Order No. 304 dated 13.4.2011 approving the form and content of the mineral activity development project
Made 2011-04-13 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Urdhër Nr.304, datë 13.4.2011 për miratimin e formës dhe përmbajtjes së projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Mineral resources
- Keywords
- access right, authorization/permit, coal, exploration, minerals
- Categories
- energy, metals-base, metals-precious, minerals-critical
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Hartimi i projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare realizohet nga persona të licencuar dhe të regjistruar si të tille nga institucioni i QKL-së për veprimtari studimore- projektuese në fushën minerare, në përputhje me kërkesat e nenit 33 të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.
2. Forma dhe përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet përshkruhen në aneksin 1 të këtij urdhri.
3. Forma dhe përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet përshkruhen në aneksin 2 të këtij urdhri.
4. Forma dhe përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve ndërtimore përshkruhen në aneksin 3 të këtij urdhri.
5. Forma dhe përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimore përshkruhen në aneksin 4 të këtij urdhri.
6. Forma dhe përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të çmuara dhe gjysmë të çmuara përshkruhen në aneksin 5 të këtij urdhri.
7. Forma dhe përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit dhe shfrytëzimit për grupin e mineraleve radioaktive përshkruhen në aneksin 6 të këtij urdhri.
8. Grupi i hartimit të projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për lejet minerare të kërkim-zbulimit duhet të përbëhet nga inxhinierë të licencuar me drejtimet e mëposhtme: a) Inxhinier gjeolog; b) Inxhinier topograf ose markshajder; c) Inxhinier shpimi (kur projekti përmban punime shpimi); d) Inxhinier gjeofizik (kur projekti përmban punime gjeofizike); e) Ekonomist.
9. Grupi i hartimit të projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për lejet minerare të shfrytëzimit duhet të përbëhet nga inxhinierë të licencuar me drejtimet e mëposhtme: a) Inxhinier miniere; b) Inxhinier gjeolog; c) Inxhinier topograf ose markshajder (kur veprimtaria e shfrytëzimit bëhet me karrierë/minierë); d) Inxhinier pasurues (kur projekti përmban objekte të seleksionimit, thyerje, fraksionimit apo pasurimit të mineraleve); e) Inxhinier metalurg (kur projekti përmban procese metalurgjike gjatë përpunimit të mineraleve); f) Ekonomist.
10. Institucioni i SHGJSH-së ose AKBN-së në rastet e kërkesave për leje minerare të kërkim- zbulimit ose shfrytëzimit për grupin e mineraleve radioaktive, për vlerësimin e projekteve të paraqitura kanë të drejtë të kërkojnë asistencë teknike për vlerësimin e tyre.
11. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet institucioni i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) dhe Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL). Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS NASIP NAÇO ANEKSI 1 FORMA DHE PËRMBAJTJA E PROJEKTIT TË ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË MINERARE PËR KËRKESAT PËR LEJE MINERARE TË KËRKIM-ZBULIMIT PËR GRUPIN E MINERALEVE METALORE, JOMETALORE, QYMYRET DHE BITUMET Përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit për zonën minerare nr ......................................................................... , publikuar në planin vjetor minerar të vitit .................................................................... A. Pjesa narrative e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim- zbulimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet do të ketë përmbajtjen e mëposhtme:
1. Konsiderata të përgjithshme a) Të dhëna mbi subjektin që ka aplikuar për marrje leje minerare: i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR: ....................................................... ii) Zona minerare me numër identifikues nr .................... , për të cilën kërkohet leja minerare e kërkim-zbulimit dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënie leje : ......................... iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR: ……………………………………………….. v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR: .................................. vi) Nr. i telefonit / faksit: ................................................. vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar: .......................... viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik: ........................................................... ix) Data e përfundimit të licencës profesionale të drejtuesit teknik: ......... / ... / ....... b) Një përshkrim të kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të kërkuesit që i vlejnë kërkuesit për realizimin e veprimtarisë së kërkim-zbulimit, duke përfshirë edhe Curriculum Vitae të stafit të tij që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrim të eksperiencës së tij të mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka.
2. Baza ligjore mbi të cilën subjekti kërkon të hartohet projekti, si: a) Niveli i parashikuar i investimit, sipas kërkesave të përcaktuara për nivelet e investimit për sipërfaqe të zonës së lejuar. Niveli i parashikuar i investimit përputhet me fazat e zhvillimit të programit të punës për projektin konkret: Me fazë kërkimi e në vijim fazë zbulimi, apo vetëm me fazë zbulimi. Programi minimal i punës i propozuar për lejen e kërkim-zbulimit nuk duhet të jetë më i vogël në vlerë sesa produkti i sipërfaqes së kërkuar për leje me vlerën e caktuar monetare të shpenzohet për çdo kilometër katror të sipërfaqes, ky sipas tabelës të përcaktuar me aktet nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”. Niveli i parashikuar i programit minimal të punës përputhet me fazat e zhvillimit të programit të punës për projektin konkret: Me fazë kërkimi e në vijim fazë zbulimi, apo vetëm me fazë zbulimi. b) Formati përshkrues i zonës minerare që kërkohet për leje kërkim-zbulimi sipas përcaktimeve të akteve nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”. c) Pasqyrimi i dokumentacionit që vërteton burimin e të dhënave gjeologjike të përdorura për realizimin e projektit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit. d) Përcaktimi i vlerës së garancisë financiare për realizimin e programit minimal të punës, sipas fazave të zhvillimit të programit të punës në kërkim e zbulim apo direkt në zbulim.
3. Përshkrimi i shkurtër gjeografiko-ekonomik, vendndodhja administrative dhe topografike e objektit a) Gjeografia e zonës, relievi, klima, bimësia; b) Hidrografia, hidrogjeologjia; c) Demografia, infrastruktura ekzistuese etj.; d) Ekonomia e zonës dhe aktivitetet kryesore.
4. Përshkrim i shkurtër i ndërtimit gjeologo-tektonik dhe për mineralet e dobishme të zonës së kërkuar dhe për vendburimet dhe objektet e njohura a) Llojet, stratigrafia dhe mosha e shkëmbinjve që marrin pjese në ndërtimin e rajonit; b) Zhvillimi i tektonikave kryesore; c) Të dhëna të shkurtra mbi mineralet që ndodhen në rajon, shoqëruar me hartën gjeologjike të saj në shkallë (1:10 000 – 1:50 000), historiku i studimeve dhe punimeve të kryera, rezultatet e tyre; d) Mineralet e dobishme të zonës nga të dhënat arkivore, përshkrim më të plotë për mineralin apo mineralet për të cilët kërkohet leja; e) Vendburimet dhe objektet e njohura; f) Vendburimet e shfrytëzuara apo në shfrytëzim; g) Rezervat e njohura sipas vendburimeve dhe objekteve, sasia dhe cilësia e tyre; h) Të dhëna mbi mineralizimin; i) Të dhëna mbi morfologjinë dhe teksturën e trupit (trupave) xeheror.
5. Mënyra e propozuar e kërkim-zbulimit të mineraleve Në mënyrën e propozuar të kërkim-zbulimit përcaktohen fazat e zhvillimit të programit të punës, nëse programi i punës parashikon zbatimin e tij në dy faza: atë të kërkimit dhe në vijim atë të zbulimit apo direkt në fazën e zbulimit. Kur programi i punës parasheh realizimin e tij vetëm me fazën e zbulimit jepen vëllimet e punës të programuara me zërat, si më poshtë. Kur programi parasheh realizimin me dy faza: jepen të plota sipas zërave vëllimet e punës për fazën e parë. Me mbylljen e kësaj faze, varësisht nga rezultatet e saj dhe objektivat e subjektit zotërues të lejes, jepen vëllimet e punës sipas zërave për fazën e dytë: a) Marshuta rikonjicioni (në km); b) Rilevime topografike (në km2); c) Rilevime gjeologjike (në km2); d) Punime gjeofizike; e) Punime minerare sipërfaqësore si: pastrime, kanale (në m3); f) Punime minerare nëntokësore si: galeri, puse (në ml); g) Punime shpimi (në ml).
6. Përshkrim i programit të kërkim-zbulimit të propozuar a) Studimet gjeologjike dhe punimet e projektuara në zonën e kërkuar për leje kërkim- zbulimi; b) Studime hidrogjeologjike; c) Studime teknologjike; d) Vlerësimi dhe rivlerësimi i rezervave minerare; e) Fazat e kryerjes së tyre sipas afateve (punime kërkimi, punime zbulimi), sipas llojeve të tyre (gjeologjike, gjeokimie, gjeofizike); f) Projektet teknike për secilin nga sheshet, vendburimet apo objektet; g) Projektet teknike hartohen në përputhje me fazat e zhvillimit të programit të punës së përshkruar më lart. Në këto projekte duhet të jepen: i) Argumentimi i punimeve që projektohen; ii) Lloji dhe vëllimi i punimeve të projektohen; iii) Kostoja e tyre; iv) Afatet e programuara të realizimit të tyre; v) Ilustrimi grafik me harta, projeksione, profile etj., në shkallën e duhur për secilin shesh, vendburim, objekt dhe punim të projektuar në fazën e aplikimit për leje kërkim-zbulimi.
7. Përshkrim i infrastrukturës së nevojshme për realizimin e projektit të zhvillimit të veprimtarive minerare a) Rrugë automjetesh për realizimin e punimeve të kërkim-zbulimit; b) Sheshet e punimeve të kërkim-zbulimit; c) Ngritja e kantierit (zyra, pajisje orendi dhe ambiente të tjera, si: banja, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator, stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse etj.).
8. Programi minimal i punës të kërkim-zbulimit të propozuar Programi minimal i punës të propozuar ndërtohet sipas fazave të zhvillimit të programit të punës së paraparë: në kërkim e pastaj në zbulim apo direkt në zbulim ku jepen. a) Operacionet e kërkim-zbulimit të programuara që minimalisht do të realizohen për t’u kryer në tërësi për lejen minerare dhe për secilin shesh, vendburim dhe objekt; b) Për punimet e programuara të jepet: i) vëllimi i tyre; ii) shpenzimet e programuara për secilin zë dhe në tërësi. c) Mbi bazën e kostove të operacioneve të kërkim-zbulimit të përcaktohet vlera financiare për realizimin e programit minimal të punës dhe përcaktimi i vlerës së garancisë financiare për realizimin e programit minimal të punës. 9. Të dhëna lidhur me punësimin dhe specializimin e shtetasve shqiptarë
10. Të dhëna mbi identifikimin e ndikimeve në mjedis gjatë hapjes së punimeve minerare a) Dëmtimi i sipërfaqes së tokës, erozioni gjatë hapjes dhe kryerjes së punimeve dhe masat për dëmtimet të sipërfaqes së tokës nga operacionet e gërmimit; b) Dëmtimi i florës, faunës dhe bimët e ujit dhe masat parandaluese e rehabilituese; c) Shkarkimet e ujërave, pluhurat gjatë procesit të punës, zhurmat, emetimi i gazrave nga pajisjet, mjeteve motorike dhe makineritë dhe masat përkatëse; d) Masat për rigjenerimin e peizazhit; e) Ndikimi në infrastrukturën e zonës së objektit dhe masat përkatëse; f) Ndikim në shëndetin e njerëzve që punojnë në objekt dhe në jetën e banorëve përreth, qarkullimin dhe transportin dhe masat përkatëse; g) Plani i monitorimit të mjedisit.
