Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Order no. 614, dated 3.12.2021 on the implementation of resolution of the General Fisheries Commission for the Mediterranean GFCM/44/2021/6, for some changes in the resolution no. GFCM/41/2017/6, for the application of IMO number

Made 2021-12-03 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Urdhër nr.614, datë 3.12.2021 për zbatimin e rezolutës së Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun GFCM/44/2021/6, për disa ndryshime në rezolutën nr. GFCM/41/2017/6, për aplikimin e numrit IMO.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Fisheries and aquaculture
Keywords
inspection, monitoring, enforcement/compliance, legal proceedings/administrative proceedings, marine fisheries, fishing vessel, foreign fishing

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. URDHËR Nr. 614, datë 3.12.2021 PËR ZBATIMIN E REZOLUTËS SË KOMISIONIT TË PËRGJITHSHËM TË PESHKIMIT PËR MESDHEUN GFCM/44/2021/6, PËR DISA NDRYSHIME NË REZOLUTËN NR. GFCM/41/2017/6, PËR APLIKIMIN E NUMRIT IMO Në mbështetje të pikës 4, neni 102 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 3 dhe 5, të ligjit nr. 9093, datë 3.7.2003 “Për ratifikimin e marrëveshjes për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun”, ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, URDHËROJ: 1. Pajisjen me numër IMO, të të gjitha anijeve shqiptare të peshkimit me gjatësi të barabartë ose më të madhe se 15 m, brenda datës 31 janar 2022. 2. Anijet që brenda afatit të sipërcituar, nuk janë pajisur me numër IMO, ndalohen të ushtrojnë aktivitetin e peshkimit jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë. 3. Aplikimi është falas dhe bëhet në faqen elektronike të IMO-s https://imonumbers.ihs.com/ ose nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Detare. 4. Të gjitha anijet që në lejen e tyre të peshkimit janë të autorizuara të ushtrojnë aktivitetin e peshkimit jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk janë të pajisura me numër IMO, duhet të dorëzojnë pranë Inspektoratit të Peshkimit lejen e vjetër dhe të kryhet aplikim për leje të re. 5. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës. 6. Urdhri i ministrit nr. 499, datë 10.9.2019, “Për zbatimin e rezolutës së Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun nr. GFCM/41/2017/6, ‘Për aplikimin e numrit IMO’”, shfuqizohet. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca

Order no. 614, dated 3.12.2021 on the implementation of resolution of the General Fisheries Commission for the Mediterranean GFCM/44/2021/6, for some changes in the resolution no. GFCM/41/2017/6, for the application of IMO number · Nelum