Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 1 of 7 March 2014 on the implementation of Law No. 64 of 31 May 2012 on fishery

Made 2014-03-07 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

research.laws.repealedOn

About this law

Original title
Rregullore Nr. 1, datë 7.3.2014 Për zbatimin e ligjit NR. 64, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Fisheries and aquaculture
Keywords
fishery management and conservation, fishing authorization, fishing vessel, inspection, institution, policy/planning, registration, research, cartilaginous fishes, authorization/permit, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare www.legjislacioni.gov.al Nr. 48 Datë 9 prill 2014 P Ë R M B A J T J A Faqe Rregullore e MBZHRAU nr. 1, datë 7.3.2014 Për zbatimin e ligjit nr. 64, datë 31.5.2012 “Për peshkimin” ….. 1279 http://www.legjislacioni.gov.al/ Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1279 RREGULLORE Nr. 1, datë 7.3.2014 PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR. 64, DATË 31.5.2012 “PËR PESHKIMIN” Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Shqipërisë, nenit 135 të ligjit 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozim të Drejtorisë së Prodhimeve Bujqësore dhe të Politikave Tregtare, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, nxjerr këtë rregullore. KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Përkufizime I. Në kuptim të kësaj rregulloreje: 1. “Akti i miratimit” është një dokument që lëshohet nga Ministria për të kryer një aktivitet të veçantë peshkimi me një anije të caktuar, në kushte të përcaktuara dhe në të cilën certifikohen minimalisht të dhënat në lidhje me identifikimin e karakteristikave teknike dhe të ndërtimit të anijes. 2. “Bashkëmenaxhimi i peshkimit” është ajo formë e menaxhimit të burimeve peshkore, ku përgjegjësitë dhe kompetencat janë të ndara ndërmjet shtetit dhe përdoruesve lokalë (organizatave). Procesi institucional i bashkëmenaxhimit mund të jetë i formave të ndryshme në lidhje me përgjegjësitë dhe kompetencat. 3. “E dhënë personale”, kuptohet emri dhe adresa e pronarëve të anijeve të peshkimit. 4. “Flota” është numri total i anijeve të peshkimit, që shfrytëzon një burim të caktuar. Flota mund të përbëhet nga anije që kryejnë një tip (p.sh. pelagjik) ose tipa të ndryshëm peshkimi (p.sh. fundor, artizanal e pelagjik). 5. “Intensiteti i peshkimit” është sforco e peshkimit për njësi hapësirë-kohë, p.sh., orët që kryhet një peshkim fundor në një zonë të dhënë. 6. “Kapacitet peshkimi” quhet sasia e peshkut që mund të merret nga një njësi peshkimi, p.sh., nga një individ, komunitet, anije ose flotë, duke marrë si të mirëqenë që nuk ka kufizim në zënie. Matja e kapacitetit të një anije bazohet në një formulë që lidhet me tonazhin e anijes dhe fuqinë motorike të saj: gjatësia (m) x zhytja (m) + 0.45 fuqi motorike (KW). 7. “Kontrolli i sforcos” (input) është një sistem i menaxhimit të peshkimit që fokusohet në kufizimin e sasisë së mjeteve të peshkimit ose të kohëzgjatjes së përdorimit të saj, si edhe në kufizimin e sasisë së peshkut të zënë. Këtu përfshihen lejet e peshkimit dhe ditët në det. 8. “Ligj”, kuptohet ligji nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar. 9. “Masë paraprake e menaxhimit të peshkimit”, kuptohet masa që merret në rastet kur mungojnë të dhënat shkencore të përshtatshme, të cilat mund të shtyjnë në kohë marrjen e masave menaxhuese për mbrojtjen e specieve objekt peshkimi, të specieve të bashkëlidhura me to dhe/ose që varen nga to, si dhe të specieve që nuk janë objekt peshkimi dhe të habitateve të tyre. 10. “Masat për konservimin biologjik” janë masa të menaxhimit të peshkimit që merren për specie të veçanta ose stokut të peshkut, si edhe të metodës së peshkimit. Këtu përfshihen edhe sasitë minimale të zënies, zonat e mbyllura, kuotat e zënies etj. 11. “Momentale (snapshot)”, kuptohen të gjitha ngjarjet e regjistruara për anijet që bëjnë pjesë në flotën e peshkimit që nga data e censimit deri në datën e verifikimit të të dhënave. 12. “Monitorimi, kontrolli dhe mbikëqyrja (MCS)” është “arma ekzekutive” e menaxhimit të peshkimit. MCS nuk është një mbrojtje e peshkimit, një veprimtari policore ndaj kundërvajtësve, vetëm një zbatim në terren, vetëm një masë frikësuese, një veprim ushtarak apo vetëm një përgjegjësi e shtetit. MCS është një sistem, i cili bëhet aktiv me përkrahjen dhe pjesëmarrjen e grupeve të interesit. 13. “Mortaliteti i peshkimit” është një term teknik, i cili i referohet pjesës së popullatës peshkore, që eliminohet nga peshkimi në një njësi kohe të dhënë. 14. “Mortalitet pas peshkimit” (by-mortality) është mortaliteti (ngordhja) që shkaktohet nga mjetet e peshkimit gjatë procesit të zënies, për burimet ujore të gjalla që i shpëtojnë mjetit (pajisjes) të peshkimit. Një shembull është peshku që ngordh nga infeksionet ose nga prishja e ekuilibrit osmotik, që shkaktohet prej humbjes së luspave nga fërkimi me rrjetën (trata koçet) ose nga ngecja në syzet e rrjetave (mrezhat). 15. “Ngjarje”, kuptohet hyrja ose dalja nga flota e peshkimit e një anijeje, si dhe modifikimi i një prej të dhënave. 16. “Njësi operative” (sipas KPPM-së), për qëllime të menaxhimit të sforcos së peshkimit, kuptohet një grup anijesh peshkimi që praktikojnë të njëjtin lloj peshkimi, duke peshkuar të njëjtat lloje peshqish ose grup peshqish dhe që kanë një strukturë ekonomike të ngjashme. Grupimi i anijeve të peshkimit mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe varet nga objektivat menaxhues që do të zbatohen. 17. “Palë e interesuar” ose grup i interesuar që i referohet çdo personi ose grupi të njohur nga shteti ose shtetet që kanë një interes legjitim në ruajtjen dhe menaxhimin e resurseve që menaxhohen. Ky term është më përfshirës se termi “stakeholder”. Duke folur Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1280 në përgjithësi, kategoritë e palëve të interesuara shpesh do të jenë të njëjta për shumë peshkime dhe mund të përfshijnë interesa të kundërta tregtare, çlodhëse argëtues, ruajtje shfrytëzim, artizanal, tregtar, peshkatar, blerës, përpunues, lokal dhe shtet. Publiku dhe konsumatorët në përgjithësi, gjithashtu, mund të konsiderohen si palë të interesuara në disa rrethana. 18. “Peshkimi fantazmë” (Ghost fishing), përdoret për të përshkruar zënien e organizmave detarë nga ana e mjeteve të braktisura të peshkimit. Ky është veçanërisht problem me mrezhat e njicat dhe si një peshkim i padëshiruar që mund të paraqesë një problem serioz në shumë zona, duke shkaktuar mortalitet për një periudhë të gjatë kohe. 19. “Peshkim me mjete pasive ose stacionare”, kuptohet peshkimi me çdo lloj pajisje (rrjetë, kallam ose tub plastik a metalik i thurur etj.) e fiksuar, e vendosur për zënien e organizmave ujorë, si p.sh.: dajlanë, prita, bilance, stavnikë etj. 20. “Peshkim pelagjik” kuptohet peshkimi i llojeve të peshqve që jetojnë në shtresën ujore ndërmjet fundit dhe sipërfaqes, qofshin këta të vegjël apo të mëdhenj (sardelja, açuga, toni etj.). 21. “Peshkim me rrethime” kuptohet peshkimi i llojeve të ndryshme të peshqve me rrjeta që mundësojnë rrethimin e tufave (sardelja, açuga, toni) të grumbulluara për shkaqe biologjike ose jo. 22. “Pikë referimi” është një vlerë e caktuar (e vlerësuar) e nxjerrë nga një procedurë shkencore ose nga një model, i cili i korrespondon një gjendje të resursit apo të peshkimit dhe mund të përdoret si tregues për menaxhimin. Disa pika referimi janë të përgjithshme dhe të aplikueshme për shumë stoqe peshqish, të tjerat duhet të jenë për stoqe specifike. Një dallim duhet të bëhet midis pikave që kanë të bëjnë me objektivat dhe pikat që kanë të bëjnë me kufirin apo pragun dhe që përfaqësojnë gjendjen kritike të stokut. 