Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Regulation 1075 date 23.12.2015 concerning the measures on the control of volatile organic compound (VOC) emissions resulting from the storage of petrol and its distribution from terminals to service stations

Made 2015-12-23 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr. 1075, datë 23.12.2015 për masat për kontrollin e shkarkimit të përbërësve organikë të avullueshëm (VOC), që rezultojnë nga magazinimi dhe shpërndarja e benzinës nga terminalet në stacionet e shitjes së karburanteve.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Air and atmosphere, Environment
Keywords
air quality/air pollution, emissions, pollution control, oil pollution, data collection/reporting, transport/storage, monitoring, inspection

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 1075, datë 23.12.2015 PËR MASAT PËR KONTROLLIN E SHKARKIMIT TË PËRBËRËSVE ORGANIKË TË AVULLUESHËM (VOC), QË REZULTOJNË NGA MAGAZINIMI DHE SHPËRNDARJA E BENZINËS NGA TERMINALET NË STACIONET E SHITJES SË KARBURANTEVE1 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 15, të ligjit nr. 162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Qëllimi i këtij vendimi është të llogaritë dhe të përcaktojë masat për kontrollin e përbërësve organikë të avullueshëm (VOC), të cilat gjenden në avujt e benzinës të lëshuar në atmosferë, si rezultat i magazinimit, ngarkimit dhe transportit të benzinës nga një terminal në tjetrin apo nga një terminal në një stacion shitjeje karburanti, nga industria e marketingut të benzinës, me synim pakësimin e shkarkimeve të tyre në mjedis. 2. Ky vendim i shtrin efektet e tij mbi të gjitha veprimet, instalimet, automjetet dhe anijet që përdoren për realizimin e operacioneve të cituara në pikën 1, më sipër. 3. Të gjithë termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e ligjit nr.162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të mjedisit”, ndërsa termat e mëposhtëm nën kuptojnë: 1Ky vendim përafron Direktivën 94/63/EC mbi kontrollin e shkarkimeve të përbërësve organikë të avullueshëm (VOC) që rezultojnë nga magazinimi i benzinës dhe shpërndarjes së saj nga terminalet në pikat e shitjes. Numri CELEX 31994L0063. Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, Seria L 365, datë 31.12.1994 Fq. 0024 – 0033. a) “Anije”, çdo mjet që përdoret për lundrim në ujërat e brendshme, që ka një gjatësi (L) prej 20 metrash, ose më shumë, dhe produkti i gjatësisë (L), gjerësisë (G) dhe thellësisë (T) nuk është më i vogël se 100 m3; b) “Avull”, çdo përbërës i gaztë që avullon nga benzina; c) “Benzinë”, çdo derivat i naftës, i përzier ose jo me alkool apo shtesa të tjera, që ka një presion avulli reid prej 27,6 kilopaskal ose më shumë, i cili përdoret si karburant për mjete motorike, me përjashtim të gazit të lëngshëm të naftës (GLN); ç) “Instalim ekzistues për magazinimin e benzinës, instalim ekzistues për ngarkimin e benzinës, stacion shitjeje karburanti ekzistues dhe kontejner i lëvizshëm ekzistues”, çdo instalim, stacion shitjeje karburanti dhe kontejner i lëvizshëm, që ka qenë në funksionim ose për të cilin është dhënë leje ndërtimi ose leje përdorimi, sipas legjislacionit të posaçëm, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi; d) “Instalim i ri për magazinimin e benzinës, instalim i ri për ngarkimin e benzinës, stacion i ri shitjeje karburanti dhe kontejner i ri, i lëvizshëm”, çdo instalim, stacion shitjeje karburanti dhe kontejner i lëvizshëm, që vihet në funksionim pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; dh) “Instalim magazinimi”, çdo depozitë e palëvizshme në një terminal, e përdorur për magazinimin e benzinës; e) “Instalim ngarkimi”, çdo mjet në terminal, nëpërmjet të cilit benzina mund të ngarkohet në kontejnerë të lëvizshëm. Instalimet e ngarkimit për cisternat për transport rrugor përfshijnë një ose me shumë “krahë ngarkimi”; ë) “Kontejner i lëvizshëm”, çdo depozitë e transportuar nëpërmjet rrjetit rrugor, hekurudhor ose ujor, e përdorur për transportimin e benzinës nga një terminal në tjetrin ose nga një terminal në stacionin e shitjes së karburanteve; f) “Krah ngarkimi”, çdo strukturë në terminal, nëpërmjet së cilës benzina mund të ngarkohet, në çdo kohë, në një cisternë të vetme për transport rrugor. Distanca e tubit të ngarkimit nga dyshemeja e strukturës që do të ngarkohet të jetë jo më shumë se 15 cm; g) “Magazinimi i ndërmjetëm i avujve”, magazinimi i përkohshëm i avujve në depozitë me çati të fiksuar në një terminal, për transferim të mëvonshëm dhe rikuperim në një terminal tjetër; gj) “Njësia e rikuperimit të avullit”, pajisja për rikuperimin e benzinës nga avujt, përfshirë sistemin e depozitave buferike në terminal; h) “Stacion shitjeje karburanti”, çdo instalim, në të cilin benzina, nga depozitat e palëvizshme të magazinimit, shpërndahet në serbatorët e karburantit të mjeteve motorike; i) “Shkop matës”, një matës në formë shkopi të shkallëzuar për të kryer matjen e thellësisë ose sasisë së lëngut në një enë, sikurse është benzina në cisternë; j) “Terminal”, çdo pajisje e përdorur për magazinimin dhe ngarkimin e benzinës në cisterna për transport rrugor, hekurudhor ose me anije, përfshirë të gjitha instalimet e magazinimit në vendndodhjen e pajisjes; k) “Vlerë referencë e synuar”, udhëzimi i dhënë për vlerësimin e përgjithshëm të përshtatshmërisë së masave teknike, të parashikuara në shtojcat e këtij vendimi. Kjo vlerë nuk është një vlerë kufi, kundrejt së cilës matet performanca e instalimeve individuale, terminaleve dhe stacioneve të shitjes së karburanteve; l) “Xhiro vjetore”, sasia më e madhe, totale, vjetore, e benzinës së ngarkuar nga instalimi i magazinimit në terminal ose nga stacioni i shitjes së karburantit në kontejner të lëvizshëm, gjatë tri viteve paraardhëse. KREU II INSTALIMET E MAGAZINIMIT NË TERMINALE 1. Vlera referencë e synuar e humbjes totale vjetore të benzinës, nga ngarkimi dhe magazinimi në çdo instalim magazinimi në terminale, duhet të jetë, maksimumi, 0,01% e xhiros vjetore peshë në peshë (p/p). 2. Operatorët, me qëllim që të pakësojnë humbjen totale vjetore të benzinës, që rezulton nga ngarkimi dhe magazinimi në çdo instalim magazinimi në terminale, nën vlerën e përcaktuar në pikën 1, të këtij kreu, projektojnë dhe/ose prokurojnë dhe vënë në funksionim instalime magazinimi që janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën I, të këtij vendimi. 3. Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, mbështetur në rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe në gjendjen e shëndetit publik, përcaktojnë, me urdhër të përbashkët, rast pas rasti, zonat gjeografike ku kërkesat teknike duhet të jenë më shtrënguese se ato të parashikuara në shtojcën I, të këtij vendimi. 4. Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe Drejtoria Rajonale e Mjedisit (DRM), kur pajisin subjektet me lejet e mjedisit, përcaktojnë kërkesa teknike specifike për zonat gjeografike, të parashikuara në pikën 3, të këtij kreu. 5. Kërkesat e parashikuara në pikat 1 deri në 4, të këtij kreu, zbatohen për: a) instalimet e reja, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; b) instalimet ekzistuese, në qoftë se xhiroja vjetore e ngarkimit në terminal është: i) më e madhe se 50 000 ton/vit, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; ii) më e madhe se 25 000 ton/vit, duke filluar 6 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; c) të gjitha instalimet ekzistuese të magazinimit në terminale, duke filluar 9 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 6. Ministri përgjegjës për mjedisin miraton listën e zonave me peizazh të veçantë, që kanë nevojë për mbrojtje nga VOC-at, dhe, mbi bazën e kësaj liste, operatorët marrin masat e nevojshme, referuar këtij vendimi, për mbrojtjen e tyre. KREU III NGARKIMI DHE SHKARKIMI I KONTEJNERËVE TË LËVIZSHËM NË TERMINALE 1. Vlera referencë e synuar e humbjes totale vjetore të benzinës, nga ngarkimi dhe shkarkimi i kontejnerëve të lëvizshëm në terminale, duhet të jetë, maksimumi, 0,005% p/p e xhiros vjetore. 