Regulation No. 147 on safety of dams and barrages
Made 2004-03-18 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian; English
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Water
- Keywords
- waterworks
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr.147, datë 18.3.2004 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SIGURINË E DIGAVE DHE TË DAMBAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4,9 shkronja “b” e 13 të ligjit nr.8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave”, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullores për sigurinë e digave dhe të dambave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ministritë dhe institucionet, që mbulojnë fushën e ndërtimit të digave dhe të dambave, ndërmarrjet shtetërore, pronarët dhe shfrytëzuesit, që ushtrojnë veprimtari studimi, projektimi, ndërtimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtjeje të digave/dambave në Republikën e Shqipërisë, si dhe organet shtetërore të kontrollit të marrin masa për zbatimin e detyrave, që përcaktohen në këtë rregullore. 3. Vendimi nr.349, datë 20.9.1989 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores për sigurimin e digave dhe dambave”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano RREGULLORE PËR SIGURINË E DIGAVE DHE TË DAMBAVE KREU I ASPEKTE TË PËRGJITHSHME Neni 1 Fusha e veprimit “Rregullorja për sigurimin e digave dhe të dambave” është e detyrueshme të zbatohet në digat/dambat që plotësojnë kushtet e nenit 3 të ligjit nr.8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave” nga të gjitha ministritë, institucionet, ndërmarrjet shtetërore, pronarët dhe shfrytëzuesit që ushtrojnë veprimtari në studimin, projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave/dambave në Republikën e Shqipërisë, si dhe nga organet shtetërore të kontrollit. Të gjitha kërkesat që përmban kjo rregullore synojnë sigurinë e digave/dambave, që fillon nga projektimi, ndërtimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e tyre, me qëllim realizimin e kërkesave komplekse (ose të veçanta) të shfrytëzimit të burimeve ujore, sigurinë e popullatës dhe vlerave ekonomike në basen dhe poshtë tij, në të gjitha etapat e jetës së digës/dambës. Neni 2 Përkufizime Diga është një objekt ndërtimor nivelngritës dhe një formues ujëmbledhësi në përbërje të një kompleksi ujor. Qëllimi: furnizimi me ujë për prodhimin e energjisë elektike; furnizimi me ujë për bujqësinë (ujitje, kultivim peshku, akuakulturë); furnizimi me ujë i industrisë dhe i nevojave komunale; furnizimi me ujë të pijshëm të qendrave të banuara; kërkesa turizmi e transporti ujor të pjesshëm; mbrojtja nga përmbytjet e lumenjve. Damba është një objekt ndërtimor nivelngritës dhe depozitëformues me materiale të ngurta në përbërje të një kompleksi ose impianti industrial. Ujëmbledhësi artificial është kupa që mban ujë të mbyllur, si rrjedhojë e ndërtimit të një ose më shumë digave. Riparimi është punimi që kryhet në digë/dambë dhe pjesë të tjera përbërëse të saj në rast dëmtimi ose vjetrimi të tyre. Përmirësimi është punimi që kryhet në digë/dambë për të shtuar aftësinë ujëmbajtëse/depozituese, si dhe rritjen cilësore të mënyrës së shfrytëzimit. Prishja është dëmtimi ose deformimi i digës/dambës në atë shkallë sa të mos mund të mbajë ujë/materiale të ngurta. Aksidenti është çdo situatë që krijohet, çdo dëmtim ose keqfunksionim në digë/dambë, pa arritur në “prishje”. Të tretë janë faktorët që ndodhen në pjesën e sipërme dhe të poshtme të digës/dambës. Siguria e digës/dambës është tërësia e masave organizative, teknike dhe financiare që garantojnë shfrytëzimin normal të objektit, jetëgjatësinë e tij dhe moscenimin e të “tretëve” që parashikohen në fazën e projektimit, të ndërtimit, të shfrytëzimit dhe të mirëmbajtjes. Baseni ujëmbledhës i digës/dambës është sipërfaqja e tokës, brenda së cilës uji, pasi bashkohet në rrjedha, depozitohet në ujëmbledhës. Kufijtë e një baseni ujëmbledhës përcaktohen në hartat topografike, sipas vijave ujëndarëse. Licenca është një dokument me të cilin pajiset çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj. Merret nga organet kompetente të përcaktuara sipas dispozitave ligjore dhe e lejon zotëruesin e saj të kryejë veprimtari profesionale në fushat e veprimit që përcakton ligji nr.8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave/dambave”. Pronari i objektit (i digës/dambës dhe ujëmbledhësit) është një person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që plotëson kërkesat e legjislacionit në fuqi. Shfrytëzuesi i objektit (i digës/dambës dhe ujëmbledhësit) është pronari i digës/dambës, përdoruesi, koncesionari. Përdoruesi i objektit (i digës/dambës dhe ujëmbledhësit) quhet një rreth, bashki, fshat, komunë, shoqatë e përdoruesve të ujit, ndërmarrje shtetërore a private, person fizik dhe juridik, që merret me shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digës/dambës për qëllime të përcaktuara. Koncesioni (sipas pikës 4, nenit 2 të ligjit nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukturë”) është një formë kontrate e marrëveshje, me anën e së cilës një personi juridik joshtetëror ose fizik i jepet e drejta të marrë në formën e koncesionit nga organi shtetëror i autorizuar një pasuri për të kryer shërbimet e specifikuara për një periudhë të gjatë kohe në një nga format e parashikuara në këtë ligj. Subjekti, të cilit i jepet koncesioni, është përgjegjës për financimin e investimeve të reja të specifikuara gjatë periudhës së koncesionit. Pasuritë e reja të krijuara i kalojnë sektorit shtetëror në përfundimin e koncesionit. Neni 3 Përcaktime të elementeve përbërëse të objektit Objekt është diga/damba dhe ujëmbledhësi i përbërë nga: 1. Trupi i digës/dambës 2. Drenazhet 3. Bazamenti 4. Skarpatet 5. Kurora e digës/dambës 6. Elementet e papërshkueshmërisë 7. Vëllimi i vdekur 8. Vëllimi i shfrytëzueshëm 9. Vëllimi i përpunimit 10. Rezerva nga niveli maksimal deri në kurorë 11.Brigjet që rrethojnë atë 12.Nënobjekte që janë: 12.1 Sistemet e devijimit 12.2 Sistemet e shkarkimit 12.3 Sistemet e marrjes 12.4 Sistemet e zbrazjes 12.5 Sistemet e furnizimit 12.6 Godina e shërbimit dhe ruajtjes Neni 4 Organet shtetërore që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e digave/dambave dhe të kontrollit të sigurisë së tyre Organet shtetërore që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e digave/dambave dhe të kontrollit të sigurisë së tyre janë: 1. Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha 2. Sekretariati Kombëtar i Digave të Mëdha 3. Inspektorati Teknik i Digave/Dambave 4. Këshilli Teknik i Përhershëm i Digave 5. Ministritë dhe institucionet që mbulojnë fushën e qëllimit të ndërtimit të digës/dambës (shkurtimisht që administrojnë digat/dambat) 6. Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit 1. Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM), si organ i Këshillit të Ministrave, ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave/dambave dhe argjinaturave: organizon ushtrimin e kontrollit shtetëror mbi sigurinë e digave/dambave; miraton projektidetë dhe projektzbatimet e digave të reja; miraton projektet e “riparimit” dhe të “përmirësimit” të digave dhe të dambave që janë në shfrytëzim; bën kontrollin fizik, dokumentar dhe verifikues në digat/dambat gjatë ndërtimit dhe shfrytëzimit të tyre; bën kontrollin e punimeve gjatë ndërtimit dhe shfrytëzimit të digave/dambave, të cilin e realizon nëpërmjet Inspektoratit Teknik të Digave (ITD); ndihmon shfrytëzuesit e digës/dambës nëpërmjet instituteve dhe byrove të specializuara për përpunimin dhe interpretimin e të dhënave të aparaturave të dëgjimit, të vendosura në trupin e digës; kontrollon zbatimin e “Rregullores për sigurinë e digave dhe dambave”. 2. Sekretariati Kombëtar i Digave të Mëdha (SKDM), si zyrë ekzekutive e KKDM-së: ushtron kontrollin në institucionet që administrojnë digat/dambat; mbledh të dhënat për digat/dambat dhe vërtetësimin e tyre, duke bërë vizita pranë ministrive të institucioneve administruese dhe pranë objekteve në terren. 3. Inspektorati Teknik i Digave/Dambave (ITD): ushtron kontroll gjatë ndërtimit, shfrytëzimit e mirëmbajtjes së digave/dambave; njofton KKDM-në për rezultatet e kontrollit të kryer. Në rastin e situatave të jashtëzakonshme, të dhënat jepen menjëherë. 4. Këshilli Teknik i Përhershëm i Digave (KTPD), si organ këshillimor i KKDM-së: kërkon informacione nga Inspektorati Teknik i Digave dhe nga ministritë e institucionet që administrojnë digat/dambat; ushtron kontroll të drejtpërdrejtë në digë dhe nënobjektet e tyre, në dokumentacionin që shoqëron shfrytëzimin e digës/dambës, si dhe në aparaturat e dëgjimit të vendosura në digë (për gjendjen dhe matjet e kryera në to), mbi bazën e programit të miratuar nga KKDM-ja; organizon kontrollin e plotë të digave/dambave, si dhe sugjeron pranë organeve kompetente uljen e nivelit të ujit në raste të domosdoshme dhe të pashmangshme, duke njoftuar KKDM-në; ndihmon shfrytëzuesin që të përpunojë të dhënat nga matjet dhe të bëjë interpretimin e tyre nëpërmjet institucioneve ose grupeve të specializuara, si dhe informon KKDM-në; lë detyra pas çdo kontrolli dhe kërkon plotësimin e tyre në afat. 5. Ministritë dhe institucionet që mbulojnë fushën e qëllimit të ndërtimit të digës/dambës (shkurtimisht që administrojnë digën/dambën) dhe i shfrytëzojnë ato nëpërmjet: ndërmarrjeve shtetërore të varësisë; dhënies në përdorim shoqatave, federatave, bordeve të kullimit, shoqërive sh.p.k. dhe korporatave; dhënies me koncesion. Ato: ushtrojnë kontrollin e sigurisë së digës/dambës gjatë projektimit, ndërtimit shfrytëzimit e mirëmbajtjes, për zbatimin e kërkesave të germave B a), b), c) dhe ç) të nenit 10 të ligjit nr.8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave/dambave”; brenda muajit mars të çdo viti njoftojnë KKDM-në për rezultatet e kontrollit të kryer. Në rastin e gjendjeve të jashtëzakonshme, të dhënat jepen menjëherë; ndjekin hartimin e planit të alarmit, të evakuimit dhe të ndihmës për mbrojtjen e popullatës dhe vlerave materiale në rastet e jashtëzakonshme, si rrjedhim i prishjes së digave/dambave, sipas udhëzimit nr.248, datë 28.1.2000 të gjashtë ministrive, nga shfrytëzuesi i objektit në bashkëpunim dhe me strukturat e pushtetit vendor; për rastet e emergjencave civile, marrin njoftime nga shfrytëzuesit e digave/dambave dhe të argjinaturave kur: digat dhe dambat janë dëmtuar rëndë; niveli i ujërave arrin pikat kritike në disa zona të matshme; lumenjtë kanë dalë jashtë shtratit në përmasa të rrezikshme; për të cilat njoftojnë strukturat e pushtetit qendror. 6. Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit me organet e pushtetit vendor, për digat/dambat dhe argjinaturat që paraqesin rrezikun e emergjencave në rastet e prurjeve të mëdha ose dëmtimeve serioze të këtyre objekteve, e cila: në bashkëpunim edhe me strukturat e pushtetit vendor dhe shfrytëzuesin e objektit merr pjesë në hartimin e planit të alarmit, evakuimit dhe ndihmës për mbrojtjen e popullatës dhe vlerave materiale në rastet e jashtëzakonshme si pasojë e prishjes së digës/dambës, sipas udhëzimit nr.248, datë 28.1.2000 të gjashtë ministrive; merr njoftime nga strukturat e ministrive për shpalljen e gjendjeve së emergjencës civile kur: digat dhe dambat janë dëmtuar rëndë; niveli i ujërave arrin pikën kritike në disa zona të matshme; lumenjtë kanë dalë jashtë shtratit në përmasa të rrezikshme. Neni 5 Strukturat përbërëse 1. Në çdo ministri dhe institucion që administron diga/damba dhe argjinatura, funksionon grupi i sigurisë së digave/dambave, me përbërje inxhinierë të specialitetit hidroteknik dhe të specialiteteve të reja dhe të licencuara nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, sipas kritereve të përcaktuara nga KKDM-ja të përcaktuara në këtë rregullore. Kontrollet mund të kombinohen edhe me shfrytëzuesin, sipas planit vjetor të kontrollit të hartuar nga ana e tij dhe të paraqitura pranë ministrisë ose institucionit të varësisë. Kjo strukturë merr njoftime nga shfrytëzuesit e digave/dambave sipas kërkesave të kësaj rregulloreje, si dhe për emergjencat civile në rastet kur: digat dhe dambat janë dëmtuar rëndë; niveli i ujërave arrin pikat kritike në disa zona të matshme; lumenjtë kanë dalë jashtë shtratit në përmasa të rrezikshme dhe njoftojnë Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit. 2. Në ndërmarrjet shtetërore, shoqëritë sh.p.k., koncesionari, shoqatat, federatat dhe bordet e kullimit që shfrytëzojnë digat/dambat dhe argjinaturat, funksionon njësia e drejtimit teknik, me përbërje inxhinierë të specialitetit hidroteknik dhe të specialiteteve të tjera, të licencuara nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, sipas kritereve të përcaktuara nga KKDM-ja. 3. E njëjta njësi e drejtimit teknik mund të funksionojë për një ose më shumë diga. KREU II PROJEKTI Neni 6 Metodat e projektimit 1. Metodat e projektimit dhe kriteret duhet të jenë në përputhje me normat, kushtet, udhëzimet dhe metodikat teknike në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në qoftë se normat, kushtet, udhëzimet dhe metodikat teknike përkatëse shqiptare mungojnë, çdo projekt do të paraqesë pajtueshmërinë me normat, kushtet, udhëzimet dhe metodikat në të cilat është mbështetur. 2. Projekti hartohet nga projektues të licencuar. Neni 7 Fazat e projektimit Projekti hartohet në dy faza: 1. Projektideja 2. Projektzbatimi Në zbatim të ligjit nr.8681, datë 2.11.2000 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave/dambave”, neni 4 pika “dh”, të dyja fazat paraqiten për miratim teknik në KKDM. Neni 8 Përmbajtja e projektidesë për miratimin teknik në KKDM 1. Pronari apo koncesionari i objektit, së bashku me projektuesin, paraqet në KKDM për miratimin teknik projektidenë në jo më pak se dy zgjidhje. Projektideja përmban studimet e mëposhtme: 1.1. Relacionin teknik, ku të përshkruhen: qëllimi i ndërtimit, variantet e hartuara, krahasimi i tyre dhe justifikimi i variantit të zgjedhur, shpjegime mbi përbërësit e varianteve; studime hidrologjike, topografike, gjeologjike, gjeoteknike, hidrogjeologjike e sizmike të objektit, për të gjithë basenin ujëmbledhës dhe pjesën poshtë digës, deri atje ku ndikon objekti dhe studimin topografik për zonën e aksit të digës; zgjidhja e zonës së aksit të digës dhe nënobjekteve të saj; parimet kryesore të metodave të llogaritjes së digës dhe nënobjekteve, studimet e kryera për materialet e ndërtimit dhe karierat që do të përdoren; sistemi i telekomunikimit dhe ai radiofonik midis objektit dhe institucioneve të interesuara; sistemet e dubluara të furnizimit me energji elektrike të pajisjeve elektrike; sistemet e aparaturave të matjes dhe të kontrollit që parashikohet të vendosen në digë dhe nënobjektet e saj; rrjeti rrugor i objektit dhe lidhja e tij me atë rajonal për periudhën e ndërtimit dhe shfrytëzimit; mënyrat e kontrollit gjatë periudhës së ndërtimit dhe shfrytëzimit; studimet e ndryshme që parashikohen për të realizuar projektin e zbatimit; ndërtimi i godinës së shërbimit dhe ruajtjes së digës. 1.2. Relacioni mbi ndikimin në mjedisin natyror dhe shoqëror të ndërtimit të digës dhe ujëmbledhësit, ndikimin në luginë dhe në zonat kufi me basenin ujëmbledhës. 1.3. Relacionin mbi karakteristikat e valës që krijohet në luginën poshtë digës/dambës, në rastin kur: shkarkohet plota maksimale; bëhet shkarkimi i sforcuar (plota dhe zbrazja e detyruar e ujëmbledhësit); ndodh prishja e mundshme e digës. 1.4. Materiale grafike, të cilat të përmbajnë: planimetritë e bashkëvendosjes së objektit dhe nënobjekteve, prerje gjatësore, tërthore dhe detajet e tyre për të gjitha variantet e studiuara. Materiali të jetë i qartë dhe të krijojë një kuadër të plotë për njohjen e objektit; rrjetin rrugor brenda objektit dhe lidhjen e tij me atë rajonal për periudhën e ndërtimit dhe të shfrytëzimit; vizatime të vendit të vendosjes së aparaturave matëse e të kontrollit, si dhe tipin e tyre; planimetri, prerje gjatësore të kupës së ujëmbledhësit dhe të të gjithë zonës deri ku shtrihet veprimi i objektit, në shkallë të përshtatshme; kurbat e vëllimit dhe sipërfaqes së ujëmbledhësit; vendet e karierave të materialeve të ndërtimit dhe vendet e depozitimeve të materialeve që dalin nga gërmimet etj. 2. Projektideja firmoset nga të gjithë bashkëpunëtorët e hartimit të saj dhe nga pronari apo koncesionari. Ajo shoqërohet nga një raport, i hartuar dhe i firmosur nga një studio këshillimi e licencuar dhe me eksperiencë në fushën e projektimit. Këshilluesit firmosin edhe projektin. 3. Nuk duhet të kalojnë më shumë se dy muaj nga data e dorëzimit për miratimin teknik të projektidesë dhe deri në daljen e vendimit të KKDM-së. Neni 9 Përmbajtja e projektit të zbatimit për miratim teknik në KKDM 1. Pronari apo koncesionari i objektit paraqet në KKDM për miratim teknik projektin e zbatimit së bashku me studimet e mëposhtme: 1.1 Studimin e përgjithshëm teknik 1.2 Studimin gjeologjik 1.3 Studimin gjeoteknik 1.4 Studimin sizmik 1.5 Studimin hidrologjik dhe hidraulik 1.6 Studimin mbi materialet e ndërtimit 1.7 Studimin e llogaritjeve të objektit dhe nënobjekteve 1.8 Studimin mbi instrumentet e kontrollit dhe të matjeve 1.9 Projektin e godinës së shërbimit dhe të ruajtjes 1.10 Studime dhe materiale grafike. 1.1 Studimi i përgjithshëm teknik përmban: 1.1.1 Qëllimin e ndërtimit. 1.1.2 Karakteristikat e veçanta dhe të përgjithshme të territorit, në të cilat paraqet ndikimin nga ndërtimi i objektit, përfshirë edhe rrezikun sizmik. 1.1.3 Përshkrimin e përgjithshëm të objektit dhe nënobjekteve kryesore dhe justifikimin e variantit të zgjedhur. 1.1.4 Karakteristikat kryesore të objektit dhe nënobjekteve. 1.1.5 Aksin dhe argumentime për zgjedhjen e tipit të digës. 1.1.6 Vendin, sasinë dhe karakteristikat teknike të materialeve të ndërtimit. 1.1.7 Ndikimin e ujëmbledhësit në territoret kufi (ambientin, mikroklimën, sizmicitetin e provokuar etj.). 1.1.8 Detyrat e përkohshme dhe masat paraprake, përmbajtjen dhe kapërcimin e mundshëm të tyre. 1.1.9 Verifikimet e qëndrueshmërisë së digës. 1.1.10 Të dhënat kryesore të objektit, nënobjekteve dhe ujëmbledhësit. 1.1.11 Vëllimin e ujit në ujëmbledhës, kurbat e vëllimit dhe sipërfaqes, ku të jenë përcaktuar niveli i vdekur, niveli normal, niveli maksimal, si dhe koha e zbrazjes së ujëmbledhësit deri në nivelin e parrezikshëm. Rekomandohet që digat të kenë shkarkues fundor. 1.1.12 Rregullore për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen, vrojtimin dhe kontrollin gjatë periudhës së mbushjes dhe asaj të shfrytëzimit, tregues të rrugëve të hyrjes në objekt, sistemin e alarmit, të komunikimit, evakuimit dhe të ndihmës për përballimin e pasojave, burimet për furnizimin me energji elektrike (përfshirë ato alternative dhe rezervë) për manovrimin e sistemeve të shkarkimit, si dhe sistemin e sinjalizimit në rastin e mosfunksionimit të tyre. 1.1.13 Rregullore të veçanta për zbatimin e punimeve, të parashikuara për ndërtimin e objektit dhe nënobjekteve. 1.1.14 Vendi ku ruhen dhe mbrohen për një kohë të gjatë, nga ndërhyrjet dhe koha e keqe, nën përgjegjësinë e pronarit apo koncesionarit dhe shfrytëzuesit, kampionet e materialeve të bazamentit dhe ato të përdorura për ndërtim, të nxjerra nga studimet në vend, si dhe gatishmërinë në rast të kërkesës për kontroll nga autoritetet dhe komisionet e ngarkuara. 