Regulation No. 1352 on prepacking
Made 2008-10-03 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Food and nutrition
- Keywords
- packaging/labelling
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr.1352, datë 3.10.2008 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR PARAPAKETIMET Në mbështetje të neneve 100 e 119 të Kushtetutës, dhe të pikës 3 të nenit 35 të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave, VENDOSI: 1. Miratimin e rregullores për parapaketimet, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij sipas përcaktimeve të nenit 69 të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE PËR PARAPAKETIMET PJESA I PËRMBAJTJA 1. Kjo rregullore përmban: Parimet dhe kriteret kryesore të paketimit dhe parapaketimeve dhe kontrolli i tyre. Parapaketimet ligjërisht të kontrolluara. Kërkesat metrologjike ndaj përmbajtjes së sasisë neto të parapaketimeve. Metoda reference për kontrollin e sasisë (përmbajtjes) neto të parapaketimeve dhe kërkesat ndaj instrumentave matëse që përdoren për përcaktimin e (përmbajtjes së sasisë neto të parapaketimeve. Diapazonet e sasive nominale të disa parapaketimeve me sasi nominale të njëjtë dhe llojet e produkteve që i përkasin. Kriteret dhe metodat e kontrollit statistikor të përmbajtjes së sasisë neto të parapaketimeve dhe kriteret e pranimit të partisë së parapaketimeve. Mbishkrimet dhe shenjat që vendosen mbi etiketat te parapaketimet, rregullat e shënimit dhe paraqitja grafike. PJESA II PARIMET DHE KRITERET KRYESORE TË PAKETIMIT DHE TË PARAPAKETIMEVE DHE KONTROLLI I TYRE 2.1. Terma dhe përkufizime a) Sasia nominale e parapaketimit, këtej e tutje e quajtur “sasi nominale” është sasia (në masë ose volum) e një produkti në një parapaketim, e deklaruar dhe e shënuar nga prodhuesi në paketim (ambalazh) të një parapaketimi, pa paketimin dhe pa materiale shtesë ose produkte shtesë të paketuar së bashku me produktin i cili do të përmbahet në parapaketim. Pra “sasia nominale” e parapaketimit është pesha ose vëllimi në parapaketim, që do të thotë sasia e produktit që parapaketimi mendohet se përmban. b) “Përmbajtja aktuale” (përmbajtja e vërtetë) është sasia e produktit që përmban në fakt parapaketimi. c) “Gabimi i sasisë në një parapaketim” është diferenca ndërmjet sasisë aktuale dhe sasisë nominale të parapaketimit. “Gabimi negativ” i një parapaketimi është sasia me të cilën përmbajtja aktuale e parapaketimit është më pak se sasia nominale. d) “Gabimi negativ i lejuar” i sasisë neto të parapaketimit është devijimi (shmangia) maksimale që lejohet që një sasi neto të jetë më e vogël se sasia e deklaruar në paketimin (ambalazhin) e produktit. g) “Metoda referuese” është një metodë e kontrollit të parapaketimeve e përdorur nga trupat (organet) e kontrollit me qëllim sqarimin e korrektësisë së procesit të paketimit të produktit. e) “Paketim” është vendosja e një sasie (porcioni) të matur e një produkti në një paketim (ambalazh) individual me qëllim shitjen e një produkti të tillë në formën e një parapaketimi. f) “Prodhues i parapaketimeve (paketues)” është një sipërmarrës i regjistruar në organet përkatëse, i cili mat porcione të një produkti, i fut këto porcione në një paketim (ambalazh) individual dhe hedh parapaketimin për herë të parë në treg; për qëllime të kësaj rregulloreje, një sipërmarës që fut parapaketime në hapësirën doganore të Shqipërisë, këtej e tutje i quajtur “ importues” do të trajtohet si prodhues. j) “Parti e parapaketimeve”, këtej e tutje e quajtur “parti” është një numur i caktuar i parapaketimeve identike që kanë të njëjtën sasi nominale, të paketuar në të njëjtat kushte dhe në të njëjtin interval kohe. k) “Mostër e një partie parapaketimi”, këtej e tutje e quajtur “mostër” është një numur i caktuar parapaketimesh të marra në një mënyrë të çfarëdoshme (të rastësishme) nga një parti (dhe zgjidhet në mënyrë të tillë që të jetë sa më përfaqësuese e saj); dhe përdoret si bazë për vlerësimin e partisë. l) “Etiketë” është çdo përmbajtje e shkruar, shtypur ose vizatuar e kapur, e vendosur, e ngjitur, e stampuar, e formuar ose modeluar, e shkruar në relief ose që shfaqet në një paketim që përmban çdo produkt për qëllime të shënimit, identifikimit ose dhënies së ndonjë informacioni në lidhje me produktin ose përmbajtjen e paketimit. m) “Pesha e tarës”, këtej e tutje e quajtur “tarë” është pesha e një materiali të çfarëdo natyre, e cila mbështjell produktin. n) “Prodhues i madh i bukës” është ai subjekt që ka të miratuar sistemin e kontrollit sasior të produktit të parapaketuar. o) “Prodhues i vogël i bukës” është ai subjekt që nuk ka të miratuar sistemin e kontrollit sasior të produktit të parapaketuar. 2.2 Vendosja në treg 2.2.1 Parapaketimet vendosen në treg dhe ofrohen për shitje nëse ato plotësojnë kërkesat e pjesës III të kreut V të ligjit për metrologjinë dhe kërkesat e përgjithshme dhe specifike të përshkruara në këtë rregullore. 2.2.2 Personat (paketuesit) që prodhojnë ose importojnë parapaketime sigurojnë përputhjen e tyre me kërkesat e përshkruara në këtë rregullore. 2.2.3 Personat që shesin parapaketime nuk lejohen të modifikojnë përputhjen e tyre, me kërkesat e përshkruara të siguruara nga prodhuesi ose importuesi. 