23. Me “qendër peshkimi” kuptohet një mol, urë në det ose valëpritës, në lagunë ose në liqen, i cili përdoret për qëllime peshkimi së bashku me territorin tokësor, ndërtesat dhe strukturat përkatëse. 24. “Rekrutet” për një stok janë individët e grup moshës se re të popullatës, që futen për herë të parë në pjesën e shfrytëzuar të stokut ose peshqit e moshës në rritje ose ndryshe që bëjnë pjesë në atë komponent të shfrytëzueshëm. 25. “Rrjeta grumbulluese”, rrjeta të përbëra nga një copë e vetme dhe të mbajtura vertikalisht në ujë nëpërmjet plumbit dhe galexhanteve (tapave); përdoret për të peshkuar organizma ujorë të gjallë që ngecen në rrjetë ose në syzet e saj; në varësi të plumbit dhe të tapave, këto rrjeta mund të përdoren për të peshkuar në kolonën e ujit deri në sipërfaqe (rrjeta grumbulluese fikse notuese dhe rrjeta grumbulluese lundruese) ose në afërsi të fundit (rrjeta grumbulluese të hedhura në fund). 26. “Rrjeta me rrethim”, kuptohen rrjetat që kapin peshqit, duke i rrethuar nga anët dhe nga poshtë. 27. “Rrjeti kohë-hapësirë” do të thotë kombinimi i një areali gjeografik në një sektor të përcaktuar dhe në një interval kohe të caktuar. 28. “Selektiviteti” është një aftësi e mjetit të peshkimit për të përzgjedhur një specie gjatë procesit të peshkimit. Selektiviteti i mjeteve të veçanta të peshkimit varet nga aftësia e tyre për të seleksionuar speciet objekt peshkimi (target) nga shumëllojshmëria e pranishme e organizmave në zonën ku po zhvillohet aktiviteti i të peshkuarit. Selektiviteti total i një metode peshkimi është një rezultat i kombinuar i veçorive karakteristike të mjetit të peshkimit dhe të metodës së zbatuar të peshkimit. 29. “Shfrytëzim i qëndrueshëm”, kuptohet shfrytëzimi i një popullate peshkimi në mënyrë të tillë që shfrytëzimi i tij në të ardhmen të mos rrezikohet ose që të mos ketë efekte negative mbi ekosistemet ujore. 30. “Shkalla e shfrytëzimit”, e zbatuar mbi një stok peshku, është pjesa ose sasia e biomasës së hequr si rezultat i peshkimit. Në qoftë se biomasa është 1000 T dhe zënia gjatë një viti është 200 T, shkalla vjetore e shfrytëzimit është 20%. 31. “Speciet objekt peshkimi (target)” janë speciet kryesore që duhet të zihen nga një anije ose një mjet në një tip peshkimi të caktuar. Në peshkimin pelagjik me koshilok kjo mund të jetë vetëm një specie (p.sh. sardelja), ndërsa në peshkimin me koça mund të jetë një grup speciesh (p.sh.: merluci, barbuni, gjuhëza etj.). 32. “Stavnik” është një mjet stacionar peshkimi, i cili përbëhet nga një krah pengues, i cili e drejton peshkun në një seri dhomash konike ose në formë piramide, gjithmonë e më të vogla deri te thesi i grumbullimit. Mund të jetë me shtylla ose me spiranca. Stavniku montohet në ujëra pak të thella, në laguna, në lumenj dhe në afërsi të bregut. 33. “Stok peshku” janë resurset e gjalla në komunitetin ose në popullatën nga të cilat merren zëniet në një peshkim. Përdorimi i termit stok peshku zakonisht nënkupton që popullata e veçantë është pak a shumë e izoluar nga stoqet e tjera të së njëjtës specieje dhe si rrjedhim vetëqëndron. Në një peshkim të veçantë, stoku i peshkut mund të jetë një ose disa specie peshqish, por këtu, gjithashtu, synohet të përfshijë invertebrorët dhe bimët komerciale. 34. “Tonazh” kuptohet tonazhi bruto i përcaktuar nga aneksi i Konventës Ndërkombëtare mbi Tonazhin e Anijeve (1969). Tonazhi bruto përcaktohet me anë të formulës GT=K1V, ku V është volumi total i Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1281 hapësirave të mbyllura të anijes në metër kub dhe K1=02+0.02log10V. 35. “Vegla të tërhequra” është çdo vegël peshkimi që tërhiqet ose jo me anë të forcës motorike të një anijeje peshkimi ose nëpërmjet tambureve me anije të ankoruar ose në lëvizje me shpejtësi shumë të vogël, duke përfshirë në mënyrë të veçantë tratat ose dragat. 36. “Vlerësimi i stokut” është kërkimi, analiza dhe përshkrimi numerik i gjendjes aktuale dhe të kaluar të një stoku peshku dhe i aktivitetit të peshkimit që e shfrytëzon atë, domethënë, shpërndarja, abondanca, struktura e përmasave ose moshës, sforcos së peshkimit, nivelet e zënieve etj. 37. “Zënie” është numri total ose pesha e peshkut të zënë në një zonë brenda një periudhe të caktuar kohe. Zënia përfshin edhe peshkun e flakur në det dhe që nuk është zbarkuar në tokë. Zënia mund të bëhet në një zonë të ndryshme nga zona e zbarkimit të peshkut. 38. “Zënie për njësi të sforcos (CPUE)” është zënia totale e marrë për çdo njësi të sforcos (ditë në det, orë tralimi). KREU II PESHQIT DHE MBROJTJA E TYRE Neni 2 Matja e dimensioneve të organizmave ujorë 1. Gjatësia e peshqve matet nga maja e turirit (me gojë të mbyllur) deri në ekstremitetin e lobit më të gjatë të pendës së bishtit (kaudale), ose në ekstremitetin e pendës së bishtit (kaudale) kur kjo nuk përbëhet nga dy lobe. 2. Gjatësia e krustaceve matet nga fillimi i syrit deri në ekstremitetin e prapmë të trupit, përfshirë bishtin. 3. Dimensionet e molusqeve bivalvore i referohen gjatësisë maksimale ose diametrit maksimal të guaskës së tyre. Neni 3 Dimensionet minimale të disa organizmave ujorë 1. Ndalohet të peshkohen, të mbahen në bord, të zbarkohen, të transportohen, të magazinohen, të ekspozohen e të tregtohen organizma ujorë me dimensione më të vogla se ato të treguara më poshtë për çdo lloj të veçantë: a) Peshqit Emri shqip Emri shkencor Dimensionet Merluci tripendësh Micromesistius spp., 20 cm Qefujt Mugil spp., (Liza spp., Chelon spp) 16 cm Dentalet Dentex spp. 25 cm Vopa Boops boops 10 cm Salpa Sarpa salpa 12 cm Korbët Sciaena spp., Umbrina spp. 25 cm Stavridat Trachurus spp. 12 cm Gofat Seriola spp. 30 cm Amet Lichia amia 30 cm Pallamidi Sarda sarda 30 cm Sardelet Sardinella aurita 11 cm Shproti (papalina) Sprattus sprattus 10 cm Kublat Alosa fallax 20 cm Maridhat Spicara spp. 8 cm Toni Thunnus thynnus 101 cm Toni alalunga Thunnus alalunga 40 cm Tonili Euthynnus alletteratus 30 cm Peshku shpatë Xiphias gladius 100 cm Peshku pëllumb Mustelus spp 30 cm Rajat Raja spp. 30 cm Skadhinat Squatina spp 40 cm Peshqit elektrikë Torpedo spp. 30 cm Ngjalë deti Conger conger 30 cm Peshqit kitarrë Rhinobatos spp. 30 cm Shojza Platichthys flessus 15 cm Shkotrat Bothus spp. Arnoglossus spp. 30 cm Rombet Scophthalmus spp. Psetta spp. Lepidorhombus spp. 30 cm Jatagani Lepidopus caudatus 40 cm Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1282 Shtiza Sphyraena spp. 25 cm Peshku kovaç Zeus faber 20 cm Peshqit gjel Trigla spp. Aspitrigla spp. 15 cm Henëza e detit (lopa) Lophius piscatorius 30 cm Aterinat Atherina spp. 8 cm Ngjala Anguilla Anguilla 25 cm Trofta ylber Onchorhinchus mykiss 25 cm Trofta e egër Salmo trutta fario 20 cm Korani Salmo letnica 32 cm Korani i verës Salmo letnica estivalis 30 cm Belushka Salmothymus ohridanus 30 cm Sharroku (perka) Perca fluviatilis 15 cm Luçioperka Stizostedion lucioperca 30 cm Gjuca (cironka) Alburnus spp. 10 cm Njila (skobuzi) Chondrostoma spp. 15 cm Skortët Rutilus spp. 12 cm Mustakët Barbus spp. 25 cm Mrenat Cobitis spp. 25 cm Mlyshët Leuciscus spp. 15 cm Bordullakët Gobius spp. 15 cm Karasët Carassius spp. 15 cm Krapi Cyprinus carpio 30 cm Ballëgjerët Hypophthalmichthys spp. Aristichthys spp 30 cm Amuri Ctenopharyngodon idella 30 cm Pëllëmbëza Megalobrama amblycephala 20 cm Açuga Engraulis encrasicolus 9 cm b) Krustacete Karkaleci i detit Penaeus kerathurus 7 cm Karkaleci violetë Aristeus antennatus 7 cm Karkaleci i kuq Aristaemorpha foliacea 6 cm c) Molusqet cefalopodë Kallamarët Loligo spp. 25 cm Totanët Ilex spp. 30 cm Sepia Sepia officinalis 20 cm Oktapodi Octopus vulgaris 0.5 kg d) Molusqet bivalvore Midhja Mytilus galloprovincialis 5.0 cm Tartufi i detit Venus verrucosa 2.7 cm Telini Donax trunculus 2.2 cm Vongola verace Ruditapes decussates 3.6 cm Vongola filipinase Ruditapes semidecussatus 3.0 cm Ostrea Ostrea spp. 6.0 cm Biçaku Solen spp. 8.0 cm Fasolari Challista chione 6.0 cm Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1283 2. Për peshqit me përmasa të vogla, që zihen me rrjeta rrethuese, si: sardelja, açuga, papalina e gjuca (cironka) lejohet që në sasinë e peshkuar të ketë deri 20% të sasisë totale nën dimensionet minimale respektive (pika 1 e këtij neni), por jo nën 7 cm gjatësi. 