Order No. 469 dated 25 July 2011 establishing the forest extension service
Made 2011-07-25 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Forestry
- Keywords
- forest management/forest conservation, institution, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E BURIMEVE NJERZORE DHE KOMUNIKIMIT ME PUBLIKUN DREJTORIA E PYJEVE DHE KULLOTAVE Adresa: Rruga e Durrësit, Nr. 27, Tiranë, - Tel: 2 270 630, Fax: 2 270 627 - www.moe.gov.al Nr. 4381 Prot. Tirane, më 25. 07. 2011 U R DH Ë R Nr 469 Datë 25.07.2011 “PËR KRIJIMIN E STRUKTURËS SË SHËRMBIMIT TË EKSTENSIONIT TË PYJEVE”. Në mbështetje të pikes 4 të nenit 102 të Kushtetutes, të nenit 7 të Ligjit 9385 datë 4.5.2010 “Për Pyjet dhe Shërbimin Pyjor”, të ndryshuar, te Vendimit te Keshillit te Ministrave me numer 26 date 13.01.2010 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve në Ministritë dhe Institucionet Qendrore“, të Urdhërit të Kryeministrit me numër 26 datë 24.02.2011“Për miratimin e Strukturës dhe organikës së Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” , U R DH Ë R O J : 1. Në strukturën organizative aktuale të drejtorive të shërbimit pyjor krijohet Seksioni i Shërbimit të Ekstensionit dhe Pyjeve Komunal, me përbërje dhe numër sipas listës bashkëlidhur. 2. Propozimet për emrat e punonjësve, pjesë të kësaj strukture bëhen nga ana e drejtorve të shërbimit pyjor në rrethe, mbeshtetur në listën e punonjësve të përzgjedhur mbi bazen e kritereve të vendosura më parë dhe të trajnuar për këtë funksion. http://www.moe.gov.al/ 3. Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave ne Ministri, brenda datës 25.07.2011 përcakton modalitetet për misionin, funksionin, detyrat dhe përformancën e strukturës së shërbimit të ekstensionit dhe pyjeve komunal, në nivel lokal. Ky akt miratohet nga Ministri 4. Drejtoritë e shërbimit pyjor në rrethe pas ndryshimeve të bëra, me mbështetje të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministri, rikonfigurojnë strukturën organizative brenda datës 30.07.2011. 5. Struktura e ndryshuar nuk shoqërohet me ndryshim të numrit të punonjësve dhe as me efekte financiare të parshikuara për vitin 2011. 6. Për zbatimin e këtijë urdhëri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetese si dhe Drejtoria e Pergjithshme e Politikave Mjedisore nëpërmjet Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave si dhe Drejtorët e Shërbimit Pyjor në rrethe. 7. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. M I N I S T R I FATMIR MEDIU