Regulation No. 1483 supplementing Regulation No. 547 of 2006 on the establishment of the National Agency of Natural Resources
Made 2008-11-12 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Energy
- Keywords
- institution, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 1483, date 12.11.2008. PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.547, DATË 9.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Në fund të pikës 3, të vendimit nr.547, datë 9.8.2006, të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: “Drejton dhe bashkërendon punën me strukturën e specializuar të Kombeve të Bashkuara, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), si dhe ndërmjet strukturave shtetërore, institucioneve të specializuara, vendase dhe të huaja, universiteteve dhe qendrave kërkimore- shkencore, vendase dhe të huaja, sektorit privat, organizatave jofitimprurëse, grupeve të interesit etj., për të krijuar infrastrukturën kombëtare të nevojshme (përfshirë kuadrin e nevojshëm ligjor dhe rregullator, strukturat e specializuara të domosdoshme etj.), për vënien në jetë dhe në funksion të programit të energjisë bërthamore në Shqipëri.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. KRYEMINISTRI SALI BERISHA