11. Përfundime dhe rekomandime B. Pjesa tabelore e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim- zbulimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet do të përbëhet nga tabelat e mëposhtme: Tabelat përmbledhëse dhe të detajuara të investimeve dhe grafiku i realizimit të tyre përputhen me fazat e zhvillimit të programit të punës për projektin konkret; përkatësisht me fazë kërkimi e në vijim fazë zbulimi, apo vetëm me fazë zbulimi.
1. Tabela përmbledhëse e investimeve dhe grafiku i kryerjes Nr. Investime Vlefta e plotë Viti I .../../.. – Viti II .../../.. – Viti III .../../.. – 000/lekë .../../.. .../../.. .../../.. 1 Studim, projektim, vlerësim 2 Ngritje kantieri 3 Makineri, pajisje 4 Hapje rrugësh dhe sheshesh 5 Investime (punime sipërfaqësore dhe nëntokësore, shpime) 6 Testime kimike dhe teknologjike 7 Investime për rigjenerim mjedisi Totali i investimeve
2. Tabela e detajuar për zërat e investimeve për vitin e parë (e njëjta tabelë duhet të parashikohet për vitin e dytë dhe të tretë) Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi 1.a Studim 1.b Projektim 1.c Vlerësim 2.a Zyra, mjedise pune, pajisje orendi 2.b Ambiente për punonjësit, banjë, gardërobë, fjetore, mensë 2.c Magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator 2.d Stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse 2.e Etj. 3.a Mjete transporti 3.b Makineri, sonda etj. 3.c Pajisje 3.d Etj. 4.a Hapje rrugësh 4.b Hapje sheshesh 5.a Punime sipërfaqësore 5.b Punime nëntokësore 5.c Shpime 5.d Etj. 6.a Analiza kimike 6.b Analiza teknologjike 6.c Analiza të tjera 6.d Etj. 7.a Mbyllja e punimeve të zbulimit 7.b Menaxhim i mbetjeve 7.c Rehabilitim mjedisi Investimi total
3. Të dhëna për fuqinë punëtore Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë 1 Numri i personelit inxhiniero-teknik 2 Numri total i punonjësve 3 Pagesa e punonjësve 4 Pagesat për sigurimin e jetës 5 Pagesat për sigurimet shoqërore Totali i pagesave për punonjësit
4. Tabela përmbledhëse e programit minimal të punës Tabelat përmbledhëse të programit minimal të punës përputhen me fazat e zhvillimit të programit të punës për projektin konkret; përkatësisht me fazë kërkimi e në vijim fazë zbulimi, apo vetëm me fazë zbulimi. Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremu Njësia Sasi Lekë Njësia Sasi Lekë Njësia 1 Marshuta rikonjicioni km km km 2 Rilevim gjeologo-topografik km2 km2 km2 3 Punime gjeofizike km km km 4 Punime shpimi m m m 5 .............................. .... .... .... 6 Etj .............. ....... ....... ....... Vlera totale e programit minimal të punës Vlera e garancisë financiare për realizimin e programit minimal të punës C. Pjesa grafike e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim- zbulimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet do të jetë sipas tabelës së mëposhtme: Nr. Emërtimi 1 Harta topografike me zonën e kërkuar dhe koordinatat përkatëse 2 Harta topografike me zonën e kërkuar me dokumentimin e infrastrukturës që do të ngrihet për realizimin e projektit 3 Harta gjeologjike me punimet që do të kryhen për kërkim-zbulimin e xeherorit (marshuta, kanale, puse, galeri shpime, p 4 Profilet gjatësore e tërthore gjeologo-topografike, sipas rrjetit të përcaktuar me punimet e projektuara të kërkim-zbulimi 5 Projeksioni vertikal ose horizontal me gjeometrizimin e trupave xeheror të pritshëm ANEKSI 2 FORMA DHE PËRMBAJTJA E PROJEKTIT TË ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË MINERARE PËR KËRKESAT PËR LEJE MINERARE TË SHFRYTËZIMIT PËR GRUPIN E MINERALEVE METALORE, JOMETALORE, QYMYRET DHE BITUMET Përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për zonën minerare nr ........................................................... , publikuar në planin vjetor minerar të vitit ................................................................ A. Pjesa narrative e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet do të ketë përmbajtjen e mëposhtme:
1. Konsiderata të përgjithshme a) Të dhëna mbi subjektin që ka aplikuar për marrje leje minerare: i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR: ....................................................... ii) Zona minerare me numër identifikues nr .................... , për të cilën kërkohet leja minerare e shfrytëzimit dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënia e lejes: ................. iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR: .............................................. v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR: .................................. vi) Nr. i telefonit / faksit: ................................................. vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar: ....................... viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik: ........................................................... ix) Data e përfundimit të licencës profesionale të drejtuesit teknik: ......... / ... / ....... b) Një përshkrim të kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të kërkuesit që i vlejnë kërkuesit për realizimin e veprimtarisë së shfrytëzimit, duke përfshirë edhe Curriculum Vitae të stafit të tij që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrim të eksperiencës së tij të mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka.
2. Baza ligjore mbi të cilën subjekti kërkon të hartohet projekti, si: a) Niveli i parashikuar i investimit, sipas kërkesave të përcaktuara për nivelet e investimit për sipërfaqe të zonës së lejuar. Programi i investimit i propozuar për lejen e shfrytëzimit nuk duhet të jetë më i vogël në vlerë sesa produkti i sipërfaqes së kërkuar për leje me vlerën e caktuar monetare të shpenzohet për çdo kilometër katror të sipërfaqes, ky sipas tabelës së përcaktuar me aktet nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”. b) Formati përshkrues i zonës minerare që kërkohet për leje shfrytëzimi sipas përcaktimeve të akteve nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”; c) Pasqyrimi i dokumentacionit që vërteton burimin e të dhënave gjeologo-minerare të përdorura për realizimin e projektit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit. d) Përcaktimi i vlerës së garancisë financiare vjetore për realizimin e programit të investimit.
3. Përshkrimi i shkurtër gjeografiko-ekonomik, vendndodhja administrative dhe topografike e objektit a) Konsiderata të përgjithshme, vendndodhja e objektit; b) Gjeografia e zonës, relievi, klima, bimësia; c) Rilevimi i zonës që kërkohet me koordinatat përkatëse në plan, ndërtesat ekzistuese ose ndonjë objekt tjetër brenda zonës; d) Hidrografia, hidrogjeologjia; e) Demografia, infrastruktura ekzistuese etj.; f) Ekonomia e zonës dhe aktivitetet kryesore. 4. Përshkrim i ndërtimit gjeologo-tektonik dhe për mineralet e dobishme të zonës së kërkuar dhe për vendburimet dhe objektet e njohura 1. Llojet, stratigrafia dhe mosha e shkëmbinjve që marrin pjesë në ndërtimin e rajonit dhe vendburimit. 2. Zhvillimi i tektonikave kryesore, tektonika e vendburimit. Mbi zhvillimin e tektonikes shkëputëse dhe çashmërisë. 3. Kushtet hidrogjeologjike dhe rrjeti hidrografik i rajonit. 4. Kushtet hidrografike dhe hidrogjeologjike të vendburimit. 5. Vendburimet dhe objektet e njohura. 6. Vendburimet e shfrytëzuara apo në shfrytëzim. 7. Rezervat e njohura sipas vendburimeve dhe objekteve, sasia dhe cilësia e tyre. 8. Mbi morfologjinë dhe përbërjen e xeherorit dhe/ose xeherorëve të dobishëm. Të dhëna të shkurtra mbi llojin e mineralit. 9. Vendndodhja e vendburimit dhe elementet topografike të saj. 10. Vendosja e trupit xeheror, shkëmbinjtë e tavanit dhe dyshemesë. 11. Elementet gjeometrike të vendosjes në hapësire të trupit dhe/ose trupave xeherorë. 12. Lloji i kontaktit me shkëmbinjtë rrethues. 13. Trashësia dhe lloji i mbulesës dhe elementet gjeometrike të tyre. 14. Vetitë fiziko-mekanike të shkëmbinjve. 15. Vetitë fiziko-mekanike të xeherorit të dobishëm.
16. Punimet e kryera (rilevime, kanale, puse, galeri, shpime, metoda gjeofizike etj., që kanë shërbyer për zbulimin e vendburimit, metoda e llogaritjes së rezervave dhe tabela e llogaritjes së rezervave të mineralit, rezervat gjeologjike dhe të nxjerrshme të mineralit në sasi e cilësi.
17. Të dhëna mbi mineralizimin dhe karakteristikat e trupave xeherore.
18. Të dhëna të shkurtra mbi mineralet që ndodhen në rajon, shoqëruar me hartën gjeologjike të saj në shkallë (1:10 000 – 1:50 000), historiku i studimeve dhe punimeve të kryera, rezultatet e tyre. 19. Mineralet e dobishme të zonës nga të dhënat arkivore, përshkrim më të plotë për mineralin apo mineralet për të cilët kërkohet leja. 20. Përbërja mineralogjike e trupit xeheror. 21. Përmbajtja e elementeve të dobishëm.
5. Mënyra e propozuar e shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të mineraleve: a) Përshkrim i sistemit të shfrytëzimit që do të aplikohet; b) Përshkrim i proceseve të seleksionimit, thyerjes, fraksionimit, pasurimit apo metodave të tjera që do të përdoren për përpunimin e mineralit dhe realizimin e produkteve të parashikuara, me skemat përkatëse teknologjike dhe treguesit.
