Regulation No. 10 on the licensing and inspection of activities that involve ionising radiation sources
Made 2010-01-07 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Energy, Environment
- Keywords
- pollution control, radiation, legal proceedings/administrative proceedings, emissions
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Miratimin e rregullores “Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE PËR LICENCIMIN DHE INSPEKTIMIN E VEPRIMTARIVE ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE
1. Objekti i rregullores Në zbatim të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, kjo rregullore përcakton: a) procedurat e licencimit, të personave fizikë dhe juridikë, që është subjekt i ligjit sipas nenit 3 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, i ndryshuar; b) kriteret e posaçme që duhet të plotësojnë këto subjekte; c) afatet e shqyrtimit apo vendimmarrjes së licencës; d) procedurat e revokimit; e) mënyrën e inspektimit dhe kontrollit të zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore, që lidhen me rrezatimin nga ana e subjekteve të licencuara.
2. Përjashtimet Përjashtohen ose nuk përfshihen fare nga detyrimet e kësaj rregulloreje praktikat dhe burimet siç përcaktohen në listën e miratuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi (KMR).
3. Licencimi - Çdo person juridik ose fizik që ushtron veprimtaritë e përcaktuara në nenin 3 të ligjit 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, i ndryshuar, është i detyruar të pajiset me licencë nga KMR. - Kriteret bazë mbi të cilat mbështetet aplikimi për licencë janë sigurimi, siguria dhe mbrojtja nga rrezatimet sipas formularëve bashkëngjitur kësaj rregulloreje. Për pajisjen me licencë për të ushtruar veprimtaritë e mësipërme, subjekti duhet të përmbushë kriteret e posaçme, si më poshtë: - Përshtatshmëria e njohurive dhe e eksperiencës së personelit në mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin. - Përshtatshmëria fiziko-shëndetësore e personelit. - Siguria dhe sigurimi nga rrezatimi jonizues. - Justifikimi, optimizimi dhe kufizimi i dozave. - Siguria e origjinës, transportit, përdorimit dhe trajtimit të burimit në fund të jetës dhe ose veprimtarisë. - Përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit. - Përshtatshmëria e rregullave për punë të sigurt për veprimtari normale, si dhe në raste emergjencash. - Për marrjen e licencës subjekti duhet t’i drejtohet KMR-së për aplikim jo më vonë se 90 ditë pune përpara parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Kërkesa bëhet nëpërmjet aplikimit për licencë në ZMR. - Nëpërmjet inspektorëve të saj, KMR-ja bën shqyrtimin dhe verifikimin e dokumentacionit të paraqitur, kërkon dokumente shtesë kur është e nevojshme dhe njëkohësisht bëhet verifikimi në vend dhe lëshohet një dokument vlerësimi nga ana e inspektorëve të zyrës për mbrojtjen nga rrezatimi, i cili merr në konsideratë mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin. - Pas vlerësimit nga ZMR-ja, dërgohet në KMR për miratim. Ekspertiza në lidhje me mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin realizohet nga përdoruesit, persona fizikë e juridikë me mbështetjen e ekspertëve në këto fusha (të njohur nga ana e KMR-së), por gjithmonë mbetet përgjegjësi e plotë e aplikantit mbrojtja nga rrezatimet, siguria dhe sigurimi. - Në rastin e ndërtimit me faza të një praktike, e cila përfshin aktivitetet e përshkruara në nenin 3 të ligjit, bëhet miratimi paraprak për plotësimin e mëtejshëm të aplikimit. - Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të aplikimit, jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit dhe njofton me shkrim përdoruesin; - Për çdo përdorues mbahet një dosje, e cila në rastin e rinovimit, plotësohet me elementet shtesë dhe kërkesat e KMR-së. Ngarkohet ZMR-ja për plotësimin dhe mirëmbajtjen e arkivit të dosjeve të tij. - ZMR-ja, pas miratimit të licencës nga KMR-ja, përgatit licencën për subjektin përkatës sipas formatit të miratuar nga KMR-ja. - Procedurat e vlerësimit të aplikimit për licencë miratohen me vendim të KMR-së.
