërbimi i arkës i cili kryhet nga një bankë e nivelit të dytë me detyrë ofrimin e shërbimeve për kryerjen e veprimet të pagesave midis operatorëve të tregut ndërmjet tyre, si dhe të operatorëve.

  22. 4. Drejtori i tregut më shumicë, pas njoftimit të arkës, pezullon të gjitha transaksionet e blerjeve nga operatorët debitorë.

  23. 5. Shërbimet që ofron tregu me punonjësit e vetë ose nëpërmjet të tretëve janë si më poshtë: a) shërbimi i pastrimit të tregut; b) shërbimi i furnizimit me akull; c) shërbimi i arkës; d) shërbimi i ruajtjes; e) çdo shërbim tjetër ndihmës në treg.

  24. 6. Zhvillimi i ankandit sigurohet nga shitësi. Ngarkohet Ministria përgjegjëse për peshkimin për zbatimin e kësaj rregulloreje. Kjo rregullore hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Bledar Çuçi

Regulation No. 2 regulating fishing product markets · Nelum