Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No.117 of 2013 on the criteria used for determining when certain types of metal scrap cease to be waste

Made 2013-02-13 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Waste and hazardous substances
Keywords
hazardous waste, solid waste, standards, organic waste, waste management, waste prevention

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 117, datë 13.2.2013 PËR KRITERET, NË BAZË TË TË CILAVE PËRCAKTOHET KUR DISA TIPA TË METALIT SKRAP PUSHOJNË SË QENI MBETJE 1 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Për qëllimet e këtij vendimi, do të përdoren, përveç termave të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, edhe përkufizimet e mëposhtme: a) “Skrapi i hekurit dhe i çelikut”, skrap, i cili përbëhet kryesisht nga metal hekuri dhe çeliku; b) “Skrap alumini”, skrapi i cili përbëhet kryesisht nga metal alumini dhe aliazhet e tij; c) “Mbajtës”, një person, fizik ose juridik, i cili posedon l (një) skrap; ç) “Prodhues”, mbajtësi që transferon skrap te një mbajtës tjetër për herë të parë, si skrap i cili ka pushuar së qeni mbetje; d) “Importues”, çdo person, fizik ose juridik, i licencuar sipas legjislacionit në fuqi, i cili importon skrap, që ka pushuar së qeni mbetje në vendin nga i cili importohet; dh) “Staf i kualifikuar”, staf, i cili është kualifikuar nga përvoja ose trajnimi për të monitoruar dhe vlerësuar cilësitë e skrapit; e) “Inspektim vizual”, inspektim i skrapit, që mbulon të gjitha pjesët e një dërgese dhe që përdor shqisat njerëzore ose ndonjë pajisje të paspecializuar; ë) “Dërgesë”, një sasi skrapi, i cili synohet për livrim nga një prodhues te një mbajtës tjetër dhe që mund të përmbahet në një ose disa njësi transporti, si kontejnerët. II. Kriteret, në bazë të të cilave përcaktohet kur pushojnë së qeni mbetje skrapi i hekurit dhe i çelikut Skrapi i hekurit dhe i çelikut do të pushojë së qeni mbetje aty ku, me transferimin nga prodhuesi te një mbajtës tjetër, plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: a) mbetjet e përdorura si input për operacionin e rikuperimit janë në përputhje me kriteret e parashkruara në seksionin 2 të aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi; b) mbetjet e përdorura si input për operacionin e rikuperimit janë trajtuar në përputhje me kriteret e parashikuara në seksionin 2 të aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi; c) skrapi i hekurit dhe i çelikut, që rezulton nga operacioni i rikuperimit, janë në përputhje me kriteret e parashikuara në seksionin 1 të aneksit I, bashkëlidhur këtij vendimi; ç) prodhuesi ka plotësuar kërkesat e parashikuara në pikat 5 dhe 6 të kreut V të këtij vendimi. III. Kriteret, në bazë të të cilave përcaktohet kur pushon së qeni mbetje skrapi i aluminit Skrapi i aluminit, që përfshin skrapin e aliazheve të aluminit, do të pushojë së qeni mbetje aty ku, me transferimin nga prodhuesi te një mbajtës tjetër, plotësohen të gjitha kushtet e mëposhtme: 1 Ky vendim transpozon plotësisht rregulloren e Këshillit (BE) nr. 333/2011 të 31 marsit 2011, që vendos kriteret që përcaktojnë, kur disa tipa të metalit skrap pushojnë së qeni mbetje, sipas direktivës 2008/98/EC të Parlamentit Europian dhe të Këshillit. a) mbetja e përdorur si input në operacionin e rikuperimit është në përputhje me kriteret e parashikuara në seksionin 2 të aneksit II, bashkëlidhur këtij vendimi; b) mbetjet e përdorura si input në operacionin