Order No. 1957 dated 6.11.2014 approving the model of authorization for the export of solid waste and the model of authorization for the transit of non-dangerous solid waste
Made 2014-11-06 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Waste and hazardous substances
- Keywords
- waste disposal, waste management, transboundary movement of waste, transport/storage, authorization/permit
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
URDHËR Nr. 1957, datë 6.11.2014 PËR MIRATIMIN E MODELIT TË AUTORIZIMIT PËR EKSPORTIN E MBETJEVE DHE MODELIN E AUTORIZIMIT PËR KALIMIN TRANSIT TË MBETJEVE JO TË RREZIKSHME APO INERTE Në zbatim të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës, të nenit 28 shkronja “d” të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar dhe pikës 31 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 1.10.2014 “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jot ë rrezikshme e të mbetjeve inerte”, URDHËROJ: 1. Miratimin e modelit të autorizimit për eksportin e mbetjeve sipas shtojcës nr. 1 bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Miratimin e modelit të autorizimit për kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme apo inerte sipas shtojcës 2 bashkëlidhur këtij urdhri. 3. Ngarkohet Drejtoria e Mjedisit për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT Lefter Koka SHTOJCA 1 Nr. Prot. Tiranë, më . . 2014 AUTORIZIM PËR EKSPORTIN E MBETJEVE Në mbështetje të nenit 51 të ligjit nr. 10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 1.10.2014 “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme e të mbetjeve inerte”, miratohet ky autorizim për eksportin e mbetjeve si më poshtë: 1. Personi fizik/juridik “………….”autorizohet të eksportojë nga territori i Republikës së Shqipërisë mbetjet e llojit………… . Këto mbetje do të grumbullohen në ambientet e personit fizik/juridik “……….” në adresën…………………..dhe trajtimi i tyre përfundimtar do të realizohet në shtetin/et e ……….. (sipas destinacionit në pikën 3 më poshtë). TË DHËNAT E PERSONIT FIZIK/JURIDIK: Emri: “ ............ ” Adresa: ............... NIPT: ............. ADMINISTRATORI/PERSONI KONTAKTIT: Emër Mbiemër: .................... Tel/Mob: .................... Email: ...................... 2. Specifikimet për mbetjet që do të eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë. LLOJI I MBETJES KODI SHIFROR KODI SIPAS KONVENTËS SË BAZELIT KODI SIPAS KATALOGUT SHQIPTAR TË MBETJEVE KODI SIPAS NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE SASIA (TON/VIT OSE COPË) GJENDJA FIZIKE ............. AL XYZ /viti kur lëshohet autorizimi ................. ................ ........................... ............ ............. 3. Rrugët që do të ndjekë mbetja dhe destinacioni përfundimtar i mbetjeve NR. 1. DEGA DOGANORE E DALJES VENDI I DALJES VENDI/ET TRANSIT DEGA DOGANORE E HYRJES VENDI I DESTINACIONIT .................... ...................... ......................... ........................ ...................... 4. Masat e nevojshme që duhet të merren për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Ambalazhimi që do përdoret për mbetjet (emërtimi i mbetjes) për shmangien e ndotjes së mjedisit është si më poshtë: a. b. Etiketimi i ambalazheve të mbetjeve, i kontenjerëve dhe mjetit të transportit në një vend të dukshëm të jetë si më poshtë: a. (Logo, përmasat) ose b. e pa aplikueshme Trajnimi i punonjësit/ve që do të realizojnë transportimin e mbetjeve (shoferët etj.) për rrezikun e mbetjeve, masat parandaluese dhe ato veprimet që do të ndërmerren në rast aksidenti. Regjistrimi i sasive të mbetjeve që eksportohen dhe të dërgimi i informacionit zyrtar çdo 6 muaj në Ministrinë e Mjedisit, nga data e lëshimit të këtij autorizimi. 5. Afati i autorizimit të eksportit dhe përgjegjësitë ligjore. 