4. Afati i vlefshmërisë së licencës Licenca jepet për një periudhe 5-vjeçare. Pas kalimit të këtij afati ajo bëhet e pavlefshme. Të paktën dy muaj përpara mbarimit të afatit të licencës, përdoruesi është i detyruar ta njoftojë me shkrim KMR-në për pushimin ose mbylljen e aktivitetit. Në çdo, rast përdoruesi është i detyruar t’i zbatojë procedurat për mbylljen e aktivitetit duke marrë të gjitha masat për likuidimin e ndonjë kontaminimi të mundshëm radioaktiv ose masa të tjera që sigurojnë ambientin dhe publikun. Nëse mbajtësi i saj kërkon rinovimin e licencës, KMR-ja vepron sipas procedurës së përshkruar në pikën 3 të kësaj rregulloreje. Personat fizikë ose juridikë duhet të njoftojnë ZMR-në për çdo ndryshim, modifikim eventual të veprimtarisë që ata kryejnë ose burimeve siç është parashikuar në licencë për një afat dy muaj përpara ndryshimit. Shtesat e burimeve radioaktive në licencë brenda kategorisë bëhen vetëm me ndryshimin e shtojcës për burimet duke njoftuar dhe me miratim nga ZMR-ja. Në rastin kur Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet arrin në përfundimin se si rezultat i ushtrimit të një veprimtarie që përmbahet në nenin 3 të ligjit krijohet rrezik për shëndetin e punonjësve, të popullatës ose për dëmtimin e mjedisit, i refuzon dhënien e licencës personit fizik ose juridik që e kërkon atë ose kur veprimtaria është e licencuar, i heq atij licencën.
5. Inspektimi Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet nëpërmjet inspektorëve kontrollon zbatimin e dispozitave që lidhen me mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin e të gjitha veprimtarive të licencuara. Inspektorët pajisen me fletënjohje lëshuar nga ky Komision. Statusin e inspektorit të mbrojtjes nga rrezatimet e përfitojnë për shkak të detyrës punonjësit e zyrës së mbrojtjes nga rrezatimet .
6. Detyrat e inspektorëve Inspektorët e ZMR-së kanë për detyrë:
1. Të inspektojnë dhe kontrollojnë çdo pajisje me lëndë radioaktive ose pajisje tjetër rrezatuese (aparate Rontgeni etj.) dhe çdo objekt që dyshohet se ka lëndë radioaktive ose është pajisje rrezatuese, si dhe të kryejnë ekzaminime të tjera bazë për t’u siguruar që masat mbrojtëse nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin janë zbatuar plotësisht.
2. Të kërkojnë nga personat që ushtrojnë veprimtari të licencuar sipas nenit 3 të ligjit, dokumente dhe regjistra që lidhen me veprimtarinë e ushtruar, si dhe të kërkojnë informacione lidhur me përmbajtjen e këtyre dokumenteve.
3. Kanë të drejtë të pyesin dhe të kërkojnë shpjegime mbi ushtrimin e praktikës dhe përdorimin e burimeve. Inspektorët kanë të drejtë të marrin kopje ose ekstrakte nga këto dokumente. Inspektorët duhet të ruajnë konfidencialitetin e materialeve dhe biznesit. Materialet depozitohen në dosjen përkatëse në ZMR.
7. Veprimet e inspektorëve kur i licencuari paraqet rrezikshmëri Në rastin kur inspektorët, në bazë të rezultateve të kontrollit, arrijnë në përfundimin se një veprimtari ndonëse e licencuar paraqet rrezik për punonjësit, publikun ose për mjedisin, ata kanë të drejtë të kryejnë këto veprime: a) Të vendosin nën kontroll dhe ruajtje të gjitha pajisjet që përfshihen në veprimtarinë që paraqet rrezik. b) Të pezullojnë përkohësisht punën e të gjitha pajisjeve dhe aparaturave. c) Të urdhërojnë marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e ndotjeve radioaktive nga pajisjet, vendet e punës ose nga objektet e tjera të ndotura dhe çdo lloj mase tjetër që lidhet me sigurinë dhe sigurimin.
8. Të drejat e inspektorëve Gjatë ushtrimit të detyrave që parashikohen në pikat 6 dhe 7, inspektorët kanë të drejtë: a) Të hyjnë në çdo kohë të përshtatshme në vendet ku kryhen veprimtari të parashikuara në nenin 3 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar ose në vende që dyshohen se kryejnë veprimtari të tilla. b) Të urdhërojnë personat juridikë e fizikë që të mos kryejnë veprime që do të krijonin ose rëndonin një situatë emergjence radiologjike. KMR-ja përcakton mënyrën e përgatitjes së raportit të inspektimit. Në rastin kur një person juridik ose fizik pengon kryerjen e detyrave të një inspektori ose kundërshton veprimet e tij sipas pikave 6, 7 dhe 8, ai quhet fajtor dhe ndëshkohet me gjobë për kundërvajtje administrative sipas ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar. Të drejtën e vendosjes së gjobave e kanë inspektorët e zyrës së mbrojtjes nga rrezatimet.