e rikuperimit janë trajtuar në përputhje me kriteret e parashikuara në seksionin 2, të aneksit II, bashkëlidhur këtij vendimi; c) skrapi i aluminit, që rezulton nga operacioni i rikuperimit, është në përputhje me kriteret e parashikuara në seksionin 1 të aneksit II, bashkëlidhur këtij vendimi; ç) prodhuesi ka plotësuar kërkesat e parashikuara në pikat 5 dhe 6 të kreut V të këtij vendimi. IV. Deklarata e konformitetit 1. Prodhuesi ose importuesi do të lëshojë, për çdo dërgesë të metalit skrap, një deklaratë të konformitetit, në përputhje me modelin e parashikuar në aneksin 3, bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Prodhuesi ose importuesi do ta transmetojë deklaratën e konformitetit te mbajtësi tjetër i dërgesës së metalit skrap. Prodhuesi ose importuesi do të mbajë një kopje të deklaratës së konformitetit, për të paktën një vit pas datës së lëshimit dhe do ta vërë atë në dispozicion të autoriteteve kompetente sipas kërkesës së tyre. 3. Deklarata e konformitetit mund të jetë në formë elektronike. V. Menaxhimi i cilësisë 1. Një prodhues do të implementojë një sistem të menaxhimit të cilësisë, të përshtatshëm për të demonstruar përputhshmërinë me kriteret që janë përcaktuar në krerët 3 dhe 4 të këtij vendimi. 2. Sistemi i menaxhimit të cilësisë do të përfshijë disa procedura të dokumentuara, që kanë të bëjnë me: a) kontrollin e pranimit të mbetjeve që përdoren si input për operacionin e rikuperimit, siç parashikohet në seksionin 2 të anekseve I dhe II të këtij vendimi; b) monitorimin e proceseve të trajtimit dhe teknikave të përshkruara në seksionin 3.3 të anekseve I dhe II të këtij vendimi; c) monitorimin e cilësisë së metalit skrap, që rezulton nga operacioni i rikuperimit, siç parashikohet në seksionin 1 të anekseve I dhe II (duke përfshirë marrjen e mostrave dhe analizën); ç) efektivitetin e monitorimit të radiacionit, siç parashikohet në seksionin 1.5 të anekseve I dhe II të këtij vendimi; d) vlerësimin, nga klientët, në lidhje me përputhshmërinë e cilësisë së metalit skrap; dh) mbajtjen e të dhënave të rezultateve të monitorimit të kryer, sipas shkronjave “a” deri në “d” të kësaj pike; e) rishikimin dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë; ë) trajnimin e stafit. 3. Sistemi i menaxhimit të cilësisë, gjithashtu, do të parashkruajë kërkesat e monitorimit specifik të parashkruara për çdo kriter në anekset I dhe II të këtij vendimi. 4. Kur ndonjë trajtim që përmendet në seksionin 3.3 të aneksit I ose në seksionin 3.3 të aneksit II, kryhet nga një mbajtës i mëparshëm, prodhuesi do të sigurojë që furnizuesi të zbatojë një sistem menaxhimi cilësie, i cili të përputhet me kërkesat e këtij kreu. 5. Inspektorati Shtetëror për Mjedisin është përgjegjës për të verifikuar që sistemi I menaxhimit dhe i cilësisë përputhet me kërkesat e kësaj pike. Verifikimet duhet të kryhen vazhdimisht nga Inspektorati Qendror Teknik, në përputhje me nenet 9 dhe 31 të ligjit nr. 10 480, datë 17.11.2011 “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”. Autoritetet doganore, për sasitë e importuara, duhet të verifikojnë cilësinë e produkteve (lëndëve të para skrap që pushojnë së qeni mbetje) në laboratorë të akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve. 6. Importuesi do t’u kërkojë furnizuesve të tij të zbatojnë një sistem menaxhimi cilësie, i cili të përputhet me kërkesat e pikave 1, 2 e 3 të këtij kreu dhe të verifikuar nga një verifikues i pavarur i jashtëm. 