2. Operatorët, me qëllim që të reduktojnë humbjen vjetore të benzinës, që rezulton nga ngarkimi dhe shkarkimi i kontejnerëve të lëvizshëm në terminale, nën vlerën referencë, të përcaktuar në pikën 1, të këtij kreu, projektojnë dhe/ose prokurojnë dhe vënë në funksionim pajisje ngarkimi dhe shkarkimi që janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën II, bashkëlidhur këtij vendimi. 3. Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, mbështetur në rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe në gjendjen e shëndetit publik, përcaktojnë, me urdhër të përbashkët, rast pas rasti, zonat gjeografike ku kërkesat teknike, të parashikuara në pikën 2, të këtij kreu, duhet të jenë më shtrënguese se ato të përcaktuara në shtojcën II, bashkëlidhur këtij vendimi. 4. AKM-ja dhe DRM-ja, kur pajisin subjektet me lejet e mjedisit, përcaktojnë kushte teknike specifike për zonat gjeografike, të parashikuara në pikën 3 të këtij kreu. 5. Operatorët e të gjitha terminaleve me mjete ngarkimi për cisternat për transport rrugor pajisen me, të paktën, një krah ngarkimi, që përputhet me specifikimet për pajisjen me ngarkim nga poshtë, të përcaktuar në shtojcën IV, bashkëlidhur këtij vendimi. 6. Dispozitat e pikave 1 deri 5, të këtij kreu, zbatohen për: a) terminalet e reja për ngarkimin në cisternat për transport rrugor, hekurudhor dhe/ose me anije, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; b) terminalet ekzistuese për ngarkimin në cisternat për transport rrugor, hekurudhor dhe/ose me anije, në qoftë se: i) sasia totale është më e madhe se 150 000 tonë/në vit, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; ii) xhiroja vjetore është më e madhe se 25 000 tonë/në vit, duke filluar 6 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; c) të gjitha instalimet e tjera ngarkuese ekzistuese në terminale, për ngarkimin në cisternat për transport rrugor dhe hekurudhor, duke filluar 9 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 7. Për të gjitha cisternat për transport rrugor, krahët e ngarkimit në të gjithë terminalet, përveç rasteve kur janë përjashtuar, sipas parashikimeve të pikës 8, të këtij kreu, nga kërkesat për pajisjen e ngarkimit/furnizimit nga poshtë, të përcaktuara në shtojcën IV, bashkëlidhur këtij vendimi, do të zbatohen duke filluar 9 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 8. Pavarësisht nga sa është parashikuar, pikat nga 1 deri në 5 dhe pika 7, të këtij kreu, nuk zbatohen në terminalet: a) ekzistuese, me xhiro vjetore më të vogël se 10 000 tonë/vit; b) e reja, me xhiro vjetore më të vogël se 5 000 tonë/vit, të vendosur në ishuj të vegjël, në distancë të largët. KREU IV KONTEJNERËT E LËVIZSHËM 1. Operatorët që projektojnë dhe/ose prokurojnë dhe vënë në funksionim kontejnerë të lëvizshëm, plotësojnë kërkesat e mëposhtme: a) Mbajnë në kontejner avujt e tyre, të mbetur pas shkarkimit të benzinës; b) Pranojnë dhe mbajnë avujt e kthyer nga instalimet e magazinimit në stacionet e shitjes së karburanteve ose terminaleve, gjatë shpërndarjes së benzinës në stacionet e shitjes së karburanteve dhe në terminale. Për sa i takon cisternave për transport hekurudhor, kjo kërkohet vetëm në qoftë se ato furnizojnë me benzinë stacionet e shitjes së karburanteve ose terminalet ku bëhet magazinim i ndërmjetëm i avujve; c) Mbajnë në kontejnerë të lëvizshëm avujt e përmendur në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike, deri sa të ringarkohen në terminal, përfshirë edhe avujt e shkarkimit përmes valvulës së çlirimit të presionit. Në qoftë se, menjëherë pas shkarkimit të benzinës, kontejneri i lëvizshëm përdoret për produkte të ndryshme nga benzina, për aq kohë sa rikuperimi i avujve ose magazinimi i ndërmjetëm i tyre nuk është i mundur, mund të lejohet ventilimi në një zonë gjeografike ku nuk ka gjasa që shkarkimet të shkaktojnë ndikime të rëndësishme në mjedis apo shëndet; ç) Për cisternat/kontejnerët për transport rrugor kryhen teste të rregullta për mbajtjen e avujve; d) Për funksionimin korrekt të valvulave të vakuumit/presionit në të gjithë kontejnerët e lëvizshëm kryhen inspektime periodike. 