Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 151 amending and supplementing Regulation No. 230 of 1991 on the establishment of land commissions

Made 1993-05-19 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
institution, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. REPUBLIKA E SHQIPERISE Këshilli i Ministrave VENDIM Nr.I51 datë22.3.200I PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.230, DATE 22.7.1991, TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, "PER KRIJIMIN E KOMISIONEVE TE TOKAVE" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës , dhe në zbatim të nenit 7, të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, "Për, tokën", me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.230, datë 22.7.1991, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Termat "Këshilli i rrethit", "Komiteti Ekzekutiv i rrethit", "Komisioni i tokës , në rreth", "Kryetari i Këshillit të rrethit", zëvendësohen përkatësisht me termat "Këshilli i qarkut", "Kryesia e Këshillit të qarkut", "Komisioni i tokës , në qark", "Kryetari i Këshillit të qarkut. Termi "Kryeplaku i fshatit" zëvendësohet me termin "Kryetari i fshatit'. 2. në hyrje të vendimit fjalët "të komisioneve të tokës në rrethe dhe fshat", zëvendësohen me fjalët " të komisioneve të tokës në qarqe, në komuna, në bashki dhe në fshatra". 3. në kapitullin I, të Komisionit Qeveritar të Tokës , bëhen këto shtesa dhe ndryshime, me këto përmbajtje: në paragrafin e tretë, pas fjalëve "në Këshillat e qarqeve" shtohen fjalët "në komuna dhe në bashki". Në paragrafin e katërt, pas fjalëve "për kufijtë e tokës" shtohen fjalët "bujqësore, ndërmjet nënndarjeve brenda qarkut, kur ajo nuk arrihet nga komisioni i tokës , së qarkut". në fund të paragrafit fjalët "për punën e bërë nga komisioni i rrethit dhe ai i fshatit" zëvendësohen me fjalët "për punën e bërë nga komisioni i tokës , i qarkut, komisionet e komunave, të bashkive dhe të fshatrave". në fund të paragrafit të pestë, i cili trajton përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar, shtohet fjalia "Cështjet, për shqyrtim në komision, i paraqet sekretari dhe grupi pranë Komisionit Qeveritar të Tokës ". Fjalët "Thërret në mbledhjet e tij drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit dhe të komisionit të tokës , në rreth", ndryshon si vijon: "Thërret në mbledhjet e tij drejtuesit e komisioneve të tokës , të qarkut dhe kur e gjykon të nevojshme edhe drejtuesit e komisioneve të komunave dhe të bashkive.". 4. në kapitullin II, të komisionit të tokës në qark, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Pas pikës së parë shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: "Përbërja e komisionit të tokës në qark, miratohet me vendim të këshillit të qarkut. në përbërje të komisionit, nga nënndarjet e qarkut, të jenë drejtorët e bujqësisë dhe ushqimit, përgjegjësit e kadastrës, përgjegjësit e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përfaqësuesi i degës së rendit dhe deri në 10 anëtarë të tjerë, si agronomë, juristë, ekonomistë, inxhinierë gjeodet, etj, të cilët merren nga nënndarjet e qarkut, në raporte të drejta me sipërfaqen e tokës bujqësore të tyre. Komisioni i tokës , i qarkut, i merr vendimet kolegjialisht dhe quhen të miratuara, kur për to kanë votuar më tepër se 50 për qind e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të komisionit. Komisioni i qarkut thirret në mbledhje nga kryetari, jo më rrallë, se një herë në dy muaj. Kryetarët e komisioneve të tokës , të komunave dhe të bashkive, drejtorët e bujqësisë dhe të ushqimit, në bashkrendim me përgjegjësit e kadastrës, i paraqesin ceshtjet për shqyrtim dhe propozimet pranë sekretarit të komisionit të tokës, të qarkut. Sekretari i komisionit të tokës , të qarkut, caktohet drejtori i Bujqësisë dhë- Ushqimit ku ndodhet qendra e qarkut. Pika 2 e këtij kapitulli ndryshohet si vijon: "2. Zgjidh mosmarrëveshjet, që kanë lindur, ndërmjet individëve dhe komisionit të tokës , në fshat, të cilat janë shqyrtuar më parë në komisionin e komunës dhe të bashkisë dhe, që janë kundërshtuar, nga njëra palë ose mosmarrëveshjet, t cilat nuk janë zgjidhur e bazuar në dispozitat ligjore". në pikën 4 pas fjalëve "nga komisionet e fshatit", shtohen fjalët "të komunave dhe të bashkive". në fund të paragrafit të parë të pikës 8 shtohet "Shkarkimin mund ta bejë edhe me propozimin e argumentuar, të komisionit të tokës të komunës apo të bashkisë.". 5. në kapitullin II/a të komisionit të tokës ne komunë, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Pas shkronjës "c" shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: "Vë në dijeni komisionin e tokës të qarkut, për vendimet që merr për shqyrtim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas kritereve ligjore.". në shkronjdn "e/l", në vazhdim të fjalëve "kur në juridiksionin e bashkisë ka edhe fshatra..." shtohen fjalët "apo tokë bujqësore për ndarje...". Paragrafl i dytë 1 shkronjës "g" ndryshon si vijon: "Për komisionin e qarkut dhe organe të tjera, që lidhen me ligjin për tokën, me propozimin e grupit të Komisionit Qeveritar të Tokës , vendos Kryetari i Komisionit Qeveritar të Tokës.". 6. Në kapitullin III të komisionit të tokës , në fshat, bëhet kjo shtesë: në pikën 6, në vijim të fjalëve "Në mbështetje të materials të komisionit të fshatit... të shtohen fjalët "që shqyrtohet, paraprakisht, nga komisioni i tokës, i komunës dhe i bashkisë.". Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". KRYEMINISTRI ILIR META MINISTRI I BUJQESISE DHE USHQIMIT LUFTER XHUVELI

Regulation No. 151 amending and supplementing Regulation No. 230 of 1991 on the establishment of land commissions · Nelum