7. Prodhuesi do t’i japë Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin akses për sistemin e menaxhimit të cilësisë, me kërkesë të tij. VI. Hyrja në fuqi Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI I KRITERET PËR SKRAPIN E HEKURIT DHE TË ÇELIKUT Kriteret Kërkesat vetëmonitoruese 1. Cilësia e skrapit që rezulton nga operacioni i rikuperimit 1.1 Skrapi do të kategorizohet sipas një specifikimi të klientit, një Stafi i kualifikuar do të kategorizojë çdo dërgesë. specifikimi të industrisë apo një standardi për përdorimin e drejtpërdrejtë në prodhimin e substancave apo të objekteve metalike nga punimet apo Stafi i kualifikuar do të kryejë një inspektim vizual të çdo dërgese. fonderitë e çelikut. Në intervale të përshtatshme (të paktën në çdo 6 muaj), do të analizohen 1.2 Shuma totale e materialeve të huaja (sterile) do të jetë ≤ 2% në peshë. mostra përfaqësuese të materialeve të huaja, duke peshuar pas ndarjes Materialet e huaja janë: magnetike ose manuale (si të jetë rasti) të pjesëzave të hekurit dhe 1. metalet joferrike (përjashtuar elementet e aliazheve në substratin e çelikut dhe të objekteve me një inspektim vizual të kujdesshëm. metalit ferrik) dhe materialet jometalike, të tilla si: dheu, pluhuri, izolimet dhe xhami; Frekuencat e duhura të monitorimit me kampionë do të vendosen, duke 2. materialet e djegshme jometalike, të tilla si: goma, plastika, pëlhura, marrë parasysh faktorët e mëposhtëm: druri dhe substanca të tjera kimike ose organike; 1. modelin e pritur të variabilitetit (për shembull siç tregohet nga 3. copa më të mëdha (të madhësisë së tullës), të cilat nuk janë përcjellës rezultatet historike); të elektricitetit, të tilla si: gomat, tubat e mbushura me çimento, druri ose 2. risku i brendshëm i variabilitetit në cilësinë e mbetjeve të përdorura si betoni; input për operacionet e rikuperimit dhe ndonjë përpunim të mëvonshëm; 4. mbetjet që dalin nga shkrirja e çelikut, nxehja, kondicionimi i 3. saktësimi i brendshëm i metodës së monitorimit; dhe sipërfaqes (duke përfshirë lidhjen nyjë), bluarjen, sharrimin, saldimin dhe 4. afrimi i rezultateve te limitimi i përmbajtjes së materialeve të huaja operacionet e prerjes me projektorë, të tilla si: skorje, ashkla freze, deri te një minimum prej 2% për peshë. pluhur, pluhur i bluar, llumi. 1.3. Skrapi nuk do të përmbajë oksid ferrik të tepërt në ndonjë formë, me Procesi i përcaktimit të shpeshtësisë së monitorimit duhet të përjashtim të shumave tipike që lindin nga magazinimi jashtë i skrapit të dokumentohet si pjesë e sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe duhet të përgatitur në kushte atmosferike normale. jetë në dispozicion për auditim. 1.4 Skrapi nuk do të ketë vaj, emulsione vaji, lubrifikantë ose graso të dukshme përjashtuar shumat e neglizhuara që nuk çojnë në ndonjë Stafi i kualifikuar do të kryejë një inspektim vizual për praninë e rrjedhje. oksideve. 1.5. Radioaktiviteti dhe përmbajtja e tij në skrapet metalike do të jetë në nivelet që parashikohen në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen Stafi i kualifikuar do të kryejë një inspektim vizual të çdo dërgese, duke nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar. i kushtuar vëmendje të veçantë atyre pjesëve ku vaji ka më shumë 1.6. Skrapi nuk duhet të shfaqë ndonjë prej vetive të mbetjeve që i mundësi që të pikojë. klasifikojnë ato si të rrezikshme, të përcaktuara në shtojcën 3 të ligjit nr. Stafi i kualifikuar do të monitorojë radioaktivitetin e çdo dërgese. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Skrapi do të jetë në përputhje me kufijtë e përqendrimit të parashikuar në Çdo dërgesë skrapi do të shoqërohet nga një certifikatë që hartohet në anekset IV dhe V të këtij vendimi. përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për procedurat e Cilësitë e elementeve individuale të përfshira në aliazhet e hekurit dhe të monitorimit dhe reagimit për skrapin metalik radioaktiv. Certifikata çelikut nuk janë relevante për këtë kërkesë. mund të përfshihet në ndonjë dokumentacion tjetër që shoqëron 1.7. Skrapi nuk do të përmbahet në ndonjë kontejner nën presion, të dërgesën. mbyllur apo të hapur në mënyrë të pamjaftueshme që mund të shkaktonte ndonjë shpërthim në furrnaltën e punimeve metalike. 2. Mbetjet e përdorura si input për operacionin e rikuperimit 2.1. Vetëm mbetjet që përmbajnë hekur ose çelik të rikuperueshëm mund të përdoren si input. 2.2. Mbetjet e rrezikshme nuk do të përdoren si input, përveç rastit kur provohet se janë aplikuar proceset dhe teknikat e specifikuara në seksionin 3 të këtij aneksi për të larguar të gjitha cilësitë e rrezikshme. 2.3. Mbetjet e mëposhtme që nuk do të përdoren si input janë: a) mbetje limimi ose tornoje që përmbajnë lëngje, të tilla si: vaji ose emulsione vaji; dhe b) fuçi dhe kontejner, përveç pajisjeve nga automjetet në fund të jetës, të cilët përmbajnë ose kanë përmbajtur vaj ose bojëra. Kontrolli i pranimit të të gjitha mbetjeve të marra (me inspektim vizual) dhe të dokumentacionit shoqërues do të kryhen nga stafi i kualifikuar, i cili është trajnuar sesi të njohë mbetjet që nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë seksion. 3. Proceset dhe teknikat e trajtimit 3.1. Skrapi i hekurit ose i çelikut duhet të jetë i ndarë në burim ose kur mblidhet dhe duhet të mbahet i ndarë ose mbetja input duhet të trajtohet duke e ndarë skrapin e hekurit dhe të çelikut nga komponentët jometalikë dhe joferrikë. 3.2. Të gjitha trajtimet mekanike (si: prerjet, ashklat, grisjet ose granulimet, ndarjet, ndarjet në lloje, pastrimi, heqja e ndotjes, boshatisja), që nevojitet për të përgatitur metalin skrap për input të drejtpërdrejtë në përdorimin përfundimtar në punimet dhe fonderitë e çelikut duhet të jenë të plotësuara. 3.3. Për mbetjet që përmbajnë komponentë të rrezikshëm, do të aplikohen kërkesat e mëposhtme specifike: a) materialet input që e kanë origjinën nga pajisjet mbetje elektrike ose elektronike ose nga automjetet në fund të jetës duhet t’u jenë nënshtruar të gjitha trajtimeve që kërkon vendimi i Këshillit të Ministrave “Për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike”, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 705, datë 10.10.2012 “Për menaxhimin e mbetjeve nga automjetet në fund të jetës”. b) klorofluorokarbonet në pajisjet e hedhura, duhet të jenë kapur në një proces të miratuar nga autoritetet kompetente; c) kabllo duhet të jenë të zhveshura dhe të copëtuara. Në qoftë se një kabllol përmban veshje organike (plastike), veshjet organike duhet të jenë hequr në përputhje me teknikat më të mira në dispozicion; d) fuçitë dhe kontejnerët duhet të jenë boshatisur dhe pastruar; dhe e) substancat e rrezikshme në mbetje që nuk përmenden në pikën (a) duhet të jenë larguar në mënyrë eficente në një proces që miratohet nga autoriteti kompetent. ANEKSI II KRITERET PËR SKRAPIN E ALUMINIT Kriteret Kërkesat vetëmonitoruese 1. Cilësia e skrapit 1.1 Skrapi do të shkallëzohet në përputhje me një specifikim klienti, një Stafi i kualifikuar do të shkallëzojë çdo dërgesë. specifikim industrie ose një standard për përdorimin e drejtpërdrejtë në prodhimin e subtancës metalike ose objektit, duke e rafinuar ose rishkrirë. Stafi i kualifikuar do të kryejë një inspektim vizual të çdo dërgese. 