Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 1631 proclaiming the natural ecosystem of Bredhi I Hotoves-Dangelli as national park

Made 2008-12-17 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
national parks, ecosystem conservation, protected area

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. V E N D I M Nr. 1631, date 17.12.2008 PËR SHPALLJEN “PARK KOMBËTAR” TË EKOSISTEMIT NATYROR BREDHI I HOTOVËS-DANGËLLI ME SIPËRFAQE TË ZGJERUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1, shkronja “b”, 6 e 13, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shpalljen “Park kombëtar” të ekosistemit natyror Bredhi i Hotovës-Dangëlli, me sipërfaqe të zgjeruar, sipas përcaktimeve në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kufijtë “Parku kombëtar” janë, si më poshtë vijon: a) Veri: Kuota 1 291,3m (Maja e Qarrishtes), me koordinata 4 439 461 V dhe 4 469 277 L, vijon përgjatë kurrizit dhe ndjek rrugën vendore, në krah të fshatit Sevrani i Madh, me kuotën 758m, kalon pranë burimit Gurra e Kafshit, ndjek rrugën vendore dhe kurrizin ujëndarës, me kuotën 1 246,8m (Maja Sheshi i Mukalisë), vijon me rrugën dhe kuotën 1 254m, ndjek rrugën dhe zbret kurrizin në drejtim të Përroit të Kreshovës, pasi ndërpret përroin i ngjitet kurrizit, kalon në digën e rezervuarit, vijon në drejtim të kuotave 1 571m, 1 232m, 1 074m, 835m, 845m, ndërpret Përroin e Miçanit, kuota 1 078m, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1 404m, 1 503m, 1 588m, 1 585m, 1827,6m, 1 663,2m (Maja e Qelqit), ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1492m deri te Qafa e Dëllinjës (1356m), me koordinatat 4 455 559 V dhe 4 471 253 L; b) Lindje: Kuota 1 356m (Qafa e Dëllinjës), me koordinatat 4 455 559 V dhe 4471 253 L, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1 396m, 1 345,5m, 1 343m, 1 431m, zbret kurrizin në drejtim të kuotës 1 286m (Maja e Golemasit), ndjek kurrizin Faqja e Gremës, kuotat 1 003m, 913m, në pikën e takimit të përroit të Selenicës me Përroin e Zavalanit, kuotat 1 061m, 882m (Maja e Prasqopit), kuota 778m, kalon te pika e takimit të Përroit të Zavalanit me Përroin Guri i Pelpel, kuota 881m, ndjek rrugën vendore deri te pika e takimit të përroit Burimi i Krimbur me Përroin e Virit, më pas vijon përgjatë Lumit të Anit, kuota 575m, me Lumin e Gostivishtit, me kuotat 479m, 433m deri te pika e takimit të lumit të Gostivishtit me lumin e Lengaricës, vijon përgjatë lumit të Lengaricës, në drejtim të kundër të rrjedhjës, deri te pika e takimit me përroin e Gradishtës, ngjitet kurrizit, kuota 1110m, ndjek rrugën vendore, kuota 1 106m, vijon përgjatë kurrizit Faqja e Lajthisë, me kuotat 1 357m, 1 382m, 1 321,5m, 1 336m, 1 441m, 1 477m, 1 553,4m (Maja e Postenanit), 1 507m, 1 523m, 1 481,9m, Qafa e Postenanit, 1 488m, 1 472,7m, 1 371m, zbret kurrizin Gryka e Pagmentit deri te pika e takimit të lumit të Çarçovës me Përroin e Postenanit, me koordinata 4463360V dhe 4447984 L; c) Jug: Pika e ndërprerjes së lumit të Çarçovës me Përroin e Postenanit, me koordinata 4 463 360 V dhe 4 447 984 L, ndjek rrjedhjen e lumit të Çarçovës në drejtim tëlumit Vjosë deri te Ura e Çarçovës, me koordinata 4 460 893 V dhe 4 442 781 L; ç) Perëndim: Ura e Çarçovës, me koordinata 4 460 893 V dhe 4 442 781 L, ndjek krahun e djathtë të rrugës automobilistike Çarçovë-Përmet, deri te kryqëzimi i rrugës për në fshatin Benjë, kuota 292m, më pas ngjitet kurrizit të pyllit të Pomecit, kuota 451,1m (Maja e Malit të Bardhë), ndjek rrugën vendore dhe kuotat 471m, 558m, përsëri me rrugën vendore dhe kurrizin Bregu i Madh, Maja e Qytezës, kurrizin mbi fshatin Qilarisht e Vogël, kuotat 636m, 771m, 1028m, 1128m (Hija e Plepit), zbret kurrizin dhe kalon në Qafën e Ajdinit, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 928,7m, 928m (Guri i Thanëve), zbret kurrizin dhe ndjek rrugën për këmbësorë, kuotat 404.0m, 451.0m (Maja e Sukës), ndërpret Përroin e Muzhdinës, vijon në krahun e majtë të rrjedhës së kanalit ujitës, kuota 276.0m (Maja Guri i Kosinës), ngjitet kurrizit në krah të fshatit Kosinjë, kuota 296.0m, 342.0m, ndjek rrugën për këmbësorë mbi Kosinë, Ura e Përroit të Hotovës, kuota 231m, ndërpret lumin e Lumnicës dhe Përroin e Kalenjave, ngjitet kurrizit në kuotat 292m e 332m, ndjek rrugën vendore për në fshatin Pacomit (Kalenjë), vijon me rrugën në drejtim të kuotës 988,7m (Maja e Kokoresit), përsëri me rrugën dhe kuotat 1 025,6m (Maja e Seniçanit), 1 035m, 1 038m, 1 264m, kalon në kufi të Pyllit të Hijes së Sharrës dhe kuota 1291,3m (Maja e Qarrishtës), me koordinata 4439461 V dhe 4 469 277 L. 3. “Parku Kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli ka një sipërfaqe të përgjithshme 34 361.05 (tridhjetë e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një presje zero pesë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. “Parku kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli ndahet në katër nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon: a) Zona qendrore, me sipërfaqe 2888.69 ha (e shënuar në hartë me “ZQ”), përfshin habitatet kryesore natyrore të Bredhit të Hotovës. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta, për natyrën dhe biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar. b) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 18922.50 ha (e shënuar në hartë me “ZPQ”). Në këtë zonë përfshihen habitate, pyjore e kullosore, pothuajse përreth zonës qendrore, për të cilën ajo shërben si zonë buferike. Në këtë zonë lejohen veprimtaritë ekonomike sezonale (si kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore, prodhimeve të dyta të pyllit), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisi. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes. c) Zona rekreative, me sipërfaqe 80.28 ha, (e shënuar në hartë me “ZR”), përbën zonën me mundësi rekreative, në natyrë të hapur, në përputhje me funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike, të peizazhit dhe vlerat, turistike e kulturore. Në këtë zonë përfshihen pjesët pyjore, livadhet dhe toka bujqësore në masivin pyjor të Bredhit të Hotovës dhe banjat termale. Në zonën rekreative zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. ç) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 12469.58 ha, (e shënuar në hartë me “ZPT”), mundëson vazhdimin e veprimtarive, tradicionale dhe ekonomike, dhe në këtë zonë mund të ushtrohen veprimtari të reja, vetëm pasi të pajisen me leje mjedisi, dhe, për rastet e trashëgimisë kulturore, me leje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe shërbimi arkeologjik. Në këtë zonë përfshihen territoret bujqësore, ujore e disa toka, me bimësi pyjore, ato rreth qendrave të banuara, kryesisht të përdorura nga banorët. Në zonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes. 5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministritë e tjera të linjës, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit dhe të pronarëve privatë, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të hartojnë planin e menaxhimit të “Parkut kombëtar”. 6. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur dhe e sektorit pyjor të Qendrës (DSHP Përmet) kryejnë funksionet e administratës së “Parkut kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli. 7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

Regulation No. 1631 proclaiming the natural ecosystem of Bredhi I Hotoves-Dangelli as national park · Nelum