Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation No. 1 dated 22.4.2016 on the functioning of the Committee for the Coordination of Scientific, Technical, and Economic Research in Fishery and Aquaculture

Made 2016-04-22 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Rregullore Nr. 1, Datë 22.4.2016 Mbi Funksionimin E Komitetit Për Koordinimin E Kërkimit Shkencor, Teknik Dhe Ekonomik Për Peshkimin Dhe Akuakulturën.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Fisheries and aquaculture
Keywords
institution, fishery management and conservation, aquaculture, research, policy/planning, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. Rregullore Nr. 1, Datë 22.4.2016 Mbi Funksionimin E Komitetit Për Koordinimin E Kërkimit Shkencor, Teknik Dhe Ekonomik Për Peshkimin Dhe Akuakulturën Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 20, të pikës 4, të nenit 22, të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, miraton këtë rregullore mbi funksionimin e Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik për Peshkimin dhe Akuakulturën. Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e funksionimit të Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik për Peshkimin dhe Akuakulturën. Neni 2 Përbërja e Komitetit Anëtarët e Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik caktohen me urdhër të ministrit, në të cilin marrin pjesë shkencëtarë dhe personalitete të njohura në fushën e peshkimit, akuakulturës dhe mjedisit, me këtë përbërje: 1. Sekretari i përgjithshëm ose zëvendës-ministri që mbulon peshkimin (kryetar); 2. Drejtori që mbulon peshkimin (zëvendëskryetar); 3. Drejtori që mbulon shërbimet në fushën e peshkimit dhe akuakulturës (anëtar); 4. Përfaqësues nga Drejtoria e Peshkimit dhe Akuakulturës (3 anëtarë); 5. Koordinatori/përgjegjësi i laboratorit për peshkimin dhe akuakulturën (1–2 anëtarë); 6. Përfaqësues nga institucione të tjera që lidhen me peshkimin dhe akuakulturën (2–3 anëtarë); 7. Specialistë në lëmin e peshkimit dhe të akuakulturës (2 anëtarë); 8. Personalitete të njohura, studiues në fushën e peshkimit dhe akuakulturës (2–3 anëtarë). Neni 3 Kohëzgjatja Anëtarët e Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik, kanë një mandat tre–katërvjeçar. Neni 4. Detyrat e Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik Komiteti për Koordinimin e Kërkimin Shkencor, Teknik dhe Ekonomik është organ këshillimor dhe konsultativ i përhershëm i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për çështje që lidhen me studimet e kërkimet me interes shkencor, teknik, shtetëror dhe ekonomik në fushën e peshkimit dhe akuakulturës dhe ka për qëllim: 1. Koordinimin e kërkimit dhe vlerësimit të popullatës së peshqve; 2. Koordinimin e monitorimit të kushteve dhe vlerësimet e kushteve në lidhje me shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve peshkore dhe organizmave të tjerë detarë; 3. Koordinimin e përgatitjes së bazës profesionale për Planin Strategjik Kombëtar, Planin e Menaxhimit dhe Planin e Zbatimit të Peshkimit; 4. Koordinimin dhe përcaktimin e termave teknikë dhe teknologjikë për të gjitha llojet e peshkimit; 5. Dhënie asistence apo opinioni, hartim termash reference për autorizime të ndryshme në fushën e peshkimit dhe/apo akuakulturës; 6. Koordinimit e dhënies së asistencës profesionale në aktivitetin e peshkimit, diskutimit mbi gjendjen e sektorit ose probleme të ndryshme të tij, sipas kërkesës së kryetarit. Kryetari i komisionit mbi bazën e diskutimeve dhe të votimit eventual merr vendimin përkatës mbi çështjet e diskutuara dhe të propozuara për zgjidhje. Neni 5 Mbledhja e Komitetit 1. Komiteti për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik, mblidhet sa herë që kryetari e sheh të arsyeshme por sidoqoftë jo më pak se njëherë në vit. 2. Mbledhjet e Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik për Peshkimin dhe Akuakulturën thirren dhe drejtohen nga kryetari i Komitetit dhe në mungesë të tij nga nënkryetari, me autorizim të kryetarit. 3. Mbledhja e Komitetit kërkon praninë e 50% plus 1 të numrit të anëtarëve. 4. Kryetari mund të ftojë në mbledhje, por pa të drejtë vote, drejtues apo ekspertë të tjerë nga MBZHRAU-ja, nga institucione të tjera qendrore, nga shoqatat e peshkatarëve, nga institucione të kërkimit shkencor, përfaqësues të donatorëve që kanë lidhje me çështjet e paraqitura për diskutim në mbledhjen e Komitetit. 