Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 199 of 2014 supplementing Regulation No. 480 of 2011 of the Council of Ministers on land use planning

Made 2014-04-02 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
land-use planning, legal proceedings/administrative proceedings

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare www.legjislacioni.gov.al Nr. 46 Datë 8 prill 2014 P Ë R M B A J T J A Faqe Vendim i KM nr. 192, datë 2.4.2014 Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 48, datë 16.1.2008 të Këshillit të Ministrave “Për programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi”, të ndryshuar ………………………………………………………………… 1255 Vendim i KM nr. 193, datë 2.4.2014 Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 47, datë 16.1.2008 të Këshillit të Ministrave “Për programin e nxitjes së punësimit, nëpërmjet formimit në punë”, të ndryshuar …………. 1255 Vendim i KM nr. 194, datë 2.4.2014 Për përcaktimin e masës së financimit, nga buxheti i vitit 2014, për bashkësitë fetare tradicionale që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave …………………………….. 1256 Vendim i KM nr. 195 , datë 2.4.2014 Për një ndryshim në vendimin nr. 42, datë 17.1.1998 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, të ndryshuar ……………………………………………… 1257 Vendim i KM nr. 196, datë 2.4.2014 Për miratimin e autorizimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e centralit elektrik fotovoltaik të shoqërisë “UKKO” sh.a.………... 1257 Vendim i KM nr. 199, datë 2.4.2014 Për disa shtesa në vendimin nr. 480, datë 22.6.2011, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores model të planifikimit” të ndryshuar ……………………………………………………………… 1259 http://www.legjislacioni.gov.al/ Sony Highlight Fletore Zyrtare nr.46, datë 8 prill 2014 1259 c) UKKO sh.a. nuk informon MEI-n mbi arsyet që mund të shpien në vonesa ndaj realizimit të ndërtimit të paktën 60 (gjashtëdhjetë ditë) përpara periudhës së përfundimit të afatit të ndërtimit; d) Vërtetohet se deklarimet e UKKO sh.a. nuk janë të vërteta; e) Kur për UKKO sh.a. kanë filluar procedurat e falimentimit ose të likuidimit, sipas ligjit nr. 8901, datë 23.5.2002 “Për falimentimin”; f) UKKO sh.a., për arsye të shkaktuara nga ajo vetë, nuk ka respektuar programin e punimeve, dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga njoftimi prej ministrisë përgjegjëse për energjinë, nuk paraqet arsyet për mosrealizimin e detyrës dhe nuk paraqet masat që do të ndërmarrë për të përfunduar centralin elektrik fotovoltaik në datën e përcaktuar; g) UKKO sh.a. nuk respekton detyrimin për informimin dhe nëse brenda një afati prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh, pas njoftimit paraprak nga MEI për mosdhënie informacioni, përsëri nuk dërgon informacionin e kërkuar; h) Në të gjitha rastet e tjera, të parashikuara nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1701, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së autorizimeve, për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese të energjisë që nuk janë objekt koncesioni”. 10. Kohëzgjatja e këtij autorizimi është 25 vjet, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij autorizimi. 11. Ky autorizim hyn në fuqi pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. 12. Ky vendim publikohet në Fletoren Zyrtare. VENDIM Nr. 199, datë 2.4.2014 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 480, DATË 22.6.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES MODEL TË PLANIFIKIMIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6 të nenit 88 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në shtojcën 1 “Rregullorja model e planifikimit”, seksioni 2 “Rastet e zbatimit, kushtet dhe rregullat e përdorimit të kësaj rregulloreje”, që i bashkëlidhet vendimit nr. 480, datë 22.6.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 4, shtohen shkronjat “d” dhe “e”, me këtë përmbajtje: “d) Zhvillimin e strukturave me funksion prodhues, industrial, përfshirë këtu edhe ato me material porositës, ndërtime të mbështetura nga programe kombëtare investimesh, prodhimi, përpunimi dhe distribucionesh bujqësore e blegtorale të ndryshme. e) Lejet e ndërtimit për kategoritë e përcaktuara në këtë nen, edhe nëse janë në zonat e pezulluara, jepen nga bashkitë dhe komunat, por pasi të jetë shprehur më parë AKPT-ja dhe duke vënë në dijeni Këshillin Kombëtar të Territorit për konformitetin e lejes me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit të miratuara ose në proces.”. 2. Proceduarat e hollësishme për zbatimin e këtij vendimi përcaktohen me udhëzim të ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit. 3. Ngarkohen autoritetet e planifikimit, të përcaktuara në nenet 5 e 12 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet për 6 (gjashtë) muaj nga hyrja në fuqi të tij. KRYEMINISTRI Edi Rama Sony Highlight

Regulation No. 199 of 2014 supplementing Regulation No. 480 of 2011 of the Council of Ministers on land use planning · Nelum