Order No.330 dated 30.7.2009 implementing the ICCAT multi-year plan for the bluefin tuna farming in Mediterranean and East Atlantic
Made 2009-07-30 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Urdhër1 Nr.330, datë 30.7.2009 për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të kuq në Mesdhe dhe Atlantikun lindor të iccat.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Fisheries and aquaculture
- Keywords
- mariculture, prohibited fishing area, fishery management and conservation, aquaculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
[Printo] [Google Translate] URDHËR1 Nr.330, datë 30.7.2009 PËR ZBATIMIN E PLANIT SHUMËVJEÇAR TË RIMËKËMBJES SË TONIT TË KUQ NË MESDHE DHE ATLANTIKUN LINDOR TË ICCAT [REC. 08-05] Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, të nenit 32 të ligjit nr.7908, date 5.4.1995 "Për peshkimin dhe akuakulturën", të ndryshuar, të nenit 8 të Konventës ndërkombëtare për ruajtjen e peshkut ton të Atlantikut (ICCAT), të miratuar me ligjin nr.9822, datë 29.10.2007 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën ndërkombëtare për ruajtjen e peshkut ton të Atlantikut (ICCAT)", Rekomandimit ICCAT 08-05, URDHËROJ: 1. Zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të kuq në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor të Komisionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Peshkut Ton të Atlantikut (ICCAT), [REC. 08-05], që i bashkëngjitet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Drejtoria e Politikave të Peshkimit është përgjegjëse për zbatimin e detyrimeve të lindura nga pikat 8 - 12, 18, 21, 26, 31, 34, 36, 38, 40, 41, 46, 47, 49, 55, 56, 58 - 60, 62, 66, 69, 70, 73, 76, 82 - 88, 91 - 94, 96, 97, 100, 101, të këtij plani. 3. Inspektorati i peshkimit ku ndodhet porti në të cilin janë të regjistruara anijet shqiptare peshkuese të tonit të kuq, është përgjegjës për zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të detyrimeve që dalin nga pikat 13, 19-20, 22 - 24, 27 - 30, 32, 33, 35, 37, 39, 45, 61, 64, 65, 68, 75, 91, 92, 94, të këtij plani. 4. Informacioni i parashikuar nga pikat 63 dhe 67, 74 të planit i njoftohet Inspektoratit të peshkimit të portit përkatës nga ana e anijes peshkuese ose përfaqësuesit të saj. Inspektorati i peshkimit përkatës do të inspektojë anijen marrëse në mbërritjen e saj dhe të kontrollojë ngarkesën dhe dokumentet që lidhen me aktivitetin e transbordimit. Drejtoria e Politikave të Peshkimit dërgon regjistrimin e transbordimit në autoritetin e shtetit flamur të anijes transborduese, jo më vonë se 48 orë pasi ka përfunduar aktiviteti i transbordimit. 5. Kapitenët e anijeve shqiptare të peshkimit plotësojnë dhe transmetojnë te inspektorati i peshkimit të portit të tyre të regjistrimit, deklaratën e transbordimit të ICCAT jo më vonë se 48 orë pas datës së transbordimit në port në përputhje dhe me formatin e përcaktuar në shtojcën 3 të Rekomandimit. 6. Paragrafi "Toni" (Thunnus thynnus) i pikës a/1 të nenit 51 të Rregullores nr.1 datë 29.3.2005 "Për zbatimin e ligjshmërisë në peshkim dhe akuakulturë", ndryshohet si më poshtë: "toni i kuq (Thunnus thynnus thynnus) 30 kg" 7. Pas pikës 9 të nenit 48 e rregullores nr.1 datë 29.3.2005 "Për zbatimin e ligjshmërisë në peshkim dhe akuakulturë", shtohet pika 9/1 me këtë përmbajtje: "9/1 a) Ndalohet peshkimi i tonit të kuq, për anijet peshkuese me grepa të pellagjikëve të mëdhenj më të mëdha se 24 metra, për Atlantikun Lindor dhe Mesdheun, gjatë periudhës 1 qershor deri 31 dhjetor me përjashtim të zonës së kufizuar në Perëndim nga 100 W dhe në Veri nga 420 N, ku ky lloj peshkimi ndalohet gjatë periudhës 1 shkurt deri 31 korrik. b) Ndalohet peshkimi i tonit të kuq me rrethim (koshilok) në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe gjatë periudhës 15 qershor deri 15 prill." c) Pjesa "toni i kuq (Thunnus thynnus)" shfuqizohet. 8. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Politikave të Peshkimit. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADIMINISTRIMIT TË UJËRAVE Lufter Xhuveli 1 Ky urdhër transpozon të plotë rekomandimin e ICCAT 08-05, plani shumëvjeçar i rimëkëmbjes së tonit të kuq në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor REKOMANDIMI ICCAT 08-05 PLANI SHUMËVJEÇAR I RIMËKËMBJES SË TONIT TË KUQ NË MESDHE DHE Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 1 of 21 4/24/2012 4:40 PM ATLANTIKUN LINDOR KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Palët kontraktuese, palët jokontaktuese bashkëpunuese, entitetet ose entitetet e peshkimit (këtu e më poshtë të quajtura CPC), anijet e të cilave peshkojnë në mënyrë aktive për tonin e kuq të Atlantikut Lindor dhe Mesdhe, do të zbatojë një plan rimëkëmbje 15-vjeçar për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe që fillon në vitin 2007 dhe vazhdon deri në vitin 2022, me qëllim arritjen e biomasës me rendimentin maksimal të qëndrueshëm (Bmsy), me një probabilitet më të lartë se 50%, të miratuar nga ICCAT. Përkufizime 2. Në kuptim të këtij plani: a) "Anije peshkimi" është çdo anije e përdorur apo që synohet të përdoret për qëllimin e shfrytëzimit për qëllime komerciale të resurseve të tonit të kuq, duke përfshirë anijet peshkuese, anijet përpunuese të peshkut, anijet mbështetëse, anijet rimorkiuese, anijet që aktivizohen në proceset e transbordimit dhe anijet e transportit të pajisura për transportimin e prodhimeve të tonit dhe anijet ndihmëse, përjashtuar anijet kontejner. b) "Anije peshkuese" është një anije e përdorur me synim zënien për arsye tregtie të resurseve të tonit të kuq. c) "Anije përpunuese" është një anije, në bordin e së cilës, para se prodhimi të paketohet, mund të ndodhë një ose disa nga aktivitetet e mëposhtme: filetimi ap o prerja në feta, ngrirja dhe/ose përpunimi. d) "Anije ndihmëse" është çdo anije që përdoret për transportimin e individëve jo të gjallë të tonit të kuq (jo të përpunuar) nga koshat te një port i përcaktuar. e) "Peshkimi aktiv" është për çdo anije fakti që ajo bën objekt gjuetie tonin e kuq gjatë një periudhe të caktuar të peshkimit. f) "Aktivitete të përbashkëta peshkimi" është aktiviteti midis dy ose me shumë anijeve që mbajnë flamuj të shteteve të ndryshëm ku zëniet e njërës anije peshkuese i atribuohen njërës apo disa anijeve të tjera peshkuese në përputhje dhe me një çelës alokimi. g) "Aktivitetet transferuese" janë: çdo transferim i individëve të gjallë të tonit të kuq nga rrjeta e anijes peshkuese në koshin transportues; çdo transferim i individëve të gjallë të tonit të kuq nga një kosh transportues në një kosh tjetër transportues; çdo transferim i individëve të ngordhur të tonit të kuq nga koshi transportues në një anije ndihmëse; çdo transferim nga një fermë e kultivimit të tonit apo kurthe për ton në një anije përpunuese, anije transporti ose në tokë. h) "Kurth toni" është një vegël fikse peshkimi e ankoruar në fund dhe që zakonisht ka një rrjetë drejtuese (krahët), e cila e drejton peshkun në një pjesë të mbyllur. i) "Mbajtja në kosha" është transportimi i tonit të kuq nga koshat transportues në koshat e majmërisë dhe të kultivimit. j) "Majmëria" është mbajtja në kosha e tonit të kuq për një periudhë të shkurtër (zakonisht 2-6 muaj), duke synuar kryesisht rritjen e përmbajtjes së yndyrës tek peshku. k) "Rritja" është mbajtja në kosha e tonit të kuq për një periudhë më të gjatë se një vit, me synim rritjen e biomasës totale. l) "Transbordimi" është zbarkimi i të gjithë apo një pjese të zënieve, që ka në bord një anije, në një anije tjetër në port. m) "Peshkimi sportiv" është peshkimi jo me qëllim komercial, anëtarët e të cilit bëjnë pjesë në një organizatë kombëtare sportive ose janë të pajisur me një licencë kombëtare sportive. n) "Peshkim shlodhës/dëfryes" është peshkimi jo me qëllim komercial, anëtarët e të cilit nuk bëjnë pjesë në një organizatë kombëtare sportive ose nuk janë të pajisur me licencë kombëtare sportive. Gjatësia e anijes 3. Të gjitha gjatësitë e anijes që përmenden në këtë rregullore duhet të kuptohen si gjatësia e përgjithshme e anijes. KREU II MASAT MENAXHUESE 4. TAC dhe kuotat Kuotat e përgjithshme të lejuara (TAC) janë përcaktuar si më poshtë: 2007: 29,500 t 2008: 28,500 t 2009: 22,000 t 2010: 19,950 t2 2011: 18,500 t 5. Komiteti i Përhershëm për Kërkimin Shkencor dhe Statistikën i ICCAT (SCRS) do të monitorojë dhe Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 2 of 21 4/24/2012 4:40 PM rishikojë progresin e planit dhe do t'i paraqesë një vlerësim Komisionit për vitin 2010. 6. TAC për 2011 e më tej do të rregullohet duke pasur parasysh këshillat e SCRS. Pjesët relative do të vendosen nga Komisioni në vitin 2010. 7. Skema e alokimeve për vitet 2007-2010 ndodhet në shtojcën IV të këtij Rekomandimi. Kushtet e lidhura me TAC dhe kuotat 8. Çdo CPC duhet të marrë masat e nevojshme për të siguruar që sforco e peshkimit e anijeve të saj të peshkimit dhe kurtheve të saj të jetë në përputhje me mundësitë që ajo ka për disponueshmërinë e tonit të kuq për atë CPC në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe, duke përfshirë dhe hartimin e kuotave individuale për anijet peshkuese mbi 24 metra të përfshira në listën që i referohet pika 54 "a". 9. Çdo CPC duhet të hartojë plane peshkimi vjetore për anijet peshkuese dhe kurthet që zënë tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe. Plani i peshkimit vjetor duhet të përfshijë, mes të tjerash, anijet peshkuese të përfshira në listën që i referohet pika 54"a" dhe kuotat individuale që i caktohen atyre, si dhe metodën e përdorur për përcaktimin e këtyre kuotave, si dhe masat për të siguruar respektimin e kuotave individuale. 10. Çdo CPC duhet të alokojë një kuotë specifike për peshkimin sportiv dhe çlodhës të përcaktuar në pikën 2 "m" dhe "n". 11. Jo më vonë se 1 marsi i çdo viti, plani i peshkimit vjetor i transmetohet nga Ministria Sekretariatit Ekzekutiv të ICCAT. Çdo ndryshim i mëvonshëm i planit të peshkimit 2 Ky TAC mund të rishikohet gjatë takimit vjetor të 2009 të Komisionit në rast se është identifikuar mbipeshkim i TAC gjatë 2009 dhe/ose të dhëna të reja shkencore dhe/ose zhvillime të reja ndërkombëtare. vjetor apo të metodës specifike të përdorur për të menaxhuar kuotat e tyre duhet të transmetohen në Sekretariatin Ekzekutiv të ICCAT të paktën 10 ditë para se të fillojë ushtrimi i aktivitetit që i korrespondon këtyre ndryshimeve. 