3. Në çdo konfeksion të prodhimit të peshkuar lejohet një tolerancë e molusqeve bivalvore me dimensione më të vogla nga ato të parashikuara jo më shumë se 10% të llogaritura në bazë të pikës 1 të këtij neni. Neni 4 Ndalimi për të peshkuar disa lloje në periudha e zona të caktuara Ndalohet të peshkohen, me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i qëllimtë i llojeve të mëposhtme në periudhat e zonat respektive: 1. Gjuca (cironka) - Alburnus albidus alborella prej 20 prillit deri më 15 korrik në liqenin e Ohrit dhe 1 prillit deri më 31 korrik në zonat e tjera; 2. Krapi - Cyprinus carpio prej 20 majit deri më 15 qershor në liqenin e Ohrit, 15 prill deri më 15 maj në zonat e tjera; 3. Korani - Salmo letnica prej 1 dhjetorit deri më 28 shkurt në liqenin e Ohrit; 4. Belushka - Salmothymus ohridanus prej 1 nëntorit deri më 31 janar në liqenin e Ohrit; 5. Trofta e egër - Salmo trutta prej 1 nëntorit deri më 1 prill në të gjitha zonat; 6. Peshkimi i molusqeve bivalvore ndalohet në periudhën e mëposhtme: a) vongole, kardium, fazolari, në periudhën 15 qershor deri më 15 korrik; b) kanoliket, nga 1 prilli deri më 30 shtator; c) telina nga 1 prilli deri më 30 prill; d) tartufet nga 1 qershori deri më 31 korrik. 7. Gjatë periudhave të ndalimit të gjuetisë, sipas pikës 6 të mësipërme, lejohet ushtrimi i aktiviteteve të tjera të peshkimit të autorizuar me leje, pasi të jenë hequr mjetet e peshkimit të molusqeve bivalvore. 8. Ministria përcakton me urdhër të saj orarin e peshkimit të molusqeve bivalvore. 9. Ndalohet të kryhet aktiviteti i peshkimit të molusqeve bivalvore gjatë gjithë vitit në ditët e shtuna, të dielave dhe ditët e festave zyrtare. 10. Në raste të veçanta, brenda zonave të plazheve, peshkimi i vongolave, i kardiumit dhe i fazolareve ndalohet për periudha më të gjata, nga maji deri në shtator. 11. Ndalohet peshkimi në zonën me rreze 2 km nga grykëderdhja e lumit Bunë dhe 1 km nga grykëderdhjet e të gjithë lumenjve të tjerë të vendit. 12. Ndalohet peshkimi brenda zonës së shamadurit, si dhe vendosja e rrjetave të llojit mrezha, njica në drejtim të vijës kufizuese të shamadurit. Zona e shamadurit përfshihet brenda rrezes së poshtëshënuar (e llogaritur nga dajlani): a) në dajlanin e Shkodrës 1000 metra; b) në dajlanin e Cekës 1000 metra; c) në dajlanin e Patokut 1000 metra; d) në dajlanin 1 të Nartës 1000 metra; e) në dajlanin 2 të Nartës 1000 metra; f) në dajlanin e Butrintit 500 metra. 13. Ndalohet peshkimi sipër dajlanit të Pritës së Rrezes (Butrint) në distancë deri në 500 m. Ndalohet çdo lloj aktiviteti peshkimi me rreze 250 m nga ura (Prita e Rrezes - Butrint) në drejtim të liqenit të Bufit. 14. Ndalohen lejimi i më shumë se 10 grupeve peshkimi me dy peshkatarë në liqenin e Butrintit. Peshkimi në këtë liqen do të kryhet vetëm me rrjete mrezhe kaladore rrethimi (deri në 400 ml secili grup), paranca ngjale (deri në 6 copë secili grup) dhe parangallë. Ndalohet çdo lloj aktiviteti peshkimi përreth ishullit të Sazanit, në distancë prej 1 milje detare nga vija bregdetare ose në izobatën 50 metra, atëherë kur kjo thellësi arrihet në një distancë më të vogël. 15. Ndalohet çdo lloj aktiviteti peshkimi në bregun e jashtëm të Karaburunit, nga Kepi i Gjuhëzës te Rrugët e Bardha (Palasë) në distancë prej 1 milje detare nga vija bregdetare ose në izobatën 50 metra, atëherë kur kjo thellësi arrihet në një distancë më të vogël. 16. Ndalohet hedhja e çdo lloj rrjete me rrethim në distancë më të vogël se 300 m nga bregu ose në një izobatë prej 40 metrash kur kjo thellësi arrihet në distancë më të vogël. 17. Ndalohet peshkimi me trata tërheqëse (fundore ose pelagjike) në gjirin e Vlorës (i kufizuar në veri nga vija bazë prej kepit të Karaburunit deri në Treport). Neni 5 Kanalet e komunikimit midis lagunave dhe detit 1. Ndalohet peshkimi në kanalet e komunikimit midis lagunave dhe detit, si dhe në zonën bregdetare të përfshirë brenda harkut me rreze prej 2 km me qendër në vendin e derdhjes së kanalit në det. 2. Gjatë periudhës kur dajlanët janë të mbyllur (në funksionim për zënien e peshkut), ndalohet peshkimi i të tretëve brenda kufirit të dajlanit (shamaduri nga ana e lagunës), që përcaktohen për çdo dajlan nga drejtoria ose ekspertë të autorizuar prej saj. 3. Ndalimi i mësipërm nuk është i vlefshëm në rastet kur rrezikohet thyerja e pritave të dajlanit për shkak të kushteve hidrometeorologjike. Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1284 Neni 6 Dajlanët 1. Dajlanët hapen për të mos funksionuar për peshkim në këto periudha të vitit: a) Dajlani i Shkodrës 15 mars deri më 31 gusht; b) Vilunit 15 mars deri më 30 shtator; c) Merxhanit 10 mars deri më 31 korrik; d) Cekës 10 mars deri më 31 korrik; e) Patokut 15 mars deri më 30 shtator; f) Karavastasë 5 mars deri më 5 maj; g) Nartës 10 shkurt deri më 10 prill; h) Orikumit 15 mars deri më 15 qershor; i) Butrintit 1 prill deri më 30 qershor; j) Prita e Rrezes 15 prill deri më 15 qershor. 2. Në periudhën kur dajlanët e lagunave bregdetare janë të hapur (sipas pikës 1 të këtij neni), ndalohet çdo formë peshkimi në laguna përveç grepave e parancave për ngjalën. 3. Ndalohet vendosja e kallamave (ose tubave plastikë, metalikë etj.) në dajlanët në një distancë më të vogël se 12 mm nga njëri-tjetri. 4. Ndalohet përdorimi i rrjetave (metalike, plastike etj.) me diametër më të vogël (të rrethit të brendashkruar në syza) se: a) 30 mm për dajlanin e Shkodrës; b) 28 mm për dajlanet e tjera. Neni 7 Ndalimi për të peshkuar 1. Ndalohet peshkimi, mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i të gjitha llojeve të peshqve me çfarëdo lloj mjeti dhe metode gjuetie, në liqenet e Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël një muaj në vit. Data e fillimit të ndalimit të gjuetisë dhe mbarimit të saj përcaktohet me urdhër të veçantë të ministrit. 2. Ndalohet peshkimi, mbajtja në bord, tranzitimi në barkë dhe zbarkimi i të gjitha llojeve të peshqve me çfarëdo lloj mjeti dhe metode gjuetie, në liqenin e Ohrit nga 1 dhjetori deri më 31 dhjetor të çdo viti me përjashtim të tratave të zallit (vlag) për gjuetinë e cironkës. 3. Ndalohet përdorimi i rrjetave fundore ose i rrjetave notuese të fiksuara për peshkimin e specieve të mëposhtme: toni i bardhë (Thunnus alalunga), toni i kuq (Thunnus thynnus), peshku shtizë (Xiphias gladius), peshkaqenëve (Hexanchus griseu, Cetorhinus maximus Alopiidae; Carcharhinidae; Sphyrnidae; Isuridae; Lamnidae). 4. Ndalohet peshkimi me rrjeta fundore dhe draga tërheqëse në thellësi më të mëdha se 1000 metra. 5. Ndalohet përdorimi për peshkim dhe mbajtja në bord e pallangarëve me grepa, me gjatësi totale më të vogël se 10 cm dhe gjerësi më të vogël se 4.5 cm, për anijet e peshkimit që përdorin pallangarë dhe që shkarkojnë ose kanë në bord një sasi peshku shtizë (Xiphias gladius) më të madhe se 10% të peshës së gjallë pas peshkimit. 6. Ndalohet përdorimi i njicave pelagjike (driftnets) për peshkimin e pelagjikëve të mëdhenj. 7. Ndalohet transbordimi në det i peshkut ton të peshkuar nga anijet e peshkimit. 8. Ndalohet zbarkimi i prodhimit të peshkut ton në porte të tjera, përveçse në portin e dizenjuar dhe autorizuar nga Ministria. 9. Ndalohet zbarkimi i prodhimit të tonit nga anijet e peshkimit të tonit jashtë orareve të vendosura në autorizimin përkatës. 