2.3 Konformiteti i parapaketimeve me kërkesat metrologjike 2.3.1 Personat (paketuesit) të cilët prodhojnë parapaketime që mbajnë shenjë konformiteti, kryejnë kontrollin e sasive neto të produkteve për vlerësimin e konformitetit të tyre me kërkesat e përshkruara. Ky kontroll kryhet sipas kritereve dhe instrumenteve matëse ligjore të specifikuara në pjesën IV dhe pjesën V të kësaj rregulloreje. 2.3.2 Personat e pikës 2.3.1, të cilët prodhojnë parapaketime me sasi nominale të njëjtë fiksojnë shenjën e konformitetit në përputhje me kërkesat nëse ata: a) Disponojnë një sistem të kontrollit të saktësisë (sistem të kontrollit të sasisë) që siguron plotësimin e kërkesave të vendosura në këtë rregullore. b) Ruajnë regjistrimet periodike dhe rezultatet e vetëkontrolleve të kryera që provojnë konformitetin e sasive neto të parapaketimeve me kërkesat e specifikuara, si dhe regjistrimet e masave korrigjuese të përshtatshme, të marra kur kontrolli ka treguar moskonformitet të sasive neto të parapaketimeve, me kërkesat e përshkruara. c) Paraqet me kërkesë të inspektimit metrologjik të DPM-së, dokumentacionin e pikës 2.3.2.b, që përmban rezultatet e kontrollit dhe të masave korrektive të marra. 2.3.3 Vlerësimi i konformitetit me kërkesat metrologjike është përgjegjësi e prodhuesit, ndërsa lejimi për vendosjen e shenjës shqiptare së konformitetit bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM). 2.3.4 Parapaketimet që plotësojnë të gjitha kërkesat e kësaj rregulloreje dhe sipas procedurave të përshkruara, të cilat mbartin shenjën shqiptare të konformitetit “c”, hidhen në treg pa asnjë testim paraprak ose kontroll metrologjik ligjor. 2.3.5 Shenja e europiane e konformitetit “e” njihet nga autoritetet shqiptare. Parapaketimet që vijnë nga shtetet anëtare të BE-së, të shënuara me shenjën e konformitetit “e” vendosen në treg pa asnjë testim paraprak ose kontroll metrologjik ligjor, pasi të konfirmohet me dokumentet shoqëruese vlefshmëria (vërtetësia) e vendosjes në etiketë të kësaj shenje. 2.3.6 Shënimi (vendosja) i shenjës së konformitetit në parapaketime nuk është i detyrueshëm, por vendosja e shenjës së konformitetit në parapaketime të cilat nuk plotësojnë kërkesat e përshkruara, përbën shkelje të ligjit “Për metrologjinë” dhe ndëshkohet me gjobë. 2.4 Kontrollet nga struktura e inspektimit metrologjik në ambientet e paketuesit, importuesit dhe në treg. 2.4.1 Sipas nenit 50, pika 1 të ligjit “Për metrologjinë”, parapaketimet janë subjekt i inspektimit metrologjik në prodhim, importim, vendosjen në treg dhe ofrimit për shitje sipas rregullave dhe procedurave të përshkruara më poshtë. 2.4.2 Inspektimi metrologjik do të kryhët nëpërmjet: a) vrojtimit (vëzhgimit); b) kontrolleve inspektuese (kontrolli statistikor në ambientet e prodhuesit ose importuesit sipas metodës së referencës të dhënë në aneksin nr.II). 2.4.3 Gjatë vëzhgimit inspektori mbledh të dhëna për përputhjen e dispozitave të ligjit “Për metrologjinë” dhe kësaj rregulloreje. 2.4.4 Parapaketimet u nënshtrohen kontrolleve inspektuese në ambientet e prodhuesit ose importuesit konform paragrafit 7.2 të kësaj rregulloreje në rastet kur: a) gjatë procesit të aprovimit të sistemit të kontrollit sasior të prodhuesit, si dhe gjatë monitorimit periodik të tij; b) kur ekziston një njoftim me shkrim nga struktura përgjegjëse e DPM-së, për regjistrimin e paketuesve dhe importuesve të parapaketimeve; c) kur gjatë vëzhgimit rezulton shkelje të pikës 7.3.3 të kësaj rregulloreje; d) kur prodhuesi ose importuesi nuk mban dokumentacionin për kontrollin e kryer sipas pikës 7.8 të kësaj rregulloreje; e) kur ato nuk mbajnë shenjën e konformitetit “c” ose “e”. 2.4.5 Inspektimet janë të planifikuara ose të rastësishme: a) për inspektimet e planifikuara prodhuesit dhe importuesit do të supervizohen një herë në vit b) inspektimi i rastësishëm kryhet: nëse ekziston një njoftim me shkrim nga persona fizikë ose juridikë; nëse ekziston një kërkesë nga organet ekzekutive ose të pushtetit vendor, ose nga organizatë e mbrojtjes së konsumatorëve; në bazë të njoftimeve të shtypit; në rast se parapaketimet e prodhimit shqiptar, të shënuar me shenjën e konformitetit “c”, ose të prodhuar në një vend anëtar të Bashkimit Europian shënuar me shenjën e konformitetit “e”, inspektimi metrologjik kryhet vetëm nëse ekzistojnë dyshime të bazuara që kërkesat metrologjike nuk janë plotësuar. 2.4.6 inspektimi metrologjik i personave që prodhojnë parapaketime (paketuesve) në sasi nominale të njëjtë përfshin: a) monitorimin e jashtëm për përputhjen e mbishkrimeve në paketime me kërkesat që i përkasin atyre; b) ekzaminimin e dokumenteve që konfirmojnë metodën e kontrollit të sasisë neto të produkteve, madhësinë dhe frekuencën e marrjes së mostrave në një parti të dhënë; c) metodën e kontrollit dhe kontrollin instrumenteve matëse të përdorura për përcaktimin e sasisë neto të parapaketimeve; d) ekzaminimin e rezultateve të kontrollit të sasisë neto të produkteve; e) ekzaminimin e regjistrimeve të masave korrigjuese të përshtatshme të marra, kur kontrolli ka treguar moskonformitet të sasive neto të parapaketimeve me kërkesat e specifikuara; f) kryerjen e kontrolleve inspektuese në rastet e pikës 2.4.4. 