Regulation No. 1043 dated 16.12.2015 amending and supplementing Regulation no. 408 date 13.5.2015 approving the regulation on the territory development, as amended
Made 2015-12-16 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr. 1043, datë 16.12.2015 për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 408, datë 13.5.2015, të këshillit të ministrave, “për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, të ndryshuar.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- land-use planning, authorization/permit
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 1043, datë 16.12.2015 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në tekstin e rregullores së zhvillimit të territorit, miratuar me vendimin nr. 408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Në pikën 9, të nenit 25, pas fjalëve “... dokumenti i lejes ...” shtohen “... sipas shtojcës C të këtij vendimi ...”. 2. Në tekstin e shtojcës C të rregullores, fjalët “Kryetari i bashkisë/KKT” zëvendësohen me “Kryetari i bashkisë/Sekretari i KKT-së”. 3. Në nenin 45, shkronja “c” zëvendësohet me fjalitë, si më poshtë vijon: “Për objektet mbi 6 kate, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të këtij neni, leja e ndërtimit jepet nga autoriteti vendor përgjegjës pas kontrollit paraprak pa vërejtje të Këshillit Kombëtar të Territorit, brenda 10 (dhjetë) ditëve, lidhur me përputhshmërinë me instrumentet kombëtare dhe/ose vendore të planifikimit në proces. Me kalimin e afatit 10-ditor, pa vërejtje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, kontrolli i përputh-shmërisë konsiderohet i përfunduar pozitivisht dhe kërkesa për leje shqyrtohet nga autoriteti vendor përgjegjës. Ngarkohen ZVRPP-te përkatëse për te pasqyruar/regjistruar ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme ndryshimet e ndodhura në kategoritë e resurseve, që vijnë si pasojë e miratimit të dokumenteve të planifikimit të territorit sipas këtij neni dhe vendimit nr. 5, datë 29.12.2014, të Këshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e zonave të urbanizuara të territorit. Certifikata e pronësisë e përditësuar si më sipër i lëshohet pronarit të pasurisë së paluajtshme, me kërkesë të këtij të fundit”.” Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama