Order No. 351 of 2014 approving the regulation on the inspection measures for controlling the aphtha epizootic disease
Made 2014-07-15 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Livestock, Food and nutrition
- Keywords
- animal health, pests/diseases, milk/dairy products, food safety and quality, meat
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
URDHËR Nr. 351, datë 15.7.2014 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “MBI MASAT E KONTROLLIT TË SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE” Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, nenit 21 të ligjit nr. 10465, date 18.10.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Drejtorisë Veterinare, URDHËROJ: 1. Miratimin e rregullores “Mbi masat e kontrollit të sëmundjes së aftës epizootike”, bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Bujqësore dhe Peshkimit (Drejtoria Veterinare), drejtoritë e bujqësisë në qarqe, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. 3. Rregullorja nr. 1, datë 1.11.2000, “Për luftimin dhe gjurmimin e sëmundjes së aftës epizootike”, shfuqizohet. Ky urdhër hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Edmond Panariti RREGULLORE MBI MASAT E KONTROLLIT TË SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE KAPITULLI I QËLLIMI DHE PËRKUFIZIMET Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore përcakton: a) Masat minimale të kontrollit, që zbatohen në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike të shkaktuar nga çfarëdolloj virusi; b) Masat parandaluese, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgatitjen e autoriteteve kompetente dhe të fermerëve për sëmundjen e aftës epizootike. Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e kësaj rregulloreje, zbatohen përcaktimet e mëposhtme: a) “Kafshë të llojeve të prekshme” janë kafshët shtëpiake apo të egra të gjinisë ripërtypëse, derrat dhe gjitarët shputë-butë të rendit artiodactyla; b) “Fermë” është çdo mjedis bujqësor ose jo, përfshirë dhe cirqet kombëtare, i vendosur në territorin e shtetit, ku kafshët e specieve të prekshme kanë lindur ose janë mbajtur përgjithmonë apo përkohësisht; në rast të konfirmimit të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike, ky përcaktim nuk përfshin zonat dhe godinat ku jetojnë njerëzit, veç nëse kafshët e specieve të prekshme janë mbajtur aty përherë ose përkohësisht, nuk përfshin thertoret, mjetet e transportit, pikat e inspektimit kufitar ose zonat e rrethuara ku kafshët e llojeve të prekshme mbahen apo gjuhen, nëse këto zona janë të një madhësie që bën të pazbatueshme masat e parashikuara në rast të konfirmimit të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike; c) “Tufë” është një grup kafshësh apo kafshë të mbajtura në një fermë si një njësi epidemiologjike; nëse në një fermë mbahen më shumë se një tufë, secila prej këtyre tufave do të formojë një njësi të dallueshme dhe do të ketë të njëjtin status shëndetësor; d) “Autorizim” është një autorizim me shkrim i dhënë nga autoritetet kompetente vendore, i cili është objekt inspektimi në përputhje me legjislacionin veterinar në fuqi; e) “Periudhë inkubacioni” është koha midis infektimit dhe shfaqjes së shenjave klinike të sëmundjes së aftës epizootike, që do të thotë, për qëllimet e kësaj rregulloreje, 14 ditë për kafshët gjedhë e derra dhe 21 ditë për dhentë e dhitë dhe llojet e tjera të kafshëve të prekshme; f) “Kafshë e dyshuar si e infektuar” është çdo kafshë e një lloji të prekshëm që paraqet simptoma klinike ose dëmtime pas ngordhjes, ose reaksione në testet laboratorike, sipas të cilave dyshohet për sëmundjen e aftës epizootike; g) “Kafshë e dyshuar si e ndotur” është çdo kafshë e një lloji të prekshëm, e cila, sipas informacionit epidemiologjik të mbledhur, mund të ketë qenë drejtpërdrejt ose tërthorazi e ekspozuar ndaj virusit të aftës epizootike; h) “Rast i sëmundjes së aftës epizootike” ose “kafshë e infektuar me virusin e sëmundjes së aftës epizootike” është çdo kafshë e një lloji të prekshëm ose karkasa e kësaj kafshe në të cilën sëmundja e aftës epizootike është konfirmuar zyrtarisht; i) “Vatër e sëmundjes së aftës epizootike” është një fermë ku mbahen kafshë të llojeve të prekshme, në të cilën përmbushen një apo më shumë nga kriteret e vendosura në shtojcën I, bashkëlidhur kësaj rregulloreje; j) “Vatër primare” është një vatër e cila nuk lidhet epizootologjikisht me vatra të tjera të mëparshme në rajone të tjera të vendit ose vatra që shfaqet e para në territorin e vendit; k) “Vrasje” është çdo proces që shkakton ngordhjen e kafshës; l) “Therje” është procesi që shkakton ngordhjen e kafshës me çgjakësim; m) “Përpunim” është një prej trajtimeve të materialeve me rrezikshmëri të lartë, i zbatuar në mënyrë të tillë që të shmangë rrezikun e përhapjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike; n) “Rajonalizim” është caktimi i kufijve të një zone të kufizuar, në të cilën janë zbatuar kufizimet për lëvizjet tregtare të disa kafshëve apo produkteve të kafshëve, siç parashikohet në nenin 45, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së aftës epizootike në zona të lira, ku nuk janë zbatuar kufizime në përputhje me këtë rregullore; o) “Rajon” është një fushë sipas përcaktimit në nenin 2, pika “o”, të rregullores “Mbi problemet shëndetësore që prekin tregtinë e gjedhit dhe derrave”, të miratuar me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit nr. 255, datë 10.6.2008; p) “Nënrajon” është një fushë e kufizuar në kufijtë e rrethit; q) “Depozita shtetërore e antigjenëve dhe vaksinave” janë mjedise të përshtatshme, të caktuara në përputhje me këtë rregullore, për magazinimin e rezervave të shtetit të antigjenit të koncentruar të inaktivuar të virusit të sëmundjes së aftës epizootike për prodhimin e vaksinave dhe produkteve veterinare imunologjike (vaksinat) të rindërtuara nga të tillë antigenë; r) “Vaksinim emergjent” është vaksinimi, në përputhje me nenin 50, pika 1; s) “Vaksinimi mbrojtës” është vaksinimi emergjent i kryer në një fermë të një zone të caktuar, për të mbrojtur kafshët e llojeve të prekshme kundër përhapjes nëpërmjet ajrit apo përhapjes nëpërmjet sekrecioneve të virusit të sëmundjes së aftës epizootike dhe kur kafshët kanë për qëllim të ruhen gjallë pas vaksinimit; t) “Vaksinim shtypës” është vaksinimi emergjent që kryhet në bashkëpunim me një politikë eliminimi në një fermë apo zonë kur ka një nevojë të menjëhershme për të reduktuar sasinë qarkulluese të virusit të sëmundjes së aftës epizootike dhe për të zvogëluar rrezikun e përhapjes përtej kufijve të fermës apo zonës dhe kur kafshët janë të destinuara të shkatërrohen pas vaksinimit; u) “Rast primar i sëmundjes së aftës epizootike në kafshët e egra” është çdo rast i sëmundjes së aftës epizootike, e cila është zbuluar në një kafshë të egër në një zonë, në të cilën nuk janë vendosur masa në përputhje me nenin 73, pika 2 ose pika 3. KAPITULLI II KONTROLLI I VATRAVE TË SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE SEKSIONI 1 NJOFTIMI Neni 3 Njoftimi i sëmundjes së aftës epizootike 1. Sëmundja e aftës epizotike është sëmundje detyrimisht e lajmërueshme. 2. Pronari dhe çdo person, që merret me kafshë, me shoqërimin e kafshëve gjatë transportit apo përkujdesjen për kafshët është i detyruar të njoftojë pa vonesë sektorin veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë për praninë ose dyshimin për praninë e sëmundjes së aftës epizootike dhe të mbajë kafshët e infektuara apo të dyshuara se janë infektuar nga sëmundja e aftës epizootike larg nga vendet ku kafshët e tjera të llojeve të ndjeshëm janë në rrezik për t’u infektuar apo për t’u ndotur me virusin e aftës epizootike. Mjekët veterinarë, teknikët veterinerë, stafi veterinar qendror e lokal apo i laboratorëve veterinarë rajonal dhe çdo person, që lidhet profesionalisht me kafshët e llojeve të prekshme ose produkte, që rrjedhin nga kafshë të tilla, janë të detyruar të njoftojnë menjëherë sektorin veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë për çdo të dhënë mbi praninë apo dyshimin për praninë e sëmundjes së aftës epizootike para ndërhyrjes zyrtare në kuadër të kësaj rregulloreje. Përveç sa parashikohet në legjislacionin veterinar në fuqi, për lajmërimin e shpërthimit të sëmundjes së aftës epizootike, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë, në territorin e të cilit është vërtetuar një epidemi e sëmundjes së aftës epizootike ose një rast primar i sëmundjes së aftës epizootike në kafshët e egra lajmëron për sëmundjen dhe jep informacion nëpërmjet një raporti me shkrim për Drejtorinë Veterinare e cila njofton Ministrinë e Mjedisit dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. SEKSIONI 2 DYSHIMI PËR SHPËRTHIMIN (VATRËN) E SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE Neni 4 Masat në rast dyshimi për shpërthimin (vatrën) e sëmundjes së aftës epizootike Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë kryen menjëherë kontrollin zyrtar për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e sëmundjes së aftës epizootike dhe merr mostra të nevojshme për ekzaminime laboratorike për të konfirmuar një vatër. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë vendos fermën nën mbikëqyrje zyrtare menjëherë pasi njoftohet dyshimi i infeksionit dhe zbaton masat e mëposhtme: Bën një regjistrim të të gjitha kategorive të kafshëve në fermë dhe në lidhje me çdo kategori të kafshëve të llojeve të dyshuara regjistron numrin e kafshëve të ngordhura dhe të kafshëve të dyshuara për të qenë të infektuara apo të ndotura; Regjistrimi, sipas germës “a”, mbahet i përditësuar, duke marrë parasysh, për kafshët e këtyre llojeve, lindjen apo ngordhjen gjatë periudhës së dyshimit; ky informacion jepet nga pronari me kërkesën e autoritetit kompetent vendor dhe kontrollohet nga sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë në çdo vizitë; c) Të gjitha stoqet e qumështit, produktet e qumështit, mishit, prodhimet e mishit, karkasat, gëzofët dhe lëkurët, leshi, sperma, embrionet, vezët, rrjedhjet, plehu, si dhe ushqimi për kafshët dhe pjelljet në fermë regjistrohen dhe të dhënat ruhen; d) Nga fermë nuk hyjnë apo largohen kafshë të prekshme, përveç në rastet kur ferma është e përbërë nga njësi të ndryshme epidemiologjike të prodhimit sipas nenit 18, dhe nëse të gjitha kafshët e llojeve të prekshme në fermë janë mbajtur në një mjedis ose një tjetër vend, ku ato janë të izoluara; e) Në hyrjet dhe daljet e mjediseve të banimit apo vend qëndrimet e kafshëve të prekshme dhe në vetë fermën kryhen dezinfektime përkatëse; f) Kryen një kontroll epidemiologjik; për të lehtësuar kontrollet epidemiologjike të nevojshme merren mostra për testimin laboratorik. Neni 5 Lëvizja brenda dhe jashtë fermës në rast dyshimi për një epidemi të sëmundjes së aftës epizootike 1. Në rast dyshimi për shpërthimin e sëmundjes së aftës epizootike në fermë, ndalohen të gjitha lëvizjet për në fermë dhe jashtë saj. Kjo ndalesë zbatohet në mënyrë të veçantë për: a) lëvizjet nga ferma të mishit ose karkasave, produkteve të mishit, qumështit ose produkteve të qumështit, spermës, vezëve ose embrioneve të kafshëve të llojeve të prekshme, e mjeteve, objekteve ose materialeve të tjera, përgjegjëse për të transmetuar virusin e aftës epizootike, të tilla si: leshi, gëzofët dhe lëkurët, qimet nga mbeturinat e kafshëve, rrjedhjet, plehu; b) Lëvizjet e kafshëve të llojeve të prekshme nga sëmundja e aftës epizootike; Lëvizjet e personave për të hyrë ose për të dalë nga ferma; Lëvizjet e automjeteve, për të hyrë ose për të dalë nga ferma. 2. Pavarësisht nga ndalimet në pikën 1, germa “a”, mundet që në rast të vështirësive të depozitimit në fermë qumështi të shkatërrohet në fermë, ose të transportohet nën mbikëqyrjen veterinare dhe vetëm nga mjete të transportit me pajisje të përshtatshme për t’u siguruar ndaj rrezikut të përhapjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike, nga ferma në vendin më të afërt të mundshëm, për asgjësimin ose sigurimin e trajtimit për shkatërrimin e virusit të sëmundjes së aftës epizootike. 3. Pavarësisht nga ndalimet e parashikuara në pikën 1, germat “b”, germa “c” dhe germa “d”, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të autorizojë lëvizje për në fermë ose jashtë saj nën të gjitha kushtet e nevojshme që shmangin përhapjen e virusit të aftës epizootike. Neni 6 Zbatimi i masave në fermat e tjera 1. Masat e parashikuara në rast dyshimi për shpërthimin e sëmundjes së aftës epizootike, zbatohen dhe në ferma të tjera nëse vendndodhja ndërtimi dhe shtrirja e tyre, ose kontaktet me kafshët, të japin arsye për dyshimin e ndotjes. 2. Masat e parashikuara në rast dyshimi për shpërthimin e sëmundjes së aftës epizootike, zbatohen në lokalet apo mjetet e transportit, në thertore, në pikat e inspektimit kufitar kur në kafshët e llojeve të prekshme dyshohet prania e infeksionit ose ndotjes me virusin e aftës epizootike. Neni 7 Kontrolli i përkohshëm zonal Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të krijojë një zonë të kontrollit të përkohshëm, kur kërkohet nga situata epidemiologjike dhe, në veçanti, kur situata përfshin një dendësi të lartë të kafshëve të llojeve të prekshme, lëvizje intensive të kafshëve apo të personave në kontakt me kafshë të llojeve të prekshme, vonesa në lajmërimet e statusit të dyshuar, ose informacione të pamjaftueshme mbi origjinën e mundshme dhe rrugët e futjes së virusit të aftës epizootike. Masat e parashikuara në nenin 4, pika 1, dhe pika 2, germat “a”, “b” dhe “d” dhe në nenin 5, pika 1, zbatohen në fermat në zonën e kontrollit të përkohshëm, ku mbahen kafshët e llojeve të prekshme. 3. Masat e përkohshme të zbatuara në zonën e kontrollit mund të plotësohen me një ndalim të përkohshëm për të gjitha lëvizjet e kafshëve në një zonë më të madhe ose në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Megjithatë, ndalimi i lëvizjes së kafshëve të llojeve, që nuk preken nga sëmundja e aftës epizootike, nuk duhet të tejkalojë 72 orë, përveçse kur justifikohet nga rrethana të jashtëzakonshme. Neni 8 Programi parandalues çrrënjosës 1. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë zbaton një program parandalues çrrënjosës, duke përfshirë vrasjen e kafshëve të llojeve të prekshme, në dukje të jenë ndotur dhe nëse është e nevojshme, të kafshëve në njësi prodhimi të lidhura epidemiologjikisht ose në ferma fqinje, kur informacioni epidemiologjik apo të dhëna të tjera tregojnë mbi dyshimin e sëmundjes. 2. Në këtë rast kryhet marrja e mostrave dhe ekzaminimet klinike të kafshëve të llojeve të prekshme. 3. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë njofton Drejtorinë Veterinare para zbatimit të masave të parashikuara në këtë nen. Neni 9 Mbajtja e masave Masat e parashikuara në rast dyshimi për shpërthimin e sëmundjes së aftës epizootike vazhdojnë të mbahen, deri sa dyshimi për sëmundjen e aftës epizootike nuk është përjashtuar zyrtarisht. SEKSIONI 3 KONFIRMIMI I SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE Neni 10 Masat në rast të konfirmimit të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike 1. Me konfirmimin e sëmundjes së aftës epizootike, krahas masave të parashikuara në rast dyshimi për shpërthimin e sëmundjes së aftës epizootike dhe zgjerimin e masave në fermat e tjera, në fermë zbatohen menjëherë masat e mëposhtme: a) Të gjitha kafshët e llojeve të prekshme, vriten menjëherë në vend; në rrethana të jashtëzakonshme kafshët e llojeve të prekshme mund të vriten në vendin më e afërt të përshtatshëm për këtë qëllim nën mbikëqyrje zyrtare dhe në mënyrë të tillë që të shmanget rreziku i përhapjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike gjatë transportit dhe vrasjes; sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë njofton Drejtorinë Veterinare në lidhje me ekzistencën e rrethanave të tilla të jashtëzakonshme, dhe veprimet e marra; Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë, para ose gjatë vrasjes së kafshëve të prekshme, merr të gjitha llojet e përshtatshme dhe numrat e mjaftueshëm të mostrave të nevojshme për kontrollin epidemiologjik; sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë vendos që kontrolli zyrtar nuk zbatohet në rastet e paraqitjes së një burimi sekondar, i cili është i lidhur epidemiologjikisht me një burim primar, për të cilin mostrat tashmë janë marrë në përputhje me këtë nen, me kusht që një numër i mjaftueshëm mostrash të përshtatshme dhe të nevojshme janë marrë për kontrollin epidemiologjik; Karkasat e kafshëve të llojeve të prekshme, të cilat kanë ngordhur në fermë dhe karkasat e kafshëve, të cilat janë vrarë, në përputhje me germën “a” të këtij neni, përpunohen pa vonesë nën mbikëqyrje zyrtare në mënyrë të tillë që nuk ka rrezik të përhapjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike; kur rrethana të veçanta kërkojnë groposjen apo djegien e karkasave në vendqëndrim ose jashtë tij, veprime të tilla kryhen në përputhje me udhëzimet e përgatitura që më parë në kuadrin e planit të emergjencës; d) Të gjitha produktet dhe materialet, stoqet e qumështit, produktet e qumështit, mishit, prodhimet e mishit, karkasat, gëzofët dhe lëkurët, leshi, sperma, embrionet, vezët, rrjedhjet, plehu, si dhe ushqimi për kafshët, izolohen deri sa ndotja të përjashtohet, ose trajtohen apo përpunohen në mënyrë të tillë që të sigurohet shkatërrimi i virusit të sëmundjes së aftës epizootike. 