Order No. 5 of 9 January 2012 on the veterinary certificates required to be carried alongside the consignments of food of animal origin and feed when entering the Republic of Albania
Made 2012-01-09 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Urdhër Nr.5, datë 9.1.2012 për përditësimin e certifikatave veterinare të cilat shoqërojnë ngarkesat e ushqimeve me origjinë shtazore, si dhe ngarkesat e ushqimeve për kafshë prodhuese të ushqimit, dhe të cilat hyjnë në territorin e republikës së shqipërisë.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Livestock, Food and nutrition
- Keywords
- animal feed/feedstuffs, internal trade, international trade, certification, food safety and quality
- Categories
- *
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
URDHëR Nr.5, datë 9.1.2012 PëR PëRDITëSIMIN E cERTIFIKATAVE VETERINARE të CILAT SHOQëROJNë NGARKESAT E USHQIMEVE ME ORIGJINë SHTAZORE, SI DHE NGARKESAT E USHQIMEVE Për KAFSHë PRODHUESE Të USHQIMIT, DHE të CILAT HYJNë në TERRITORIN E REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 18 të ligjit nr.9863 datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, URDHëROJ: 1. Certifikatat veterinare ose dokumentet e tjera veterinare, të cilat shoqërojnë ngarkesat e ushqimeve me origjinë shtazore, si dhe ngarkesat e ushqimeve për kafshë prodhuese të ushqimit, dhe të cilat hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të vërtetojnë edhe që këto ushqime: a) nuk janë të prodhuara nga kafshë të trajtuara ose të ushqyera me PMV përpara mbarimit të kohës së pezullimit, me tireostatike dhe beta-agoniste; b) nuk janë prodhuar nga kafshë të trajtuara me somatotropine; c) nuk janë të prodhuara nga kafshë të ushqyera, ose tek të cilat është zbuluar prania e ndotësve dhe mbetjeve të PMV-ve, mbi kufijtë maksimalë të përcaktuar sipas akteve nënligjore në zbatim të legjislacionit veterinar dhe të ushqimit. 2. Ngarkohet Drejtoria e Shëndetit të Kafshëve të njoftojë autoritetet kompetente të vendeve importuese mbi kërkesat e këtij urdhri, si dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit mbi certifikatat e përditësuara. 3. Ngarkohet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij urdhri në pikat e inspektimit kufitar. 4. Ky urdhër hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. Ministri I Bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit Genc Ruli