2. Kërkesat e parashikuara në pikën 1, të këtij kreu, zbatohen për cisternat: a) e reja, për transport rrugor, hekurudhor dhe me anije, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; b) ekzistuese, për transport hekurudhor dhe me anije, në qoftë se ngarkohen në një terminal ku zbatohen kërkesat e pikës 1, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; c) ekzistuese, për transport rrugor, që më pas përshtaten për ngarkim nga poshtë, në përputhje me specifikimet e përcaktuara në shtojcën IV, bashkëlidhur këtij vendimi. 3. Kërkesat e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij kreu, nuk zbatohen për humbjet e avujve që rezultojnë nga operacionet e matjes me shkopinj, për: a) kontejnerët ekzistues të lëvizshëm; b) kontejnerët e rinj të lëvizshëm, të cilët vihen në funksion brenda 4 viteve, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. KREU V NGARKIMI NË INSTALIMET E MAGAZINIMIT NË STACIONET E SHITJES SË KARBURANTEVE 1. Vlera referencë e synuar e humbjes totale vjetore të benzinës, nga ngarkimi në instalimet e magazinimit në stacionet e shitjes së karburanteve, duhet të jetë, maksimumi, 0,01% p/p e xhiros vjetore. 2. Operatorët, me qëllim që të pakësojnë humbjen totale vjetore të benzinës, që rezulton nga ngarkimi në instalimet e magazinimit në stacionet e shitjes së karburanteve, nën vlerën referencë, të përcaktuar në pikën 1, të këtij kreu, projektojnë dhe/ose prokurojnë dhe vënë në funksionim pajisje ngarkimi dhe shkarkimi që janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën III, bashkëlidhur këtij vendimi. 3. Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, mbështetur në rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe në gjendjen e shëndetit publik, përcaktojnë, me urdhër të përbashkët, sipas rastit, zonat gjeografike ku kërkesat teknike, të parashikuara në pikën 2, të këtij kreu, duhet të jenë më shtrënguese se ato të përcaktuara në shtojcën III, bashkëlidhur këtij vendimi. 4. AKM-ja ose DRM-ja, kur pajisin subjektet me lejet e mjedisit, përcaktojnë kërkesat teknike specifike për zonat gjeografike, të parashikuara në pikën 3, të këtij kreu. 5. Kërkesat e parashikuara në pikat 1 deri në 3, të këtij kreu, zbatohen për: a) stacionet e reja të shitjes së karburanteve, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; b)stacionet ekzistuese të shitjes së karburanteve, me xhiro vjetore: i) më të madhe se 1 000 m3/në vit, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; ii) çfarëdo, kur ato ndodhen në zona të përhershme banimi ose zona ku punohet, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; iii) më të madhe se 500 m3/në vit, duke filluar 6 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; c) të gjitha stacionet e tjera ekzistuese të shitjes së karburanteve, duke filluar 9 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 6. Rregullat e parashikuara në pikat 1 deri në 5, të këtij kreu, nuk zbatohen për stacionet e shitjes së karburanteve me xhiro vjetore më të ulët se 100 m3/në vit. 7. Rregullat e parashikuara në pikat 1 deri në 5, të këtij kreu, nuk zbatohen në stacionet e shitjes së karburanteve me xhiro vjetore më të ulët se 500 m3/në vit, kur stacioni i shitjes së karburantit është vendosur në një zonë gjeografike ose në një zonë ku shkarkimet e avujve nuk mund të shkaktojnë ndikime të rëndësishme në mjedis ose shëndet. 8. Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, mbështetur në rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe në gjendjen e shëndetit publik, përcaktojnë, sipas rastit, zonat gjeografike, të parashikuara në pikën 7, të këtij kreu. KREU VI SISTEMET E MIRËMBAJTJES 1. Të gjitha sistemet e njësive të rikuperimit të avujve gjatë punës duhet të mirëmbahen në mënyrën e duhur, në përputhje me specifikimet e prodhuesit, për të siguruar integritetin dhe efikasitetin e sistemit. Nëse: a) një komponent i sistemit pëson një defekt të rëndësishëm, ai duhet të nxirret jashtë shërbimit; b) defekti nuk e redukton efektivitetin e sistemit nën 95%, riparimi i tij duhet të bëhet në një periudhë, jo më shumë, se 5 ditë. 2. Ricertifikimi i sistemeve të rikuperimit të avujve të benzinës bëhet një herë në çdo 5 vjet dhe do të përfshijë të gjitha testet funksionale që janë të nevojshme për vërtetimin fillestar. Ai nënkupton zëvendësimin, riparimin dhe përmirësimin e 75% të nyjeve funksionale dhe bëhet në prezencë të AKM-së dhe inspektoratit përgjegjës për mjedisin. 3. Poseduesit e sistemeve të rikuperimit të avujve të benzinës duhet të trajnojnë, minimalisht, një punonjës për përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre. 4. Në rast transferimi ose dhënie me qira të sistemit, dorëzimi i tyre bëhet me dokumentacion të rregullt. 5. Të gjitha të dhënat e sistemeve të rikuperimit shënohen në libër të veçantë dhe ruhen për dy vjet. Poseduesi duhet t’i paraqesë të dhënat brenda 7 ditëve pune, pas njoftimit të marrë nga AKM ja. Të dhënat duhet të përmbajnë: sasinë e benzinës së furnizuar; sasinë e benzinës së shpërndarë; ditarin e mirëmbajtjes dhe inspektimit; rezultatet e testeve dhe faturat e punimeve të kryera në komponentët e sistemit; lejen e lëshuar nga AKM-ja për funksionimin e sistemit. KREU VII MONITORIMI DHE RAPORTIMI 1. AKM-ja përgatit një raport 3-vjeçar për masat që ka marrë, me qëllim zbatimin e këtij vendimi, brenda fushës së përgjegjësisë së saj shtetërore, dhe ia dorëzon ministrit përgjegjës për mjedisin brenda 6 muajve, pas përfundimit të periudhës 3-vjeçare të mbuluar nga ky raport. 2. Raporti i parë mbulon periudhën 3-vjeçare pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 3. Formati i raportit miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. 4. Raporti 3-vjeçar publikohet në faqen elektronike zyrtare të ministrisë përgjegjëse për mjedisin. KREU VIII INSPEKTIMI 1. Inspektorati përgjegjës për mjedisin inspekton rregullisht terminalet dhe stacionet e shitjes së karburanteve, që magazinojnë dhe shpërndajnë benzinë, kur ato janë në punë, për të verifikuar nëse: a) ka rrjedhje në linjat e lidhjes në instalimet e tubave, dhe detyron operatorin të marrë masat e nevojshme; b) pajisjet e ngarkimit dhe shkarkimit janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën I, të këtij vendimi; c) pajisjet e ngarkimit dhe shkarkimit janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën II, të këtij vendimi; ç) pajisjet e ngarkimit, për cisternat për transport rrugor, pajisen me, të paktën, një krah ngarkimi, që përputhet me specifikimet për pajisjen me ngarkim nga poshtë, të përcaktuar në shtojcën IV, të këtij vendimi; d) kontejnerët e lëvizshëm plotësojnë kërkesat e përcaktuara në kreun V, të këtij vendimi; dh) pajisjet e ngarkimit dhe shkarkimit janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën III, të këtij vendimi. 2. Të dhënat e inspektimit duhet të përfshijnë: a) datën e inspektimit; b) rrjedhjet, të vërtetuara me një përshkrim të tyre, nëse ka; c) mënyrën e përcaktuar për gjetjen e rrjedhjes; ç) veprimet që do të kryhen për eliminimin e rrjedhjeve, me afatet përkatëse; d) emrin e inspektorit dhe nënshkrimin e tij. KREU IX KUNDËRVAJTJET Mospërmbushja e kërkesave të këtij vendimi përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet sipas shkronjës “c”, të nenit 20, të ligjit nr. 162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, për veprimet/mosveprimet, nëse: a) ka rrjedhje në linjat e lidhjes dhe instalimet e tubave, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në shtojcën II, të këtij vendimi; b) instalimet e magazinimit nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të shtojcës I, të parashikuara në pikën 2, të kreut II, të këtij vendimi; c) pajisjet e ngarkimit dhe