Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation 571 date 27.6.2013 on the criteria to be used for determining the exploitation areas/boundaries of the mineral rights granted by concession agreements

Made 2013-06-27 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
VENDIMNr. 571, datë 27.6.2013PËR MIRATIMIN E KRITEREVE TË PËRCAKTIMIT TË ZONAVE TË LEJUARA MINERARE PËR TË DREJTAT MINERARE TË MIRATUARA ME MARRËVESHJE KONCESIONARE.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Mineral resources
Keywords
access right, legal proceedings/administrative proceedings, contracts, authorization/permit, business/industry/corporations, enforcement/compliance, concession
Categories
*, metals-base, metals-precious, minerals-critical

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Në rastin kur një e drejtë minerare jepet me koncesion, zona e lejuar minerare përfshin sipërfaqen e shprehur në koordinata për: a) tërësinë e trupave, punimeve dhe objekteve ekzistuese minerare në momentin e dhënies të së drejtës minerare me koncesion; b) tërësinë e trupave dhe objekteve sipas vazhdimësisë së trupave minerare që shfrytëzohen në mënyrë racionale nga punimet kapitale minerare, të miratuara në kuadrin e marrëveshjes koncesionare dhe sipas punës kërkimore zbuluese të realizuar më pas nga koncesionari; c) burimet minerare që janë në vazhdimësi dhe/ose të trupave dhe objekteve minerare të së njëjtës strukturë minerare të vendburimit minerar, që përfshijnë tektonikat, tektonikat shkëputëse etj., duke mundësuar shfrytëzimin racional dhe eficent në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.

  2. 2. Koordinatat e zonave të lejuara minerare, të përcaktuara sipas pikës 1 të këtij vendimi, vlerësohen me vendim të këshillit teknik të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

  3. 3. Me qëllim lejimin e veprimtarisë minerare dhe plotësimin e programit koncesionar në zonën e lejuar, të përcaktuar sipas shkronjës "a" të këtij vendimi, ministri që mbulon çështjet minerare pajis koncesionarin për herë të parë me leje minerare, bazuar në procedurat standarde përkatëse për përgatitjen dhe paraqitjen e dokumentacionit për pajisjen me leje minerare.

  4. 4. Çdo ndryshim i zonës së lejuar minerare, në lidhje me parashikimet e shkronjave "b" e "c" të këtij vendimi, miratohet me urdhër të ministrit që mbulon çështjet minerare. Të gjitha ndryshimet reflektohen në aneksin përkatës të lejes minerare.

  5. 5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2016 ­ www.ligjet.org http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:571:27.06.2013 1/1

Regulation 571 date 27.6.2013 on the criteria to be used for determining the exploitation areas/boundaries of the mineral rights granted by concession agreements · Nelum