2.4.7 Inspektimi metrologjik i personave që prodhojnë parapaketime (paketuesve) me sasi të ndryshme (jo të njëjta) përfshin: a) monitorimin e jashtëm për përputhjen e mbishkrimeve në paketime me kërkesat që u përkasin atyre; b) verifikimin e metodave dhe të instrumenteve matëse të përdorura për përcaktimin e sasisë neto; c) matjen e sasisë neto të produktit të partisë së kontrolluar. 2.4.8 Inspektimi metrologjik i personave që importojnë parapaketime me sasi nominale të njëjtë përfshin: a) monitorimin e jashtëm për përputhjen e mbishkrimeve në paketime me kërkesat që u përkasin atyre; b) verifikimin e dokumenteve të kontrollit që konfirmojnë përputhjen e partisë së importuar me kërkesat e sasive neto; c) kryerjen e kontrolleve inspektuese në rastet e pikës 2.4.4. 2.4.9 Inspektimi metrologjik i personave që importojnë parapaketime me sasi nominale jo të njëjtë përfshin: a) monitorimin e jashtëm për përputhjen e mbishkrimeve në paketime me kërkesat që u përkasin atyre; b) kryerjen e kontrolleve inspektuese në rastet e pikës 2.4.4. 2.4.10 Inspektimi metrologjik i personave të cilët ofrojnë për shitje parapaketime përfshin: a) monitorimin e jashtëm për përputhjen e mbishkrimeve në paketime me kërkesat që u përkasin atyre; b) kryerjen e kontrollit inspektues të parapaketimeve nëse ekzistojnë dyshime të bazuara që personi që ofron për shitje parapaketime ka modifikuar përputhjen e sasisë së produktit me kërkesat e garantuara nga prodhuesi ose importuesi. 2.4.11 Për shkelje të konstatuara nga kontrolli, inspektori vepron sipas dispozitave ligjore të nenit 60 të ligjit “Për metrologjinë”. 2.4.12 Gjatë inspektimit me prova shkatërruese të parapaketimeve inspektori ka të drejtë të marrë mostra pa asnjë shpenzim në rastet kur: a) kontrolli kryhet në ambientet (premisat) e prodhuesit; b) kontrolli kryhet në ambientet (premisat) e importuesit dhe parapaketimet e kontrolluara rezultojnë jo konform me kërkesat e deklaruara. 2.4.13 Në secilin rast të pikës 2.4.12, marrja e mostrave do të bëhet sipas një procedure të aprovuar, duke lëshuar një dokument me shkrim të nënshkruar dhe nga përfaqësuesi i subjektit të kontrolluar. 2.4.15 Personat që prodhojnë, importojnë, shpërndajnë dhe ofrojnë për shitje parapaketime janë të detyruar të ndalojnë hedhjen në treg dhe/ose t’i tërheqin ato nga tregu, nëse një inspektim metrologjik ligjor provon jokonformitet të parapaketimeve të tyre me kërkesat e përgjithshme dhe të specifikuara dhe jokonformiteti i tyre nuk mund të eliminohet me masa korrigjuese të përshtatshme. 2.5. Bazuar në nenin 47 të ligjit “Për metrologjinë”, inspektimi metrologjik i parapaketimeve kryhet nga Drejtoria e Inspektimit Metrologjik, pavarësia e aktivitetit të së cilës sigurohet nga vendosja e sistemit të menaxhimit të cilësisë për trupat e inspektimit. PJESA III PARAPAKETIMET LIGJËRISHT TË KONTROLLUARA 3.1 Fusha e zbatimit të kësaj rregulloreje 3.1.1 Kërkesat e përshkruara të kësaj rregulloreje zbatohen në: a) parapaketimet me sasi nominale të njëjtë, me masë nga 5g deri 10 kg, përfshirë ose me volum nga 5 ml deri 10 L përfshirë(*). b) parapaketimet me sasi jo identike (të ndryshme) të matura sipas masës. (*) Për parapaketimet mbi 10 (kg,L) deri 50 (kg,L) nuk vendoset shenjë konformiteti dhe do të zbatohen në mënyrë të detyrueshme vetëm kërkesat pjesës IV dhe pjesës VIII, përjashtuar pikat 8.8 dhe 8.9. 3.1.2 Kërkesat e përshkruara të kësaj rregulloreje nuk zbatohen për produktet e përcaktuara në nenin 35, pika 2 të ligjit “Për metrologjinë” dhe për: a) barnat mjekësore, b) produktet e metaleve të çmuara. 3.2 Llojet e parapaketimeve 3.2.1 Parapaketimet ligjërisht të kontrolluara që i referohen nenit 35 , pika 1 e ligjit “Për metrologjinë” janë: a) Produkte të lëngëta, të ngurta, gjysmë të lëngëta dhe gjysmë të ngurta, përzjerjet e çfarëdoshme të copave ose pjesëve të plota të ushqimeve të ngurta në një mjedis të lëngët, me qëllim shitje sipas peshës ose volumit të zgjedhura paraprakisht në sasi nominale të njëjtë të përmbajtjes, këtej e tutje të quajtur “parapaketime në sasi nominale të njëjtë”; b) buka për shitje me paketim; c) buka për shitje pa paketim e prodhuar nga prodhuesit e mëdhenj. 3.2.2 Kjo rregullore nuk zbatohet në parapaketimet në sasi nominale të njëjtë të lëngjeve të listuara në aneksin nr.1, që kanë për qëllim vetëm përdorimin në bordet e aeroplanëve, anijeve dhe të trenave ose për shitje në duty-free shops (dyqanet pa taksa doganore). 3.2.3 Kjo rregullore nuk zbatohet për bukën për shitje pa paketim (bukën jo parapaketim) të prodhuar nga prodhuesit e vegjël. PJESA IV KËRKESAT E SASIVE NETO TË PARAPAKETIMEVE 4.1 Rregullat e kësaj pjese zbatohen për përmbajtjet aktuale të produktit (peshë ose volum) të quajtura “sasi neto”. 4.2 Kërkesat për sasitë neto zbatohen për: a) parapaketimet në sasi nominale të njëjtë; b) bukën në sasi nominale të njejtë me paketim dhe bukën në sasi nominale të njëjtë pa paketim të prodhuar nga prodhuesit e mëdhenj; c) parapaketimet me sasi jo nominale të njëjtë, me qëllim shitje sipas peshës dhe të paketuara në sasi çfarëdo, të cilat nuk janë zgjedhur paraprakisht, por janë përcaktuar me matje. 