6. Përshkrim i programit të shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të mineraleve të propozuara 6.1 Rezervat që merren parasysh në projektim, ndarë sipas horizonteve dhe profileve, shoqëruar me tabelën përkatëse. 6.2 Kushtet tekniko-minerare të vendburimit Parametrat e trupit, trupave ose zonës së mineralizuar: a) Shtrirja m; b) Trashësia m; c) Zhytja m (nga kuota + deri në kuotën +); d) Këndi i zhytjes gradë; e) Kondicioni; f) Sasia e ujërave nëntokësore m3/min ose l/sek. 6.3 Zgjedhja e mënyrës së shfrytëzimit, me punime sipërfaqësore apo me punime nëntokësore argumentimi i saj. 6.4 Hapja e minierës: a) Variantet e hapjes së vendburimit: i) Për vendburime të reja; ii) Për rihapje ose hapje të minierave ekzistuese ose zonave të veçanta të tyre, përshkrimi i gjendjes teknike e punimeve ekzistuese. 6.5 Studimi dhe përshkrimi i varianteve të hapjes, në varësi të punimeve të hapjes dhe përgatitjes së minierës bllokut ose zonës, punimeve ekzistuese dhe gjendjes teknike të tyre, për hapjen e minierës, ose rihapjen e zonës (objektit), si më poshtë: a) Variantet e hapjes me shfrytëzimin e punimeve ekzistuese; b) Variantet e hapjes me punime të reja; c) Pasaportat teknike të hapjes dhe armatimit të punimeve të hapjes, përgatitjes dhe shfrytëzimit (nëntoka); d) Krahasimi tekniko-ekonomik dhe zgjedhja e variantit më të përshtatshëm nëpërmjet të dhënave për secilin, si: sasia e punimeve, çmimi për njësi, vlera; e) Punimet e hapjes së vendburimit për pjesën që do të shfrytëzohet me nëntokë; f) Grafiku i kryerjes së punimeve të hapjes, përgatitjes dhe shfrytëzimit. 6.6 Kapaciteti prodhues dhe jeta e minierës: a) Përcaktimi i kapacitetit prodhues; b) Përcaktimi i jetës së minierës; c) Radha dhe drejtimi i shfrytëzimit dhe grafikët përkatës në vite. 6.7 Punimet kryesore të hapjes: a) Përshkrimi i punimeve kryesore të hapjes; b) Përcaktimi i koordinatave të pikave të fillimit, fundore dhe të intersektimit për punimet kryesore të hapjes, seksionit dhe llojit të armatimit. 6.8 Pasaportat e shpim-plasjes për zbulimin në karrierë dhe frontet e prodhimit dhe llogaritja e lëndës eksplozive që do të përdoret. 6.9 Përcaktimi i lartësisë së katit: a) Ndarja e minierës në horizonte, numri dhe kuota e tyre respektove; b) Konditat tekniko-minerare të shfrytëzimit; c) Përshkrimi i trupave xeherorë, ose zonës së mineralizuar; d) Zgjedhja dhe përshkrimi i sistemit dhe /ose sistemeve të shfrytëzimit; e) Grafiku i zhvillimit të punimeve të shtrihet në aq vite sa vazhdon kryerja e punimeve; f) Grafiku i prodhimit, të shtrihet në aq vite sa vazhdon prodhimi i minierës. 6.10 Depozitimi i sterilit dhe mineralit ose të nënprodukteve: a) Përcaktimi i vendit të depozitimit të mineralit ose të nënprodukteve. Llogaritja e kapacitetit depozitues; b) Përcaktimi i sheshit të depozitimit të sterilit. Llogaritja e kapacitetit depozitues. 6.11 Mekanizimi i proceseve të punës në nëntokë: a) Impiantet ngritëse. Llogaritja e kapacitetit dhe zgjedhja e tipit të mekanizmit ngritës; b) Procesi i rrëzimit. Përcaktimi i mjetit të rrëzimit. Llogaritja e numrit të mjetit të rrëzimit; c) Procesi i ngarkimit në front. Llogaritja e kapacitetit dhe zgjedhja e tipit të mekanizmit ngarkues; d) Transporti i brendshëm. Llogaritja e kapacitetit dhe zgjedhja e tipit të mjeteve transportuese; e) Skema e transportit të përgjithshëm. Llogaritja e kapacitetit dhe zgjedhja e tipit të mjeteve transportuese të përgjithshme; f) Pasqyra përmbledhëse e pajisjeve dhe mekanizmave që do të përdoren nëntokë dhe sipërfaqe për procesin e shfrytëzimit, si më poshtë. 6.12 Ajrimi i minierës: a) Përcaktimi i llojit të ajrimit të minierës; b) Përcaktimi i skemës së ajrimit; c) Të dhënat kryesore për llogaritjen e sistemit të ajrimit; d) Llogaritja e sasisë së nevojshme të ajrit; e) Llogaritja e depresionit; f) Llogaritja e humbjes së presionit në minierë; g) Përcaktimi i tipit të ventilatorit në funksion të sasisë së ajrit, depresionit dhe rezistencës së llogaritur; h) Për minierat me regjim gazi përcaktimi i masave shtesë për matjen dhe monitorimin e regjimit të ajrit, në përputhje me rregulloren e sigurimit teknik në fuqi; i) Skema e ajrimit, llogaritjet përkatëse dhe zgjedhja e ventilatorit për hapjen e punimeve të gjata. 6.13 Furnizimi me ajër të ngjeshur: a) Skema e furnizimit me ajër të ngjeshur; b) Llogaritjet e nevojave për ajër të ngjeshur dhe në bazë të saj përcaktimi i prodhimtarisë, numrit dhe tipit të kompresorëve; c) Llogaritjet e rrjetit të shpërndarjes së ajrit të ngjeshur; 6.14 Shpimi i lagur në minierë: a) Skema e furnizimit me ujë për shpimin e lagur; b) Llogaritjet e nevojave për ujë të ngjeshur dhe në bazë të saj llogaritjet e rrjetit të shpërndarjes së ujit në minierë; c) Lufta kundër pluhurit. 6.15 Largimi i ujërave nga miniera: a) Përcaktimi i sasisë së ujit dhe mënyrës së largimit të tij; b) Llogaritja e pompave dhe tubacioneve për largimin e ujit; c) Përcaktimi i stacioneve të pompimit, ujëmbledhësit dhe kapacitetit të tij. 6.16 Organizimi dhe fuqia punëtore dhe paga mesatare. 6.17 Sigurimi teknik në proceset e punës për hapjen, shfrytëzimin dhe administrimin e objektit 6.18 Furnizimi me energji elektrike: a) Përcaktimi i skemës së furnizimit me energji elektrike në sipërfaqe dhe nëntokë; b) Përcaktimi i ngarkesës elektrike; c) Zgjedhja e fuqisë së transformatorit; d) Llogaritja e linjave të furnizimit me energji në sipërfaqe dhe nëntokë; e) Ngarkesat elektrike për konsumatorët e sipërfaqes dhe të nëntokës për periudhën e hapjes përgatitjes dhe shfrytëzimit të minierës. 6.19 Makineritë dhe pajisjet e minierës: a) Baza mekanike e riparimit dhe mirëmbajtjes; b) Lista e përgjithshme e makinerive e pajisjeve energo-mekanike dhe preventivi përkatës. 6.20 Përshkrimi i objekteve sipërfaqësore dhe të nëntokës: a) Rrugët automobilistike për hapjen dhe shfrytëzimin e objektit; b) Sistemime për sheshet e ndërtimit të objekteve sipërfaqësore; c) Zyra dhe ambiente të tjera; d) Banjë gardërobë; e) Fjetore; f) Mensë; g) Magazinë materialesh; h) Sallë kompresorësh; i) Kabina elektrike; j) Stacion pompimi; k) Ofiçina dhe garazhi i automjeteve; l) Depoja e lëndës plasëse (në sipërfaqe ose nëntokë); m) Furnizimi me ujë; n) Kabina elektrike dhe furnizimi me energji elektrike.
7. Objektet përpunuese, përpunimi i mineralit. 7.1 Marrja dhe përpunimi i kampionit: a) Përcaktimi i numrit të mostrave; b) Përcaktimi i masës së një mostre; c) Përcaktimi i tipave të analizimit të kampionit. 7.2 Studimi mineralogjik i xeherorit: a) Përbërja teksturore; b) Monomineralet; c) Përcaktimi i bashkëveprimit të mineraleve në xeheror; d) Përcaktimi i shkallës së çlirimit; e) Përcaktimi i shkallës së thyeshmërisë dhe indekseve të bluarjes. 7.3 Analizat laboratorike për përcaktimet e vetive fizike, kimike etj., në varësi të metodës që do të përdoret për trajtimin e xeherorit. 7.4 Përcaktimi i skemës/skemave teknologjike të trajtimit të xeherorit dhe zgjedhja e skemës optimale. 7.5 Përcaktimi i skemës së pajisjeve. 7.6 Projekti përkatës me përllogaritjet e pajisjeve, sasive të pulpave, koncentrimit të së ngurtës, sasisë së ujit etj. 7.7 Treguesit përfundimtar të trajtimit të xeherorit: Produktet Pesha % Cilësia e produktit Rikuperimi (%) Hyrje 100.00 100.00 Koncentrat Steril 7.8 Tabela përmbledhëse e investimeve. 7.9 Analiza ekonomike: a) Investimet e parashikuara; b) Grafiku i kryerjes së investimeve; c) Prodhimi dhe llojet e produkteve; d) Llogaritja e detajuar e kostos së punimeve minerare dhe prodhimit deri në produktin e shitshëm; e) Analiza e çmimeve të produkteve; f) Analiza e burimeve të financimit; g) Përllogaritja e efektivitetit të investimit, përcaktimi i NPV-së, me anë të metodës së Cash- Flow.
8. Përshkrim i infrastrukturës së nevojshme për realizimin e projektit të veprimtarive minerare a) Rrugë automjetesh për realizimin e punimeve të shfrytëzimit dhe përpunimit të mineralit; b) Sheshet e punimeve të shfrytëzimit, fabrikave të përpunimit të mineralit dhe depozitimit të mbetjeve; c) Ngritja e kantierit (zyra, pajisje, orendi dhe ambiente të tjera, si: banjë, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator, stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse etj.).
9. Përcaktimi i vlerës së investimit a) Për punimet e programuara të jepet: i) vëllimi i tyre; ii) shpenzimet e programuara për secilin zë dhe në tërësi; b) Mbi bazën e kostove të operacioneve të shfrytëzimit dhe përpunimit për programin e investimit të bëhet vlerësimi i investimit total dhe përcaktimi i vlerës së garancisë financiare vjetore për realizimin e programit të investimit. 10. Të dhëna lidhur me punësimin dhe specializimin e shtetasve shqiptarë.
11. Të dhëna mbi identifikimin e ndikimeve në mjedis gjatë hapjes së punimeve minerare a) Dëmtimi i sipërfaqes së tokës, erozioni gjatë hapjes dhe kryerjes së punimeve dhe masat për dëmtime të sipërfaqes së tokës nga operacionet e gërmimit; b) Dëmtimi i florës, faunës dhe bimët e ujit dhe masat parandaluese e rehabilituese. c) Shkarkimet e ujërave, pluhurat gjatë procesit të punës, zhurmat, emetimi i gazrave nga pajisjet, mjeteve motorike dhe makineritë, ndikimi në mjedis i produkteve të lëndëve plasëse dhe masat përkatëse; d) Prodhimi i mbeturinave dhe depozitimi i materialeve që krijohen gjatë hapjes dhe shfrytëzimit të objektit; e) Masat për rigjenerimin e peizazhit; f) Ndikimi në infrastrukturën e zonës së objektit dhe masat përkatëse; g) Ndikim në shëndetin e njerëzve që punojnë në objekt dhe në jetën e banorëve përreth, qarkullimin dhe transportin dhe masat përkatëse; h) Plani i monitorimit të mjedisit.
