Order No.283 dated 10 April 2013 approving the list of legatine coastal areas that serve as habitats for migratory birds
Made 2013-04-10 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Wild species and ecosystems
- Keywords
- international agreement-implementation, biodiversity, birds, migratory species, coastal zone management, wild fauna
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
URDHËR Nr. 283, datë 10.4.2013 PËR MIRATIMIN E LISTËS SË SIPËRFAQEVE LIGATINORE BREGDETARE, QË SHËRBEJNË SI HABITATE PËR SHPENDËT MIGRATORË Në bazë të nenit 102 të Kushtetutës, nenit II dhe III.3/b të Konventës së Bonit “Për mbrojtjen e llojeve migratore të faunës së egër”, në të cilën Shqipëria ka aderuar me ligjin nr. 8692, datë 16.11.2000 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bonit “Për mbrojtjen e llojeve shtegtuese të kafshëve të egra” dhe mirëkuptimet e kësaj Konvente”, të pikave 4 e 8 të nenit 13 të ligjit nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit” dhe të pikës 1/ë të nenit 11 të ligjit nr. 10 253, datë 11.3.2010 “Për gjuetinë”, URDHËROJ: 1. Miratimin e listës së sipërfaqeve ligatinore bregdetare, zona me rëndësi për shpendët Important Bird Areas (IBA) që shërbejnë si habitate për shpendët migratorë, sipas shtojcave dhe hartës bashkëlidhur këtij urdhri si pjesë përbërëse e tij, me kufij: a) Sipas atyre të përcaktuara në bazë të statusit mbrojtës të zonës në të cilën shtrihet ligatina, për ligatinat nga pika 1 deri në 8 të shtojcës; b) sipas kufijve natyrorë të ligatinës, për ligatinën paraqitur në pikën 9 të shtojcës. 2. Sipërfaqet ligatinore bregdetare, sipas shtojcës të pikës 1, në përputhje me dispozitat e pikës 1/ë dhe 2 të nenit 11 të ligjit “Për gjuetinë”, në rast se janë përfshirë në zonat e gjuetisë të miratuara, duhet të përjashtohen si të tilla. 3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Biodiversitetit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe drejtoritë përkatëse të shërbimit pyjor. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Fatmir Mediu