4.3 Parapaketimet ofrohen për shitje sipas sasisë nominale të deklaruar nga paketuesi i tyre. 4.4 Parapaketimet, sasia neto e të cilave është më e vogël se diferenca ndërmjet sasisë së deklaruar dhe gabimit maksimal të lejuar negativ, konsiderohen difektoze. 4.5 Parapaketimet në sasi nominale të njëjtë të prodhohen në mënyrë të tillë që e gjithë partia të plotësojë njëkohësisht kërkesat që vijojnë: a) mesatarja e përmbajtjes aktuale të partisë së parapaketimeve nuk duhet të jetë më e vogël se sasia nominale e deklaruar; b) partia plotëson kriterin e pranimit të dhënë në aneksin nr.II; c) partia nuk përmban asnjë parapaketim të papërshtatshëm që ka një gabim dy herë më të madh se gabimi negativ i lejuar për sasinë nominale përkatëse të produktit. 4.6 Parapaketimet në sasi nominale të njëjtë pa shenjë konformiteti, prodhohen në mënyrë të tillë që e gjithë partia të plotësojë njëkohësisht kërkesat që vijojnë: a) mesatarja e përmbajtjes aktuale të partisë së parapaketimeve nuk duhet të jetë më e vogël se sasia nominale e deklaruar; b) partia nuk përmban parapaketime të papërshtatshme që kanë një gabim dy herë më të madh se gabimi negativ i lejuar për sasinë nominale përkatëse të produktit. 4.7 Gabimet negative të lejuara në përmbajtjet e parapaketimeve në sasi nominale të njejtë janë specifikuar në aneksin nr.III. 4.8 Kërkesat referuar pikës 4.5 nuk zbatohen për peshën nominale të thatë të deklaruar kur të dyja peshat, pesha nominale neto dhe pesha nominale e thatë, janë deklaruar në parapaketime në pjesëza ose copa të tëra të ushqimeve të ngurta në ambiente të lëngëta. 4.9 Parapaketimet në sasi identike nga një parti që plotëson kërkesat e paragrafit 4.5 mund të shënohen me shenjën e konformitetit. 4.10 Prodhuesit (paketuesit) e parapaketimeve në sasi nominale të njëjtë janë përgjegjës që të sigurojnë që përmbajtjet neto të tyre të plotësojnë kërkesat e pikave 4.5 ose 4.6: a) duke matur gjatë paketimit përmbajtjen neto për secilin produkt; ose b) duke kryer kontrolle statistikore të prodhimit, me mostra pas paketimit, për të matur dhe kontrolluar përmbajtjet neto të produkteve në një mostër çfarëdo, të partisë. 4.11 Sasia neto e bukës në peshë nominale të njëjtë pa paketim plotëson kërkesat e pikës 4.5 gjatë periudhës një deri tre orë pas pjekjes. 4.12 Përmbajtjet neto të produktit në një parapaketim në sasi nominale jo të njëjtë duhet të jenë të barabarta ose më të mëdha se diferenca ndërmjet sasisë së deklaruar në paketim dhe gabimit negativ të lejuar të specifikuar në aneksin nr.IV 4.13 Paketuesit e parapaketimeve në sasi nominale jo të njëjtë janë përgjegjës që t’i sigurojnë ato dhe të plotësojnë kërkesat e pikës 4.12. PJESA V METODAT DHE INSTRUMENTET MATËSE QË PËRDOREN PËR PËRCAKTIMIN E SASISË NETO TË PARAPAKETIMEVE 5.1 Sasia neto e parapaketimeve e treguar në njësi të masës përcaktohet me ndihmën e instrumenteve të peshimit, nëpërmjet një prej metodave që vijojnë: a) direkt-matja direkte e përmbajtjeve të sasisë së produktit pa paketimin; b) indirekt: si një diferencë midis peshës bruto të matur dhe peshës së tarës individuale, ku i njëjti paketim është peshuar përpara dhe pas procesit të mbushjes; si një diferencë midis peshës bruto të matur dhe peshës mesatare të tarës të parapërcaktuar. 5.2 Materiali paketues është çdo ambalazh prej letre, material artificial, flete, tekstil, plastik, metal, qelq, etiketë, etikete tatimore, ngjitës, vula, kapse salçiçesh, dhe pesha tare e tyre mund të matet. Nuk përfshihet në peshën tare materiali me të cilin janë mbështjellë ëmbëlsirat unike, çokollatat dhe copat e tjera të vogla të bonbonerisë ose sheqerkave; si dhe për mbështjellëset e salçiçeve, kutitë ose masat mbështjellëse me trashësi 1 mm ose më pak dhe prej lëvoreve natyrale ose artificiale djathi. 5.3 Metoda e përcaktimit të sasisë neto referuar pikës 5.1, nënpika b, mund të përdoret vetëm kur: a) pesha mesatare e tarës, në dhjetë pesha tare, është më e vogël se 10% e sasisë nominale të deklaruar; ose b) pesha mesatare e tarës, në dhjetë pesha tare, është më e madhe se 10% e sasisë nominale të deklaruar, por devijimi i tyre standard është më i vogël se 1/10 e gabimit negativ të lejuar për sasinë nominale të deklaruar. 5.4 Sasia neto e parapaketimeve e deklaruar në njësi të volumit do të përcaktohet sipas njërës prej metodave që vijojnë: a) direkt, nëpërmjet matjeve direkte të përmbajtjeve të produktit me anë të instrumenteve matëse të volumit; b) indirekt, duke matur masën e produkteve dhe densitetin e tyre. 5.5 Në të gjitha operacionet për kontrollin e sasive të produkteve të shprehura në njësi të volumit, vlera e përdorur për përmbajtjet aktuale do të matet ose korrektohet në një temperaturë 20o C, pavarësisht se në çfarë temperature është kryer paketimi ose kontrolli. 5.6 Pasiguria e matjeve të sasisë neto së parapaketimeve nuk duhet të kalojë një të pestën e gabimit negativ të lejuar për përmbajtjet nominale të deklaruara. 5.7 Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë publikon në buletinin e saj zyrtar karakteristikat metrologjike të instrumenteve matëse që do të përdoren për përcaktimin (kontrollin) e sasisë neto të parapaketimeve. 