1.1.15 Përshkrimin me hollësi të fazave të ndryshme të skemës së devijimit të burimit kryesor ujor. 1.1.16 Programin e masave që merren për realizimin nën kontroll dhe me sukses të mbushjes së ujëmbledhësit me ujë për herë të parë. 1.1.17 Të dhëna për hartimin e planit të alarmit, evakuimit dhe të ndihmës për përballimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i valës që krijohet në luginën poshtë digës/dambës, në rastet kur: shkarkohet plota maksimale; bëhet shkarkim i sforcuar; ndodh prishja e mundshme e digës. 1.1.18 Hartën topografike në shkallë jo më të vogël se 1:25000, në të cilën të jenë përcaktuar qartë: baseni i furnizimit me ujë; aksi i ndërtimit të digës/dambës; nënobjekteve të tjera kryesore që ndodhen brenda basenit ose poshtë veprës, ndërtimet social-kulturore etj. Në këtë hartë të jenë pasqyruar dhe përcaktuar qartë zonat e ndikimit të objektit, si për rastin e shkarkimeve normale, ashtu dhe për atë të prishjes së mundshme të digës/dambës, deri në pikën ku ndikimi shuhet plotësisht. 1.2 Studimi gjeologjik përmban: 1.2.1 Punimet e kryera, vrojtimet sipërfaqësore, puse, shpime, galeri etj., të kryera sipas normave. 1.2.2 Ndërtimin gjeologjik (përfshirë ndërtimin strukturor dhe tektonik). 1.2.3 Kushtet gjeomorfologjike. 1.2.4 Kushtet hidrogjeologjike. 1.2.5 Dukuritë gjeodinamike (qëndrueshmëria e shpateve, erozioni, sizmiciteti etj.). 1.2.6 Vlerësimin dhe modifikimin gjeomorfologjik dhe hidrogjeologjik që mund të rivendoset mbas mbushjes së ujëmbledhësit ose nga evoluimi natyral. 1.2.7 Hartën gjeolitologjike (përfshirë punimet), hartën gjeomorfologjike të rajonit (të basenit ujëmbledhës dhe gjithë zonës, sipas rrjedhës së ujit poshtë digës, deri atje ku ndikon vepra). 1.2.8 Profilet gjeologo-litologjike të basenit ujëmbledhës dhe të zonës poshtë digës. 1.2.9 Planimetri dhe profile gjatësore e tërthore, të detajuara, gjeologo-litologjike të gjithë zonës së ndërtimit të objekteve dhe nënobjekteve. 1.2.10 Kopje të raportit përmbledhës origjinal të studimeve të realizuara në terren, si dhe module stratigrafike të detajuara së bashku me puset, shpimet dhe galeritë e realizuara. 1.3 Studimi gjeoteknik përmban: 1.3.1 Përshkrimin e studimeve dhe këmbimeve të kryera. 1.3.2 Karakteristikat gjeoteknike paraprake të terrenit ku do të ndërtohet objekti dhe të materialeve të parashikuara për ndërtimin e digës. 1.3.3 Skemat gjeoteknike paraprake të vendit të ndërtimit të objektit, paraqitjen e problemeve që mund të takohen dhe zgjidhjet, me qëllim përsosjen e projektit. 1.3.4 Parashikime për kërkime dhe studime të mundshme që do të realizohen gjatë hartimit të projektit. 1.3.5 Rezultatet e kërkimeve dhe provave të kryera. 1.3.6 Llogaritje gjeoteknike që lidhet me objektet dhe me punimet e parashikuara. 1.3.7 Provat dhe kërkimet që duhen bërë për të kontrolluar të dhënat e projektit, gjatë hapjes së gërmimeve dhe karierave të materialeve e në mënyrë të vazhdueshme gjatë ndërtimit. 1.3.8 Sistemin e instrumentimit gjeoteknik për kontrollet e parashikuara gjatë ndërtimit dhe gjatë shfrytëzimit. 1.4 Studimi sizmik përmban: 1.4.1 Vështrimin e përgjithshëm mbi sizmicitetin e Shqipërisë. 1.4.2 Sizmicitetin e zonës. 1.4.3 Strukturën neotektonike dhe sizmotektonike të rajonit. 1.4.4 Vlerësimin e rrezikut sizmik të zonës. 1.5 Studimi hidrologjik dhe hidraulik përmban: 1.5.1 Vlerësimin e prurjeve të lëngëta (Norma e rrjedhjes ujore). 1.5.2 Vlerësimet e pajtueshmërisë midis sjelljes së ujit dhe kapacitetit të ujëmbledhësit në lidhje me përdorimin e tij. 1.5.3 Vlerësimet e efektit të plotave, hidrografet e plotave me përsëritje të ndryshme dhe përballimin e plotës së zgjedhur, sipas normave për klasin e objektit. Sipas normave të përcaktohet siguria e prurjeve maksimale llogaritëse për çdo vit të kalimit të prurjeve gjatë ndërtimit. 1.5.4 Kapacitetin e sistemeve të shkarkimit, rezervën nga niveli normal deri në kurorë dhe nga niveli maksimal deri në kurorë. Parapëlqehet që ato të jenë sipërfaqësore dhe në digat me materiale vendi, janë të detyrueshme të ndërtohen jashtë trupit të digës dhe me veprim automatik. Zgjedhja e çdo tipi tjetër të shoqërohet me relacionin justifikues, por gjithmonë të zgjidhen me veprim automatik (jashtë vullnetit të personelit). Gjithashtu, të përcaktohet edhe kapaciteti i sistemeve të devijimit për çdo vit të kalimit të prurjeve gjatë ndërtimit. 1.5.5 Vlerësimin e mundësisë së thyerjes së pikut në ujëmbledhës. 1.5.6 Regjimin e plotave para dhe pas ndërtimit të objektit. 1.5.7 Ilustrimet dhe kriteret e zgjedhura për përcaktimin e prurjes maksimale të parashikuara si për periudhën e ndërtimit, ashtu dhe për periudhën e shfrytëzimit. 1.5.8 Përshkrimin dhe modulet e hapjes së sistemeve të shkarkimit në kushte normale shfrytëzimi dhe në situata të jashtëzakonshme, të paraqitura me karakteristikat dhe fenomenet që lindin në anën e poshtme gjatë shkarkimeve. 1.5.9 Studime hidraulike të shoqëruara me modelimet e nevojshme hidraulike, sipas rëndësisë së veprës. 1.5.10 Vlerësimin e prurjes së ngurtë vjetore që hyn në ujëmbledhës, masat për zvogëlimin e tyre, duke ndërtuar prita malore, sistemime, pyllëzime etj. 1.5.11 Vlerësimin e kohës së formimit të plotës. 1.5.12 Kohëzgjatjen e manovrimit të portave në sistemin e shkarkimit dhe kohën e hapjes së plotë të portave. 1.6 Studimi mbi materialet e ndërtimit përmban: 1.6.1 Përshkrimin e hollësishëm të karakteristikave të tyre. 1.6.2 Vendndodhjen dhe përshkrimin e karierave. 1.6.3 Përshkrimin e provave të zhvilluara në vend dhe në karierë, të rezultateve të provave paraprake të kryera mbi materialet natyrale dhe mbi përzierjet që parashikohen për ndërtimin e objektit dhe nënobjekteve; karakteristikat e materialeve sipas standardeve në fuqi; kryerjen e provave nga laboratorë të licencuar, të shoqëruar me certifikatën e provës dhe relacionin përmbledhës me komente. 1.6.4 Programin dhe përshkrimin e kërkimeve, provave dhe kontrollin që ndiqet gjatë zbatimit të objektit. 1.6.5 Hartën gjeologo-litologjike të karierave dhe rezervat e llogaritura. 1.7. Studimi i llogaritjeve të objektit dhe nënobjekteve përmban: 1.7.1 Metodat llogaritëse, skemat kryesore të llogaritjeve, rezultatet e tyre (të objektit apo nënobjekteve) në qëndrueshmëri, aftësi mbajtëse, deformim etj., në kushtet normale dhe të jashtëzakonshme. Këto të jenë të bazuara në kushtet dhe normat e projektimit në fuqi. 1.7.2 Prova të kryera në model. 1.8 Studimi mbi instrumentet e kontrollit dhe matjeve përmban: 1.8.1 Përshkrimin e tipit dhe vendit ku është vendosur instrumenti, shpeshtësinë e matjeve gjatë periudhës së ndërtimit dhe shfrytëzimit, duke përfshirë edhe instrumentet e kontrollit, të parashikuara sipas kërkesave të pikës 1.3.8 të këtij neni. 1.8.2 Udhëzime për përdorimin e çdo tip instrumenti të vendosur me përshkrime të njohjes së dukurive që vrojtohen (me besueshmëri të mjaftueshme). 1.8.3 Udhëzime për intervalin maksimal të kohës së shërbimit, brenda të cilit instrumenti duhet të mirëmbahet, për avaritë që mund të pësojnë, për mënyrën e riparimit ose të zëvendësimit me instrumente ekuivalente. 1.9 Projekti i godinës së shërbimit dhe i ruajtjes përmban: 1.9.1 Zyrat për arkivimin e projekteve të zbatimit me ndryshimet që ka pësuar gjatë periudhës së ndërtimit, të studimeve, të të dhënave të kontrollit të matjeve. Parapëlqehet që në godinë të vendosen edhe pajisjet e komandës së aparaturave elektromekanike të komandimit në distancë, pajisjet e telekomunikimit, pajisjet e dhënies së alarmit, si dhe të komandimit të sistemit të ndriçimit. 1.9.2 Vendin e rojave. Godina e shërbimit dhe e ruajtjes mund të jenë për çdo digë ose për disa diga në afërsi të njëra-tjetrës, nga ku mund të kontrollohet i gjithë objekti dhe nënobjektet. Ajo duhet të jetë e mbrojtur nga kalimi i plotave, rrëshqitjet etj. 1.10 Studimet dhe materialet grafike përmbajnë: 1.10.1 Relievin e ujëmbledhësit në shkallë 1:5000, 1:10000, 1:25000 sipas madhësisë së tij. 1.10.2 Planimetrinë e detajuar të objektit dhe nënobjekteve (të bashkëvendosjes së tyre), si dhe të devijimit të përkohshëm. 1.10.3 Vizatime të detajuara me kuota absolute, në shkallë të pranueshme, të objektit dhe nënobjekteve, për një njohje të plotë të objektit dhe nënobjekteve që do të ndërtohen. 1.10.4 Skemat e impiantit të aparaturave të komandës dhe të kontrollit të sistemeve të shkarkimit, me instruksionet përkatëse, për të garantuar funksionimin e vazhdueshëm dhe të sigurt të tyre. Neni 10 Firmosja Projektet e zbatimit firmosen nga të gjithë bashkëpunëtorët e hartimit të tij dhe nga pronari apo koncesionari. Ato shoqërohen nga një raport i hartuar dhe i firmosur nga një studio këshillimi e licencuar, me eksperiencë në fushën e projektimit. Këshilluesit e firmosin edhe projektin. Neni 11 Afati i miratimit në KKDM KKDM-ja e motivon me shkrim miratimin ose mosmiratimin e projektzbatimit jo më vonë se dy muaj nga momenti i depozitimit të dokumentacionit, sipas kërkesave të nenit 9 të kësaj rregulloreje. Neni 12 Afati i vlefshmërisë së projektit Projekti konsiderohet i pavlefshëm, nëse pas 5 vjetësh nga dita e miratimit përfundimtar të projektit të zbatimit nuk kanë filluar punimet e ndërtimit. Detyrimisht, para fillimit të punimeve, ribëhet miratimi në KKDM. Neni 13 Riparimet Kërkesat e pikave 1.1 deri në pikat 1.10 të nenit 9 vlejnë edhe për riparimin ose përmirësimin e një objekti ose nënobjekti, duke analizuar edhe shkaqet. KREU III NDËRTIMI Neni 14 Njësitë përgjegjëse Njësitë kryesore përgjegjëse për ndërtimin e objektit janë: pronari, koncesionari; sipërmarrësi; projektuesi; mbikëqyrësi i punimeve. Neni 15 Detyrat e pronarit ose koncesionarit 1. Pronari ose koncesionari, para fillimit të punimeve siguron: 1.1 Vendimet e KRRT-së, KRRTRSH-së për sheshin ose lejen e ndërtimit dhe lejen origjinale të ndërtimit. 