Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 108 on the criteria for establishing infringements with grave consequences in forests

Made 2009-01-27 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Forestry
Keywords
offences/penalties

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.108, datë 27.1.2009 PËR KRITERET E CILËSIMIT TË SHKELJEVE, ME PASOJA TË RËNDA, NË PYJE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 38 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në varësi të dëmit mjedisor, që shkaktojnë, e të pasojave, që sjellin, në pyje, shkeljet, e parashikuara, shprehimisht, në pikën 1 të nenit 38 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, vlerësohen me pasoja të rënda, kur: a) janë kryer në një zonë pyjore të mbrojtur, sidomos në nënzonat e saj, që janë me status strikt të mbrojtur, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit, për të cilin kanë marrë statusin e mbrojtjes; b) janë kryer në parcelat eksperimentale e studimore të pyjeve, të kullotave e të livadheve, duke bërë të pamundur vazhdimin e eksperimentimit e të studimit shkencor; c) kanë dëmtuar grumbujt e drurëve dhe të llojeve pyjore, të paracaktuara për konservim, germoplazmë, in situ dhe ex situ, për grumbullim, përpunim, shpërndarje dhe certifikim të materialit mbjellës; ç) janë kryer në një pyll mbrojtës, të cilësuar të tillë në planet e mbarështimit, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit; d) kanë shkatërruar një monument pyjor natyror, të miratuar me një akt normativ; dh) kanë asgjësuar, me prerje, me shkulje, me marrje, individë të llojeve të florës, të rralla, të rrezikuara e që gëzojnë status të veçantë mbrojtjeje; e) ka shkatërruar cilësitë e një habitati konkret. 2. Shkeljet e tjera, të parashikuara, shprehimisht, në pikën 1 të nenit 38 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, kur nuk përbëjnë asnjërin nga rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij vendimi, vlerësohen me pasoja të lehta. 3. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjes vendore për pyjet dhe kullotat komunale për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 108 on the criteria for establishing infringements with grave consequences in forests · Nelum