12. Përfundime dhe rekomandime B. Pjesa tabelore e projektit të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet do të përbëhet nga tabelat e mëposhtme: a) Tabela përmbledhëse e investimeve dhe grafiku i kryerjes Nr. Emërtimi i investimeve Lekë Fazat I II III 1 Studim, projektim, vlerësim 2 Rrugë etj. 3 Sheshe pune etj. 4 Ndërtim montime etj. 5 Objekte sipërfaqësore, zyra, ambiente punonjësish, pajisje, orendi 6 Puse, anekse 7 Punime minerare kapitale 8 Punime minerare të kërkim-zbulimit 9 Punime minerare të shfrytëzimit 10 Makineri, pajisje të sipërfaqes dhe nëntokës 11 Investime për përpunimin e mineralit 12 Investime për rehabilitimin minerar 13 Investim për menaxhimin e mbetjeve ....etj... Totali i investimeve sipas fazave e viteve Periudha në vite e realizimit të investimit Vlera e garancisë financiare vjetore për realizimin e planit të investimit Shënim. Fazat të përcaktohen me vitet e jetëgjatësisë së lejes minerare b) Tabela e detajuar për zërat e investimeve për vitin e parë (e njëjta tabelë duhet të parashikohet për vitin e dytë dhe të tretë) Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi 1.a Studim 1.b Projektim 1.c Vlerësim 2.a Zyra, mjedise pune, pajisje orendi, 2.b Ambiente për punonjësit, banjë, gardërobë, fjetore, mensë 2.c Magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator 2.d Stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse 2.e Etj. 3.a Mjete transporti 3.b Makineri, sonda etj. 3.c Pajisje 3.d Etj. 4.a Hapje rrugësh 4.b Hapje sheshesh 5.a Punime sipërfaqësore 5.b Punime nëntokësore 5.c Etj. .... ........ .............. Etj. Investimi total c) Të dhëna për fuqinë punëtore Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë 1 Numri i personelit inxhiniero-teknik 2 Numri total i punonjësve 3 Pagesa e punonjësve 4 Pagesat për sigurimin e jetës 5 Pagesat për sigurimet shoqërore Totali i pagesave për punonjësit C. Pjesa grafike e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve metalore, jometalore, qymyret dhe bitumet, do të jenë sipas tabelës së mëposhtme: Nr. Emërtimi Shkalla Për shfrytëzimin me minierë 1 Harta topografike me zonën e kërkuar 1:25000 2 Harta topografike me zonën e kërkuar me dokumentimin e infrastrukturës së aktualizuar (e 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500 azhurnuar) 3 Harta gjeologo-topografike me punimet e kryera për kërkim-zbulimin e xeherorit (kanale, puse, 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500 galeri shpime) 4 Profilet gjatësore e tërthore gjeologo-topografike, sipas rrjetit të përcaktuar 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 5 Projeksioni vertikal me gjeometrizimin e trupit dhe/ose trupave apo zonës së mineralizuar 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 6 Profili gjeologo-topografik me zbulimin e shfrytëzimin në vite 1:1000 7 Prerja gjatësore, kategorizimi i rezervave gjeologjike 1:1000 8 Planimetria e përgjithshme e minierës me punimet e hapjes 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 9 Planimetria e çdo horizonti me punimet kryesore 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 10 Profilet kryesore me punimet e hapjes dhe përgatitje sipas horizonteve 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 11 Projeksioni vertikal me punimet e hapjes dhe përgatitjes sipas horizonteve 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 12 Harta topografike e sipërfaqes së minierës me rrugët, sistemimet, vendosjen e objekteve 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500 sipërfaqësore dhe sheshet e depozitimit të sterileve apo nënprodukteve, e projektuar 13 Planimetria e përgjithshme me rrugët e ajrimit dhe skema hapësinore e ajrimit 1:100, 1:200, ose skematike me parametra 14 Skema e furnizimit me ajër të ngjeshur 15 Skema e furnizimit me ujë për shpimin e lagur 16 Skema e largimit të ujërave 17 Skema e shpërndarjes së rrjetit të furnizimit me energji elektrike 18 Pasaporta e sistemit të shfrytëzimit, dhe pasaportat e shpim-plasjes e armatimit të punimeve minerare 19 Seksione të punimeve të hapjes dhe armatimi i tyre 1:25 20 Skema të ajrimit të punimeve të veçanta (sipas rastit) 21 Harta topografike e vendburimit me konturet e zonave të rrezikshme nga influenca e shfrytëzimit 1:1.000, 1:2.000 22 Skema e vendosjes së makinerive e pajisjeve nëntokë dhe sipërfaqe Objektet e përpunimit të mineralit 23 Impianti i përpunimit 1:25.000 24 Planimetria e përgjithshme e impiantit të përpunimit 1:500 25 Skema e vendosjes së makinerive dhe pajisjeve në objektin e përpunimit të xeherorit 1:50, 1:100, 1:200 26 Skema e trajtimit të produkteve, ujërave, pluhurit dhe mbetjeve 1:1.000, 1:2.000 27 Skema e rehabilitimit mjedisor 1:1.000, 1:2.000 28 Skema e monitorimit 1:1.000, 1:2.000 Për shfrytëzimin me karrierë 1 Harta topografike me zonën e kërkuar 1:25000 2 Harta topografike me zonën e kërkuar me dokumentimin e infrastrukturës së aktualizuar (e 1:5000 ose 1:2000, ose1:1000, ose 1:500 azhurnuar) 3 Harta gjeologo-topografike me punimet e kryera për kërkim-zbulimin e xeherorit (kanale, puse, 1:5000 ose1:2000 ose 1:1000, ose 1:500 galeri shpime) 4 Profilet gjatësore e tërthore gjeologo-topografike, sipas rrjetit të përcaktuar 1:1000 ose 1:2000 ose 1:500 5 Projeksioni vertikal me gjeometrizimin e trupit dhe/ose trupave apo zonës së mineralizuar 1:1000 ose 1:2000 ose 1:500 6 Profili gjeologo-topografik me zbulimin e shfrytëzimin në vite 1:1000 7 Prerja gjatësore, kategorizimi i rezervave gjeologjike 1:1000 8 Planimetria e përgjithshme e karrierës me punimet e hapjes 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 9 Planimetria e gjendjes përfundimtare të karrierës, punimet e projektuara, vendosjen e objekteve 1:1000 ose 1:500 sipërfaqësore dhe sheshet e depozitimit të mineralit, sterileve dhe nënprodukteve 10 Skema e furnizimit me ujë 11 Skema e largimit të ujërave 12 Skema e shpërndarjes së rrjetit të furnizimit me energji elektrike 13 Pasaporta e sistemit të shfrytëzimit, dhe pasaportat e shpim-plasjes në karrierë 14 Skemat e sheshit të punës 15 Harta topografike me kufijtë e zonës së rrezikshme nga punimet me L.P. në karrierë 1:1.000, 1:2.000 16 Harta topografike e vendburimit me konturet e zonave të rrezikshme nga influenca e shfrytëzimit 1:1.000, 1:2.000 17 Skema e vendosjes së makinerive e pajisjeve të shfrytëzimit Objektet e përpunimit të mineralit 18 Impianti i përpunimit 1:25.000 19 Planimetria e përgjithshme e impiantit të përpunimit 1:500 20 Skema e vendosjes së makinerive dhe pajisjeve në objektin e përpunimit të xeherorit 1:50, 1:100, 1:200 21 Skema e trajtimit të produkteve, ujërave, pluhurit dhe mbetjeve 1:1.000, 1:2.000 22 Skema e rehabilitimit mjedisor 1:1.000, 1:2.000 23 Skema e monitorimit 1:1.000, 1:2.000 ANEKSI 3 FORMA DHE PËRMBAJTJA PROJEKTIT TË ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË MINERARE PËR KËRKESAT PËR LEJE MINERARE TË KËRKIM-ZBULIMIT PËR GRUPIN E MINERALEVE NDËRTIMORE Përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit për zonën minerare nr ......................................................................... , publikuar në planin vjetor minerar të vitit .................................................................... A. Pjesa narrative e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim- zbulimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve ndërtimore do të ketë përmbajtjen e mëposhtme:
1. Konsiderata të përgjithshme a) Të dhëna mbi subjektin që ka aplikuar për marrje leje minerare: i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR: ....................................................... ii) Zona minerare me numër identifikues nr .................... , për të cilën kërkohet leja minerare e kërkim-zbulimit dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënie leje: ......................... iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR: .............................................. v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR: .................................. vi) Nr. i telefonit / faksit: ................................................. vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar: ....................... viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik: ........................................................... ix) Data e përfundimit të licencës profesionale së drejtuesit teknik: ......... / ... / ........ b) Një përshkrim të kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të kërkuesit që i vlejnë kërkuesit për realizimin e veprimtarisë së kërkim-zbulimit, duke përfshire edhe Curriculum Vitae të stafit të tij që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrim të eksperiencës së tij të mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka.
2. Baza ligjore mbi të cilën subjekti kërkon të hartohet projekti, si: a) Niveli i parashikuar i investimit, sipas kërkesave të përcaktuara për nivelet e investimit për sipërfaqe të zonës së lejuar. Niveli i parashikuar i investimit përputhet me fazat e zhvillimit të programit të punës për projektin konkret: Me fazë kërkimi e në vijim fazë zbulimi, apo vetëm me fazë zbulimi. Programi minimal i punës i propozuar për lejen e kërkim-zbulimit nuk duhet të jetë më i vogël në vlerë sesa produkti i sipërfaqes së kërkuar për leje me vlerën e caktuar monetare të shpenzohet për çdo kilometër katror të sipërfaqes, ky sipas tabelës të përcaktuar me aktet nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”; Niveli i parashikuar i programit minimal të punës përputhet me fazat e zhvillimit të programit të punës për projektin konkret: Me fazë kërkimi e në vijim fazë zbulimi, apo vetëm me fazë zbulimi. b) Formati përshkrues i zonës minerare që kërkohet për leje kërkim-zbulimi sipas përcaktimeve të akteve nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”; c) Pasqyrimi i dokumentacionit që vërteton burimin e të dhënave gjeologjike të përdorura për realizimin e projektit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit. d) Përcaktimi i vlerës së garancisë financiare për realizimin e programit minimal të punës, sipas fazave të zhvillimit të programit të punës në kërkim e zbulim apo direkt në zbulim.
3. Përshkrimi i shkurtër gjeografiko-ekonomik vendndodhja administrative dhe topografike e objektit a) Gjeografia e zonës, relievi, klima, bimësia; b) Hidrografia, hidrogjeologjia; c) Demografia, infrastruktura ekzistuese etj.; d) Ekonomia e zonës dhe aktivitetet kryesore.
4. Përshkrim i shkurtër i ndërtimit gjeologo-tektonik dhe për mineralet e dobishme të zonës së kërkuar dhe për vendburimet dhe objektet e njohura. Në mënyrën e propozuar të kërkim-zbulimit përcaktohen fazat e zhvillimit të programit të punës. Nëse programi i punës parashikon zbatimin e tij në dy faza: atë të kërkimit dhe në vijim atë të zbulimit apo direkt në fazën e zbulimit. Kur programi i punës parasheh realizimin e tij vetëm me fazën e zbulimit jepen vëllimet e punës të programuara me zërat, si më poshtë. Kur programi parasheh realizimin me dy faza: jepen të plota sipas zërave vëllimet e punës për fazën e parë. Me mbylljen e kësaj faze, varësisht nga rezultatet e saj dhe objektivat e subjektit zotërues të lejes, jepen vëllimet e punës sipas zërave për fazën e dytë: a) Llojet, stratigrafia dhe mosha e shkëmbinjve që marrin pjesë në ndërtimin e rajonit; b)Zhvillimi i tektonikave kryesore; c) Mineralet e dobishme të zonës nga të dhënat arkivore, përshkrim më të plotë për mineralin apo mineralet për të cilët kërkohet leja; d)Vendburimet dhe objektet e njohura; e) Vendburimet e shfrytëzuara apo në shfrytëzim; f) Rezervat e njohura sipas vendburimeve dhe objekteve, sasia dhe cilësia e tyre.
5. Mënyra e propozuar e kërkim-zbulimit të mineraleve a) Marshuta rikonjicioni (në km); b) Rilevime topografike (në km2); c) Rilevime gjeologjike (në km2); d) Punime gjeofizike; e) Punime minerare sipërfaqësore, si: pastrime, kanale (në m3); f) Punime minerare nëntokësore, si: galeri, puse (në ml); g) Punime shpimi (në ml).