9. Ndreqja e të metave nga subjekti i licencuar Për të gjitha konstatimet e inspektorëve gjatë ushtrimit të kontrolleve, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet ushtron kompetencat mbi personat që ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në rregullore për ndreqjen e të gjitha të metave të konstatuara deri në një afat të caktuar nga inspektori dhe verifikohen nëpërmjet një inspektimi të ri. Moskorrigjimi i të metave nga ana e personave çon në pezullimin e licencës e deri në heqjen e saj.
10. Ankimimi i vendimeve Kundër vendimit të inspektorit, subjekti i licencuar ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet brenda 15 ditëve. Kundër vendimit të Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet, subjekti i licencuar ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga marrja njoftim e vendimit. APLIKIMI PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME BURIME TË MBYLLURA RADIOAKTIVE KËRKESE PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE Burime të mbyllura dhe të hapura radioaktive Aplikim i ri _________ Amendim i licencës__________ Rinovim i licencës_________
1. Personi juridik/ fizik : Institucioni________________________________________ Emri, mbiemri _________________________________ Adresa________________________________________ Adresa e kabinetit n.q.s është e ndryshme nga më sipër _____________________________________________ Tel______________________________________________ Fax ______________________________________________ E-mail ____________________________________________ Bashkëngjitur paraqit një kopje të regjistrimit të personit juridik/fizik në QKR.
2. Përshkruani ambientet ku kryhet veprimtaria me rrezatime jonizuese. Paraqisni veças planimetrinë e ambienteve, vendndodhjes së burimit, pajisjeve mbrojtëse të lëvizshme, dyerve, dritareve, ventilatorëve, pasazheve, dhomës së errët, ambienteve të pritjes, qëndrimin e personelit, ambientet rreth kabinetit, materialin dhe trashësinë e mureve dhe madhësitë përkatëse, dimensionet. Paraqit planin e sigurisë fizike sipas grupit të sigurisë. Të dokumentohet destinacioni i ambienteve. Importimi, përfitimi i burimit. ______________________________________________________________________________ ________ ______________________________________________________________________________ ________
3. Lloji i burimit radioaktiv: Prodhuesi ___________________________________ ____ Emri i prodhuesit _________________________________ Adresa e prodhuesit _______________________________ Radionuklidi_____________________________________ Modeli _________________________________________ Aktiviteti fillestar ________________________________ Energjitë _______________________________________ Forma kimike dhe fizike___________________________ Seria___________________________________________ Bashkëngjit fletë shtesë në të njëjtën strukturë si më sipër në rast se janë më shumë se një burim.
4. Qëllimi i përdorimit të burimit radioaktiv_______________________________________ ____________________________________________________________________________
5. Përcakto kush do të jetë shërbimi i autorizuar, i cili do të kryejë shërbimet e pajisjeve që përdorin burimin. _______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________________ ________
6. Jep një performancë të dozave në ambientet publike, në ato të kontrolluara dhe të survejuara. Jep një informacion mbi justifikimin, optimizimin dhe kufizimin në dozat limit për aktivitetin______________________________________________________________________ ________ ______________________________________________________________________________ ________ ______________________________________________________________________________ ________
7. Struktura organizative Paraqit bashkëngjitur dokumente mbi strukturën organizative. Paraqit dokumentacionin në lidhje me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Strategjia e kontrollit fizik dhe e mbrojtjes nga rrezatimet. Jep listën e punonjësve që do të manipulojnë me burimin dhe gjithashtu kualifikimet e tyre dhe personave që kanë akses në zonat e kontrolluara.
8. Për monitorimin dhe kontrollin e dozës së ekspozimit gjatë punës me rrezatimet jonizuese kërkohet realizimi i një kontrate me Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Tiranë. Paraqisni një kopje të kontratës.
9. Të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurinë ndaj rrezatimit Emri______________________ Mbiemri______________________ Profesioni__________________________ Kualifikimi në fushën e radiombrojtjes Paraqit një kopje të kontratës së punës. 10. Përshkruani masat e sigurisë dhe procedurat e trajtimit të aksidenteve të mundshme lidhur me pajisjet që keni në përdorim.
11. Të paraqiten dokumente, nëpërmjet të cilave vërtetohet që burimi i konsumuar do të trajtohet në qendrat përkatëse të mbetjeve në fund të përdorimit .
