Regulation No. 2 dated 5.11.2015 amending Regulation No.1 date 7.3.2014 on the implementation of Law No. 64 date 31.5.2012 on fishery
Made 2015-11-05 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Rregullore Nr. 2, Datë 5.11.2015 Për Disa Ndryshime Në Rregulloren Nr. 1, Datë 7.3.2014, “Për Zbatimin E Ligjit Nr. 64, Datë 31.5.2012, “Për Peshkimin””.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Fisheries and aquaculture
- Keywords
- institution, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
Rregullore Nr. 2, Datë 5.11.2015 Për Disa Ndryshime Në Rregulloren Nr. 1, Datë 7.3.2014, “Për Zbatimin E Ligjit Nr. 64, Datë 31.5.2012, “Për Peshkimin”” Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës dhe nenit 135 të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar me propozim të Drejtorisë së Peshkimit ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave nxjerr këtë rregullore. Në rregulloren nr. 1, datë 7.3.2014, “Për zbatimin e ligjit nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” bëhen këto ndryshime: Neni 1 Neni 14 ndryshohet si më poshtë: “Neni 14 Komisioni i Përhershëm i Ankimeve përbë-het nga pesë anëtarë, kryesohet nga kryetari dhe ka në përbërje të tij sekretarin. Anëtarët e komisionit janë nëpunës civilë të ministrisë, në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese, të cilët miratohen me urdhër të ministrit. Komisioni thirret nga kryetari dhe mblidhet të paktën të mërkurën e parë të çdo muaji.”. Neni 2 Në nenin 17, pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Subjektet të cilat brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit, kanë paraqitur ankim administrativ pranë komisionit, njoftohen me shkrim për pjesëmarrje në mbledhje të paktën 7 (shtatë) ditë kalendarike, përpara datës së mbledhjes së komisionit.”. Neni 3 Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Edmond Panariti