6. Përshkrim i programit të kërkim-zbulimit të propozuar a) Studimet gjeologjike dhe punimet e projektuara në zonën e kërkuar për leje kërkim- zbulimi; b) Studime hidrogjeologjike; c) Studime teknologjike; d) Vlerësimi dhe rivlerësimi i rezervave minerare; e) Fazat e kryerjes së tyre sipas afateve (punime kërkimi, punime zbulimi), sipas llojeve të tyre (gjeologjike, gjeokimie, gjeofizike); f) Projektet teknike për secilin nga sheshet, vendburimet apo objektet ku do të realizohet kërkim-zbulimi, ku të jepen; g) Projektet teknike hartohen në përputhje me fazat e zhvillimit të programit të punës të përshkruar më lart. Në këto projekte duhet të jepen: i) Argumentimi i punimeve që projektohen; ii) Lloji dhe vëllimi i punimeve të projektohen; iii) Kostoja e tyre; iv) Afatet e programuara të realizimit të tyre; v) Ilustrimi grafik me harta, projeksione, profile etj., në shkallën e duhur për secilin shesh, vendburim, objekt dhe punim të projektuar në fazën e aplikimit për leje kërkim-zbulimi.
7. Përshkrim i infrastrukturës së nevojshme për realizimin e projektit të zhvillimit të veprimtarive minerare Programi minimal i punës të propozuar ndërtohet sipas fazave të zhvillimit të programit të punës së paraparë: në kërkim e pastaj në zbulim apo direkt në zbulim ku jepen: a) Rrugë automjetesh për realizimin e punimeve të kërkim-zbulimit; b) Sheshet e punimeve të kërkim-zbulimit; c) Ngritja e kantierit (zyra, pajisje, orendi dhe ambiente të tjera si: banjë, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator, stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse etj.).
8. Programi minimal i punës të kërkim-zbulimit të propozuar a) Operacionet e kërkim-zbulimit të programuara që minimalisht do të realizohen për t’u kryer në tërësi për lejen minerare dhe për secilin shesh, vendburim dhe objekt; b) Për punimet e programuara të jepet: i) vëllimi i tyre, ii) shpenzimet e programuara për secilin zë dhe në tërësi; c) Mbi bazën e kostove të operacioneve të kërkim-zbulimit të përcaktohet vlera financiare për realizimin e programit minimal të punës dhe përcaktimi i vlerës së garancisë financiare për realizimin e programit minimal të punës. 9. Të dhëna lidhur me punësimin dhe specializimin e shtetasve shqiptarë.
10. Të dhëna mbi identifikimin e ndikimeve në mjedis gjatë hapjes së punimeve minerare a) Dëmtimi i sipërfaqes së tokës, erozioni gjatë hapjes dhe kryerjes së punimeve dhe masat për dëmtime të sipërfaqes së tokës nga operacionet e gërmimit; b) Dëmtimi i florës, faunës dhe bimët e ujit dhe masat parandaluese e rehabilituese; c) Shkarkimet e ujërave, pluhurat gjatë procesit të punës, zhurmat, emetimi i gazrave nga pajisjet, mjetet motorike dhe makineritë dhe masat përkatëse; d) Masat për rigjenerimin e peizazhit; e) Ndikimi në infrastrukturën e zonës së objektit dhe masat përkatëse; f) Ndikimi në shëndetin e njerëzve që punojnë në objekt dhe në jetën e banorëve përreth, qarkullimin dhe transportin dhe masat përkatëse; g) Plani i monitorimit të mjedisit.
11. Përfundime dhe rekomandime B. Pjesa tabelore e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim- zbulimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve ndërtimore do të përbëhet nga tabelat e mëposhtme: Tabelat përmbledhëse dhe të detajuara të investimeve dhe grafiku i realizimit të tyre përputhen me fazat e zhvillimit të programit të punës për projektin konkret; përkatësisht me fazë kërkimi e në vijim fazë zbulimi, apo vetëm me fazë zbulimi. a) Tabela përmbledhëse e investimeve dhe grafiku i Nr. Investime Vlefta e plotë Viti I 000/lekë 1 Studim, projektim, vlerësim 2 Ngritje kantieri 3 Makineri, pajisje 4 Hapje rrugësh dhe sheshesh 5 Investime (punime sipërfaqësore dhe nëntokësore, shpime) 6 Testime kimike dhe teknologjike 7 Investime për rigjenerim mjedisi Totali i investimeve b) Tabela e detajuar për zërat e investimeve Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi 1.a Studim 1.b Projektim 1.c Vlerësim 2.a Zyra, mjedise pune, pajisje orendi 2.b Ambiente për punonjësit, banjë, gardërobë, fjetore, mensë 2.c Magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator 2.d Stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse 2.e Etj. 3.a Mjete transporti 3.b Makineri, sonda etj. 3.c Pajisje 3.d Etj. 4.a Hapje rrugësh 4.b Hapje sheshesh 5.a Punime sipërfaqësore 5.b Punime nëntokësore 5.c Shpime 5.d Etj. 6.a Analiza kimike 6.b Analiza teknologjike 6.c Analiza të tjera 6.d Etj. 7.a Mbyllja e punimeve të zbulimit 7.b Menaxhim i mbetjeve 7.c Rehabilitim mjedisi Investimi total c) Të dhëna për fuqinë punëtore Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë 1 Numri i personelit inxhiniero-teknik 2 Numri total i punonjësve 3 Pagesa e punonjësve 4 Pagesat për sigurimin e jetës 5 Pagesat për sigurimet shoqërore Totali i pagesave për punonjësit d) Tabela përmbledhëse e programit minimal të punës Tabelat përmbledhëse të programit minimal të punës përputhen me fazat e zhvillimit të programit të punës për projektin konkret; përkatësisht me fazë kërkimi e në vijim fazë zbulimi, apo vetëm me fazë zbulimi. Nr. Emërtimi Tremujori I Njësia Sasi Lekë 1 Marshuta rikonjicioni km 2 Rilevim gjeologo-topografik km2 3 Punime gjeofizike km 4 Punime shpimi m 5 ........................... .... 6 Etj ............. ...... Vlera totale e programit minimal të punës Vlera e garancisë financiare për realizimin e programit minimal të punës C. Pjesa grafike e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim- zbulimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve ndërtimore do të jetë sipas tabelës së mëposhtme: Nr. Emërtimi 1 Harta topografike me zonën e kërkuar dhe koordinatat përkatëse 2 Harta topografike me zonën e kërkuar me dokumentimin e infrastrukturës që do të ngrihet për realizimin e projektit 3 Harta gjeologjike me punimet që do të kryhen për kërkim-zbulimin e xeherorit (marshuta, kanale, puse, galeri, shpime, punim 4 Profilet gjatësore e tërthore gjeologo-topografike, sipas rrjetit të përcaktuar me punimet e projektuara të kërkim-zbulimi 5 Projeksioni vertikal ose horizontal me gjeometrizimin e trupave xeheror të pritshëm ANEKSI 4 FORMA DHE PËRMBAJTJA PROJEKTIT TË ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË MINERARE PËR KËRKESAT PËR LEJE MINERARE TË SHFRYTËZIMIT ME KARRIERË PËR GRUPIN E MINERALEVE NDËRTIMORE Përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit me karrierë për zonën minerare nr ................................................................... , publikuar në planin vjetor minerar të vitit .................................................................... A. Pjesa narrative e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimore do të ketë përmbajtjen e mëposhtme:
1. Konsiderata të përgjithshme a) Të dhëna mbi subjektin që ka aplikuar për marrje leje minerare: i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR: ....................................................... ii) Zona minerare me numër identifikues nr .................... , për të cilën kërkohet leja minerare e shfrytëzimit dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënia e lejes: ................. iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR: ......................................... v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR: .................................. vi) Nr. i telefonit / faksit: ................................................. vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar: ........................... viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik: ........................................................... ix) Data e përfundimit të licencës profesionale së drejtuesit teknik: ......... / ... / ........ b) Një përshkrim të kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të kërkuesit që i vlejnë kërkuesit për realizimin e veprimtarisë së shfrytëzimit, duke përfshirë edhe Curriculum Vitae të stafit të tij që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrim të eksperiencës së tij të mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka.
2. Baza ligjore mbi të cilën subjekti kërkon të hartohet projekti, si: a) Niveli i parashikuar i investimit, sipas kërkesave të përcaktuara për nivelet e investimit për sipërfaqe të zonës së lejuar. Programi investimit i propozuar për lejen e shfrytëzimit nuk duhet të jetë më i vogël në vlerë sesa produkti i sipërfaqes së kërkuar për leje me vlerën e caktuar monetare, që shpenzohet për çdo kilometër katror të sipërfaqes, ky sipas tabelës të përcaktuar me aktet nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”. b) Formati përshkrues i zonës minerare që kërkohet për leje shfrytëzimi sipas përcaktimeve të akteve nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”; c) Pasqyrimi i dokumentacionit që vërteton burimin e të dhënave gjeologo-minerare të përdorura për realizimin e projektit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit. d) Përcaktimi i vlerës së garancisë financiare vjetore për realizimin e programit të investimit.
3. Përshkrimi i shkurtër gjeografiko-ekonomik, vendndodhja administrative dhe topografike e objektit a) Gjeografia e zonës, relievi, klima, bimësia; b) Rilevimi i zonës që kërkohet me koordinatat përkatëse në plan, ndërtesat ekzistuese ose ndonjë objekt tjetër brenda zonës; c) Hidrografia, hidrogjeologjia; d) Demografia, infrastruktura ekzistuese etj. e) Ekonomia e zonës dhe aktivitetet kryesore. 4. Përshkrim i ndërtimit gjeologo-tektonik dhe për mineralet e dobishme të zonës së kërkuar dhe për vendburimet dhe objektet e njohura 1. Llojet, stratigrafia dhe mosha e shkëmbinjve që marrin pjesë në ndërtimin e rajonit dhe vendburimit. 2. Zhvillimi i tektonikave kryesore, tektonika e vendburimit. 3. Kushtet hidrogjeologjike dhe rrjeti hidrografik i rajonit. 4. Kushtet hidrografike dhe hidrogjeologjike të vendburimit.
5. Rezervat e njohura sipas vendburimeve dhe objekteve, sasia dhe cilësia e tyre.
6. Vendndodhja e vendburimit dhe elementet topografike të saj.
7. Vendosja e trupit xeheror, shkëmbinjtë e tavanit dhe dyshemesë, elementet gjeometrike të vendosjes në hapësire të trupit dhe/ ose trupave xeherorë, trashësia dhe lloji i mbulesës.
8. Vetitë fiziko-mekanike të shkëmbinjve, dhe të xeherorit të dobishëm.
9. Punimet e kryera (rilevime, kanale, puse, galeri, shpime, metoda gjeofizike etj., që kanë shërbyer për zbulimin e vendburimit, metoda e llogaritjes së rezervave dhe tabela e llogaritjes së rezervave.
10. Të dhëna të shkurtra mbi mineralet që ndodhen në rajon, shoqëruar me hartën gjeologjike të saj në shkallë (1:10 000 – 1:50 000), historiku i studimeve dhe punimeve të kryera, rezultatet e tyre.