10. Ndalohet përdorimi i mjeteve të mëposhtme gjatë peshkimit në liqenin e Ohrit: a) rrjetë pezaul me saçme për cironkën në liqenin e Ohrit; b) fuzhnjë për krapin në liqen. Neni 8 Ndalimet për disa forma dhe pajisje peshkimi 1. Ndalohet peshkimi me mjete dhe rrjetë tërheqëse fundore (koçe) në të gjitha kategoritë e ujërave të brendshme. 2. Ndalohet peshkimi me mjete tërheqëse në formë gabiesh, dragash etj., në ujërat të brendshme. 3. Ndalohet peshkimi tregtar industrial në ujërat e brendshme. Neni 9 Sasitë maksimale ditore për molusqet bivalvore 1. Për çdo peshkatar profesionist të pajisur me leje për grumbullimin e molusqeve bivalvore në det e në laguna bregdetare, ndalohet tejkalimi në zëniet ditore, si më poshtë: a) biçaku Solen spp 10 kg; b) fazolari 50 kg; c) freskorja (kapesanta) Pecten jacobeus 20 kg; d) midhja Mytilus galloprovincialis 80 kg; e) ostrea Ostrea spp. 30 kg; f) tartufi i detit Venus verrucosa 10 kg; g) telini Donax trunculus 50 kg; h) vongola Venus gallina 40 kg; i) vongola filipinase Ruditapes semidecussatus 40 kg; j) vongola verace Ruditapes decussates 10 kg. 2. Përcaktimi i sasive ditore maksimale të çdo subjekti do të bëhet në çdo leje/autorizim në vartësi të rezervës për çdo zonë. 3. Përjashtohen nga pikat 1 dhe 2 llojet që prodhohen nga impiantet e akuakulturës. Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1285 Neni 10 Karakteristikat e anijeve të peshkimit të molusqeve Karakteristikat e anijes tip për peshkimin e molusqeve, numri i tyre, modeli i lejes, sasitë ditore të molusqeve, lloji i dragës etj., përcaktohen me rregullore të veçantë të ministrit. Neni 11 Dimensionet minimale të rrjetave të peshkimit 1. Matja e dimensioneve të syzeve të rrjetave bëhet duke matur gjatësinë e syzes, pra distancën e brendshme midis dy nyjave përkundrejt njëra-tjetrës, e barabartë me dyfishin e një brinje të katërkëndëshit të syzes (2a). Matja bëhet me syze të tërhequr në aksin më të gjatë dhe me rrjetë të lagur e të përdorur. 2. Ndalohet mbajtja në bord e anijes së peshkimit dhe përdorimi i rrjetave me syze më të vogël se ato të paraqitura më poshtë: a) Tratë rrethimi: për gjucën në liqenin e Shkodrës, të Fierzës dhe të Vaut të Dejës, 28 mm; për gjucën (cironkën) në zonat e tjera, 20 mm. b) Mrezha e njica: në bregdet, 48 mm; në laguna bregdetare, 60 mm; për koranin në liqenin e Ohrit (statike ose notuese), 90 mm; për belushkën në liqenin e Ohrit, 52 mm; për krapin në liqenin e Shkodrës, 120 mm; për krapin në liqenin e Ohrit e të Prespës dhe në ujërat e tjera, 66 mm; për gjucën në liqenin e Shkodrës, të Fierzës dhe të Vaut të Dejës, 28 mm. Ndalohet bllokimi i syzeve të rrjetës në çdo pjesë të saj ose reduktimi faktik i dimensioneve të tyre. KREU III KOMISIONET Neni 12 Përbërja e Komisionit Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën Përbërja e Komisionit Konsultativ Qendror për peshkimin dhe akuakulturën, si dhe mënyra e funksionimit të tij miratohet me rregullore të veçantë. Neni 13 Përbërja e Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik (KKKSHTE) Përbërja e Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik (KKKSHTE), si dhe mënyra e funksionimit të tij miratohen me rregullore të veçantë. Neni 14 Komisioni i Përhershëm i Ankimeve Përbërja e Komisionit të Përhershëm të Ankimimeve Komisioni i Përhershëm i Ankimimeve, sipas nenit 131 të ligjit, kryesohet nga: Zëvendësministri; Anëtarët e tjerë të Komisionit përcaktohen në urdhrin përkatës të krijimit të tij. Neni 15 Anëtarët e komisioneve të mësipërme emërohen me urdhër të ministrit. Neni 16 Anëtarë të ftuar në komisione Kryetari i çdo komisioni të lartpërmendur mund të ftojë në mbledhjet e komisioneve funksionare të administratës ose ekspertë të veçantë në lidhje me problemet që shqyrtohen, në cilësinë e ekspertëve. Neni 17 Procedura e gjykimit para Komisionit të Përhershëm të Ankimimeve 1. Komisioni thërret, nëpërmjet lajmërimit me shkrim, personin që konsiderohet përgjegjës për kryerjen e një kundërvajtjeje administrative, mbi bazën e procesverbalit të paraqitur nga inspektori i peshkimit. Lajmërimi, së bashku me një kopje të procesverbalit, duhet t’i dërgohet personit në fjalë, të paktën 1 javë para mbledhjes së Komisionit. 2. Në lajmërim tregohen vendi, data dhe ora e mbledhjes së komisionit për shqyrtimin e kundërvajtjes në fjalë. 3. Komisioni mund të procedojë për gjykim në datën, vendin dhe orën e caktuar: a) Nëse personi i konsideruar përgjegjës nuk gjendet; b) Në mungesë të personit të konsideruar përgjegjës për kundërvajtjen vetëm atëherë kur rezulton se personi në fjalë ka marrë dijeni, si dhe kur nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm për mosparaqitjen; c) Nëse personi i konsideruar përgjegjës për kundërvajtjen ka autorizuar me prokurë të noterizuar një person tjetër për ta përfaqësuar. 4. Komisioni thërret, gjithashtu, në të njëjtën datë dhe orë inspektorin e peshkimit që ka bërë procesverbalin. 5. Në gjykim duhet t’i jepet mundësia të dëgjohet, kur është i pranishëm, edhe personit të konsideruar përgjegjës për kryerjen e kundërvajtjes. 6. Sekretari i komisionit mban procesverbalin e zhvillimit të mbledhjes, si dhe rezultatin e votimit për vendimin. Procesverbali firmoset nga të gjithë anëtarët e Komisionit. Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1286 7. Komisioni merr një vendim të motivuar në fund të gjykimit. Vendimi bëhet me shkrim dhe nënshkruhet nga kryetari i komisionit. 8. Vendimi i komunikohet të interesuarit, me shkrim. Neni 18 Asgjësimi i mjeteve dhe veglave të sekuestruara 1. Me urdhër ministri, rast pas rasti, ngrihet një komision asgjësimi i mjeteve dhe i veglave të peshkimit të sekuestruara dhe të konfiskuara (nga vendimi i Komisionit të Përhershëm të Shqyrtimit të Ankimimeve). Çdo asgjësim i këtij Komisioni (të posaçëm) bëhet me procesverbal ku firmos çdo anëtar i Komisionit, i cili mbahet në dy kopje; një kopje i dorëzohet Komisionit të Përhershëm të Ankesave, një kopje e mban inspektori i peshkimit të rajonit përkatës. 2. Mjetet dhe veglat e peshkimit, sipas pikës 1 të mësipërme, janë ato mjete, të cilat janë të ndaluara nga ligji dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Neni 19 Në bazë të nenit 44 të ligjit, kundër vendimit të Komisionit bëhet ankim në gjykatë. Neni 20 KREU III PLANET E MENAXHIMIT DHE PLANET E ZBATIMIT TË PESHKIMIT 1. Ministria miraton çdo 5 vjet plane menaxhimi dhe plane zbatimi peshkimi, për peshkimin në detet Adriatik dhe Jon. Këto plane mund të përfshijnë veçanërisht: a) Objektiva afatshkurtër, afatmesëm të zhvillimit të peshkimit; b) Masa të menaxhimit të sforcos së peshkimit; c) Masa të veçanta teknike, përfshirë, aty ku mendohet e nevojshme dhe përjashtime të përkohshme nga dispozitat e kësaj rregulloreje, aty ku këto përjashtime janë të nevojshme për kryerjen e aktivitetit të peshkimit, me kusht, që ky plan menaxhimi të garantojë shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve të marra në konsideratë; d) Shtrirjen si përdorim të detyrueshëm të sistemit të kontrollit me anë të satelitit VMS apo të sistemeve të ngjashme për anijet e peshkimit me gjatësi të përgjithshme 12 metra; e) Kufizime të përkohshme apo të përhershme në disa zona, të rezervuara për disa lloj mjetesh peshkimi apo anijesh, që kanë nënshkruar detyrimet në kuadrin e planit të menaxhimit; f) Planet e menaxhimit parashikojnë lëshimin e lejeve të veçanta të peshkimit, anijeve të peshkimit me gjatësi të përgjithshme më të vogël se 10 metra. 3. Në zbatim të nenit 21 të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, Komisioni Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën jep sugjerime në lidhje me përcaktimin e planeve të menaxhimit. 4. Ministria kryen një monitorim të përshtatshëm shkencor të planeve të menaxhimit, si dhe rishikon çdo vit, në veçanti, disa masa menaxhuese në lidhje me aktivitetet e peshkimit, që shfrytëzojnë llojet me cikël të shkurtër jetësor, për të pasur parasysh ndryshimet e mundshme në aftësinë e rekrutimit. 