12. Jo më vonë se 15 tetori i çdo viti, çdo CPC duhet të raportojë në Sekretariatin Ekzekutiv të ICCAT-it mbi zbatimin e planit të peshkimit vjetor për atë vit. Ky raport duhet të përfshijë: a) numrin e anijeve peshkuese që efektivisht kanë marrë pjesë në aktivitetet e peshkimit që përfshijnë tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Mesdhe; b) zëniet e çdo anijeje peshkuese; dhe c) numrin e përgjithshëm të ditëve të peshkimit që secila anije peshkuese ka peshkuar në Atlantikun Lindor dhe në Mesdhe. 13. CPC flamur mund t'iu kërkojë anijeve të saj të kthehen menjëherë në një port të përcaktuar nga Ministria kur kuota individuale mendohet se është plotësuar. 14. a) Nuk do të ketë transferime kuotash të paplotësuara nën këtë plan. b) Në përjashtim të pikës 4 të Rekomandimit në lidhje me hartimin e një plani shumëvjeçar të menaxhimit dhe ruajtjes së tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe në Mesdhe të 2002 [Rec 02-08], jo më shumë se 50 përqindje e sasive të paplotësuara të dala nga vitet 2005 dhe 2006 mund të kalohen nën këtë plan. Pika 2 e Rekomandimit për Përputhshmërinë e Peshkimit të Tonit të Kuq dhe të Peshkut Shtizë në Atlantikun Verior [Rec 96-14] nuk do të aplikohen për kuotat e paplotësuara të viteve 1995 dhe 1996. c) Kuotat e paplotësuara të Libisë, Marokut dhe Tunizisë për 2005 dhe 2006 do të transferohen për vitet 2009 dhe 2010, si më poshtë: CPC 2009 2010 Libia 145 t 145 t Maroku 327 t 327 t Tunizia 202 t 202 t d) Çdo tejkalim i kuotës nga kjo CPC do të hiqet nga kuota e vitit tjetër të kësaj CPC-je. Në përjashtim të kësaj dispozite, tejkalimi i kuotës nga Bashkimi Evropian për vitin 2007 do të shtrihet përgjatë viteve 2009-2012 (500 ton në 2009 dhe 2010, 1.510 ton në 2011 dhe 2012). Ky kompensim do të bëhet dhe në kuadrin e një transparence më të madhe dhe të nxitjes së dispozitave mbi tejkalimet që do të adoptohen nga ICCAT jo më vonë se 2010. 15. CPC do të inkurajohen që në mënyrë vullnetare të reduktojnë zëniet e tyre të tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe në Mesdhe gjatë vitit 2009. Në përjashtim të pikës 14 "a", pjesa e reduktuar në mënyrë vullnetare e alokimit të CPC mund të kalojë në 2011, me kusht që kjo pjesë e reduktuar në mënyrë vullnetare t'i notifikohet Sekretariatit të ICCAT përpara 1 marsit 2009. 16. Marrëveshjet private tregtare dhe/ose transferimi i kuotave/limiteve të zënieve ndërmjet CPC do të bëhet vetëm nën autorizimin e shteteve të interesuara dhe Komisionit. 17. Që të ketë përputhje me paragrafin 1 të Rekomandimit të ICCAT mbi çarterimin e anijeve të 2002 [Rec. 02-21], përqindja e kuotave/limiteve të zënieve të tonit të kuq të CPC që do të përdoren për çarterim nuk do të kalojë 60%, 40% dhe 20% të kuotës së përgjithshme për vitet respektive 2007, 2008 dhe 2009. Nuk do të lejohen aktivitete çarterimi për tonin e kuq gjatë vitit 2010. Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 3 of 21 4/24/2012 4:40 PM Në përjashtim të paragrafit 3 të Rekomandimit të ICCAT mbi çarterimin e anijeve të 2002 [Rec.02-21], vetëm anijet peshkuese të tonit të kuq që mbajnë flamurin e një CPC mund të çarterohen. Numri i anijeve peshkuese të tonit të kuq të çarteruara dhe kohëzgjatja e çarterimit duhet të jetë në përputhje me kuotat që i janë alokuar shtetit që bën çarterimin. 18. Çdo aktivitet peshkimi i përbashkët për zënien e tonit të kuq do të autorizohet vetëm me miratimin e shteteve flamur, nëse anija është e pajisur për të peshkuar tonin e kuq dhe ka një kuotë individuale, si dhe duke pasur parasysh kërkesat e mëposhtme: a) Në momentin e aplikimit për autorizim, sipas formatit të paraqitur në shtojcën 6, çdo shtet flamur duhet të sigurojë të dhënat e mëposhtme nga anija apo anijet që marrin pjesë në këtë aktivitet të përbashkët: kohëzgjatja; identiteti i operatorëve të përfshirë; kuotat individuale të anijeve; çelësin e alokimit midis anijeve për zëniet në fjalë; dhe informacione në lidhje me qendrat e rritjes apo të majmërisë për të cilat janë destinuar. b) Çdo shtet flamur që autorizon anijet e tij të marrin pjesë, duhet t'ia transmetojë gjithë këtë informacion shtetit flamur tjetër që merr pjesë. CPC-të të përfshira në aktivitetin e përbashkët duhet ta transmetojnë të gjithë këtë informacion në Sekretariatin e ICCAT të paktën dhjetë ditë para fillimit të aktivitetit. Komisioni do të krijojë dhe mbajë një regjistër të ICCAT për të gjitha aktivitetet e përbashkëta të peshkimit të autorizuara nga shtetet flamur, në Atlantikun Lindor dhe në Mesdhe. Periudha e ndalimit të peshkimit 19. Ndalohet peshkimi i tonit të kuq, për anijet peshkuese, me grepa të pellagjikëve të mëdhenj, më të mëdha se 24 metra për Atlantikun Lindor dhe Mesdheun, gjatë periudhës 1 qershor deri 31 dhjetor, me përjashtim të zonës së kufizuar në Perëndim nga 100 W dhe në Veri nga 420 N, ku ky lloj peshkimi do të ndalohet gjatë periudhës 1 shkurt deri 31 korrik. 20. Ndalohet peshkimi i tonit të kuq, me rrethim (koshilok), në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe gjatë periudhës 15 qershor deri 15 prill. 21. Nëse një CPC mund të demonstrojë se për shkak të kohës së keqe (gjendja 4 ose më shumë e detit sipas shkallës Beaufort për anijet me skaf druri më të vogla se 24 metra dhe gjendja 5 ose më shumë e detit sipas shkallës Beaufort për të gjitha anijet e tjera) disa nga anijet e saj peshkuese me rrethim e kishin të pamundur përdorimin e ditëve të peshkimit të parashikuara në pikën 20, Ministria mund të bëjë dhe shtyrjen deri në maksimumi 5 ditë peshkimi të humbura , deri në 20 qershor. CPC duhet të njoftojë, deri më 15 qershor, Sekretariatin e ICCAT-it mbi ditët e peshkimit të dhëna shtesë, së bashku me evidencat për kohën e keqe. Sekretariati i ICCAT-it do ta përcjellë pa vonesa këtë informacion te CPC e tjera. 22. Ndalohet peshkimi i tonit të kuq me anë të barkave me grepa (baitboat dhe trolling boat) në Atlantikun Lindor dhe në Mesdhe gjatë periudhës 15 tetor deri 15 qershor. 23. Ndalohet peshkimi i tonit të kuq me anë të barkave pellagjike në çift në Atlantikun Lindor gjatë periudhës 15 tetor deri 15 qershor. 24. Ndalohet peshkimi sportiv dhe shlodhës/dëfryes i tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe në Mesdhe gjatë periudhës 15 tetor deri 15 qershor. Zonat e shtimit 25. Në mbledhjen vjetore të Komisionit në 2010, SCRS do të identifikojë, sa më saktë të jetë e mundur, zonat e shtimit në Mesdhe me qëllimin për të krijuar në të ardhmen zona detare natyrore të mbrojtura. Përdorimi i mjeteve ajrore 26. CPC marrin masat e nevojshme që të ndalojnë përdorimin e avionëve dhe helikopterëve për kërkimin e tonit të kuq në Zonën e Konventës të mbuluar nga ICCAT-i. Madhësia minimale 27. CPC marrin masat e nevojshme për të ndaluar peshkimin, mbajtjen në bord, transbordimin, transferimin, zbarkimin, transportimin, ruajtjen, shitjen, paraqitjen ose ofrimin për shitje të individëve të tonit të kuq (Thunnus thynnus thynnus) që peshojnë më pak se 30 kilogram. 28. Në përjashtim të pikës 27, një madhësi minimale prej 8 kilogramësh për tonin e kuq (Thunnus thynnus thynnus) do të aplikohet për situatat e mëposhtme, në përputhje me procedurat e parashikuara në shtojcën 1. a) Toni i kuq që zihet nga barkat me grepa në Atlantikun Lindor. b) Toni i kuq që zihet në detin Adriatik dhe që përdoret në qendrat e akuakulturës. c) Toni i kuq që zihet në detin Mesdhe nga peshkimi artizanal bregdetar për peshk të freskët nga barkat me grepa (baitboat, linjë grepash, grepa dore). 29. Për anijet peshkuese që peshkojnë në mënyrë aktive për tonin e kuq, mund të lejohen zënie aksidentale prej maksimumi 5% të individëve tonit të kuq që peshojnë midis 10 deri 30 kilogram. Kjo përqindje llogaritet mbi zëniet totale aksidentale si numër individësh që ndodhen në bord të anijes, ose ekuivalentin e tyre në përqindje të peshës. Zëniet aksidentale hiqen nga kuota e CPC, flamurin e të cilit mban anija. Për zëniet aksidentale do të zbatohen procedurat e parashikuara në pikat 61, 62, 63, 64, 66, 67 dhe 68. Zëniet jo objekt Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 4 of 21 4/24/2012 4:40 PM 30. Anijet peshkuese shqiptare që nuk peshkojnë në mënyrë aktive për tonin e kuq, nuk janë të autorizuara të mbajnë në bord ton të kuq, që kalon më shumë se 5% të zënieve totale në bord në peshë dhe/ose në numër individësh. Zëniet jo-objekt duhet të hiqen nga kuota e CPC, flamurin e të cilit mban anija. Për zëniet jo objekt do të zbatohen procedurat e parashikuara në pikat 61, 62, 63, 64, 66, 67 dhe 68. Peshkimi shlodhës/dëfryes 31. Peshkimi shlodhës/dëfryes për tonin e kuq bëhet me autorizim të veçantë për çdo anije të lëshuar nga CPC, flamurin e të cilit mban anija. 32. CPC duhet të marrin masat e duhura për të ndaluar zënien dhe mbajtjen në bord, transbordimin apo zbarkimin e më shumë se një individi toni të kuq për çdo dalje në det. 33. Tregtimi i tonit të kuq të zënë në peshkimin çlodhës është i ndaluar, përveçse kur kryhet për qëllime bamirësie. 34. Çdo CPC merr masa për regjistrimin e të dhënave nga peshkimi shlodhës dhe i transmeton ato në SCRS. Zëniet e peshkimit shlodhës do të llogariten në kuotat e alokuara nga CPC në përputhje me pikën 10. 35. Çdo CPC duhet të marrë masat e duhura për të siguruar, për aq sa është e mundur, lëshimin e tonit të kuq të zënë, të gjallë, sidomos të vegjëlve, në kuadër të peshkimit shlodhës. Peshkimi sportiv 36. CPC duhet të marrë masat e duhura për të rregulluar peshkimin sportiv, sidomos përmes autorizimeve për peshkim. 37. Tregtimi i tonit të kuq të zënë në garat e peshkimit sportiv është i ndaluar, përveçse kur kryhet për qëllime bamirësie. 38. Çdo CPC duhet të marrë masat e duhura për regjistrimin e të dhënave nga peshkimi sportiv dhe i transmeton ato në SCRS. Zëniet e peshkimit sportiv do të llogariten në kuotat e alokuara për CPC në përputhje me pikën 10. 39. Çdo CPC duhet të marrë masat e duhura për të siguruar, për aq sa është e mundur, lëshimin e tonit të kuq të zënë, të gjallë, sidomos të vegjëlve, në kuadër të peshkimit sportiv. KREU III MASAT MBI KAPACITETIN Rregullimi i kapacitetit peshkues 40. Çdo CPC duhet të sigurojë që kapaciteti i peshkimit është në përpjesëtim me kuotat e alokuara. 41. Për këtë qëllim, çdo CPC harton një plan menaxhimi për vitet 2010-2013. Ky plan do t'i paraqitet Komisionit deri më 15 shtator 2009 për diskutim dhe aprovim nga Komisioni në mbledhjen e tij vjetore të 2009, dhe do të rishikohet në mbledhjen vjetore të 2010. Ky plan do të përfshijë informacionet e parashikuara në pikat 42 deri 48. Bllokimi i kapacitetit peshkues 42. CPC duhet të kufizojë numrin dhe tonazhin e regjistrua r bruto përkatës, të anijeve të peshkimit me atë të anijeve të peshkimit, të cilat peshkuan, mbajtën në bord, transborduan, transportuan apo zbarkuan tonin e kuq gjatë periudhës 1 janar 2007 deri 1 korrik 2008. Ky limit duhet të aplikohet sipas llojit të veglave të peshkimit për anijet peshkuese dhe sipas llojit të anijes për llojet e tjera të anijeve të peshkimit. 