5.8 Instrumentet matëse që përdoren për kontrollin e sasisë neto të parapaketimeve duhet të jenë të përshtatshme dhe të verifikuara nga organet përkatëse të DPM ose personat juridikë të autorizuar për kryerjen e verifikimit të instrumenteve matëse ligjërisht të kontrolluar dhe që mbajnë shenja të vlefshme që vërtetojnë këtë verifikim. 5.9 Paketuesit e parapaketimeve ruajnë dokumentacionin që vërteton që instrumentet matëse të përdorura plotësojnë kërkesat e kësaj pjese. PJESA VI DIAPAZONET E SASIVE NOMINALE TË PËRMBAJTJEVE TË PARAPAKETIMEVE ME SASI NOMINALE TË NJËJTË SASIA DHE LLOJET E PRODUKTEVE QË U PËRKASIN ATYRE 6.1 Diapazonet e sasive nominale dhe produktet që u përkasin atyre janë listuar respektivisht në aneksin nr.I. 6.2 Paketuesit e produkteve të listuara në anekset nr.I zgjedhin detyrimisht vlerat e sasive të tyre nominale, prej diapazoneve këtu të specifikuara. 6.3 Kërkesat e referuara në pikën 6.2 nuk aplikohen për parapaketimet të listuara në aneksin nr.I, kur ato kanë për qëllim vetëm përdorimin në bordet e aeroplanëve, anijeve dhe të trenave ose për shitje në duty-free shops (dyqanet pa taksa doganore). 6.4 Diapazonet e lejuara të vlerave të sasive të produkteve që i referohen pikës 6.2 aplikohen për: a) paketimet individuale, kur një multipako është e përbërë nga dy ose më shumë paketime individuale që kanë për qëllim të shiten individualisht; b) të gjithë multipakon, kur është e përbërë prej dy ose më shumë paketimeve individuale që nuk kanë për qëllim të shiten individualisht. 6.5 Prodhuesit e parapaketimeve, të listuara sipas aneksit nr.I, duhet të vendosin në treg dhe të ofrojnë për shitje këto parapaketime, vetëm nëse sigurojnë që janë prodhuar sipas sasive nominale të përshkruara në këtë aneks. PJESA VII KRITERET E KONTROLLIT TË SASISË NETO DHE METODAT E KONTROLLIT TË PARAPAKETIMEVE KRITERET E PRANIMIT DHE DOKUMENTACIONI 7.1 Kontrolli i sasisë neto të parapaketimeve kryhet nga: a) paketuesit (prodhuesit) e parapaketimeve në sasi nominale të njëjtë; b) drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë gjatë miratimit dhe monitorimit të sistemit të kontrollit sasior të prodhuesit, si dhe gjatë ushtrimit të inspektimit metrologjik sipas ligjit “Për metrologjinë”. 7.2 Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kryen kontrollet sipas metodave reference ose metodën praktike, për kontrollin statistikor të vendosur në aneksin nr.II në rastin e parapaketimeve në sasi nominale të njëjtë. 7.3 Kontrolli statistikor i parapaketimeve në sasi nominale të njëjtë kryhet në përputhje me kriteret që vijojnë: a) devijimi i sasisë neto mesatare të parapaketimeve në një mostër prej sasisë neto të deklaruar; b) përqindjes së parapaketimeve difektoze në një mostër (TU1); c) prezencës në një mostër të parapaketimeve të papërshtatëshme që kanë një gabim negativ dy herë më të madh se gabimi negativ i lejueshëm (TU2). 7.4 Prodhuesit e parapaketimeve me sasi nominale të njëjtë , vendosin vetë për metodën e kontrollit që do të përdorin dhe do të organizojnë procedurën e kontrollit, në mënyrë të tillë që të sigurojnë që parapaketimet e tyre të plotësojnë kërkesat ndaj përmbajtjes neto të produktit referuar pikave 4.5 dhe 4.7. 7.5 Prodhuesit e parapaketimeve përcaktojnë, në varësi të rezultateve të kontrollit, madhësinë e partisë së inspektimit, si dhe madhësinë dhe frekuencën e marrjes së mostrave. 7.6 Personat referuar paragrafit 7.1.a, dokumentojnë dhe ruajnë regjistrimet e kontrolleve të kryera nga ata vetë. 7.7 Regjistrimet e kontrollit duhet të vërtetojnë që këto kontrolle, së bashku me masat korrigjuese dhe rregullimet që ata e kanë parë të arsyeshme të bëhen, sigurojnë që janë hedhur në treg vetëm parapaketimet që plotësojnë kërkesat ndaj sasisë neto të tyre. 7.8 Prodhuesit e parapaketimeve në sasi nominale të njëjtë ruajnë dokumentacionin e kontrollit, i cili duhet të përmbajë: a) një përshkrim të metodës së kontrollit të përdorur; b) regjistrimet e matjeve dhe të rezultateve të përpunimit dhe kontrollit; c) të dhëna për veprimet korrigjuese të marra kur jokonformiteti i sasisë neto të parapaketimeve me kërkesat e specifikuara është eliminuar; d) regjistrime të tjera që tregojnë vëzhgimin e metodës së kontrollit të përshkruar. 7.9 Regjistrimet referuar paragrafit 7.8 duhet të mbahen saktësisht, qartësisht, të njëkuptimshme dhe të paanëshme. 7.10 Regjistrimet e paragrafit 7.8 duhet të ruhen në mbartës që të lejojnë arkivim të sigurtë dhe mundësinë që janë të kuptueshme dhe lehtësisht të lexueshme. 7.11 Regjistrimet që i referohen paragrafit 7.8 duhet të mbahen kronologjikisht deri në një periudhë kohe deri kur produkti është i përshtatshëm për përdorim, por jo më pak se një vit nga data e kryerjes së kontrollit. PJESA VIII RREGULLAT PËR VENDOSJEN E MBISHKRIMEVE NË PARAPAKETIME, SI DHE FORMA DHE PARAQITJA GRAFIKE E SHENJËS SË KONFORMITETIT 8.1 Parapaketimet mbartin mbishkrime të parashikuara nga neni 37, pika 1 të ligjit “Për metrologjinë”. 8.2 Të gjitha mbishkrimet mbi paketim të parapaketimit vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të paheqshme, lehtësisht të lexueshme dhe të dukshme në parapaketim në kushte normale të paraqitjes. 