2. Pas vrasjes dhe përpunimit të kafshëve të llojeve të prekshme dhe plotësimit të masave të parashikuara në pikën 1, germa “d”: a) Ndërtesat e përdorura për strehimin e kafshëve të llojeve të prekshme, rrethinat e tyre dhe automjetet e përdorura për transportin e tyre, ndërtesat e tjera e të gjitha pajisjet, që janë ndotur, pastrohen dhe disinfektohen; b) Kur ka dyshime që zonat e banueshme për njerëzit ose ambientet e zyrave në fermë janë të ndotura me e virusin e sëmundjes së aftës epizootike, këto zona pastrohen dhe disinfektohen; c) Kryhet ripopullimi i kafshëve. Neni 11 Pastrimi dhe dezinfektimi 1. Veprimet e pastrimit dhe të dezinfektimit, dokumentohen dhe kryhen nën mbikëqyrje zyrtare në përputhje me instruksionet e dhëna nga specialisti veteriner i autoritetit kompetent vendor, duke përdorur dezinfektantë dhe përqendrime pune dezinfektantësh, sipas listës së dezinfektantëve të lejuar për përdorim brenda vendit, për të siguruar shkatërrimin e virusit të sëmundjes së aftës epizootike. Veprimet e pastrimit dhe të dezinfektimit, të cilat përfshijnë kontrolle të insekteve, kryhen duke zvogëluar sa më shumë të jetë e mundur ndikimin negativ, që mund të shkaktohet nga këto veprime në mjedis. Çdo dezinfektant i përdorur, përveç dezinfektimit efektiv, të përdoret në përputhje me teknologjitë më të mira për të ulur sa më shumë të jetë e mundur ndikimin negativ në mjedis dhe në shëndetin publik. Neni 12 Gjurmimi dhe trajtimi i materialeve dhe i produkteve që rrjedhin nga/ose që kanë qenë në kontakt me kafshët e një vatre të sëmundjes së aftës epizootike Materialet dhe produktet, stoqet e qumështit, produktet e qumështit, mishit, prodhimet e mishit, karkasat, gëzofët dhe lëkurët, leshi, sperma, embrionet, vezët, rrjedhjet, plehu i kafshëve të llojeve të prekshme, si dhe ushqimi për kafshët, të mbledhura nga një fermë, ku një vatër e sëmundjes së aftës epizootike është konfirmuar dhe sperma, vezët, embrionet e mbledhura nga kafshë të llojeve të prekshme të pranishme në fermë, gjatë periudhës ndërmjet hyrjes së mundshme të sëmundjes në fermë dhe zbatimit të masave zyrtare, gjurmohen dhe trajtohen nën mbikëqyrje zyrtare në mënyrë të tillë që të sigurojnë shkatërrimin e virusit të sëmundjes së aftës epizootike duke shmangur çdo rrezik të përhapjes më tej të tij. Neni 13 Kontrolli epidemiologjik 1. Kontrolli epidemiologjik në lidhje me vatrat e sëmundjes së aftës epizootike, realizohet nga veterinerë të trajnuar në bazë të pyetësorëve të përgatitur në kuadrin e planit të emergjencës, për të siguruar kontrolle të shpejta dhe të sakta. Ky kontroll verifikon: Gjatësinë e kohës gjatë së cilës sëmundja e aftës epizootike mund të ketë qenë e pranishme në një fermë përpara se të dyshohet ose të lajmërohet; Origjinën e mundshme të virusit të aftës epizootike në fermë dhe identifikimin e fermave të tjera, ku ka kafshë të dyshuara se janë të infektuara apo kafshë të dyshuara se janë të ndotura nga i njëjti burim; Shkallën e mundur, në të cilën kafshët e llojeve të tjera të prekshme, veç gjedhit dhe derrit, mund të kenë qenë të infektuara apo të ndotura; Lëvizjen e kafshëve, personave, automjeteve dhe të materialeve, stoqeve të qumështit, produkteve të qumështit, mishit, prodhimeve të mishit, karkasave, gëzofëve dhe lëkurëve, leshit, spermës, embrioneve, vezëve, rrjedhjeve, plehut, si dhe ushqimeve për kafshë, që mund të kenë lëvizur virusin e aftës epizootike në ose nga fermat në fjalë. 2. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë informon rregullisht dhe në vazhdimësi Drejtorinë Veterinare dhe sektorët veterinarë në Drejtoritë e Bujqësisë të rajoneve të tjera në lidhje me epidemiologjinë dhe përhapjen e virusit të sëmundjes së aftës epizootike. Neni 14 Masa shtesë në rast të konfirmimit të vatrës së sëmundjes së aftës epizootike 1. Përveç kafshëve të llojeve të prekshme, në një fermë ku sëmundja e aftës epizootike është konfirmuar, vriten e përpunohen në mënyrë të tillë që të shmangin rrezikun e përhapjes së virusit të aftës epizootike dhe kafshët jo të prekshme. Vrasja nuk zbatohet për kafshët e llojeve që nuk preken nga sëmundja e aftës epizootike, të cilat janë të izoluara, të pastruara e të dezinfektuara dhe, me kusht që ato janë identifikuar individualisht, në rastin e njëthundrakëve në përputhje me legjislacionin veterinar në fuqi, në mënyrë që të lejojë kontrollin e lëvizjes së tyre. Masat e parashikuara në rast të konfirmimit të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike zbatohen në stabilimentet e prodhimit të lidhura epidemiologjikisht apo në fermat fqinjë, kur informacionet epidemiologjike apo të dhëna të tjera japin arsye për të dyshuar në një ndotje të mundshëm të tyre. Përdorimi i këtyre masave njoftohet te Drejtoria Veterinare para zbatimit. Në këtë rast, duhet të merren masat në lidhje me marrjen e mostrave dhe ekzaminimeve klinike të kafshëve. Menjëherë pas konfirmimit të vatrës së parë të sëmundjes së aftës epizootike, përgatitet vaksinimi emergjent në një zonë, të paktën, në përmasat e zonës së mbikëqyrjes. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë zbaton masat e kontrollit të përkohshëm zonal dhe programin parandalues çrrënjosës. SEKSIONI 4 MASAT QË ZBATOHEN NË RASTE TË VEÇANTA Neni 15 Masat që zbatohen në rast të një vatre të aftës epizootike në afërsi ose brenda disa objekteve të veçanta ku mbahen kafshët e llojeve të prekshme përkohësisht apo përgjithmonë 1. Kur një epidemi e aftës epizootike kërcënon të infektojë kafshë të llojeve të prekshme në një laborator, në kopsht zoologjik, në park të kafshëve të egra, në zonë të kufizuar, në institute apo qendra të miratuara dhe ku kafshët janë mbajtur për qëllime shkencore apo qëllime që lidhen me ruajtjen e llojeve të kafshëve apo fermave të burimeve gjenetike, zbatohen të gjitha masat e përshtatshme të biosigurisë për mbrojtjen e kafshëve nga infeksioni. Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjeve në institucionet publike ose zbatimin e kushteve specifike. 2. Kur një vatër e sëmundjes së aftës epizootike është konfirmuar në një laborator, në kopsht zoologjik, në park të kafshëve të egra, në zonë të kufizuar apo trupë, në institute apo qendra të miratuara dhe ku kafshët janë mbajtur për qëllime shkencore apo qëllime që lidhen me ruajtjen e llojeve të kafshëve apo fermave të burimeve gjenetike, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të vendosë të mos kryejë vrasjen menjëherë në vend apo në vendin më e afërt të përshtatshëm, me kusht që interesat e shtetit dhe, në veçanti, statusi i shëndetit të kafshëve të rajoneve të tjera nuk rrezikohet dhe janë vendosur të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik për përhapjen e virusit të aftës epizootike. a) Vendimi për të mos kryer vrasjen menjëherë në vend apo në vendin më të afërt të përshtatshëm, i njoftohet menjëherë Drejtorisë Veterinare. Në rastin e kafshëve dhe fermave të burimeve gjenetike, ky njoftim përfshin një listë të përditësuar të objekteve, në të cilat janë zbatuar masat, të cilat Drejtoria Veterinare i ka identifikuar paraprakisht si bërthamë racore të kafshëve të prekshme për mbijetesën e një race. Neni 16 Masat që zbatohen në thertore, në pikat e inspektimit kufitar dhe në mjetet e transportit 1. Kur një rast i sëmundjes së aftës epizootike është konfirmuar në një thertore, pikë të inspektimit kufitar ose në një mjet transporti, zbatohen masat e mëposhtme: a) Të gjitha kafshët e llojeve të prekshme në të tilla mjedise apo mjete transporti vriten menjëherë; b) Karkasat e kafshëve të vrara përpunohen nën mbikëqyrje zyrtare dhe duke shmangur rrezikun e përhapjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike; c) Mbeturina të tjera të kafshëve, duke përfshirë të brendshmet nga kafshët e infektuara apo të dyshuara për të qenë të infektuara dhe të ndotura, përpunohen nën mbikëqyrje zyrtare, duke shmangur rrezikun e përhapjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike; d) Plehu i kafshëve dhe urina janë objekt dezinfektimi dhe hiqen vetëm për trajtim; e) Nën mbikëqyrjen e specialistit veteriner shtetëror bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i ndërtesave dhe i pajisjeve, duke përfshirë automjetet apo mjetet e transportit; f) Kryhet një kontroll epidemiologjik. 2. Në thertore, në pikën e inspektimit kufitar ose në mjetin e transporti nuk janë rifutur kafshë për therje, apo mjete transporti, të paktën, deri në 24 orë pas përfundimit të operacioneve të pastrimit dhe të dezinfektimit. Për masat e marra në thertore, në pikën e inspektimit kufitar ose në mjetin e transportit, informohet Drejtoria Veterinare. Kur kërkohet nga situata epidemiologjike, në veçanti, kur dyshohet ndotja e kafshëve të llojeve të prekshme në fermat ngjitur me thertoren, pikën e inspektimit kufitar ose mjetin e transportit, në thertore, në pikën e inspektimit kufitar ose në mjetin e transportit deklarohet vatra, zbatohen masat të parashikuara për vatrën e sëmundjes dhe vendoset zona e mbrojtjes dhe e mbikëqyrjes. Neni 17 Rishikimi i masave Drejtoria Veterinare shqyrton menjëherë gjendjen në lidhje me masat e zbatuara në raste të veçanta. Drejtoria Veterinare miraton masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit të aftës epizootike, në veçanti, në lidhje me rajonalizimin, kontrollin e lëvizjeve, identifikimin e kafshëve dhe vaksinimin mbrojtës. SEKSIONI 5 FERMAT E PËRBËRA NGA NJËSI TË NDRYSHME EPIDEMIOLOGJIKE PRODHIMI DHE FERMAT E KONTAKTIT Neni 18 Fermat e përbëra nga njësi të ndryshme epidemiologjike prodhimi Në rastin e fermave, të cilat përbëhen nga dy ose më shumë njësi të veçanta të prodhimit, në raste të jashtëzakonshme dhe pas shqyrtimit të rreziqeve, mund të shmanget vrasja e menjëhershme për njësi prodhimi të kafshëve, që nuk preken nga sëmundja e aftës epizootike. Shmangja nga vrasja jepet vetëm pasi, në kohën e kontrollit zyrtar, është konfirmuar se për të parandaluar përhapjen e virusit të sëmundjes së aftës epizootike në njësitë e veçanta të prodhimit, janë plotësuar kushtet e mëposhtme, për së paku dy periudha inkubacioni para datës kur vatra e sëmundjes së aftës epizootike është identifikuar: a) Struktura, duke përfshirë administrimin, dhe madhësia e objekteve lejojnë një ndarje të plotë për strehim dhe për mbajtjen e dallueshme të tufave të kafshëve të llojeve të prekshme, duke përfshirë hapësira të veçanta ajrore; b) Funksionimi i njësive të ndryshme të prodhimit dhe, në veçanti, administrimi i kullotave, stallave, të ushqyerit dhe heqja e plehrave janë krejtësisht të ndara dhe të kryera nga personel i ndryshëm; c) Makineritë, kafshët e punës të llojeve të pandjeshme ndaj sëmundjes së aftës epizootike, pajisjet, instalimet, instrumentet dhe mjetet e dezinfektimit të përdorura në njësitë e prodhimit janë krejtësisht të veçanta. 3. Në lidhje me qumështin, mund përjashtohet izolimi ose trajtimi, për një fermë të prodhimit të qumështit, me kusht që: a) Kjo fermë të plotësojë kushtet e përcaktuara në pikën 2; Mjelja të kryhet në secilën njësi veç e veç; Në vartësi të qëllimit të përdorimit, qumështi është subjekt i trajtimeve të përshkruara në shtojcën II, bashkëlidhur kësaj rregulloreje. 4. Kur vrasja është përjashtuar, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë përcakton masa për zbatimin e këtij përjashtimi. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë njofton Drejtorinë Veterinare për këtë përjashtim dhe siguron hollësitë mbi masat e marra. Neni 19 Fermat e kontaktit Fermat njihen si ferma kontakti kur autoriteti kompetent vendor konstaton ose vlerëson mbi bazën e të dhënave të konfirmuara, se virusi i sëmundjes së aftës epizootike mund të ketë hyrë si rezultat i lëvizjes së personave, kafshëve, produkteve me origjinë shtazore, makinave ose çdo rruge tjetër nga fermat e tjera të dyshuara si të infektuara apo të ekspozuara ndaj virusit të aftës epizootike. Fermat e kontaktit u nënshtrohen masave të parashikuara në rast dyshimi për shpërthimin e sëmundjes së aftës epizootike dhe këto masa mbahen deri kur dyshimi për praninë e virusit të sëmundjes së aftës epizootike në fermën e kontaktit është përjashtuar zyrtarisht. 3. Largimi i të gjitha kafshëve nga fermat e kontaktit ndalohet gjatë një periudhe, që korrespondon me periudhën e inkubacionit specifik për llojet e prekshme të kafshëve. Megjithatë, pavarësisht nga masa e ndalimit të lëvizjes së kafshëve nga ferma dhe për në fermë, kafshët e specieve të prekshme, mund të transportohen nën mbikëqyrjen zyrtare, drejtpërdrejt në thertoren më të afërt të mundshme, për therje të menjëhershme. 4. Para një transporti të tillë, autoriteti kompetent vendor kryen, të paktën, ekzaminimet klinike. 5. Kur situata epidemiologjike e lejon, mund të kufizohet njohja si një fermë kontakti të parashikuar në pikën 1 për një njësi prodhimi epidemiologjike të fermës dhe të kafshëve të mbajtura në të, me kusht që njësia epidemiologjike e prodhimit të pajtohet me nenin 18. 6. Kur nuk përjashtohet një lidhje epidemiologjike në mes të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike me ndërtesat apo mjetet e transportit, masat e parashikuara në rast dyshimi për shpërthimin e sëmundjes së aftës epizootike, zbatohen edhe për ndërtesat apo mjetet e transportit. Neni 20 Koordinimi i masave Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të rishqyrtojë gjendjen në lidhje me fermat e përbëra nga njësi të ndryshme epidemiologjike prodhimi dhe fermat e kontaktit në Drejtorinë Veterinare me qëllim përshtatjen e masave të nevojshme, për të siguruar koordinimin e masave të zbatuara në të gjithë vendin, në fermat e përbëra nga njësi të ndryshme epidemiologjike prodhimi dhe fermat e kontaktit. SEKSIONI 6 ZONAT E MBROJTJES DHE TË MBIKËQYRJES Neni 21 Vendosja e zonave të mbrojtjes dhe të mbikëqyrjes 1. Përveç sa parashikon kontrolli i përkohshëm zonal, masat e përcaktuara në pikat 2, 3 dhe 4, në vijim, zbatohen menjëherë pasi shpërthimi i sëmundjes së aftës epizootike është konfirmuar. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë vendos zonën e mbrojtjes në një rreze minimale prej 3 km dhe një zonë mbikëqyrje në një rreze minimale prej 10 km nga qendra e vatrës së sëmundjes së aftës epizootike. Caktimi i kufijve gjeografik të këtyre zonave merr parasysh kufijtë administrativë, barrierat natyrore, mjetet e mbikëqyrjes dhe përparimin teknologjik, i cili bën të mundur parashikimin e mundësisë të përhapjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike nga ajri ose çdo mjet tjetër. Ky caktim i kufijve rishikohet, nëse është e nevojshme, në dritën e elementeve të tillë. Zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes shënohen me shenja pikëzimi të një madhësie të mjaftueshme në rrugët e hyrjes të zonave. 4. Për të siguruar koordinim të plotë të të gjitha masave të nevojshme të çrrënjosjes së sëmundjes së aftës epizootike në zbatim të planit të emergjencës, sa më shpejt të jetë e mundur, krijohen njësia qendrore dhe njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes. Me qëllim kryerjen e kontrolleve epidemiologjike, këto njësi ndihmohen nga një grup ekspertësh. 5. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen gjurmimin e mishit të freskët, produkteve të mishit, qumështit të papërpunuar dhe produkteve të qumështit, që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes dhe të prodhuara ndërmjet datës së parashikuar të hyrjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike dhe datës së parashikuara të vendosjes të zonës së mbrojtjes dhe të zonës së mbikëqyrjes. Ky mish i freskët, prodhim mishi, qumështi i papërpunuar dhe produkte të papërpunuara të qumështit trajtohen në përputhje me nenet 25, 26 dhe 27 ose ndalohen deri sa ndotja e mundshme me virusin e sëmundjes së aftës epizootike të përjashtohet zyrtarisht. Neni 22 Masat që zbatohen për fermat në zonën e mbrojtjes 1. Në zonën e mbrojtjes zbatohen menjëherë masat në vijim: Kryhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbahet i përditësuar regjistrimi i të gjitha fermave me kafshë të llojeve të prekshme dhe krijimi i një regjistri për të gjitha kafshët e pranishme në këto ferma; Të gjitha fermat me llojet e kafshëve të prekshme, periodikisht i nënshtrohen një monitorimi veterinar, duke shmangur përhapjen e virusit të sëmundjes së aftës epizootike, mundësisht të pranishëm në ferma, i cili përfshin kryesisht dokumentacionin përkatës, në mënyrë të veçantë të dhënat sipas germës “a” dhe masat, që zbatohen për të parandaluar futjen apo largimin e virusit të sëmundjes së aftës epizootike, të cilat mund të përfshijnë ekzaminimet klinike ose marrjen e mostrave nga kafshët e llojeve të prekshme; Kafshët e llojeve të prekshme nuk duhet të hiqen nga ferma në të cilat janë mbajtur. 