43. Pika 42 nuk duhet të interpretohet si prekje e masave që parashikohen në shtojcën 1, pika 1 të këtij Rekomandimi. 44. CPC duhet të kufizojë numrin e kurtheve të tyre që përdoren në peshkimin e tonit të kuq në Atlantikun lindor dhe në Mesdhe në numrin që është autorizuar për çdo shtet, deri më 1 korrik 2008. 45. Ky bllokim nuk do të aplikohet për disa CPC, në veçanti shtetet në zhvillim që tregojnë se kanë nevojë për të zhvilluar kapacitetet e tyre peshkuese në mënyrë që të përdorin plotësisht kuotat e tyre. Këto CPC duhet të tregojnë në planet e tyre të menaxhimit programimin e futjes së kapaciteteve peshkuese shtesë në peshkimin e tyre. Reduktimi i kapacitetit peshkues 46. Pa paragjykuar pikën 45, çdo CPC do të reduktojë kapacitetin peshkues të parashikuar në pikën 42, 43 dhe 44, në mënyrë që të sigurohet që brenda 2010 të arrihet që kapaciteti i tyre peshkues të jetë 25 % më pak se kapaciteti që do të ishte në përpjesëtim me kuotat e alokuara. 47. Për të përllogaritur reduktimin e kapacitetit peshkues të Shqipërisë, çdo CPC duhet të marrë parasysh ndër të tjerave koeficientin e vlerësuar vjetor të zënieve për anije dhe vegël peshkimi. 48. Ky reduktim mund të mos aplikohet për disa CPC që tregojnë se kapaciteti i tyre peshkues është në përputhje me kuotat e tyre të alokuara. Rregullimi i kapacitetit të fermave të akuakulturës 49. Çdo CPC harton për qendrat e rritjes ose majmërisë një plan menaxhimi për vitet 2010-2013. Ky plan duhet t'i paraqitet Komisionit brenda 15 shtatorit 2009 për diskutim dhe aprovim nga komisioni në mbledhjen e tij vjetore të 2009 dhe do të rishikohet në mbledhjen vjetore të 2010. Ky plan duhet të përmbajë informacionin e parashikuar në pikat 50 deri 53. 50. Çdo CPC duhet të kufizojë kapacitetin e fermave të tonit me atë kapacitet që është regjistruar në listën e ICCAT dhe e deklaruar në ICCAT më 1 korrik 2008. 51. Çdo CPC duhet të përcaktojë për 2010 një sasi maksimale të tonit të kuq të zënë në natyrë për në Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 5 of 21 4/24/2012 4:40 PM fermat e tij të tonit, në nivelet e sasive të regjistruara nga ICCAT për fermat e tij, gjatë vitit 2005, 2006, 2007 apo 2008. 52. Brenda sasisë maksimale të tonit të kuq të zënë në natyrë parashikuar në pikën 51, CPC duhet të alokojë një sasi për fermat e saj. 53. Rregullime të mëtejshme të kapacitetit të fermave të tonit të kuq do të vendosen nga Komisioni në mbledhjen e tij vjetore të 2010, në varësi të nivelit të TAC pas 2010. KREU IV MASAT E KONTROLLIT Regjistri i ICCAT për anijet e të tonit të kuq 54. a) Komisioni krijon dhe mirëmban një regjistër të ICCAT për të gjitha anijet peshkuese të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe. b) Komisioni krijon dhe mban një regjistër të ICCAT për anijet e tjera të peshkimit (d.m.th. përjashtuar anijet peshkuese) autorizuar për të punuar për tonin e kuq në Atlantikun lindor dhe në Detin Mesdhe. Gjatë një viti kalendarik, një anije peshkimi do të regjistrohet në vetëm një nga regjistrat e ICCAT të parashikuar në nënpikat "a" dhe "b". Pa paragjykuar pikën 30, për qëllimet e këtij rekomandimi, anijet e peshkimit që nuk hyjnë në një nga regjistrat e ICCAT të parashikuar në nënpikat "a" dhe "b", sugjerohet të mos autorizohet për të peshkuar, mbajtur në bord, transborduar, transferuar, përpunuar apo zbarkuar tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Detin Mesdhe. 55. Çdo CPC dërgon në mënyrë elektronike çdo vit te Sekretari Ekzekutiv i ICCAT, jo më vonë se një muaj para fillimit të sezonit të peshkimit të parashikuar në pikat 19 deri 23, ku është e aplikueshme, ose përndryshe deri më 1 mars, listën e anijeve të saj peshkuese të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive për tonin e kuq dhe listën e tij të anijeve të tjera të autorizuara për të punuar në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe parashikuar në pikën 54 "a" dhe "b", në përputhje me formatin e vendosur në udhëzimet për paraqitjen e informacionit dhe të dhënave që kërkohen nga ICCAT. Nuk do të pranohen ndryshime të tjera, përveçse kur një anije peshkimi e notifikuar pengohet të marrë pjesë për shkak të arsyeve operacionale të legjitimuara ose shkaqeve madhore. Në këto rrethana, CPC në fjalë duhet të informojë menjëherë Sekretariatin Ekzekutiv të ICCAT, duke dhënë: a) detaje të plota të anijes peshkuese që mendohet të jetë zëvendësuese parashikuar në pikën 54; b) një përshkrim i kuptueshëm i arsyeve që justifikojnë zëvendësimin dhe çdo fakt apo referencë që mbështet atë. 56. Kushtet dhe procedurat e parashikuara në Rekomandimin e ICCAT në lidhje me formimin e një regjistri anijesh më të mëdha e 24 metra të autorizuar të ushtrojë aktivitet in në zonën e kompetencës së Komisionit të 2002 [Rec. 02-22] (përjashtuar pikën 3) do të aplikohen mutatis mutandis. Regjistri i kurtheve të tonit të ICCAT të autorizuar për të peshkuar për tonin e kuq 57. Komisioni krijon dhe mirëmban një regjistër të ICCAT për të gjitha kurthet e tonit të kuq në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe. Për synimin e kësaj rregulloreje kurthet e tonit që nuk regjistrohen, sugjerohet të mos autorizohen për të peshkuar, mbajtur, transferuar apo zbarkuar tonin e kuq. 58. Çdo CPC i dërgon në mënyrë elektronike Sekretariatit Ekzekutiv të ICCAT, brenda 1 marsit të çdo viti, listën (duke përfshirë emrin e kurtheve, numrin e regjistrit) e kurtheve të saj të autorizuara të parashikuara në pikën 57. Kushtet dhe procedurat e parashikuara në Rekomandimin e ICCAT në lidhje me formimin e një regjistri anijesh më të mëdha e 24 metra të autorizuar të ushtrojë aktivitetin në zonën e kompetencës së Komisionit të 2002 [Rec. 02-22] (përjashtuar pikën 3) do të aplikohen mutatis mutandis. Informacion mbi aktivitetin e peshkimit 59. Brenda 1 marsit të çdo viti, çdo CPC njofton Sekretariatin e ICCAT për listën e anijeve peshkuese të përfshira në regjistrin e ICCAT parashikuar në pikën 54 "a" që kanë peshkuar për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe në vitin e peshkimit paraardhës. 60. Çdo CPC njofton Sekretariatin e ICCAT mbi çdo informacion në lidhje me anije që nuk hyjnë në listën e parashikuar në pikën 59, por që dihet ose supozohet se kanë peshkuar tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe. Sekretariati i ICCAT do ta shpërndajë më tej këtë informacion në shtetin flamur për veprimet e duhura, me një kopje dhe ndaj CPC të tjera për informim. Transbordimi 61. Nuk lejohet transbordimi i tonit të kuq gjatë aktivitetit në det në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe. 62. Anijet e peshkimit do të transbordojnë zëniet e tonit të kuq vetëm në portet e përcaktuara nga CPC. Për këtë qëllim, çdo CPC do të caktojë portet në të cilat transbordimi i tonit të kuq është i autorizuar dhe do të komunikojë një listë të këtyre porteve në Sekretariatin e ICCAT brenda 1 marsit të çdo viti. Që një port të vendoset si port i përcaktuar, shteti ku është porti duhet të detajojë kohët dhe vendet ku është i lejuar transbordimi. Shteti ku ndodhet porti duhet të sigurojë mbulimin e plotë me inspektim gjatë gjithë kohës së transbordimeve dhe në të gjitha vendet e transbordimeve. Mbi bazën e këtij informacioni, Sekretariati i ICCAT do të mbajë një listë të porteve të përcaktuara në website-in e ICCAT. 63. Para hyrjes në çdo port, anija e peshkimit marrëse apo përfaqësuesi i saj duhet të japë tek Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 6 of 21 4/24/2012 4:40 PM autoritetet kompetente të shtetit ku ndodhet porti, të paktën 48 orë para kohës së parashikuar të mbërritjes, informacionin e mëposhtëm: a) koha e parashikuar e mbërritjes; b) sasia e parashikuar e tonit të kuq të mbajtur në bord, dhe informacion mbi zonën gjeografike ku ai është marrë; c) emri i anijes së peshkimit transborduese dhe numri i saj në regjistrin e ICCAT për anijet peshkuese të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq apo në regjistrin e ICCAT për anijet e tjera të peshkimit të autorizuara për të ushtruar aktivitetin në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe; d) emri i anijes së peshkimit marrëse, numri i saj në regjistrin e ICCAT për anijet peshkuese të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq apo në regjistrin e ICCAT për anijet e tjera të peshkimit të autorizuara për të ushtruar aktivitetin në Atlantikun Lindor dhe Mesdhe; e) tonazhi dhe zona gjeografike ku zëniet e tonit të kuq do të transbordohen. Çdo aktivitet transbordimi kërkon një autorizim paraprak nga shteti flamur i anijes transborduese të përfshirë. Kapiteni i anijes transborduese duhet që gjatë transbordimit të informojë Shtetin e tij flamur, për sa më poshtë: a) sasia e tonit të kuq të përfshirë në këtë aktivitet; b) data dhe porti i transbordimit; c) emri numri i regjistrimit dhe flamuri i anijes së peshkimit marrëse dhe numri i saj në regjistrin e ICCAT për anijet peshkuese të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq apo në regjistrin e ICCAT për anijet e tjera të peshkimit të autorizuara për të ushtruar aktivitetin në Atlantikun lindor dhe Mesdhe; d) zona gjeografike e zënies së tonit të kuq. Inspektorati i peshkimit ku ndodhet porti do të inspektojnë anijen marrëse në mbërritjen e saj dhe të kontrollojnë ngarkesën dhe dokumentet që lidhen me aktivitetin e transbordimit. Autoritetet kompetente të shtetit ku ndodhet porti do të dërgojnë regjistrimin e transbordimit në autoritetin e shtetit flamur të anijes transborduese, jo më vonë se 48 orë pasi ka përfunduar aktiviteti i transbordimit. 64. Kapitenët e anijeve peshkuese duhet të mbajnë një libër anije në formë blloku ose në format elektronik të aktiviteteve të tyre, duke treguar sidomos sasitë e tonit të kuq të zëna dhe të mbajtura në bord, nëse zëniet janë peshuar ose është vlerësuar pesha, data dhe vendndodhja e këtyre zënieve, dhe lloji i veglave të peshkimit të përdorura në përputhje me kërkesat e parashikuara në shtojcën 2. 