1.2 Sasia totale e materialeve të huaja do të jetë ≤ 5% për peshë ose rendimenti metalik do të jetë ≥ 90%; Në intervale të përshtatshme (të paktën në çdo 6 muaj), do të analizohen Materialet e huaja janë: mostra përfaqësuese të materialeve të huaja, duke peshuar pas ndarjes 1. metale të ndryshme nga alumini dhe aliazhet e aluminit; magnetike ose manuale (si të jetë rasti) të pjesëzave të hekurit dhe të 2. materiale jometalike, të tilla si: dheu, pluhuri, materiale izolimi dhe qelqi; 3. materiale jometalike të djegshme, të tilla si: goma, plastika, pëlhura, çelikut dhe të objekteve me një inspektim vizual të kujdesshëm. Frekuencat e duhura të monitorimit me kampionë do të vendosen, duke druri dhe substanca të tjera kimike ose organike; marrë parasysh faktorët e mëposhtëm: 4. pjesë më të mëdha (madhësia e tullës), të cilat nuk janë përçuese të 5. modelin e pritur të variabilitetit (për shembull siç tregohet nga elektricitetit, të tilla si: goma, tubat e mbushur me çimento, druri ose rezultatet historike); betoni; ose 6. risku i brendshëm i variabilitetit në cilësinë e mbetjeve të përdorura si 5. mbetjet që lindin nga shkrirja e aluminit dhe aliazheve të aluminit, input për operacionet e rikuperimit dhe ndonjë përpunim të mëvonshëm; nxehjes, kushtëzimit të sipërfaqes (duke përfshirë lidhjen nyjë), bluarjen, 7. saktësimi i brendshëm i metodës së monitorimit; dhe sharrimin, saldimin dhe operacionet e prerjes me projektorë, të tilla si: 8. afrimi i rezultateve te limitimi i përmbajtjes së materialeve të huaja skorje, ashkla freze, pluhur, pluhur i bluar, llumi. deri te një minimum prej 2% për peshë. 1.3 Skrapi nuk do të përmbajë polivinil kloridi (PVC) në formë veshjeje, bojërash plastike. Procesi i përcaktimit të shpeshtësisë të monitorimit duhet të 1.4 Skrapi nuk do të ketë vaj, emulsione vaji, lubrifikantë ose graso të dokumentohet si pjesë e sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe duhet të dukshme, përjashtuar sasi të neglizhueshme që nuk çojnë në ndonjë jetë në dispozicion për auditim. rrjedhje. 1.5 Radioaktiviteti. Nuk ka nevojë për veprime reaguese në përputhje me Stafi i kualifikuar do të kryejë një inspektim vizual për praninë e rregullat kombëtare apo ndërkombëtare për procedurat e monitorimit dhe oksideve. të reagimit për metalin skrap radioaktiv. Kjo kërkesë nuk paragjykon standardet bazë për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe publikut, të cilat parashikohen në Stafi i kualifikuar do të kryejë një inspektim vizual të çdo dërgese, duke ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet i kushtuar vëmendje të veçantë atyre pjesëve ku vaji ka më shumë jonizuese”, të ndryshuar dhe legjislacionin përkatës në Shqipëri. mundësi që të pikojë. 