Order no. 349, dated 25 July 2022 on the approval of the list of products and substances that can be used in biological production
Made 2022-07-25 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Urdhër nr. 349, datë 25.7.2022 për miratimin e listës së produkteve dhe substancave që përdoren në prodhimin biologjik.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Agricultural and rural development, Livestock, Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Cultivated plants
- Keywords
- classification/declassification, ecological production/organic production, fertilizers/nutrients, pesticides, animal feed/feedstuffs, animal production, plant production, plant protection
- Categories
- agriculture
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1 Ky urdhër është përafruar pjesërisht me rregulloren zbatuese të Komisionit Evropian (BE) 2021/1165 të 15 korrikut 2021 që autorizonproduktet dhe substancat e caktuara për t’u përdorur në prodhimin organik dhe krijimin e listës së tyre. Numri CELEX: 32021R1165, FletorjaZyrtare e Bashkimit Evropian, seria L nr. 253, dt. 16.7.2021, faqe 13–48. URDHËR Nr. 349, datë 25.7.2022 PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PRODUKTEVE DHE SUBSTANCAVE QË PËRDOREN NË PRODHIMIN BIOLOGJIK1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të nenit 16 pika 2, të ligjit nr. 106/2016, “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”, URDHËROJ: 1. Miratimin e listës së produkteve dhe substancave që përdoren në prodhimin biologjik, bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Urdhri nr. 131, datë 28.3.2018, “Për miratimin e listës së produkteve dhe substancave që përdoren në prodhimin biologjik”, shfuqizohet. 3. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Trupat e Kontrollit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca LISTA E PRODUKTEVE DHE SUBSTANCAVE QË PËRDOREN NË PRODHIMIN BIOLOGJIK Neni 1 Lëndët vepruese në përmbajtje të produkteve të mbrojtjes së bimëve Vetëm lëndët vepruese të listuara në aneksin I të këtij urdhri, duhet të përmbahen në produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB) që përdoren në prodhimin biologjik, me kusht që PMB-të: a) të jenë regjistruar sipas legjislacionit në fuqi për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve. b) të përdoren në përputhje me kushtet e përdorimit të përcaktuara në dokumentacionin e regjistrimit (certifikatë dhe etiketë); c) të përdoren në përputhje me kushtet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve. Neni 2 Produktet plehëruese, përmirësuesit e tokës dhe lëndët ushqyese Vetëm produktet dhe substancat e përcaktuara në aneksin II të këtij urdhri, përdoren në prodhimin biologjik, si plehra, përmirësues të tokës dhe lëndë ushqyese për bimët, përmirësues dhe pasurues të shtrojës së kafshëve ose në kultivimin e algave ose mjedisit të mbarështimit të kafshëve të akuakulturës, me kusht që të jenë regjistruar sipas legjislacionit në fuqi për produktet plehëruese. Neni 3 Lëndët jobiologjike për ushqim për kafshë, me origjinë bimore, shtazore, nga algat, majat ose me origjinë mikrobiale ose minerale Vetëm produktet dhe substancat e listuara në pjesën A të aneksit III të këtij urdhri, përdoren në prodhimin biologjik si lëndë jo biologjike për ushqim për kafshë, me origjinë bimore, shtazore, alga, maja ose me origjinë mikrobiale ose minerale. Neni 4 Aditivët e ushqimit për kafshë dhe ndihmësit në përpunim Vetëm produktet dhe substancat e përcaktuara në pjesën B të aneksit III të këtij urdhri, përdoren në prodhimin biologjik si aditivë dhe ndihmës për përpunimin e ushqimit për kafshë, që përdoret në ushqyerjen e kafshëve. Neni 5 Produkte për pastrim dhe dezinfektim 1. Produktet e listuara në pikën 1, të aneksit IV të këtij urdhri, përdoren për pastrimin dhe dezinfektimin e pellgjeve, kafazeve, rezervuarëve, ndërtesave ose instalimeve të përdorura në prodhimin biologjik shtazor. 2. Produktet e listuara në pikën 2, të aneksit IV të këtij urdhri, përdoren për pastrim dhe dezinfektim në prodhimin e specieve të akuakulturës dhe prodhimin e algave të detit. ANEKS I LËNDËT VEPRUESE NË PËRMBAJTJE TË PRODUKTEVE TË MBROJTJES SË BIMËVE, QË PËRDOREN NË PRODHIMIN BIOLOGJIK Lëndët vepruese të listuara në këtë aneks, duhet të përmbahen në produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB) të përdorura në prodhimin biologjik, me kusht që PMB-të: a) të jenë të regjistruara paraprakisht sipas legjislacionit në fuqi për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve; b) të përdoren në përputhje me kushtet e përdorimit të përcaktuara në dokumentacionin e regjistrimit (certifikatë dhe etiketë); c) të përdoren në përputhje me kushtet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve. Kushtet e veçanta dhe kufizimet për përdorim në prodhimin biologjik, përcaktohen në kolonën e fundit të tabelës. Mbrojtësit, sinergjikët, bashkëformuluesit në përmbajtje të PMB-ve, dhe ndihmësit që përzihen me PMB-të, përdoren në prodhimin biologjik, me kusht që të jenë të regjistruar sipas legjislacionit në fuqi për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve. Substancat e përcaktuara në këtë aneks përdoren vetëm për kontrollin e dëmtuesve. Këto substanca përdoren vetëm kur bimët nuk mbrohen mjaftueshëm nga dëmtuesit me masat e përcaktuara në legjislacionin për prodhimin biologjik bimor, në veçanti me përdorimin e agjentëve të kontrollit biologjik, si insektet e dobishme, marimangat dhe nematodat (lloj krimbi). Lëndët vepruese ndahen në nënkategoritë e mëposhtme: 2 Listimi sipas numrit dhe kategorisë: pjesët A dhe B, lëndët vepruese të miratuara sipas legjislacionit në fuqi (urdhrit nr. 72, datë 2.3.2017, “Për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve, i ndryshuar), pjesa C substancat bazë, pjesa D substancat aktive me rrezik të ulët dhe pjesa E substanca për zëvendësim. 1. SUBSTANCAT BAZË Substancat bazë të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve, me origjinë nga produkte ushqimore bimore ose shtazore, përdoren për mbrojtjen e bimëve në prodhimin biologjik. Substancat bazë që përdoren në prodhimin biologjik të listuara në tabelën e mëposhtme, janë shënuar me yll. Ato përdoren në përputhje me përdorimet, kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve, dhe kufizimet shtesë, nëse ka, në kolonën e fundit të tabelës më poshtë. Substancat bazë nuk përdoren si herbicide. Numri dhe pjesa e aneksit sipas kategorisë së lëndëve vepruese2 CAS Numri unik identifikues Emri i lëndës vepruese Kushtet e përdorimit dhe kufizimet e veçanta 1C Equisetum arvense L.* 2C 9012-76-4 Chitosan hydrochloride* Përftuar nga Aspergillus ose akuakulturë ose peshkim i qëndrueshëm, sipas legjislacionit në fuqi për peshkimin. 3C 57-50-1 Saharoze (Sucrose*) 4C 1305-62-0 Hidroksid calciumi (Calcium Hydroxide) 5C 90132-02-8 Uthull (Vinegar*) 6C 8002-43-5 Lecitine (Lecithins*) 7C - Salix spp. Cortex* 8C 57-48-7 Fruktozë (Fructose*) 9C 144-55-8 Karbonat hidrogjen natriumi (Sodium hydrogen carbonate) 10C 92129-90-3 Hirre (whey*) 11C 7783-28-0 Fosfat di amoni (Diammonium phosphate) Vetëm në kurthe 12C 8001-21-6 Vaj luledielli (Sunflower oil*) 14C 84012-40-8 90131-83-2 Urtica spp. (Urtica urens extract)* 15C 7722-84-1 Peroksid hidrogjeni (Hydrogen peroxide) 16C 7647-14-5 Klorur natriumi (Sodium chloride) 17C 8029-31-0 Birre (Beer*) 18C - Pluhur farash të mustardës (Mustard seeds powder*) 20C 8002-72-0 Vaj qepe (Onion oil*) 21C 52-89-1 L-cysteine (E 920) 22C 8049-98-7 Qumësht lope (Cow milk*) 23C - Allium cepa* L. bulb extract Substanca të tjera bazë me origjinë nga produkte ushqimore bimore ose shtazore. 2. LËNDËT VEPRUESE ME RREZIK TË ULËT Lëndët vepruese me rrezik të ulët, përveç mikroorganizmave, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve, të listuara në tabelën e mëposhtme, përdoren për mbrojtjen e bimëve në prodhimin biologjik, në përputhje me përdorimin, kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në legjislacionin për mbrojtjen e bimëve, dhe kufizimet shtesë të përcaktuara në kolonën e fundit të tabelës. Numri dhe pjesa e aneksit sipas kategorisë së lëndëve CAS Numri unik Emërtimi i lëndës vepruese Kushtet e përdorimit dhe limitet e veçanta vepruese identifikues 2D COS-OGA 3D Cerevisane dhe produkte të tjera bazuar në fragmentet e qelizave të mikroorganizmave (Cerevisane and other products based on fragments of cells of micro-organisms) Jo me origjinë nga OMGJ-të. 5D 10045-86-6 Fosfat hekuri III-valent ortofosfat (Ferric phosphate (iron (III) orthophosphate) 12D 9008-22-4 Laminarin Algat e përftuara nga akuakultura biologjike ose të vjela/mbledhura në mënyrë të qëndrueshme në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbledhjen e qëndrueshme të algave të egra biologjike. 3. MIKROORGANIZMAT Të gjithë mikroorganizmët e listuar në pjesët A, B dhe D të legjislacionit në fuqi për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve, përdoren në prodhimin biologjik, me kusht që të mos jenë me origjinë nga OMGJ-të dhe të përdoren në përputhje me përdorimet, kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve. Mikroorganizmat përfshirë viruset janë agjentë të kontrollit biologjik që konsiderohen si lëndë vepruese sipas legjislacionit në fuqi për PMB-të. 4. LËNDËT VEPRUESE TË TJERA, QË NUK PËRFSHIHEN NË KATEGORITË E MËSIPËRME Produktet e mbrojtjes së bimëve, të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe me lëndë vepruese të listuara në tabelën më poshtë, përdoren në prodhimin biologjik në përputhje me përdorimet, kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve, dhe kufizimet shtesë, nëse ka, në kolonën e fundit të tabelës më poshtë. Numri dhe pjesa e aneksit sipas kategorisë së lëndëve vepruese CAS Numri unik identifikues Emërtimi i lëndës vepruese Kushtet e përdorimit dhe kufizimet e veçanta 139A 131929-60-7 131929-63-0 Spinosad 225A 124-38-9 Dyoksid karboni (Carbon dioxide) 227A 74-85-1 Etilen (Ethylene) Vetëm në banane dhe patate, por mund të përdoret edhe për agrumet si pjesë e një strategjie për parandalimin e dëmtimit nga mizat e frutave. 230A 67701-09-1 Acidet yndyrore (Fatty acids) Të gjitha përdorimet e lejuara sipas dokumentacionit të regjistrimit, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 231A 8008-99-9 Ekstrakti i hudhrës (Allium sativum) Garlic extract (Allium sativum); 234A CAS No not allocated CIPAC No 901 Proteinat e hidrolizuara përjashtuar xhelatinën (Hydrolysed proteins excluding gelatine) 244 A 298-14-6 Hidrogjen karbonat kaliumi (Potassium hydrogen carbonate) 249A Zmbrapsës nga aroma me origjinë 98999-15-6 shtazore ose bimore/dhjamë dele. (Repellents by smell of animal or plant origin/sheep fat) 255A dhe të tjerë Ferromone (Pheromones and other semiochemicals) Përdoret vetëm në kurthe dhe si çorientues. 220A 1332-58-7 Silikat alumini (kaolin) (Aluminium silicate (kaolin) 236A 236A Kieselgur (tokë diatomike) 247A 14808-60-7 7637-86-9 Rërë kuarci (Quartz sand) 343A 11141-17-6 84696-25-3 Azadirachtin (ekstrakt Margosa) Ekstraktuar nga farat e pemës Neem (Azadirachta indica); 240A 8000-29-1 Vaj citronela (Citronella oil) Të gjitha përdorimet e lejuara sipas dokumentacionit të regjistrimit, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 241A 84961-50-2 Vaj karafili (Clove oil) Të gjitha përdorimet e lejuara sipas dokumentacionit të regjistrimit, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 242A 8002-13-9 Vaj i farave të bërsisë së rrushit (Rape seed oil) Të gjitha përdorimet e lejuara sipas dokumentacionit të regjistrimit, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 243A 8008-79-5 Vaj mente (Spearmint oil) Të gjitha përdorimet e lejuara sipas dokumentacionit të regjistrimit, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 56A 8028-48-6 5989-27-5 Vaj portokalli (Orange oil) Të gjitha përdorimet e lejuara sipas dokumentacionit të regjistrimit, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 228A 68647-73-4 Vaj i pemës së çajit (Tea tree oil) Të gjitha përdorimet e lejuara sipas dokumentacionit të regjistrimit, të përcaktuar në legjislacionin në fuqi “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, përjashtuar përdorimin si herbicid. 246A 8003-34-7 Pyrethrins ekstraktuar nga bimët (Pyrethrins extracted from plants) 292A 7704-34-9 Squfur (Sulphur) 294A 295A 64742-46-7 72623-86-0 97862-82-3 8042-47-5 Vajra parafine (Paraffin oils) 345A Sulfuri i gelqeres (polisulfati i kalciumit) 1344-81-6 (Lime sulphur (calcium polysulphide); 44B 9050-36-6 Maltodekstrin (Maltodextrin) 45B 97-53-0 Eugenol 46B 106-24-1 Geraniol 47B 89-83-8 Timoli (Thymol) 10E 20427-59-2 Hidroksid bakri (Copper hydroxide) Siç përcaktohet në legjislacionin në fuqi, urdhri nr. 72, datë 2.3.2017 “Për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve”, ku doza maksimale e përdorimit total është 28 kg bakër për hektar për një periudhë 7 vjeçare. 10E 20427-59-2 Oksikloridi i bakrit (Copper oxychloride) 10E 1317-39-1 Oksid bakri (Copper oxide) 10E 8011-63-0 Bordeaux mixture 10E 12527-76-3 Sulfat bakri tre bazik (Tribasic copper sulphate) 40A 52918-63-5 Deltamethrin Vetëm në kurthe me tërheqës specifikë kundër Bactrocera oleae dhe Ceratitis capitata 5E 91465-08-6 Lambda-cyhalothrin Vetëm në kurthe me tërheqës specifikë kundër Bactrocera oleae dhe Ceratitis capitata. ANEKS II PLEHRAT, PËRMIRËSUESIT E TOKËS DHE LËNDËT USHQYESE Në prodhimin biologjik përdoren plehrat, përmirësuesit e tokës dhe lëndët ushqyese të listuara në këtë aneks, me kusht që të jenë në përputhje me: Legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. Në përputhje me legjislacionin në fuqi për prodhimin biologjik bimor, në veçanti rregullat për menaxhimin e tokës dhe plehërimin. Përgatitjet e mikroorganizmave, gjithashtu, përdoren si përmirësues të përgjithshëm të tokës ose për përmirësimin e përmbajtjes së lëndëve ushqyese në tokë ose në bimë. Kushtet kufizuese për përdorim në prodhimin biologjik përcaktohen në kolonën e fundit të tabelës. Emri i produktit Produktet e përbëra ose produktet që përmbajnë vetëm substancat e listuara në aneks. Përshkrimi, kushtet e përdorimit dhe kufizimet Pleh i prodhuar në fermë (Farmyard manure) Produkt që përmban përzierje të jashtëqitjeve të kafshëve dhe lëndë bimore (shtrojat e kafshëve dhe lëndë të para për ushqim për kafshë). Ndalohen produktet me prejardhje nga ferma industriale/intensive. Pleh ferme i thatë dhe pleh i dehidratuar nga shpendët (Dried farmyard manure and dehydrated poultry manure); Ndalohen produktet me prejardhje nga ferma industrial/ intensive. Jashtëqitjet e kafshëve, të kompostuara, përfshirë plehun e shpendëve dhe plehrat e kompostuara të fermës (Composted animal excrements, including poultry manure and composted farmyard manure included); Ndalohen produktet me prejardhje nga ferma industrial/ intensive. Jashtëqitjet e lëngshme të kafshëve (Liquid animal excrements); Përdoret pas fermentimit të kontrolluar dhe/ose