11. Përbërja mineralogjike e trupit xeheror.
5. Mënyra e propozuar e shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të mineraleve a) Përshkrim i sistemit të shfrytëzimit që do të aplikohet; b) Përshkrim i proceseve të seleksionimit, thyerjes, fraksionimit, pasurimit apo metodave të tjera që do të përdoren për përpunimin e mineralit dhe realizimin e produkteve të parashikuara, sipas granulometrisë së tyre dhe skemat përkatëse teknologjike dhe treguesit.
6. Përshkrim i programit të shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të mineraleve të propozuara Miniera-Shfrytëzimi 6.1 Rezervat që merren parasysh në projektim, ndarë sipas horizonteve dhe profileve, shoqëruar me tabelën përkatëse 6.2 Kushtet tekniko-minerare të vendburimit Parametrat e trupit, trupave ose zonës së mineralizuar: a) Shtrirja m; b) Trashësia m; c) Zhytja m (nga kuota + deri në kuotën +); d) Këndi i zhytjes gradë; e) Kondicioni; 6.3 Hapja e karrierës: a) Variantet e hapjes së vendburimit: i) Për vendburime të reja; ii) Për rihapje të karrierës ekzistuese ose zonave të veçanta të tyre, përshkrimi i gjendjes teknike e punimeve ekzistuese. 6.4 Studimi dhe përshkrimi i varianteve të hapjes, në varësi të punimeve të hapjes dhe përgatitjes së karrierës bllokut ose zonës, punimeve ekzistuese dhe gjendjes teknike të tyre, për hapjen e karrierës, ose rihapjen e zonës (objektit), si më poshtë: a) Variantet e hapjes me shfrytëzimin e punimeve ekzistuese; b) Variantet e hapjes me punime të reja; c) Krahasimi tekniko-ekonomik dhe zgjedhja e variantit më të përshtatshëm. 6.5 Kapaciteti prodhues dhe jeta e karrierës: a) Përcaktimi i kapacitetit prodhues; b) Përcaktimi i jetës së karrierës. 6.6 Punimet kryesore të hapjes: a) Përshkrimi i punimeve kryesore të hapjes. 6.7 Përcaktimi i lartësisë së shkallës: a) Ndarja e karrierës në shkallë, numri dhe kuota e tyre respektive; b) Konditat tekniko-minerare të shfrytëzimit; c) Grafiku i zhvillimit të punimeve të shtrihet në aq vite sa vazhdon kryerja e punimeve; d) Grafiku i prodhimit, të shtrihet në aq vite sa vazhdon prodhimi i karrierës. 6.8 Depozitimi i sterilit dhe mineralit: a) Përcaktimi i vendit të depozitimit të mineralit. Llogaritja e kapacitetit depozitues; b) Përcaktimi i sheshit të depozitimit të sterilit. Llogaritja e kapacitetit depozitues. 6.9 Mekanizimi i proceseve të punës: a) Procesi i shfrytëzimit; b) Procesi i ngarkimit. Llogaritja e kapacitetit dhe zgjedhja e tipit të mekanizmit ngarkues; c) Transporti i brendshëm. Llogaritja e kapacitetit dhe zgjedhja e tipit të mjeteve transportuese; d) Skema e transportit të përgjithshëm. Llogaritja e kapacitetit dhe zgjedhja e tipit të mjeteve transportuese të përgjithshme; e) Pasqyra përmbledhëse e pajisjeve dhe mekanizmave që do të përdoren në karrierë për procesin e shfrytëzimit, si më poshtë. 6.10 Largimi i ujërave: a) Përcaktimi i sasisë së ujit dhe mënyrës së largimit të tij. 6.11 Organizimi dhe fuqia punëtore dhe paga mesatare. 6.12 Sigurimi teknik. 6.13 Furnizimi me energji elektrike: a) Përcaktimi i skemës së furnizimit me energji elektrike; b) Përcaktimi i ngarkesës elektrike; c) Zgjedhja e fuqisë së transformatorit; d) Llogaritja e linjave të furnizimit me energji elektrike; e) Ngarkesat elektrike për konsumatorët për periudhën e hapjes përgatitjes dhe shfrytëzimit të karrierës. 6.14 Makineritë dhe pajisjet e karrierës: a) Baza mekanike e riparimit dhe mirëmbajtjes; b) Lista e përgjithshme e makinerive e pajisjeve energo-mekanike dhe preventivi përkatës. 6.15 Përshkrimi i objekteve ndihmëse: a) Rrugët automobilistike për hapjen dhe shfrytëzimin e objektit; b) Sistemime për sheshet e ndërtimit të objekteve sipërfaqësore; c) Zyra dhe ambiente të tjera; d) Banjë gardërobë; e) Fjetore; f) Mensë; g) Magazinë materialesh; h) Ofiçina dhe garazhi i automjeteve; i) Depoja e lëndës plasëse (në sipërfaqe ose nëntokë); j) Furnizimi me ujë; k) Kabina elektrike dhe furnizimi me energji elektrike.
7. Objektet përpunuese, përpunimi i mineralit 7.1 Marrja dhe përpunimi i kampionit: a) Përcaktimi i numrit të mostrave; b) Përcaktimi i masës së një mostre; c) Përcaktimi i tipave të analizimit të kampionit. 7.2 Studimi mineralogjik i xeherorit: a) Përbërja teksturore; b) Përcaktimi i shkallës së thyeshmërisë dhe indekseve të bluarjes. 7.3 Analizat laboratorike për përcaktimet e vetive fizike, kimike etj., në varësi të metodës që do të përdoret për trajtimin e xeherorit. 7.4 Përcaktimi i skemës/skemave teknologjike të trajtimit të xeherorit dhe zgjedhja e skemës optimale. 7.5 Përcaktimi i skemës së pajisjeve. 7.6 Projekti përkatës me përllogaritjet e pajisjeve, sasisë së ujit etj. 7.7 Treguesit përfundimtar të trajtimit të xeherorit. Produktet Pesha % Cilësia e produktit (%) Rikuperimi (%) Hyrje 100.00 ------ 100.00 Koncentrat Steril 7.8 Tabela përmbledhëse e investimeve. 7.9 Analiza ekonomike: a) Investimet e parashikuara; b) Grafiku i kryerjes së investimeve; c) Prodhimi dhe llojet e produkteve; d) Llogaritja e detajuar e kostos së punimeve minerare dhe prodhimit deri në produktin e shitshëm; e) Analiza e çmimeve të produkteve; f) Analiza e burimeve të financimit; g) Përllogaritja e efektivitetit të investimit, përcaktimi i NPV-së, me anë të metodës së CashFlow.
8. Përshkrim i infrastrukturës së nevojshme për realizimin e projektit të veprimtarive minerare a) Rrugë automjetesh për realizimin e punimeve të shfrytëzimit dhe përpunimit të mineralit; b) Sheshet e punimeve të shfrytëzimit, impianteve të thyerje-fraksionimit apo impianteve të tjera dhe depozitimit të mbetjeve; c) Ngritja e kantierit (zyra, pajisje, orendi dhe ambiente të tjera si: banjë, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator, stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse etj.).
9. Përcaktimi i vlerës së investimit a) Për punimet e programuara të jepet: i) vëllimi i tyre; ii) shpenzimet e programuara për secilin zë dhe në tërësi. b) Mbi bazën e kostove të operacioneve të shfrytëzimit dhe përpunimit për programin e investimit të bëhet vlerësimi i investimit total dhe përcaktimi i vlerës së garancisë financiare vjetore për realizimin e programit të investimit.
10. Të dhëna lidhur me punësimin dhe specializimin e shtetasve shqiptarë
11. Të dhëna mbi identifikimin e ndikimeve në mjedis gjatë hapjes së punimeve minerare a) Dëmtimi i sipërfaqes së tokës, erozioni gjatë hapjes dhe kryerjes së punimeve dhe masat për dëmtime të sipërfaqes së tokës nga operacionet e gërmimit; b)Dëmtimi i florës, faunës dhe bimët e ujit dhe masat parandaluese e rehabilituese; c) Shkarkimet e ujërave, pluhurat gjatë procesit të punës, zhurmat, emetimi i gazrave nga pajisjet, mjeteve motorike dhe makineritë, ndikimi në mjedis i produkteve të lëndëve plasëse dhe masat përkatëse; d)Prodhimi i mbeturinave dhe depozitimi i materialeve që krijohen gjatë hapjes dhe shfrytëzimit të objektit; e) Masat për rigjenerimin e peizazhit; f) Ndikimi në infrastrukturën e zonës së objektit dhe masat përkatëse; g)Ndikim në shëndetin e njerëzve që punojnë në objekt dhe në jetën e banorëve përreth, qarkullimin dhe transportin dhe masat përkatëse; h)Plani i monitorimit të mjedisit.