65. Kapitenët e anijeve peshkuese të përfshirë në një aktivitet të përbashkët peshkimi do të regjistrojnë në librin e tyre të anijes: a) Në rastin kur janë anije peshkuese që transferojnë peshkun në kosha: emri i saj dhe sinjali i thirrjes ndërkombëtare; data dhe koha e zënies dhe e transferimit; vendndodhja e zënies dhe e transferimit (gjatësi dhe gjerësi gjeografike); sasia e zënieve, të ndodhura në bord dhe sasia e transferuar në kosha; sasia e zënieve, e llogaritur ndaj kuotave të tij individuale; emri i rimorkiatorit të koshave dhe numri i tij i ICCAT. b) Në rastin kur janë anije të tjera peshkuese, jo të përfshira në transferimin e peshkut: emrat e tyre dhe sinjalet e thirrjes ndërkombëtare; data dhe koha e zënies dhe e transferimit; vendndodhja e zënies dhe e transferimit (gjatësi dhe gjerësi gjeografike); që nuk janë marrë në bord zëniet ose të jenë transferuar në kosha; sasia e zënieve, e llogaritur ndaj kuotave të tyre individuale; emri dhe numri ICCAT i anijes peshkuese të përcaktuar në nënpikën "a"; emri i rimorkiatorit të koshave dhe numri i tij i ICCAT. 66. Anijet e peshkimit do të zbarkojnë zëniet e tonit të kuq në portet e përcaktuara nga CPC. Për këtë qëllim, çdo CPC do të përcaktojë portet në të cilat zbarkimi i tonit të kuq është i autorizuar dhe t'i komunikojë një listë të këtyre porteve Sekretariatit të ICCAT brenda 1 marsit të çdo viti. Që një port të vendoset si port i përcaktuar, shteti i portit duhet të detajojë kohët dhe vendet e lejuara për zbarkim. Shteti i portit duhet të sigurojë mbulimin e plotë me inspektim gjatë gjithë kohës dhe vendeve të zbarkimit. Mbi bazën e këtij informacioni, Sekretariati i ICCAT do të mbajë një listë të porteve të përcaktuara në website e ICCAT. 67. Para hyrjes në një nga portet, anija e peshkimit ose përfaqësuesi i saj duhet t'u sigurojë autoriteteve kompetente portuale, të paktën katër orë para orës së parashikuar të mbërritjes, informacionet e mëposhtme: a) kohën e parashikuar të mbërritjes; b) vlerësimin e sasisë së tonit të kuq të mbajtur në bord; c) informacionin mbi zonën gjeografike ku është kryer zënia. Autoritetet i shtetit të portit duhet të mbajnë një regjistër të të gjithë njoftimeve të mëparshme brenda vitit aktual. Çdo zbarkim ose kalim në kosha duhet të jetë subjekti autoriteteve të shtetit të portit. Autoritetet kompetente duhet t'u dërgojnë informacionin mbi zbarkimin autoriteteve të shtetit flamur të anijes së Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 7 of 21 4/24/2012 4:40 PM peshkimit jo më vonë se 48 orë pasi është kryer zbarkimi. Pas çdo udhëtimi dhe brenda 48 orëve nga zbarkimi, kapitenët e anijeve peshkuese duhet të hartojnë një deklaratë zbarkimi për autoritetet kompetente të CPC ku ka ndodhur zbarkimi dhe të shtetit flamur. Kapiteni i anijes peshkuese të autorizuar do të jetë përgjegjës për saktësinë e deklaratës, e cila do të paraqesë, më së paku, sasinë e tonit të kuq të zbarkuar dhe zonën ku ai është kapur. Të gjitha zëniet e zbarkuara jo vetëm do të vlerësohen si peshë, për shtetin e tyre flamur, por edhe do të peshohen. 68. Kapitenët e anijeve të peshkimit do të plotësojnë dhe transmetojnë deklaratën e transbordimit të ICCAT jo më vonë se 48 orë pas datës së transbordimit në port në përputhje dhe me formatin e përcaktuar në shtojcën 3. Komunikimi i zënieve 69. a) Çdo CPC duhet të sigurojë që anijet e saj peshkuese që peshkojnë në mënyrë aktive për tonin e kuq duhet të komunikojnë, në mënyrë elektronike ose mënyra të tjera, në autoritetet e tyre kompetente, një raport javor të zënieve, i cili përmban si minimum, informacion mbi zëniet, përfshirë dhe kthimin pa zënie, datën dhe vendndodhjen (gjerësi dhe gjatësi gjeografike) ku janë kryer zëniet. Ky raport do të dërgohet jo më vonë se të hënën në mesditë me zëniet e kryera në zonën e planifikuar gjatë javës paraardhëse që përfundon të dielën në mesnatë GMT. Ky raport do të përfshijë informacion mbi numrin e ditëve në zonën e planifikuar që nga fillimi i aktivitetit ose që nga raporti i fundit javor. b) Çdo CPC duhet të sigurojë që anijet e saj peshkuese me rrethim dhe anijet e tjera peshkuese më të mëdha se 24 metra që peshkojnë në mënyrë aktive për tonin e kuq do të komunikojnë, përveç rasteve me kthim pa zënie, në mënyrë elektronike ose mënyra të tjera tek autoritetet kompetente, një raport ditor të zënieve, i cili përmban si minimum, informacion mbi zëniet, datën dhe vendndodhjen (gjerësi dhe gjatësi gjeografike) ku janë kryer zëniet. Nëse një CPC kërkon këtë raport ditor dhe në rast të kthimit pa zënie, raporti javor i parashikuar në nënpikën "a" të mësipërme nuk do të kërkohet. c) Mbi bazën e informacioneve të mbledhura parashikuar në nënpikat "a" dhe "b" të mësipërme, çdo CPC do të transmetojë pa vonesë raporte javore të zënieve për të gjitha anijet në Sekretariatin e ICCAT në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 5. Raportimi i zënieve 70. Çdo CPC do të raportojë zëniet e saj të përgat itura mujore të tonit të kuq. Ky raport do t'i dërgohet Sekretariatit të ICCAT brenda 30 ditëve nga fundi i muajit kalendarik në të cilin janë kryer zëniet. 71. Sekretariati i ICCAT brenda 10 ditëve pas përfundimit të mbarimit të afatit mujor për dorëzimin e statistikave të zënies, do të mbledhë informacionin e dhënë dhe do ta qarkullojë te CPC së bashku më statistikat e përpunuara të zënieve. 72. Sekretariati Ekzekutiv do të njoftojë pa vonesa të gjitha CPC për datën në të cilën zëniet e raportuara akumulative të peshkuara nga anijet peshkuese të CPC vlerësohet të jenë barabartë me 85 % të kuotës së CPC për këtë stok. CPC duhet të marrë masat e duhura të mbyllë peshkimin e tonit të kuq përpara se kuotat të plotësohen dhe të njoftojë pa vonesë këtë mbyllje në Sekretariatin e ICCAT i cili do ta qarkullojë këtë informacion në të gjitha CPC. Verifikimi 73. CPC verifikon, duke përfshirë raportet e inspektorëve dhe të vëzhguesve, të dhënat e sistemit të vëzhgimit të anijeve (SVA), librat e anijes të paraqitura dhe informacionet e regjistruara në librin e anijeve të tyre të peshkimit, në dokumentet e transferimit/transbordimit dhe në dokumentet e zënieve. Autoritetet kompetente do të kryejnë verifikime në të gjitha zëniet, të gjitha transbordimet apo kalimet në kosha ndërmjet sasisë sipas llojeve të regjistruar në librin e anijes së peshkimit apo sasisë sipas llojeve të regjistruar në deklaratën e transbordimit dhe sasive të regjistruara në deklaratën e zënieve apo deklaratën e kalimit në kosha, apo çdo dokument tjetër që ka lidhje me to siç mund të jenë faturat dhe/ose shënimet e shitjeve. Aktivitetet e transferimit 74. Përpara çdo aktiviteti transferimi në koshat e tërhequr, kapiteni i anijes peshkuese do t'i dërgojë CPC së shtetit të tij flamur, përpara transferimit, një njoftim paraprak transferimi, që tregon: emrin e anijes peshkuese dhe numrin e regjistrit të ICCAT; kohën e parashikuar për transferimin; sasinë e parashikuar të tonit të kuq që do të transferohet; informacionin mbi pozicionin (gjatësi dhe gjerësi gjeografike) ku do të kryhet transferimi; emri i rimorkiatorit të koshave, numri i koshave që tërheq dhe numri i regjistrit të ICCAT. 75. Aktiviteti i transferimit nuk do të fillojë pa autorizim paraprak të shtetit flamur të peshkimit. Pas marrjes së njoftimit paraprak të transferimit, nëse shteti flamur i anijes së peshkimit vlerëson, që: a) anija peshkuese që deklaron të ketë zënë peshkun, nuk ka kuota të mjaftueshme për tonin e kuq, për të hedhur në kosha; b) sasia e peshkut nuk është raportuar në mënyrën e duhur dhe nuk është llogaritur duke mbajtur parasysh përdorimin e kuotave që kanë qenë të aplikueshme; c) anija peshkuese që ka deklaruar zënien e peshkut nuk është e autorizuar për zënien e tonit të kuq, apo d) rimorkiatori i deklaruar për të marrë transferimin e peshkut nuk është i regjistruar në regjistrin e ICCAT për të gjithë anijet e tjera të parashikuar në pikën 54 "a" apo që nuk është i pajisur me SVA, ajo do të informojë kapitenin e anijes peshkuese që transferimi nuk është i autorizuar dhe që të kryejë lëshimin e peshkut në det. 76. Kapitenët e anijeve peshkuese do të plotësojnë dhe transmetojnë në shtetin e tyre flamur Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 8 of 21 4/24/2012 4:40 PM deklaratën e transferimit të ICCAT në fund të aktivitetit të transferimit për në rimorkiatorin e koshave, në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 3. 77. Deklarata e transferimit do të shoqërojë transferimin e peshkut gjatë transferimit për në fermën e akuakulturës ose të portit të përcaktuar. 78. Autorizimi për transferimin nga shteti flamur nuk nënkupton autorizimin e aktivitetit të kalimit në kosha. 79. Kapiteni i anijes ku janë koshat do të sigurojë që aktivitetet e transferimit do të monitorohen nga një videokamerë në ujë. 80. Vëzhguesi rajonal i ICCAT në bord të anijes peshkuese, siç është parashikuar dhe në programin e vëzhguesit rajonal të ICCAT (shtojca 7), do të regjistrojë dhe raportojë mbi aktivitetet e transferimit të kryera, të verifikojë pozicionin e anijes peshkuese kur kryen aktivitetet transferuese, të vëzhgojë dhe vlerësojë zëniet e transferuara dhe verifikojë të dhënat e regjistruara më përpara se të kryhet aktiviteti i transferimit parashikuar në pikën 75 dhe në deklaratën e transferimit të ICCAT parashikuar në pikën 76. 81. Vëzhguesi rajonal i ICCAT kundërfirmos njoftimin paraprak të transferimit dhe deklaratën e transferimit të ICCAT. Ai do të verifikojë që deklarata e transferimit të ICCAT plotësohet në mënyrën e duhur dhe t'i transmetohet kapitenit të rimorkiatorit të koshave. Përdoruesi i kurtheve të tonit do të plotësojë dhe transmetojë në shtetin e tij deklaratën e transferimit të ICCAT në fund të aktivitetit të transferimit për në anijen e peshkimit, në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 3. Aktiviteti i koshave 82. CPC, nën juridiksionin e të cilës ndodhet ferma për tonin e kuq, do të paraqesë brenda një jave një raport për koshat, i vërtetuar dhe nga një vëzhgues, tek CPC, flamurin e së cilës ka anija që ka peshkuar tonin dhe Sekretariatit të ICCAT. Ky raport do të përmbajë informacionin e parashikuar në deklaratën e koshave siç është përcaktuar në Rekomandimin e ICCAT për kultivimin e tonit të kuq [Rec. 06-07]. Kur mjediset e këtyre fermave të autorizuara për të ushtruar aktivitetin e kultivimit të tonit të kuq të zënë në zonën e konventës të mbuluar nga ICCAT (këtu e më poshtë të quajtura FFB) ndodhen në ujëra që janë përtej juridiksionit të ndonjë CPC, dispozitat e paragrafit të mëparshëm do të aplikohen, mutatis mutandis, ndaj CPC ku personi, fizik apo juridik përgjegjës për FFB ka vendndodhjen. 