1.6 Skrapi nuk duhet të shfaqë ndonjë prej vetive të mbetjeve që i Stafi i kualifikuar do të monitorojë radioaktivitetin e çdo dërgese. klasifikojnë ato si të rrezikshme, të përcaktuara në shtojcën 3 të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Çdo dërgesë skrapi do të shoqërohet nga një certifikatë që hartohet në Skrapi do të jetë në përputhje me kufijtë e përqendrimit të parashikuar në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për procedurat e anekset IV dhe V të këtij vendimi. monitorimit dhe të reagimit për metalin skrap radioaktiv. Certifikata Cilësitë e elementeve individuale të përfshira në aliazhet e aluminit nuk mund të përfshihet në ndonjë dokumentacion tjetër që shoqëron janë relevante për këtë kërkesë. dërgesën. 1.7 Skrapi nuk do të përmbahet në ndonjë kontejner nën presion, të mbyllur apo të hapur në mënyrë të pamjaftueshme që mund të shkaktonte ndonjë shpërthim në furrnaltën e punimeve metalike. 2. Mbetjet e përdorura si input për operacionin e rikuperimit 2.1 Vetëm mbetjet që përmbajnë alumin ose aliazhe alumini të rikuperueshëm mund të përdoren si input. 2.2 Mbetjet e rrezikshme nuk do të përdoren si input përveç rastit kur provohet se janë aplikuar proceset dhe teknikat e specifikuara në seksionin 3 të këtij aneksi për të larguar të gjitha cilësitë e rrezikshme. 2.3 Mbetjet e mëposhtme nuk do të përdoren si input: a) mbetje limimi ose tornoje që përmbajnë lëngje, të tilla si: vaji ose emulsione vaji; dhe b) fuçi dhe kontejner përveç pajisjeve nga automjetet në fund të jetës, të cilët përmbajnë ose kanë përmbajtur vaj ose bojëra. Kontrolli i pranimit të të gjitha mbetjeve të marra (me inspektim vizual) dhe të dokumentacionit shoqërues do të kryhen nga stafi i kualifikuar, i cili është trajnuar, se si të njohë mbetjet që nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë seksion. 3. Proceset dhe teknikat e trajtimit 3.1 Skrapi i aluminit duhet të jetë i ndarë në burim ose kur mblidhet dhe duhet të mbahet i ndarë ose mbetja input duhet të trajtohet duke e ndarë skrapin e aluminit nga komponentët metalikë joalumin. 3.2 Të gjitha trajtimet mekanike (si: prerjet, ashklat, grisjet ose granulimet, ndarjet, ndarjet në lloje, pastrimi, heqja e ndotjes, boshatisja) që nevojitet për të përgatitur metalin skrap për input të drejtpërdrejtë në përdorimin përfundimtar duhet të jenë të plotësuara. 3.3 Për mbetjet që përmbajnë komponentë të rrezikshëm, do të aplikohen kërkesat e mëposhtme specifike: a) materialet lëndë e parë, që e kanë origjinën nga pajisjet mbetje elektrike ose elektronike ose nga automjetet në fund të jetës duhet t’u jenë nënshtruar të gjitha trajtimeve që kërkon vendimi i Këshillit të Ministrave “Për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike”, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 705, datë 10.10.2012 “Për menaxhimin e mbetjeve nga automjetet në fund të jetës”. b) klorofluorokarbonet në pajisjet e hedhura duhet të jenë kapur në një proces të miratuar nga autoritetet kompetente; c) kabllot duhet të jenë të zhveshura dhe të copëtuara. Në qoftë se një kabllo përmban veshje organike (plastike), veshjet organike duhet të jenë hequr në përputhje me teknikat më të mira në dispozicion; d) fuçitë dhe kontejnerët duhet të jenë boshatisur dhe pastruar; dhe e) substancat e rrezikshme në mbetje, që nuk përmenden në pikën (a), duhet të jenë larguar në mënyrë eficente në një proces që miratohet nga autoriteti kompetent. ANEKSI III DEKLARATA E KONFORMITETIT 1 Prodhuesi/importuesi i metalit skrap: Emri: Adresa: Personi i kontaktit: Tel. Faks: E-mail: 2 a) emri ose kodi i kategorisë së metalit skrap në përputhje me një specifikim ose standard industrie: b) aty ku është rasti, dispozitat kryesore teknike të specifikimit të një klienti, si: përbërja, madhësia, tipi dhe cilësitë: 3 Dërgesa e