Order No. 223 dated 25.6.2012 amending the Order No. 328 dated 22.1.2011 Order No. 328 dated 22.11.2011 approving the Regulation determining the criteria and on the required veterinary certification for animals and animal products entering to Albania from other countries and territories under the administration of these countries
Made 2012-06-25 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Urdhër Nr.223, datë 25.6.2012 për disa ndryshime në rregulloren “mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në republikën e shqipërisë nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve”, të miratuar me urdhrin nr.328, datë 22.11.2011.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Livestock, Food and nutrition
- Keywords
- certification, international trade
- Categories
- *
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
Urdhër Nr.223, datë 25.6.2012 PËR DISA NDRYSHIME NË RREGULLOREN “MBI PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE KËRKESAVE PËR CERTIFIKIMIN VETERINAR TË DISA LLOJE KAFSHËSH DHE MISHIT TË FRESKËT TË TYRE, TË CILAT HYJNË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NGA SHTETE TË CAKTUARA, SI DHE NGA TERRITORE TË TJERA NË ADMINISTRIM TË KËTYRE SHTETEVE”, TË MIRATUAR ME URDHRIN NR.328, DATË 22.11.2011 Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 55 të ligjit nr.10 465, datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe nenit 18 të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, Urdhëroj: 1. Në rregulloren “Mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve”, miratuar me urdhër nr.328, datë 22.11.2011, modelet e certifikatave veterinare, të parashikuara në pjesën 2 të aneksit 2, shfuqizohen me qëllim përmirësimin dhe përshtatjen e tyre në përputhje me nevojat e tregut. 2. Certifikatat veterinare të përdorura përpara hyrjes në fuqi të urdhrit nr.328, datë 22.11.2011 “Për miratimin e rregullores mbi përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për certifikimin veterinar të disa lloje kafshësh dhe mishit të freskët të tyre, të cilat hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga shtete të caktuara, si dhe nga territore të tjera në administrim të këtyre shteteve” do të vazhdojnë të lejohen për shoqërimin e ngarkesave përkatëse që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. 3. Drejtoria e Shërbimit Veterinar të ndjekë procedurat për njoftimin e këtij urdhri pranë autoriteteve homologe të vendeve anëtare të OIE-së, si dhe pranë OBT-së. 4. Ngarkohet Drejtoria e Shërbimit Veterinar, Drejtoria e Sigurisë Ushqimore, si dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij urdhri. 5. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Genc Ruli