83. Përpara çdo aktiviteti transferimi në fermat e kultivimit, CPC flamur i anijes peshkuese do të informohet nga autoritetet kompetente të CPC ku ndodhet ferma të transferimit në kosha, të sasive të zëna nga anija peshkuese që ka flamurin e tij. Pas marrjes së njoftimit paraprak të transferimit, nëse CPC flamur i anijes peshkuese vlerëson që: a) anija peshkuese që ka deklaruar zënien e peshkut nuk ka kuota të mjaftueshme të tonit të kuq për të vendosur në kosha; b) sasia e peshkut nuk është raportuar në mënyrën e duhur dhe nuk është marrë parasysh për konsumin e kuotave që kanë qenë të aplikueshme; ose c) anija peshkuese që ka deklaruar zënien e peshkut nuk është e autorizuar për zënien e tonit të kuq, ai do të informojë autoritetet kompetente të shtetit ku ndodhet ferma, të bëjnë konfiskimin e zënieve dhe të bëjnë lëshimin e peshkut në det. Aktiviteti i transferimit nuk do të fillojë pa pasur një autorizim paraprak nga CPC flamur i anijes peshkuese. 84. CPC, nën juridiksionin e së cilës ndodhet ferma e kultivimit të tonit të kuq, do të marrë masat e duhura për të ndaluar vendosjen e koshave për rritjen apo majmërinë e tonit të kuq të cilat nuk janë të shoqëruara nga dokumentacioni i plotë, i saktë dhe i vërtetuar i kërkuar nga ICCAT. 85. CPC, nën juridiksionin e së cilës ndodhet ferma, duhet të sigurojë që transferimi nga koshat për në fermat e kultivimit të monitorohet nga videokamerat në ujë. Kjo kërkesë nuk do të aplikohet kur koshat janë fiksuar direkt në sistemin e ankorimit. Aktivitetet e kurtheve 86. CPC duhet të marrin masat e duhura për të siguruar regjistrimin e zënieve në fund të çdo aktiviteti peshkimi dhe transmetimin e këtyre të dhënave njëkohësisht me anë të mjeteve elektronike apo mjeteve të tjera brenda 48 orëve pas mbarimit të çdo aktiviteti peshkimi në autoritetet kompetente, të cilat do t'i transmetojnë këto të dhëna pa vonesa në Sekretariatin e ICCAT. SVA 87. Pa paragjykuar pikën 1 "d" të Rekomandimit [06-07], CPC duhet të zbatojë një sistem vëzhgimi anijesh për anijet e tyre të peshkimit mbi 24 metra, në përputhje me Rekomandimin e ICCAT në lidhje me Standardet Minimale për Formimin e një Sistemi të Vëzhgimit të Anijeve Zonën e Konventës të mbuluar nga ICCAT të 2003 [Rec. 03-14]. Pa paragjykuar pikën 1 "d" të Rekomandimit [06-07], duke filluar nga 1 janari 2010, kjo masë do të aplikohet dhe për anijet e peshkimit mbi 15 metra. Jo më vonë se 31 janar 2008, çdo CPC do të komunikojë pa vonesë mesazhet në lidhje me këtë pikë Sekretariatit të ICCAT, në përputhje me formatet dhe protokollet e shkëmbimit të të dhënave të miratuara nga Komisioni në 2007. Sekretariati Ekzekutiv i ICCAT do të bëjë të disponueshëm sa më shpejt të jetë e mundur informacionin e marrë nën këtë pikë tek CPC qe ka një prani aktive inspektimi në zonën e planifikuar dhe tek SCRS sipas kërkesës së tij. Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 9 of 21 4/24/2012 4:40 PM Pas kërkesës së CPC të përfshirë në inspektimin e aktivitetit në det në zonën e konventës së mbuluar nga ICCAT në përputhje me skemën e ICCAT për inspektimin e përbashkët ndërkombëtar parashikuar në pikat 97 dhe 98 të këtij rekomandimi, Sekretariati i ICCAT do të bëjë të disponueshëm mesazhet e marra sipas pikës 3 të Rekomandimit [07-08] të gjithë anijeve të peshkimit. Programi i vëzhgimit të CPC 88. Çdo CPC do të sigurojë mbulimin me vëzhgues në anijet e tij peshkuese mbi 15 metra që peshkojnë në mënyrë aktive për tonin e kuq në të paktën: 20% të anijeve me rrethim (koshilok) që janë ndërmjet 15-24 metra gjatësi totale; 20% të çifteve pelagjikë me trata; 20% të anijeve me linja grepash që janë aktive; 20% të barkave me grepa që janë aktive; 100% gjatë procesit të mbledhjes së prodhimit për kurthet e tonit. Vëzhguesit duhet, në mënyrë të veçantë: a) të monitorojnë një anije peshkuese në përputhje me këtë rekomandim; b të regjistrojnë dhe raportojnë mbi aktivitetin e peshkimit, duke përfshirë ndërmjet të tjerave si më poshtë: sasinë e zënieve (duke përfshirë zëniet jo objekt peshkimi), duke përfshirë dhe listën e llojeve, si ato të mbajtura në bord, si ato të hedhura në det të gjalla ose jo të gjalla; zonën e zënieve sipas gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike; masën e sforcos (p.sh. numrin e kompleteve, numrin e grepave etj.), siç është përcaktuar në manualin në terren të ICCAT për veglat e ndryshme të peshkimit; data e zënieve; c) vëzhgojë dhe vlerësojë zën iet dhe të verifikojë të dhënat që janë shkruar në librin e anijes; d) mbikëqyrë dhe regjistrojë anijet që mund të jenë duke peshkuar në kundërshtim me masat konservuese të ICCAT. Për më tepër, vëzhguesi mund të kryejë dhe punë shkencore, si p.sh. mbledhjen e të dhënave për Task II, kur kërkohet nga Komisioni, bazuar në instruksionet e SCRS. Në zbatimin e kërkesave të vëzhguesit, CPC: a) do të sigurojë mbulimin përfaqësues si në kohë dhe në hapësirë për të siguruar që Komisioni të marrë të dhëna të përshtatshme dhe të mjaftueshme dhe informacion mbi zëniet, sforcon dhe aspektet të tjera të menaxhimit dhe shkencore, duke pasur parasysh karakteristikat e flotës dhe të peshkimit; b) do të sigurojë protokollet të sigurta të mbledhjes së të dhënave; c) do të sigurojë që vëzhguesit të jenë të aprovuar dhe të trajnuar në mënyrën e duhur para daljes në det; d) do të sigurojë, për aq sa është e mundur, pengimin sa më të vogël të aktivitetit të anijeve që peshkojnë në zonën e Konventës të mbuluar nga ICCAT. Të dhënat dhe informacionet e mbledhura në secilin prej programeve të vëzhgimit të Ministrisë do t'i dërgohen SCRS dhe Komisionit kur të jetë më e përshtatshme në përputhje me kërkesat dhe procedurat që do të hartohen nga Komisioni gjatë vitit 2009 duke marrë parasysh kërkesat e konfidencialitetit. Për aspektin shkencor të këtij programi, SCRS do të raportojë për nivelin e mbulimit të arritur nga çdo CPC dhe do të sigurojë një përmbledhje të të dhënave të mbledhura dhe çdo rezultat të rëndësishëm të lidhur me këto të dhëna. SCRS do të sigurojë dhe rekomandimet që lidhen me përmirësimin e efikasitetit të programit të vëzhgimit të CPC. Programi rajonal i vëzhguesve i ICCAT-it 89. Një programi rajonal i vëzhguesve të ICCAT do të hartohet për të siguruar mbulimin 100% me vëzhgues: të anijeve të peshkimit me rrethim mbi 24 metra gjatë të gjithë stinës vjetore të peshkimit (shtojca 7); të të gjitha anijeve të peshkimit me rrethim të përfshira në aktivitete të përbashkëta peshkimi, të çfarëdo gjatësie të anijes. Në lidhje me këtë, një vëzhgues do të jetë i pranishëm gjatë aktivitetit të peshkimit; gjatë të gjithë transferimeve të tonit të kuq në kosha dhe gjithë mbledhjes së prodhimit të peshkut nga koshat. Këto lloj anijesh peshkimi me rrethim pa vëzhguesin rajonal të ICCAT nuk do të autorizohen të peshkojnë apo ushtrojnë aktivitetin për peshkimin e tonit të kuq. 90. Një program rajonal i vëzhguesve të ICCAT do të sigurojë praninë e një vëzhguesi gjatë gjithë transferimeve të tonit të kuq në kosha dhe gjithë mbledhjes së prodhimit të peshkut nga koshat. Detyrat e vëzhguesit do të jenë veçanërisht: të vëzhgojë dhe monitorojë që aktivitetet e kultivimit të jenë në përputhje me Rekomandimet e ICCAT për kultivimin e tonit të kuq [Rec. 06-07], të verifikojë raportin për koshat parashikuar në pikën 82; të kryejë punë shkencore, si p.sh mbledhjen e kampioneve nëse kërkohet nga Komisioni bazuar në udhëzimet e SCRS. Zbatimi 91. CPC do të marrin masat për zbatimin e ligjit në lidhje me një anije peshkimi, aty ku ato janë përcaktuar, në përputhje me ligjin e tyre kur anija e peshkimit që ka flamurin e tyre nuk plotëson Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 10 of 21 4/24/2012 4:40 PM dispozitat e pikave 19-24, 27-29 dhe 64-68 (sezoni i ndalimit të peshkimit, madhësitë minimale dhe kërkesat mbi regjistrimin). Masat mund të përfshijnë, në varësi të shkallës së shkeljes dhe në përputhje me dispozitat përkatëse të ligjit kombëtar: gjobat; konfiskimi i zënieve dhe veglave të peshkimit ilegale; sekuestrimin e anijes; pezullimi ose tërheqja e autorizimit për të peshkuar; reduktimi ose tërheqja e kuotave të peshkimit aty ku është e aplikueshme. 92. CPC, nën juridiksionin e të cilit ndodhet ferma e tonit të kuq, do të marrë masat e zbatimit të ligjit në lidhje me këtë fermë, aty ku ato janë përcaktuar, në përputhje me ligjin e tij që kjo fermë nuk ka respektuar sipas dispozitave të pikave: 82-85 dhe 90 (aktivitetet në koshave dhe vëzhguesit) dhe me Rekomandimet e ICCAT për kultivimin e tonit të kuq [Rec. 06-07]. Masat mund të përfshijnë, në varësi të shkallës së shkeljes dhe në përputhje me dispozitat përkatëse të ligjit kombëtar: gjobat; pezullimin ose heqjen regjistrit të FFB; ndalimin për të hedhur në kosha apo tregtuar sasi të tonit të kuq. Mundësia për të përdorur regjistrimet video 93. Çdo CPC duhet të marrë masat e nevojshme për të siguruar që regjistrimet video të anijeve të peshkimit dhe të fermave të tyre të kultivimit t'u bëhen të disponueshme inspektorëve dhe vëzhguesve të ICCAT. CPC, nën juridiksionin e së cilës ndodhen ferma e tonit të kuq duhet të marrë masat e nevojshme për të siguruar që regjistrimi video i anijeve të saj të peshkimit dhe të fermave të saj të kultivimit t'u bëhen të disponueshme inspektorëve dhe vëzhguesve të ICCAT. Masat e tregut 94. Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga ligjet ndërkombëtare, CPC eksportues dhe importues do të marrë masat e nevojshme që: të ndalojë tregtimin në treg un e brendshëm, zbarkimin, importimin, eksportimin, vendosjen në kosha për kultivim, rieksportimin dhe transbordimin e individëve të tonit të kuq të Atlantikut Lindor dhe Mesdheut që nuk janë të shoqëruara, me dokumentacionin e plotë, të saktë dhe të certifikuar të kërkuar nga ky Rekomandim dhe Rekomandimi [08-12] mbi programin e dokumentimit të zënieve të tonit të kuq; të ndalojë tregtimin në tregun e brendshëm, importimin, zbarkimin, vendosjen në kosha për kultivim, përpunimin, eksportimin, rieksportimin dhe transbordimin brenda juridiksionit të tyre të individëve të tonit të kuq të Atlantikut Lindor dhe Mesdheut të zëna nga anijet e peshkimit, shtetet flamur të të cilëve nuk kanë kuota, kufi zëniesh apo alokim të sforcos së peshkimit për këtë lloj, nën masat konservuese dhe menaxhuese të ICCAT, ashtu dhe në rastin kur mundësitë e peshkimit të shtetit flamur kanë mbaruar, apo kur kuotat individuale të anijes peshkuese parashikuar në pikën 9 kanë mbaruar; të ndalojë tregtimin në tregun e brendshëm, importimin, zbarkimin, përpunimin, eksportimin nga fermat e kultivimit që nuk janë në përputhje me Rekomandimet e ICCAT për Kultivimin e Tonit të Kuq [Rec. 06-07]. Faktorët e konvertimit 95. Faktorët e konvertimit të adoptuar nga SCRS do të aplikohen për të përllogaritur peshën ekuivalente të rrumbullakosur të tonit të kuq të përpunuar. Faktorët e rritjes 96. Çdo CPC do të përcaktojë faktorët e rritjes që do të aplikohen për tonin e kuq të kultivuar në koshat e saj. Ajo do të njoftojë Sekretariatin e ICCAT dhe SCRS për faktorët dhe metodologjinë e përdorur. SCRS do të rishikojë këtë informacion në takimet e tij vjetore të 2009 dhe 2010 dhe do të raportojë në Komision. SCRS do të studiojë më tej faktorët e rritjes të vlerësuar dhe do t'i sigurojë këshillim Komisionit për mbledhjen e tij vjetore në 2010. KREU V SKEMA E ICCAT PËR INSPEKTIMIN E PËRBASHKËT NDËRKOMBËTAR 97. Në kuadër të planit të menaxhimit shumëvjeçar për tonin e kuq, çdo CPC bie dakord, në përputhje me nenin 9, pika 3 të Konventës së ICCAT, për ta aplikuar skemën e ICCAT për inspektimin e përbashkët ndërkombëtar të adoptuar gjatë takimit të katërt të zakonshëm, të mbajtur në nëntor 1975 në Madrid, siç është ndryshuar në shtojcën 8. 