Regulation No. 156 on the organization and procedures of plant genetic material certification
Made 2002-04-25 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Cultivated plants
- Keywords
- certification, seeds/planting material, plant production
- Categories
- agriculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
V E N D I M Nr. 156, datë 25.4.2002 PËR ORGANIZIMIN DHE PROCEDURAT E KRYERJES SË CERTIFIKIMIT TË MATERIALIT MBJELLËS, BIMOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "e" të nenit 11 të ligjit nr.8732, datë 24.1.2001 "Për materialin mbjellës, bimor", me propozimin e Minisrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve, institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, ngarkohet për kryerjen certifikimit të materialit mbjellës, bimor, të përcaktuar për tregtim. 2. Procedurat e certifikimit realizohen nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ose nga agjenci private, të autorizuara nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit. Kushtet dhe kriteret e autorizimit për kryerjen e certifikimit apo të procedurave të veçanta përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. 3. Certifikimi i materialit mbjellës, bimor realizohet nëpërmjet kryerjes së procedurave të poshtëshënuara: a) plotësimi i kushteve dhe i specifikimeve teknike, të caktuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit për riprodhimin dhe shumëzimin e materialit mbjellës, bimor; b) pastërtia gjenetike; c) pastërtia fitosanitare; ç) aprobimet fushorë; d) analizat laboratorike të treguesve cilësorë; dh) etiketimi. Kryerja e procedurave vërtetohet me dokumentet përkatëse, forma dhe mënyra e plotësimit të të cilave përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. 4. Materiali mbjellës, bimor vlerësohet i certifikuar pasi të jetë pajisur me certifikatën e garancisë, të lëshuar nga Inspektorati i Kontrollit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve, e cila vërteton se materiali mbjellës, bimor u është nënshtruar procedurave të certifikimit. Kjo certifikatë lëshohet: 4.1. Për materialin mbjellës, bimor, të prodhuar në vend, kur: a) subjekti është i pajisur me leje për prodhimin e materialit mbjellës, bimor; b) subjekti ka paraqitur kërkesë me shkrim për certifikim të materialit mbjellës bimor, bashkëlidhur me mandatin e pagesës së tarifës përkatëse dhe dokumentin, që vërteton të drejtën e pronësisë për varietetin; c) përpunimi, ambalazhimi dhe riambalazhimi, ruajtja dhe etiketimi është bërë në përputhje me aktet nënligjore; ç) vërtetohet se varieteti i materialit mbjellës bimor është regjistruar në listat A ose B të katalogut zyrtar të specieve dhe variteteve, përjashtuar farat e perimeve dhe të luleve. 4.2. Për materialin mbjellës, bimor, të importuar kur: a) subjekti është pajisur me lejen përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë tregtare të materialit mbjellës, bimor; b) subjekti ka paraqitur kërkesë me shkrim për certifikimin e materialit mbjellës, bimor, bashkëlidhur me dokumentin që vërtetojnë kryerjen e procedurave të certifikimit, mandatin e pagesës së tarifës përkatëse dhe dokumentin, që vërteton të drejtën e pronësisë për varietetin. c) përpunimi, ambalazhimi dhe riambalazhimi, ruajtja dhe etiketimi janë bërë në përputhje me aktet nënligjore; ç) vërtetohet se varieteti i materialit mbjellës, bimor, është regjistruar në listat A dhe B të katalogut zyrtar të specieve dhe varieteteve, përjashtuar farat e perimeve dhe të luleve. 5. Aprobimet fushorë të materialit mbjellës, bimor, që shumëzohet për qëllime tregtimi kryhen nga grupe specialistësh, nga Inspektorati i Kontrollit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve, nga Inspektorati i Shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve dhe nga specialistë, të autorizuar nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit. 6. Tarifat e shërbimeve për kryerjen e procedurave të certifikimit të materialit mbjellës, bimor, dhe të shërbimeve të tjera në funksion të tyre përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. 7. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Pandeli Majko