shkarkimit nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të shtojcës II, të parashikuara në pikën 2, të kreut III, të këtij vendimi; ç) pajisjet e ngarkimit për cisternat për transport rrugor nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të shtojcës IV, të parashikuara në pikën 5, të kreut III, të këtij vendimi; d) kontejnerët e lëvizshëm nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të parashikuara në pikën 1, të kreut IV, të këtij vendimi; dh) instalimet e magazinimit nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të shtojcës III, të parashikuara në pikën 2, të kreut V, të këtij vendimi. KREU X DISPOZITA PËRFUNDIMTARE Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin, ministria përgjegjëse për shëndetësinë, inspektorati përgjegjës për mjedisin dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2018. KRYEMINISTRI Edi Rama SHTOJCA I KËRKESAT PËR INSTALIMET E MAGAZINIMIT NË TERMINALE 1. Muret e jashtme dhe çatia e depozitave të vendosura mbi tokë lyhen me një ngjyrë që reflekton rrezatimin total të nxehtësisë në masën 70% ose më shumë. Këto funksione mund të programohen për t’u kryer si pjesë e ciklit të zakonshëm të mirëmbajtjes së depozitës, brenda një periudhe 3-vjeçare. Ministri mund të lejojë përjashtime nga zbatimi i kësaj dispozite kur një gjë e tillë është e nevojshme për mbrojtjen e zonave me peizazh të veçantë, të cilat janë përcaktuar në përputhje me paragrafin 10.1, të këtij vendimi. Kjo dispozitë nuk zbatohet për depozitat që janë të lidhura me një njësi rikuperimi të avullit, që përputhet me kërkesat e përcaktuara në shtojcën II, pika 2. 2. Depozitat me kapak të jashtëm lundrues pajisen me një guarnicion primar për të mbuluar hapësirën unazore midis murit të depozitës dhe perimetrit të jashtëm të kapakut lundrues dhe me një guarnicion sekondar të vendosur mbi guarnicionin primar. Guarnicionet projektohen në mënyrë të tillë që të sigurojnë një hermetizim të përgjithshëm të avujve prej 95% ose më shumë se një depozitë e krahasueshme me kapak të palëvizshëm pa kontroll mbi hermetizimin e avullit (kjo është një depozitë me kapak të palëvizshëm dhe vetëm me valvul lëshimi vakum/presion). 3. Të gjitha instalimet e reja të magazinimit në terminale, ku, në përputhje me paragrafin 4, të këtij vendimi, kërkohet rikuperimi i avullit (shiko shtojcën II), duhet të jenë: a) depozita me kapak të palëvizshëm, të lidhura me njësinë e rikuperimit të avullit, në përputhje me kërkesat e shtojcës II; b) të projektuara me kapak lundrues, të jashtëm ose të brendshëm, të pajisur me guarnicion primar dhe sekondar, për të përmbushur kërkesat e performancës, të përcaktuara në pikën 2. 4. Depozitat ekzistuese me kapak të palëvizshëm duhet të jenë ose: a) të lidhura me një njësi rikuperimi të avullit, në përputhje me kërkesat e shtojcës II; b) të kenë kapak lundrues të brendshëm me guarnicion primar, i cili duhet të projektohet në mënyrë të tillë që të arrijë një hermetizim të përgjithshëm të avujve prej 90%, ose më shumë se një depozitë e krahasueshme me kapak të palëvizshëm, pa kontroll të avullit. 5. Kërkesat për kontrollin e hermetizimit të avullit, të parashikuara në pikat 3 dhe 4, nuk zbatohen në depozitat me kapak të palëvizshëm në terminale, kur magazinimi i ndërmjetëm i avujve është lejuar në përputhje me shtojcën II, pika 1. SHTOJCA II KËRKESAT PËR INSTALIMET E NGARKIMIT DHE SHKARKIMIT NË TERMINALE 1. Avujt e zhvendosur nga kontejneri i lëvizshëm, që po ngarkohet, duhet të kthehen, përmes një linje lidhjeje të papërshkueshme nga avulli, në një njësi rikuperimi të avujve, për rikuperim në terminal. Kjo dispozitë nuk zbatohet për depozitat me ngarkim nga lart, për aq kohë sa lejohet ky sistem ngarkimi. Në terminalet që ngarkojnë benzinë në anije, njësia e incinerimit të avujve mund të zëvendësohet me një njësi rikuperimi të tyre, në qoftë se rikuperimi i avullit është i pasigurt ose teknikisht i pamundur, për shkak të vëllimit të avullit të kthyer. Kërkesat në lidhje me shkarkimet në atmosferë, nga njësia e rikuperimit të avullit, zbatohen edhe për njësinë e incinerimit të avullit. Në terminalet me xhiro vjetore më të vogël se 25 000 ton/në vit, magazinimi i ndërmjetëm i avujve mund të zëvendësohet nga rikuperimi i menjëhershëm i avullit në terminal. 