98. Skema e parashikuar në pikën 97 do të aplikohet derisa ICCAT të adoptojë një skemë kontrolli, vëzhgimi, mbikëqyrjeje e cila do të përfshijë një skemë të ICCAT për inspektimin e përbashkët ndërkombëtar, bazuar në rezultatet e grupit të punës për masat e integruara monitoruese, përcaktuar nga Rezoluta 00-20. KREU VI DISPOZITA TË FUNDIT Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 11 of 21 4/24/2012 4:40 PM 99. Disponueshmëria e të dhënave në SCRS Sekretariati i ICCAT do t'i sigurojë SCRS të gjitha të dhënat e marra në përputhje me këtë Rekomandim. Të gjitha të dhënat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. 100. Vlerësimi Të gjitha CPC do t'i paraqesin çdo vit Sekretariatit rregulloret dhe dokumente të tjera të lidhura me to dhe të adoptuara nga ato për zbatimin e këtij Rekomandimi. Në mënyrë që të ketë një transparencë sa më të madhe në zbatimin e këtij Rekomandimi, të gjitha CPC do të paraqesin çdo vit, jo më vonë se 15 tetori, një raport të detajuar mbi zbatimin e këtij Rekomandimi. 101. Bashkëpunimi Të gjitha CPC të përfshira në aktivitetet që kanë lidhje me tonin e kuq, janë të inkurajuara të hyjnë në marrëveshje dypalëshe, në mënyrë që të përmirësojnë pajtueshmërinë me dispozitat e këtij rekomandimi. Këto marrëveshje mund të shërbejnë veçanërisht në lidhje me shkëmbimin e inspektorëve, inspektimet e përbashkëta dhe shpërndarjen e përbashkët të të dhënave. 102. Abrogimet a) Ky Rekomandim shfuqizon pikën 10 të Rekomandimit [06-07], Rekomandimin [07- 04], dhe pikën 6 të Rekomandimit [07-08]. SHTOJCA 1 KUSHTET SPECIFIKE QË APLIKOHEN PËR ANIJET PESHKUESE PARASHIKUAR NË PIKËN 28 1. CPC duhet të kufizojnë: Numrin maksimal të barkave me grepa (baitboat dhe trolling boat) të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq me numrin e anijeve që kanë marrë pjesë në peshkimin direkt për tonin e kuq gjatë vitit 2006. Numrin maksimal të anijeve të saj artizanale të autorizuar për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq në Mesdhe me numrin e anijeve që kanë marrë pjesë në peshkimin e tonit të kuq në 2008. Numrin maksimal të anijeve peshkuese të autorizuara për të peshkuar në mënyrë aktive tonin e kuq në Adriatik me numrin e anijeve që kanë marrë pjesë në peshkimin e tonit të kuq gjatë vitit 2008. Çdo CPC do t'i alokojë kuota individuale anijeve në fjalë. 2. Më 30 janar të çdo viti, CPC duhet t'i paraqesë sekretariatit të ICCAT, numrin e anijeve peshkuese. 3. CPC do të lëshojë autorizime specifike për anijet peshkuese dhe do t'ia transmetojë listën e këtyre anijeve peshkuese sekretariatit të ICCAT. 4. Nuk do të pranohen ndryshime të mëtejshme, përveçse kur një nga anijet e parashikuara nuk mund të marrë pjesë për shkak të arsyeve operative të legjitimuara apo për shkaqe madhore. Në rrethana të tilla CPC do të informojë menjëherë sekret ariatin ekzekutiv të ICCAT, duke siguruar: a) detaje të plota të zëvendësimit që parashikohet të kryhet të anijes peshkuese parashikuar në pikën 2 të kësaj shtojce; b) një shpjegim të plotë mbi arsyet që justifikojnë këtë zëvendësim dhe çdo evidencë apo referencë mbështetëse që konsiderohet e rëndësishme. 5. Çdo CPC do të alokojë jo më shumë se 7% të kuotave të saj për tonin e kuq për barkat me grepa, me një maksimum prej 100 t, të tonit të kuq që peshon jo më pak se 6.4 kilogram, të zënë nga anijet me grepa me një gjatësi totale më të vogël se 17 metra në përjashtim të pikës 28 të këtij rekomandimi. 6. Çdo CPC mund të alokojë jo më shumë se 2% të kuotave të saj për tonin e kuq për peshkimin artizanal bregdetar të peshkut të gjallë në Mesdhe. Çdo CPC mund të alokojë jo më shumë se 90% të kuotave të saj për anijet peshkuese në Adriatik për qëllime kultivimi. 7. Anijet peshkuese të autorizuara do ta zbarkojnë tonin e kuq vetëm në portet e përcaktuara. Për këtë qëllim, çdo CPC do të përcaktojë portet në të cilat zbarkimi i tonit të kuq është i autorizuar dhe t'ia komunikojë listën e këtyre porteve sekretariatit të ICCAT brenda 1 marsit të çdo viti. Që një port të vendoset si port i përcaktuar, shteti ku është porti duhet të specifikojë kohët e lejuara dhe vendet e lejuara për zbarkim. Shteti ku është porti duhet të sigurojë mbulim të plotë me inspektim gjatë gjithë kohëve dhe vendeve të zbarkimit. Mbi bazën e këtij informacioni sekretariati i ICCAT duhet të mbajë një listë të porteve të përcaktuara në website-in e ICCAT për këtë lloj peshkimi. 8. Para hyrjes në një port të përcaktuar, anijet peshkuese të autorizuara, në përputhje me pikën 3 të kësaj shtojce, duhet t'u transmetojnë autoriteteve kompetente portuale të paktën 4 orë para orës së parashikuar për mbërritje me informacionet e mëposhtme: a) kohën e parashikuar të mbërritjes, b) vlerësimin e sasisë së tonit të kuq që ndodhet në bord, c) informacione mbi zonën ku janë kryer zëniet. Çdo zënie do të jetë subjekt i inspektimit në port. Autoritetet e shtetit ku ndodhet porti duhet të mbajnë një regjistër të të gjitha njoftimeve të mëparshme për vitin në vazhdim. Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 12 of 21 4/24/2012 4:40 PM 9. CPC do të hartojnë një skemë raportimi të zënieve që do të sigurojë një monitorim efektiv të përdorimit të kuotave për çdo anije. 10. Zëniet e tonit të kuq mund të mos ofrohen për shitje me pakicë ndaj konsumatorit final, pavarësisht nga metoda e tregtimit, përveçse kur shënjimi apo etiketimi i përshtatshëm tregon: a) llojin dhe veglat e peshkimit të përdorura, b) datat dhe vendin i zënies 11. Duke filluar nga 1 korriku 2007, CPC në të cilat barkat me grepa, anijet me linja grepash, barkat me grepa dore dhe trolling boat janë të autorizuara për të peshkuar për tonin e kuq në Atlantikun Lindor dhe në Mesdhe duhet të plotësojnë kërkesat për etiketimin e bishtit si më poshtë: a) Etiketa të bishtit duhet të fiksohen në çdo individ toni të kuq menjëherë pasi të shkarkohet. b) Çdo etiketë e bishtit duhet të ketë një numër unik identifikimi dhe të përfshihet në dokumentet e zënies së tonit të kuq dhe të shkruhet në pjesën e jashtme të çdo paketimi që përmban ton. 12. Kapiteni i anijes peshkuese duhet të sigurohet që çdo sasi e tonit të kuq të zbarkuar në portet e përcaktuara të peshohet para shitjes së parë apo para se të transportohet në një vend të ndryshëm nga porti i përcaktuar. SHTOJCA 2 SPECIFIKIMET MINIMALE PËR LIBRIN E ANIJES 1. Libri i anijes duhet t'i ketë faqet e numëruara; 2. Libri i anijes duhet të plotësohet çdo ditë (mesnatë) ose përpara mbërritjes në port; 3. Libri i anijes duhet të plotësohet në rastet e inspektimit në det; 4. Njëra nga kopjet e faqeve duhet të mbetet e ngjitur në librin e anijes; 5. Libri i anijes duhet të mbahet në bord në mënyrë që të mbulojë aktivitetin e kryer gjatë një viti. Informacionet minimale standarde në librin e anijes 1. Emri dhe adresa e kapitenit; 2. Data dhe porti i nisjes, data dhe porti i mbërritjes; 3. Emri i anijes, numri i regjistrit, numri i ICCAT dhe numri IMO (nëse ka). Në rastin e aktiviteteve të peshkimit të përbashkëta, emrat e anijeve, numrat e regjistrave, numrat e ICCAT dhe numrat IMO (nëse kanë) të të gjitha anijeve që marrin pjesë në aktivitet. 4. Veglat e peshkimit: a) Lloji i kodit sipas FAO; b) Madhësia (gjatësia, madhësia e syzeve, numri i grepave ...). 5. Aktiviteti në det me një rresht (minimumi) për ditë peshkimi, duke dhënë: a) Aktiviteti (peshkim, lundrim...); b) Pozicioni: pozicioni ekzakt ditor (në gradë dhe minuta), regjistruar për çdo aktivitet peshkimi ose në mesditë kur nuk ka pasur peshkim gjatë ditës; c) Regjistrimi i zënieve. 6. Identifikimi i llojeve; a) sipas kodit FAO; b) pesha e rrumbullakosur (RWT) në kilogram për ditë; c) numri i individëve për ditë. 7. Sigla e kapitenit; 8. Sigla e vëzhguesit (aty ku është e mundur); 9. Mjetet e matjes së peshës: vlerësimi, peshimi në bord, numërimi; 10. Libri i anijes mbahet në peshë të gjallë ekuivalente peshku dhe përmendet f aktori i konversionit i përdorur në vlerësim. Minimumi i informacionit në rast zbarkimi, transbordimi/transferimi 1. Data dhe porti i zbarkimit, transbordimit/transferimit; 2. Produkti: a) Prezantimi i prodhimit; b) Numri i individëve apo i kutive dhe sasia në kilogram. 3. Sigla e kapitenit apo e agjentit të anijes Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 13 of 21 4/24/2012 4:40 PM Shtojca 3 Nr. i dokumentit DEKLARATA E ICCAT PËR TRANSFERIMIN/TRANSBORDIMIN Anija rimorkiuese/mbajtëse (tug/carrier vessel) Emri i anijes dhe sinjali i thirrjes në radio Flamuri: Nr. i autorizimit të Shtetit flamur: Nr. i Regjistrit kombëtar Nr. i Regjistrit ICCAT Nr. IMO Anija e peshkimit Emri i anijes dhe sinjali i thirrjes në radio Flamuri: Nr. i autorizimit të Shtetit flamur: Nr. i Regjistrit kombëtar Nr. i Regjistrit ICCAT Shenjat identifikuese të jashtme Nr. i faqes së librit të anijes së peshkimit Qendra e kultivimit Emri Numri i Regjistrit të ICCAT Kurthi i tonit Emri Numri i Regjistrit të ICCAT dita muaji ora viti |2 |0 | | | emri kapitenit/përdoruesit të kurthit: emri i kapitenit te rimorkiuesit: VENDI I TRANSFERIMIT Nisja | | | | | | | | | nga | | Kthimi | | | | | | | | | ne | | firma: firma: Transf./Transh. | | | | | | | | | | | Për transferimin, trego peshën në kg ose njësi të përdorura (p.sh. kuti, kosha) dhe peshën e zbarkuar në kg të kësaj njësie: | | kilogram. Në rast transferte peshku të gjallë trego numrin e njësive dhe peshën e gjallë Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 14 of 21 4/24/2012 4:40 PM Porti Deti Gjer. Gjat. Llojet Numri i njësive të peshqve Lloji i prodhimit I gjallë Lloji i prodhimit i Plotë Lloji i prodhimit Pastruar Lloji i prodhimit Pa kokë Lloji i prodhimit Fileto Lloji i prodhimit transferim / të mëtejshme Data: Vendi/pozicioni: Nr. CP i Autorizimit. Nënshkrimi i Kapitenit të anijes transferuese: Emri i anijes marrëse: Flamuri Nr. Regjistrit të ICCAT Nr. IMO Nënshkrimi i Kapitenit Data: Vendi/pozicioni: Nr. CP i autorizimit. Nënshkrimi i Kapitenit të Anijes Transferuese: Emri i anijes marrëse: Flamuri Nr. Regjistrit të ICCAT Nr. IMO Nënshkrimi i Kapitenit Nënshkrimi i Vëzhguesit të ICCAT (nëse është e mundur). Detyrime në raste transferimi: 1. Origjinali i deklaratës transferimit duhet t'i jepen anijes marrëse (tërheqëse/përpunuese/transporti). 