1.2. Projektzbatimin të plotësuar sipas kërkesave të nenit 10 dhe të organeve vendore sipas juridiksionit. 1.3 Planorganizimin e punimeve. 1.4 Emëron përgjegjësin për administrimin e kontratës. 1.5 Lidh kontratën me SKDM-në për përcaktimin e inspektorit teknik të digës/dambës, si përfaqësues të ITD-së. Neni 16 Ndërtimi i digës/dambës Ndërtimi i digës/dambës fillon pasi të jetë marrë leja e ndërtimit sipas ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” i ndryshuar dhe pasi të jenë plotësuar kërkesat e ligjit nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ligjit nr.8681, datë 2.11.2002 “Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave dhe dambave” dhe kërkesat e kësaj rregulloreje. Neni 17 Ndryshimet në projekt 1. Projekti, gjatë zbatimit të punimeve, mund të kërkojë ndryshime të detyruara nëse takohen kushte të ndryshme nga ato të projektit. Këto ndryshime bëhen vetëm nga projektuesi të argumentuara, duke respektuar kriteret, konceptet dhe parimet që janë për projektin origjinal (Kreu II). Ndryshimet në projekt do të paraqiten për rishqyrtim në KKDM në rastet kur: ndryshon lidhja me bazamentin, ndryshon pjesa e papërshkueshme e digës, ndryshon tipi i digës, ndryshon zona e digës, ndryshojnë përmasat e digës, tipi dhe aftësia e shkarkuesve, ndryshimet ndikojnë në qëndrueshmërinë e objekteve dhe nënobjekteve etj. 2. Pas punimeve të gërmimit të mbahet dokumentacioni i rregullt gjeologjik, gjeoteknik dhe topografik. Rezultatet e të dhënave faktike, të ballafaqohen me ato të projektit dhe në rast ndryshimi nga projekti, të veprohet sipas pikës 1 të këtij neni. Dokumentet firmosen nga përfaqësuesit e sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe projektuesit. 3. Dokumentacioni për ndryshimet të hartohet në jo më pak se katër kopje (një kopje për arkivën në godinën e shërbimit, një kopje në arkivën teknike të pronarit/koncesionarit, një kopje në arkivën e projektit dhe një kopje në arkivën e sipërmarrësit). Neni 18 Metodat, pajisjet dhe makineritë e ndërtimit Metodat, pajisjet dhe makineritë e ndërtimit të jenë të përshtatshme për të realizuar cilësinë e punimeve sipas kërkesave të planorganizimit dhe teknologjisë së punimeve, të parashikuara në projekt. Neni 19 Zbatuesi i punimeve (sipërmarrësi) 1. Shoqëria sipërmarrëse e punimeve, për objektin që do të ndërtojë, emëron drejtorin e kantierit dhe zëvendësin e tij. Drejtori ose zëvendësi ndjekin ecurinë e punimeve të ndërtimit pa ndërprerje. 2. Drejtori i kantierit krijon menjëherë librin e kantierit dhe deri në dorëzimin e objektit shënon ngjarjet më domethënëse, të përshkruara gjerësisht dhe të shoqëruara me dokumentacion teknik, topografik, filmik etj. Në përfundim, ky libër ruhet në godinën e shërbimit dhe të ruajtjes. 3. Pas përfundimit të gërmimeve, vihen në dukje veçoritë e strukturave gjeologjike, në mënyrë që projektuesit të jenë në gjendje për të bërë një analizë të situatës konkrete dhe sipas rastit, për të reflektuar ndonjë ndryshim në projekt. Para se bazamentet ose përpunimet e tyre të mbushen me material ndërtimor, mbahet akti i verifikimit dhe miratohen nga projektuesi, mbikëqyrësi dhe stafi i ndërtimit. Deformimet e strukturave, bazamenteve ose themeleve të digës, si dhe sforcimet, kontrollohen vazhdimisht e krahasohen me vlerat e llogaritura në projekt. 4. Gjatë ndërtimit sigurohet informacion i vazhdueshëm mbi sasinë e ujërave sipërfaqësore në tërësinë e objektit që ndërtohet, si dhe atë të ujërave të filtrimeve, të shoqëruara edhe me vlerat përkatëse të presionit, duke bërë krahasime me vlerat e llogaritura në projekt. Për këto informacione njoftohet projektuesi, i cili bën saktësimet në vend. Gjithashtu, kryhen analiza kimike të ujërave rrjedhëse për të përcaktuar përmbajtjen e substancave të tretshme dhe ndikimin e tyre në cilësinë e nënobjekteve të kundërfiltrimeve (perdes së çimentimit që është në ndërtim e sipër dhe gjatë shfrytëzimit). 5. Kontrolli mbi cilësinë e punimeve udhëhiqet nga standardet, të specifikuara nga projekti. Ky kontroll bëhet nga sipërmarrësi dhe mbikëqyrësi. Rezultatet e kontrollit të cilësisë së ndërtimit dokumentohen në librin e kantierit. Këto kontrolle përfshijnë informacionet përkatëse, metodat e përdorura për caktimin e cilësive të materialeve ndërtimore, rezultatet e provave, hartën gjeologjike të gërmimeve, rezultatet e punimeve gjeoteknike dhe raportin për trajtimin e bazamentit dhe inspektimin e tij në vend. 6. Sapo vendosen instrumentet e monitorimit, fillon leximi i tyre për të kontrolluar funksionimin dhe besueshmërinë e sistemit të vrojtimit. Të dhënat e aparaturave i dërgohen rregullisht grupit të monitorimit të shfrytëzuesit, i cili bën interpretimet. 7. Për çdo ndryshim që bëhet në projektin origjinal, të respektohen kërkesat e nenit 17 “Ndryshimet në projekt” dhe të vendosen në dosjen e ndryshimeve të projektit. Ndryshimet pasqyrohen në dosjen e mbikëqyrjes së punimeve (që mbahet nga mbikëqyrësi) dhe në librin e kantierit (që mbahet nga sipërmarrësit). Në këto, regjistrohen edhe informacione që mund të jenë të dobishme për punimet e mundshme të riparimit, për dallimin e rrugëve të mundshme të filtrimeve të ujit, si dhe për konsiderata të tjera, që do t’i shërbejnë sigurisë së digës gjatë shfrytëzimit, si p.sh. tipi, cilësia dhe marka e materialeve të ndërtimit, ndërprerjet e parregullta të procesit të betonimeve, dallimi i çarjeve etj. Një identifikim i kujdesshëm dhe më i plotë bëhet edhe nëpërmjet fotografimit dhe filmimit. 8. Në vazhdimësi mbikëqyren, dokumentohen dhe regjistrohen të gjitha operacionet e çimentimit sipas projektit. 9. Në përfundim të punimeve të ndërtimit, drejtori i kantierit përgatit një raport të gjerë dhe të plotë, me të gjitha ndryshimet në projekt, të shoqëruar me relacione teknike, që pasqyrojnë ngjarje të veçanta, të shfaqura gjatë periudhës së ndërtimit. Një kopje e raportit të plotë dhe relacionet teknike u dërgohen KKDM-së, grupit të kolaudimit, si dhe komisionit të marrjes në dorëzim të objektit. 10. Sipërmarrësi i punimeve merr pjesë në kolaudimin e punimeve së bashku me mbikëqyrësin e punimeve. Korrespondencat mbikëqyrës-investitor-sipërmarrës, që përbëjnë dokumentacionin e objektit, ruhen së bashku me dokumentet e tjera. 11. Sipërmarrësi i punimeve drejton dhe organizon realizimin e programit të devijimit të lumit dhe atë të vënies për herë të parë me ngarkesë të objektit dhe nënobjekteve. 12. Përveç sa më sipër, sipërmarrësi duhet të respektojë detyrat që përcaktohen në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Neni 20 Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit 1. Mbikëqyrja e punimeve të ndërtimit bëhet në zbatim të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të udhëzimit nr.3, datë 15.2.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka për qëllim kontrollin e mbarëvajtjes së të gjithë procesit të zbatimit të punimeve në përputhje me projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit, duke pasur parasysh edhe anën ekonomike të tij. 2. Sipas karakterit dhe përmasave të objektit, mbikëqyrja e punimeve bëhet nga mbikëqyrësi dhe stafi i tij, të emëruar nga pronari, koncesionari dhe të miratuar në KKDM. Në rastin kur gjykohet nga pronari ose koncesionari, në rolin e mbikëqyrësit propozohet një punonjës i tij, gjithmonë i pajisur me licencë dhe i miratuar edhe në KKDM. 3. Kur projektuesit nuk i është ngarkuar detyra e mbikëqyrjes së punimeve të ndërtimit, detyrimisht në stafin e mbikëqyrësit të ketë edhe një përfaqësues të projektit si këshilltar teknik. 4. Përzgjedhja e mbikëqyrësit dhe stafit të tij bëhet midis atyre që kanë përvojë e nivel të lartë tekniko-profesional në punimet e ndërtimit, veçanërisht të veprave hidroteknike dhe që janë të licencuara. 5. Detyrat për mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit jepen në udhëzimin nr.3, datë 15.2.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pika I “Për mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit” dhe në kërkesat e kësaj rregulloreje. 5.1 Në përfundim të punimeve të ndërtimit, mbikëqyrësi i punimeve duhet të përgatisë një raport të gjerë dhe të plotë me të gjitha vizatimet e projektit, të shoqëruara edhe me relacione teknike që pasqyrojnë ngjarje të veçanta të shfaqura gjatë periudhës së ndërtimit. Një kopje e raportit të plotë dhe e relacioneve teknike të veçanta u dërgohen KKDM-së, grupit të kolaudimit, si dhe komisionit të marrjes në dorëzim të veprës. 5.2 Mbikëqyrësi i punimeve merr pjesë në grupin e kolaudimit. Neni 21 Kontrolli i punimeve nga Inspektorati Teknik i Digave (ITD) 1. Punimet në objekt fillojnë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e përfaqësuesit të ITD-së të miratuar nga KKDM-ja. Ky përfaqësues ngarkohet posaçërisht për të verifikuar respektimin e kësaj rregulloreje, të kushteve të zbatimit të punimeve për të kontrolluar ecurinë dhe cilësinë e kryerjes së punimeve, vërtetësinë e provave laboratorike të kryera në kantier. Ai në mënyrë periodike, harton një raport teknik dhe një kopje ia dërgon KKDM-së. 2. Pronari ose koncesionari i objektit, në kontratën që rregullon marrëdhëniet e punës me përfaqësuesin e ITD-së, të shprehë detyrimin e këtij të fundit për respektimin me rigorozitet të kërkesave të këtij neni dhe për praninë në vendndërtim. 3. Përfaqësuesit të ITD-së t’i sigurohet një mjedis i përshtatshëm pune. 4. Përfaqësuesit të ITD-së, kur vë re se ecuria e punimeve nuk ofron garanci për realizimin me cilësi të punimeve në objekt, i imponon sipërmarrësit pezullimin e tyre, duke njoftuar KKDM-në, pronarin ose koncesionarin dhe mbikëqyrësin e punimeve. 