5. Mbledhjen e Komitetit për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik (KKSHTE) e drejton kryetari. Ai përcakton radhën e shqyrtimit të çështjeve sipas rendit të ditës, rregullat e zhvillimit të debatit, procedurën e votimit nëse lind e nevojshme. Në fund të mbledhjes kryetari deklaron mbylljen e saj. Kur një ose disa çështje sipas rendit të ditës nuk arrijnë të shqyrtohen brenda ditës së mbledhjes ai vendos vazhdimin e mbledhjes në një ditë tjetër ose përfshirjen e tyre në rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme. 6. Për mbarëvajtjen dhe dokumentimin e mbledhjes mbahet procesverbali i mbledhjes së KKSHTE-së, i cili si rregull bëhet nga Sekretari i Komitetit. Neni 6 Sekretari i Komitetit Një specialist i Drejtorisë së Peshkimit caktohet sekretar i KKSHTE-së, i cili: 1. Verifikon nëse materialet e paraqitura për mbledhjen e Komitetit janë në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë rregullore; 2. I paraqet kryetarit materialet e përgatitura për mbledhjen e Komitetit; 3. I dërgon anëtarëve të Komitetit, mbas miratimit, materialet dhe njoftimin përkatës për mbledhje e ardhshme; 4. Përgatit, mbas mbledhjes, materialin përfundimtar me konkluzionet e saj, prioritetet, vërejtjet, detyrat e përcaktuara dhe vendimet. Neni 7 Përgatitja e materialeve dhe paraqitja e tyre për shqyrtim 1. Të drejtën për të paraqitur materiale për shqyrtim në mbledhjen e KKSHTE-së e kanë kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e Komitetit; 2. Materialet mund të jenë të karakterit raportues e informues periodik, ose propozime konkrete, të cilat kryetari i shtron për mendim; 3. Kryetari mund të kërkojë që, për disa çështje të diskutuara në mbledhje, të kalohet në votim. 4. Materialet, për të cilat kërkohet diskutim, duhet të përmbajnë: a) një relacion shpjegues; b) dokumentin që duhet të vlerësohet. 5. Rendi i ditës përgatitet nga nënkryetari dhe miratohet nga kryetari; 6. Mbas miratimit sekretari i KKSHTE-së u dërgon njoftimin anëtarëve të KKSHTE-së, i cili përmban: a) kohën dhe vendin ku do të zhvillohet mbledhja; b) çështjet kryesore të rendit të ditës; c) materialet që do të shqyrtohen. 7. Njoftimi i mbledhjes, si dhe materialet përkatëse duhet t’u dërgohen anëtarëve të KKSHTE-së jo me vonë se një javë para datës së çdo mbledhjeje. Neni 8 Procedurat e zhvillimit të mbledhjes 1. Mbledhja hapet nga kryetari, i cili fton të gjithë anëtarët e KKSHTE-së të drejtojnë pyetje ose të kërkojnë sqarime mbi materialet e paraqitura në komision, gjithmonë duke respektuar rendin e ditës. Mbas sqarimit të pyetjeve, kalohet në diskutime. 2. Në rastet kur një anëtar nuk merr pjesë në mbledhje, por njihet paraprakisht me materialet e mbledhjes dhe dëshiron të shprehet për to, ai mund të depozitojë mendimin e tij me shkrim te sekretari i Komitetit. 3. Në fund të mbledhjes kryetari i KKSHTE-së merr vendimin/et përkatëse për çështjet e diskutuara. Neni 9 Përgatitja dhe marrja fuqi e vendimeve 1. Zbardhja e vendimeve bëhet nga sekretari i KKSHTE-së brenda tri ditëve nga përfundimi i mbledhjes. 2. Vendimet e Komitetit qarkullojnë me firmën e kryetarit që drejton mbledhjen. Një kopje e këtij vendimi ruhet në arkivin e materialeve të Komitetit. Neni 10 Dokumentimi i mbledhjeve 1. Dokumentimi i mbledhjeve bëhet nga Sekretari i Komitetit me anë të procesverbaleve. Në procesverbal duhet të pasqyrohet: Pjesëmarrja e anëtarëve të KKSHTE-së dhe e të ftuarve të tjerë në mbledhje; Diskutimet, propozimet, pyetjet, vërejtjet, sugjerimet etj. që janë bërë në mbledhje; Vendimi i marrë nga kryetari. 2. Në rastet kur mungon sekretari kjo detyrë bëhet nga një punonjës tjetër i drejtorisë, me vendim të drejtuesit të mbledhjes. Neni 12 Shfuqizimet Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, rregullorja nr. 1, datë 13.12.2004, “Mbi funksio-nimin e komitetit për koordinimin e kërkimit shkencor, teknik dhe ekonomik për peshkimin dhe akuakulturën”, shfuqizohet. MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Edmond Panariti

Regulation No. 1 dated 22.4.2016 on the functioning of the Committee for the Coordination of Scientific, Technical, and Economic Research in Fishery and Aquaculture · Nelum