2. Kopja e deklaratës së transferimit duhet të mbahet nga anije peshkuese ose kurthin korrespondues. 3. Aktivitete të mëtejshme transferimi do të autorizohet nga CP, e cila autorizon anije për të ushtruar aktivitetin. 4. Origjinali i deklaratës së transferimit duhet të mbahet nga anija marrëse, e cila mban peshkun, deri në qendrën e kultivimit ose të vendit të zbarkimit. 5. Aktivitetet e transferimit do të regjistrohen në librin e çdo anijeje të përfshirë në këtë aktivitet. Shtojca 4 Skema e alokimit për vitet 2007 - 2010 Plani i rimëkëmbjes për një periudhë katër vjeçare (njësitë janë të shprehura në t) Shtetet 2007 2008 2009 2010 CPC 50 50 Algjeria Kina (Republika Popullore) Kroacia Egjipti Komuniteti Evropian* Islanda Japonia Korea Libia Maroku Norvegjia Siria Tunizia Turqia Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 15 of 21 4/24/2012 4:40 PM Taipei Kinez 1,511.27 65.78 862.31 16,779.55 53.34 2,515.82 177.80 1,280.14 2,824.30 53.34 53.34 2,333.58 918.32 71.12 1,460.04 63.55 833.08 16,210.75 51.53 2,430.54 171.77 1.236.74 2,728.56 51.53 51.53 2,254.48 887.19 68.71 1,117.42 61.32 641.45 50 12,406.62 49.72 1,871.44 132.26 946.52 2,088.26 49.72 50.00 1,735.87 683.11 66.30 1,012.13 56.86 581.51 50 11,237.59 46.11 1,696.57 119.90 857.33 1,891.49 46.11 50.00 1,537.67 619.28 61.48 *Mundësitë e peshkimit për EC-Malta dhe EC-Qipros janë si më poshtë: për vitin 2007 respektivisht 355.39 t dhe 154.68 t, për 2008 respektivisht 343.54 t dhe 149.44 t Shtojca 5 Formati i raportit të zënieve Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 16 of 21 4/24/2012 4:40 PM Raporti javor i Zënieve i ICCAT Flamuri Numri i ICCAT Emri i anijes Raporti, Data e fillimit Raporti, Data e mbarimit Kohëzgjatja e raportit (d) Data e zënieve Zëniet Pesha e atribuuar në rast JFO (kg) Pesha (kg) Numri i copëve Pesha mesatare (kg) Shtojca 6 Aktivitete të përbashkëta peshkimi Shteti flamur Emri i anijes Nr. ICCAT Kohëzgjatja e aktivitetit Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 17 of 21 4/24/2012 4:40 PM Identiteti i operatorëve Kuotat individuale të anijeve Çelësi i alokimit për anije Destinacioni për në fermat e majmërisë e të rritjes CPC Nr. ICCAT Data . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Certifikimi i shtetit flamur . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . SHTOJCA 7 PROGRAMI RAJONAL I VËZHGUESVE I ICCAT 1. Çdo CPC duhet t'u kërkojë fermave të saj, anijeve të saj me rrethim mbi 24 metra dhe anijet me rrethim të përfshira në aktivitetet e përbashkëta të peshkimit të mbajnë një vëzhgues të ICCAT gjatë të gjithë periudhës së peshkimit dhe mbledhjes së prodhimit në zonën e mbuluar nga konventa e ICCAT. 2. Brenda 1 shkurtit të çdo viti, CPC duhet të paraqesë sekretariatin ekzekutiv të ICCAT një listë të vëzhguesve të saj. 3. Sekretariati i komisionit duhet t'i emërojë vëzhguesit para 1 marsit të çdo viti, dhe do t'i vendosë ato në ferma dhe në bord të anijeve me rrethim që kanë flamurin e një shteti anëtar të ICCAT, që zbaton programin e vëzhguesve të ICCAT. Një kartë vëzhguesi e ICCAT do të lëshohet për çdo vëzhgues. 4. Sekretariati do të lëshojë një kontratë që liston të drejtat dhe detyrimet e vëzhguesit dhe të kapitenit të anijes apo të përdoruesit të fermës së kultivimit. Kjo kontratë do të nënshkruhet nga të dyja palët e përfshira. 5. Sekretariati do të hartojë një manual të programit të vëzhguesve të ICCAT. Përzgjedhja e vëzhguesve 6. Vëzhguesit e zgjedhur duhet të kenë kualifikimet e mëposhtme për të plotësuar detyrën e tyre: eksperiencë të mjaftueshme për të identifikuar llojet dhe veglat e peshkimit; njohje të kënaqshme të masave konservuese dhe menaxhuese të ICCAT e vlerësuar përmes një certifikate të lëshuar nga CPC dhe bazuar mbi udhëzimet e trajnimit të ICCAT; aftësia për të vëzhguar dhe regjistruar në mënyrë të saktë; një njohje të kënaqshme të gjuhës së shtetit flamur të anijes apo të shtetit të fermës së vëzhguar. Detyrimet e vëzhguesit 7. Vëzhguesi duhet: a) ta ketë plotësuar trajnimet teknike të kërkuara nga udhëzimet e hartuara nga ICCAT; b) të ketë kombësinë e njërës nga CPC dhe, aty ku është e mundur, jo të shtetit ku është ferma apo shtetit flamur të anijes me rrethim; c) të jetë i aftë në kryerjen e detyrave të përcaktuara në pikën e mëposhtme 8; d) të jetë i përfshirë në listën e vëzhguesve që mbahet nga sekretariati i komisionit; e) të mos ketë aktualisht interesa financiarë apo përfitimi nga peshkimi i tonit të kuq. 8. Detyrat e vëzhguesit duhet të jenë në veçanti: a) Në lidhje me vëzhguesit në anijet me rrethim, të monitorojë pajtueshmërinë e anijeve me rrethim në lidhje me masat e rëndësishme konservuese dhe menaxhuese të adoptuara nga komisioni. Në veçanti vëzhguesi duhet: Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 18 of 21 4/24/2012 4:40 PM i) të regjistrojë dhe raportojë mbi aktivitetin e peshkimit të kryer; ii) të vëzhgojë dhe vlerësojë zëniet dhe të verifikojë futjen e tyre në librin e anijes; iii) të lëshojë një raport ditor të aktivitetit të transferimit të anijeve me rrethim; iv) të mbikëqyrë dhe regjistrojë anijet, të cilat janë duke peshkuar në kundërvajtje me masat konservuese dhe menaxhuese të ICCAT; v) të regjistrojë dhe raportojë mbi aktivitetet e transferimit të kryera; vi) të verifikojë pozicionin e anijes kur ndërmerr transferimin; vii) të vëzhgojë dhe vlerësojë prodhimin që transferohet, duke përfshirë dhe rishikimin e regjistrimeve video; viii) të verifikojë dhe regjistrojë emrat e anijeve të përfshira, si dhe numrin e tyre ICCAT; ix) të kryejë punë shkencore si p.sh. mbledhja e të dhënave në lidhje me Task II, kur kërkohet nga komisioni, bazuar mbi direktivat e SCRS. b) Në lidhje me vëzhguesit në fermat e kultivimit, të monitorojë pajtueshmërinë e fermave të kultivimit në lidhje me masat e rëndësishme konservuese dhe menaxhuese të adoptuara nga komisioni. Në veçanti vëzhguesi duhet: i) të verifikojë të dhënat në deklaratën e transferimit dhe të kalimit në kosha, duke përfshirë dhe rishikimin e regjistrimeve video; ii) të certifikojë të dhënat e përmbajtura në deklaratën e transferimit dhe të kalimit në kosha; iii) të lëshojë një raport ditor mbi aktivitetet e transferimit në fermë; iv) të kundërfirmosë deklaratën e transferimit dhe të kalimit në kosha; v) të kryejë punë shkencore si p.sh. mbledhje të kampioneve, kur kërkohet nga komisioni, bazuar mbi direktivat e SCRS. c) Të hartojë raportin e përgjithshëm duke përpunuar informacionin e mbledhur në përputhje me këtë pikë dhe duke i siguruar mundësinë kapitenit të anijes apo përdoruesit të fermës së kultivimit të përfshijnë aty informacione të rëndësishme. d) T'i paraqesë sekretariatit raportin e përgjithshëm të lartpërmendur brenda 20 ditëve nga përfundimi i periudhës së vëzhgimit. e) Të kryejë funksione të tjera të caktuara nga Komisioni. 9. Vëzhguesit duhet ta trajtojnë si konfidencial të gjithë informacionin në lidhje me aktivitetet e peshkimit dhe të transferimit të anijeve me rrethim apo fermave të kultivimit dhe ta pranojë këtë kërkesë në formë të shkruar si një kusht i përcaktimit për vëzhgues. 10. Vëzhguesit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligjet dhe rregulloret e shtetit flamur apo shtetit ku ndodhet ferma e kultivimit, i cili ushtron juridiksionin e tij mbi anijen apo fermën e kultivimit ku është përcaktuar vëzhguesi. 11. Vëzhguesi duhet të respektojë hierarkinë dhe rregullat e përgjithshme të sjelljes të cilat janë të aplikueshme për të gjithë personelin e anijes dhe fermës së kultivimit, duke pasur parasysh kur këto rregulla nuk ndërhyjnë me detyrat e vëzhguesit nën këtë program, dhe me detyrimet e personelit të anijes dhe të fermës së kultivimit parashikuar në pikën 12 të këtij programi Detyrimet e shtetit flamur të anijes me rrethim apo të shtetit ku ndodhet ferma e kultivimit 12. Përgjegjësitë në lidhje me vëzhguesit të shtetit flamur të anijeve me rrethim dhe të kapitenëve të tyre do të përfshijnë si më poshtë, në mënyrë të veçantë: a) Vëzhguesit do t'i lejohet të hyjë në anije, në personelin e fermave të kultivimit dhe në koshat, veglat e peshkimit dhe pajisjet; b) Sipas kërkesës, vëzhguesit do të kenë mundësi përdorimi të pajisjeve të mëposhtme, nëse ato janë të pranishme në anijen në të cilën ai është caktuar, në mënyrë që të lehtësohet detyra që atij i është caktuar në përputhje me pikën 8 të kësaj shtojce: i) pajisjet e navigimit satelitor; ii) shikimin e ekranit të radarit kur ai është në përdorim; iii) mjetet elektronike të komunikimit. c) Vëzhguesve duhet t'u sigurohet akomodimi, përfshirë fjetjen, ushqimin dhe mjediset sanitare të përshtatshme në të njëjtin rang me ato të oficerëve; d) Vëzhguesit duhet t'i sigurohet një hapësirë e përshtatshme në kuvertë ose në dhomën e pilotit për punët e zyrtare, si dhe hapësirën e përshtatshme në kuvertë për të kryer detyrën e vëzhguesit; dhe e) Shteti flamur duhet të sigurojë që kapitenët, ekuipazhi, pronarët e fermës dhe anijes të mos bllokojnë, frikësojnë, apo ndërhyjnë me anë të influencës, mitdhënies apo përpjekjes për mitdhënie, vëzhguesin në kryerjen e detyrës së tij/saj. Sekretariati, duke pasur parasysh të gjithë kërkesat e aplikueshme të konfidencialitetit, i kërkohet që t'i dorëzojë shtetit ku ndodhet ferma e kultivimit apo shtetit flamur të anijes me rrethim, kopje të të gjitha të dhënave të papërpunuara, të përmbledhjeve dhe raporteve që i përkasin këtij aktiviteti. Sekretariati duhet të paraqesë raportin e vëzhguesit në Komitetin e Pajtueshmërisë (Compliance Committee) dhe tek SCRS. Tarifat e vëzhguesit a) Kostot e zbatimit të këtij programi do të financohen nga përdoruesi i fermës së kultivimit dhe pronari i anijes me rrethim. Tarifa do të përllogaritet në bazë të kostos totale të programit. Kjo tarifë do të derdhet