5. Ministria miraton plane menaxhimi për aktivitetet e peshkimit, të kryera me trata, trata zalli, trata krahu bregdetare, rrjeta me rrethim dhe daga për zona të caktuara të bregdetit, brenda datës 31 dhjetor 2014. 6. Ministria mund të hartojë plane të tjera menaxhimi, bazuar mbi të dhëna të reja të rëndësishme shkencore, edhe në një kohë të dytë. 7. Planet e menaxhimit, në përputhje me nenin 25 të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, mund të përfshijnë dhe masa që shkojnë përtej dispozitave të kësaj rregulloreje, me qëllim: a) Rritjen e selektivitetit të mjeteve të peshkimit; b) Reduktimin e hedhurinave në det; c) Kufizimin e sforcos së peshkimit. 8. Masat që përfshihen në planet e menaxhimit janë në përpjesëtim me qëllimet, objektivat dhe afatet e parashikuara dhe duhet të mbajnë parasysh faktorët e mëposhtëm: a) Gjendjen e ruajtjes së rezervës apo rezervave; b) Karakteristikat biologjike të rezervës apo rezervave; c) Karakteristikat e aktiviteteve të peshkimit, i cili peshkon këtë rezervë; d) Impaktin ekonomik të këtyre masave, në aktivitetin e peshkimit që preket nga to. KREU V REGJISTRI I PESHKATARËVE PROFESIONISTË DHE REGJISTRI KOMBËTAR I MJETEVE LUNDRUESE TË PESHKIMIT Neni 21 Mbajtja dhe forma e Regjistrit 1. Regjistri i peshkatarëve profesionistë mbahet në drejtorinë përgjegjëse për peshkimin dhe në Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit nga menaxheri i saj. Zyrat e Inspektoratit të Peshkimit mbajnë regjistrin përkatës për personat që mbulojnë. 2. Regjistri i peshkatarëve profesionistë mbahet i ndarë në dy pjesë: a) Për peshkatarët që ushtrojnë peshkimin detar në anijet e peshkimit me kuvertë; Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1287 b) Për peshkatarët që ushtrojnë peshkimin me mjete lundruese pa kuvertë në bregdet e ujëra të brendshme ose pa mjete lundruese. 3. Në Regjistër shënohen për çdo person të regjistruar dënimet eventuale që mund të jenë dhënë për shkelje të ligjit e akteve nënligjore të peshkimit. Neni 22 Kërkesa për regjistrim 1. Kërkesa për regjistrim në Regjistrin e Peshkatarëve Profesionistë bëhet nga kërkuesi dhe paraqitet në drejtorinë e politikave që mbulon peshkimin, e kompletuar dhe e shoqëruar me dy fotografi e me dokumentet përkatëse, që kërkohen nga drejtoria përkatëse. 2. Drejtoria verifikon kompletimin e kërkesës në konformitet me kushtet e përcaktuara nga ligjet e rregulloret e peshkimit dhe miraton regjistrimin. Neni 23 Regjistrimi 1. Në Regjistër kanë të drejtë të regjistrohen peshkatarët që punojnë në peshkim për një periudhë më shumë se 3-vjeçare pa shkëputje edhe në rastin kur nuk plotësojnë kriteret e tjera për regjistrim. 2. Për peshkatarët e tjerë që kërkojnë të punojnë si profesionistë, regjistrimi është kusht i domosdoshëm dhe bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në nenin 33 të kësaj rregulloreje. Neni 24 Kushtet për regjistrim Për të fituar të drejtën e regjistrimit në Regjistrin e Peshkatarëve Profesionistë, është e nevojshme që personi kërkues: a) Të ushtrojë peshkimin profesional si aktivitet i vetëm i përhershëm ose sezonal punësimi; b) Të jetë rezident në Republikën e Shqipërisë; c) Përveç rastit të parashikuar në pikën 1 të nenit 32 të kësaj rregulloreje, të ketë dëshminë e kualifikimit si peshkatar; d) Të mos ketë pësuar asnjë dënim penal për shkelje të ligjit të peshkimit dhe jo më shumë se tri dënime për kundërvajtje administrative të ligjit dhe të akteve nënligjore për peshkimin. Neni 25 Dokumenti i regjistrimit 1. Regjistrimi i jep të drejtën e pajisjes me dokumentin e regjistrimit si peshkatar profesionist. 2. Dokumenti i regjistrimit është i domosdoshëm për çdo person që punon në sektorin e peshkimit. Ky dokument mbahet nga çdo punonjës dhe i vihet në dispozicion, në rast se kërkohet, nga një inspektor peshkimi. 3. Dokumenti i regjistrimit lëshohet me firmën e titullarit. Neni 26 Kohëzgjatja e regjistrimit Regjistrimi në Regjistrin e Peshkatarëve Profesionistë bëhet për një afat të pakufizuar. Neni 27 Çregjistrimi nga Regjistri i Peshkatarëve Profesionistë 1. Titullari vendos për çregjistrimin nga Regjistri i Peshkatarëve Profesionistë: a) Në rastin kur vdes i regjistruari; b) Në rastet kur Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, ku bën pjesë peshkatari, e ka përjashtuar atë për mosushtrim të veprimtarisë së peshkimit në përputhje me statutin e OMP-së; c) Në rastet e ndërprerjes së aktivitetit të peshkimit për një periudhë mbi trevjeçare; d) Në bazë të kërkesës së personit të regjistruar kur ndërpret aktivitetin e peshkimit (për shkak sëmundje, dëmtimi fizik etj.); e) Në rastet kur vërehen shkelje të ligjit, mbi bazën e kërkesës së një inspektori të peshkimit; f) Në rastet kur ka dënim penal për shkelje të ligjit të peshkimit dhe kalon 3 (tri) dënime për kundërvajtje administrative të ligjit dhe të akteve nënligjore për peshkimin. 2. Në rastet e çregjistrimit, personi i regjistruar është i detyruar të dorëzojë në drejtori dokumentin e regjistrimit. Neni 28 Kualifikimi profesional 1. Ministria mund të specifikojë kërkesat dhe kriteret për kualifikimin profesional në lidhje me veprimtarinë e peshkimit, të akuakulturës ose të veprimtarive të lidhura me peshkimin. 2. Kualifikimi profesional i të regjistruarit shënohet në Regjistrin e Peshkatarëve Profesionistë. 3. Drejtoria mban regjistër të veçantë në bazë të kualifikimit profesional të të regjistruarve. 4. Ministria, në bashkëpunim me organizatat e peshkimit, sipas pikës 1 të nenit 58 të ligjit nr. 64/2012, organizon kualifikimin/edukimin e peshkatarëve me normat ligjore të ushtrimit të aktivitetit të peshkimit, për të cilin jep dëshmitë përkatëse. Neni 29 Regjistri Kombëtar i Mjeteve Lundruese të Peshkimit 1. Drejtoria e politikave, që mbulon fushën e peshkimit, krijon dhe mban Regjistrin Kombëtar të Mjeteve Lundruese, ose Regjistri i Anijeve të Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1288 Peshkimit, që ushtrojnë peshkim tregtar, në format elektronik (RAP). Regjistri lokal i mjeteve lundruese të peshkimit mbahet dhe në zyrat e inspektorateve në rrethe. 2. Zotërimi i mjeteve lundruese, që përdoren për peshkim tregtar, nuk përbën kusht të mjaftueshëm për të fituar të drejtën e pajisjes me leje të peshkimit tregtar. 3. Në Regjistrin e Mjeteve të Lundrimit me kuvertë shënohen të dhënat për identifikimin e mjetit lundrues, të dhënat teknike të mjetit dhe të pajisjeve të peshkimit dhe ngjarjet/dënimet eventuale. 4. Përjashtohet nga pika 1 e këtij neni mjeti lundrues, pronari i mjetit, ose përdoruesi i tij, që është regjistruar në listën e zezë të anijeve që zhvillojnë aktivitet PPP – peshkim i paligjshëm i parregulluar (IUU) të BE-së apo të ndonjë organizate ndërkombëtare të njohur nga Republika e Shqipërisë, si: FAO-GFCM, ICCAT. Neni 30 Regjistrimi 1. Regjistrimi në regjistrin e mjeteve lundruese të peshkimit bëhet pas lëshimit të aktit përkatës të miratimit të peshkimit. Mjetet që nuk janë pajisur me leje peshkimi nuk regjistrohen në këtë regjistër. 2. Çdo mjet lundrues i peshkimit pajiset me një numër regjistri NFR (CFR), që nuk ndryshon në rastet e rinovimit të licencës së peshkimit. Numri i regjistrit “NFR-CFR” bën qartësisht identifikimin e një anije peshkimi. Ky numër jepet në mënyrë përfundimtare në momentin në të cilin anija regjistrohet për herë të parë në regjistrin kombëtar. Ajo nuk mund të modifikohet ose t’i jepet një anijeje tjetër. 3. Një kopje e regjistrit të anijeve të peshkimit i dërgohet çdo vit Sekretariatit të KPPM-së (GFCM) në format elektronik. 4. Nga ana e Inspektoratit të Peshkimit mbahet një regjistër i veçantë për dënimet eventuale që mund të jenë dhënë për shkelje të ligjit e të akteve nënligjore të peshkimit, e cila bëhet disponibël sa herë mblidhet bordi i licencave dhe Komisioni i Përhershëm i Ankimimeve për Peshkimin dhe Akuakulturën. KREU VI LEJET E PESHKIMIT Neni 31 Bordi/Komisioni i lejeve Bordi/Komisioni i lejeve përbëhet nga një numër minimal prej 5 ose 7 anëtarësh, në përbërje të të cilit janë specialistë të peshkimit, një jurist dhe kryesohet nga drejtori i Drejtorisë së Politikave për Peshkimin. Përbërja e tij miratohet me urdhër të veçantë të ministrit. Neni 32 Aplikimi dhe kërkesat për leje peshkimi në det 1. Aplikimi bëhet pranë QKL-së për format e peshkimit, që janë të parashikuara për t’u pajisur me leje. 2. Lejet e peshkimit lëshohen po nga QKL-ja pas shqyrtimit, verifikimit për plotësimin e kritereve të lejimit dhe përgatitjes së dokumentit tip (leja) nga Drejtoria në ministrinë që mbulon peshkimin. Vendimi merret nga (Bordi/Komisioni) dhe bazohet në vlerësimin e dokumentave të paraqitura në aplikim: i) Për mjetin lundrues me kuvertë: a) dëshmi pronësie (nga Kapiteneria e Porteve); b) dëshmi flamuri (nga Kapiteneria e Porteve); c) certifikatë lundrimi (nga Regjistri Detar); d) certifikatë regjistrimi dhe esktrakti historik nga QKR-ja. ii) Për mjetin lundrues pa kuvertë (për peshkim artizanal): a) libri i mjetit lundrues (nga Kapiteneria e Porteve); b) dokumenti i Regjistrit të Mjetit Lundrues (nga Policia Kufitare) ose vërtetim aplikimi pranë saj; c) certifikatë regjistrimi dhe esktrakti historik nga QKR-ja. 1. Bordi/Komisioni shqyrton kërkesat e paraqitura, merr vendimin përkatës, të firmosur nga çdo anëtar, harton lejen tip dhe/ose aktin e refuzimit, të cilat firmosen nga titullari i Ministrisë dhe ia kalon QKL-së për komunikim me aplikantin. Neni 33 Vlefshmëria e licencave të peshkimit Lejet e peshkimit kanë vlefshmëri si më poshtë: 1. Në peshkimin detar, që ushtrohet me mjete lundruese me kuvertë (motobarka ose anije peshkimi), leja ka vlefshmëri 5 vjet. 2. Në peshkimin bregdetar, që ushtrohet me mjete lundruese pa kuvertë (sanalle, lundra etj., me ose pa motor), leja ka vlefshmëri deri në 5 vjet. Neni 34 Disponibiliteti i lejeve dhe dublikatat 1. Leja e peshkimit, së bashku me aktin e miratimit, të lëshuar në bazë të ligjit dhe kësaj rregulloreje, është dokumenti bazë për ushtrimin e peshkimit tregtar dhe mbahet në çdo moment në bordin e anijes. 2. Në rast se leja humbet ose bëhet e palexueshme, QKL-ja i lëshon mbajtësit të saj një duplikatë, mbi bazën e një konfirmimi të firmosur nga ministri. Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1289 Neni 35 Ndërprerja e lejes/kontratës 1. Ndërprerja e vlefshmërisë së lejes është kompetencë e inspektorëve të peshkimit, si dhe Komisionit të Shqyrtimit të Përhershëm të Ankimimeve (KPSHA). 2. Vendimi i KPSHA-së për ndërprerjen e lejes dërgohet në QKL, e cila bën ndërprerjen e saj. 3. Vendimi i KPSHA-së për ndërprerjen e lejes/kontratës i njoftohet me shkrim subjektit të lejes/kontratës. 4. Zotëruesi i lejes është i detyruar të dorëzojë pranë inspektorit të peshkimit ose zyrës së Inspektoratit të Peshkimit, në rrethin përkatës, dokumentin e lejes deri në vendimin e KPSHA-së dhe sanksioneve plotësuese. Neni 36 Anulimi i lejes 1. Leja humbet vlefshmërinë në mënyrë të përkohshme: a) Kur subjektit fizik ose juridik i ndalohet të zhvillojë aktivitetin e peshkimit dhe të akuakulturës nga vendimi i KPSHA-së; b) Në rastet kur subjekti fizik ose juridik kryen shkelje të parashikuara në nenin 117 të ligjit; c) Kur subjekti fizik ose juridik nuk paguan taksën vjetore të lejes, brenda datës 31 mars të vitit në vazhdim. 2. Leja ose kontrata humbet vlefshmërinë në mënyrë të përhershme, kur: a) Përfundon ose mbyllet veprimtaria e peshkimit profesional; b) Zotëruesi i saj nuk dëshiron të vazhdojë veprimtarinë e peshkimit të lejuar nëpërmjet kësaj lejeje; c) Kur subjekti fizik ose juridik nuk paguan gjobat e vendosura për shkeljet e konstatuara në bazë të neneve 117 dhe 128 të ligjit; d) Kur subjekti fizik ose juridik është dënuar dy herë nga KPSHA-ja; e) Kur subjekti fizik ose juridik, i ndodhur në kushtet e germës “c” të pikës 1 të këtij neni, nuk e paguan taksën vjetore të lejes deri në datën 30 prill të po atij viti; f) Në rast se një mjet lundrues nuk përdoret për zhvillimin e veprimtarisë për të cilën është marrë leje, për një periudhë më shumë se gjashtë muaj. Inspektori i peshkimit bën verifikimin dhe paraqet procesverbalin përkatës te titullari i DSHPA-së; g) Në rast të moszbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga kushtet e lejes. 3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni zbatohen edhe në rastin e lejeve apo të licencave në fuqi, të lëshuara përpara miratimit të ligjit nr. 64, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”. Neni 37 Kushtet për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit 1. Çdo subjekt peshkimi është i detyruar të respektojë detyrimet si më poshtë: a) Të zbatojë aktet ligjore dhe nënligjore për peshkimin; b) Të zbatojë me përpikëri Rregulloren e Menaxhimit të Portit ose Qendrës së Peshkimit; c) Subjekti i peshkimit duhet të ketë me vete në bordin e anijes lejen e peshkimit, e cila është e vlefshme vetëm për një mjet lundrimi/anije peshkimi; d) Të zbatojë me korrektesë specifikimet e parashikuara në lejen/kontratën e tij të peshkimit; e) T’i bindet me korrektesë çdo urdhri të marrë nga një inspektor peshkimi, siç janë lejimi i inspektimit ose çuarja e motobarkës pranë një porti ose moli peshkimi; f) Kapitenët e anijeve, që peshkojnë lloje që i përkasin një resursi ose grup resursesh, janë të detyruar të mbajnë një libër ose ditar të anijes ku të regjistrojnë me rregull e në mënyrë të lexueshme të dhënat në lidhje me sasitë e peshkuara, dhe që janë në bordin e anijes, datën dhe vendin e këtyre zënieve, si dhe llojin e rrjetës së përdorur dhe t’i paraqesin ato sa herë që i kërkohen nga inspektorët e peshkimit; në rastin e licencave të lëshuara për disa mjete lundruese, ky detyrim duhet të përmbushet nga titullari i licencës; g) Subjektet e tjera të peshkimit duhet të mbajnë regjistrat e prodhimit dhe të regjistrojë të dhënat mbi aktivitetin e peshkimit; h) Të lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në bordin e anijes të inspektorëve të peshkimit, të vrojtuesve dhe të punonjësve shkencorë e teknikë të vendit ose të huaj, kur janë të autorizuar nga ministri, si dhe të mundësojnë përmbushjen e misionit të tyre; i) Kapiteni i anijes dhe subjekti i peshkimit duhet të respektojë kufizimet në lidhje me zbarkimet e prodhimit, veprimtarinë e peshkimit, mjeteve të peshkimit, rrjetave dhe identifikimin dhe anijeve dhe targat e sanalleve të peshkimit. 2. Ndalohet dhënia e lejes së peshkimit tregtar mjeteve lundruese/anijeve të peshkimit me flamur të huaj. 3. Numri maksimal i lejeve të peshkimit tregtar përcaktohet nga ministri në zbatim të planit të menaxhimit të peshkimit. 4. Leja e peshkimit tregtar ka kohëzgjatje të caktuar, e treguar qartë në leje. 5. Ndalohet të zhvillohet çfarëdolloj aktiviteti peshkimi, në qoftë se nuk respektohen kushtet sipas pikës 1 të këtij neni. Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1290 Neni 38 Autorizimet Llojet e autorizimeve 1. Autorizimi për peshkimin amator janë autorizimet që u jepen individëve vendas dhe/ose të huaj, dhe lëshohen mbi bazën e planifikimit vjetor nga Ministria së bashku me kriteret. Autorizimi amator mund të jetë afatgjatë ose afatshkurtër. 2. Autorizimi për peshkimin turistik është vetëm afatshkurtër, jo më shumë se 30-ditë. 3. Autorizimi për qëllime të kërkimit shkencor u lëshohet enteve kërkimore-shkencore në bazë të kualifikimit, certifikimit dhe kapacitetit të tyre. 4. Autorizimi për peshkim jashtë ujërave territoriale të Shqipërisë i lëshohet një anije peshkimi që kërkon të peshkojë në këto ujëra; ky autorizim mund të jetë pjesë e lejes së peshkimit. 