2. Pavarësisht nga masa e ndalimit të largimit të kafshëve nga ferma, kafshë të llojeve të prekshme mund të transportohen nën mbikëqyrjen zyrtare për qëllim therje emergjente direkt në një thertore që ndodhet brenda zonës së mbrojtjes ose, nëse në atë zonë nuk ka thertore, në një thertore jashtë zonës, me mjete transporti të pastruara dhe dezinfektuara nën kontrollin zyrtar pas çdo operacioni të transportit. Lëvizja miratohet vetëm nëse, në bazë të një ekzaminimi klinik nga sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë i të gjitha llojeve të kafshëve të prekshme të pranishme në fermë dhe pas vlerësimit të rrethanave epidemiologjike, nuk ka asnjë arsye për të dyshuar praninë e kafshëve të infektuara apo të ndotura në fermë. Mishi i kafshëve të tilla është objekt i masave të parashikuara në lidhje me mishin e freskët, të prodhuar në zonën e mbrojtjes. Neni 23 Lëvizja dhe transporti i kafshëve dhe produkteve të tyre në zonën e mbrojtjes Në zonën e mbrojtjes ndalohen aktivitetet e mëposhtme: a) lëvizja nëpër ferma dhe transporti i kafshëve të llojeve të prekshme; b) panairet, tregjet, shfaqjet dhe grumbullime të tjera të kafshëve duke përfshirë grumbullimin dhe shpërndarjen e llojeve të prekshme; c) shërbimet shëtitëse për mbarështim të kafshëve të llojeve të prekshme; d) inseminimi artificial dhe mbledhja e vezëve dhe embrioneve nga kafshët e llojeve të prekshme. Neni 24 Masa shtesë 1. Ndalimi i lëvizjes dhe i transportit të kafshëve dhe produkteve të tyre në zonën e mbrojtjes mund të zbatohet në: Lëvizjen ose transportin e kafshëve të llojeve jo të prekshme ndërmjet fermave të vendosura brenda ose jashtë zonës ose në zonën e mbrojtjes; Kalimin transit të kafshëve të të gjitha llojeve përmes zonës së mbrojtjes; Ngjarjet me grumbullime të njerëzve me kontakt të mundshëm me kafshë të llojeve të prekshme, ku ka një rrezik për përhapje të virusit të aftës epizootike; Inseminimin artificial apo mbledhjen e vezëve dhe embrioneve nga kafshë të llojeve jo të prekshme nga sëmundja e aftës epizootike; Lëvizjen e mjeteve të transportit të caktuara për transportin e kafshëve; Therjen në fermë të kafshëve të llojeve të prekshme për konsum privat; Transportin e ushqimit për kafshë, foragjereve, sanës dhe kashtës në fermat e kafshëve të llojeve të prekshme. 2. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë autorizon: Kalimin transit të kafshëve të të gjitha llojeve përmes zonës së mbrojtjes, të ndërmarrë vetëm nëpërmjet autostradës kryesore apo linjave hekurudhore kryesore; Transportin e kafshëve të llojeve të prekshme, për të cilat vërtetohet nga autoriteti kompetent vendor që vijnë nga ferma jashtë zonës së mbrojtjes dhe transportohen në rrugët e përcaktuara drejtpërdrejt në thertore të caktuara për therje të menjëhershme, me kusht që mjetet e transportit të pastrohen dhe dezinfektohen më pas nën mbikëqyrje zyrtare në thertore dhe një dezinfektim i tillë i transportit është i regjistruar në ditarin e udhëtimit të mjeteve të transportit; c) Inseminimin artificial të kafshëve, të kryer nga personeli i fermës, duke përdorur spermë të mbledhur nga kafshët e fermës ose spermë të ruajtur në fermë ose spermë të marrë nga një qendër e grumbullimit të spermës jashtë perimetrit të fermës; Lëvizjen dhe transportimin e njëthundrakëve. Transportin, nën kushte të caktuara, të ushqimit për kafshë, foragjereve, sanës dhe kashtës në ferma që mbajnë kafshë të llojeve të prekshme. Neni 25 Masat në lidhje me mishin e freskët, të prodhuar në zonën e mbrojtjes Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të mishit të freskët, mishit të grirë dhe mishit të përpunuar, nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të mishit të freskët, mishit të grirë dhe mishit të përpunuar, nga kafshë të llojeve të prekshme të prodhuara në qendrat e vendosur në zonën e mbrojtjes. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron që mishi i freskët, mish i grirë dhe mishi i përpunuar nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes, shënohet dhe, më pas, transportohet në kontejnerë të mbyllur në stabiliment të caktuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për trajtimin dhe transformimin në produkte mishi. Ndalimi i vendosjes në treg të mishit të freskët, mishit të grirë dhe mishit të përpunuar, nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes nuk zbatohet për mish të freskët, mish të grirë dhe mish të përpunuar, të cilat janë prodhuar në një datë të paktën 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në fermë në zonën e mbrojtjes dhe të cilat që nga prodhimi janë ruajtur dhe transportuar veçmas nga mish i prodhuar pas kësaj date. Ky mish duhet të dallohet lehtësisht nga mishi, që nuk mund të shpërndahet jashtë zonës së mbrojtjes, me anë të shënimit qartë në përputhje me legjislacionin veterinar në fuqi. Ndalimi i vendosjes në treg të mishit të freskët, mishit të grirë dhe mishit të përpunuar, nga kafshë të llojeve të prekshme të prodhuara në qendrat e vendosur në zonën e mbrojtjes, nuk zbatohet për mish të freskët, mish të grirë ose mish të përpunuar të marrë nga stabilimente të vendosura në zonën e mbrojtjes nën kushtet e mëposhtme: a) Stabilimenti, operon nën kontroll të rreptë veterinar; b) Në stabiliment përpunohet vetëm mish i freskët, mish i grirë ose mish i përpunuar i prodhuar në një datë të paktën 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në fermë në zonën e mbrojtjes dhe që nga prodhimi është ruajtur dhe transportuar veçmas nga mish i prodhuar pas kësaj date, ose mish i freskët, mish i grirë ose mish i përpunuar që merret nga kafshët e mbajtura e të therura jashtë zonës së mbrojtjes ose nga kafshët që transportohen në stabiliment dhe mbahen aty në përputhje me masat e përcaktuara në nenin 24, pika 2, germa “b”; c) Ky mish i freskët, mish i grirë ose mish i përpunuar, duhet të ketë shenjën shëndetësore; d) Gjatë gjithë procesit të prodhimit të gjithë mishrat, mish i freskët, mish i grirë ose mish i përpunuar duhet të jenë të identifikuar në mënyrë të qartë, dhe transportohen dhe magazinohen veçmas nga mishi i freskët, mish i grirë ose mishi i përpunuar që nuk mund të shpërndahet jashtë zonës së mbrojtjes në përputhje me këtë rregullore. Përputhshmëria me kushtet e pikës 5, vërtetohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për mishin e freskët, mishin e grirë dhe mishin e përpunuar të destinuar për tregtinë e brendshme. Në rastin e tregtisë ndërkombëtare, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbikëqyr kontrollin e përputhshmërisë të kryer dhe informon për këtë Drejtorinë Veterinare. Ndalimi i vendosjes në treg mund të mos jepet nëse mishi i freskët, mishi i grirë dhe mishi i përpunuar i prodhuar nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes, i nënshtrohet kushteve të veçanta të miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në veçanti në lidhje me shëndetin në rastin e mishit të prodhuar nga kafshët e llojeve të prekshme me origjinë nga zona e mbrojtjes, mbajtur për më shumë se 30 ditë. Neni 26 Masat në lidhje me produktet e mishit të prodhuar në zonën e mbrojtjes 1. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron ndalimin e vendosjes në treg të produkteve të mishit të prodhuar nga mish, që rrjedh nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes. 2. Ndalimi i vendosjes në treg të produkteve të mishit të prodhuar nga mish, që rrjedh nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes nuk zbatohet për mish të freskët, mish të grirë dhe mish të përpunuar, të prodhuar në një datë të paktën 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në fermë në zonën e mbrojtjes dhe që nga prodhimi është ruajtur dhe transportuar veçmas nga mish i prodhuar pas kësaj date. Ky mish duhet të dallohet lehtësisht nga mishi, që nuk mund të shpërndahet jashtë zonës së mbrojtjes, me anë të shënimit qartë në përputhje me legjislacionin veterinar në fuqi. Neni 27 Masat në lidhje me qumështin dhe produktet e qumështit të prodhuara në zonën e mbrojtjes Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të qumështit që rrjedh nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes dhe të produkteve të qumështit të prodhuar nga qumësht i tillë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të qumështit dhe të produkteve të qumështit nga kafshë të llojeve të prekshme të prodhuara në një stabiliment që ndodhet në zonën e mbrojtjes. 3. Ndalimi i parashikuara në pikën 1 nuk zbatohet për qumësht dhe produkte qumështi që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes, të cilat janë prodhuar në një datë të paktën 21 ditë përpara datës së parashikuar të hyrjes së infeksionit për një stabiliment në zonën e mbrojtjes dhe të cilat që nga prodhimi janë ruajtur dhe transportuar veçmas nga qumështi dhe produktet e qumështit të prodhuara pas kësaj date. 4. Ndalimi i vendosjes në treg të qumështit që rrjedh nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes dhe të produkteve të qumështit të prodhuar nga qumësht i tillë, nuk zbatohet për qumësht që rrjedh nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes dhe produktet e qumështit të prodhuara nga qumështi që ka pësuar një nga trajtimet e përshkruara në shtojcën 2, në varësi të përdorimit të qumështit ose produkteve të qumështit. Trajtimi kryhet sipas kushteve të përcaktuara në pikën 6 në stabiliment të vendosur në zonën e mbrojtjes dhe nën kushtet e vendosura në pikën 8 në stabilimentin që ndodhet jashtë zonës së mbrojtjes. Ndalimi i vendosjes në treg të qumështit dhe të produkteve të qumështit nga kafshë të llojeve të prekshme të prodhuara në një stabiliment që ndodhet në zonën e mbrojtjes nuk do të zbatohet për qumështin dhe produktet e qumështit, të cilat janë përgatitur në stabilimente të vendosura në zonën e mbrojtjes nën kushtet e përcaktuara në pikën 6. Stabilimenti sipas pikave 4 dhe 5 plotëson kushtet e mëposhtme: a) Stabilimenti operon nën kontrollin veterinar zyrtar të rreptë dhe të përhershëm; b) Qumështi i përdorur në stabiliment është trajtuar me një nga trajtimet e parashikuar në shtojcën 2, ose qumështi i papërpunuar merret nga kafshë jashtë zonës së mbrojtjes; c) Gjatë gjithë procesit të prodhimit, qumështi identifikohet në mënyrë të qartë dhe transportohet e magazinohet veçmas nga qumështi i papërpunuar dhe produktet e papërpunuara të qumështit, të cilat nuk janë të destinuara për shpërndarjen jashtë zonës së mbrojtjes; d) transporti i qumështit të papërpunuar nga fermat që ndodhen jashtë zonës së mbrojtjes në stabiliment kryhet në automjete, të cilat janë pastruar dhe dezinfektuar para operacionit të transportit, dhe të cilat nuk kanë pasur kontakt të mëvonshëm me kafshë të llojeve të prekshme nga fermat në zonën e mbrojtjes. 7. Përputhshmëria me kushtet e pikës 6, inspektohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për qumështin e destinuar për tregtinë e brendshme dhe në rastin e tregtisë ndërkombëtare. 8. Transporti i qumështit të papërpunuar nga fermat e vendosura në zonën e mbrojtjes për në stabilimentet e vendosura jashtë zonës së mbrojtjes dhe përpunimi i qumështit u nënshtrohet kushteve të mëposhtme: Përpunimi në stabilimentin, që ndodhet jashtë zonës së mbrojtjes, i qumështit të papërpunuar të prodhuar nga kafshë të llojeve të prekshme, që mbahen brenda zonës së mbrojtjes, të jetë i miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Miratimi përfshin dhe tregues mbi caktimin e rrugës së transportit për në stabilimentin e caktuar; Transporti kryhet me automjete, të cilat janë pastruar dhe dezinfektuar para operacionit të transportit, janë ndërtuar dhe mirëmbahen në mënyrë të tillë që nuk ka rrjedhje të qumështit gjatë transportit dhe janë të pajisura për të shmangur shpërndarjen aerosol gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të qumështit; Para largimit nga ferma, nga ku qumështi i kafshëve të llojeve të prekshme është mbledhur, tubat e mbledhjes, gomat, kasat e timonit, pjesët e poshtme të automjetit dhe çdo firë e qumështit janë pastruar dhe dezinfektuar dhe pas dezinfektimit të fundit dhe përpara se të lërë zonën e mbrojtjes automjeti nuk ka asnjë kontakt të mëtejshëm me fermat e llojeve të prekshme në zonën e mbrojtjes; e) Mjetet e transportit janë rreptësisht të caktuara për një zonë gjeografike ose administrative të përcaktuar, ato janë të shënuara në përputhje me rrethanat dhe mund të zhvendosen në një tjetër zonë pas pastrimit dhe dezinfektimit nën mbikëqyrjen zyrtare. 9. Mbledhja dhe transporti i mostrave të qumështit të papërpunuar, të llojeve të kafshëve të prekshme, nga fermat e vendosura në zonën e mbrojtjes, në një laborator tjetër nga laboratori veterinar diagnostik i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, miratuar për diagnostikimin e sëmundjes së aftës epizootike dhe përpunimi i qumështit në laboratorë të tillë është i ndaluar. Neni 28 Masat në lidhje me spermën, vezët dhe embrionet e mbledhura nga kafshë të llojeve të prekshme në zonën e mbrojtjes Drejtoria Veterinare ndalon vendosjen në treg të spermës, vezëve dhe embrioneve që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes. Ndalimi i vendosjes në treg të spermës, vezëve dhe embrioneve që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes, nuk zbatohet për spermën e ngrirë, vezët dhe embrionet e mbledhura dhe të depozituara të paktën 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit të virusit të aftës epizootike në një fermë të zonës. Sperma e ngrirë, e mbledhur dhe e depozituar të paktën 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit të virusit të aftës epizootike në një fermë, ruhet veçmas dhe lejohet vetëm pasi: a) të gjitha masat në lidhje me vatrën e sëmundjes së aftës epizootike janë hequr; b) të gjitha kafshët e strehuara në qendrën e grumbullimit të spermës i janë nënshtruar një ekzaminim klinik, dhe mostrat e marra u janë nënshtruar një testi serologjik për të mbështetur mungesën e infeksionit në qendrën e mbledhjes së spermës në fjalë; c) kafshët donatore kanë qenë subjekt i një testi serologjik për zbulimin e antitrupave të virusit të sëmundjes së aftës epizootike me rezultat negativ në një mostër të marrë jo më herët se 28 ditë pas mbledhjes së spermës. Neni 29 Transporti dhe shpërndarja e plehut dhe plehut organik, të prodhuara në zonën e mbrojtjes nga kafshë të llojeve të prekshme 1. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë ndalon transportin dhe shpërndarjen e plehut apo plehut organik të kafshëve nga fermat, ndërtesat apo mjetet e transportit ku sëmundja e aftës epizootike është konfirmuar, në zonën e mbrojtjes ku janë mbajtur kafshë të llojeve të prekshme. Pavarësisht nga ndalimi në pikën 1, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të miratojë heqjen e plehut organik të kafshëve të llojeve të prekshme nga një stabiliment të vendosur në zonën e mbrojtjes në një stabiliment të destinuar për trajtim ose për një magazinim të ndërmjetëm. Pavarësisht nga ndalimi në pikën 1, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të miratojë heqjen e plehut organik të kafshëve të llojeve të prekshme nga fermat e vendosura në zonën e mbrojtjes, të cilat nuk janë subjekt i masave të parashikuara për fermat e dyshuara apo për fermat ku është konfirmuar sëmundja e aftës epizootike, për shpërndarjen në fusha të caktuara nën kushtet e mëposhtme: Vëllimi i gjithë plehut organik është prodhuar së paku 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në një stabiliment në zonën e mbrojtjes dhe plehu organik apo plehu është shpërndarë afër tokës, në distancë të mjaftueshme nga ferma, që mbajnë kafshë të llojeve të prekshme dhe është trupëzuar menjëherë në tokë; apo Në rastin e plehut organik nga kafshët gjedhë apo derra: i) një ekzaminim nga autoriteti kompetent vendori të gjitha kafshëve në fermë ka përjashtuar praninë e kafshëve të dyshuara apo të infektuara me virusin e sëmundjes së aftës epizootike; ii) vëllimi i gjithë plehut organik është prodhuar të paktën 4 ditë para ekzaminimit sipas pikës “i”; iii) plehu organik është i përfshirë në terren në fusha të caktuara afër fermës së origjinës dhe në distancë të mjaftueshme për fermat e tjera të kafshëve të llojeve të prekshme në zonën e mbrojtjes. 4. Çdo miratim për të hequr pleh kafshësh ose pleh organik nga një stabiliment që mban kafshë të llojeve të prekshme është subjekt i masave të rrepta për të shmangur përhapjen e virusit të aftës epizootike, veçanërisht duke siguruar pastrimin dhe dezinfektimin e mjeteve të transportit pas ngarkimit dhe para se të largohen nga ferma. Neni 30 Masat në lidhje me gëzofët dhe lëkurët e kafshëve të llojeve të prekshme në zonën e mbrojtjes 1. Drejtoria Veterinare ndalon vendosjen në treg të gëzofëve dhe lëkurëve të kafshëve të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbrojtjes. 2. Ndalimi nuk zbatohet për gëzofët dhe lëkurët që/ose janë prodhuar së paku 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në fermë, dhe që kanë qenë të depozituara veçmas nga gëzofët dhe lëkurët e prodhuara pas kësaj date. Neni 31 Masat në lidhje me leshin e deleve dhe qimet e ripërtypësve dhe derrave të prodhuara në zonën e mbrojtjes 1. Drejtoria Veterinare ndalon vendosjen në treg të leshit të deleve dhe qimeve të ripërtypësve dhe derrave me origjinë në zonën e mbrojtjes. 2. Ndalimi nuk zbatohet për leshin e papërpunuar, dhe qimet të cilat janë prodhuar së paku 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në fermë dhe kanë qenë të depozituara veçmas nga leshi dhe qimet e prodhuara pas kësaj date. Neni 32 Masat në lidhje me produktet e tjera të prodhuara nga kafshë në zonën e mbrojtjes Ndalohet vendosja në treg e produkteve shtazore jo të përmendura në nenet 25 deri 31, që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme. Ndalimi i vendosjes në treg të produkteve shtazore jo të përmendura në nenet 25-31, që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme, nuk zbatohet për produktet, të cilat: a) janë prodhuar së paku 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në fermë dhe janë ruajtur e transportohen veçmas nga produktet e prodhuara pas kësaj date; b) janë produkte të përbërë, të cilat nuk janë subjekt për trajtim të mëtejshëm, që përmbajnë produkte me origjinë shtazore që kanë pësuar një trajtim, i cili siguron shkatërrimin e virusit të sëmundjes së aftës epizootike ose janë marrë nga kafshët që nuk i nënshtrohen kufizimeve sipas dispozitave të kësaj rregulloreje; c) janë produkte të ambalazhuara të destinuara për përdorim diagnostik in-vitro ose si reagjentë laboratori. Neni 33 Masat në lidhje me ushqimin për kafshë, foragjere, sanë dhe kashtë të prodhuar në zonën e mbrojtjes 1. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të ushqimit për kafshë, foragjere, sanë dhe kashtë me origjinë në zonën e mbrojtjes. 2. Ndalimi nuk zbatohet për ushqimin e kafshëve, foragjere, sanë dhe kashtë: të prodhuar së paku 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në fermën dhe të depozituar veçmas nga ushqimi i kafshëve, foragjere, sanë dhe kashtë të prodhuar pas kësaj date; të destinuar për përdorim brenda zonës së mbrojtjes, me miratimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; të prodhuar në mjediset e fermave, që nuk mbajnë kafshë të llojeve të prekshme; ose të prodhuar në stabilimente, që nuk mbajnë kafshë të llojeve të prekshme dhe lënda e parë vjen nga mjedise, që nuk mbajnë kafshë të llojeve të prekshme ose nga mjedise, që ndodhen jashtë zonës së mbrojtjes. Neni 34 Dhënia e moszbatimit dhe certifikimi shtesë 1. Çdo moszbatim nga ndalimet e parashikuara në nenet 24, 28, 29, 30 dhe 31, jepet me vendim të veçantë të Autoritetit Kompetent Qendror dhe çdo moszbatim nga ndalimet e parashikuara në nenet 25, 26, 27, 32 dhe 33, jepet me vendim të veçantë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vetëm pasi ata vetë të binden që të gjitha kërkesat përkatëse janë plotësuar për një periudhë të mjaftueshme, para se produktet të largohen nga zona e mbrojtjes, dhe se nuk ka rrezik për përhapjen e virusit të sëmundjes së aftës epizootike. 2. Çdo moszbatim nga ndalimet e parashikuara në pikën 1 kërkon, në rastin e tregtisë së brendshme, certifikim shtesë. Neni 35 Masa shtesë që zbatohen në zonën e mbrojtjes Përveç masave të zbatuara në zonën e mbrojtjes në përputhje me këtë rregullore, Drejtoria Veterinare merr masa të tjera kombëtare, që konsiderohen të nevojshme dhe proporcionale për të kontrolluar virusin e sëmundjes së aftës epizootike duke marrë parasysh veçanërisht kushtet epidemiologjike, ekonomiko-bujqësore të kafshëve, tregtare dhe sociale, që mbizotërojnë në zonën e prekur. Drejtoria Veterinare informon shtetet e tjera në lidhje me masa të tilla shtesë. Neni 36 Ruajtja e masave në zonën e mbrojtjes 1. Masat e zbatuara në zonën e mbrojtjes ruhen deri sa kërkesat në vijim të përmbushen: a) Të kalojnë së paku 15 ditë që nga vrasja dhe asgjësimi i sigurt i të gjitha llojeve të kafshëve të prekshme në ferma, ku sëmundja e shkaktuar nga virusi i aftës epizootike është konfirmuar dhe nga përfundimi i pastrimit dhe dezinfektimit paraprak në fermë; b) Një kontroll i kryer në të gjitha fermat, që mbajnë kafshë të llojeve të prekshme dhe të vendosura në zonën e mbrojtjes, të përfundojë me rezultate negative. 2. Pas përmbushjes së kërkesave sipas pikës 1 për zonën e mbrojtjes, masat e zbatuara në zonën e mbikëqyrjes, vazhdojnë të zbatohen për të paktën 15 ditë deri sa këto masa të hiqen. Neni 37 Masat që zbatohen për fermat në zonën e mbikëqyrjes 1. Masat e parashikuara për zonën e mbrojtjes zbatohen në zonën e mbikëqyrjes. 2. Pavarësisht nga ndalimi i lëvizjes së kafshëve dhe kur nuk ka në dispozicion kapacitete të mjaftueshëm të vrasjes brenda zonës së mbikëqyrjes, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të miratojë largimin nga fermat e vendosura në zonën e mbikëqyrjes, të kafshëve të llojeve të prekshme, për transportimin e tyre të drejtpërdrejtë dhe nën mbikëqyrje zyrtare për therje në një thertore jashtë zonës së mbikëqyrjes, në varësi të kushteve të mëposhtme: Të dhënat e regjistrit të kafshëve të llojeve të prekshme të fermave kanë qenë subjekt i kontrollit zyrtar, dhe situata epidemiologjike e fermës nuk tregon ndonjë dyshim të infektimit ose ndotjes me virusin e aftës epizootike; Të gjitha kafshët e llojeve të prekshme në fermë kanë rezultuar negativ në një kontroll të kryer nga specialisti veteriner i autoritetit kompetent vendor; Një numër përfaqësimi i kafshëve ka qenë objekt shqyrtimi klinik të hollësishëm, për të përjashtuar praninë ose dyshimin për kafshë të infektuara klinikisht; Thertorja është përcaktuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe vendosur sa më afër, të jetë e mundur, zonës së mbikëqyrjes; e) Mishi i prodhuar nga këto kafshë është subjekt i trajtimit të specifikuar në nenin 39. Neni 38 Lëvizja e kafshëve të llojeve të prekshme brenda zonës së mbikëqyrjes 1. Kafshët e llojeve të prekshme nuk largohen nga fermat brenda zonës së mbikëqyrjes. 2. Ndalimi nuk zbatohet në lëvizjen e kafshëve për një nga qëllimet e mëposhtme: a) për drejtimin e tyre në kullotat e vendosura në zonën e mbikëqyrjes, pa ardhur në kontakt me kafshë të llojeve të prekshme të fermave të ndryshme, jo më herët se 15 ditë pas vatrës së fundit të sëmundjes të regjistruar në zonën e mbrojtjes; për transportimin e tyre direkt dhe nën mbikëqyrje zyrtare për qëllim të therjes në një thertore që ndodhet brenda të njëjtës zonë; për transportimin e tyre në përputhje me nenin 37 pika 2; për transportimin e tyre në përputhje me nenin 24, pika 2, germa “a” dhe germa “b”. 3. Lëvizja e kafshëve në kullotat e vendosura në zonën e mbikëqyrjes miratohet nga sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë vetëm pasi një ekzaminim nga një specialist veteriner shtetëror, i të gjitha llojeve të kafshëve të prekshme në fermë, duke përfshirë testimin e mostrave të marra, ka përjashtuar praninë e kafshëve të dyshuara si të infektuara ose kafshëve të dyshuara si të ndotura. Lëvizja e kafshëve për qëllim të therjes në një thertore që ndodhet brenda së njëjtës zonë miratohet nga sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë vetëm pasi të dhënat e regjistrit të kafshëve të llojeve të prekshme të fermave kanë qenë subjekt i kontrollit zyrtar, dhe situata epidemiologjike e fermës nuk tregon ndonjë dyshim të infektimit ose ndotjes me virusin e aftës epizootike; të gjitha kafshët e llojeve të prekshme në fermë kanë rezultuar negativ në një kontroll të kryer nga specialisti veteriner i autoritetit kompetent vendor. Autoriteti kompetent vendor, pa vonesë, gjurmon kafshët e llojeve të prekshme të shpërndara nga zona e mbikëqyrjes gjatë një periudhe prej të paktën 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në një fermë në zonën e mbikëqyrjes dhe informon autoritetet kompetente vendore në rajonet e tjera në lidhje me rezultatet nga kafshët e gjurmuara. Neni 39 Masat që zbatohen për mishin e freskët të kafshëve të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbikëqyrjes dhe produktet e mishit të prodhuar nga ky mish Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të mishit të freskët, mishit të grirë, mishit të përpunuar dhe të produkteve të mishit që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbikëqyrjes. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të mishit të freskët, mishit të grirë, mishit të përpunuar dhe të produkteve të mishit që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme të prodhuara në stabilimentet e vendosura në zonën e mbikëqyrjes. Ndalimi nuk zbatohet për mish të freskët, mish të grirë dhe mish të përpunuar, që është prodhuar në një datë të paktën 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeksionit në një fermë në zonën përkatëse të mbrojtjes dhe i cili që nga prodhimi është ruajtur dhe transportuar veçmas nga mishi i prodhuar pas kësaj date. Ky mish duhet të dallohet lehtësisht nga mishra, që nuk kanë të drejtë për shpërndarjen jashtë zonës së mbikëqyrjes, me anë të shënimit të qartë të vendosur në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ndalimi nuk zbatohet për mish të freskët, mish të grirë dhe mish të përpunuar, që është prodhuar nga kafshë të transportuara në thertore nën kushte të paktën po aq të rrepta, siç parashikohet në nenin 37, pika 2, germa “a” deri në germën “e”, me kusht që mishi t’u nënshtrohet masave të parashikuara në pikën 5. Ndalimi i vendosjes në treg të mishit të freskët, mishit të grirë, mishit të përpunuar dhe të produkteve të mishit që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme të prodhuara në stabilimentet e vendosura në zonën e mbikëqyrjes, nuk zbatohet për mish të freskët, mish të grirë ose mish të përpunuar të marrë nga stabilimente të vendosura në zonën e mbikëqyrjes sipas kushteve të mëposhtme: a) Stabilimenti, operon nën kontroll të rreptë veterinar; b) Vetëm mish i freskët, mish i grirë ose mish i përpunuar siç përshkruhet në pikën 4 ose të marrë nga kafshët të mbajtura dhe therura jashtë zonës së mbikëqyrjes ose, të marrë nga kafshë të transportuara në përputhje me masat në nenin 24, pika 2, germa “b”, përpunohet në stabiliment; c) Ky mish i freskët, mish i grirë ose mish i përpunuar duhet të mbajë shenjën shëndetësore; d) Gjatë gjithë procesit të prodhimit i gjithë mishi i freskët, mishi i grirë ose mishi i përpunuar duhet të jetë i identifikuar në mënyrë të qartë dhe transportohet e magazinohet veçmas nga mishi i freskët, mish i grirë ose mishi i përpunuar, që nuk lejohet për shpërndarjen jashtë zonës së mbikëqyrjes, në përputhje me këtë rregullore. Ndalimi nuk zbatohet për produktet e mishit të prodhuar nga mishi i freskët i marrë nga kafshët e llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbikëqyrjes, që janë shënuar me shenjë shëndetësore dhe transportuar për t’u trajtuar, nën mbikëqyrje zyrtare, në një stabiliment të caktuar. Ndalimi, nuk zbatohet për produktet e mishit të prodhuara në stabilimentet e vendosura në zonën e mbikëqyrjes dhe që janë shënuar me shenjë shëndetësore dhe transportuar për t’u trajtuar, nën mbikëqyrje zyrtare, në një stabiliment të caktuar, ose të prodhuar nga mish në përputhje me pikën 5. 8. Plotësimi i kushteve të pikës 5 dhe pikës 7 vërtetohet nga Inspektorati i Ushqimit për mish të freskët, mish të grirë dhe mish të përpunuar të destinuar për tregtinë e brendshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbikëqyr kontrollin e plotësimeve të kryera nga Inspektorati i Ushqimit dhe në rastin e tregtisë ndërkombëtare i komunikon Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit një listë të atyre personave, të cilët ai i ka miratuar për qëllim të tillë. 9. Ndalimi mund të mos jepet nën kushte të veçanta të miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në veçanti, në lidhje me shenjën e shëndetit në rastin e mishit të prodhuar nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbikëqyrjes të mbajtura për më shumë se 30 ditë. Neni 40 Masat që zbatohen për qumështin dhe prodhimet e qumështit të kafshëve të llojeve të prekshme të prodhuara në zonën e mbikëqyrjes Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të qumështit, që vjen nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbikëqyrjes dhe të produkteve të qumështit të prodhuar nga ky qumësht. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon vendosjen në treg të qumështit dhe produkteve të qumështit nga kafshë të llojeve të prekshme të prodhuara në zonën të mbikëqyrjes. Ndalimi nuk zbatohet për qumështin dhe produktet e qumështit që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbikëqyrjes, të cilat janë prodhuar në një datë të paktën 21 ditë para ditës së parashikuar të hyrjes së infeskionit në një fermë në zonën përkatëse të mbrojtjes dhe të cilat që nga prodhimi janë ruajtur dhe transportuar veçmas nga qumështi dhe produktet e qumështit të prodhuara pas kësaj date. Ndalimi nuk zbatohet për qumështin që rrjedh nga kafshë të llojeve të prekshme me origjinë në zonën e mbikëqyrjes dhe produktet e qumështit të prodhuara nga ky qumësht, që janë trajtuar në varësi të përdorimit të qumështit ose produkteve të qumështit. Ndalimi nuk zbatohet për produktet e qumështit dhe qumështin, të cilat janë përgatitur në stabilimente të vendosura në zonën e mbikëqyrjes sipas kushteve të përcaktuara në pikën 6 në vijim. 6. Stabilimentet, në të cilët nuk zbatohet masa e ndalimit të vendosjes në treg të qumështit dhe produkteve të qumështit, plotësojnë kushtet e mëposhtme: Stabilimenti, operon nën kontroll të rreptë veterinar; I gjithë qumështi i përdorur në fermë të jetë i trajtuar në varësi të përdorimit të qumështit ose produkteve të qumështit apo të merret nga kafshë jashtë zonës së mbikëqyrjes dhe mbrojtjes; c) Gjatë gjithë procesit të prodhimit, qumështi identifikohet në mënyrë të qartë dhe transportohet e magazinohet veçmas nga qumështi dhe produktet e qumështit të cilat nuk janë të destinuara për shpërndarjen jashtë zonës së mbikëqyrjes; d) Transporti i qumështit të papërpunuar nga fermat e vendosura jashtë zonës së mbrojtjes dhe mbikëqyrjes për në stabilimente kryhet me automjete, të cilat janë pastruar dhe dezinfektuar para operacionit të transportit, dhe të cilat nuk kanë pasur asnjë kontakt të mëvonshëm me fermat në zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes, që kanë mbajtur kafshë të llojeve të prekshme. Plotësimi i kushteve sipas pikës 6 vërtetohet nga Inspektorati i Ushqimit për qumësht të destinuara për tregtinë e brendshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbikëqyr kontrollin e plotësimeve të kryera nga Inspektorati i Ushqimit. Transporti i qumështit të papërpunuar nga fermat e vendosura brenda zonës së mbikëqyrjes për në stabilimentet e vendosura jashtë zonave të mbrojtjes dhe mbikëqyrjes dhe përpunimi i këtij qumështit u nënshtrohet kushteve të mëposhtme: a) Përpunimi në qendrat e përpunimit të vendosur jashtë zonave të mbrojtjes dhe mbikëqyrjes i qumështit të papërpunuar të prodhuar nga kafshë të llojeve të prekshme në ferma brenda zonës së mbikëqyrjes miratohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; b) Miratimi përfshin dhe udhëzime mbi caktimin e rrugës së transportit për në stabilimentin e caktuar; Transporti kryhet në automjete të cilat janë pastruar dhe dezinfektuar para operacionit të transportit, të cilat janë ndërtuar dhe mirëmbahen në mënyrë të tillë që nuk ka rrjedhje të qumështit gjatë transportit dhe të cilat janë të pajisura për të shmangur shpërbërje aerosol gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të qumështit; Para se të niset nga ferma ku qumështi i kafshëve të llojeve të prekshme është mbledhur, tubat lidhës, gomat, kutia e timonit, pjesët e poshtme të automjetit dhe çdo firë e qumështit pastrohen dhe dezinfektohen dhe pas dezinfektimit të fundit dhe përpara se të niset nga zona e mbikëqyrjes automjeti nuk ka asnjë kontakt të mëtejshëm me fermat, që mbajnë kafshë të llojeve të prekshme në zonat e mbrojtjes dhe të mbikëqyrjes; Mjetet e transportit janë rreptësisht të caktuara për një zonë gjeografike ose administrative të përcaktuar; ato janë të shënuara në përputhje me kushtet dhe mund të zhvendosen në një tjetër zonë pas pastrimit dhe dezinfektimit nën mbikëqyrjen zyrtare. 9. Mbledhja dhe transporti i mostrave të qumështit të papërpunuar të llojeve të kafshëve të prekshme nga fermat e vendosura në zonën e mbikëqyrjes në një laborator tjetër nga laboratori veterinar diagnostik në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, miratuar për diagnostikimin e sëmundjes së aftës epizootike dhe përpunimi i qumështit në këta laboratorë janë subjekt për miratim zyrtar dhe i masave për të shmangur çdo përhapje të mundur të virusit të sëmundjes së aftës epizootike. Neni 41 Transporti dhe shpërndarja e plehut dhe plehut organik të kafshëve të llojeve të prekshme të prodhuara në zonën e mbikëqyrjes 1. Drejtoria Veterinare siguron ndalimin e transportit dhe shpërndarjes së plehut të kafshëve apo plehut organik nga ferma, thertore, pikë të inspektimit kufitar ose në një mjet transporti, që ndodhen në zonën e mbikëqyrjes, ku mbahen kafshë të llojeve të prekshme, brenda dhe jashtë kësaj zone. 2. Autoriteti kompetent vendor, në rrethana të jashtëzakonshme, mund të autorizojë transportin e plehut të kafshëve apo plehut organik në mjetet e transportit plotësisht të pastruara dhe të dezinfektuara para dhe pas përdorimit për shpërndarjen në zonat e caktuara brenda zonës së mbikëqyrjes dhe në distancë të mjaftueshme nga fermat ku kafshë të llojeve të prekshme, janë mbajtur nën kushte alternative të mëposhtme: a) Një ekzaminim nga autoriteti kompetent vendor i të gjitha llojeve të kafshëve të prekshme në fermë ka përjashtuar praninë e kafshëve që dyshohen si të infektuara me virusin e sëmundjes së aftës epizootike dhe plehu organik apo plehu i kafshëve është shpërndarë afër tokës për të shmangur prodhimin e aerosol dhe pluguar menjëherë në tokë; b) Një ekzaminim klinik nga autoriteti kompetent vendori të gjitha llojeve të kafshëve të prekshme në fermë është kryer me rezultat negativ dhe plehu organik është futur në tokë; c) Plehu organik transportohet në një stabiliment për trajtim ose për një magazinim të ndërmjetëm. Neni 42 Masat në lidhje me produkte të tjera kafshësh të prodhuara në zonën e mbikëqyrjes Drejtoria Veterinare siguron që vendosja në treg e produkteve me origjinë shtazore të tjera nga ato sipas neneve 39 deri në nenin 41 janë subjekt i kushteve të parashikuara në nenin 28 dhe nenet 30 deri në nenin 32. Neni 43 Masa plotësuese që zbatohen në zonën e mbikëqyrjes Përveç masave të parashikuara në nenet 37 deri 42, Drejtoria Veterinare mund të marrë masa të tjera kombëtare, që konsiderohen të nevojshme dhe proporcionale për të frenuar virusin e sëmundjes së aftës epizootike duke marrë parasysh veçanërisht kushtet epidemiologjike, ekonomiko-blegtorale, tregtare dhe sociale në zonën e prekur. Neni 44 Ruajtja e masave në zonën e mbikëqyrjes 1. Masat e zbatuara në zonën e mbikëqyrjes ruhen deri në përmbushjen e kërkesave në vijim: Të kenë kaluar së paku 30 ditë që nga vrasja dhe asgjësimin i sigurt i të gjitha llojeve të kafshëve të prekshme në fermat ku sëmundja e shkaktuar nga virusi i aftës epizootike është konfirmuar dhe ka përfunduar pastrimi dhe dezinfektimi paraprak i fermës; Kërkesat e parashikuara në nenin 36 janë vendosur në zonën e mbrojtjes; Një kontroll veterinar ka përfunduar me rezultate negative. 