Regulation No. 188 of 2013 removing from the forestry fund certain areas of forestry economy “Dhembel – Kala”, Permet that will be used by the “Albanera” company for masonry activities
Made 2013-03-06 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Forestry
- Keywords
- forest management/forest conservation, special fund
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 188, datë 6.3.2013 PËR HEQJEN NGA FONDI KULLOSOR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMISË PYJORE “DHËMBEL - KALA”, PËRMET, QË DO TË PËRDOREN NGA SHOQËRIA “ALBANERA” SHPK, PËR KARRIERË GURI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar dhe të shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 10 të ligjit nr. 9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit e Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Heqjen nga Fondi Pyjor Kombëtar dhe çregjistrimin nga zëri kadastral “pyll” të sipërfaqes prej 7.5 (shtatë pikë pesë) ha, pjesë e ngastrës 39/a të ekonomisë pyjore “Dhëmbel - Kala”, që do të përdoret nga subjekti “Albanera” sh.p.k., për karrierë guri, sipas hartës përkatëse që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Heqja nga fondi pyjor dhe dhënia në përdorim subjektit “Albanera” sh.p.k., të bëhet me pjesë, sipas madhësisë së sipërfaqes të miratuar në planin vjetor të punimeve të parashikuara në projekt. 3. Subjekti “Albanera” sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqen e marrë në përdorim sipas kushteve të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi. Të ndërpritet dhënia në përdorim e pjesës tjetër dhe vazhdimi i punimeve në vitin pasardhës, në qoftë se subjekti “Albanera” sh.p.k., nuk ka rehabilituar sipërfaqen e shfrytëzuar në vitin paraardhës. 4. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të Fondit Pyjor Kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave, sipas pikave 1, 2 dhe 3 të këtij vendimi, bën çregjistrimin e saj nga kategoria “tokë e zënë, pyll” dhe e regjistron në sipërfaqe inproduktive për veprimtari minerare, në zbatim të pikave 9 dhe 10 të vendimit nr. 1353, datë 10.10.2008 të Këshillit Ministrave “Për rregullat dhe paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”. 5. Vlera e sipërfaqes pyjore të hequr dhe e infrastrukturës së saj, paguhet nga subjekti “Albanera” sh.p.k., në bazë të lidhjes 4, bashkëlidhur vendimit nr. 1064, datë 22.12.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në vendimin nr. 391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave””. 6. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, subjekti “Albanera” sh.p.k., brenda 2 (dy) viteve, me fondet e veta, do të pyllëzojë 7.5 (shtatë pikë pesë) ha në ngastrat e përcaktuara nga njësia e qeverisjes vendore, Këlcyrë dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor, Përmet. Mënyra e pyllëzimit, deri në marrjen në dorëzim me procesverbal të sipërfaqes së pyllëzuar të bëhet sipas marrëveshjes, që lidhet ndërmjet palëve me kërkuesin. 7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe njësia përkatëse e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha