Regulation No. 1708 on the implementation of programmes for in-situ conservation of indigenous breeds of small ruminants
Made 2008-12-29 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Livestock, Wild species and ecosystems
- Keywords
- cattle, policy/planning, institution, governance, endangered species, protection of species, biodiversity
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË Këshilli i Ministrave VENDIM Nr. 1708 , datë 29.12.2008 ZBATIMIN E PROGRAMEVE PËR RUAJTJEN IN-SITU TË RACAVE AUTOKTONE TË BAGËTIVE TË IMËTA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 60, të ligjit nr.9426, datë 6.10.2005, "Për mbarë shtimin e blegtorisë", të ndryshuar, si dhe të nenit l O, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave l. Programet për ruajtjen In-situ të racave autoktone të bagëtive të imëta zbatohen për ato raca dhe/ose ekotipe, të cilat shpallen "Raca/ekotipe në gjendje kritike për t'u zhdukur", sipas përcaktimit të aneksit l, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ngritjen, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të komisionit të vlerësimit për gjendjen dhe nivelin e rrezikut të zhdukjes në racat/ekotipet autoktone të bagëtive të imëta. Veprimtaria e këtij komisioni përcaktohet me rregullore të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 3. Ngritjen, në drejtorinë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, të komisionit të identifikimit të racave/ekotipeve të bagëtive të imëta në rrezik për t'u zhdukur, i cili të drejtohet nga inspektori i zooteknisë. 4. Një ndër hallkat kryesore të programeve për ruajtjn In-situ të racave dhe/ose ekotipeve autoktone të bagëtive të imëta, të shpallura "Raca/ekotlpe në gjendje kritike për t'u zhdukur", është zbatimi i pagesës, një herë në vit, e fermerëve, që janë pronarë të tufave, që do të përfshihen në këto programe. 5. Masa e pagesës të jetë: 2 000 (dy mijë) lekë, për riprodhues femër, dhe 3 000 (tre mijë) lekë, për riprodhues mashkull, të matrikuluar. Kjo pagesë zbatohet jo më pak se 4 vjet, për çdo racë/ekotip, të shpallur "Racë/ekotip në gjendje kritike për t'u zhdukur". Pagesa ndërpritet me shpalljen e vendimit për kapërcimin e gjendjes kritike për t'u zhdukur. Për realizimin e kësaj pagese, në buxhetin e shtetit të parashikohen, çdo vit, 4 500 000 (katër milionë e pesëqind mijë) lekë. 6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 7. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi. KRYEMINISTRI, SALI BERISHA MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT JEMIN GJANA