5. Me përfundimin e punimeve të ndërtimit, përfaqësuesi i ITD-së harton një raport përfundimtar mbi ecurinë kronologjikë të tyre, mbi ngjarjet më domethënëse të shfaqura gjatë punimeve, si dhe mbi rezultatet e provave dhe përpunimin statistikor të tyre për materialet e ndërtimit të përdorura në vepër. Raporti i dorëzohet KKDM-së. Neni 22 Kontrolli i materialeve gjatë ndërtimit 1. Materialet që vijnë në kantier duhet të jenë në përputhje me kërkesat teknike të projektit, të shoqëruara me certifikatën e origjinës dhe cilësisë. Materialet në objekt përdoren vetëm me miratimin e mbikëqyrësit të punimeve. 2. Marrja, transporti, ruajtja dhe mënyra e kryerjes së provave të kampioneve të materialeve të përdorura, bëhet në përputhje me kushtet e normat në fuqi, si dhe me udhëzimet e përcaktuara në aneksin 1 të kësaj rregulloreje. 3. Certifikatat e provave të lëshuara nga laboratorët e specializuar, të licencuar ose që njihen ligjërisht, të ruhen në dosjen e objektit të mbikëqyrësit. 4. Kur kampionet merren në objekt ose nga pjesa e realizuar e objektit dhe karakteristikat e tyre të provuara në laborator nuk korrespondojnë me ato të kushteve, normave dhe udhëzimeve të përcaktuara në projekt, mbikëqyrësi urdhëron marrjen e masave të domosdoshme për prishjen e ndërtimit. Për çdo rast, gjatë kontrollit që bën, ITD-së i lind e drejta e marrjes së një kopjeje të dokumentacionit. Përfaqësuesi i ITD-së, kur vëren mospërputhje me projektin, ka të drejtë të urdhërojë prishjen e ndërtimit Neni 23 Provat e materialeve të ndërtimit 1. Materialet që do të përdoren për ndërtimin e objektit dhe nënobjekteve u nënshtrohen provave për të përcaktuar karakteristikat kimike, fizike dhe mekanike dhe përputhjen e tyre me ato të projektit. Këto prova kryhen pranë laboratorëve të aftë dhe të licencuar. 2. Pranë vendit të ndërtimit, nën kujdesin e pronarit apo koncesionarit të objektit, ngrihet laboratori eksperimental dhe fushor për kryerjen e provave të materialeve të ndërtimit. Pajisjet e laboratorit përcaktohen në marrëveshje me KKDM-në. ITD-ja mund të pezullojë zhvillimin e punimeve të ndërtimit kur vëren se laboratori nuk ka nivelin e duhur teknik dhe shkencor për kryerjen e provave. 3. Një kopje e certifikatave të provave, e shoqëruar me një relacion shpjegues, të firmosur nga sipërmarrësi dhe mbikëqyrësi i punimeve t’i jepet përfaqësuesit të ITD-së nga drejtori i punimeve. Në relacion të përshkruhen të gjitha karakteristikat e materialeve që do të përdoren në ndërtim. 4. Karakteristikat e materialeve të ndërtimit të jenë në përjashtim me kushtet dhe normat në fuqi, për t’iu përgjigjur kërkesave të parashtruara në projekt. 5. Kampionet e materialeve të ndërtimit, të ruhen pranë laboratorit të kantierit për kontrolle të mundshme. Neni 24 Kolaudimi i punimeve 1. Kolaudimi i punimeve kryhet nga një specialist ose nga një grup specialistësh dhe secili prej tyre të ketë licencën përkatëse për specialitetin që mbulon në këtë kolaudim. Në këtë grup, është e domosdoshme që të marrin pjesë ekonomistë dhe juristë. 2. Kolaudatori ose grupi i kolaudimit caktohen nga investitori (shfrytëzuesi), i cili ia komunikon me shkrim, këtë person ose grup personash Sekretariatit Teknik të KKRRT-së së qarkut dhe KKDM-së brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të punimeve. 3. Në marrëveshje me mbikëqyrësin dhe kolaudatorin (ose grupin e kolaudimit), pronari apo koncesionari përcakton mënyrën dhe afatet e procesit të kolaudimit. 4. Kolaudatori ose grupi i kolaudimit do të zbatojë kërkesat e pikës II “Për kolaudimin e punimeve të ndërtimit” të udhëzimit nr.3 të Këshillit të Ministrave, datë 15.2.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”. 5. Mbikëqyrësi i punimeve merr pjesë në kolaudimin e objektit, i përgjigjet kolaudatorit me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kolaudim, si dhe firmos procesverbalin e këtij kolaudimi. Kur vërehen defekte në verifikime, kolaudatori ose grupi i kolaudimit lë detyra me shkrim për punimet që duhet të kryhen, duke përcaktuar afatet e përfundimit të tyre. 6. Pas përfundimit të kolaudimit të objektit dhe nënobjekteve, hartohet procesverbali i kolaudimit, i cili firmoset nga kolaudatori ose grupi i kolaudimit, sipërmarrësi dhe mbikëqyrësi i punimeve. Procesverbali duhet të përmbajë të gjitha kërkesat e pikës II/7 të udhëzimit nr.3, datë 15.2.2001. Procesverbali paraqitet në dy kopje në zyrën e urbanistikës dhe, pas regjistrimit, një kopje i dërgohet shfrytëzuesit. 7. Përveç kolaudimit në fund të punimeve, është i detyrueshëm edhe kolaudimi gjatë procesit të punimeve në rastet kur punimet janë komplekse dhe me vështirësi të veçanta, si: kolaudimi i punimve në kupën e ujëmbledhësit, punimet e devijimit, vënia në shfrytëzim pjesor etj. 8. Në grupin e kolaudimit bën pjesë edhe përfaqësuesi i ITD-së. 9. Akti i kolaudimit miratohet edhe në KKDM. Neni 25 Devijimi i lumit dhe mbushja për herë të parë e ujëmbledhësit me ujë 1. Devijimi i lumit 1.1 Para devijimit të lumit bëhet kolaudimi i objektit dhe nënobjekteve që shërbejnë për devijim. 1.2 Devijimi i lumit bëhet në përputhje me kriteret e përcaktuara në projekt, si: plotat maksimale, propabiliteti i përsëritjes së tyre, hidrografet, rreziqet e pranuara, koha dhe periudha e parashikuar për devijim, të parashikuara në projektin e miratuar në KKDM. 1.3 Sipërmarrësi dhe mbikëqyrësi duhet të njihen me kriteret dhe konceptet ku bazohet projekti për devijimin e lumit. 1.4 Nëse ka shmangie nga plani i devijimit të parashikuar në projekt, siç mund të jenë vonesat në ndërtim që sjellin si rezultat ndryshimin e kohës së devijimit, do të quhen ndryshime në projekt dhe do të veprohet në zbatim të nenit 17, kreu III (“Ndryshimet në projekt”). 1.5 Para devijimit, komisioni i përbërë nga shfrytëzuesi, sipërmarrësi , projektuesi, mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit, përfaqësuesi i ITD-së dhe grupi i kolaudimit verifikojnë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm që lejon devijimin e lumit, hartojnë programin e devijimit. Shfrytëzuesi njofton ministrinë ose institucionin që ka në administrim objektin, KKDM-në dhe organet e pushtetit vendor. 2. Mbushja për herë të parë e ujëmbledhësit. 2.1 Para mbushjes me ujë për herë të parë të ujëmbledhësit, bëhet kolaudimi i objektit dhe nënobjekteve që shërbejnë për realizimin e mbushjes. 2.2 Komisioni, i përbërë nga shfrytëzuesi, sipërmarrësi, mbikëqyrësi i punimeve, përfaqësuesi i ITD-së dhe kolaudatori, verifikon plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm që lejon mbushjen e ujëmbledhësit. 2.3 Ky komision harton programin e punës dhe parashikon masat e nevojshme për mbushjen e ujëmbledhësit për herë të parë. Në program parashikohet numri, specialiteti dhe detyrat që do të kryejnë njerëzit që do të marrin pjesë, lloji i matjeve dhe vrojtimeve, shpeshtësia e tyre dhe masat që duhen marrë gjatë këtij procesi në rast se krijohen situata të jashtëzakonshme. Programi do të mbështetet në rregulloren e hartuar nga projektuesi sipas pikës 1.1.12, kreu II dhe sipas kushteve reale të krijuara gjatë ndërtimit. Programi vihet në jetë nga shfrytëzuesi nëpërmjet sipërmarrësit dhe drejtohet nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit në prani të përfaqësuesit të ITD-së. 2.4 Vënia në ngarkesë për herë të parë e objekteve dhe nënobjekteve bëhet vetëm me leje me shkrim nga KKDM-ja. Shfrytëzuesi duhet të njoftojë para mbushjes së rezervuarit ministrinë ose instiucionin që ka në administrim objektin, KKDM-në dhe organet e pushtetit vendor. 2.5 Para se të zbatohet autorizimi i mbushjes së ujëmbledhësit me ujë për herë të parë, gjithë punimet në sipërfaqen e kupës së ujëmbledhësit duhet të jenë të plotësuara në përputhje me specifikimet e projektit dhe kërkesat e sigurisë. Duhet të jetë përcaktuar skema e sinjalizimit dhe shpëtimit të jetës së njerëzve. Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet eliminimit të mbeturinave që notojnë, kushteve sanitare dhe grumbullimeve të rrezikshme. 2.6 Elementet kryesore që zbatohen gjatë mbushjes me ujë të ujëmbledhësit janë: 2.6.1 Shpejtësia e ngritjes së nivelit të ujit në ujëmbledhës duhet të lejojë kryerjen e matjeve në instrumente dhe të vrojtimeve sipas shpeshtësisë së parashikuar në projekt. Mund të dalë e nevojshme, për të realizuar sa më sipër deri në ndërprerjen e ngritjes së nivelit. 2.6.2 Shpeshtësia e matjeve përcaktohet në udhëzimin përkatës që harton projektuesi. Ajo mund të ndryshojë në varësi të shpejtësisë së rritjes së nivelit të ujit. Matjet bëhen më të shpeshta kur niveli i ujit në ujëmbledhës i afrohet kuotës së nivelit normal. Koha midis dy matjeve në rastin e një ngritjeje të ngadaltë të nivelit të ujit nuk duhet të jetë shumë e madhe. Shpeshtësia e matjeve rekomandohet të jetë më e madhe në ato raste kur gjatë mbushjes vërehen në digë, bazament dhe nënobjekte të saj dukuri të padëshiruara, me qëllim që ato të pasqyrohen sa më të plota, për të përcaktuar masat që duhen marrë për pezullimin ose mënjanimin e saj. 2.6.3. Udhëzimet për rastet e dukurive të padëshiruara, saktësohen para fillimit të mbushjes për manovrimin e portave të urgjencës së nënobjekteve të shkarkimit. Për masat e tjera, si dhe organet e tjera të emergjencës që duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme, t’i jepet rëndësi sigurimit të rrjetit të ndërlidhjes telefonike e radiofonike si brenda, ashtu dhe jashtë veprës. 2.6.4 Në mënyrë të vazhdueshme kontrollohen vlerat e matura në varësi të mbushjes së ujëmbledhësit, për t’u krahasuar me vlerat e parashikuara në projekt. Çdo ndryshim i theksuar, duhet të shërbejë si sinjal alarmi. Gjatë mbushjes së ujëmbledhësit për herë të parë me ujë, vrojtimet dhe matjet bëhen nën kontrollin e kualifikuar të projektuesit, ndërtuesit, shfrytëzuesit dhe mbikëqyrësit të punimeve, të aftë për të interpretuar me saktësi rezultatet e matjeve. 2.6.5 Gjatë mbushjes me ujë të ujëmbledhësit për herë të parë, përveç digës dhe nënobjekteve të tjera të veprës, duhet të parashikohen edhe nevojat e mbikëqyrjes së brigjeve të kupës së ujëmbledhësit. 2.6.6 Në qoftë se sizmiciteti i provokuar nga ujëmbledhësi është i pritshëm, sistemi i monitorimit sizmik duhet të vëzhgohet vazhdimisht. 3. Raporti teknik Shfrytëzuesi i objektit, 6 muaj pas mbushjes së ujëmbledhësit, duhet të dërgojë në KKDM një raport në të cilin duhet të përshkruhen në mënyrë të hollësishme sjellja e digës dhe nënobjekteve gjatë kësaj periudhe, si dhe një krahasim i sjelljes së vrojtuar me atë të parashikuar. Përfundimet e këtij raporti duhet të përfshihen në raportin vjetor të vitit të parë të shfrytëzimit, për të marrë edhe rezultatet e boshatisjes së plotë ose të pjesshme të vitit të parë. Më tej, objekti hyn progresivisht në rrugën e shfrytëzimit normal. Neni 26 Masat paraprake për përballimin e situatave kritike gjatë ndërtimit 1. Para fillimit të aktivitetit për ndërtimin e veprës, shfrytëzuesi, projektuesi, mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit, të ndihmuar edhe nga përfaqësuesi i ITD-së, duhet të hartojnë në bashkëpunim me organet vendore planin e masave dhe planin e alarmit për përballimin e situatave të jashtëzakonshme gjatë periudhës së ndërtimit. Ky plan të hartohet mbi bazën e udhëzimit të gjashtë ministrive nr.248, datë 22.1.2000. Përfaqësuesi i ITD-së informohet për sa më sipër. 2. Plani duhet të ketë parasysh: 2.1 Vlerësimin dhe përballimin i situatave kritike në kantier. 2.2 Vlerësimin dhe përballimin e situatave katastrofike të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. 2.3 Vlerësimin dhe përballimin e situatave kritike që provokohen nga kryerja e punimeve dhe që përbëjnë rrezik për “të tretët”. 2.4 Situatat e jashtëzakonshme të shkarkuara nga trazirat, sabotimet ose akte të tjera kriminale. Plani, përveç udhëzimit për veprimet dhe aksionet e saj, skemat e shpëtimit, përshtatjen dhe përdorimin e pajisjeve të emergjencës, kujdesin mjekësor të emergjencës, mbajtjen në siguri të popullsisë në situatat e jashtëzakonshme etj., duhet të përmbajë gjithashtu edhe detyra të qarta për autoritetet vendore të shoqëruara me procedura të rrepta, të cilat duhet të pasojnë situatat e emergjencës. 3. Detajet e udhëzimit për përballimin e situatave kritike të shkruhen dhe të jenë lehtësisht të qarta dhe të kuptueshme. Personat e caktuar duhet të marrin trajnimin e duhur për operacionet e emergjencës. 4. Vrojtimi dhe lajmërimi për përballimin e situatave kritike. Sipërmarrësi dhe shfrytëzuesi, me stafin e tyre, hartojnë një skemë vrojtimi të besueshme sipas së cilës, informohet menjëherë ekipi për situatat e rrezikshme të plotave në anën e sipërme të objektit, për të krijuar mundësinë e marrjes së masave mbrojtëse të nevojshme. Neni 27 Ndryshimet ose riparimet në digat ekzistuese dhe ujëmbledhësit 1. Aktivitetet madhore të ndërtimit për mbingritjen, ndryshimin, riparimin e digës dhe ujëmbledhësit ekzistues ose rritjen e klasit të digës, do të udhëhiqen nga parimet e neneve të përmendura në këtë rregullore për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e një dige të re. 2. Kujdes i veçantë duhet të bëhet për strukturat dhe pjesët ekzistuese të digës gjatë kryerjes së punimeve. 3. Në qoftë se punimet kërkojnë boshatisjen ose uljen e pjesshme të nivelit të ujëmbledhësit, rimbushja e tij duhet të bëhet sipas kërkesave të nenit 25 pika 2 të kësaj rregulloreje. 4. Shfrytëzuesi i objektit duhet të kryejë punime të vogla riparimi ose mirëmbajtjeje, pa marrë miratim në KKDM për rastet e mëposhtme: nivelim të kurorës, riparim parapeti, riparim e veshje skarpate, riparim të puseve të shuarjes të ujëlëshuesve, riparime të shkarkuesve katastrofikë ekzistues, rakordime, vendosje e riparim mbyllësish, zgarash në puset e shuarjes së energjisë, drenazhe, punime për frenimin e erozionit, kanalet ushqyes etj., pra, punime riparimi e mirëmbajtjeje që nuk sjellin ndryshime të parametrave të objektit dhe nënobjekteve nga ajo çka është e projektuar. KREU IV SHFRYTËZIMI DHE MIRËMBAJTJA Neni 28 Shfrytëzuesi i objektit 1. Eshtë përgjegjësi kryesor për sigurinë e digës/dambës dhe nënobjekteve të tjera që lidhen me të dhe për pasojat që rrjedhin nga prishja ose aksidentet e mundshme në digë/dambë. Tërësia e masave organizative, teknike dhe financiare që merr shfrytëzuesi, duhet të garantojnë shfrytëzimin normal të objektit, jetëgjatësinë e tij dhe moscenimin e “të tretëve”, të parashikuara në fazën e projektimit, ndërtimit, si dhe gjatë shfrytëzimit e mirëmbajtjes. 2. Shfrytëzon burimin ujor të krijuar nga diga dhe ujëmbledhësi për qëllimin e përcaktuar në projekt. Për rastin e dambës, shfrytëzon mundësinë depozituese të krijuar nga damba për mbajtjen e mbetjeve industriale dhe moslejimin e largimit të tyre në mënyrë të pakontrolluar. 3. Mirëmban objektin sipas kërkesave teknike që dalin nga rregulloret dhe udhëzuesit, miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe KKDM-ja, si dhe kryen riparime e përmirësime sipas kushteve specifike gjatë periudhës së shfrytëzimit, periudhë që fillon me vënien për herë të parë në ngarkesë të digës nëpërmjet mbushjes së ujëmbledhësit. 4. Mbulon të gjitha shpenzimet që lidhen me shfrytëzimin, mirëmbajtjen, riparimin, përmirësimin dhe gjithë veprimtaritë që lidhen me sigurimin e digës/dambës dhe “të tretëve”. 5. Kompenson totalisht humbjet që pësojnë “të tretët”, kur ato e kanë origjinën nga diga/damba. Në rastin kur dëmet shkaktohen nga forca madhore, të pamundura për t’i parashikuar në projekt, në kompensimin e humbjeve merr pjesë edhe shteti. 6. Informon ministrinë apo institucionin përkatës që administron digën/dambën, jo më pak se dy herë në vit, për sjelljen e objektit dhe çdo ngjarje që lidhet me sigurinë e tij. 7. Në bashkëpunim edhe me strukturat e pushtetit vendor, harton planin e alarmit, evakuimit dhe ndihmës për mbrojtjen e popullatës dhe vlerave materiale në rastet e jashtëzakonshme, si pasojë e prishjes së digës/dambës, sipas udhëzimit nr.248, datë 28.1.2000 të gjashtë ministrive. 8. Njofton organet e pushtetit vendor dhe ministrinë ose institucionin që administron digën/dambën për shpalljen e gjendjes së emergjencave civile në rast përmbytjesh kur: digat/dambat janë dëmtuar rëndë; niveli i ujërave arrin pika kritike në disa zona të matshme; lumenjtë kanë dalë jashtë shtratit në përmasa të rrezikshme. Neni 29 Shfrytëzimi i objektit dhe rregulloret 1. Shfrytëzimi i objektit fillon menjëherë pas mbushjes për herë të parë të ujëmbledhësit me ujë. Shfrytëzuesi është i detyruar të zbatojë me përpikmëri "Rregulloren për mirëmbajtjen, shfrytëzimin, vrojtimin dhe kontrollin e digës/dambës" të hartuar nga projektuesi sipas kreut II neni 9 pika 1.1.12 e kësaj rregulloreje. 2. Mbi bazën e rregulloreve dhe të udhëzimeve të përgjithshme të nxjerra nga KKDM-ja (për mbikëqyrjen, vrojtimet, matjet, përpunimet e të dhënave dhe interpretimet e tyre për vlerësimin e gjendjes së digës/dambës), shfrytëzuesi harton "Rregulloren teknike të shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe të kontrollit të objektit dhe nënobjekteve”, duke e miratuar atë në ministri ose në institucionin që administron digën/dambën. Në këtë rregullore, shprehen detyrat dhe veprimet e gjithë ekipit dhe punonjësve të tjerë që merren me shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe kontrollin e objektit e të nënobjekteve, të përcaktuara në pikën 2 e 3 të nenit 5, kreu I "Strukturat përbërëse". Kjo rregullore të miratohet edhe në KKDM. 3. Për çdo digë ose grup digash në afërsi, shfrytëzuesi cakton njësinë e drejtimit teknik të licencuar për sigurinë dhe kontrollin gjatë shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së digës/dambës, që harton dhe plotëson "Rregjistrin e shfrytëzimit" për mbikëqyrjet, vrojtimet, matjet, përpunimet e të dhënave dhe interpretimet e tyre. Në regjistër, sipas datave, shënohen ngjarjet gjatë shfrytëzimit të objektit dhe ujëmbledhësit, si:mbushjet, zbrazjet, shkarkimet, manovrimet e portave, matjet, kontrollet, incidentet që konstatohen (filtrime, rrjedhje uji, plasaritje etj.), ngjarjet hidrometereologjike të veçanta, lëkundjet sizmike dhe pasojat e tyre, punimet e mirëmbajtjes, përmirësimit dhe riparimet e kryera në objekt, si dhe çdo gjë që vlerësohet se duhet të regjistrohet. Regjistri duhet të vihet në dispozicion të ekipeve të autorizuara të kontrollit sa herë që ai kryhet në objekt. 4. Çdo përmirësim ose ndryshim që bëhet në legjislacion e në rregulloret e miratuara më parë nga organet shtetërore dhe KKDM-ja, reflektohet nga shfrytëzuesi edhe në "Rregulloren teknike të shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe të kontrollit të objektit dhe nënobjekteve". 