Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 152 amending and supplementing Regulation No. 831 of 1998 on leasing State agricultural lands

Made 2001-03-22 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
agricultural land, public land, lease, contracts, land tenure

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. REPUBLIKA E SHQIPERISE Këshilli i Ministrave VENDIM Nr. 152 datë 22.-3 .200I PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.831, DATE 28.12.1998, TE KESHILLIT TE MINISTRAVE., "PER DHENIEN ME QIRA TE TOKES BUJQESORE, PASURI SHTETERORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.8318, datd 1.4.1998, "Për dhënien me qira të tokës bujqesore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore", me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.831, datë 18.12.1998, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Pika 1. 1, paragrafl i parë ndryshohet si vijon: "Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit ose Drejtoria e Shërbimit Pyjor, në rreth, bën studimin për tokat bujqësore ose pyjore e me bimesi pyjore, të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si pasuri shtetërore dhe që j epen me qira, në rrethin ku ajo shtrin juridiksionin. 2. Pika 1.2 ndryshohet si vijon: "Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit shqyrton dhe miraton studimet e paraqitura nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, në rreth, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe, Kullotave ato të paraqitura nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor, në rreth. 3. në titullin e vendimit, si dhe në pikat 1.1, shkronjat "a", "b", c e" dhe II.4 , pas fjalëve "...tokë bujqësore" shtohen fjalët "pyjore dhe me bimësi pyjore.". 4. Pas pikës 11.3, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje: "Bordi i dhënies me qira të tokës , pyjore e me bimësi pyjore, përbëhet nga nëntë anëtarë, të cilët janë drejtori i Shdrbimit Pyjor, në rreth, specialist pyjesh, ekonomist, agronom, specialist blegtorie, specialist i mjedisit, specialist i kadastrës, topograf dhe jurist. Kryetar i bordit është drejtori i Shërbimit Pyjor, ne rreth. Krijimi i bordit bëhet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Pyjeve dhe Kullotave.". 5. Pika 11.5 ndryshohet si vijon: "Bordi i dhënies me qira të tokës bujqësore, pyjore dhe me bimësi pyjore përcakton fituesin e ankandit dhe ia paraqet atë për miratim ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Pas miratimit, bordi shpall fituesin dhe Dreitoria e Bujqësisë dhe Ushqimit ose Drejtoria e Shërbimit Pyjor, në rreth, lidhin kontratat përkatëse.". Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". KRYEMINISTRI ILIR META MINISTRI I BUJQESISE DHE USHQIMIT LUFTER XHUVELI

Regulation No. 152 amending and supplementing Regulation No. 831 of 1998 on leasing State agricultural lands · Nelum