2. Kontrolli veterinar kryhet për të mbështetur mungesën e infeksionit në zonën e mbikëqyrjes. SEKSIONI 7 RAJONALIZIMI, KONTROLLI I LËVIZJEVE DHE IDENTIFIKIMI Neni 45 Rajonalizimi 1. Kur virusi i sëmundjes së aftës epizootike, pavarësisht masave të marra në përputhje me këtë rregullore, duket të jetë përhapur, kur epizootia krijon tension dhe në çdo rast kur zbatohet vaksinimi emergjent, territori i vendit rajonalizohet në një ose më shumë zona të kufizuara dhe të lira nga Drejtoria Veterinare. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë njofton pa vonesë Drejtorinë Veterinare, në detaje mbi masat e zbatuara në zonën e kufizuar dhe Drejtoria Veterinare shqyrton, kur është e nevojshme bën ndryshime, dhe miraton masat. Pavarësisht nga detyrimet e Drejtorisë Veterinare për të rajonalizuar, rajonalizimi, si dhe masat që zbatohen brenda zonës së kufizuar, mund të shtrijë efektin e tij dhe në rajonet fqinje të painfektuara në kohën e zbatimit të masave. 4. Para përcaktimit të zonës së kufizuar, kryhet një vlerësim i plotë i situatës epidemiologjike, veçanërisht në lidhje me kohën dhe vendin e mundshëm të futjes, mundësinë e përhapjes dhe periudhën e mundshme kohore të nevojshme për të çrrënjosur virusin e sëmundjes së aftës epizootike. 5. Zona është e përkufizuar, aq sa është e mundur, në bazë të kufijve administrativë ose pengesave gjeografike. Rajonizimi duhet të marrë si pikën e saj të nisjes duke filluar nga njësitë më të mëdha administrative se rajonet në vend. Zona e kufizuar mund të reduktohet në dritën e rezultateve të kontrollit epidemiologjik, në një zonë të madhësisë jo më pak se një rreth, dhe kur është e nevojshme rrethinat e rrethit. Në rast të përhapjes së virusit të sëmundjes së aftës epizootike, zona e kufizuar do të zgjerohet duke përfshirë rajone shtesë ose rrethe. Neni 46 Masat e zbatuara në një zonë të kufizuar të vendit 1. Ku rajonalizimi është zbatuar, zbatohen masat e mëposhtme: a) Kontrolli brenda zonës së kufizuar i transportit dhe i lëvizjes së kafshëve të llojeve të prekshme, produkteve shtazore dhe mallrave, si dhe lëvizjes së mjeteve të transportit, si bartës të mundshëm të virusit të sëmundjes së aftës epizootike; b) Gjurmimi, duke shënuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, i mishit të freskët dhe qumështit të papërpunuar dhe sa më shpejt të jetë e mundur produkteve të tjera të mundshme në magazine, të cilët nuk mund të shpërndahen jashtë zonës së kufizuar; c) Certifikimi specifik i kafshëve të llojeve të prekshme dhe produkteve që rrjedhin nga kafshë të tilla duke shënuar shëndetin, në përputhje me legjislacionin veterinar në fuqi, të produkteve për konsum human të destinuara për shpërndarjen jashtë zonës së ndaluar. 2. Ku rajonalizimi zbatohet, së paku kafshët e llojeve të prekshme, të shpërndara nga zona të kufizuara në zona të tjera, gjatë kohës në mes datës së parashikuar të hyrjes së virusit të aftës epizootike deri në datën e zbatimit të rajonalizimit, gjurmohen dhe këto kafshë izolohen nën kontroll veterinar zyrtar deri sa infektimi apo ndotja e mundshme është përjashtuar zyrtarisht. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen gjurmimin e mishit e të qumështit të freskët dhe produkteve të papërpunuara të qumështit, që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme të prodhuara në zonën e kufizuar, midis datës së parashikuar të hyrjes së infeksionit të aftës epizootike deri në datën e zbatimit të rajonalizimit. Ky mish trajtohet dhe qumështi i papërpunuar dhe produktet e qumështit trajtohen në varësi të përdorimit, ose ndalohet deri sa ndotja e mundshme me virusin e sëmundjes së aftës epizootike është përjashtuar zyrtarisht. Neni 47 Identifikimi i llojeve të kafshëve të prekshme 1. Pavarësisht nga legjislacioni në fuqi mbi identifikimin e kafshëve gjedhë, dhen, dhi e derra të vendit, në rast të një shpërthimi të sëmundjes së aftës epizootike në territorin e vendit, kafshë të llojeve të prekshme do të largohen nga ferma në të cilën ato mbahen vetëm nëse ato janë identifikuar në mënyrë të tillë që t’u mundësojë autoriteteve kompetente vendore për të gjetur shpejt lëvizjet e tyre dhe fermën e origjinës, ose çfarëdo fermë nga të cilat ato kanë ardhur. Megjithatë, për raste të veçanta të përmendura në nenin 15, pika 1, dhe nenin 16, pika 1, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund, në disa rrethana dhe duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore, të miratojë mënyra të tjera për gjetjen e shpejtë të lëvizjeve të këtyre kafshëve dhe fermës së tyre të origjinës, apo të ndonjë ferme nga të cilat ato kanë ardhur. Marrëveshjet për identifikimin e kafshëve të tilla ose për gjetjen e fermave të tyre të origjinës përcaktohen nga sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë dhe njoftohen te Drejtoria Veterinare. 2. Masat shtesë, të përhershme dhe të pashlyeshme duke shënuar kafshët për qëllime të veçanta të kontrollit të sëmundjes së aftës epizootike dhe, në veçanti, në rastin e vaksinimit mbrojtës dhe vaksinimit shtypës, mund të ndryshohen nga Drejtoria Veterinare. Neni 48 Kontrolli i lëvizjes në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike 1. Në rast të një shpërthimi të sëmundjes së aftës epizootike, për të kontrolluar lëvizjen e kafshëve të llojeve të prekshme në zonën e kufizuar, zbatohen masat e mëposhtme: a) Pronarët furnizojnë autoritetin kompetent vendor, me kërkesën e këtij autoriteti, me informacionin e duhur në lidhje me kafshët që hyjnë ose largohen nga ferma e tyre; ky informacion përfshin, në lidhje me të gjitha llojet e kafshëve të prekshme, të paktën të dhënat e kërkuara nga neni 14 i rregullores nr. 255, datë 10.6.2008 “Mbi problemet shëndetësore që prekin tregtinë e gjedhit dhe derrave”; b) Personat e angazhuar në transportin ose tregtimin e kafshëve të llojeve të prekshme furnizojnë autoritetin kompetent vendor, me kërkesën e këtij autoriteti, me informacionin e duhur në lidhje me lëvizjet e kafshëve të prekshme, të cilat ata kanë transportuar ose tregtuar. Ky informacion përfshin të dhënat e kërkuara nga nenet 12, pika 2 dhe neni 13, pika 1, germa “b”, të rregullores nr. 255, datë 10.6.2008, “Mbi problemet shëndetësore që prekin tregtinë e gjedhit dhe derrave”. 2. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të shtrijë disa ose të gjitha masat e parashikuara në pikën 1 për një pjesë apo tërë zonën e lirë. SEKSIONI 8 VAKSINIMI Neni 49 Përdorimi, prodhimi, tregtimi dhe kontrolli i vaksinave të sëmundjes së aftës epizootike Drejtoria Veterinare garanton që: a) Përdorimi i vaksinave të sëmundjes së aftës epizootike dhe administrimi i serumeve hiperimune kundër sëmundjes së aftës epizootike janë të ndaluara në territorin e vendit, me përjashtimin e parashikuar në këtë rregullore; b) Magazinimi, furnizimi, shpërndarja dhe shitja e vaksinave të sëmundjes së aftës epizootike në vend kryhet nën kontrollin zyrtar; c) Tregtimi i vaksinave të sëmundjes së aftës epizootike bëhet nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Veterinare dhe autoriteteve kompetente vendore në përputhje me legjislacionin veterinar në fuqi; d) Përdorimi i vaksinave të sëmundjes së aftës epizootike për qëllime të tjera nga përftimi i imunitetit aktiv në kafshë të llojeve të prekshme, sidomos ekzaminimet laboratorike, hulumtimet shkencore ose testimi i vaksinave, është i miratuar nga Drejtoria Veterinare dhe kryhet nën kushtet e përshtatshme të biosigurisë. Neni 50 Vendimi mbi futjen e vaksinimit emergjent 1. Vaksinimi emergjent mund të vendoset për t’u futur, kur të paktën një nga kushtet e mëposhtme plotësohet: a) Vatrat e sëmundjes së aftës epizootike janë konfirmuar dhe kërcënojnë të përhapen në të gjithë territorin e vendit; Rajone të tjera janë në rrezik, për shkak të gjendjes gjeografike ose kushteve meteorologjike që mbizotërojnë në lidhje me vatrat e raportuara të sëmundjes së aftës epizootike në një rajon; Rajone të tjera janë në rrezik për shkak të kontakteve epidemiologjike përkatëse midis fermave në territorin e rajonit dhe fermave të kafshëve të llojeve të prekshme në një rajon tjetër ku ka vatra të sëmundjes së aftës epizootike; d) Rajone të tjera janë në rrezik për shkak të situatës gjeografike ose kushteve mbizotëruese meteorologjike në një rajon fqinj ku ka vatra të sëmundjes së aftës epizootike. 2. Kur vendoset për futjen e vaksinave emergjente, merren në konsideratë masat që zbatohen në rast të një vatre të aftës epizootike në afërsi ose brenda disa objekteve të veçanta ku mbahen kafshët e llojeve të prekshme përkohësisht apo për gjithmonë. 3. Vendimi për futjen e vaksinimit emergjent miratohet me urdhër ministri. 4. Vendimi për futjen e vaksinimit emergjent në territorin e vendit mund të kërkohet: a) nga rajoni ku vatrat e sëmundjes së aftës epizootike janë konfirmuar dhe kërcënojnë të përhapen në të gjithë territorin e vendit; b) nga një rajon që është në rrezik të ndotet apo të infektohet nga vatrat e konfirmuara të sëmundjes së aftës epizootike. 5. Pavarësisht nga pika 3, vendimi për futjen e vaksinimit emergjent mund të merret nga Drejtoria Veterinare në përputhje me këtë rregullore, duke përfshirë specifikat e parashikuara në nenin 51. 6. Pavarësisht nga paragrafi 4, vendimi për të futur vaksinimin emergjent mund të miratohet me iniciativën e vetë autoritetit kompetent vendor, nëse vatrat e sëmundjes së aftës epizootike janë konfirmuar dhe kërcënojnë të përhapen në të gjithë territorin e vendit, nëse rajone të tjera janë në rrezik, për shkak të gjendjes gjeografike ose kushteve meteorologjike që mbizotërojnë në lidhje me vatrat e raportuara të sëmundjes së aftës epizootike në një rajon. Neni 51 Kushtet për vaksinimin emergjent 1. Vendimi për të futur vaksinimin emergjent specifikon kushtet nën të cilat vaksinimi kryhet dhe këto kushte duhet të specifikojnë të paktën: Përcaktimin e zonës gjeografike në të cilën vaksinimi emergjent do të kryhet; Llojet dhe moshën e kafshëve të vaksinuara; Kohëzgjatjen e fushatës së vaksinimit; d) Një ndalim specifik për lëvizjet e kafshëve të vaksinuara dhe të pavaksinuara të llojeve të prekshme dhe produkteve të tyre; e) Identifikim të veçantë dhe të përhershëm shtesë dhe regjistrim të veçantë të kafshëve të vaksinuara; f) Çështje të tjera të përshtatshme për gjendjen emergjente. Kushtet për vaksinimin emergjent, duhet të sigurojnë që ky vaksinim është kryer në përputhje me nenin 52, pa marrë parasysh se kafshët e vaksinuara theren më vonë ose mbesin gjallë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron një program informacioni për të informuar publikun në lidhje me sigurinë e mishit, qumështit dhe produkteve të qumështit, nga kafshët e vaksinuara, për konsum njerëzor. Neni 52 Vaksinimi mbrojtës 1. Drejtoria Veterinare në zbatimin e vaksinimit mbrojtës siguron që: Zona e vaksinimit përcaktohet në përputhje me rajonalizimin, kur është e nevojshme në bashkëpunim të ngushtë me shtetet fqinje; Vaksinimit kryhet shpejt dhe në përputhje me rregullat e higjienës dhe bio-sigurisë, në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit të sëmundjes së aftës epizootike; Të gjitha masat e zbatuara në zonën e vaksinimit kryhen pa cenuar masat e parashikuara në kontrollin e përkohshëm zonal; Kur zona e vaksinimit përfshin pjesë apo tërë zonën e mbrojtjes ose mbikëqyrjeje, masat e zbatuara për zonën e mbrojtjes ose zonën e mbikëqyrjes në përputhje me këtë rregullore zbatohen në atë pjesë të zonës së vaksinimit, derisa të hiqen në përputhje me nenin 36 ose nenin 44; Masat e zbatuara për zonën e vaksinimit, vazhdojnë të zbatohen pasi masat e zbatuara në zonën e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes janë hequr. 2. Në zbatimin e vaksinimit mbrojtës, zona e vaksinimit është e rrethuar nga një zonë mbikëqyrje (zonë mbikëqyrjeje të përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare e Epizootive) për të paktën 10 km gjerësi nga perimetri i zonës së vaksinimit: në të cilën vaksinimi është i ndaluar; në të cilën kryhet mbikëqyrje e intensifikuar; në të cilën lëvizjet e kafshëve të llojeve të prekshme janë subjekt i kontrolleve nga autoritetet kompetente vendore; d) e cila mbetet në fuqi deri sa statusi “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike është rifituar. Neni 53 Vaksinimi shtypës 1. Drejtoria Veterinare njofton, nëse vendos, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, për të futur vaksinimin shtypës dhe siguron detaje mbi masat e kontrollit. 2. Vaksinimi shtypës kryhet: a) vetëm brenda zonës së mbrojtjes; b) vetëm mbi fermat ku të gjitha kafshët e llojeve të prekshme, vriten menjëherë. Megjithatë, për arsye logjistike, vrasja e të gjitha kafshëve në ferma të tilla mund të vonohet për aq kohë sa është e nevojshme në përputhje me rregulloren nr. 2, datë 1.11.2002, “Për mbrojtjen e kafshëve gjatë therjes, si dhe kërkesat e aplikuara për thertoret” dhe dispozitat e nenit 10, pika 1, germa “c”, të kësaj rregulloreje. Neni 54 Masat e zbatuara në zonën e vaksinimit gjatë periudhës nga fillimi i vaksinimit emergjent deri të paktën 30 ditë pas përfundimit të këtij vaksinimi (faza 1) Masat e parashikuara në pikën 3 deri në pikën 6 zbatohen në zonën e vaksinimit gjatë periudhës nga fillimi i vaksinimit emergjent deri të paktën 30 ditë pas përfundimit të një vaksinimi të tillë. Lëvizja e kafshëve të gjalla të llojeve të prekshme është e ndaluar ndërmjet fermave brenda dhe jashtë zonës së vaksinimit. Pavarësisht nga ndalimi i lëvizjes së kafshëve të gjalla të llojeve të prekshme ndërmjet fermave brenda dhe jashtë zonës së vaksinimi, pas ekzaminimit klinik të kafshëve të tilla dhe tufave të origjinës ose shpërndarjes së këtyre kafshëve, autoritetet kompetente vendore mund të miratojnë transportin të tyre të drejtpërdrejtë për therje të menjëhershme në një thertore të caktuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, që ndodhet brenda zonës së vaksinimit apo në raste të veçanta, pranë kësaj zone. 3. Mishi i freskët, prodhuar nga therja e kafshëve të vaksinuara nga fillimi i vaksinimit emergjent deri të paktën 30 ditë pas përfundimit të një vaksinimi të tillë: a) mban vulën shëndetësore; b) mbahet dhe transportohet veçmas nga mishra që nuk mbajnë vulën shëndetësore dhe, më pas, transportohet për trajtim, në kontejnerë të mbyllur, në një stabiliment të caktuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për trajtim. 4. Qumështi dhe produktet e qumështit të prodhuar nga kafshët e vaksinuara mund të vendosen në treg brenda ose jashtë zonës së vaksinimit, me kusht që, në varësi të përdorimit përfundimtar për konsum njerëzor ose jo konsum njerëzor, ato i janë nënshtruar të paktën një prej trajtimeve të përshkruara në shtojcën 2. Trajtimi kryhet në stabiliment të vendosur në zonën e vaksinimit ose, nëse nuk ka stabiliment në atë zonë, në stabiliment, që ndodhet jashtë zonës së vaksinimit, në të cilin qumështi i papërpunuar transportohet sipas kushteve të përcaktuara në pikën 7. 5. Stabilimentet e trajtimit të qumështit dhe produkteve të qumështit të prodhuar nga kafshët e vaksinuara duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Stabilimenti, operon nën kontrollin veterinar zyrtar të përhershëm dhe të rreptë; b) I gjithë qumështi i përdorur në stabiliment të jetë i trajtuar ose qumështi i papërpunuar do të merret nga kafshët jashtë zonës së vaksinimit; c) Gjatë gjithë procesit të prodhimit, qumështi identifikohet në mënyrë të qartë dhe transportohet e magazinohet veçmas nga qumështi i papërpunuar dhe produktet e papërpunuara të qumështit, të cilat nuk janë të destinuara për shpërndarjen jashtë zonës së vaksinimit; d) Transporti i qumështit të papërpunuar nga fermat që ndodhen jashtë zonës së vaksinimit në stabiliment të kryhet me automjete, të cilat janë pastruar dhe dezinfektuar para operacionit të transportit, dhe të cilat nuk kanë pasur asnjë kontakt të mëvonshëm me fermat në një zonë të kufizuar për mbajtjen e kafshëve të llojeve të prekshme. Përputhshmëria me kushtet në pikën 5, miratohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për qumësht të destinuar për tregti të brendshme. Drejtoria Veterinare mbikëqyr kontrollin e përputhshmërisë, të ndërmarrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në rastin e tregtisë ndërkombëtare. Transporti i qumështit të papërpunuar nga fermat e vendosura brenda zonës së vaksinimit në stabilimentet e vendosura jashtë zonës së vaksinimit dhe përpunimi i qumështit i nënshtrohet kushteve të mëposhtme: a) Përpunimi në stabilimente, që ndodhen jashtë zonës së vaksinimit të qumështit të papërpunuar të prodhuar nga kafshë të llojeve të prekshme në ferma brenda zonës së vaksinimit është i miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; b) Miratimi përfshin udhëzime mbi caktimin e rrugës së transportit për në stabilimentin e caktuar; c) Transporti kryhet në automjete të cilat janë pastruar dhe dezinfektuar para operacionit të transportit, të cilat janë ndërtuar dhe mirëmbahen në mënyrë të tillë që nuk ka rrjedhje të qumështit gjatë transportit dhe të cilat janë të pajisura për të shmangur shpërbërje aerosol gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të qumështit; Para largimit nga ferma ku qumështi i kafshëve të llojeve të prekshme është mbledhur, tubat, lidhjet, gomat, kutia e timonit, pjesët e poshtme të automjetit dhe çdo firë e qumështit janë pastruar dhe dezinfektuar dhe pas dezinfektimit të fundit dhe përpara se të niset nga zona e vaksinimit automjeti nuk ka asnjë kontakt të mëvonshëm me fermat në zonën e vaksinimit, që mbajnë kafshë të llojeve të prekshme; Mjetet e transportit janë rreptësisht të përcaktuara për një zonë gjeografike ose administrative, ato janë të vulosura dhe mund të zhvendosen në një tjetër zonë pas pastrimit dhe dezinfektimit nën mbikëqyrje veterinare zyrtare. 