5. Në çdo digë, që plotëson kushtet e nenit 3 të ligjit nr.8681, datë 2.11.2000 "Për projektimin, ndërtimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e digave/dambave", vendosen rojat e objektit dhe të nënobjekteve, në numër që varet nga madhësia e saj. 6. Në godinën e shërbimit dhe ruajtjes së digës, përveç ruajtjes së të gjitha studimeve, projekteve, librezave të masave, situacioneve, preventivave, ndryshimeve të bëra gjatë ndërtimit, analizave të provave të materialeve të kryera gjatë ndërtimit, akteve të ndryshme të inspektimit dhe kontrolleve të kryera gjatë ndërtimit edhe ato që bëhen gjatë shfrytëzimit, si rezultatet e matjeve, vrojtimeve, interpretimeve, ditari teknik i objektit dhe nënobjekteve, i punimeve të përmirësimit dhe prishjeve, raportet dhe detyrat e lëna nga kontrollet periodike, e të tjera akte ligjore e nënligjore që lidhen me objektin ruhen dhe në çdo moment duhen të vihen në dispozicion të ekipeve të autorizuara të kontrollit. Neni 30 Shkarkimi i plotave dhe kontrolli i tyre 1. Para fillimit të çdo sezoni të shkarkimeve, kontrollohet funksionimi i të gjitha nënobjekteve të shkarkimit e të boshatisjes së ujëmbledhësit deri në vendin ku shuhen efektet e shkarkimeve, duke marrë masat përkatëse për mangësitë që konstatohen, me afate të përcaktuar për vënien në gatishmëri të plotë të tyre. 2. Shfrytëzuesi, dy herë në vit (çdo 6 muaj), kontrollon pjesën e poshtme të rrjedhës. Në rastet e konstatimit të pengesave të shkarkimeve, merr masat e duhura për një shkarkim normal të plotave. Sipas rëndësisë së situatës që paraqitet, njofton edhe strukturat e varësisë dhe ato të kontrollit, për një koordinim të përbashkët të veprimeve që ndërmerren. 3. Nivelet e ujit në ujëmbledhës, prurjet e lumit që ushqejnë ujëmbledhësin, shkarkimet etj, regjistrohen periodikisht, duke bërë edhe krahasimet me të dhënat e projektit. Depozitimet e materialeve të ngurta maten një herë në pesë vjet për rezervuarët që kanë vëllim më të vogël se njëqind milionë m3 ujë dhe një herë në dhjetë vjet për rezervuarët më të mëdhenj. 4. Para fillimit të sezonit të lagur (plotave), kontrollohet gjendja dhe gatishmëria e sistemit të sinjalizimit. Me dhënien e sinjalit të shkarkimit të plotave, në zonë ku shtrihet efekti i shkarkimeve, zbatohen masat e përcaktuara për evakuimin e popullatës, e cila është instruktuar më parë. Neni 31 Vrojtimet dhe matjet në objekt e nënobjekte 1. Vrojtimet dhe matjet me aparaturat e vendosura në objekt, në nënobjektet dhe brigjet e ujëmbledhësit, fillojnë që në momentin e vendosjes së tyre dhe gjatë gjithë kohës së shfrytëzimit të objektit. Shpeshtësia e vrojtimeve dhe matjeve përcaktohet në "Rregulloren teknike të shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe të kontrollit të objektit dhe nënobjekteve". Nëse konstatohen rezultate të paparashikuara në projekt, shpeshtësia e tyre shtohet. Të dhënat e vrojtimeve dhe matjeve kontrollohen nga personel i specializuar. 2. Përpunimi dhe interpretimi i matjeve dhe vrojtimeve bëhet çdo muaj. Përfundimet dërgohen çdo 6 muaj në ministrinë ose institucionin që administron digën/dambën dhe një herë në vit (brenda muajit mars) dërgohet raporti në ITD. Kur konstatohen shmangie të theksuara ndaj atyre që lejon projekti, lajmërohet menjëherë ministria ose institucioni që administron digën/dambën, si dhe KKDM-ja. 3. Rezultatet e matjeve në aparatura, interpretimet dhe raportet, arkivohen në godinën e shërbimit dhe të ruajtjes së digës. 4. Matjet që kërkojnë interpretime të gjata dhe të komplikuara, përpunimin dhe interpretimin e të dhënave të aparaturave të dëgjimit të vendosura në trupin e digës, shfrytëzuesi i realizon nëpërmjet institucioneve të specializuara. Neni 32 Kontrolli i digës/dambës nga vetë shfrytëzuesi Kontrolli i digës/dambës nga vetë shfrytëzuesi nëpërmjet njësisë së drejtimit teknik realizohet si më poshtë: 1. Vizita e kontroll periodik e vizual në objekt dhe ambientet rreth tij, kontrolli i gjendjes së sistemeve të shkarkimit, zbrazjes dhe marrjes së ujit, si dhe të zonave të paqëndrueshme në brigjet e ujëmbledhësit (nëse ka të tilla qysh nga faza e zbatimit dhe të shfaqura gjatë shfrytëzimit). Kontrolli vizual konsiston në: kontrollin e kurorës së digës, nëse ka ulje, deformime, mbirje pemësh etj.; kontrollin e skarpatës së anës së sipërme ( sidomos ku ulet niveli i ujit në ujëmbledhës) nëse ka dëmtime të skarpatës, zhvendosje të veshjes mbrojtëse, mbirjes së pemëve etj.; kontrollin e skarpatës së anës së poshtme, nëse ka rrjedhje uji, dëmtime të skarpatës, fole kafshësh, mbirje pemësh etj.; kontrollin e shkarkuesit, nëse ka bllokime apo ngushtim seksioni nga materiale të ndryshme, erozioni, korozioni etj.; kontrollin e shuarësit të energjisë, nëse ka grryerje apo deformime të ndryshme; kontrollin e kontaktit të digës me brigjet, nëse ka rrjedhje, erozion etj.; kontrollin e qëndrueshmërisë së brigjeve të ujëmbledhësit, nëse ka rrëshqitje, erozion etj.; kontrolli i aftësisë tërheqëse të prurjes maksimale në anën e poshtme të digës, nëse ka ngushtime seksioni, rrëshqitje, ndërtime të pakontrolluara etj. 2. Kontroll nëpërmjet matjeve të aparaturave të vendosura në objektet dhe nënobjektet sipas projektit. Kontrolli nëpërmjet aparaturave matëse konsiston në: matjet e nivelit të ujit në ujëmbledhës; matjet e filtrimeve në anën e poshtme; matjet e niveleve të puseve piezometrike; matjet e presionit të poreve; matjet meteorologjike; matjet gjeodezike; matjet e deformimeve; matjet e deformimit të fugave; matjet e uljeve; matjet e temperaturave; matjet (regjistrimi) e lëkundjeve sizmike (në qoftë se në digë janë vendosur aparatura); matjet e deformimeve të brigjeve (të paqëndrueshme). 3. Shpeshtësia e kontrollit dhe e matjeve caktohet në projekt dhe ndryshon sipas rëndësisë së objektit dhe anomalive e çështjeve që vrojtohen. Kontrolli dhe matjet do të jenë më të shpeshta në rastet e fenomeneve të pazakonshme hidrometeorologjike dhe sizmike. 4. Shpeshtësia e matjeve realizohet sipas kërkesave të projektit të pasqyruara në “Rregulloren e mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të objektit”. 5. Shfrytëzuesi harton raportin vjetor të shfrytëzimit, të cilin, nëpërmjet ministrisë ose institucionit që administron digën/dambën, e dërgon në ITD çdo vit brenda muajit mars të vitit pasardhës. Raporti përmban vrojtimet, matjet, punimet e kryera për mirëmbajtjen dhe eliminimin e dëmtimeve të vogla, grafikët e matjeve, rezultatet e interpretimeve etj. Kur shihet e domosdoshme, në varësi të problemeve, raporti dërgohet edhe më shpesh. Ky raport, në çdo dy vjet, duhet të përmbajë një analizë të plotë të evoluimit të digës/dambës. ITD-ja e paraqet këtë raport në KKDM për shqyrtim. KKDM-ja i shqyrton, i analizon raportet, lë detyra dhe informon shfrytëzuesin. Neni 33 Mirëmbajtja e digës/dambës 1. Shfrytëzuesi, në objektet dhe nënobjektet, siguron pa ndërprerje një ekip punonjësish të përgatitur për manovrimin e sistemeve të shkarkimit në çdo rast. 2. Shfrytëzuesi, nëpërmjet mirëmbajtjes, garanton rrugët e hyrjes në objekt, të ndërtuara sipas projektit. Ato duhet të jenë të kalueshme në çdo kohë dhe për të gjitha mjetet që mund të hyjnë në çdo moment, sipas nevojave që shfaqen për vrojtim, kontroll dhe ndërhyrje në rast nevojash. 3. Hyrjet në kabinën e manovrimit të sistemeve të shkarkimit, të zbrazjes, të marrjes së ujit, të hyrjeve në galeritë e kontrollit të jenë në çdo kohë lehtësisht të kalueshme dhe të pajisura me ndriçim e me impiant ajrimi kur është e nevojshme. Ndriçimi duhet të mbulojë të dyja anët e digës, çdo nënobjekt, si dhe rrugët e hyrjes në to. 4. Të gjitha pajisjet e komandimit vendosen në vende të mbyllura dhe të mbrojtura nga persona të paautorizuar ose nga ndonjë aktivizim i padëshirueshëm, jashtë rrezikut nga përmbytjet, shkarjet dhe dukuri të tjera. 5. Komunikimi i punonjësve të godinës së shërbimi dhe ruajtjes së objektit me persona të caktuar, me organet e rendit publik, me organe të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe me zyrën e emergjencave, të jetë me sistem telefonik e radiofonik, të pavarura nga njëra-tjetra. 6. Mirëmbajtja të garantojë furnizimin me energji elektrike të objektit dhe nënobjekteve nga dy burime të pavarura. Neni 34 Pasaporta e digës/dambës Shfrytëzuesi duhet të plotësojë dhe të dërgojë në KKDM dosjen e digës/dambës që ka në shfrytëzim. Ajo duhet të hartohet sipas kërkesave të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.4, datë 18.7.2003 “Për kërkesat e dokumentacionit ligjor dhe teknik që duhet të përmbajë dosja e digave dhe e dambave”. Kjo dosje do të emërtohet pasaporta e digës/dambës. Neni 35 Mbrojtja e popullatës dhe e vlerave materiale 1. Katastrofat që shkaktohen nga prishja eventuale e digës/dambës, shoqërohen me dëme të mëdha ekonomike dhe humbje të rënda në jetë njerëzish dhe të gjësë së gjallë. Masat që parashikon cilësia e projektit gjatë zbatimit të punimeve të ndërtimit, kujdesit në periudhën e shfrytëzimit dhe mirëmbjatjes, janë parandaluese dhe minimizuese për pasojat. Megjithatë, digat/dambat dhe ujëmbledhësit mbeten rrezik potencial, për të cilat duhen marrë masat e duhura. Për këtë qëllim shërben udhëzimi nr.248, datë 28.1.2001 “Për hartimin e planit të alarmit, evakuimit dhe ndihmës për mbrojtjen e popullatës dhe të vlerave materiale në rastet e jashtëzakonshme, si pasojë e prishjes së digave dhe dambave”, miratuar nga gjashtë ministri. 2. Plani i alarmit, i evakuimit dhe i ndihmës ndahet në dy faza: në fazën e parë bëjnë pjesë të gjitha studimet që nevojiten për të përcaktuar shtrirjen në hapësirë e në kohë të valës së krijuar nga prishja e mundshme e digës/dambës në anën e poshtme të saj, shpejtësia e lëvizjes së valës dhe thellësitë në distancë sa vala të mos paraqesë rrezikshmëri; në fazën e dytë bën pjesë përcaktimi i mjeteve për dhënien e alarmit, i personave që e japin atë dhe i kohës kur duhet dhënë alarmi, mjetet dhe mënyrat për evakuimin e popullsisë, vendi i qëndrimit të përkohshëm të saj dhe i atyre që duhet ta organizojnë këtë. 3. Në hartimin e planit të alarmit, evakuimit dhe ndihmës sipas detyrave marrin pjesë: shfrytëzuesi i objektit, organizata projektuese dhe institucione të tjera të specializuara, organet e pushtetit vendor (komuna ose bashki ku është i pranishëm rreziku), prefektura, organe të rendit publik, Mbrojtja Civile e Republikës (MCR-ja) dhe struktura të caktuara të Ministrisë së Mbrojtjes. 