tretjes/hollimit të mjaftueshëm. Ndalohen produktet me prejardhje nga fermat industrial/ intensive. Përzierje të mbetjeve shtëpiake, të kompostuara ose të fermentuara (Composted or fermented mixture of household waste). Produkt i përftuar nga mbetjet shtëpiake të ndara në burim, të cilat i janë nënshtruar kompostimit apo fermentimit anaerobik për prodhimin e biogazit. Përdoren vetëm mbetjet shtëpiake bimore dhe shtazore, kur prodhohen në një sistem grumbullimi të mbyllur dhe të kontrolluar. Përqendrimet maksimale të lëndës së thatë në mg/kg: kadmiumi 0.7; bakër 70; nikeli 25; plumb 45; zink 200; merkur 0.4; krom (total) 70; krom (IV) nuk dedektohet. Përdorimi i kufizuar në hortikulturë (kopshtari, lulëtari, fidanishte Torfë (Peat) pyjore dhe frutore). Mbetjet e kulturave të kërpudhave (Mushroom culture wastes) Përbërja fillestare e substratit të përmbajë vetëm produktet e përcaktuara në këtë aneks. Mbetjet e krimbave (krimbat e kompostimit) dhe insekteve (mbeturina të imta pluhur ose dru i brishtë i shpuar i prodhuar nga aktiviteti i insekteve). (Dejecta of worms (vermicompost) and insect frass-substrate mixture). Kur është e përshtatshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi për nënproduktet nga kafshët. Pleh i shpendëve të egër (Guano) Përzierje e kompostuar ose e fermentuar e lëndëve bimore (Composted or fermented mixture of vegetable matter). Produkti i përftuar nga përzierja e mbetjeve bimore, të cilat i nënshtrohen kompostimit ose fermentimit anaerobik për prodhimin e biogazit. Produkte që përftohen nga nënproduktet e kafshëve që përdoren për prodhimin e biogazit, të përziera me lëndë të tjera me origjinë bimore ose shtazore të përcaktuara në këtë Aneks. (Biogas digestate containing animal by-products co-digested with material of plant or animal origin as listed in this Annex). Nënproduktet e kafshëve (përfshirë nën-produktet e kafshëve të egra) të kategorisë 3 dhe aparatit tretës të kategorisë 2. Ndalohen produktet me prejardhje nga fermat industrial/ intensive. Nuk aplikohet në pjesët e ngrënshme të bimëve. Produktet ose nënproduktet e kafshëve si më poshtë: Miell gjaku (Blood meal); Miell thundre (Hoof meal); Miell briri (Horn meal); Miell kockash ose miell i dexhelatinuar kockash (Bone meal or degelatinised bone meal); Miell peshku (Fish meal); Miell mishi (Meat meal); Miell puplash, qimesh (Feather, hair and skin meal (chiquette); Lesh (wool); Gëzof (Fur); Qime (Hair); Produktet e qumështit (Dairy products); Proteina të hidrolizuara (Hydrolysed proteins); 1. Përqendrimi maksimal në mg/kg të lëndës së thatë të kromit (VI): nuk dedektohet (0). 2. nuk lejohet të aplikohet në pjesët e ngrënshme të bimëve. Produktet dhe nënproduktet me origjinë bimore për pleh (Products and by-products of plant origin for fertilisers). Shembuj: mbetjet e farave vajore të përpunuara, lëvozhgat e kakaos, gëzhutë malti. Proteinat e hidrolizuara me origjinë bimore (Hydrolysed proteins of plant origin). Algat e detit dhe produktet e tyre (Algae and algae products). Nëse përftohen direkt nga: i) procese fizike përfshirë dehidratimin, ngrirjen dhe bluarjen; ii) ekstraktimi me ujë ose tretësirë ujore acide dhe/ose bazike; iii) fermentimi; Vetëm algat biologjike ose të mbledhura/vjela në mënyrë të qëndrueshme. Tallash dhe ashkla druri (Sawdust and wood chips). Dru i pa trajtuar kimikisht pas prerjes. Lëvore druri e kompostuar (Composted bark); Dru i pa trajtuar kimikisht pas prerjes.. Hi nga druri (wood ash); Nga druri i pa trajtuar kimikisht pas prerjes. Fosfate nga shkëmbinj të butë (Soft ground rock phosphate). Përftuar nga bluarja e fosfateve minerale të buta dhe që përmban fosfat trikalciumi dhe karbonat kalciumi si përbërës kryesorë; përmbajtja minimale e lëndëve ushqyese (përqindje në peshë): 25% P2O5 fosfor i shprehur si P2O5 i tretshëm në acide minerale, të paktën 55% e përmbajtjes së P2O5 të jetë i tretshëm në 2% acid formik madhësia e grimcave: të paktën 90% e peshës arrin të kalojë nëpër një sitë me vrima 0,063 mm; të paktën 99% e peshës arrin të kalojë nëpër një sitë me vrima 0,125 mm; Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. Fosfate alumin-kalciumit (Aluminium-calcium phosphate). Produkt i përftuar në formë amorfe nga trajtimi termik dhe bluarja, që përmban fosfate alumini dhe kalciumi si përbërës thelbësorë. Përmbajtja minimale e lëndëve ushqyese (përqindja në peshë): 30% P2O5 fosfor i shprehur si P2O5 i tretshëm në acide minerale, të paktën 75% e përmbajtjes së deklaruar të P2O5 është i tretshëm në citratin alkalik të amonit (Joulie); madhësia e grimcave: të paktën 90% në peshë të kalojë nëpër një sitë me një rrjetë prej 0,160 mm; të paktën 98% në peshë të kalojë nëpër një sitë me një rrjetë prej 0,630; Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. Përdorimi i kufizuar në toka bazike (pH > 7,5). Skorje bazike (Basic slag (Thomas phosphates or Thomas slag). Produkt i përftuar nga hekur i shkrirë nga trajtimi i shkrirjeve të fosforit dhe