2. Përqendrimi mesatar i avujve në tubin e shkarkimit të njësisë së rikuperimit të avullit, e korrigjuar për hollimin që ndodh gjatë trajtimit, nuk duhet të kalojë 35 g/metër kub normal (Nm³), për çdo një orë. AKM-ja përcakton matjen, metodat e analizës dhe shpeshtësinë e tyre. Matjet duhen bërë gjatë një dite të plotë pune (minimalisht shtatë orë), me xhiro vjetore normale. Matjet mund të jenë të vazhdueshme ose jo të vazhdueshme. Në qoftë se përdoren matje jo të vazhdueshme, duhet të bëhen, të paktën, katër matje në orë. Gabimi i përgjithshëm i matjes, për shkak të pajisjes së përdorur, gazit të kalibruar dhe procedurës së përdorur, nuk duhet të kalojë 10% të vlerës së matur. Pajisja e përdorur duhet të jetë e aftë për matjen e përqendrimeve, të paktën, deri 3 g/Nm³ të ulëta. Precizioni duhet të jetë, të paktën, 95% të vlerës së matur. 3. ISHMP-ja inspekton rregullisht për rrjedhje linjat e lidhjes dhe instalimet e tubave dhe detyron operatorin të marrë masat e nevojshme. 4. Operatorët duhet të sigurojnë që operacionet e ngarkimit të ndalen te krahu i ngarkimit, në rast rrjedhjeje të avullit. Pajisja për operacione të tilla ndaluese instalohet në krahun e ngarkimit. 5. Kur kontejnerët e lëvizshëm lejohen të ngarkohen nga lart, dalja e krahut të ngarkimit duhet të mbahet pranë fundit të kontejnerit të lëvizshëm, me qëllim që të shmangë stërkalat /piklat që hidhen përpjetë gjatë ngarkimit. SHTOJCA III KËRKESAT PËR INSTALIMET E NGARKIMIT DHE MAGAZINIMIT NË STACIONET E SHITJES SË KARBURANTEVE DHE TERMINALET KU KRYHET MAGAZINIMI I PËRKOHSHËM I AVUJVE Avujt e zhvendosur gjatë futjes së benzinës në instalimet e magazinimit të stacioneve të shitjes së karburanteve dhe në cisternat me kapak të palëvizshëm që përdoren për magazinimin e përkohshëm të avujve, duhet të kthehen në kontejnerin e lëvizshëm që shpërndan benzinën përmes një tubi të papërshkueshëm nga avulli. Operacionet e ngarkimit nuk mund të kryhen, po qe se përgatitjet nuk janë bërë dhe funksionojnë siç duhet. SHTOJCA IV SPECIFIKIMET PËR NGARKIMIN NGA POSHTË, GRUMBULLIMIN E AVUJVE DHE MBROJTJEN NGA TEJMBUSHJA TË CISTERNAVE PËR TRANSPORT RRUGOR 1. Bashkuesit 1.1 Bashkuesi mbi krahun e ngarkimit duhet të jetë femër dhe të kapet me një përshtatës mashkull API 4 inç (101,6 mm), që ndodhet tek automjeti siç përkufizohet nga: - Praktika 1004 e Rekomanduar nga API, Botimi i Shtatë, nëntor 1988. Ngarkimi nga poshtë dhe rikuperimi i avujve për mjetet motorike me serbator MC-306 (seksioni 2.1.1.1 -Lloji i përshtatësit që përdoret për ngarkimin nga poshtë). 1.2 Bashkuesi që grumbullon avujt në tubin mbajtës të avujve të krahut të ngarkimit duhet të jetë një bashkues femër, Cam and Groove (me kanal shtrëngues), që kapet me një përshtatës mashkull (Cam-and-Groove), 4 -inch (101,6 mm), që ndodhet në mjet siç përcaktohet nga: Praktika 1004 e Rekomanduar nga API, botimi i shtatë, nëntor 1988. Ngarkimi nga poshtë dhe rikuperimi/kthimi i avujve për mjetet motorike me serbator MC-306 (Seksioni 4.1.1.2-përshtatës për rikuperimin /kthimin e avujve). 2. Kushtet e ngarkimit 2.1 Shpejtësia normale e ngarkimit të lëngut duhet të jetë 2 300 litra për minutë (maksimumi 2 500 litra në minutë) për një krah ngarkimi. 2.2 Kur terminali operon në pikun e kërkesës, sistemi i grumbullimit të avujve të krahut të tij të ngarkimit përfshirë njësinë e rikuperimit/kthimit të avujve, lejohet të gjenerojë një kundërpresion maksimal prej 55 milibar në anën e automjeteve të përshtatësit të rikuperimit/kthimit të avujve. 