5. Autorizimi për aktivitete specifike peshkimi subjekt i rregullave të veçanta dhe kufizimeve. 6. Autorizimi për aktivitete në të cilin zbatohet një plan shumëvjeçar peshkimi. 7. Autorizimi sipas pikës 3, lëshohet nga ministri për të cilët kërkohet paraprakisht mendimi i Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik (KKKSHTE). Neni 39 Rregullimi i sforcos së peshkimit 1. Ministria përcakton kufijtë minimalë dhe maksimalë për zonat subjekt i një sforco peshkimi, rregullat e komunikimit dhe të autorizimit të anijeve të peshkimit, subjekt i kësaj sforcoje. 2. Anijet e peshkimit, që janë të lidhura me një sforco peshkimi (të autorizuara për shfrytëzimin e një kuote/apo ka peshkuar në një zonë me sforco peshkimi) janë të detyruara: a) Të mbajnë të regjistruara të gjitha të dhënat në librat e anijes, deklaratat e shitjes dhe/ose të transbordimit; b) Të raportojnë tek Inspektorati i Peshkimit, brenda datës 25 të çdo muaji, për sasitë e peshkuara dhe të zbarkuara të çdo stoku/grup stoku, subjekt i kuotave totale të lejuara (TAC); c) Kapiteni ose pronari i anijes së peshkimit, kur është objekt i një sforcoje të caktuar në lidhje me veglat apo numrin e tyre në një zonë gjeografike të caktuar, është i detyruar të lajmërojë Inspektoratin e Peshkimit për veglat e peshkimit dhe sasinë e tyre në bord. Neni 40 Portet dhe qendrat e peshkimit 1. Zëniet e kryera me trata koçe, rrjeta të tërhequra pelagjike, koshilok, parangallë, duhet të zbarkohen dhe të tregtohen për herë të parë në vendzbarkimet e porteve të peshkimit në Shëngjin, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. 2. Zëniet e kryera me rrjeta, grepa në liqenet e Shkodrës, Ohrit dhe Prespës së Madhe dhe të Vogël, në liqenet e Fierzës dhe të Ulzës, duhet të zbarkohen dhe të tregtohen për herë të parë në qendra të miratuara nga autoritetet kompetente veterinare. 3. Për kontrollimin e sasive maksimale të peshkuara nga anijet, molusqet bivalvore duhet të zbarkohen brenda një orari të përcaktuar dhe në një pikë të vetme zbarkimi, të përcaktuar për çdo port me urdhër të veçantë të DSHPA-së. 4. Për subjektet e tjera, pikat e grumbullimit të molusqeve bivalvore, do të përcaktohen me urdhër të veçantë të Drejtorisë së Politikave që mbulon fushën e peshkimit. 5. Porti i zbarkimit dhe oraret e zbarkimit të tonit të kuq të Atlantikut, nga subjektet e autorizuara për peshkimin e kuotës së tonit (përcaktuar çdo vit nga ICCAT), do të jetë pjesë e autorizimit lëshuar nga ministri. KREU IV KËRKIMI SHKENCOR Neni 41 Ministria mbështet programet për vlerësimin e burimeve të sektorit dhe të situatës ekonomike, nëpërmjet: a) Grumbullimit të të dhënave biologjike, që përfshijnë të gjitha resurset peshkore, përfshirë edhe hedhurinat; b) Vlerësimit të rezervës peshkore për një strukturë burimesh peshkore, pavarësisht nga peshkimi industrial; c) Grumbullimit të informacionit mbi kapacitetet e zënieve dhe sforcos së peshkimit të përdorur; d) Vlerësimit të akuakulturës e monitorimit të vazhdueshëm të saj për një zhvillim të përgjegjshëm; e) Vlerësimit të aspekteve ekonomike e sociale në sektorët e peshkimit dhe të akuakulturës; f) Interpretimit të të dhënave mbi çmimet e vendosura dhe të aftësisë së situatës ekonomike të ndërmarrjeve të peshkimit dhe të industrisë përpunuese, të marra në vëzhgim, në mënyrë sa më të mirë, për sektorët e peshkimit. Neni 42 Autorizimi për kërkimin 1. Autorizimi për kërkimin përgatitet nga Drejtoria e Politikave që mbulon peshkimin dhe lëshohet me firmën e ministrit. 2. Autorizimi mund t’u lëshohet enteve kërkimore, të njohura në bazë të kësaj rregulloreje dhe institucioneve të tjera kërkimore të vendit ose të huaja, Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1291 të certifikuara, që plotësojnë kriteret e një enti kërkimor, sipas nenit 47 të kësaj rregulloreje. 3. Kohëzgjatja e një autorizimi për kërkimin përcaktohet në dokumentin që lëshohet për këtë qëllim. Neni 43 Njohja e entit të kërkimit 1. Njohja e entit të kërkimit bëhet me vendim të ministrit mbi bazën e vendimit të Komisionit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik (KKKSHTE), të certifikimit të entit të kërkimit nga institucionet certifikuese. 2. Njohja e entit të kërkimit bëhet për një kohë të kufizuar, në vartësi të aktiviteteve në fushën e peshkimit që ai ent merr përsipër. Ajo mund të anulohet në rastet kur nuk respektohen dispozitat e neneve të kësaj rregulloreje, si dhe në rastet kur vërehen shkelje të ligjit dhe akteve të tjera nënligjore. Neni 44 Kërkesat për njohjen e enteve të kërkimit Për të fituar të drejtën e entit, të njohur për kërkime në peshkim dhe në akuakulturë, është e nevojshme: a) Vendimi i gjykatës për personalitetin juridik; b) Certifikimin e duhur për kryerjen e kërkimit shkencor në peshkim dhe në akuakulturë; c) Të disponojë personel me arsim të lartë, kualifikime shkencore, ekspertë në disiplina të peshkimit dhe të akuakulturës; d) Të disponojë mjetet financiare dhe pajisjet për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore përkatëse; e) Të jetë i certifikuar në nivel akademik për kapacitetet e tij në fushën e kërkimit dhe të përpunimit të informacioneve shkencore të peshkimit ose të akuakulturës. Neni 45 Detyrimet e entit të njohur të kërkimit 1. Çdo ent i njohur kërkimi është i detyruar të paraqesë në Drejtorinë e Politikave që mbulon peshkimin: a) Emrin dhe adresën e entit të regjistruar; b) Certifikatë që e njeh si ent kërkimor shkencor; c) Objektin e veprimtarisë së entit sipas regjistrimit në gjykatë si person juridik privat ose shtetëror; d) Emrat e ekspertëve të autorizuar të entit, si: presidentin, anëtarët e bordit etj.; e) Kërkimet ose projektet që ka zhvilluar si ent ose në bashkëpunim; f) Kërkesa për njohjen si ent, duke specifikuar llojin e kërkimeve që kërkon të zhvillojë. 2. Çdo ent i njohur kërkimi është i detyruar t’i lëshojë një autorizim personit që punon për llogari të atij enti. 3. Gjatë kërkimit të kryer dhe në përfundim të tij, çdo ent i njohur detyrohet të paraqesë relacionin përkatës në Drejtorinë e Politikave që mbulon peshkimin dhe të japin në çdo moment të dhënat që iu kërkohen në lidhje me veprimtaritë kërkimore të zhvilluara. 4. Gjatë veprimtarisë së tij, çdo ent kërkimor mbikëqyret nga personi përgjegjës i caktuar nga Drejtoria e Politikave që mbulon peshkimin. KREU XII INSPEKTIMI DHE KONTROLLI I AKTIVITETIT TË PESHKIMIT Neni 46 Autoriteti i Inspektimit të Peshkimit është pjesë e strukturës së Ministrisë Neni 47 Misioni i inspektorëve të peshkimit Misioni i Inspektoratit të Peshkimit është inspektimi, kontrolli i veprimtarive të peshkimit. Më pas, harton procesverbalin e shkeljes së konstatuar në peshkim dhe në akuakulturë. Ai/ajo përpilon procesverbalin në 3 kopje, ku një kopje ia dorëzon personit të gjetur me shkelje ligjore të fushës së peshkimit dhe të akuakulturës, një kopje e dërgon në drejtorinë që mbulon peshkimin në Ministri, një kopje e arshivon në dokumentacionin e tij. Vendimi final merret nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave në Ministri. Neni 48 Identifikimi i inspektorëve të peshkimit Inspektorët e peshkimit pajisen me dokumentin përkatës të identifikimit, të lëshuar nga Ministria me firmën e ministrit, të cilën e mbajnë gjatë ushtrimit të funksioneve inspektuese. Inspektorët tregojnë dokumentin e tyre të identitetit çdo personi që inspektojnë gjatë kryerjes së detyrës së tyre funksionale. Neni 49 Objekti i kontrollit 1. Për të garantuar respektimin e të gjithë legjislacionit në fuqi, Inspektorati i Peshkimit kontrollon aktivitetin e peshkimit, të akuakulturës dhe të aktiviteteve të lidhura me të, në ujërat detare territoriale dhe në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 2. Anijet e peshkimit dhe të gjitha aktivitetet me qëllim zbatimin e legjislacionit të peshkimit, si dhe aktivitetet e zbarkimit, shitjes, transportit dhe magazinimit të produkteve të peshkut, si dhe regjistrimin e zbarkimeve dhe shitjeve. 