8. Mbledhja dhe transporti i mostrave të qumështit të papërpunuar të llojeve të kafshëve të prekshme nga fermat e vendosura në zonën e vaksinimit në një laborator tjetër nga laboratori veterinar diagnostik i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, miratuar për diagnostikimin e sëmundjes së aftës epizootike dhe përpunimi i qumështit në laboratorë të tillë, është i ndaluar. 9. Mbledhja e spermës për inseminim artificial nga kafshë donatorë të llojeve të prekshme, që mbahen në qendrat e grumbullimit të spermës brenda zonës së vaksinimit, pezullohet. Pavarësisht nga ndalimi i mbledhjes së spermës për inseminim artificial nga kafshë donatorë të llojeve të prekshme, që mbahen në qendrat e grumbullimit të spermës brenda zonës së vaksinimit, autoritetet kompetente vendore mund të miratojnë mbledhjen e spermës në qendrat e grumbullimit të spermës në zonën e vaksinimit për prodhimin e spermës së ngrirë, në varësi të kushteve të mëposhtme: Sperma e grumbulluar gjatë periudhës nga fillimi i vaksinimit emergjent ruhet më vete për të paktën 30 ditë, dhe Para shpërndarjes së spermës: i) cilado nga kafshët donatore nuk është vaksinuar dhe të gjitha kafshët e strehuara në qendrën e grumbullimit të spermës i janë nënshtruar një ekzaminim klinik; mostrat e marra u janë nënshtruar një testi serologjik për të mbështetur mungesën e infeksionit në qendrën e mbledhjes së spermës në fjalë; kafshët donatore kanë qenë subjekt i një testi serologjik për zbulimin e antitrupave të virusit të sëmundjes së aftës epizootike me rezultat negativ në një mostër të marrë jo më herët se 28 ditë pas mbledhjes së spermës; ii) kafsha donatore është vaksinuar pas një prove negative për antitrupa kundër virusit të sëmundjes së aftës epizootike të kryer para vaksinimit; dhe një rezultat negativ është arritur në një test për zbulimin e virusit ose gjenomit viral ose, në një test të miratuar për zbulimin e antitrupave kundër proteinave jostrukturore, të realizuar në fund të periudhës së karantinës për spermën në mostrat e marra nga të gjitha llojet e kafshëve të prekshme të pranishme në atë kohë në qendrën e mbledhjes së spermës; sperma mblidhet nga një dem i vaksinuar kundër sëmundje së aftës epizootike, në të cilin gjatë periudhës 12 mujore para mbledhjes, 5% e spermës nga çdo mbledhje (me një minimum prej pesë mbledhjesh) është subjekt i një testi për izolimin e virusit të sëmundjes së aftës epizootike në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, me rezultate negative. 10. Mbledhja e vezëve dhe embrioneve nga kafshët donatore është e ndaluar. 11. Vendosja në treg e produkteve me origjinë shtazore të tjera nga ato sipas pikave 9 dhe 10 është subjekt i kushteve të parashikuara në nenet 30, 31, 32 dhe nenin 41. Neni 55 Masat e zbatuara në zonën e vaksinimit gjatë periudhës nga vaksinimi emergjent deri kur mbikëqyrja dhe klasifikimi për fermat ka përfunduar (faza 2) 1. Masat e parashikuara në pikat në vazhdim zbatohen në zonën e vaksinimit gjatë periudhës duke filluar jo më herët se 30 ditë nga data e përfundimit të vaksinimit emergjent dhe ndërpriten me përfundimin e vëzhgimit klinik dhe serologjik dhe klasifikimit të tufave në zonën e vaksinimit. Lëvizja e kafshëve të llojeve të prekshme midis fermave brenda dhe jashtë zonës së vaksinimit është e ndaluar. Pavarësisht nga ndalimi i lëvizjes së kafshëve të llojeve të prekshme midis fermave brenda dhe jashtë zonës së vaksinimit, sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë mund të miratojë transportin e drejtpërdrejtë për therje të menjëhershme të kafshëve të llojeve të prekshme nga fermat, kur prania e infeksionit të mëparshëm ose të pranishëm të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është përjashtuar zyrtarisht pas një testimi laboratorik të kryer duke përdorur teste të miratuara në përputhje me kriteret për testet diagnostike, në një thertore të vendosur brenda ose jashtë zonës së vaksinimit në kushtet e mëposhtme: a) Gjatë transportit për në thertore këto kafshë nuk bien në kontakt me kafshët e tjera të llojeve të prekshme; b) Kafshët shoqërohen nga një dokument zyrtar, që vërteton se të gjitha llojet e kafshëve të prekshme në qendrën e origjinës ose të shpërndarjes kanë qenë nën mbikëqyrje, që përfshin një ekzaminim klinik të të gjitha llojeve të kafshëve të prekshme në të gjitha tufat në zonën e vaksinimit dhe kryerjen e një testim laboratorik duke përdorur teste të miratuara në përputhje me kriteret për testet diagnostike, me qëllim identifikimin e tufave të kafshëve të llojeve të prekshme që kanë pasur kontakt me virusin e sëmundjes së aftës epizootike, pa treguar shenja klinike të sëmundjes; Mjetet e transportit janë pastruar dhe dezinfektuar para ngarkimit dhe pas dorëzimit të kafshëve; data dhe koha e pastrimit dhe dezinfektimit regjistrohen në ditarin e udhëtimit të mjeteve të transportit; Kafshët kanë kaluar ekzaminim shëndetësor gjatë 24 orëve para therjes në thertore dhe në mënyrë të veçantë janë ekzaminuar për sëmundjen e aftës epizootike dhe nuk tregojnë shenjat e sëmundjes. 4. Mishi i freskët, me përjashtim të brendshmeve, i prodhuar nga ruminantë të mëdhenj e të vegjël të vaksinuar, gjatë periudhës jo më herët se 30 ditë nga data e përfundimit të vaksinimit emergjent dhe përfundimit të vëzhgimit klinik dhe serologjik dhe klasifikimit të tufave në zonën e vaksinimit, mund të vendoset në treg brenda dhe jashtë zonës së vaksinimit sipas kushteve të mëposhtme: a) Stabilimenti, operon nën kontroll të rreptë veterinar; b) Vetëm mish të freskët, me përjashtim të të brendshmeve, i cili ka qenë objekt i trajtimit sipave pikës 1, 3 dhe 4 në pjesën A të shtojcës III ose mish i freskët, i marrë nga kafshët e mbajtura dhe therura jashtë zonës së vaksinimit, përpunohen në stabiliment; c) ky mish i freskët mban vulën shëndetësore; d) gjatë gjithë procesit të prodhimit, mishi i freskët identifikohet në mënyrë të qartë, dhe transportohet e magazinohet veçmas nga mishi me status shëndetësor të ndryshëm, në përputhje me këtë rregullore. Përputhshmëria me kushtet në pikën 4 miratohet nga Inspektorati i Ushqimit për mish të freskët, të destinuar për tregti të brendshme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbikëqyr kontrollin e përputhshmërisë të ndërmarra nga Inspektorati i Ushqimit dhe, në rastin e tregtisë ndërshtetërore, komunikon në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Bujqësore dhe Peshkimit një listë të atyre personave, që ushtrojnë një aktivitet të tillë. Mishi i freskët i prodhuara nga derra të vaksinuar, të therur jo më shpejt se 30 ditë nga data e përfundimit të vaksinimit emergjent dhe përfundimit të ekzaminimit klinik e serologjik dhe klasifikimit të tufave në zonën e vaksinimit, mban vulën e shëndetit dhe ruhet e transportohet veçmas nga mishi i pavulosur dhe më pas transportohet për trajtim në kontejnerë të mbyllur në një stabiliment, të caktuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Qumështi dhe produktet e qumështit të prodhuar nga kafshët e vaksinuara mund të vendosen në treg brenda ose jashtë zonës së vaksinimit, me kusht që të jetë trajtuar në varësi të përdorimit përfundimtar për konsum njerëzor ose jo konsum njerëzor. Ky trajtim bëhet nën mbikëqyrje në një stabiliment të vendosur brenda ose jashtë zonës së vaksinimit në përputhje me masat e parashikuara në këtë rregullore. 8. Për mbledhjen e spermës, vezëve dhe embrioneve nga kafshë të llojeve të prekshme, zbatohen masat e parashikuara në nenin 54, pika 9 dhe pika 10. 9. Vendosja në treg e produkteve me origjinë shtazore, të tjera nga ato të referuara në këtë nen është objekt i kushteve të parashikuara në nenet 30, 31, 32 dhe nenin 41. Neni 56 Vëzhgimi klinik dhe serologjik në zonën e vaksinimit (faza 2-A) Masat e parashikuara në pikat 2 dhe 3, në vazhdim, zbatohen në zonën e vaksinimit gjatë një periudhë duke filluar jo më shpejt se 30 ditë nga data e përfundimit të vaksinimit emergjent dhe ndërpriten me përfundimin e një studimi klinik dhe serologjik. Një studim kryhet me qëllim identifikimin e tufave të kafshëve të llojeve të prekshme, që kanë pasur kontakt me virusin e sëmundjes së aftës epizootike, pa treguar shenja klinike të sëmundjes së aftës epizootike. Ky studim përfshin një ekzaminim klinik të të gjitha llojeve të kafshëve të prekshme në të gjitha tufat në zonën e vaksinimit dhe një testim laboratorik në përputhje me pikën 3. 3. Testimi laboratorik kryhet duke përdorur teste të miratuara në përputhje me kriteret për testet diagnostike, dhe në përputhje me një prej kushteve të mëposhtme: testim për infeksionin e virusit të sëmundjes së aftës epizootike, ose një shqyrtim për antitrupa kundër proteinave jostrukturale të virusit të sëmundjes së aftës epizootike; testim për antitrupa kundër proteinave jostrukturore të virusit të sëmundjes së aftës epizootike kryhet në mostrat e marra nga të gjitha kafshët e vaksinuara të llojeve të prekshme dhe pasardhësve të pavaksinuar në të gjitha tufat në zonën e vaksinimit. Neni 57 Klasifikimi i tufave në zonën e vaksinimit (faza 2-B) 1. Fermat e kafshëve të llojeve të prekshme: a) Klasifikohen në përputhje me rezultatet e kontrollit; b) Plotësojnë masat e parashikuara nga pika 2 deri në pikën 4 në vazhdim. 2. Fermat, që përmbajnë të paktën një kafshë, që dyshohet se është infektuar dhe kur prania e virusit të sëmundjes së aftës epizootike është konfirmuar, është objekt i masave të parashikuara në rast të konfirmimit të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike dhe në zonat e mbrojtjes dhe të mbikëqyrjes. 3. Fermat, që përmbajnë të paktën një kafshë të llojeve të prekshme, që dyshohet se është infektuar nëpërmjet kontaktit të mëparshëm me virusin e sëmundjes së aftës epizootike, por ku analiza të mëtejshme, duke përfshirë të gjitha llojet e kafshëve të prekshme të pranishëm në fermë, konfirmojnë mungesën e qarkullimit të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është objekt i të paktën masave të mëposhtme: a) kafshët e llojeve të prekshme në fermë: i) vriten dhe karkasat përpunohen, apo ii) kafshët klasifikohen dhe kafshët pozitive me të paktën një nga analizat e aprovuara, vriten dhe karkasat përpunohen, dhe kafshët e llojeve të prekshme të mbetura në fermë theren në kushtet e vendosura nga autoritetet kompetente vendore; pastrimi dhe dezinfektimi; ripopullimi të kafshëve. 4. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron zbatimin e masave të mëposhtme për produktet, që rrjedhin nga kafshë të llojeve të prekshme dhe të prodhuar 30 ditë nga data e përfundimit të vaksinimit emergjent dhe përfundimit të një studimi klinik dhe serologjik: Mishi i freskët, i prodhuar nga kafshët sipas pikës 3, germa “a” (ii) është objekt i nenit 55, pika 4, për mish nga ruminantët, dhe nenit 55, pika 6, për mish nga kafshët derra; Qumështi dhe prodhimet e qumështit të prodhuar nga kafshët sipas pikës 3, germa “a” (ii) i nënshtrohen, trajtimeve në varësi të qëllimit të përdorimit në përputhje me masat e nenit 54, pika 4 deri në pikën 8. 5. Kafshët e llojeve të prekshme në fermat, ku prania e infeksionit të mëparshëm ose të pranishëm të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është përjashtuar zyrtarisht në përputhje me nenin 56, pika 3, mund të jetë objekt i masave të parashikuara në zonën e vaksinimit, pas përfundimit të kontrollit dhe klasifikimit të fermave deri në marrjen e statusit “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike. Neni 58 Masat e zbatuara në zonën e vaksinimit pas përfundimit të kontrollit dhe klasifikimit të fermave deri në marrjen e statusit “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike (faza 3) 1. Masat e parashikuara në pikat 2 deri 4, në vazhdim, zbatohen në zonën e vaksinimit pas përfundimit të masave të përcaktuara në klasifikimin e tufave në zonën e vaksinimit dhe deri në marrjen e statusit “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike. 2. Lëvizjet e kafshëve të llojeve të prekshme midis fermave të vendosura në zonën e vaksinimit janë objekt për miratim. 3. Lëvizja e kafshëve të llojeve të prekshme nga zona e vaksinimit është e ndaluar. Pavarësisht nga ky ndalim, autoritetet kompetente vendore mund të miratojnë transportin e drejtpërdrejtë për therje të menjëhershme të kafshëve të llojeve të prekshme nga fermat, ku prania e infeksionit të mëparshëm ose të pranishëm të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është përjashtuar zyrtarisht, pas një testimi laboratorik të kryer duke përdorur teste të miratuara në përputhje me kriteret për testet diagnostike. 4. Pavarësisht nga ndalimi i lëvizjes së kafshëve të llojeve të prekshme nga zona e vaksinimit, autoritetet kompetente vendore mund të miratojnë transportin e kafshëve të llojeve të prekshme, të pavaksinuara, në përputhje me kushtet e mëposhtme: a) Brenda 24 orëve të ngarkimit, të gjitha llojet e kafshëve të prekshme në fermë i janë nënshtruar ekzaminimit klinik dhe nuk kanë treguar shenja klinike të sëmundjes së aftës epizootike; dhe Kafshët janë bllokuar në fermën origjinës të paktën 30 ditë, gjatë të cilave asnjë kafshë e llojeve të prekshme nuk është futur në fermë; Ferma e origjinës nuk ndodhet në një zonë mbrojtje apo mbikëqyrjeje; Kafshët e destinuara për transport i janë nënshtruar individualisht me rezultatet negative testeve për zbulimin e antitrupave kundër virusit të sëmundjes së aftës epizootike në fund të periudhës së izolimit, ose një studim serologjik ka përfunduar në fermë; e) Kafshët nuk janë ekspozuar ndaj çdo burimi të infeksionit gjatë transportit të tyre nga ferma e origjinës në vendin e destinacionit. 5. Pasardhësit e pa vaksinuar nga femra të vaksinuara është e ndaluar të largohen nga ferma e origjinës vetëm nëse transportohen, për: në një fermë brenda zonës së vaksinimit me të njëjtin status shëndetësor si ferma e origjinës; në një thertore për therje të menjëhershme; në një fermë të caktuar nga autoriteti kompetent vendor, nga e cila pasardhësit dërgohen direkt në thertore; në çdo fermë, pasi ka marrë një rezultat negativ në një test serologjik për zbulimin e antitrupave kundër virusit të sëmundjes së aftës epizootike, të kryer në një mostër gjaku të marrë para lëvizjes nga ferma e origjinës. 6. Mishi i freskët i prodhuar nga kafshë të llojeve të prekshme vendoset në treg brenda dhe jashtë zonës së vaksinimit sipas kushteve të mëposhtme: a) Masat e parashikuara në klasifikimin e tufave në zonën e vaksinimit, kanë përfunduar në të gjithë zonën e vaksinimit ose kafshët e llojeve të prekshme transportohen në thertore drejtpërdrejt për therje të menjëhershme nga fermat, ku prania e infeksionit të mëparshëm ose të pranishëm të virusit të sëmundjes së aftës epizootike, pas një testimi laboratorik të kryer duke përdorur teste të miratuara në përputhje me kriteret për testet diagnostike, është përjashtuar zyrtarisht; b) Stabilimenti operon nën kontroll të rreptë veterinar; c) Vetëm mish i freskët, i prodhuar nga kafshët e përmendura në germën “a” ose nga kafshët e dërguara dhe /ose therura jashtë zonës së vaksinimit, ose mish i freskët, sipas pikës 8, përpunohet në stabiliment; d) Ky mish i freskët, mban vulën shëndetësore. e) Gjatë gjithë procesit të prodhimit, mishi i freskët duhet të jetë identifikuar në mënyrë të qartë, dhe transportohet e magazinohet veçmas nga mishi i kafshëve me status të ndryshëm shëndetësor, në përputhje me këtë rregullore. 7. Mishi i freskët i prodhuar nga kafshët e llojeve të prekshme të vaksinuara ose nga pasardhësit seropozitivë të pavaksinuar nga femrat e vaksinuara, të therura gjatë periudhës pas përfundimit të masave të përcaktuara në klasifikimin e tufave në zonën e vaksinimit dhe deri në marrjen e statusit “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike, mban vulën shëndetësore dhe ruhet dhe transportohet veçmas nga mishi që nuk mban vulën shëndetësore dhe pastaj transportohet në kontejnerë të vulosur për t’u trajtuar në një stabiliment të caktuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. 