Order No.312 dated 13.4.2011 approving the form and content of the obligatory information given by the possessor of the mineral permits
Made 2011-04-13 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Urdhër Nr.312, datë 13.4.2011 për miratimin e formës dhe përmbajtjes së informacioneve të detyrueshme që përgatiten nga zotëruesit e lejeve minerare.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Mineral resources
- Keywords
- minerals, authorization/permit
- Categories
- metals-base, metals-precious, minerals-critical
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
Ligjet.org - Për miratimin e formës dhe përmbajtjes së informacioneve të ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:312:13.04.2011 [Printo] [Google Translate] URDHËR Nr.312, datë 13.4.2011 PËR MIRATIMIN E FORMËS DHE PËRMBAJTJES SË INFORMACIONEVE TË DETYRUESHME QË PËRGATITEN NGA ZOTËRUESIT E LEJEVE MINERARE Në zbatim të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 36 pika 23 dhe nenit 56 pika 2 të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë" URDHËROJ: 1. Çdo zotërues i një lejeje minerare kërkim-zbulimi duhet të përgatitë dhe të dorëzojë në institucionin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) informacionet e detyrueshme, sipas formatit, përcaktimeve të përmbajtjes dhe afatet e parashikuara në ligjin minerar nr.10 304, date 15.7.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë" dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Këto informacione të detyrueshme janë: a) Dokumenti i garancisë financiare për zbatimin e programit minimal të punës, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes; b) Dokumenti i garancisë financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare që paraqitet në çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes, për çdo vit në vazhdim; c) Informacionet 3 (tremujore) mbi realizimin e investimeve, punimeve minerare të realizuara dhe të gjitha operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare, në përputhje me detyrimet e tij të lejes minerare dhe planin vjetor, jo më vonë se data 15 e muajit që vijon, për çdo tremujor; d) Informacionin vjetor për veprimtarinë financiare dhe teknike të realizuar dhe të të gjitha operacioneve të kryera në përputhje me detyrimet e përcaktuara në lejen e tij dhe planin vjetor të punës, duke përfshirë të gjitha masat e marra për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, trajnimin e punonjësve, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga përfundimi i vitit përkatës; e) Vlerësimin vjetor për vlerat e garancisë për zbatimin e programit minimal të punës dhe të garancisë financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare, që paraqitet në çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes për çdo vit në vazhdim për miratim; f) Raportin përfundimtar për zhvillimin e veprimtarisë minerare duke dhënë në mënyrë të detajuar investimet e realizuara gjatë kërkimi-zbulimit, punimet e kryera në zonën e tij të lejuar (shoqëruar me vizatimet inxhinierike) dhe rezultatet e të gjitha provave të marra; g) Raporti mbi pagesat për taksat vendore dhe kombëtare, në kuadër të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse; h) Informacionin për depozitimin, trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve minerare dhe trajtimin e ujërave që dalin nga objektet minerare dhe ato të depozitimit të mbetjeve; i) Informacion për licencat, autorizimet apo lejet përkatëse, të marra nga zotëruesi i lejes nëse për kryerjen e veprimtarisë së tij, një veprimi apo për përdorimin e një të mire publike në zonën e lejuar, që, sipas lejes nuk është pjesë e të drejtave të zotëruesit të lejes minerare, kërkohet miratim paraprak nga organet shtetërore; j) Të mbajë në zyrat e shoqërisë të gatshme për inspektim nga SHGJSH-ja dhe t'i japë informacione dhe shpjegime kur këto kërkohen prej këtij institucioni. 2. Çdo zotërues i një leje minerare shfrytëzimi dhe/ose kërkim-zbulim-shfrytëzimi duhet të përgatitë dhe të dorëzojë në institucionin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) informacionet e detyrueshme, sipas formatit, përcaktimeve të përmbajtjes dhe afatet e parashikuara në ligjin minerar nr.10 304, datë 15.7.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë" dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Këto informacione të detyrueshme janë:
a) Dokumenti i garancisë financiare për zbatimin e programit të investimit, jo më vonë se 30 (tridhjetë ) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes; b) Dokumenti i garancisë financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare që paraqitet çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes për çdo vit në vazhdim; c) Informacionet për pagesën e rentës minerare, sipas tipit të lejes minerare, në afatet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për taksat dhe tatimet; d) Informacionet 3 (tremujore) mbi realizimin e investimeve, punimeve minerare të realizuara dhe të gjitha operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare, në përputhje me detyrimet e tij të lejes minerare dhe planin vjetor, jo më vonë se data 15 e muajit që 1 of 2 4/24/2012 5:23 PM Ligjet.org - Për miratimin e formës dhe përmbajtjes së informacioneve të ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:312:13.04.2011 vijon, për çdo tremujor; e) Informacionin vjetor për veprimtarinë financiare dhe teknike të realizuar dhe të gjitha operacioneve të kryera në përputhje me detyrimet e përcaktuara në lejen e tij dhe planin vjetor të punës, duke përfshirë dhe të gjitha masat e marra për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, trajnimin e punonjë sve, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga përfundimi i vitit përkatës; f) Vlerësimin vjetor për vlerat e garancisë për zbatimin e planit të investimeve dhe të garancisë financiare për zbatimin e planit të rehabilitimit të mjedisit të zonës minerare që paraqitet çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data që i korrespondon hyrjes në fuqi të lejes për çdo vit në vazhdim për miratim; g) Raportin përfundimtar për zhvillimin e veprimtarisë minerare, duke dhënë në mënyrë të detajuar investimet e realizuara gjatë veprimtarisë minerare, punimet e kryera në zonën e tij të lejuar (shoqëruar me vizatimet inxhinierike) dhe rezultatet e planit të mbylljes, planit të rehabilitimit, planit të menaxhimit të mbetjeve dhe planit të monitorimit postminerar; h) Raporti mbi pagesat për taksat vendore dhe kombëtare, në kuadër të nismës për transparencë në industrinë nxjerrëse; i) Informacionin për depozitimin, trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve minerare dhe trajtimin e ujërave që dalin nga objektet minerare dhe ato të depozitimit të mbetjeve; j) Informacion për licencat, autorizimet apo lejet përkatëse, të marra nga zotëruesi i lejes nëse për kryerjen e veprimtarisë së tij, një veprimi apo për përdorimin e një të mire publike në zonën e lejuar, që, sipas lejes nuk është pjesë e të drejtave të zotëruesit të lejes minerare, kërkohet miratim paraprak nga organet shtetërore; k) Të mbajë në zyrat e shoqërisë të gatshme për inspektim nga SHGJSH-ja dhe t'i japë informacione dhe shpjegime kur këto kërkohen prej këtij institucioni. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS Nasip Naço Copyright 2012 - www.ligjet.org 2 of 2 4/24/2012 5:23 PM