Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Order No. 28 on the import, export and transit procedures for animals, livestock food products and animal feeding

Made 2005-01-25 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Livestock, Food and nutrition
Keywords
international trade, animal feed/feedstuffs, authorization/permit, inspection, food safety and quality
Categories
*

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. URDHËR Nr.28.Dt.25.01.2005 Per Procedurat e import, export dhe tranzitimit te kafsheve, produkteve ushqimore me origjine shtazore dhe ushqimeve per kafshet. Mbeshtetur ne nenin 102, pika 4 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Mbeshtetur ne ligjin Nr.9308, Dt.04.11.04 “Per Sherbimin dhe Inspektoriatin Veterinar”. U R DH E R O J: Duke filluar nga dt.01.01.2005 kompetencat per rregullimin e import,eksport,tranzitim te mallrave me origjine shtazore dhe kafsheve te gjalla ndryshon si me poshte: 1-Te gjithe subjektet qe jane subjekt i ligjit mbi sherbimin dhe inspektoriatin veterinar te mesiperm do u jepet nje autorizim 1 vjecar nga autoriteti kompetent qendror (Drejtoria Veterinare) pasi te jene kontrolluar, regjistruar sipas rregulloreve perkatese te dala nga Drejtoria Veterinare per ushtrimin e aktivitetit te tyre nga autoriteti veterinar i qarkut. Autorizimi i dhene nga Drejtoria Veterinare do ti sherbeje subjektit per ta paraqitur jashte territorit te tij ne rast se aktiviteti i tij eshte i lidhur edhe me rajone te tjera te Shqiperise apo kur subjekti ka aktivitet me jashte, do ta paraqese ne posten e inspektimit kufitar. 2-I gjithe dokumentacioni qe deri me 31.12.2004 eshte paraqitur prane Drejtorise Veterinare nga subjektet juridike qe jane subjekte te ketij ligji, duke filluar nga dt.01.01.2005 do te paraqiten prane sektorit veterinar te qarkut ku dhe ushtrojne aktivitetin. 3-Drejtoria Veterinare duke bashkepunuar me Organizaten Boterore te Shendetit te Kafsheve dhe duke u mbeshtetur ne kodin Nderkombetar te Shendetit te Kafsheve, Manuali “Per Postat e Inspektimit Kufitar”dt.03.07.2000, pergatit urdherin e Ministrit per bllokim apo lejim te import eksporteve te kafsheve te gjalla dhe te produkteve me origjine shtazore. 4- Cdo Urdher Ministri i tille i vihet ne dispozicion; Postave te inspektimit veterinar kufitar, Sektoreve veterinar te qarqeve, Subjekteve juridike private nepermjet perfaqesuesit te shoqates se tyre, Institucioneve shteterore qe jane te interesuara. 5-Ne lidhje me subjektet juridike qe merren me import medikamentesh veterinare ne vend te pikes 3 te ketij urdheri,vendoset qe ne territorin e RSH futen ato medikamente veterinare qe jane te regjistruara dhe te certifikuara nga komisioni shtetror i medikamenteve veterinare dhe qe vihen ne dispozicion ne institucionet sipas pikes 4 te ketij urdheri. Ky urdher hyn ne fuqi me dt.01.01.2005. MINISTRI Agron DUKA

Order No. 28 on the import, export and transit procedures for animals, livestock food products and animal feeding · Nelum