në një llogari të veçantë të sekretariatit të ICCAT dhe sekretariati i ICCAT do ta menaxhojë llogarinë për zbatimin e programit. b) Nuk do të caktohet asnjë vëzhgues në anijet apo fermat e kultivimit për të cilat nuk është paguar Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 19 of 21 4/24/2012 4:40 PM tarifa e parashikuar në nënpikën (a) të mësipërme. SHTOJCA 8 SKEMA E ICCAT MBI INSPEKTIMIN E PËRBASHKËT NDËRKOMBËTAR Në përputhje me pikën 3 të nenit IX të Konventës, komisioni i ICCAT rekomandon hartimin e marrëveshjeve të mëposhtme për kontrollin ndërkombëtar jashtë ujërave që janë në juridiksionet kombëtare, me qëllim sigurimin e aplikimit të Konventës dhe masave që janë në fuqi nën të: I. Shkeljet serioze 1. Për qëllimet e kësaj procedure, me shkelje serioze kuptohen shkeljet e mëposhtme të dispozitave të masave konservuese dhe menaxhuese të ICCAT të adoptuara nga komisioni: a) peshkimi pa një licencë, leje apo autorizim të lëshuar nga CPC flamur, b) mosmbajtja e të dhënave të mjaftueshme mbi zëniet apo lidhur me zëniet në përputhje me kërkesat mbi raportimin të komisionit apo keqraportime domethënëse të këtyre të dhënave mbi zëniet apo lidhur më zëniet, c) peshkimin në zona të ndaluara për peshkim, d) peshkimi gjatë periudhës së ndalimit të peshkimit, e) marrja ose mbajtja në mënyrë të qëllimshme e llojeve në kundërvajtje me masat konservuese dhe menaxhuese në fuqi të adoptuara nga ICCAT, f) shkeljet domethënëse të limiteve të zënieve dhe kuotave në fuqi që janë përcaktuar nga rregullat e ICCAT, g) përdorimi i veglave të peshkimit të ndaluara, h) falsifikimi ose fshehja në mënyrë të qëllimshme e shenjave, identitetit apo regjistrimit të një anije peshkimi, i) fshehja, ngatërrimi apo eliminimi i provave që lidhen me hetimin e një shkeljeje, j) shkelje të shumëfishta të cilat, të marra së bashku, përbëjnë një mosvlerësim domethënës të masave në fuqi që lidhen me ICCAT, k) sulmimi, rezistenca, frikësimi, ngacmimi seksual, ndërhyrja, bllokimi apo vonimi i padrejtë i një vëzhguesi apo inspektori të autorizuar, l) çaktivizimi apo manipulimi në mënyrë të qëllimshme i sistemit të vëzhgimit të anijeve, m) shkelje të tjera që mund të përcaktohen nga ICCAT, pasi ato të jenë përshirë dhe qarkulluar në një version të rishikuar të këtyre procedurave, n) pe shkimi me ndihmën e avionëve vrojtues, o) ndërhyrja në sistemin e monitorimit satelitor dhe/apo veprimi pa sistemin e sistemit të vëzhgimit të anijeve, p) aktiviteti i transferimit pa deklaratë transferimi. 2. Në rastin e ngjitjes në bord dhe inspektimit të një anijeje peshkimi gjatë të cilës inspektorët e autorizuar vërejnë një aktivitet apo gjendje që do të përbënte një shkelje serioze, siç është përcaktuar në pikën 1 të mësipërme, autoritetet e anijes inspektuese duhet të njoftojnë menjëherë autoritetet e anijes së peshkimit si në mënyrë direkte ashtu dhe nëpërmjet sekretariatit të ICCAT. 3. CPC shtet flamur duhet të sigurojë që, pas inspektimit të kryer sipas pikës 2 të kësaj shtojce, anija e peshkimit në fjalë të ndalojë të gjitha aktivitetet e peshkimit. CPC flamur duhet t'i kërkojë anijes së peshkimit t'i drejtohet menjëherë një porti të përcaktuar nga ai, ku do të kryhet dhe hetimi. Nëse anija nuk thirret në port, CPC duhet t'i sigurojë justifikimet e përshtatshme në kohën e duhur sekretariatit ekzekutiv, i cili do t'ua bëjë të disponueshme, sipas kërkesës, palëve të tjera të kontraktuara. II. Kryerja e inspektimit 4. Inspektimi do të kryhet nga inspektorët e shërbimit të kontrollit të peshkimit të Qeverisë Kontraktuese. Emrat e inspektorëve të përcaktuar për këtë qëllim nga qeveritë përkatëse duhet t'i njoftohen komisionit të ICCAT. 5. Anijet që mbajnë inspektorët duhet të mbajnë një flamur të veçantë apo flamur sinjalizimi të aprovuar nga komisioni i ICCAT për të treguar që inspektori është duke kryer detyra inspektimi ndërkombëtare. Emrat e anijeve që përdoren për këtë qëllim gjatë periudhës së inspektimit, të cilat mund të jenë si anije të veçanta inspektimi ashtu dhe anije peshkimi, do t'i dërgohen komisionit të ICCAT, sa më shpejt që të gjykohet e mundur. 6. Çdo inspektor duhet të mbajë një dokument identiteti të lëshuar nga autoritetet e shtetit flamur në formën e treguar në pikën 17 të kësaj shtojce duke i dhënë atij detyrën, duke përcaktuar se ai ka autoritetin të veprojë sipas marrëveshjeve të aprovuara nga komisioni i ICCAT. Ky dokument identifikimi duhet të jetë i vlefshëm për një periudhë jo më të vogël se 5-vjeçare. 7. Në zbatim të marrëveshjes së pranuar në pikën 12 të kësaj shtojce, një anije e përdorur gjatë periudhës së përcaktuar në peshkimin për ton apo lloje të ngjashme me tonin në zonën e Konventës së mbuluar nga ICCAT jashtë ujërave të juridiksionit të saj kombëtar do të ndalojë kur i jepet një sinjal i tillë në Kodin Ndërkombëtar të Sinjaleve nga një anije që ka në bord një inspektor, përveçse kur është duke kryer aktivitet peshkimi, në këtë rast ajo duhet të ndalojë sapo ka mbaruar këtë aktivitet. Kapiteni3 i anijes duhet ta lejojë inspektorin, i cili mund të jetë i shoqëruar nga një dëshmitar, për t'u ngjitur në bord. Kapiteni duhet të mundësojë të bëjë ato inspektime të zënieve dhe veglave të peshkimit të cilat inspektori i konsideron si të nevojshme për të verifikuar ndjekjen e rekomandimeve Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 20 of 21 4/24/2012 4:40 PM në fuqi të komisionit të ICCAT në lidhje me shtetin flamur të anijes në fjalë, si dhe inspektori mund të kërkojë shpjegimet që ai i mendon si të nevojshme. 8. Në bordin e anijes, inspektori duhet të hartojë një dokument të parashikuar në pikën 6 të kësaj shtojce. Inspektimi duhet të bëhet i tillë që të ketë sa më pak ndërhyrje dhe çrregullim për anijen dhe që cilësia e peshkut të mos përkeqësohet. Një inspektor duhet të kufizojë mbikëqyrjen e tij me verifikimin e ndjekjes së rekomandimeve në fuqi të komisionit të ICCAT në lidhje me shtetin flamur të anijes në fjalë. Në kryerjen e verifikimit, një inspektor mund t'i kërkojë ndihmën e kapitenit të anijes kur i kërkohet. Ai duhet të hartojë një raport të inspektimit në një formë të aprovuar nga komisioni i ICCAT. Ai duhet ta firmosë raportin në prani të kapitenit të anijes, i cili ka të drejtën të shtojë apo të ketë shtuar në raport ndonjë vërejtje të cilat ai mendon se është i duhur dhe t'i firmosë këto vërejtje. Kopje të raportit do t'i dorëzohen kapitenit të anijes dhe autoritetit kompetent, shtetësinë e të cilit ka inspektori, i cili do t'ua transmetojë kopjet, autoriteteve të duhura të Shtetit flamur të anijes dhe komisionit të ICCAT. Kur është zbuluar një shkelje e rekomandimeve inspektori duhet, aty ku është e mundur, të informojë autoritetet kompetente të shtetit flamur, dhe të lajmërojë komisionin e ICCAT, dhe çdo anije inspektimi të shtetit flamur që njihet që mund të jetë në distancë të afërt. 9. Rezistenca ndaj një inspektori apo pengimi për të përmbushur direktivat e tij duhet të trajtohet nga shteti flamur i anijes në një mënyrë të ngjashme me rezistencën ndaj çdo inspektori të atij shteti apo pengimi që mund të ketë për të përmbushur direktivat e tij. 10. Inspektori duhet të kryejë detyrat e tij nën këtë marrëveshje në përputhje me rregullat e hartuara në këtë rekomandim, por ato duhet të qëndrojnë nën kontrollin operacional të autoriteteve kombëtare të tyre dhe duhet të jenë përgjegjës ndaj tyre. 11. Shtetet Kontraktuese duhet t'i konsiderojnë mbi baza të ngjashme raportet e inspektorëve të huaj, me raportet e inspektorëve kombëtarë dhe veprojnë në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar. Dispozitat e kësaj pike nuk i shtojnë detyrimin një Shteti Kontraktuese për t'i dhënë raportit të inspektorit të huaj një vlerë më të lartë të evidentuar sesa do të kishte raporti në shtetin e vetë inspektorit. Shtetet Kontraktuese duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të lehtësojnë aktet juridike ose akte të tjera që lindin nga raporti i një inspektori sipas kësaj marrëveshjeje. 12. a) Shtetet Kontraktuese duhet të informojnë komisionin e ICCAT brenda 1 marsit të çdo viti për planet e tyre përgatitore për pjesëmarrjen në këto marrëveshje për vitin në vazhdim dhe komisioni mund të bëjë sugjerime ndaj Shtetit Kontraktues për koordinimin e operatorëve kombëtarë në këtë fushë, përfshirë dhe numrin e inspektorëve dhe anijeve që mbajnë inspektorët. 3 Kapiteni kupton individin që ka në ngarkim anijen b) marrëveshjet e hartuara në këtë rekomandim dhe planet për pjesëmarrjen do të aplikohen midis Shteteve Kontraktuese, përveçse kur kanë marrëveshje tjetër midis tyre, dhe kjo marrëveshje duhet t'i bëhet e ditur komisionit të ICCAT. Megjithatë, zbatimi i kësaj skeme do të pezullohet ndërmjet dy Shteteve Kontraktuese, kur secili nga to ka njoftuar komisionin e ICCAT për të, në pritje të plotësimit të marrëveshjes. 13. a) Veglat e peshkimit do të maten në përputhje me rregullat në fuqi për nënzonën në të cilën kryhet inspektimi. Inspektori duhet të shprehet për natyrën e shkeljes në raport. b) Inspektorët do të kenë autoritetin për të inspektuar të gjitha veglat e peshkimit në përdorim apo veglën e peshkimit në kuvertë gati për përdorim. 14. Inspektori do të ngjisë një shenjë identifikuese të aprovuar nga komisioni i ICCAT për çdo vegël peshkimi të inspektuar që dyshohet të jetë në kundërvajtje me rekomandimet në fuqi të komisionit të ICCAT në lidhje me shtetin flamur të anijes në fjalë dhe duhet t'i regjistrojë këto fakte në raportin e tij. 15. Inspektori mund ta fotografojë veglën e peshkimit në mënyrë të tillë që të nxjerrë në pah ato karakteristika që sipas tij nuk janë në përputhje me rregulloret në fuqi, raste në të cilat, subjekti i fotografuar duhet të listohet në raport dhe kopje të fotografive duhet t'i bashkëngjiten kopjes së raportit të shtetit flamur. 16. Inspektori do të ketë autoritetin, brenda kufizimeve të vendosura nga komisioni i ICCAT, të kontrollojë karakteristikat e zënieve për të parë nëse janë në pajtueshmëri me rekomandimet e komisionit të ICCAT. Ai duhet t'i publikojë rezultatet e tij sa më shpejt të jetë e mundur në autoritetet e shtetit flamur të anijes së inspektuar. (Raporti për periudhën dyvjeçare, 1974-1975, Pjesa II). 17. Modeli i propozuar për Kartën e Identitetit të inspektorit. Dimensionet: gjerësia 10.4 cm, lartësia 7 cm Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për zbatimin e planit shumëvjeçar të rimëkëmbjes së tonit të k... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:330:30.07.2009 21 of 21 4/24/2012 4:40 PM