8. Pavarësisht nga pika 7, mishi i freskët dhe të brendshmet e prodhuara nga ruminantë të mëdhenj dhe të vogël të vaksinuar apo nga pasardhësit seropozitiv të tyre të pavaksinuar, mund të vendosen në treg brenda dhe jashtë zonës së vaksinimit sipas kushteve të mëposhtme: a) Stabilimenti operon nën kontroll të rreptë veterinar; b) Vetëm mish i freskët, duke përjashtuar të brendshmet, i cili i nënshtrohet trajtimit sipas pikes 1, 3 dhe 4 në pjesën A të shtojcës III, ose i prodhuar nga kafshë të mbajtura dhe/ose të therura jashtë zonës së vaksinimit, përpunohet në stabiliment; c) Ky mish i freskët mban vulën shëndetësore; d) Gjatë gjithë procesit të prodhimit, mishi i freskët duhet të jetë identifikuar në mënyrë të qartë, dhe transportohet dhe magazinohet veçmas nga mishi i kafshëve me status të ndryshëm shëndetësor në përputhje me këtë rregullore. 9. Pavarësisht nga pika 7, mishi i freskët nga kafshët derra të vaksinuar dhe pasardhësit seropositive të tyre të pavaksinuar, i prodhuar gjatë periudhës nga fillimi i kontrollit derisa masat e parashikuara në klasifikimin e tufave në zonën e vaksinimit, kanë përfunduar në gjithë zonën e vaksinimit dhe përderisa të paktën 3 muaj kanë kaluar, pas vatrës së fundit në atë zonë, mund të vendoset vetëm në tregun e brendshëm brenda dhe jashtë zonës së vaksinimit sipas kushteve të mëposhtme: a) Stabilimenti, operon nën kontroll të rreptë veterinar; Në stabiliment përpunohet vetëm mish i freskët nga kafshë me origjinë në ferma, ku prania e infeksionit të mëparshëm ose të pranishëm të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është përjashtuar zyrtarisht, ose mish i freskët, i marrë nga kafshët e dërguara dhe mbajtura jashtë zonës së vaksinimit; Ky mish i freskët mban vulën shëndetësore; d) Gjatë gjithë procesit të prodhimit, mishi i freskët duhet të jetë identifikuar në mënyrë të qartë, dhe transportohet e magazinohet veçmas nga mishi i kafshëve me status të ndryshëm shëndetësor në përputhje me këtë rregullore. Përputhshmëria me kushtet e parashikuara për vendosjen në treg të mishit të freskët të prodhuar nga kafshë të llojeve të prekshme të pavaksinuara, të mishit të freskët dhe të brendshmeve të prodhuara nga ruminantë të vaksinuar apo nga pasardhësit seropozitivë të tyre të pavaksinuar, miratohet nga Inspektorati i Ushqimit për mish të freskët për qëllim tregtimi brenda vendit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbikëqyr kontrollin e përputhshmërisë të ndërmarrë nga Inspektorati i Ushqimit dhe, në rastin e tregtisë me vendet e tjera, i komunikon Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit një listë të stabilimenteve, që ushtrojnë një aktivitet të tillë. Një shenjë e veçantë shëndetësore, e cila nuk ngatërrohet me vulën shëndetësore, mund të vendoset për mishin e freskët, nga ruminantë që nuk i janë nënshtruar trajtimit, dhe për mish të grirë dhe mish të përpunuar prodhuar nga ky mish, të cilat janë të destinuara për vendosjen në treg në një rajon specifik të vend origjinës. Qumështi dhe prodhimet e qumështit të prodhuar nga kafshë të vaksinuara mund të vendoset në treg, brenda dhe jashtë zonës së vaksinimit, me kusht që në varësi të përdorimit përfundimtar për konsum njerëzor ose jo konsum njerëzor të ketë pësuar trajtime sipas pjesëve A dhe B të shtojcës II. Ky trajtim është kryer në një stabiliment të vendosur në zonën e vaksinimit ose jo, të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mbledhja dhe transporti i mostrave të qumështit të papërpunuar të kafshëve të llojeve të prekshme nga ferma, që ndodhen në zonën e mbikëqyrjes, në një laborator të tjetër nga laboratori veterinar diagnostik i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të miratuar për diagnozën e sëmundjes së aftës epizootike dhe përpunimi i qumështit në laboratorë të tillë, është subjekt i miratimit zyrtar dhe nën masa të përshtatshme për të shmangur ndonjë përhapje të mundshme të virusit të sëmundjes së aftës epizootike. 14. Vendosja në treg e prodhimeve me origjinë shtazore të tjera përveç atyre sipas pikave 6 deri në pikën 9 dhe nga pika 11 deri në pikën 13 është subjekt i kushteve të parashikuara në nenet 30, 31, 32 dhe 42. SEKSIONI 9 RIMARRJA E STATUSIT “I LIRË” NGA SËMUNDJA E AFTËS EPIZOOTIKE Neni 59 Rimarrja e statusit “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike pa vaksinim 1. Shteti, një rajon i shtetit ose një zonë e kufizuar, rimerr statusin e mëparshëm, “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike, duke ndjekur kontrollin dhe çrrënjosjen e një ose më shumë vatrave të sëmundjes së aftës epizootike pa vaksinim, kur: të gjitha masat e parashikuara në zonën e mbrojtjes dhe në zonën e mbikëqyrjes janë përfunduar; dhe së paku një nga kushtet e mëposhtme zbatohet: i) janë plotësuar rekomandimet përkatëse në kapitullin mbi sëmundjen e aftës epizootike, i ndryshuar, i Kodit të Shëndetit të Kafshëve të Organizatës Botërore të Epizootive (OIE-së); ii) së paku tre muaj kanë kaluar pas vatrës së fundit të regjistruar të sëmundjes së aftës epizootike dhe mbikëqyrja klinike dhe laboratorike ka konfirmuar mungesën e infeksionit të sëmundjes së aftës epizootike në të gjithë shtetin, rajonin përkatës, zonën e kufizuar. 2. Vendimi mbi statusin “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike, miratohet nga Organizata Botërore e Epizootive (OIE). Neni 60 Rimarrja e statusit duke ndjekur çrrënjosjen e sëmundjes së aftës epizootike me vaksinim 1. Shteti, një rajon i shtetit ose zonë e kufizuar, rimerr statusin e mëparshëm “i lirë” nga sëmundja dhe infeksioni i aftës epizootike, duke ndjekur kontrollin dhe çrrënjosjen e një ose më shumë vatrave të sëmundjes së aftës epizootike, me vaksinim, kur: të gjitha masat e parashikuara në zonën e mbrojtjes, në zonën e mbikëqyrjes, në zonën e vaksinimit, vëzhgimi klinik dhe serologjik në zonën e vaksinimit dhe klasifikimi i tufave në zonën e vaksinimit, kanë përfunduar; së paku një nga kushtet në vazhdim zbatohet: i) rekomandimet përkatëse në kapitullin mbi sëmundjen e aftës epizootike, i ndryshuar, i Kodit të Shëndetit të Kafshëve të OIE, janë përmbushur; ii) së paku tre muaj kanë kaluar nga therja e kafshës së fundit të vaksinuar dhe kryerjes së mbikëqyrjes serologjike; iii) të paktën gjashtë muaj kanë kaluar nga vatra e fundit e sëmundjes së aftës epizootike ose përfundimit të vaksinimit emergjent apo ndodhie të mëvonshme, dhe një mbikëqyrje serologike, mbështetur në zbulimin e antitrupave kundër proteinave jostrukturore të virusit të sëmundjes së aftës epizootike, ka treguar mungesën e infeksionit në kafshët e vaksinuara. 2. Vendimet mbi rimarrjen e statusit “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike, miratohet nga Organizata Botërore e Epizootive (OIE). Neni 61 Ndryshimet e masave për rimarrjen e statusit “i lirë” nga sëmundja e infeksionit të aftës epizootike 1. Pavarësisht nga rimarrja e statusit “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike pa vaksinim, kufizimet e vendosura në përputhje me këtë rregullore mund të hiqen, pasi kërkesat e parashikuara në zonën e mbrojtjes dhe në zonën e mbikëqyrjes janë përmbushur dhe mbikëqyrja klinike e serologjike ka përfunduar dhe konfirmuar mungesën e infeksionit të virusit të sëmundjes së aftës epizootike. Pavarësisht nga rimarrja e statusit “i lirë”, duke ndjekur çrrënjosjen e sëmundjes së aftës epizootike me vaksinim, kufizimet e zbatuara në pajtim me këtë rregullore mund të hiqen, pasi mbikëqyrja klinike dhe serologjike dhe klasifikimi i tufave në zonën e vaksinimit kanë përfunduar dhe konfirmuar mungesën e infeksionit të sëmundjes së shkaktuar nga virusi i aftës epizootike. Kafshë të një specie jo të prekshme nga sëmundja e aftës epizootike, mund të largohen nga territori ose rajoni, ku vatra e sëmundjes së aftës epizootike ka ndodhur, në një tjetër rajon deri sa rajoni të ketë rimarrë statusin “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike, në përputhje me kushtet e Kodit të Shëndetit të Kafshëve të OIE-së, përveç nëse këto kafshë: nuk janë vaksinuar dhe dërgohen direkt në një thertore për therje të menjëhershme; kanë qenë të izoluara për të paktën 30 ditë para ngarkimit dhe i janë nënshtruar kryerjes së një testi serologjik për zbulimin e antitrupave kundër proteinave strukturore të virusit të aftës epizootike, me rezultate negative në mostrat e marra gjatë 10 ditëve para ngarkimit. 4. Kur statusi “i lirë” nga infeksioni i sëmundjes së aftës epizootike është rimarrë në pajtim me kushtet e Kodit të Shëndetit të Kafshëve të OIE-së, rrezja e zonës së mbikëqyrjes rreth zonës së vaksinimit reduktohet, pas përfundimit me rezultate të kënaqshme të masave të parashikuara në klasifikimin e tufave në zonën e vaksinimit. Neni 62 Certifikimi i kafshëve të llojeve të prekshme dhe produkteve që rrjedhin nga kafshë të tilla për tregti të brendshme Certifikimi shtesë për tregti të brendshme i kafshëve të llojeve të prekshme ose produkteve që rrjedhin nga kafshë të tilla, kërkuar në përputhje me këtë rregullore dhe legjislacionin veterinar në fuqi, vazhdon deri sa të jetë marrë statusi “i lirë” nga infeksioni i sëmundjes së aftës epizootike. Neni 63 Lëvizja e kafshëve të llojeve të prekshme të vaksinuara pas rimarrjes të statusit “i lirë” nga sëmundja e aftës epizootike Lëvizja nga një rajon në një rajon tjetër i kafshëve të llojeve të prekshme, të vaksinuara kundër sëmundjes së aftës epizootike, është i ndaluar. Pavarësisht nga ndalimi i lëvizjes nga një rajon në një rajon tjetër i kafshëve të llojeve të prekshme, të vaksinuara kundër sëmundjes së aftës epizootike, Drejtoria Veterinare mund të vendosë, miratimin e masave të veçanta në lidhje me kafshët e vaksinuara të llojeve të prekshme të mbajtura në kopsht zoologjik dhe të përfshira në një program për ruajtjen e kafshëve të egra, ose të mbajtura në mjediset e kafshëve të fermës për burime racore, që janë regjistruar nga organet kompetente, si bërthamë e mbarështimit të kafshëve, e domosdoshme për mbijetesën e racës, duke iu nënshtruar masave përkatëse në Kodin e Shëndetit të Kafshëve të OIE-së. KAPITULLI III MASAT PARANDALUESE SEKSIONI 10 LABORATORI I REFERENCËS KOMBËTARE Neni 64 Laboratori i diagnozës së sëmundjes së aftës epizootike 1. Drejtoria Veterinare siguron që: a) Testimi laboratorik për sëmundjen e aftës epizootike realizohet në laboratorin diagnostik të miratuar për një qëllim të tillë në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë; b) Testet laboratorike për të konfirmuar praninë e virusit të sëmundjes së aftës epizotike ose viruse të tjera të sëmundjeve vezikulare janë teste dhe standarde sipas Manualit të Testeve Diagnostike dhe Vaksinave për Kafshët e Tokës të OIE-së; c) Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë kryen funksionet dhe detyrat e përcaktuara në ligjin nr. 9308, datë 4.11.2004, “Për shërbimin dhe Inspektoratin Veterinar”; d) Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë bashkëpunon me Laboratorin e Referencës të Komunitetit Europian dhe, në veçanti, siguron dërgimin e mostrave të përshtatshme për Laboratorin e Referencës të Komunitetit. 2. Kontrollet laboratorike të parashikuara në këtë rregullore në radhë të parë kryhen për të konfirmuar ose përjashtuar sëmundjen e aftës epizootike dhe sëmundjeve të tjera vezikulare. Kur një vatër e sëmundjes së aftës epizootike është konfirmuar dhe serotipi i virusit është identifikuar, ky virus karakterizohet nga ana antigjenike lidhur me shtamin vaksinal përkatës, kur është e nevojshme, me ndihmën e Laboratorit të Referencës së Komunitetit Europian. 3. Drejtoria Veterinare siguron që Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë është i pajisur në mënyrë të përshtatshme, me staf me numrin e duhur të personelit, të trajnuar për të kryer analizat e nevojshme laboratorike, në përputhje me këtë rregullore. 4. Një udhëzues operacional për standardet minimale të laboratorit, që punon me virusin e sëmundjes së aftës epizootike, in vitro e in vivo, miratohet nga Drejtoria Veterinare. 5. Udhëzime për mbikëqyrjen e nevojshme për të rimarrë statusin i lirë nga infeksioni i sëmundjes së aftës epizootike, miratohen nga Drejtoria Veterinare. SEKSIONI 11 DIAGNOZA E SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE Neni 65 Standardet dhe analizat për diagnozën e sëmundjes së aftës epizootike dhe për diagnozën diferenciale të sëmundjeve të tjera vezikulare Drejtoria Veterinare siguron që laboratorët kombëtar përdorin teste dhe standarde të miratuara për diagnozën. Një vendim në lidhje me masat e përshtatshme për blerjen, magazinimin dhe furnizimin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë me sasitë e mjaftueshme të reagjentëve specifikë ose testeve diagnostikuese në rast të ndonjë emergjence, miratohet nga Ministri. Një udhëzues teknik për diagnozën e sëmundjes së aftës epizootike dhe diagnozën diferenciale të sëmundjeve të tjera, veç sëmundjes vezikulare të derrit, miratohet nga Drejtoria Veterinare. SEKSIONI 12 PLANET E EMERGJENCËS DHE USHTRIMET E SIMULIMIT Neni 66 Planet e emergjencës Drejtoria Veterinare harton një plan emergjence duke specifikuar masat kombëtare të kërkuara për të ruajtur një nivel të lartë të vetëdijes dhe përgatitjes dhe mbrojtjen e mjedisit, të cilat zbatohen në rast të një shpërthimi të sëmundjes së aftës epizootike. Plani i emergjencës siguron akses në të gjitha objektet, pajisjet, personelin dhe materiale të tjera të përshtatshme, të nevojshme për zhdukjen e shpejtë dhe efikase të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike; ai siguron koordinim dhe bashkëpunim me shtetet fqinje. 3. Plani i emergjencës siguron një skenar për masat që zbatohen dhe jep udhëzime për: a) Kërkesat e vaksinës të konsideruar të nevojshme në rast të vaksinimit emergjent; b) Rajonet që përmbajnë zona me popullsi të dendur blegtorale. 4. Plani emergjent siguron që masat e nevojshme janë marrë për të parandaluar çdo dëm të shmangshëm për mjedisin në rast të një vatre, duke siguruar në të njëjtën kohë nivelin më të lartë të kontrollit të sëmundjes, dhe minimizuar çdo dëm të shkaktuar si rezultat i një vatre, veçanërisht nëse është e nevojshme për të groposur apo djegur karkasat e kafshëve të ngordhura apo të vrara në vend. 5. Kriteret dhe kërkesat për përpilimin e planit të emergjencës, janë të përcaktuara në urdhrin e ministrit nr. 391, datë 26.11.2009, “Mbi përcaktimin e kritereve që duhet të zbatohen me rastin e hartimit të planeve të emergjencës për kontrollin e aftës epizootike”. Kriteret dhe kërkesat mund të ndryshohen me urdhër ministri, duke marrë parasysh natyrën specifike të sëmundjes së aftës epizootike, përparimin e bërë në zhvillimin e kontrollit të sëmundjes dhe masat e mbrojtjes së mjedisit. 6. Drejtoria Veterinare shqyrton planin e emergjencës për të përcaktuar nëse ai lejon të arrihen objektivat e parashikuar dhe sugjeron çdo ndryshim të nevojshëm, 7. Plani emergjencës miratohet nga ministri. 8. Drejtoria Veterinare siguron që ndryshime të rëndësishme në planet e miratuara të emergjencës njoftohen menjëherë te ministri. 9. Plani i rishikuar i emergjencës më pas miratohet, duke marrë në konsideratë zhvillimet mbi situatën. 10. Në çdo rast, çdo pesë vjet Drejtoria Veterinare përshtat planin e emergjencës, në mënyrë të veçantë, në dritën e ushtrimeve të simulimit. Neni 67 Ushtrimet e simulimit 1. Ushtrimet e simulimit kryhen në përputhje me planin e miratuar të emergjencës. 2. Ushtrimet e stimulimit kur është e mundur dhe praktike, kryhen në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kompetente të shteteve fqinje. 3. Drejtoria Veterinare informon ministrin mbi rezultatet kryesore të ushtrimit të simulimit. Ky informacion i dorëzohet ministrit si pjesë e informacionit të kërkuar në nenin 8 të rregullores nr. 255, datë 10.6.2008, “Mbi problemet shëndetësore që prekin tregtinë e gjedhit dhe derrave”. SEKSIONI 13 NJËSITË E KONTROLLIT DHE GRUPI I EKSPERTËVE Neni 68 Njësia qendrore e kontrollit të sëmundjes Funksionet dhe detyrat 1. Një njësi qendrore plotësisht funksionale për kontrollin e sëmundjes ngrihet menjëherë në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike. 2. Njësia qendrore e kontrollit të sëmundjes duhet që së pari të drejtojë dhe të monitorojë operacionet e kontrollit të sëmundjes të njësive lokale. Funksione të caktuara, që fillimisht i atribuohen njësisë qendrore të kontrollit të sëmundjes, mund të transferohen më pas në njësinë lokale të kontrollit të sëmundjes, që vepron në nivel administrativ të parashikuara në nenin 2, pika 2, germa “p”, të rregullores nr. 255, datë 10.6.2008, “Mbi problemet shëndetësore që prekin tregtinë e gjedhit dhe derrave” ose nivel më të lartë me kusht që detyrat e njësisë qendrore të kontrollit të sëmundjes nuk janë të komprometuara. 3. Njësia qendrore e kontrollit të sëmundjes është së paku përgjegjëse, për: hartimin e masave të nevojshme të kontrollit; sigurimin dhe zbatimin e shpejtë dhe efikas të këtyre masave nga njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes; c) vendosjen e stafit dhe burimeve të tjera në njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes; d) sigurimin e informacionit për ministrin, për autoritetet kompetente lokale, duke përfshirë dhe organet mjedisore, veterinare, bujqësore dhe organizatat tregtare; organizimin e një fushatë vaksinimi emergjent dhe përcaktimin e zonave të vaksinimit; lidhjen e bashkëpunimin me Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë; lidhjen dhe koordinimin me autoritetet kompetente mjedisore për veprimet e sigurisë veterinare dhe mjedisore; h) lidhjen me mediat; i) lidhjen me organet e zbatimit, për të siguruar zbatimin e përshtatshëm të masave të veçanta ligjore. Neni 69 Njësia qendrore e kontrollit të sëmundjeve - kërkesat teknike 1. Njësia qendrore e kontrollit të sëmundjes ka të gjitha mjetet e nevojshme duke përfshirë stafin, objektet dhe pajisjet, për të menaxhuar një fushatë efikase çrrënjosje. 