8.3 Përmbajtjet neto të produktit në parapaketim deklarohet: a) për produktet e lëngëta në njësi të volumit; b) për produktet e ngurta në njësi të masës; c) parapaketimet me produkte në formën e aerosoleve duhet të shënohen sipas volumit madje edhe në rastin kur është parashikuar shënimi i produktit sipas masës. Si kapacitet volumor do të vendoset volumi i fazës së lëngët; shpërndarësit e aerosoleve duhet të tregojnë kapacitetin nominal total të kontenjerit. Ky tregim do të bëhet në mënyrë të tillë që të mos krijojë ngatërrime me volumin nominal të përmbajtjes; produktet që shiten në shpërndarësit e aerosoleve nuk nevojitet të shënohen me peshën nominale të përmbajtjeve të tyre; d) duke u shmangur nga 8.3.b shënohen sipas volumit parapaketimet (me viskozitet të lartë): vërniqet dhe bojërat e gatshme për përdorim, artikujt kozmetikë, detergjentët larës dhe pastrues, si dhe pastat e pastrimit dhe produktet e shëndetit, pasta e dhëmbëve. 8.4 Paragrafi 8.3.b nuk zbatohet, nëse parapaketimi shprehet në njësi matëse tjetër nga masa. 8.5 Përmbajtjet nominale të produktit (masë ose volum) në parapaketime deklarohet: a) në gram ose kilogram për masën; b) në mililitra, centilitra dhe në litra për volumin. 8.6 Vlera e sasisë së deklaruar shënohet me germa të paktën: a) 6 mm lartësi, nëse sasia nominale kalon 1000 g ose 1000 ml (100 cl); b) 4 mm lartësi, nëse sasia nominale është nga 1000 g ose 1000 ml (100 cl) (përfshirë) deri në 200 g ose 200 ml (20 cl), pa përfshirë ato; c) 3 mm lartësi nëse sasia nominale është nga 200 g ose 200 ml (20 cl) (përfshirë) deri në 50 g ose 50 ml (5 cl), pa i përfshirë ato; d) 2 mm lartësi nëse sasia nominale nuk është më tepër se 50 g ose 50 ml (5 cl). 8.7 Vlera e sasisë së deklaruar duhet të ndiqet nga simboli ose nga emri i njësisë së matjes. Simbolet duhet të shënohen si vijon: a) për produktet e lëngëta (njësitë e volumit) në ml, mL, cL, cL, L ose l; b) për produktet e ngurta (njësitë e masës) në g ose kg , dhe simbolet nuk duhet të ndiqen nga shenja e pikësimit pas tyre. 8.8 Shenja e konformitetit duhet të jetë të paktën 3 mm e lartë dhe e vendosur në të njëjtën fushë pamje, si dhe treguesi i përmbajtjes nominale. 8.9 Kjo shenjë të ketë formën, përmasat dhe paraqitjen grafike sipas aneksit V. 8.10 Një shenjë ose mbishkrim duhet të bashkëngjitet në parapaketim, e cila duhet të identifikojë prodhuesin ose importuesin dhe kërkesa minimale është emri ose marka, së bashku me kodin postar ose një kod gjeografik. Kur emri nuk është ai i paketuesit ose i importuesit, emri duhet të cilësohet me shprehjen “prodhuar për…...” që tregon lidhjen që ka ky person me produktin. Aneksi nr.I DIAPAZONET E SASIVE NOMINALE TË PËRMBAJTJES SË DISA PARAPAKETIMEVE 1. Produkte të shitura sipas volumit (sasia në ml) Lëngjet Volumi nominal i përmbajtjeve të lejuara në ml Verë e pagazuar Në intervalin nga 100 ml deri në 1500 ml, vetëm 8 sasi nominale që vijojnë ml : 100 – 187 – 250 – 375 – 500 – 750 – 1 000 - 1 500 Verë e verdhë (e bardhë) Në intervalin nga 100 ml deri 1 500 ml, vetëm sasia nominale që vijon ml : 620 Verë e gazuar Në intervalin nga 125 ml deri 1 500 ml , vetëm 5 sasitë nominale që vijojnë ml : 125 – 200 – 375 – 750 – 1 500 Verë liker Në intervalin nga 100 ml deri në 1 500 ml , vetëm 7 sasi nominale si vijon ml : 100 – 200 – 375 – 500 – 750 - 1 000 – 1 500 Verë e aromatizuar Në intervalin nga 100 ml deri në 1500 ml , vetëm 7 sasi nominale si vijon ml : 100 – 200 – 375 – 500 – 750 – 1 000 – 1 500 Pije alkoolike (Pije të forta) Në intervalin 100 ml deri 2 000 ml ,vetëm 9 sasitë nominale si vijon ml : 100 – 200 – 350 – 500 – 700 – 1000 - 1 500 - 1 750 - 2 000 2.Përkufizimet e produktit Verë e pagazuar Verë prej rrushi të freskët, përfshirë verërat e pasuruara me alkool; musht rrushi: Kodi sipas nomenklaturës së mallrave dhe tarifa doganore (Kodi NC 2204) Verë e verdhë (e bardhë) Verë prej rrushi të freskët, përfshirë verërat e pasuruara me alkool, musht rrushi, me emërtimin e origjinës: “Côtes du Jura”, “Arbois”, “L’Etoile” dhe ‘Château-Chalon” Kodi sipas nomenklaturës së mallrave dhe tarifa doganore (Kodi NC 2204) Verë e gazuar Verë prej rrushi të freskët, përfshirë verërat e pasuruara me alkool, musht rrushi, verë spumante Kodi sipas nomenklaturës së mallrave dhe tarifa doganore (Kodi NC 2204 10) Verë liker Verëra të tjera, musht rrushi me fermentim të penguar apo kufizuar nga shtesa e alkoolit Kodi sipas nomenklaturës së mallrave dhe tarifa doganore (Kodi NC 2204 21 – 2204 29) Verë e aromatizuar Vermuth dhe verëra të tjera prej rrushi të freskët, aromatizuar me bimë apo me substanca aromatizuese Kodi sipas nomenklaturës së mallrave dhe tarifa doganore (Kodi NC 2205) Pije alkoolike (Pije të forta) Alkool etilik jo i denatyruar i një force alkoolike ndaj volumit prej më pak se 80% vol, pije alkoolike, likere dhe alkoole të tjera Kodi sipas nomenklaturës së mallrave dhe tarifa doganore (Kodi NC 2208) Aneksi nr.II METODA REFERENCË PËR KONTROLLIN STATISTIKOR ME MOSTRA TË PARTIVE TË PARAPAKETIMEVE NË SASI NOMINALE TË NJËJTË Metoda referencë për kontrollin statistikor të partive të parapaketimeve me sasi nominale të njëjtë është në dy pjesë: A) një kontroll që mbulon përmbajtjet aktuale të çdo parapaketimi në një mostër; B) një kontroll për mesataren e përmbajtjeve aktuale të secilit parapaketim në një mostër. Një parti parapaketimesh konsiderohet e pranueshme nëse rezultatet e të dy këtyre kontrolleve plotësojnë kriteret e pranimit. Partia e inspektuar përmban parapaketime me sasi nominale të njëjtë, të të njëjtit tip dhe të njëjtës linjë prodhimi, të paketuar në të njëjtin vend. Madhësia e partisë që inspektohet përcaktohet si vijon: 1. Kur parapaketimet kontrollohen në fund të linjës së paketimit, numri i secilës parti do të jetë i barabartë me maksimumin e prodhimit orar të paketimit pa ndonjë rregullim ose aksion korrektiv tjetër, me përjashtim të atyre normale. 