12. Dokumentacioni Mënyra e ruajtjes së dokumentacionit për dozimetrinë personale, izodozave, incidenteve, trajnimit, shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjekësor periodik i punonjësve.
13. Të bëhet një vlerësim me shkrim nga ana e përdoruesit nëpërmjet ekspertëve për mbrojtjen nga rrezatimi, sigurinë dhe sigurimin.
14. Paraqisni një dokument mbi kontrollin mjekësor periodik të punonjësve, që punojnë me burime të rrezatimit jonizues. Për sa më sipër, kërkoj dhënien e licencës për ____________________________________ duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme. Data ____________ Nënshkrimi ___________________ I gjithë dokumentacioni të jetë në origjinal, i noterizuar ose me vulë lidhëse të institucionit tuaj . Pas plotësimit me kujdes të rubrikave të këtij formulari, dërgojeni atë së bashku me dokumentet e tjera të nevojshme, në adresën e mëposhtme: Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet Instituti i Shëndetit Publik Aleksandër Moisiu, 80 Tiranë Dërgimi i një kërkese të paplotësuar në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të sjellë vonesa, për të cilat përgjegjësia bie mbi kërkuesin e licencës. Bazuar në nenin 3 të rregullores për licencim dhe inspektim për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik i drejtohet me një kërkesë ZMR-së. Mbas kërkesës, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për lëshimin ose moslëshimin e licencës jo më vonë se 90 ditë pune nga data e paraqitjes së kërkesës. Shënim. 1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr.8025, datë 9.11.1995, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara.
2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet Jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre.
3. Tërheqja e burimeve të rrezatimeve jonizuese nga pikat doganore, në bazë të njoftimit të bërë në ZMR (formulari), bëhet në bazë të një lejeje që jepet nga ZMR-ja ose KMR-ja. INSPEKTIMI PËR DHËNIEN E LICENCËS 1. Lloji i burimeve të rrezatimeve jonizuese:
2. Dokumentacioni. Të shënohen kutitë e mëposhtme mbi bazën e materialeve bashkëngjitur dhe të firmoset nga inspektori. - Aplikimi; - Kopje e regjistrimit në QKL; - Importi; - Servisi; - Planimetria; - Dokumentacion për pajisjen nr. i faqeve; - Kontratë për dozimetrinë Personale; - Kualifikimet e personelit; - Plani i emergjencave; - Performanca e dozave; - Vlerësimi i sigurisë dhe sigurimit; - Kontrolli mjekësor. Data ______________ Inspektori: Emri, mbiemri, Firma_____________________ LICENCIMI Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, pasi analizoi kërkesën, aprovoi dhënien e licencës për një afat _____ vjeçar. Data___________________________ Kryetari i ZMR APLIKIMI PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME GJENERATORË ME RREZE X KËRKESE PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE Gjeneratorë me rreze x Aplikim i ri _________ Amendim i licencës__________ Rinovim i licencës_________
1. Personi juridik/fizik : Institucioni__________________________________________ Emri, mbiemri ____________________________________ Adresa____________________________________________ Adresa e kabinetit n.q.s është e ndryshme nga më sipër __________________________________________________ Tel______________________________________________ Fax ______________________________________________ E-mail ____________________________________________ Bashkëngjitur paraqit një kopje të regjistrimit të personit juridik/fizik në QKR.
2. Përshkruani ambientet ku kryhet veprimtaria me rrezatime x. Paraqisni veças planimetrinë e ambienteve, vendndodhjes së panelit të kontrollit, pajisjeve mbrojtëse të lëvizshme, dyerve, dritareve, ventilatorëve, pasazheve, dhomës së errët, ambienteve të pritjes së pacientëve, qëndrimin e personelit, ambientet rreth kabinetit, materialin dhe trashësinë e mureve dhe madhësitë përkatëse, dimensionet. Zonat e kontrolluara dhe të survejuara. Të dokumentohet destinacioni i ambienteve Importimi, përfitimi i pajisjesS. ______________________________________________________________________________ ________ ______________________________________________________________________________ ________
3. Lloji i gjeneratorit me rreze x: Prodhuesi ___________________________________ Emri _______________________________ Adresa _______________________________ Tensioni maksimal______________________ Rryma maksimale__________________________ Koha javore e ekspozimit_______________________ Ngarkesa javore (numri) _______________________ Numri i tubave _______________________ Model_______________________ Seria _______________________ Bashkëngjit fletë shtesë në të njëjtën strukturë si më sipër në rast se janë më shumë se një pajisje.
