Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 1443 on the establishment, organization and functioning as payment agency of the Agency for Agricultural and Rural Development (AARD)

Made 2008-10-31 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development
Keywords
institution, rural development, agricultural development, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.1443, datë 31.10.2008 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL (AZHBR), SI AGJENCIA E PAGESAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3 të nenit 21 të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), si agjencia e pagesave, në kuptim të nenit 21 të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”. 2. AZHBR-ja ka strukturë qendrore dhe struktura vendore, në shkallë qarku. 3. Drejtori i AZHBR-së emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Drejtuesit dhe punonjësit e tjerë të kësaj agjencie, përfshirë edhe ata të strukturave vendore, pranohen sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin për shërbimin civil. Numri i punonjësve të agjencisë është 86 veta. 4. AZHBR-ja është përgjegjëse për administrimin e fondeve të programit për bujqësinë dhe për zhvillimin rural, si më poshtë vijon: a) Fondet e Buxhetit të Shtetit, për mbështetje të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor; b) Fondet e Buxhetit të Shtetit, për zhvillimin e infrastrukturës së tregjeve bujqësore; c) Fondet kundërparti, të projektit 2KR. Kriteret e përgjithshme të përdorimit të fondeve kundërparti, të projektit 2 KR, përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. 5. AZHBR-ja harton planin e veprimit për përafrimin e strukturës organizative dhe të kapaciteteve të saj, menaxhuese dhe teknike, me standardet e akreditimit të BE-së. 6. AZHBR-ja harton dhe propozon projekte, si dhe merr masa për krijimin e administrimin e databazave dhe të logjistikës IT, të nevojshme për funksionimin e saj, sipas standardeve të BE-së. 7. AZHBR-ja do të fillojë të funksionojë më 1 janar 2009. 8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga Buxheti i Shtetit, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 9. Rregullat dhe procedurat e funksionimit të brendshëm të AZHBR-së, si dhe ndarja e detyrave, përgjegjësive e kompetencave, ndërmjet saj dhe drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK) e aktorëve të tjerë, të sistemit të bujqësisë dhe ushqimit, përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 10. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 1443 on the establishment, organization and functioning as payment agency of the Agency for Agricultural and Rural Development (AARD) · Nelum