2. Kur parapaketimet kontrollohen në depo, partia do të përfshijë të gjitha parapaketimet e livruara simultanisht të shoqëruara nga i njëjti dokument livrimi ose të gjitha parapaketimet e disponueshme të të njëjtit tip. Në të gjitha rastet e tjera madhësia e partis kufizohet te 10 000 njësi. Ajo duhet të ndahet nëse është më e madhe se 10 000 njësi. Për partitë më të vogla se 100 parapaketime, kontrolli pa shkatërrim duhet të jetë 100%. Gabimi i bërë gjatë matjes së përmbajtjes aktuale të parapaketimeve nuk duhet të kalojë një të pestën e gabimit negativ të lejuar për sasinë nominale të deklaruar të parapaketimit. Kur pesha mesatare e tarës është e nevojshme për përcaktimin e sasisë neto, ajo përcaktohet me: 1. kur mesatarja e dhjetë pesha tare, është më e vogël ose e barabartë me 10% të sasisë nominale; 2. kur mesatarja e njëzetë e pesë pesha tare, është më tepër se 10% të sasisë nominale, por devijimi standard i tyre është më pak se 1/10 e gabimit negativ të lejuar për sasinë nominale të deklaruar. A. Kontrolli i përmbajtjes aktuale të një parapaketimi I. Kontrolli statistikor me mostra. Kontrolli statistikor me mostra ka dy plane marrje mostrash: a) njëri plan marrje mostre për testim pa shkatërrim, testim që nuk përfshin hapjen e paketimit (jo shkatërrimin e ambalazhit); b) tjetri plan marrje mostre për testimin me shkatërrim, testim që përfshin hapjen e paketimit (shkatërrimin e ambalazhit). Sipas këtij kontrolli, në rastin e provave (testimit) pa shkatërrim, aplikohet një plan dyfish i mostrave ose plan me mostër të vetme; dhe në rastin e provave (testimit) me shkatërrim, aplikohet plan i vetëm (unik) i marrjes së mostrave. Në varësi të madhësisë së partisë së inspektimit, madhësia e mostrave përcaktohet sipas tabelës nr.1 dhe nr.1/a, për testimin pa shkatërrim; dhe sipas tabelës nr.2, për rastin e testimit me shkatërrim. Një numër i mjaftueshëm parapaketimesh merret në mënyrë të rastësishme (të çfardoshme) nga partia dhe kështu nënmostrat mund të merren prej tyre, kur aplikohet testim me plan dyfish të marrjes së mostrave. Nënmostrat e nevojshme merren në mënyrë të çfarëdoshme nga mostra e parë dhe shënohen. Ky shënim do të përfundojë përpara se të fillojnë operacionet e matjeve. Përcaktohen përmbajtjet aktuale të parapaketimeve dhe rezultatet regjistrohen. Numri i njësive të parapaketimeve defektoze llogaritet pas matjeve. Sipas këtij kontrolli vendimi për pranimin ose refuzimin e partisë merret sipas alternativës së kritereve - numri i parapaketimeve defektoze në një parti krahasuar me kriteret e pranimit ose refuzimit të marra prej: 1. tabelave nr.1 dhe nr.1/a për testimet pa shkatërrim; 2. tabelës nr.2 për testimet me shkatërrim. Testimet pa shkatërrim Numri i parë i parapaketimeve të kontrolluara është i njëjtë me numrin e njësive në nënmostrën e parë, siç tregohet në planin dyfish të marrjes së mostrave: 1. nëse numri i njësive defektoze të gjetura në mostrën e parë është më i vogël ose i barabartë me kriterin e parë të pranimit, partia konsiderohet e pranueshme për këtë kontroll; 2. nëse numri i njësive defektoze të gjetura në mostrën e parë është i barabartë ose më i madh se kriteri i parë i refuzimit, partia refuzohet; 3. nëse numri i njësive defektoze të gjetura në mostrën e parë bie (rezulton) ndërmjet kriterit të parë të pranimit dhe kriterit të parë të refuzimit, një nënmostër e dytë kontrollohet, numri i njësive të së cilës është treguar në plan (për marrjen e mostrave); Njësitë defektoze të gjetura në nënmostrën e parë dhe nënmostrën e dytë mblidhen së bashku dhe: 4. nëse numri total i njësive defektoze është më i vogël se, ose i barabartë me kriterin e dytë të pranimit, partia konsiderohet e pranueshme për këtë kontroll; 5. nëse numri total i njësive defektoze është më i madh se, ose i barabartë me kriterin e dytë të refuzimit, partia do të refuzohet. KRITERET PËR PRANIMIN OSE REFUZIMIN E PARTIVE TË PARAPAKETIMEVE NË SASI NOMINALE TË NJËJTË TË KONTROLLUARA ME TESTIM PA SHKATËRRIM Tabela nr.1 Numri në parti Mostrat Numri i njësive defektoze Rangu Numri Numri total Kriteri i pranimit Kriteri i refuzimit 100 deri 500 1-rë 30 30 = 1 3 2-të 30 60 4 5 501 deri 3200 1-rë 50 50 2 5 2-të 50 100 6 7 3201 e sipër 1-rë 80 80 3 7 2-të 80 160 8 9 KRITERET E PRANIMIT OSE TË REFUZIMIT TË PARTISË SË PARAPAKETIMEVE NË SASI NOMINALE TË NJËJTË PËR KONTROLLIN ME PROVA PA SHKATRRIM PËR METODËN PRAKTIKE (MOSTËR E VETME) Tabela