Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Order No. 65 laying down protection measures against epizootic disease from Argentina

Made 2006-02-09 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Livestock, Food and nutrition
Keywords
animal health, pests/diseases, international trade, food safety and quality, meat, milk/dairy products
Categories
*

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. U R D H Ë R Nr 65 Datë 09.02.2006 PËR DISA MASA MBROJTËSE NDAJ SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE TË SHFAQUR NË ARGJENTINË Mbështetur në Ligjin “ Për Shërbimin dhe Inspektoriatin Veterinar” Nr. 9038 datë 4.11.2004. Mbështetur në njoftimin e marrë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve(OIE) për shfaqjen e sëmundjes së Aftës Epizootike në Argjentinë. Mbështetur në Kodin Ndërkombëtar të Shëndetit të Kafshëve. U R D H Ë R O J : 1. Ndalohet importimi i kafshëve të gjalla të llojeve: gjedhë, derra, bagëti të imta nga territori i Argjentinës për në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të ngarkesave të nisura për në Shqiperi para datës 05.02.2006, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. 2. Ndalohet importimi i mishit dhe qumështit të papërpunar, që origjinojnë nga kafshët e përshkruara në pikën 1, nga territori i Argjentinës për në territorin e Republikës së Shqipërisë me përjashtim të ngarkesave të nisura për në Shqiperi para datës 05.02.2006, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. 3. Nënproduktet e mishit dhe qumështit të përpunuara lejohen të futen në territorin e Republikës së Shqipërise kur plotësojnë kushtet si më poshtë: a- Të jenë me origjinë nga zona të pa prekura nga sëmundja e Aftës Epizootike, b- Të jenë të përpunuara në fabrika të lejuara për eksport, c- Të jenë të përpunuara në kushte teknologjike që shkatërrojnë virusin e Aftës Epizootike. 1. Certifikata Veterinare e Argjentinës të garantojë origjinën e ketyre nënprodukteve dhe të konfirmojë kushtet e pikës 3 të këtij urdhëri. 2. Ndalohet importimi i ushqimeve për blektorinë që kanë në përbërjen e tyre produkte me origjinë shtazore, 3. Ndalohet importimi i materialeve biologjike nga territori i Argjentinës për në territorin e Republikës së Shqipërisë. 4. Për zbatimin e këtij Urdhëri ngarkohen Drejtoria e Përgjithëshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë , Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Inspektoriati Veterinar në Pikat e Inspektimit Veterinar Kufitar Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. M I N I S T R I Jemin Gjana

Order No. 65 laying down protection measures against epizootic disease from Argentina · Nelum