4. Elementet përbërëse të planit të alarmit janë: digat/dambat dhe argjinaturat e lumenjve që, në rast prishjesh, sjellin pasoja të rënda në jetën e njerëzve, në vlerat ekonomike dhe sociale në vartësi të vendosjes së tyre në luginën poshtë digës/dambës; parametrat e valës që shkaktohen nga prishja eventuale e digës/dambës, si: thellësia, shpejtësia e lëvizjes dhe kufijtë e shtrirjes; pajisja me instrumente i zonës ku përfshihet objekti, duke vendosur aparatura dhe pajisje matëse sipër dhe poshtë aksit të digës/dambës; lokali i mbikëqyrjes, që është në godinën e shërbimit dhe të ruajtjes së digës, i cili siguron pamje të plotë mbi skarpatën e poshtme të digës dhe mbi shtratin e lumit poshtë saj, që është i mbrojtur nga përmbytjet edhe në rastin kur dëmtohet diga/damba, si dhe garanton hyrje daljet në çdo kohë dhe situatë; mjetet e ndërlidhjes, të instaluara në lokalin e mbikëqyrjes, të cilat janë të dubluara; rrjeti i transmetimit të alarmit te popullata, si sirena të vendosura në pika që mbulojnë zonën e populluar, pulti i komandës dhe i supervizionit për nisjen në distancë të sinjaleve të ndryshme zanore (alarm, fund alarmi, provë); provat periodike të dhënies së alarmit nga lokali i mbikëqyrjes dhe veprimi i popullatës; stadet e alarmit dhe faktorët që përcaktojnë ato, si: stadi i parë (vigjilencë e përforcuar), kur prurjet maksimale të lumit rriten në vlera që rrisin nivelin e ujit në ujëmbledhës mbi nivelin normal; stadi i dytë (rrezik- alarm i tipit të I), kur niveli i ujit në ujëmbledhës ngrihet mbi kuotën maksimale, kur filtrimet rriten më shumë se normalja, kur vërehen rrëshqitje të zonës rreth ujëmbledhësit dhe çdo kërcënim mbi qëndrueshmërinë e digës/dambës; stadi i tretë (prishja-alarm i tipit II) kur ka prishje të pjesshme ose të plotë të digës/dambës; personat dhe organet që duhen njoftuar, si: shfrytëzuesi i objektit, organet e rendit publik të zonës; kryetari i komunës dhe kryeplaku i zonës; inspektori i veprave publike; strukturat e mbrojtjes civile të ministrisë apo institucionit të varësisë, si dhe të MCR-së. Neni 36 Dosja e kontrollit të digës/dambës Dosja e kontrollit të digës/dambës qëndron pranë shfrytëzuesit të objektit dhe ITD-së, ku ndodhen: dokumentet kryesore të zbatimit të punimeve; përshkrimet e ngjarjeve më të rëndësishme gjatë punimeve të ndërtimit; momentet kryesore mbi ecurinë e procesit të mbushjes për herë të parë me ujë të ujëmbledhësit, ngjarjet më të rëndësishme, punimet e riparimit ose të mirëmbajtjes, raportet mbi kontrollet e bëra gjatë shfrytëzimit, raportet mbi dëgjimin e digës etj. Neni 37 Kontrolli shtetëror në digë/dambë 1. Kontrolli vjetor i digës/dambës kryhet nga dikasteri ose institucioni i varësisë përkatëse dhe drejtohet nga grupi i sigurisë së digës/dambës sipas nenit 5 kreu I. Sipas rastit, mund të koordinohet edhe me kontrollin që ushtron shfrytëzuesi sipas nenit 32 kreu IV, duke hartuar një raport të përbashkët. Kontrolli vjetor bëhet: në pjesët mbi ujë të objektit dhe nënobjekteve, për gjendjen funksionale të elementeve ndihmëse, gjendjen e sistemeve të shkarkimit, të zbrazjes dhe të marrjes së ujit, për gjendjen e digës dhe mjedisit rrethues, mbikëqyrjen e filtrimeve në trupin e digës, në bazament dhe brigjet e ujëmbledhësit, në galeritë e kontrollit dhe drenimit (kur diga ka të tilla), për funksionimin e aparaturave matëse të vendosura në digë/dambë, për mënyrat e kryerjes së matjeve, sistemimin dhe përpunimin e tyre, punimet e mirëmbajtjes, të riparimit ose përmirësimit të kryera në digë/dambë dhe cilësinë e tyre, gjendjen e dokumentacionit pranë objektit, të regjistrit dhe dosjes së shfrytëzimit, respektimin e dispozitave të organeve kompetente dhe të “Rregullores së shfrytëzimit të digës nga personeli i shfrytëzimit”. Kontrolli bëhet në prani të shfrytëzuesit, sipas kërkesës së kryetarit të grupit. Për konstatimet e bëra mbahet procesverbal, i firmosur nga të dyja palët, i cili i paraqitet titullarit të dikasterit ose institucionit përkatës. Një kopje i dërgohet zyrtarisht ITD-së. 2. Kontrolli 5-vjeçar i digës/dambës kryhet nga dikasteri apo institucioni që administron digën/dambën dhe nga KKDM-ja, për digat që janë vënë në shfrytëzim brenda 10 vjetëve të para, me kërkesat e pikës 1 të këtij neni. 3. Kontrolli i plotë 10-vjeçar organizohet dhe drejtohet nga KKDM-ja në të gjitha digat që kanë plotësuar 10-vjeçarin e parë dhe më tej përsëri çdo 10 vjet. Përveç elemeteve të kontrollit vjetor, sipas pikës 1 të këtij neni, kontrollohen edhe pjesët nën ujë të digës. Kontrolli bëhet kur ujëmbledhësi është plotësisht i boshatisur. Kur kërkohet boshatisja e ujëmbledhësit, por e shoqëruar me humbje ekonomike (të energjisë, të ujit të pijshëm etj.), në bashkëpunim me organet qendrore shtetërore, zgjidhet periudha me humbje më të vogla. Kur nga të dhënat lindin dyshime për defekte të pjesëve nën ujë, kontrolli i plotë duhet të kryhet në prani të ujit, duke përdorur kamera televizive zhytëse ose zhytës me skafandër të specializuar. Në pamundësi të kontrollit të mësipërm dhe kur dyshimi është i madh, të zbrazet rezervuari nga uji. Në përfundim hartohet një raport kur, krahas konstatimeve të bëra nga kontrolli i plotë, shënohen edhe rezultatet e kontrolleve gjatë gjithë 10-vjeçarit. Një kopje e raportit i lihet shfrytëzuesit, një kopje dikasterit apo institucionit të varësisë dhe një kopje në arkivin e KKDM së . KREU V BRAKTISJA E DIGËS Neni 38 Braktisja e digës/dambës dhe ujëmbledhësit bëhet kur: objekti ka humbur funksionin kryesor (ujitje, energji, ujë të pijshëm etj.) për të cilin është ndërtuar dhe nuk mund të tjetërsohet; kupa e ujëmbjedhësit është mbushur me materiale të ngurta në atë shkallë, sa objekti humb funksionin. Neni 39 Braktisja e digës/dambës dhe ujëmbledhësit bëhet kur shfrytëzuesi të ketë hartuar projektin dhe palanin e braktisjes, të miratuara nga ministria ose institucioni që administron. Miratimin përfundimtar e jep KKDM-ja. Neni 40 Plani i braktisjes 1. Plani i braktisjes së objektit dhe nënobjekteve të tij përmban: 1.1. Analizat e qëndrueshmërisë së strukturave kryesore të mbetura të objektit ose nënobjekteve në kushtet e reja të prishjes së bazamentit, të erozionit ose faktorëve të tjerë. 1.2. Studimin e gjendjes së pajisjeve hidrologjike dhe hidraulike për braktisje. 1.3. Përcaktimin e shtratit të ri të rrjedhës së ujit pas zbrazjes së ujëmbledhësit. 1.4. Kontrollin e plotave gjatë dhe pas braktisjes. 1.5. Efektin e plotave maksimale dhe minimale përgjatë luginës së lumit, në anën e poshtme të digës/dambës së braktisur. 1.6. Rreziqet e reja që mund të zhvillohen nga prurjet e ngurta. 1.7. Përcaktimin e masave për të ndaluar hyrjen e popullatës në strukturat që mbeten. 1.8. Pasojat e mundshme në digat dhe ujëmbledhësit e tjerë që ndodhen në luginë, masat teknike dhe financiare për përballimin e situatës së re, e bashkërenduar me shfrytëzuesit e tjerë. 1.9. Metodat dhe praktikat e prishjes dhe sigurinë e strukturave të mbetura. 1.10. Planin e alarmit, evakuimit dhe ndihmës për mbrojtjen e popullatës dhe të vlerave materiale në kushtet e reja. Neni 41 Mirëmbajtja deri në braktisje Për sa kohë të zgjasë mosmiratimi i braktisjes së objektit dhe nënobjekteve, ato duhet të mirëmbahen në kushtet e një sigurie shfrytëzimi edhe për rastin kur ujëmbledhësi është i boshatisur. Neni 42 Braktisja e objektit dhe nënobjekteve 1. Punimet e braktisjes së objektit dhe nënobjekteve fillojnë pas miratimit. Rekomandohet që punimet e nënobjekteve në trupin e digës/dambës të fillojnë pas boshatisjes së ujëmbledhësit ose edhe para boshatisjes së plotë, por me kusht që braktisja të mos ndikojë në sigurinë e mëtejshme. 2. Punimet e braktisjes të kryhen sipas praktikave të sigurta dhe pa rrezik për qëndrueshmërinë e strukturave që mbeten. 3. Në asnjë rast punimet e braktisjes nuk duhet të bllokojnë ose të zvogëlojnë sigurinë shkarkuese të plotës natyrale. Neni 43 Rivendosja e kushteve natyrore 1. Braktisja duhet të sigurojë kalimin e prurjeve natyrale maksimale të lumit në anën e sipërme dhe të poshtme të tij. 2. Në zonat që mbeten të sigurta nga braktisja, rivendoset gjendja e kushteve natyrale. Në pengesat, të cilat mund të kenë ekzistuar në shtratin e lumit para ndërtimit të digës, nuk do të ndërhyhet. Neni 44 Kontrolli i sigurisë 1. Ministria ose institucioni që administron digën/dambën dhe shfrytëzuesi që ka pasur objektin në varësi, si dhe ITD-ja vazhdojnë mbikëqyrjen e sigurisë së vendit, kur nuk janë hequr krejt objekti dhe nënobjektet. 2. Strukturat e mbetura jashtë braktisjes duhet të kontrollohen në intervale kohe jo më të mëdha se pesë vjet, për dallimin e shtrirjes së deformimeve, shpërbërjes së materialeve dhe shkatërrimit të bazamentit. Nëse konstatohen shfaqje të zhvillimeve të kushteve të pasigurisë, strukturat e ndikuara rekomandohet më mirë të hiqen, sesa të riparohen. Neni 45 Dokumentimi i sigurisë Rezultatet e kontrollit të strukturave të mbetura jashtë braktisjes së objektit dhe nënobjekteve dokumentohen dhe regjistrohen në një raport dhe për detyrat që do të zbatohen, ngarkohen njësitë përgjegëse për sigurinë. Të gjitha dosjet e objekteve dhe nënobjekteve duhet të mbahen në kushte të rregullta. Neni 46 Transferimi dhe ruajtja e dokumentacionit Shfrytëzuesi, të gjitha dosjet e dokumentacionit të krijuar gjatë projektimit, ndërtimit, shfrytëzimit dhe braktisjes duhet t’i dorëzojë në Arkivin Teknik Qendror të Ndërtimit.