që përmban silikofosfate kalciumi si përbërës thelbësorë, përmbajtja minimale e lëndëve ushqyese (përqindja në peshë): 12% P2O5 fosfor i shprehur si pentoksid fosfori i tretshëm në acide minerale, të paktën 75% e përmbajtjes së deklaruar të pentoksidit të fosforit të jetë i tretshëm në 2% acid citrik ose 10% P2O5 fosfor i shprehur si pentoksid fosfori i tretshëm në 2% acid citrik; madhësinë e grimcave: të paktën 75% të kalojnë nëpër një sitë me një rrjetë prej 0,160 mm; të paktën 96% të kalojë nëpër një sitë me rrjetë 0,630 mm; Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. Kripa të papërpunuara të kaliumit (Crude potassium salt). Produkt i përftuar nga kripërat e papërpunuara të kaliumit përmbajtja minimale e lëndëve ushqyese (përqindja në peshë): 9% K2O kaliumi i shprehur si K2O i tretshëm në ujë 2% MgO; magnezi në formën e kripërave të tretshme në ujë, i shprehur si oksid magnezi. Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. Sulfati i kaliumit, që përmban kripë magnezi (Potassium sulphate, possibly containing magnesium salt). Produkti i përftuar nga kripa e kaliumit të papërpunuar me procesin e ekstraktimit fizik, që përmban edhe kripëra të magnezit. Kashta dhe ekstrakti i kashtës (Stillage and stillage extract). Përjashtuar kashtën e amonizuar Karbonati i kalciumit p.sh., shkumës, argjilë, gurë gëlqeror, përmirësuesi Breton, shkumës fosfati) (Calcium carbonate, for instance: chalk, marl, ground limestone, Breton ameliorant (maerl), phosphate chalk). Vetëm me origjinë natyrore. Mbetje të molusqeve (Mollusc waste) Vetëm nga akuakultura ose peshkim i qëndrueshëm. Levozhgët e vezëve (Egg shells) Ndalohen ato me origjinë nga rritja në fabrika. Karbonat magnezi dhe kalciumi (Magnesium and calcium carbonate). Vetëm me prejardhje natyrore p.sh. shkumës magnezi, mineral magnezi, gur gëlqeror. Sulfat magnezi (Magnesium sulphate (kieserite). Vetëm me origjinë natyrore Tretësirë e klorurit të kalciumit (Calcium chloride solution). Vetëm për trajtimin me gjethe të pemëve të mollës, për të parandaluar mungesën e kalciumit. Sulfat kalciumi, gips (Calcium sulphate,gypsum). Produkt me origjinë natyrore që përmban sulfat kalciumi në shkallë të ndryshme hidratimi përmbajtja minimale e lëndëve ushqyese (përqindja në peshë): 25% CaO, 35% SO3, kalcium dhe squfur i shprehur si total i bluarjes CaO + SO3: të paktën 80% të kalojë nëpër sitë me rrjetë 2 mm; të paktën 99% të kalojë nëpër një sitë me rrjetë 10 mm; Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. Nënprodukte (gëlqere) industriale nga prodhimi i sheqerit (Industrial lime from sugar production). Nënprodukt i prodhimit të sheqerit nga panxhari i sheqerit dhe kallam sheqeri. Nënprodukt (gëlqere) industrial nga prodhimi i kripës me vakum (Industrial lime from vacuum salt production). Nënprodukt nga prodhimi i kripës së prodhuar me vakum nga uji i kripur që buron nga malet. Squfuri i thjeshtë (Elemental Sulphur). Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. Plehrat inorganike mikroushqyese (Inorganic Micronutrient Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin Fertilisers). në fuqi për produktet plehëruese. Produktet e përcaktuara në shtojcën 1, paragrafi E, të vendimit nr. 774, datë 7.11.2012 “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin “EC fertilizers”. Klorur natriumi,kripa e gjelles (Sodium chloride). Pluhur guri dhe argjilë (Stone meal, clays and clay minerals). Leonardite (sedimente organike të pasura me acide Humike) Leonardite (Raw organic sediment rich in humic acids). Vetëm nëse përftohet si nënprodukt nga minierat. Acidi humik dhe fulvik (Humic and fulvic acids). Vetëm nëse përftohet nga kripërat/tretësirat inorganike, duke përjashtuar kripërat e amonit; ose të përftuara nga pastrimi i ujit të pijshëm; Xylite vetëm nëse përftohen si nënprodukt i aktiviteteve minerare (p.sh. nënprodukt i minierave të qymyrit kafe). Chitin (Polisakaride të përftuara nga guackat e krustaceve); (Chitin (Polysaccharide obtained from the shell of crustaceans); Vetëm nëse përftohet nga akuakulture biologjike dhe peshkim i qëndrueshëm. Sedimente biologjike të pasura, nga burimet ujore të rrjedhshëm të formuara nga largimi i oksigjenit; (Organic rich sediment from fresh water bodies formed under exclusion of oxygen (e.g. sapropel); Vetëm sedimentet biologjike që janë nën-produkte të burimeve ujore të rrjedhshme të menaxhuara ose të përftuara nga burime ujore të rrjedhshme të regjistruara/njohura. Përftimi i tyre duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të shkaktojë ndikim minimal në sistemin ujor. Vetëm sedimentet e përftuara nga burime të pakontaminuara nga pesticidet, ndotësit biologjike të qëndrueshëm dhe nënprodukte të naftës. Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. Biochar - produkt i pirolizës i përftuar nga një shumëllojshmëri lëndë biologjike me origjinë bimore dhe aplikohet si përmirësues toke; (Biochar – pyrolysis product made from a wide variety of organic materials of plant origin and applied as a soil conditioner). Vetëm nga lëndë bimore, që trajtohen pas korrjes vetëm me produkte të përfshira në aneksin I. Për kontaminantët, zbatohen limitet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për produktet plehëruese. ANEKS III PRODUKTE DHE SUBSTANCA QË PËRDOREN SI USHQIM PËR KAFSHË OSE NË PRODHIMIN E USHQIMIT PËR KAFSHË PJESA A Lëndët ose ushqimi për kafshë, jobiologjike, me origjinë bimore, alga, shtazore, maja, mikrobike ose minerale, siç përcaktohet në nenin 3, të këtij urdhri. 1. Lëndët për ushqim për kafshë, jo biologjike, me origjinë minerale Numri në katalogun e ushqimit për kafshë Emërtimi Kushtet e veçanta dhe kufizimet 11.1.1 Karbonat kalciumi (Calcium carbonate). 11.1.2 Guacka të detit, gelqerore (Calcareous marine shells) 11.1.4 Maerl 11.1.5 Lithotamn 11.1.13 Glukonat kalciumi (Calcium gluconate). 11.2.1 Oksid magnezi (Magnesium oxide). 11.2.4 Sulfat magnezi anhidrik (Magnesium sulphate anhydrous). 11.2.6 Klorur magnezi (Magnesium chloride) 11.2.7 Karbonat magnezi (Magnesium carbonate). 11.3.1 Fosfati i dikalciumit (Dicalcium phosphate). 11.3.3 Fosfat monokalciumi (Monocalcium phosphate) 11.3.5 Fosfati i magnezit të kalciumit CaMgO4P+ (Calcium magnesium phosphate) 11.3.8 Fosfat magnezi (Magnesium phosphate) 11.3.10 Fosfat mononatriumi NaH2PO4 (Monosodium phosphate) 11.3.16 Fosfat natrium kalciumi (Calcium sodium phosphate). 11.3.17 Fosfati i monoamonit (Amonium dihidrogjen ortofosfat (Monoammonium phosphate (Ammonium dihydrogen orthophosphate) Vetëm në akuakulturë 11.4.1 Klorur natriumi (Sodium chloride) 11.4.2 Bikarbonat natriumi (Sodium bicarbonate) 11.4.4 Karbonat natriumi (Sodium carbonate) 11.4.6 Sulfat natriumi (Sodium sulphate) 11.5.1 Klorur kaliumi (Potassium chloride) 2. Substanca të tjera, si lëndë për ushqim për kafshë Numri në katalog Emërtimi Kushtet e veçanta dhe kufizimet 10 Ushqim, vaj dhe lëndë të tjera për ushqim për kafshë me origjinë nga peshku ose kafshë të tjera ujore. (Meal, oil and other feed materials of fish or other aquatic animals origin). me kusht që të përftohen nga peshkimi i qëndrueshëm, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për peshkimin; me kusht që të prodhohen ose përgatiten pa tretës kimikisht të sintetizuar; përdoren vetëm për kafshët jobarngrënëse; përdorimi i hidrolizatit të proteinave të peshkut përdoret vetëm për kafshët e reja jobarngrënëse. 10 Ushqim, vaj dhe lëndë të tjera për ushqim për kafshë me origjinë nga peshku, molusqet ose krustacet; (Meal, oil and other feed materials of fish, mollusc or crustacean origin). Për kafshët mishngrënëse të akuakulturës; me kusht që të përftohen nga peshkimi i qëndrueshëm, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për peshkimin; të përftuara nga prerja e peshqve, krustaceve ose molusqeve të kapur për konsum njerëzor, ose të përftuara nga peshk, krustace ose molusqe të plota, të kapura jo për konsum njerëzor, në përputhje me legjislacionin në fuqi për akuakulturën biologjike. 10 Ushqim/miell peshku dhe vaj peshku (Fishmeal and fish oil). Në fazën e rritjes, për peshqit në ujërat e brendshme, karkalecat të familjes Penaeidae dhe karkalecat e ujërave të ëmbla dhe peshqit tropikal të ujërave të ëmbla. me kusht që të përftohen nga peshkimi i qëndrueshëm, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për peshkimin; vetëm kur ushqimi natyror në pellgje dhe liqene nuk është në sasi të mjaftueshme, maksimumi 25% miell peshku dhe 10% vaj peshku në racionin e ushqimit të karkalecave të familjes Penaeidae penaeid dhe karkalecave të ujërave të ëmbla (Macrobrachium spp.) dhe maksimumi 10% miell peshku ose vaj peshku në racionin e ushqimit të mustakëve (peshk i madh) siamez (Pangasius spp.). ex 12.1.5 Majat (Yeasts) - Maja e përftuar nga Saccharomyces cerevisiae ose Saccharomyces carlsbergensis, e inativizuar me mungesë të mikroorganizmave të gjallë; kur nuk disponohet nga prodhimi biologjik. ex 12.1.12 Produktet e majave (Yeast products); - produkt fermentimi i përftuar nga Saccharomyces cerevisiae, Saccharomyces carlsbergensis, i inaktivizuar me mungesë të mikroorganizmave të gjallë dhe që përmban pjesë të majave; kur nuk disponohet nga prodhimi biologjik. Kolesteroli (Cholesterol) - produkt i përftuar nga dhjami/yndyra e leshit (lanolina) nga saponifikimi, ndarja dhe kristalizimi, nga molusqet bivalvore ose burime të tjera për të siguruar nevojat sasiore dietike të karkalecave të familjes Penaeidae dhe karkalecave të ujërave të ëmbla (Macrobrachium spp.) në fazën e rritjes dhe në fazat e mëparshme të jetës. kur nuk disponohet nga prodhimi biologjik. Bimë (Herbs) - kur nuk janë të disponueshme në formë biologjike; Prodhuar/përgatitur pa tretës kimike; Maksimumi 1% në racionin e ushqimit për kafshë. Melasë (Molasses) - kur nuk janë të disponueshme në formë biologjike; Prodhuar/përgatitur pa tretës kimike; Maksimumi 1% në racionin e ushqimit për kafshë. Fitoplanktoni dhe zooplanktoni (Phytoplankton