nr.1/a Numri në parti Numri në mostër Numri i parapaketimeve defektoze Faktori - k Numri i pranimit Numri i refuzimit 100 - 500 50 3 4 0,379 500- 3200 80 5 6 0,295 3201 e sipër 125 7 8 0,234 Testimi shkatërrues Punonjësit e DPM-së përdorin testimin me shkatërrim vetëm kur testimi pa shkatërrim është i pamundur të aplikohet, sepse: 1. nuk janë të disponueshme paketime boshe të të njëjtit tip dhe material; 2. ka një variacion të madh të peshës së tarës së matur: a) mesatarja e tarës në 10 pesha tarë është më e madhe se 10 % e sasisë nominale të deklaruar; b) devijimi standard i 10 peshave tarë është më i madh se 1/10 e gabimit negativ të lejuar për sasinë nominale të deklaruar. Testimi shkatërrues kryhet në përputhje me planin unik të marrjes së mostrave, në të cilin numri i parapaketimeve të kontrolluara është i barabartë me numrin e parapaketimeve në mostër dhe: 1. nëse numri i njësive defektoze të gjetura është më i vogël se, ose i barabartë me kriterin e pranimit, partia e parapaketimeve do të konsiderohet e pranueshme; 2. nëse numri i njësive defektoze të gjetura është i barabartë me, ose më i madh se kriteri i refuzimit, partia e parapaketimeve refuzohet. KRITERET E PRANIMIT DHE REFUZIMIT TË PARTISË SË PARAPAKETIMEVE NË SASI NOMINALE TË NJËJTË TË KONTROLLUARA ME TESTIM SHKATËRRUES Tabela nr.2 Numri në parti Numri në mostër Numri i parapaketimeve të kontrolluara Numri i njësive defektoze Kriteri i pranimit Kriteri i refuzimit Sidoqoftë numuri( 100) 20 20 = 1 2 II. Kontrolli total (100%) i parapaketimeve në një parti Kontrolli total aplikohet vetëm për partitë që përmbajnë më pak se 100 njësi. Në këtë rast kryhet vetëm kontrolli me testime pa shkatërrim. Në këtë kontroll partia pranohet kur njësitë defektoze të gjetura janë baras ose më pak se 2.5%. B. Kontrolli i përmbajtjes aktuale mesatare të parapaketimeve individuale që përbëjnë një parti. I. Kontrolli statistikor me mostra Një parti parapaketimesh do të konsiderohet e pranueshme nëse vlera mesatare n x x i∑= e përmbajtjeve aktuale xi e n e parapaketimeve në një mostër është më e madhe se vlera e kriterit të pranimit: s n t Q an . )1( −− Në këtë formulë: Qn = sasia nominale e deklaruar e parapaketimit, n = numri i parapaketimeve në mostër për këtë kontroll, s = devijimi standard i vlerësuar i përmbajtjeve aktuale të partisë, t(1 – ) = 0.995 niveli i besimit i një shpërndarjeje të Shtudent me ν = n – 1 shkallë lirie Llogaritjet 1. Përmbajtja aktuale mesatare e mostrës Nëse ix është vlera e matur për përmbajtjen aktuale e i - njësie në një mostër që përmban n njësi, atëherë mesatarja e vlerave të matura për mostrën merret nga llogaritja që vijon: n x x ni i i∑ = == 1 2. Devijimi standard “s” Vlera e vlerësuar e devijimit standard s merret nga formula: ( )∑ = − − = n i i xx n s 1 2 1 1 KRITERET E MESATARES PËR PRANIMIN OSE REFUZIMIN E PARTISË SË PARAPAKETIMEVE NË SASI NOMINALE TË NJËJTË, PËR KONTROLLIN ME PROVA JOSHKATËRRUESE Tabela nr. 3 Numri në parti Mostrat Kriteret në g ose ml Rangu Numri Numri total Kriteri i pranimit s n t Qx a n . )1( − −≥ Kriteri i refuzimit x < s n t Q a n . )1( − − 100 deri 500 1rë 30 30 x ≥Qn-0.503 s x <Qn-0.503 s 2të 30 60 x ≥Qn-0.344 s x <Qn-0.344 s 501 deri 3200 1rë 50 50 x ≥Qn-0.379 s x <Qn-0.379 s 2të 50 100 x ≥Qn-0.262 s x <Qn-0.262 s 3201 e sipër 1rë 80 80 x ≥Qn-0.295 s x <Qn-0.295 s 2të 80 160 x ≥Qn-0.207 s x <Qn-0.207 s KRITERET PËR MESATAREN PËR PRANIMIN OSE REFUZIMIN E PARTIS SË PARAPAKETIMEVE NË SASI NOMINALE TË NJËJTË PËR KONTROLLET ME PROVA SHKATËRRUESE Tabela nr.4 Numri në parti Numri në mostër Numri i parapaketimeve të kontrolluara Kriteret në g ose ml Kriteri i pranimit s n t Qx a n . )1( − −≥ Kriteri i refuzimit x < s n t Q a n . )1( − − Sidoqoftë numri ( 100) 20 20 x ≥Qn-0.640 s x <Qn-0.640 s Kontrolli total (100%) i parapaketimeve në një parti Kontrolli total zbatohet vetëm për partitë që përmbajnë më pak se 100 njësi. Një parti pranohet nga ky kontroll total, kur vlera mesatare e sasisë aktuale është më e madhe ose e barabartë se sasia nominale e deklaruar. Aneksi nr. III GABIMET NEGATIVE TË LEJUARA NË PËRMBAJTJET E PARAPAKETIMEVE NË SASI NOMINALE TË NJËJTË Sasia nominale (Qn, Vn) në gram ose mililitra (g, ml) Gabimi negativ i lejuar si % e Qn ose Vn g ose ml 5 deri 50 nga 50 deri 100 nga 100 deri 200 nga 200 deri 300 nga 300 deri 500 nga 500 deri 1 000 nga 1 000 deri 10 000 mbi 10 000 deri 15 000 mbi 15 000 deri 50 000 përfshirë 9 4.5 3 1.5 1 4.5 9 15 150 Vlerat e gabimeve negative të lejuara, të dhëna në tabelë në përqindje, të llogaritura në njësi të volumit ose të peshës, rumbullakosen te vlera më e afërt e një të dhjetës së gramit ose mililitrit. Aneksi nr.IV GABIMET NEGATIVE TË LEJUARA TË PËRMBAJTJEVE TË DEKLARUARA TË PARAPAKETIMEVE NË SASI JO TË NJËJTË Pesha neto e treguar në gram (g) Gabimi negativ i lejuar në gram (g) Më pak se 100 nga 100 deri 500 nga 500 deri 2 000 nga 2 000 deri 10 000 1 2 5 10 Aneksi nr.V I. SHENJA SHQIPTARE “ c ” E VLËRËSIMIT TË KONFORMITETIT TË PARAPAKETIMEVE Shenja “c” : Paraqitja grafike e formës dhe përmasa II. SHENJA EUROPIANE “ e ” KONFORMITETIT TË PARAPAKETIMEVE Shenja europiane e: Paraqitja grafike e formës dhe e përmasës