12. Përfundime dhe rekomandime B. Pjesa tabelore e projektit të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimore do të përbëhet nga tabelat e mëposhtme: a) Tabela përmbledhëse e investimeve dhe grafiku i kryerjes Nr. Emërtimi i investimeve Lekë Fazat I II III 1 Studim, projektim, vlerësim 2 Rrugë etj. 3 Sheshe pune etj. 4 Ndërtim montime etj. 5 Objekte sipërfaqësore, zyra, ambiente punonjësish, pajisje, orendi 6 Punime minerare, përgatitje e shkallëve të karrierës etj. 7 Punime minerare kapitale 8 Punime minerare të kërkim-zbulimit 9 Punime minerare të shfrytëzimit 10 Makineri pajisje 11 Investime për përpunimin e mineralit 12 Investime për rehabilitimin minerar 13 Investim për menaxhimin e mbetjeve ....etj... Total i investimeve sipas fazave e viteve Periudha në vite e realizimit të investimit Vlera e garancisë financiare vjetore për realizimin e planit të investimit Shënim. Fazat të përcaktohen me vitet e jetëgjatësisë së lejes minerare. b) Tabela e detajuar për zërat e investimeve për vitin e parë (e njëjta tabelë duhet të parashikohet për vitin e dytë dhe të tretë) Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi 1.a Studim 1.b Projektim 1.c Vlerësim 2.a Zyra, mjedise pune, pajisje orendi 2.b Ambiente për punonjësit, banjë, gardërobë, fjetore, mensë 2.c Magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator 2.d Stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse 2.e Etj. 3.a Mjete transporti 3.b Makineri, sonda etj. 3.c Pajisje 3.d Etj. 4.a Hapje rrugësh 4.b Hapje sheshesh 5.a Punime në karrierë 5.b Etj. .... ........ ............. Etj. Investimi total c) Të dhëna për fuqinë punëtore Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë 1 Numri i personelit inxhiniero-teknik 2 Numri total i punonjësve 3 Pagesa e punonjësve 4 Pagesat për sigurimin e jetës 5 Pagesat për sigurimet shoqërore Totali i pagesave për punonjësit C. Pjesa grafike e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimore do të jetë sipas tabelës së mëposhtme: Nr. Emërtimi Shkalla Për shfrytëzimin me karrierë 1 Harta topografike me zonën e kërkuar 1:25000 2 Harta topografike me zonën e kërkuar me dokumentimin e infrastrukturës së aktualizuar (e 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500 azhurnuar) 3 Harta gjeologo-topografike me punimet e kryera për kërkim-zbulimin e xeherorit (kanale, puse, 1:5000 ose1:2000 ose 1:1000, ose 1:500 galeri shpime) 4 Profilet gjatësore e tërthore gjeologo-topografike, sipas rrjetit të përcaktuar 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 5 Projeksioni vertikal me gjeometrizimin e trupit dhe/ose trupave apo zonës së mineralizuar 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 6 Profili gjeologo-topografik me zbulimin e shfrytëzimin në vite 1:1000 7 Prerja gjatësore, kategorizimi i rezervave gjeologjike 1:1000 8 Planimetria e përgjithshme e karrierës me punimet e hapjes 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 9 Planimetria e gjendjes përfundimtare të karrierës, punimet e projektuara, vendosjen e objekteve 1:1000 ose 1:500 sipërfaqësore dhe sheshet e depozitimit të mineralit sterileve dhe nënprodukteve 10 Skema e furnizimit me ujë 11 Skema e largimit të ujërave 12 Skema e shpërndarjes së rrjetit të furnizimit me energji elektrike 13 Pasaporta e sistemit të shfrytëzimit, dhe pasaportat e shpim-plasjes në karrierë 14 Skemat e sheshit të punës 15 Harta topografike me kufijtë e zonës së rrezikshme nga punimet me L.P. në karrierë 1:1.000, 1:2.000 16 Harta topografike e vendburimit me konturet e zonave të rrezikshme nga influenca e shfrytëzimit 1:1.000, 1:2.000 17 Skema e vendosjes së makinerive e pajisjeve të shfrytëzimit Objektet e përpunimit të mineralit 18 Impianti i përpunimit 1:25.000 19 Planimetria e përgjithshme e impiantit të përpunimit 1:500 20 Skema e vendosjes së makinerive dhe pajisjeve në objektin e përpunimit të xeherorit 1:50, 1:100, 1:200 21 Skema e trajtimit të produkteve, ujërave, pluhurit dhe mbetjeve 1:1.000, 1:2.000 22 Skema e rehabilitimit mjedisor 1:1.000, 1:2.000 23 Skema e monitorimit 1:1.000, 1:2.000 ANEKSI 5 FORMA DHE PËRMBAJTJA PROJEKTIT TË ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË MINERARE TË KËRKIM-ZBULIM-SHFRYTËZIMIT PËR KËRKESAT PËR LEJE MINERARE TË KËRKIM-ZBULIM-SHFRYTËZIMIT, PËR GRUPIN E MINERALEVE TË ÇMUARA DHE GJYSMË TË ÇMUARA Përmbajtja e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulim- shfrytëzimit për zonën minerare nr ........................................................... , publikuar në planin vjetor minerar të vitit ..................................................................... A. Pjesa narrative e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulim- shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulim–shfrytëzimit për grupin e mineraleve të çmuara dhe gjysmë të çmuara do të ketë përmbajtjen e mëposhtme:
1. Konsiderata të përgjithshme a) Të dhëna mbi subjektin që ka aplikuar për marrje leje minerare: i) Emri i subjektit sipas regjistrimit në QKR: ......................................................... ii) Zona minerare me numër identifikues nr ...................... , për të cilën kërkohet leja minerare e kërkim-zbulim-shfrytëzimit dhe që përfshihet në planin vjetor minerar të miratuar për vitin ............................................................................... iii) Lloji i mineralit/mineraleve për të cilin kërkohet dhënia e lejes: ................... iv) Emri dhe mbiemri i administratorit të subjektit aplikues për leje minerare sipas regjistrimit në QKR: ................................................ v) Adresa e selisë së subjektit sipas regjistrimit në QKR: .................................... vi) Nr. i telefonit / faksit: .................................................. vii) Emërtimi i njësisë vendore/njësive vendore ku përfshihet zona e kërkuar: ......................... viii) Emri dhe mbiemri i drejtuesit teknik: ............................................................ ix) Data e përfundimit të licencës profesionale së drejtuesit teknik: ........... / ... / ....... b) Një përshkrim të kapaciteteve teknike, profesionale dhe menaxheriale të kërkuesit që i vlejnë kërkuesit për realizimin e veprimtarisë së kërkim-zbulim-shfrytëzimit, duke përfshire edhe Curriculum Vitae të stafit të tij që do të punojë për këtë veprimtari, si dhe përshkrim të eksperiencës së tij të mëparshme në fushën e industrisë minerare, nëse ka.
2. Baza ligjore mbi të cilën subjekti kërkon të hartohet projekti, si: a) Niveli i parashikuar i investimit, sipas kërkesave të përcaktuara për nivelet e investimit për sipërfaqe të zonës së lejuar. Programi investimit i propozuar për lejen e shfrytëzimit nuk duhet të jetë më i vogël në vlerë sesa produkti i sipërfaqes së kërkuar për leje me vlerën e caktuar monetare të shpenzohet për çdo kilometër katror të sipërfaqes, ky sipas tabelës të përcaktuar me aktet nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”. b) Formati përshkrues i zonës minerare që kërkohet për leje kërkim-zbulim- shfrytëzimi sipas përcaktimeve të akteve nënligjore të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”. c) Pasqyrimi i dokumentacionit që vërteton burimin e të dhënave gjeologo-minerare të përdorura për realizimin e projektit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulimit. d) Përcaktimi i vlerës së garancisë financiare vjetore për realizimin e programit të investimit. e) Për rastet e përdorimit të skemave të përpunimit me lishivim apo trajtimit kimik, biologjik etj., të xeherorit duhet të respektohen të gjitha kërkesat e planit të depozitimit të mbetjeve minerare dhe planit të mbrojtjes nga aksidentet sipas përcaktimeve të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” dhe shkarkimeve të përcaktuara në legjislacionin mjedisor.
3. Përshkrimi i shkurtër gjeografiko-ekonomik, vendndodhja administrative dhe topografike e objektit a) Gjeografia e zonës, relievi, klima, bimësia; b) Rilevimi të zonës që kërkohet me koordinatat përkatëse në plan, ndërtesat ekzistuese ose ndonjë objekt tjetër brenda zonës; c) Hidrografia, hidrogjeologjia; d) Demografia, infrastruktura ekzistuese etj.; e) Ekonomia e zonës dhe aktivitetet kryesore.
4. Përshkrim i ndërtimit gjeologo-tektonik dhe për mineralet e dobishme të zonës së kërkuar dhe për vendburimet dhe objektet e njohura
1. Llojet, stratigrafia dhe mosha e shkëmbinjve që marrin pjesë në ndërtimin e rajonit dhe vendburimit.
2. Zhvillimi i tektonikave kryesore, tektonika e vendburimit.
3. Kushtet hidrogjeologjike dhe rrjeti hidrografik i rajonit.
4. Kushtet hidrografike dhe hidrogjeologjike të vendburimit.
5. Vendburimet dhe objektet e njohura.
6. Vendburimet e shfrytëzuara apo në shfrytëzim.
7. Rezervat e njohura sipas vendburimeve dhe objekteve, sasia dhe cilësia e tyre.
8. Mbi morfologjinë dhe përbërjen e xeherorit dhe/ose xeherorëve të dobishëm. Të dhëna të shkurtra mbi llojin e mineralit.
9. Vendndodhja e vendburimit dhe elementet topografike të saj.
10. Vendosja e trupit xeheror, shkëmbinjtë e tavanit dhe dyshemesë.
11. Elementet gjeometrike të vendosjes në hapësire të trupit dhe/ ose trupave xeherorë.
12. Lloji i kontaktit me shkëmbinjtë rrethues.
13. Trashësia dhe lloji i mbulesës dhe elementet gjeometrike të tyre.
14. Vetitë fiziko-mekanike të shkëmbinjve.
15. Vetitë fiziko-mekanike të xeherorit të dobishëm.
16. Punimet e kryera (rilevime, kanale, puse, galeri, shpime, metoda gjeofizike etj., që kanë shërbyer për zbulimin e vendburimit, metoda e llogaritjes së rezervave dhe tabela e llogaritjes së rezervave.
17. Të dhëna mbi mineralizimin.
18. Të dhëna të shkurtra mbi mineralet që ndodhen në rajon, shoqëruar me hartën gjeologjike të saj në shkallë (1:10 000 – 1:50 000), historiku i studimeve dhe punimeve të kryera, rezultatet e tyre.
19. Mineralet e dobishme të zonës nga të dhënat arkivore, përshkrim më të plotë për mineralin apo mineralet për të cilët kërkohet leja.
20. Përbërja mineralogjike e trupit xeheror.
21. Përmbajtja e elementeve të dobishëm.
5. Mënyra e propozuar e shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të mineraleve a) Përshkrim i sistemit të shfrytëzimit që do të aplikohet. b) Përshkrim i proceseve të seleksionimit, thyerjes, fraksionimit, pasurimit apo metodave të tjera që do të përdoren për përpunimin e mineralit dhe realizimin e produkteve të parashikuara, me skemat përkatëse teknologjike dhe treguesit.
6. Përshkrim i programit të shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të mineraleve të propozuara Miniera-Shfrytëzimi 6.1 Rezervat që merren parasysh në projektim, ndarë sipas horizonteve dhe profileve, shoqëruar me tabelën përkatëse 6.2 Kushtet tekniko-minerare të vendburimit Parametrat e trupit, trupave ose zonës së mineralizuar: a) Shtrirja m; b) Trashësia m; c) Zhytja m (nga kuota + deri në kuotën +); d) Këndi i zhytjes gradë; e) Kondicioni; f) Sasia e ujërave nëntokësore m3/min ose l/sek. 6.3 Në rastet kur kemi të bëjmë me një shfrytëzim nëntokësor të vendburimit:
1. Hapja e minierës;
2. Studimi dhe përshkrimi i varianteve të hapjes;
3. Kapaciteti prodhues dhe jeta e minierës;
4. Punimet kryesore të hapjes;
5. Përcaktimi i lartësisë së katit;
6. Grafiku i zhvillimit të punimeve jepet në tabelën e mëposhtme;
7. Grafiku i prodhimit, paraqitur si në tabelën e mëposhtme;
8. Depozitimi i sterilit dhe mineralit;
9. Mekanizimi i proceseve të punës në nëntokë;
10. Ajrimi i minierës;
11. Furnizimi me ajër të ngjeshur;
12. Shpimi i lagur në minierë;
13. Largimi i ujërave nga miniera;
14. Organizimi dhe fuqia punëtore dhe paga mesatare;
15. Sigurimi teknik;
16. Furnizimi me energji elektrike;
17. Makineritë dhe pajisjet e minierës;
18. Përshkrimi i objekteve sipërfaqësore dhe të nëntokës;
19. Objektet përpunuese, përpunimi i mineralit;
20. Përcaktimi i skemës/skemave teknologjike të trajtimit të xeherorit dhe zgjedhja e skemës optimale;
21. Përcaktimi i skemës së pajisjeve;
22. Projekti përkatës me përllogaritjet e pajisjeve, sasive të pulpave, koncentrimit të së ngurtës, sasisë së ujit etj.;
23. Treguesit përfundimtarë të trajtimit të xeherorit;
24. Tabela përmbledhëse e investimeve;
25. Analiza ekonomike; do të përshkruhen si në përcaktimet e aneksit 2 të këtij urdhri. 6.4 Në rastet kur kemi të bëjmë me një shfrytëzim sipërfaqësor të vendburimit elementet e pikes 6.3 të këtij aneksi do të përshkruhen sipas aneksit 4 të këtij urdhri.
