Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No 147 date 13.3.2018 on the establishment, organization, and functioning of the Regional Agencies of Agricultural Extension

Made 2018-03-13 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
VENDIM Nr. 147, datë 13.3.2018 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCIVE RAJONALE TË EKSTENSIONIT BUJQËSOR .
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development
Keywords
access-to-information, agricultural development, capacity building, institution, local government, monitoring, agricultural extension, farming, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 147, datë 13.3.2018 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCIVE RAJONALE TË EKSTENSIONIT BUJQËSOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijimin e agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor si persona juridikë publikë, në varësi të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, me seli në Shkodër, Tiranë, Lushnjë dhe Korçë. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor financohen nga buxheti i shtetit, i miratuar për ministrinë përgjegjëse. 2. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor (AREB) e shtrijnë veprimtarinë e tyre, si më poshtë vijon: a) AREB-ja Shkodër përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës; b) AREB-ja Tiranë përfshin qarqet Durrës, Tiranë dhe Dibër; c) AREB-ja Lushnjë përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër; ç) AREB-ja Korçë përfshin qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat. 3. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor kanë si mision të tyre të bëhen faktorë kryesorë në zhvillimin e sektorit bujqësor konkurrues dhe të qëndrueshëm në vend, duke punuar në partneritet afatgjatë me përfituesit. 4. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor janë si më poshtë: a) Të ofrojnë informacion dhe këshillim për zhvillimin teknik e teknologjik të fermave bujqësore, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi; b) Të ofrojnë informacion dhe të asistojnë fermerët për të përfituar nga skemat mbështetëse kombëtare, IPARD-i dhe projekte të tjera në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural; c) Të nxisin dhe të ndihmojnë krijimin e funksionimin e formave të ndryshme të kooperimit të fermerëve; ç) Të organizojnë dhe të kryejnë trajnimin profesional të fermerëve në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural; d) Të sigurojnë informacion për standardet lidhur me mjedisin, cilësinë, marketingun, bujqësinë organike, produktet me tregues gjeografikë etj.; dh) Të informojnë dhe të këshillojnë fermerët për përzgjedhjen dhe përdorimin e makinerive e të pajisjeve bujqësore; e) Të ofrojnë informacion të përgjithshëm për të gjithë komunitetin e fermerëve dhe për publikun nëpërmjet masmedias. 5. Detyra të tjera mbështetëse dhe admini-strative të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor janë si më poshtë: a) Të marrin pjesë në hartimin e skemave mbështetëse dhe implementimin e programeve të zhvillimit në bujqësi; b) Të kryejnë vrojtime për sistemin e të dhënave të kontabilitetit të fermës (FADN); c) Të marrin pjesë në mbledhjen e të dhënave statistikore dhe parashikimin e prodhimit bujqësor e blegtoral dhe në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fenomene natyrore në bujqësi etj.; ç) Të sigurojnë trajnimin e vazhdueshëm të ekstensionistëve; d) Të ofrojnë shërbime për fermat bujqësore, institucionet, njësitë e qeverisjes vendore (si plane zhvillimi, programe investimi, plane biznesi, plane të menaxhimit ekonomik, programe të zhvillimit rural, analiza etj.); dh) Të kryejnë detyra të tjera të ngarkuara nga ministria përgjegjëse për bujqësinë. 6. Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor mbajnë lidhje të vazhdueshme dhe koordinojnë veprimtarinë e tyre me institucionet kërkimore-shkencore dhe burime të tjera informacioni. 7. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës të punonjësve administrativë të këtyre agjencive rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës. 8. Strukturat dhe organikat e agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. 9. Rregulloret që përcaktojnë metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor miratohen nga ministri përgjegjës për bujqësinë. 10. Nëpunësit e agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor që kryejnë funksione ekstensioni duhet të trajnohen, të testohen dhe të pajisen me certifikatën përkatëse për ofrimin e shërbimeve të ekstensionit. Trajnimi, testimi dhe pajisja me certifikatë e nëpunësve të ekstensionit për ofrimin e shërbimeve këshilluese në bujqësi dhe zhvillimin rural bëhen në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për bujqësinë. 11. Secila nga agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor, emri i rajonit”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr. 474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar. 12. Vula e secilës prej agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr. 390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. 13. Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të sektorëve të ekstensionit bujqësor në drejtoritë e bujqësisë sipas qarqeve të kalojnë në përgjegjësi administrimi të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor. Kalimet të bëhen në referencë të bilancit kontabël në datën e dorëzimit dhe të marrjes në dorëzim. Dorëzimi dhe marrja në dorëzim të bëhen nga komisionet e përbashkëta të institucioneve përkatëse. 14. Për nëpunësit civilë aktualë të drejtorive të bujqësisë, në rastin e mbylljes dhe të ristrukturimit të institucionit, zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil. Për punonjësit administrativë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës. 15. Drejtoritë e bujqësisë të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre deri në momentin e krijimit dhe fillimit të funksionimit të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor Shkodër, Tiranë, Lushnjë dhe Korçë. 16. Vendimi nr. 960, datë 25.10.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e drejtorive te bujqësisë”, shfuqizohet. 17. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No 147 date 13.3.2018 on the establishment, organization, and functioning of the Regional Agencies of Agricultural Extension · Nelum