metalit skrap përputhet me specifikimin ose standardin që përmendet në paragrafët 3 dhe 4 të këtij vendimi: 4 Sasia e dërgesës në ton: 5 Krijohet një certifikatë e testit të radioaktivitetit në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare të monitorimit dhe procedurat e reagimit për metalin skrap radioaktiv: 6 Prodhuesi i skrapit metalik aplikon një sistem të menaxhimit të cilësisë në përputhje me paragrafin 6 të këtij vendimi, i cili është verifikuar nga një verifikues i akredituar ose, aty ku metali skrap që ka pushuar së qeni mbetje importohet në territorin doganor të bashkimit nga një verifikues i pavarur: 7 Dërgesa e metalit skrap plotëson kriteret që përmenden nga germat “a” deri në “c” të paragrafëve 3 dhe 4 të këtij vendimi: 8 Deklarimi i prodhuesit/importuesit të metalit skrap: Vërtetoj se informacioni i mësipërm është i plotë dhe i saktë sipas njohurive të mija më të mira. Emri: Data: Nënshkrimi: ANEKSI IV PËRQENDRIMET E LEJUARA TË PËRMBAJTJES SË NDOTËSVE ORGANIKË TË QËNDRUESHËM NË MBETJET Substanca CAS No (numri i identifikimit të kimikatit, sipas nomenklaturës së kimikateve) EC No (numri i identifikimit të kimikatit sipas Komisionit Europian) Përqendrimet e lejuara të kimikateve në (ppm) DDT (1,1,1-trichloro-2,2-bis (4 chlorophenyl)ethane) 50-29-3 200-024-3 50 mg/kg Chlordane 57-74-9 200-349-0 50 mg/kg Hexachlorocyclohexanes, perfshire lindanin 58-89-9 319-84-6 319-85-7 608 73-1 210-168-9 200-401-2 206 270-8 206-271-3 50 mg/kg Dieldrin 60-57-1 200-484-5 50 mg/kg Endrin 72-20-8 200-775-7 50 mg/kg Heptachlor 76-44-8 200-962-3 50 mg/kg Hexachlorobenzene 118-74-1 200-273-9 50 mg/kg Chlordecone 143-50-0 205-601-3 50 mg/kg Aldrin 309-00-2 206-215-8 50 mg/kg Pentachlorobenzene 608-93-5 210-172-5 50 mg/kg Polychlorinated Biphenyls (PCB) 1336-36-3 and others 215-648-1 50 mg/kg ( 2 ) Mirex 2385-85-5 219-196-6 50 mg/kg Toxaphene 8001-35-2 232-283-3 50 mg/kg Hexabromobiphenyl 36355-01-8 252-994-2 50 mg/kg ANEKSI V NIVELET E LEJUARA TË PËRMBAJTJES SË SUBSTANCAVE TË RREZIKSHME NË MBETJE Nr. Substanca Përmbajtja 1 Temperatura e avullimit për të gjitha substancat në përbërje të metalit skrap <55°C 2 Një ose më shumë substanca klasifikohen si shumë toksike në një koncentrim total ≥ 0,1% 3 Një apo më tepër substanca klasifikohen si toksike në koncentrim total ≥ 3% 4 Një apo më tepër substanca klasifikohen si të dëmshme në koncentrim total ≥ 25% 5 Një apo më tepër substanca korrozive të klasifikuara si R35 në koncentrim total ≥ 1% 6 Një apo më tepër substanca korrozive të klasifikuara si R34 në koncentrim total ≥ 5% 7 Një apo më tepër substanca irrituese të klasifikuara si R41 në koncentrim total ≥ 10% 8 Një apo më tepër substanca irrituese të klasifikuara si R36, R37, R38 në koncentrim total ≥ 20% 9 Një ose më shumë substanca, njohur të jenë kancerogjene të kategorisë 1 ose 2 në një koncentrim total ≥ 0,1% 10 Një ose më shumë substanca toksike për riprodhimin e kategorisë 1 ose 2 klasifikuar si R60, R61 në një koncentrim total ≥ 0,5% 11 Një ose më shumë substanca toksike për riprodhimin e kategorisë 3 klasifikohen si R62, R63 në një koncentrim total ≥ 5% 12 Një apo më tepër substanca mutagjene të kategorisë 1 ose 2 klasifikohen si R46 në koncentrim total ≥ 0,1% 13 Një apo më tepër substanca mutagjene të kategorisë 3 klasifikohen si R40 në koncentrim total ≥ 1%

Regulation No.117 of 2013 on the criteria used for determining when certain types of metal scrap cease to be waste · Nelum