2.3 Të gjitha automjetet e miratuara me ngarkim nga poshtë do të mbajnë një pllakë identifikimi që specifikon numrin maksimal të lejuar të krahëve ngarkues që mund të përdoren njëkohësisht duke siguruar ndërkohë se nuk janë lëshuar avuj përmes valvulave P dhe V të dhomës, kur presioni maksimal i impiantit kthyes është 55 milibar siç specifikohet në 2.2. 3. Lidhja e tokëzuesit të automjetit /detektimi i tejmbushjes Krahu i ngarkimit duhet të jetë i pajisur me një njësi kontrolli të detektimit të tejmbushjes e cila, kur lidhet me automjetin, duhet të japë (sigurojë) një sinjal të pranueshëm të një defekti jo të rrezikshëm për të mundësuar ngarkimin, për sa kohë që sensori i tejmbushjes së dhomëzave nuk ka detektuar një nivel të lartë. 3.1 Mjeti duhet të lidhet me njësinë e kontrollit të krahut të ngarkimit përmes një lidhësi standard industrial elektrik me 10 kontakte. Lidhësi mashkull duhet të montohet në automjet dhe lidhësi femër duhet të bashkëngjitet te një lidhës elektrik shumë kontaktesh, i lidhur te njësia e kontrollit, e montuar në krahun e ngarkimit. 3.2 Detektorët e nivelit të lartë në mjet duhet të jenë ose sensorë termistorë me 2 tela, sensorë optikë me 2 tela, sensorë optikë me 5 tela ose një ekuivalent i pajtueshëm, me kusht që sistemi të jetë i mbrojtur nga defektet. (NB: Termistorët duhet të kenë një koeficient temperature negativ). 3.3 Njësia e kontrollit e krahut të ngarkimit duhet të jetë e përshtatshme për të dy sistemet e automjeteve me 2 dhe 5 tela. 3.4 Mjeti duhet të lidhet me krahun e ngarkimit përmes telit të kthimit të përbashkët të sensorëve të tejmbushjes, i cili duhet të jetë i lidhur për te 10 kontaktëshi në një lidhës mashkull pin 10 përmes shasisë së mjeteve. 10 kontaktëshi, në lidhësin femër duhet të jetë i lidhur me mbulesën e njësisë së kontrollit, e cila duhet të jetë e lidhur me tokëzuesin e krahut të ngarkimit. 3.5 Të gjitha mjetet e miratuara me ngarkim nga poshtë duhet të mbajnë një pllakë identifikimi (shih 2.3 ), e cila përcakton llojin e sensorëve të instaluar për detektimin e tejmbushjes (d.m.th., me 2 ose 5 tela). 4. Vendndodhja e lidhjeve 4.1 Dizenjimi i pajisjeve të ngarkimit të lëngut dhe rekuperimit të avujve në krahun e ngarkimit duhet të bazohet në paketën/mbështjelljen e lidhjeve të mjetit si më poshtë. 4.1.1 Lartësia e vijës qendrore të përshtatësve të lëngshëm duhet të jetë: maksimumi 1,4 metra (pa ngarkesë), minimumi 0,5 metër (i ngarkuar), lartësia e preferuar 0,7 deri 1,0 metra. 4.1.2 Hapësira horizontale e përshtatësve duhet të jetë jo më pak se 0,25 metra (hapësira minimale e preferuar është 0,3 metra). 4.1.3 Të gjithë përshtatësit e lëngshëm duhet të jenë të vendosur brenda një mbështjellësje që nuk i kalon 2.5 metra gjatësi. 4.1.4 Përshtatësi i tubit të rikuperimit të avujve duhet të jetë i vendosur mundësisht në të djathtën e përshtatësve të lëngshëm dhe në një lartësi jo më tepër se 1,5 metra (pa ngarkesë), dhe jo më pak se 0,5 metra (me ngarkesë). 4.2 Lidhësi (elektrik), për tokëzuesin /tejmbushjen duhet të vendoset në të djathtë të përshtatësit të lëngut dhe tubit të rikuperimit të avujve dhe në një lartësi jo më tepër se 1,5 metra (pa ngarkesë), dhe jo më pak se 0,5 metër (me ngarkesë). 4.3 Lidhjet e mësipërme duhet të jenë të vendosura vetëm në njërën anë të mjetit. 5. Lidhjet siguruese 5.1 Detektimi i tokëzimit/tejmbushjes Ngarkimi nuk duhet të lejohet po qe se nuk jepet një sinjal lejues nga njësia e kontrollit të kombinuar të tokëzimit/tejmbushjes. Në rastin e tejmbushjes, ose humbjes së tokëzimit të automjetit, njësia e kontrollit të krahut të ngarkimit duhet të mbyllë valvulën e kontrollit të krahut të ngarkimit. 5.2 Detektimi i grumbullimit të avujve Ngarkimi nuk duhet të lejohet, po qe se tubi i grumbullimit të avullit nuk është lidhur me mjetin dhe nuk ka rrugë të lirë për avujt që spostohen për të kaluar nga mjeti në drejtim të sistemit të impiantit të grumbullimit të avujve.

Regulation 1075 date 23.12.2015 concerning the measures on the control of volatile organic compound (VOC) emissions resulting from the storage of petrol and its distribution from terminals to service stations · Nelum