4. Qëllimi i përdorimit të gjeneratorëve me rreze x________________________________ ______________________________________________________________________________ ___
5. Përcakto kush do të jetë shërbimi i autorizuar, i cili do të kryejë shërbimet e pajisjeve ______________________________________________________________________________ ____ ______________________________________________________________________________ ____
6. Jep një performancë të dozave në ambientet publike, në ato të kontrolluara dhe të survejuara. Jep një informacion mbi justifikimin, optimizimin dhe kufizimin në dozat limit për aktivitetin______________________________________________________________________ ________ ______________________________________________________________________________ ________ ______________________________________________________________________________ ________
7. Struktura organizative Paraqit bashkëngjitur dokumente mbi strukturën organizative. Paraqit dokumentacionin në lidhje me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Strategjinë e mbrojtjes nga rrezatimet .Jep listën e punonjësve që do të manipulojë me pajisjen dhe gjithashtu kualifikimet e tyre dhe personave që kanë akses në zonat e kontrolluara.
8.Për monitorimin dhe kontrollin e dozës së ekspozimit gjatë punës me rrezatimet jonizuese, kërkohet realizimi i një kontrate me Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Tiranë. Paraqisni një kopje të kontratës.
9. Të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurinë ndaj rrezatimit Emri______________________ Mbiemri______________________ Profesioni__________________________ Kualifikimi në fushën e radiombrojtjes _______________________ Paraqit një kopje të kontratës së punës.
10. Përshkruani masat e sigurisë dhe procedurat e trajtimit të aksidenteve të mundshme lidhur me pajisjet që keni në përdorim.
11.Rregullat e brendshme dhe supervizimi Të paraqitet një informacion mbi funksionimin e brendshëm të Qendrës, kabinetit në formë kodi ose në çdo formë tjetër.
12.Dokumentacioni Mënyra e ruajtjes së dokumentacionit për dozimetrinë personale, izodozave, incidenteve, trajnimit, shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjekësor periodik i punonjësve.
13. Të bëhet vlerësimi për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi.
14. Paraqisni një dokument mbi kontrollin mjekësor periodik të punonjësve që punojnë me gjeneratorë me rreze x. Për sa më sipër, kërkoj dhënien e licencës për ____________________________________ duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme. Data ____________ Nënshkrimi ___________________ I gjithë dokumentacioni të jetë në origjinal, i noterizuar ose me vulë lidhëse të institucionit tuaj. Pas plotësimit me kujdes të rubrikave të këtij formulari, dërgojeni atë së bashku me dokumentet e tjera të nevojshme, në adresën e mëposhtme: Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet Instituti i Shëndetit Publik Aleksandër Moisiu, 80 Tiranë Dërgimi i një kërkese të paplotësuar në mënyrë të rregullt dhe të plotë do të sjellë vonesa, për të cilat përgjegjësia bie mbi kërkuesin e licencës. Bazuar në nenin 3 të rregullores për licencim dhe inspektim për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik i drejtohet me një kërkesë ZMR-së. Mbas kërkesës, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për lëshimin ose moslëshimin e licencës, jo më vonë se 90 ditë pune nga data e paraqitjes së kërkesës. Shënim.
1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr.8025, datë 9.11.1995, i ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara.
2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre.
3. Tërheqja e burimeve të rrezatimeve jonizuese nga pikat doganore, në bazë të njoftimit të bërë në ZMR (formulari ) bëhet në bazë të një lejeje që jepet nga ZMR-ja ose KMR-ja. INSPEKTIMI PËR DHËNIEN E LICENCËS
1. Lloji i burimeve të rrezatimeve jonizuese:
2. Dokumentacioni. Të shënohen kutitë e mëposhtme mbi bazën e materialeve bashkëngjitur dhe të firmoset nga inspektori. - Aplikimi; - Kopje e regjistrimit në QKL; - Importi; - Servisi; - Planimetria; - Dokumentacion për pajisjen nr. i faqeve; - Kontratë për dozimetrinë personale; - Kualifikimet e personelit; - Plani i emergjencave; - Performanca e dozave; - Vlerësimi për sigurinë dhe nbrojtjen nga rrezatimet; - Kontrolli mjekësor. Data ______________Inspektori: Emri, mbiemri, Firma_____________________ LICENCIMI Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, pasi analizoi kërkesën, aprovoi dhënien e licencës për një afat _____ vjeçar. Data___________________________ Kryetari i ZMR