7. Përshkrim i infrastrukturës së nevojshme për realizimin e projektit të veprimtarive minerare a) Rrugë automjetesh për realizimin e punimeve të shfrytëzimit dhe përpunimit të mineralit; b) Sheshet e punimeve të shfrytëzimit, fabrikave të përpunimit të mineralit dhe depozitimit të mbetjeve; c) Ngritja e kantierit (zyra, pajisje orendi dhe ambiente të tjera, si: banjë, gardërobë, fjetore, mensë, magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator, stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse etj.).
8. Përcaktimi i vlerës së investimit a) Për punimet e programuara të jepet: i) vëllimi i tyre; ii) shpenzimet e programuara për secilin zë dhe në tërësi. b) Mbi bazën e kostove të operacioneve të kërkim-zbulim-shfrytëzimit dhe përpunimit për programin e investimit të bëhet vlerësimi i investimit total dhe përcaktimi i vlerës së garancisë financiare vjetore për realizimin e programit të investimit.
9. Të dhëna lidhur me punësimin dhe specializimin e shtetasve shqiptarë
10. Të dhëna mbi identifikimin e ndikimeve në mjedis gjatë hapjes së punimeve minerare a) Dëmtimi i sipërfaqes së tokës, erozioni gjatë hapjes dhe kryerjes së punimeve dhe masat për dëmtime të sipërfaqes së tokës nga operacionet e gërmimit; b) Dëmtimi i florës, faunës dhe bimët e ujit dhe masat parandaluese e rehabilituese; c) Shkarkimet e ujërave, pluhurat gjatë procesit të punës, zhurmat, emetimi i gazrave nga pajisjet, mjeteve motorike dhe makineritë, ndikimi në mjedis i produkteve të lëndëve plasëse dhe masat përkatëse; d) Prodhimi i mbeturinave dhe depozitimi i materialeve që krijohen gjatë hapjes dhe shfrytëzimit të objektit; e) Masat për rigjenerimin e peizazhit; f) Ndikimi në infrastrukturën e zonës së objektit dhe masat përkatëse; g) Ndikim në shëndetin e njerëzve që punojnë në objekt dhe në jetën e banorëve përreth, qarkullimin dhe transportin dhe masat përkatëse; h) Plani i monitorimit të mjedisit.
11. Përfundime dhe rekomandime B. Pjesa tabelore e projektit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulim-shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të çmuara dhe gjysmë të çmuara do të përbëhet nga tabelat e mëposhtme: a) Tabela përmbledhëse e investimeve dhe grafiku i kryerjes Nr. Emërtimi i investimeve Lekë Fazat I II III 1 Studim, projektim, vlerësim 2 Rrugë etj 3 Sheshe pune etj. 4 Ndërtim montime etj. 5 Objekte sipërfaqësore, zyra, ambiente punonjësish, pajisje, orendi 6 Puse, anekse 7 Punime minerare kapitale 8 Punime minerare të kërkim-zbulimit 9 Punime minerare të shfrytëzimit 10 Makineri, pajisje të sipërfaqes dhe nëntokës 11 Investime për përpunimin e mineralit 12 Investime për rehabilitimin minerar 13 Investim për menaxhimin e mbetjeve ....etj... Total i investimeve sipas fazave e viteve Periudha në vite e realizimit të investimit Vlera e garancisë financiare vjetore për realizimin e planit të investimit Shënim. Fazat të përcaktohen me vitet e jetëgjatësisë së lejes minerare. b) Tabela e detajuar për zërat e investimeve për vitin e parë (e njëjta tabelë duhet të parashikohet për vitin e dytë dhe të tretë) Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi 1.a Studim 1.b Projektim 1.c Vlerësim 2.a Zyra, mjedise pune, pajisje orendi 2.b Ambiente për punonjësit, banjë, gardërobë, fjetore, mensë 2.c Magazinë materialesh, kabina elektrike, gjenerator 2.d Stacion pompimi, depoja e lëndës plasëse 2.e Etj. 3.a Mjete transporti 3.b Makineri, sonda etj. 3.c Pajisje 3.d Etj. 4.a Hapje rrugësh 4.b Hapje sheshesh 5.a Punime sipërfaqësore 5.b Punime nëntokësore 5.c Etj. .... ........ ............. Etj. Investimi total c) Të dhëna për fuqinë punëtore Nr. Emërtimi Tremujori I Tremujori II Tremujori III Tremujori IV Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë Sasi Lekë 1 Numri i personelit inxhiniero-teknik 2 Numri total i punonjësve 3 Pagesa e punonjësve 4 Pagesat për sigurimin e jetës 5 Pagesat për sigurimet shoqërore Totali i pagesave për punonjësit C. Pjesa grafike e projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare të kërkim-zbulim- shfrytëzimit për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulim-shfrytëzimit për grupin e mineraleve të çmuara dhe gjysmë të çmuara do të jetë sipas tabelës së mëposhtme: Nr Emërtimi Shkalla Për shfrytëzimin me minierë 1 Harta topografike me zonën e kërkuar 1:25000 2 Harta topografike me zonën e kërkuar me dokumentimin e infrastrukturës së aktualizuar (e 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500 azhurnuar) 3 Harta gjeologo-topografike me punimet e kryera për kërkim-zbulimin e xeherorit (kanale, puse, 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500 galeri shpime) 4 Profilet gjatësore e tërthore gjeologo-topografike, sipas rrjetit të përcaktuar 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 5 Projeksioni vertikal me gjeometrizimin e trupit dhe/ose trupave apo zonës së mineralizuar 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 6 Profili gjeologo-topografik me zbulimin e shfrytëzimin në vite 1:1000 7 Prerja gjatësore, kategorizimi i rezervave gjeologjike 1:1000 8 Planimetria e përgjithshme e minierës me punimet e hapjes 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 9 Planimetria e çdo horizonti me punimet kryesore 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 10 Profilet kryesore me punimet e hapjes dhe përgatitje sipas horizonteve 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 11 Projeksioni vertikal me punimet e hapjes dhe përgatitjes sipas horizonteve 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 12 Harta topografike e sipërfaqes së minierës me rrugët, sistemimet, vendosjen e objekteve 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500 sipërfaqësore dhe sheshet e depozitimit të sterileve apo nënprodukteve, e projektuar 13 Planimetria e përgjithshme me rrugët e ajrimit dhe skema hapësinore e ajrimit 1:100, 1:200, ose skematike me parametra 14 Skema e furnizimit me ajër të ngjeshur 15 Skema e furnizimit me ujë për shpimin e lagur 16 Skema e largimit të ujërave 17 Skema e shpërndarjes së rrjetit të furnizimit me energji elektrike 18 Pasaporta e sistemit të shfrytëzimit, dhe pasaportat e shpim-plasjes së armatimit të punimeve minerare 19 Seksione të punimeve të hapjes dhe armatimi i tyre 1:25 20 Skema të ajrimit të punimeve të veçanta (sipas rastit) 21 Harta topografike e vendburimit me konturet e zonave të rrezikshme nga influenca e shfrytëzimit 1:1.000, 1:2.000 22 Skema e vendosjes së makinerive e pajisjeve nëntokë dhe sipërfaqe Objektet e përpunimit të mineralit 23 Impianti i përpunimit 1:25.000 24 Planimetria e përgjithshme e impiantit të përpunimit 1:500 25 Skema e vendosjes së makinerive dhe pajisjeve në objektin e përpunimit të xeherorit 1:50, 1:100, 1:200 26 Skema e trajtimit të produkteve, ujërave, pluhurit dhe mbetjeve 1:1.000, 1:2.000 27 Skema e rehabilitimit mjedisor 1:1.000, 1:2.000 28 Skema e monitorimit 1:1.000, 1:2.000 29 Skema e veprimit në rast shkarkimesh aksidentale 1:1.000, 1:2.000 Për shfrytëzimin me karrierë 1 Harta topografike me zonën e kërkuar 1:25000 2 Harta topografike me zonën e kërkuar me dokumentimin e infrastrukturës së aktualizuar (e 1:5000 ose 1:2000, ose 1:1000, ose 1:500 azhurnuar) 3 Harta gjeologo-topografike me punimet e kryera për kërkim-zbulimin e xeherorit (kanale, puse, 1:5000 ose1:2000, ose 1:1000 ose 1:500 galeri shpime) 4 Profilet gjatësore e tërthore gjeologo-topografike, sipas rrjetit të përcaktuar 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 5 Projeksioni vertikal me gjeometrizimin e trupit dhe/ose trupave apo zonës së mineralizuar 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 6 Profili gjeologo-topografik me zbulimin e shfrytëzimin në vite 1:1000 7 Prerja gjatësore, kategorizimi i rezervave gjeologjike 1:1000 8 Planimetria e përgjithshme e karrierës me punimet e hapjes 1:1000 ose 1:2000, ose 1:500 9 Planimetria e gjendjes përfundimtare të karrierës, punimet e projektuara, vendosjen e objekteve 1:1000 ose 1:500 sipërfaqësore dhe sheshet e depozitimit të mineralit sterileve dhe nënprodukteve 10 Skema e furnizimit me ujë 11 Skema e largimit të ujërave 12 Skema e shpërndarjes së rrjetit të furnizimit me energji elektrike 13 Pasaporta e sistemit të shfrytëzimit, dhe pasaportat e shpim-plasjes në karrierë 14 Skemat e sheshit të punës 15 Harta topografike me kufijtë e zonës së rrezikshme nga punimet me L.P. në karrierë 1:1.000, 1:2.000 16 Harta topografike e vendburimit me konturet e zonave të rrezikshme nga influenca e shfrytëzimit 1:1.000, 1:2.000 17 Skema e vendosjes së makinerive e pajisjeve të shfrytëzimit Objektet e përpunimit të mineralit 18 Impianti i përpunimit 1:25.000 19 Planimetria e përgjithshme e impiantit të përpunimit 1:500 20 Skema e vendosjes së makinerive dhe pajisjeve në objektin e përpunimit të xeherorit 1:50, 1:100, 1:200 21 Skema e trajtimit të produkteve, ujërave, pluhurit dhe mbetjeve 1:1.000, 1:2.000 22 Skema e rehabilitimit mjedisor 1:1.000, 1:2.000 23 Skema e monitorimit 1:1.000, 1:2.000 24 Skema e veprimit në rast shkarkimesh aksidentale 1:1.000, 1:2.000 ANEKSI 6
1. Forma dhe përmbajtja projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për kërkesat për leje minerare të kërkim-zbulimit për grupin e mineraleve radioaktive do të jetë në përputhje me kërkesat e aneksit 3 të këtij urdhri.
2. Forma dhe përmbajtja projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare për kërkesat për leje minerare të shfrytëzimit për grupin e mineraleve radioaktive do të jetë në përputhje me kërkesat e aneksit 4 të këtij urdhri.
3. Për aktivitetet minerare të kërkim-zbulimit, shfrytëzimit dhe përpunimit të mineraleve radioaktive duhet të respektohen të gjitha kërkesat e planit të depozitimit të mbetjeve minerare dhe planit të mbrojtjes nga aksidentet sipas përcaktimeve të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” dhe shkarkimeve të përcaktuara në legjislacionin mjedisor.