2. Mjetet sipas pikës 1 përfshijnë të paktën, sa më poshtë: një tufë identifikuese dhe sistemin e vendndodhjes së kafshëve, mundësisht kompjuterik; të gjitha mjetet e përshtatshme të komunikimit duke përfshirë telefonat, faks dhe, nëse është e mundur, objektet për komunikim me mediat; c) një sistem komunikimi që lejon shkëmbimin e informacionit me njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes, mundësisht të kompjuterizuara; hartat dhe burimet e tjera të informacionit, që mund të përdoren në drejtimin e masave të kontrollit; një gazetë të përditshme të përbashkët e cila mbahet për të regjistruar në mënyrë kronologjike të gjitha ngjarjet lidhur me një vatër të sëmundjes së aftës epizootike, duke lejuar aktivitete të ndryshme të jenë të lidhur dhe të bashkërenduar; listën e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe laboratorëve që janë të interesuar në një vatër të sëmundjes së aftës epizootike dhe në kontakt me një ngjarje të tillë; g) listën e personelit dhe personave të tjerë, të cilët mund të thirren menjëherë për të shërbyer në njësitë lokale të kontrollit të sëmundjeve, ose në grupin e ekspertëve në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike; h) listën e autoriteteve kompetente për mbrojtjen e mjedisit dhe organeve të kontaktit në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike; i) harta, duke identifikuar vendndodhjen e zonave në proces; j) listën e ndërmarrjeve të autorizuara për trajtimin ose përpunimin e karkasave të kafshëve dhe mbeturinave të kafshëve, që mund të përdoren në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike, në veçanti, duke treguar kapacitetin e tyre, adresën dhe të tjera detaje të kontaktit; k) listën e masave për të monitoruar dhe kontrolluar dezinfektantët e përdorur, si dhe zhvendosjen e indeve trupore dhe lëngjeve në mjedisin rrethues, si rezultat i dekompozimit të trupave të pajetë, veçanërisht në ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore. Neni 70 Njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes - funksionet dhe detyrat 1. Njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes, plotësisht funksionale, mund të krijohen menjëherë në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike. 2. Brenda kuadrit të planit të emergjencës, merren masat për vendndodhje të ngjashme për njësitë klokale të kontrollit të sëmundjes, organizimin e tyre, stafin, akomodimin, objektet dhe pajisjet, sistemet e menaxhimit, linjat e komunikimit, si edhe kanalet e informacionit. 3. Njësitë lokale të kontrollit të sëmundjeve veprojnë në koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim me njësinë qendrore të kontrollit të sëmundjes, në veçanti në lidhje me zbatimin e shpejtë dhe efikas të kontrollit të sëmundjes; 4. Njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes kanë organizmat e nevojshme për të siguruar zbatimin e shpejtë të masave të parashikuara në këtë rregullore, në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike. Neni 71 Njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes - kërkesat teknike 1. Njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes kanë personelin, objektet dhe pajisjet sipas nevojës, dhe një strukturë të qartë të menaxhimit, për të siguruar zbatimin e shpejtë të masave në lidhje me kontrollin epidemiologjik, mbrojtjen e mjedisit, përpunimin e karkasave nga tufat e infektuara, mbikëqyrjen zyrtare të zonave, gjurmimin, mirëqenien dhe therjen emergjente, pastrimin dhe dezinfektimin dhe të tjera masa sanitare, vaksinimin emergjent, dhe të gjitha vendimet e tjera të politikës. 2. Njësitë lokale të kontrollit të sëmundjes të kenë të paktën: a) Një linjë telefonike të rezervuar për komunikim në linjë me njësinë qendrore të kontrollit të sëmundjes, ku fermerët dhe banorët e tjerë ruralë mund të marrin informacion të kohëve të fundit, të saktë në lidhje me masat e marra; b) Staf në terren të pajisur me mjetet e nevojshme për komunikim dhe menaxhimin efektiv të të gjitha të dhënave të nevojshme; c) Një sistem regjistrimi, mundësisht bazë kompjuterike, të lidhur me njësinë qendrore të kontrollit të sëmundjeve dhe me të gjitha bazat e të dhënave të nevojshme, me laboratorin dhe organizata të tjera; Një gazetë të përditshme të përbashkët e cila do të mbahet për të regjistruar në mënyrë kronologjike të gjitha ngjarjet lidhur me një vatër të sëmundjes së aftës epizootike, duke lejuar aktivitete të ndryshme të jenë të lidhur dhe të bashkërenduar; Listën e përditësuar të personave, duke përfshirë veterinerët privatë dhe organizatat lokale në rajon, të cilët janë në kontakt dhe mund të jenë të përfshirë në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike; f) Listë të përditësuar të fermave, në të cilat mund të zbatohen masat në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike; g) Listën e përditësuar të vendeve të groposjes e djegies për kafshët e vrara në përputhje me këtë rregullore dhe të përpunuara në përputhje me legjislacionin veterinar në fuqi, në mbrojtjen e mjedisit; h) Listën e përditësuar të autoriteteve kompetente mjedisore në rajon, si edhe organet e tjera mjedisore që duhet të kontaktohen dhe do të jenë të përfshira në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike; i) Hartë për identifikimin e vendeve të përshtatshme të groposjes së karkasave që nuk paraqesin një rrezik në dëm të mjedisit, në veçanti, të ujërave sipërfaqësore ose nëntokësore; j) Listën e ndërmarrjeve të trajtimit dhe largimit të karkasave të kafshëve dhe mbeturinave të kafshëve, të autorizuara për trajtimin ose largimin e tyre. Neni 72 Grupi i ekspertëve Drejtoria Veterinare krijon një grup të përhershëm të ekspertëve operativ, i cili është i përbërë nga epidemiologë, shkencëtarë veterinarë dhe virologë në mënyrë të balancuar, për të kryer ekspertizë në mënyrë që të ndihmojë autoritetet kompetente vendore në sigurimin e gatishmërisë kundër një vatre të sëmundjes së aftës epizootike. Në rast dyshimi të një epidemie të sëmundjes së aftës epizootike grupi i ekspertëve duhet të paktën: a) të vlerësojë shenjat klinike dhe situatën epidemiologjike; b) të japë këshilla në lidhje me marrjen e mostrave dhe analizat e nevojshme për diagnozën e sëmundjes së aftës epizootike së bashku me veprimet dhe masat që do të merren. 3. Në rast të një vatre të sëmundjes së aftës epizootike grupi i ekspertëve duhet të paktën: a) të nxjerrë një listë me tregues të rastit, nëse është e nevojshme në vend, një vlerësim të shenjave klinike dhe një analizë të studimit epidemiologjik, në mënyrë që të mbledhin të dhënat e nevojshme për të përcaktuar: i) origjinën e infeksionit; ii) datën e shfaqjes së agjentit infektiv; iii) mundësinë e përhapjes së sëmundjes; b) të raportojë në njësinë qendrore të kontrollit të sëmundjes; c) të japë këshilla mbi gjurmimin, marrjen e mostrave, procedurat e testimit, masa të tjera të kontrollit, që do të zbatohen dhe mbi strategjinë që do të zbatohet, duke përfshirë këshilla për masat e bio- sigurisë mbi fermat apo mjediset dhe në lidhje me vaksinimin e emergjencës; d) të ndjekë dhe udhëzojë studimin epidemiologjik; e) të plotësojë me të dhëna epidemiologjike, gjeografike, meteorologjike dhe informacione të tjera të nevojshme; f) të analizojë të dhënat epidemiologjike dhe të kryejë vlerësimet e riskut në intervale të rregullta; g) të ndihmojë në sigurimin e përpunimit të karkasave të kafshëve dhe mbeturinave të kafshëve të kryera me një minimum efekti dëmtues në mjedis. SEKSIONI 14 SËMUNDJA E AFTËS EPIZOOTIKE NË LLOJE TË TJERA Neni 73 Masa shtesë për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së aftës epizootike 1. Në përputhje me legjislacionin veterinar në fuqi, të ushqyerit gargarë është i ndaluar për të gjitha kafshët, pavarësisht nga përdorimi i tyre ose vend banimi i këtyre kafshëve. 2. Sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë menjëherë pasi merr informacion që kafshët e egra janë të dyshuara për të qenë të infektuar me sëmundjen e aftës epizootike, merr të gjitha masat e duhura për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e sëmundjes me kontrollin e të gjitha kafshëve të egra të llojeve të prekshme të gjuajtura apo të gjetura të ngordhura, duke përfshirë testimin laboratorik. Ai informon pronarët e kafshëve të llojeve të prekshme dhe gjuetarët mbi dyshimin. 3. Sa më shpejt që sektori veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë ka konfirmim të një rasti parësor të sëmundjes së aftës epizootike në kafshë të egra, zbaton menjëherë masat e parashikuara për të reduktuar përhapjen e sëmundjes, dhe harton një plan për çrrënjosjen e sëmundjes së aftës epizootike. Ai informon pronarët e kafshëve të llojeve të prekshme dhe gjuetarët për rastin e konfirmuar. Neni 74 Hyrja në fuqi Kjo rregullore hyn në fuqi me nënshkrimin e saj. MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Edmond Panariti SHTOJCA I PËRCAKTIMI I VATRËS SË SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE Një vatër do të deklarohet në një fermë, kur: 1. Virusi i sëmundjes së aftës epizootike është izoluar nga një kafshë, ndonjë produkt që vjen nga kjo kafshë ose ambienti ku ajo është. Shenjat klinike, në pajtim me sëmundjen e aftës epizootike, janë vërejtur në një kafshë të llojit të prekshëm, dhe antigjeni viral ose acidi ribonukleik viral specifik për një ose më shumë serotipa të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është zbuluar dhe identifikuar në kampionet e mbledhur nga kafsha apo kafshët e të njëjtit grup epidemiollogjik. Shenja klinike, që pajtohen me sëmundjen e aftës epizootike, janë vërejtur në një kafshë të llojit të prekshëm dhe kafsha ose njësia e saj janë pozitive për antitrupa të proteinës strukturale apo jostrukturale të virusit të sëmundjes së aftës epizootike, duke siguruar që vaksinim i mëparshëm, mbetje antitrupash maternal ose reaksione jospecifike të përjashtohen, si raste të mundshme të sero pozitivitetit. Antigeni viral apo RNA specifike virale për një ose më shumë serotipa të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është zbuluar dhe identifikuar në kampionet e mbledhura nga kafshë të llojeve të prekshme dhe kafshët janë pozitive për antitrupat e proteinave strukturale e jostrukturale të virusit të sëmundjes së aftës epizootike, duke siguruar që në rastin e antitrupave të proteinave strukturore të vaksinimit të mëparshëm, mbetje antitrupash maternal ose reaksione jospecifike mund të përjashtohen si raste të mundshme të sero pozitivitetit. Një lidhje epidemiologjike është vendosur për të konfirmuar vatrën e sëmundjes së aftës epizootike dhe të paktën një nga kushtet e mëposhtme plotësohet: a) Një ose më shumë kafshë janë pozitive për antitrupat e proteinave strukturale dhe jostrukturale të virusit të sëmundjes së aftës epizootike, duke siguruar që vaksinim i mëparshëm, mbetje antitrupash material ose reaksione jospecifike mund të përjashtohen si raste të mundshme të sero pozitivitetit; b) Antigjeni viral apo RNA specifike virale për një ose më shumë serotipa të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është zbuluar dhe identifikuar në kampionet e mbledhura nga një ose më shumë kafshë të llojeve të prekshme; c) Evidentimi serologjik për infeksionin aktiv në sëmundjen e aftës epizootike me zbulimin e shndërrimit serologjik nga negativ në pozitiv për antitrupat e proteinave strukturale dhe jostrukturale të virusit të sëmundjes së aftës epizootike është vendosur në një apo më shumë kafshë të llojeve të prekshme, duke siguruar që vaksinim i mëparshëm, mbetje antitrupash material ose reaksione jospecifike mund të përjashtohen si raste të mundshme të sero pozitivitetit; Kur një status sero-negativ nuk ka arsye të pritet, ky zbulim i shndërrimit seriologjik do të kryhet në çifte kampionesh të mbledhur nga të njëjta kafshë, në dy ose më shumë raste, të paktën çdo 5 ditë në rastin e proteinave strukturale dhe të paktën çdo 21 ditë në rastin e proteinave jostrukturale; Shenjat klinike, që pajtohen me sëmundjen e aftës epizootike janë vërejtur në një kafshë të llojit të prekshëm. SHTOJCA II TRAJTIMI I QUMËSHTIT PËR TË SIGURUAR SHKATËRRIMIN E VIRUSIT TË SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE PJESA A: Qumështi dhe produktet e qumështit të destinuara për konsum njerëzor 1. Qumështi i destinuara për konsum njerëzor është subjekt i një prej trajtimeve të mëposhtme: 1.1 sterilizim në një nivel të paktën F03; 1.2 (UHT) (Ultra-High Temperature) trajtim në temperaturë 1320C të paktën 1 s; 1.3 (HTST) (High Temperature Short Time) pasterizim në 720C për 15 s; trajtimi aplikohet dy herë për qumësht me një pH të barabartë apo mbi 7,0; pasterizim në 720C për 15 s të qumështit me një pH nën 7,0; pasterizim në 720C për 15 s, kombinuar me një tjetër trajtim fizik nga: 1.5.1 ose uljen e pH më poshtë se 6 për të paktën një orë; ose 1.5.2 ngrohje shtesë për 720C ose më shumë, të kombinuara me tharje. 2. Produktet e qumështit duhet ose t’i nënshtrohen një prej trajtimeve të mësipërme ose të prodhohen nga qumështi i trajtuar në përputhje me paragrafin pikën 1. PJESA B: Qumështi dhe produktet e qumështit të destinuara jo për konsum njerëzor, qumësht dhe produktet e qumështit për konsum nga kafshët. 1. Qumësht i destinuara jo për konsum njerëzor dhe qumësht i destinuar për konsum të kafshëve është subjekt i një prej trajtimeve të mëposhtme: sterilizim në një nivel të paktën F03; UHT (1) i kombinuar me një tjetër trajtim fizik të përmendur në paragrafin 1.5.1 ose 1.5.2; ose HTST (2) aplikohet dy herë; HTST kombinuar me një tjetër trajtim fizik nga: 1.4.1 ose uljen e pH më poshtë se 6 për të paktën një orë; ose 1.4.2 ngrohje shtesë në 720C ose më shumë, të kombinuara me tharje. 2. Produktet e qumështit duhet ose t'i nënshtrohen një prej trajtimeve të mësipërme ose të prodhohet nga qumështi i trajtuar në përputhje me pikën 1. 3. Hirrë për të ushqyer kafshë të llojeve të ndjeshme dhe të prodhuara nga qumështi i trajtuar siç përshkruhet në pikën 1 duhet të mblidhen të paktën 16 orë pas koagulimit të qumështit dhe pH i tij duhet të jetë <6,0 para transportit për në fermat e derrave. SHTOJCA III PJESA A: TRAJTIMI I MISHIT TË FRESKËT 1. Mishi i freskët pa kocka: Mishi së bashku me diafragmën, por pa të brendshmet, nga i cili kockat dhe gjëndra limfatike 2. Të brendshmet e veçuara: zemra, nga e cila gjëndra limfatike, indi lidhës dhe dhjami janë hequr tërësisht; mëlçi nga të cilat gjëndrat limfatike, indi lidhës dhe dhjami janë hequr tërësisht; muskujt e tërë maseter, të prerë, nga e cila gjëndra limfatike, indi lidhës dhe dhjami janë hequr tërësisht; gjuha me epitelin pa kërce, kocka dhe bajamet janë hequr; mushkërive, nga të cilat trakea dhe bronket kryesore dhe gjëndrat bronkiale mediastinale dhe limfatike janë hequr të brendshmeve të tjera, pa kockë apo kërc nga të cilat gjëndra limfatike, indi lidhës, cipat yndyrore dhe mukoza janë hequr tërësisht 3. Maturimi: Maturimi i trupave në një temperaturë prej më shumë se + 2 ° C të paktën 24 orë; vlera e pH në mes të muskujve Longissimus dorsi e regjistruar më pak se 6,0; 4. Masa efektive zbatohen për të shmangur ndotjen (cross-ndotjein). PJESA B: Masa të tjera të zbatueshme për prodhimin e mishit të freskët nga kafshë të llojeve të ndjeshme me origjinë në zonën e mbikëqyrjes 1. Mish të freskët, me përjashtim të kokave cipat viscerale organet e brendshme, të destinuara për vendosjen në treg jashtë zonës së mbrojtjes dhe mbikëqyrjes duhet të jetë prodhuar në përputhje me të paktën me një nga kushtet e mëposhtme shtesë: a) Në rastin e ruminantëve: i) kafshët janë objekt i kontrolleve të parashikuara në nenin 24, pika 2; dhe ii) mishi është objekt i trajtimeve të parashikuara në pikat 1 dhe 2 të pjesës A. b) Në rastin e kafshëve të llojeve të prekshme: i) kafshët kanë qenë rezidente në fermë për të paktën 21 ditë dhe janë identifikuar, në mënyrë që të lejojnë gjurmimin e fermës së origjinës; ii) kafshët kanë qenë objekt i kontrolleve të parashikuara në nenin 24, pika 2; iii) mishi është identifikuar në mënyrë të qartë dhe ndaluar nën mbikëqyrje zyrtare për të paktën 7 ditë dhe nuk është lejuar deri sa dyshimi i infeksionit me virusin e sëmundjes së aftës epizootike në fermën e origjinës të përjashtohet zyrtarisht në fund të periudhës së ndalimit; c) Në rastin e të gjitha kafshëve të llojeve të ndjeshme: i) kafshët kanë përfunduar një kohë qëndrim 21 ditë në fermën e origjinës, gjatë së cilës në fermë nuk ka hyrë kafshë e llojeve të prekshme ndaj sëmundjes së aftës epizootike; ii) kafshët kanë qenë objekt i kontrolleve të parashikuara në nenin 24, pika 2, brenda 24 orëve të ngarkimit; iii) mostrat e marra brenda 48 orëve të ngarkimit janë testuar me rezultat negativ në një analizë për zbulimin e antitrupave kundër virusit të sëmundjes së aftës epizootike; iv) mishi është e ndaluar nën kontroll zyrtar për 24 orë dhe nuk është lejuar para se një inspektim klinik i përsëritur i kafshëve në fermën e origjinës të ketë përjashtuar praninë e infeksionit apo të dyshimit të infeksionit. Të brendshmet e veçuara vulosen me vulën shëndetësore pas, trajtimit. Produktet e tjera janë objekt i trajtimit të parashikuar në nenin 32.