1. personi fizik/juridik “………”mban përgjegjësitë ligjore të parashikuara në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, date 1.10.2014 “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme e të mbetjeve inerte” për eksportin e mbetjeve për të cilat lëshohet ky autorizim. 2. transporti i mbetjeve që nga vendi i daljes deri në vendin e destinacionit nga personi fizik/juridik (emërtimi……..) duhet të shoqërohet me dokumentacionin si më poshtë vijon: (dokumentacioni përcaktohet në varësi të llojit të mbetjes dhe qëllimit të eksportit për rikuperim/asgjësim): c. Autorizimin për eksport origjinal ose kopje të noterizuar të tij; d. Dokumentin e lëvizjes të plotësuar sipas aneksit 2 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 1.10.2014; e. Informacionin sipas aneksit 3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 1.10.2014. 3. Autorizimi i eksportit të mbetjeve të sipërcituara është i vlefshëm për një afat kohor 1 (një) vjeçar nga data e lëshimit më / /2014 deri më / /2015. MINISTRI I MJEDISIT Lefter Koka SHTOJCA2 Nr. Prot. Tiranë, më . . 2014 A U T O R I Z I M PËR KALIMIN TRANSIT TË MBETJEVE JO TË RREZIKSHME APO INERTE Në mbështetje të nenit 50 të ligjit nr. 10463 datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 1.10.2014 “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme e të mbetjeve inerte”, miratohet ky autorizim transiti sipas pikave të përcaktuar si më poshtë: 1. Personi fizik/juridik” ” autorizohet të transitojë nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë mbetje të llojit …………. TË DHËNAT E PERSONIT FIZIK/JURIDIK: Emri: “ ............. ” Adresa: ............... ADMINISTRATORI/PERSONI KONTAKTIT: Emër Mbiemër: .................... Tel/mob: ...................... Email: ...................... 2. SPECIFIKIMET PËR MBETJET QË DO TË TRANSITOREN NËPËR TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË LLOJI I MBETJES KODI SHIFROR KODI SIPAS KONVENTËS SË BAZELIT KODI SIPAS KATALOGUT SHQIPTAR TË MBETJEVE KODI SIPAS NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE SASIA (TON/VIT ) ose (COPË) GJENDJA FIZIKE ............ AL XYZ/viti kur lëshohet autorizimi ........... ............ ......... ............ 3. RRUGËT QË DO TË NDJEKË MBETJA/ET DHE DESTINACIONI PËRFUNDIMTAR I MBETJEVE NR. VENDI I DALJES VENDI/VENDET TRANSIT DEGA DOGANORE E HYRJES NË SHQIPËRI DEGA DOGANORE E DALJES NGA SHQIPËRIA VENDI I DESTINACIONIT 1. ............ ............ ............ ............ ............ 4. MASAT E NEVOJSHME QË DUHET TË MERREN PËR MBROJTJEN E MJEDISIT DHE SHËNDETIT TË NJERIUT Ambalazhimi që do përdoret për mbetjet (emërtimi i mbetjes) për shmangien e ndotjes së mjedisit të jetë si më poshtë: a. b. Etiketimi i ambalazheve të mbetjeve, i kontenierëve dhe mjetit të transportit të jetë në një vend të dukshëm si më poshtë: a .(Logo, përmasat) ose b.e paaplikueshme 5. AFATI I AUTORIZIMIT TË TRANSITIT DHE PËRGJEGJËSITË LIGJORE. Personi fizik/juridik “………”mban përgjegjësitë ligjore të parashikuara në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i ndryshuar dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.641, date 1.10.2014 “Për miratimin e rregullave për eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme e të mbetjeve inerte” për transitimin e mbetjeve për të cilin lëshohet ky autorizim. Transporti i mbetjeve nga dega doganore e hyrjes në Republikën e Shqipërisë deri në degën doganore të daljes nga Republika e Shqipërisë duhet të shoqërohet me: a. Autorizimin për transit origjinal ose kopje të noterizuar të tij; b. Dokumentin e lëvizjes të plotësuar sipas aneksit 2 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 1.10.2014; c. Informacionin sipas aneksit 3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 641, datë 1.10.2014. Autorizimi i transitit të mbetjeve të sipërcituara është i vlefshëm për një afat kohor 1 (një) vjeçar nga data e lëshimit më / /2014 deri më / /2015. MINISTRI I MJEDISIT Lefter Koka