and zooplankton) vetëm në rritjen e larvave të rasatit biologjik; Komponime proteinike të veçanta (specific protein compounds) kur nuk gjendet në formë biologjike; prodhuar/përgatitur pa tretës kimikë; për ushqyerjen e derrave deri në 35 kg ose shpendëve të vegjël; maksimumi 5% të lëndës së thatë të ushqimit për kafshë me origjinë bujqësore për një periudhë 12-mujore Erëza (Spices) - kur nuk janë të disponueshme në formë biologjike; Prodhuar/përgatitur pa tretës kimike; Maksimumi 1% në racionin e ushqimit për kafshë PJESA B ADITIVËT E USHQIMIT PËR KAFSHË DHE NDIHMËSIT E PËRPUNIMIT QË PËRDOREN NË USHQYERJEN E KAFSHËVE Aditivët e ushqimit për kafshë të listuar në këtë pjesë duhet të përdoren në përputhje me kushtet e përcaktuara në kolonën e fundit të tabelës së mëposhtme. 1. ADITIVET TEKNOLOGJIK A. Konservues Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Kushtet dhe limitet e veçanta për përdorim E 200 Acid sorbik (Sorbic acid) E 236 Acidformik (formic acid) E 237 Formatnatriumi HCOONa (Sodium formate) E 260 Acid acetik (Acetic acid) E 270 Acid laktik (lactic acid) E 280 Acid propionik (Propionic acid) E 330 Acid citrik (Citric acid) B. Antioksidant Numrat ID ose grupet funksionale / Substancat Përshkrimi, kushtet dhe limitet për përdorim 1b306(i) Tokoferol përftuar nga vajrat vegjetal (Tocopherol extracts fromvegetable oils). 1b306(ii) Tokoferol - i pasuruar, përftuar nga vajrat bimor (Tocopherol-rich extracts fromvegetable oils (delta rich). C. Emulsifikues, stabilizues, trashës dhe agjentë xhelatinoz Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet dhe limitet për përdorim E 322 Lecitin Vetëm kur përftohet nga lëndë e parë biologjike. Përdoret vetëm për ushqyerjen e specieve të akuakulturës. D. Agjent lidhës dhe jompiksës Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim E 412 Gomë guar (Guar gum) E 535 Ferrocianite natriumi (Sodium ferrocyanide); Doza maksimale 20 mg/kg NaCl e llogaritur si anion ferrocianide. E 551b Silic koloidale (Colloidal silica). E 551c Kieselgur (diatomaceous earth, purified). 1m558i Bentonite E 559 Argjila kaolinite, pa asbest (Kaolinitic clays, free of asbestos). E 560 Përzierje natyrale të steariteve dhe kloriteve; (Natural mixtures of steatites and chlorite). E 561 Vermikulite E 562 Sepiolite E 566 Natrolite-fonolite (Natrolite-Phonolite) 1g568 Klinoptilolite me origjinë sedimentare. (Clinoptilolite of sedimentary origin). E 599 Perlite E Aditivë të silazhit Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 1k Enzima dhe mikroorganizma; (Enzymes, micro-organisms). Për të siguruar fermentim të përshtatshëm.1k236 Formic acid (Formic acid). 1k237 Formate natriumi; (Sodium formate); 1k280 Acid propionik (Propionic acid) 1k281 Propionat natriumi; (Sodium propionate) 2. Aditivët shijues Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim ex2a Astaxanthin - vetëm kur përftohen nga burime biologjike, të tilla si guaskat e krustaceve biologjike; vetëm në racionin ushqimor për salmonin dhe troftën brenda nevojave të tyre fiziologjike; nëse nuk ka astaxanthin të përftuar nga burime biologjike, mund të përdoret astaxanthin nga burime natyrore, si p.sh., Astaxanthin-rich Phaffia rhodozyma; ex2b Komponime aromatizuese (Flavouring compounds) Vetëm ekstrakte nga produktet bujqësore, duke përfshirë ekstraktet e gështenjës (Castanea sativa Mill). 3. Aditivët ushqyes a) Vitaminat, provitaminat dhe substancat kimikisht të mirë përcaktuara që kanë efekt të ngjashëm Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Përshkrimi, kushtet për përdorim 3a Vitamina dhe provitamina (Vitamins and Provitamins) E përftuar nga produktet bujqësore; Nëse nuk disponohet nga produktet bujqësore: të përftuara sintetikisht, vetëm ato që janë identike me vitaminat që përftohen nga produktet bujqësore mund të përdoren për kafshët monogastrike dhe kafshët e akuakulturës. të përftuara sintetikisht, vetëm vitaminat A, D dhe E që janë identike me ato që përftohen nga produktet bujqësore mund të përdoren për ripërtypësit; përdorimi të miratohet paraprakisht nga autoriteti kompetent bazuar në vlerësimin e mundësisë për ripërtypës biologjik për të përftuar sasi të nevojshme të këtyre vitaminave nëpërmjet racioneve të tyre ushqimor. 