3. Kontrolli i shitjes së parë, të transportit dhe të magazinimit të peshkut, në lidhje me dimensionet e peshkut dhe të zonës gjeografike të zënies se tij. Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1292 4. Verifikimi i nivelit të kapacitetit të peshkimit, të fuqive motorike të certifikuara paraprakisht të anijeve të peshkimit. 5. Aktiviteti i peshkimit të anijeve të peshkimit jashtë ujërave territoriale, kur kjo është e nevojshme për të garantuar respektimin e rregullave ndërkombëtare për peshkimin. Neni 50 Inspektimi 1. Në zbatim të nenit 122 dhe 123 të ligjit Inspektorati i Peshkimit zhvillon aktivitetin e tij të kontrollit në mënyrë të tillë që të mos pengojë zhvillimin normal të aktivitetit të peshkimit të subjektit. Ata, gjithashtu, zhvillojnë aktivitetin e kontrollit pa asnjë diskriminim në përzgjedhjen e subjekteve dhe të sektorëve që kontrollojnë. 2. Inspektorët e peshkimit para fillimit të inspektimit, duhet të përgatisin dhe t’i dorëzojnë titullarit të licencës një dokument mbi të gjitha aktivitetet që do të jenë objekt kontrolli. 3. Inspektorët e peshkimit, në përfundim të kontrollit duhet të përgatisin një relacion mbi rezultatet e kontrollit dhe një kopje dorëzohet në drejtori. Në rast se konstatohen shkelje dhe vendosen sanksione, një kopje dërgohet në drejtorinë përgjegjëse për peshkimin. 4. Titullarët e lejeve, ambienteve, qendrave të grumbullimit të peshkut ose mjeteve të transportit, objekt kontrolli, bashkëpunojnë me Inspektoratin me qëllim lehtësimin e kontrollit. Neni 51 Kontrolli i përdorimit të veglave të peshkimit 1. Rrjetat e peshkimit, të mbajtura në bordin e anijes së peshkimit dhe që nuk janë objekt i lejuar i përdorimit për peshkim, duhet të jenë të sistemuara, të lidhura e të bllokuara në mënyrë të tillë që të mos jenë lehtësisht të përdorshme, duke zbatuar kushtet e mëposhtme: a) Rrjetat, peshat dhe pajisjet e ngjashme janë të stakuara nga panelet e tyre, ashtu sikurse nga kavot dhe litarët e tërheqjes; b) Rrjetat që mbahen në urën e anijes janë të lidhura mirë me strukturën mbështetëse. 2. Në qoftë se zëniet që janë në bord të një anijeje peshkimi janë kryer me vegla me dimensione minimale të ndryshme gjatë të njëjtës dalje në det, përbërja e specieve llogaritet për çdo pjesë, të sasisë që është kapur në kushte të ndryshme. Për këtë qëllim, çfarëdolloj ndryshimi i dimensioneve të syzeve të rrjetave, të përdorura më parë, si dhe përbërja e peshkut të peshkuar i pranishëm në bord, në momentin e ndërrimit të rrjetave regjistrohet në ditarin e anijes dhe të deklarimit të zbarkimit. 3. Drejtoria mund të vendosë që në zona të caktuara peshkimi, të mos përdoren rrjeta me dimensione minimale, të ndryshme nga një anije peshkimi, gjatë së njëjtës dalje në det. Neni 52 Rregullimi dhe mbyllja e aktivitetit të peshkimit 1. Ministri vendos mbylljen e peshkimit në një zonë dhe për një periudhë kohe të caktuar kur zëniet e një stoku apo grup stoqesh, objekt kuotë të peshkueshme janë ezauruar. 2. Të gjitha sasitë e peshkut që i përkasin një resursi ose grup resursesh, objekt kuotash të peshkueshme nga anijet e peshkimit, llogariten mbi bazën e kësaj kuote, për resursin ose grupin e resurseve, pavarësisht nga vendi i zbarkimit. 3. Ministria përcakton datën në të cilën vlerëson se zëniet e peshkut të një resursi ose grup resursesh, objekt kuote, të kryera nga anijet e peshkimit me flamurin e saj ose që zhvillojnë aktivitet në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë, e kanë ezauruar kuotën për këtë resurs ose grup resursesh. Duke filluar nga kjo datë, Ministria u ndalon përkohësisht anijeve të peshkimit të peshkojnë atë resurs ose grup resursesh, sikurse mbajtjen në bord, transbordimin dhe zbarkimin në rast se këto sasi janë peshkuar pas kësaj date. 4. Ministria përcakton një datë brenda së cilës lejohet zbarkimi, transbordimi dhe deklaratat e fundit në lidhje me zëniet. 5. Anijet e peshkimit, ndalojnë peshkimin e species që bën pjesë në atë resurs ose grup resursesh, objekt kuotash, në datën e vlerësuar se kuota është ezauruar. Këto anije, gjithashtu, nuk mbajnë në bord, transbordojnë ose zbarkojnë zëniet e këtyre resurseve ose grup resursesh, të peshkuara pas kësaj date. 6. Ministria përcakton një datë në të cilën vlerëson se anijet që mbajnë flamurin e saj ose të regjistruara në territorin e saj kanë arritur sforcon maksimale të peshkimit për një zonë të caktuar. Ajo u ndalon përkohësisht aktivitetin e peshkimit anijeve, duke filluar nga kjo datë për këtë zonë peshkimi. Neni 53 Inspektimi dhe kontrolli i ndryshimeve dhe i përshtatjes së strukturave të sektorit të peshkimit dhe të akuakulturës 1. Inspektorati i Peshkimit kryen kontrolle në lidhje me: a) Ristrukturimin, rinovimin dhe modernizimin e flotës së peshkimit; b) Adaptimimin e kapacitetit të peshkimit nëpërmjet ndalimit të përkohshëm dhe të përhershëm; Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1293 c) Kufizimin e aktivitetit të anijeve të peshkimit; d) Kufizimin e gjeometrisë dhe numrit të mjeteve të gjuetisë, si dhe përdorimit të tyre; e) Zhvillimit të akuakulturës detare dhe vendndodhjes së tyre gjatë bregut; f) Zbatimin e kushteve të licencës/kontratës/autorizimit. 2. Kontrollet kryhen për këto aspekte të anijeve të peshkimit: a) Kontrollin e fuqisë motorike të anijeve; b) Kontrollin e peshës së regjistruar të anijeve; c) Kontrollin e kohës së ndalimit të anijeve; d) Kontrollin e mjeteve të peshkimit dhe numrit të tyre në anije; e) Kontrollin për mundësimin e gjetjes së veglave (rrjetave) të humbura të peshkimit nëpërmjet pajisjeve përkatëse në bordin e anijes së peshkimit; f) Kontrollin për investimet themelore; g) Për lehtësimin e procedurave të kontrollit, inspektimi kryhet nëpërmjet kontrolleve të kryqëzuara të informacionit mbi kapacitetin e peshkimit dhe aktivitetin e akuakulturës dhe të flotës së peshkimit: i) në ditarin e anijes; ii) në deklaratat e zbarkimit të produktit; iii) në Regjistrin Detar të anijeve të peshkimit; iv) në strukturat peshkuese dhe funksionimin e aktivitetit në tërësi. Neni 54 Kundërvajtjet, sanksionet dhe përgjegjësitë Kundërvajtjet, sanksionet dhe përgjegjësitë e subjekteve për shkeljet e legjislacionit në fuqi, bazohen në nenet 128, 129, 130 të ligjit të peshkimit. Qëllimi i tyre, është të heqë në mënyrë efektive përfitimin ekonomik të kryer nga shkelja e konstatuar dhe të krijojë efekte në proporcion me shkallën e shkeljes së kryer, duke shërbyer si një masë penguese për shkelje të tjera të së njëjtës natyrë. Neni 55 Procesverbali Inspektorët e peshkimit, sa herë konstatojnë që është kryer një shkelje e ligjit dhe e kësaj rregulloreje, plotësojnë me shkrim procesverbalin sipas modelit të paraqitur në aneksin I bashkëngjitur. Neni 56 Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Edmond Panariti Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1294 Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1295 Fletore Zyrtare nr.48, datë 9 prill 2014 1296 Fletore Zyrtare nr.49, datë 9 prill 2014 1297 Abonimet vjetore për Fletoren Zyrtare mund të bëhen pranë Postës Shqiptare me çmimin 16 000 lekë ose pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare me çmimin 14 000 lekë (ky çmim nuk përfshin shpërndarjen në adresë) Formati: 61x86/8 Shtypshkronja e Qendrës së Botimeve Zyrtare Tiranë, 2014 Çmimi 24 lekë Adresa: bulevardi “Gjergj Fishta”, pas ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, Tel: 04 24 27 005, 04 24 27 006

Regulation No. 1 of 7 March 2014 on the implementation of Law No. 64 of 31 May 2012 on fishery · Nelum