Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Order No. 61 on some protecting measures against the epizootic disease outbreak in Turkey

Made 2006-02-08 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Livestock, Food and nutrition
Keywords
animal health, pests/diseases, international trade, cattle, swine, meat, milk/dairy products
Categories
*

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. U R D H Ë R Nr. 61. Dat ë, 08.02.2006 PËR DISA MASA MBROJTËSE NDAJ SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE TË SHFAQUR NË TURQI Mbështetur në Ligjin “ Për Shërbimin dhe Inspektoriatin Veterinar” Nr. 9038 datë 4.11.2004. Mbështetur në njoftimin e marrë nga Organizata Botërore e Shëndetit të kafshëve (OIE) për shfaqjen e sëmundjes së Aftës Epizootike në Turqi. Mbështetur në Kodin Ndërkombëtar të Shëndetit të Kafshëve. U R D H Ë R O J : 1. Ndalohet importimi i kafshëve të gjalla të llojeve: gjedhë, derra, bagëti të imta nga territori i Turqisë për në territorin e Republikës së Shqipërisë. 2. Ndalohet importimi i mishit dhe qumështit të papërpunar nga territori i Turqisë për në territorin e Republikës së Shqipërisë. 3. Produktet e mishit dhe qumështit të përpunuara lejohen të futen në territorin e Republikës së Shqipërise kur plotësojnë kushtet si më poshtë: • Të jenë me origjinë nga zona të pa prekura nga sëmundja e Aftës Epizootike, • Të jenë të përpunuara në fabrika të lejuara për eksport, • Të jenë të përpunuara në kushte teknologjike që shkatërrojnë virusin e Aftës Epizootike. 1. Certifikata Veterinare e Turqisë të garantojë origjinën e tyre dhe të konfirmojë kushtet e pikës 3 të këtij urdhëri. 2. Ndalohet importimi i ushqimeve për blektorinë që kanë në përbërjen e tyre produkte me origjinë shtazore, 3. Ndalohet importimi i materialeve biologjike nga territori i Turqisë për në territorin e Republikës së Shqipërisë. 4. Për zbatimin e këtij Urdhëri ngarkohen Drejtoria e Përgjithëshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë , Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Inspektoriati Veterinar në Pikat e Inspektimit Veterinar Kufitar. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. M I N I S T R I Jemin Gjana

Order No. 61 on some protecting measures against the epizootic disease outbreak in Turkey · Nelum