3a920 Anhidrit Betaine (Betaine anhydrous) Vetëm për kafshët monogastrite nga prodhimi biologjik; në qoftë se nuk gjendet me origjinë natyrale. b) Komponimet e elementeve gjurmë Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Kushtet dhe kufijtë e veçantë 3b101 Karbonat hekuri (II) siderite; Iron(II) carbonate (siderite) 3b103 Sulfat hekuri, monohidrat (Iron(II) sulphate monohydrate); 3b104 Sulfat hekuri, heptahidrat (iron(II) sulphate heptahydrate); 3b201 Joduri i kaliumit (Potassium iodide); 3b202 3b203 Jodat kalciumi, anhidrit (Calcium iodate, anhydrous); Jodat kalciumi anhidrit i granuluar dhe i veshur (Coated granulated calcium iodate anhydrous); 3b301 3b302 3b303 3b304 3b305 Tetrahidrat acetat kobalti (II) (Cobalt(II) acetate tetrahydrate); Karbonat kobalti (II) (Cobalt(II) carbonate); Hidroksid karbonat kobalti(II) (2:3) monohidrate (Cobalt(II) carbonate hydroxide (2:3) monohydrate); Karbonat kobalti (II) i granuluar dhe i veshur (Coated granulated cobalt(II) carbonate); Heptahidrat sulfat kobalti (II) (Cobalt(II) sulphate heptahydrate); 3b 402 3b 404 3b 405 3b409 Monohidrat, dyhidroksi karbonat bakri (II), (Copper(II) carbonate dihydroxy monohydrate); Oksid bakri, (Copper (II) oxide); pentahidrat sulfat bakri, (Copper(II) sulphate pentahydrate); Trihidroksid klorur bakri II (Dicopper chloride trihydroxide (TBCC); 3b502 3b503 Oksid mangani (Manganese (II) oxide); Monohidrat sulfat mangani, (Manganous sulfate, monohydrate) 3b 603 3b 604 3b605 3b609 Oksid zinku (Zinc oxide); Heptahidrat Sulfat zinku (Zinc sulphate heptahydrate) Monohidrate Sulfat zinku, (Zinc sulphate monohydrate) Monohidrat, Hidroksid klorur zinku (Zinc chloride hydroxide monohydrate (TBZC)) 3b701 Dyhidrat Molibdat natriumi (Sodium molybdate dihydrate); 3b801 Selenite natriumi (Sodium selenite); 3b802 Selenite natriumi të granuluara dhe veshuara (Coated granulated sodium selenite); 3b803 Selenat natriumi (Sodium selenate); 3b810 Maja e selenizuar, Saccharomyces cerevisiae, CNCM I-3060, e inaktivizuar; (Selenised yeast, Saccharomyces cerevisiae CNCM I-3060, inactivated); 3b811 Maja e selenizuar, Saccharomyces cerevisiae NCYC R397, e inaktivizuar; (Selenised yeast, Saccharomyces cerevisiae NCYC R397, inactivated); 3b812 Maja e selenizuar, Saccharomyces cerevisiae CNCM I-3399,e inaktivizuar; (Selenised yeast, Saccharomyces cerevisiae CNCM I-3399, inactivated); 3b813 Maja e selenizuar, Saccharomyces cerevisiae NCYC R646, e inaktivizuar; (Selenised yeast, Saccharomyces cerevisiae NCYC R646, inactivated); 3b817 Maja e selenizuar, Saccharomyces cerevisiae NCYC R645,e inaktivizuar; (Selenised yeast, Saccharomyces cerevisiae NCYC R645 inactivated); c) Amino acidet, kripërat dhe analogët e tyre Numri ose grupi funksional Emri Kushtet dhe limitet e veçanta 3c3.5.1 dhe 3c352 Monohidrat monohidroklorid L-histidine (L-histidine monohydrochloride monohydrate); Prodhuar nga fermentimi, mund të përdoret në racionin ushqimor të salmonit, kur burimet ushqimore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për burimet e ushqimit për kafshët e akuakulturës biologjike, nuk ofrojnë një sasi të mjaftueshme histidine për të plotësuar nevojat dietike të peshkut. 4. ADITIVET ZOOTEKNIK Numrat ID ose grupet funksionale Substancat Kushtet dhe kufijtë e veçanta 4a, 4b, 4c dhe 4d Enzima dhe mikroorganizma (Enzymes and microorganism); ANEKS IV PRODUKTET PËR PASTRIM DHE DIZINFEKTIM 1. Produktet për pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve dhe pajisjeve në prodhimin biologjik blegtoral: sapun kaliumi dhe natriumi (Potassium and sodium soap); ujë dhe avull (water and steam); qumësht gëlqere (Milk of lime); gëlqere (Lime); gëlqere e pashuar (Quicklime); hipoklorit natriumi (p.sh. si zbardhues i lëngshëm) Sodium hypochlorite (e.g. as liquid bleach); peroksid hidrogjeni (Hydrogen peroxide); esenca natyrale të vajit të farave të linit, dhe vaj mente (linseed oil, lavender oil and peppermint oil); acidi citrik, peracetik, formik, laktik, dhe acetik (Citric, peracetic acid, formic, lactic, and acetic acid); alkool (Alcohol); formaldehide (Formaldehyde); produktet për pastrimin dhe dezinfektimin e thithave dhe pajisjeve për mjelje; 2. Produktet që përdoren për pastrim dhe dezinfektim në prodhimin e specieve të akuakulturës dhe prodhimin e algave të detit. 2.1 Produktet që përdoren për pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve dhe pajisjeve kur nuk janë të pranishme në kultivim speciet e akuakulturës, të përmbajnë substancat aktive si më poshtë: Ozon (ozone); Hipoklorit natriumi (sodium hypochlorite); Hipoklorit kalciumi (calcium hypochlorite); Hidroksid kalciumi (calcium hydroxide); Oksid kalciumi (calcium oxide); Alkool (alcohol); Përzierje e peroksomonosulfatit të kaliumit dhe klorur natriumi që prodhojnë acid hipoklorik (mixtures of potassium peroxomonosulphate and sodium chloride producing hypochlorous acid); 2.2 Produktet që përdoren për pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve dhe pajisjeve kur janë ose jo të pranishme në kultivim speciet e akuakulturës, të përmbajnë substancat aktive si më poshtë: Gur gëlqeror (karbonat kalciumi) për kontrollin e pH (limestone (calcium carbonate) for pH control); Dolomite për korrigjimin e pH (përdoret vetëm në prodhimin e karkalecave); (dolomite for pH correction (use restricted to shrimp production); Klorur natriumi (sodium chloride); Peroksid hidrogjeni (hydrogen peroxide); Perkarbonate natriumi (sodium percarbonate); Acide biologjike (acid acetik, acid laktik, acid citrik); (organic acids (acetic acid, lactic acid, citric acid); acidet peracetike (peracetic acids); jodofore (vetëm kur janë në fazën e vezëve); (iodophores (only in the presence of eggs).